Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anėtarėsuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266

    Maqedonia dhe albanofobia

    Mungesa e saktėsimit tė ligjeve tė posaēme qė kanė tė bėjnė me zgjidhjen e statusit tė shqiptarėve nė Maqedoni, po mban nė qendėr tė vėmendjes fobinė, e cila aplikohet nė ēdo sferė shoqėrore dhe institucionale, por edhe nė jetėn private.

    Shumica e institucioneve tė Maqedonisė nuk e praktikojnė gjuhėn shqipe, por edhe refuzojnė aplikimin e saj, njė situatė qė shfaq dozėn e pranueshmėrisė sė albanofobisė. Praktikimi ndodh nė tabela treguese, faqe interneti, pankarta dhe materiale tė ndryshme propagandistike e deri te treguesit e rrugėve, ku nė njė fshat maqedonas nė perėndim tė Maqedonisė, mbishkrimi nė shqip ėshtė shkarravitur. Nė institucionet komunale vazhdon tė jetė nė rritje e sipėr fobia ndaj ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me shqiptarėt, ndaj shpeshherė praktikohen anashkalimi dhe refuzimi i kėrkesave me arsyetimin se nuk janė nė gjuhėn zyrtare. Kėto dėshmohen nga shumė dėshmitarė qė janė viktima tė fobisė institucionale.

    Ekspertė dhe njohės tė zhvillimeve politike nė Maqedoni vlerėsojnė se shkalla e albanofobisė nė vend ėshtė nė rritje e sipėr. Sipas tyre, po krijohet paragjykim pėr shqiptarėt dhe ēėshtjet qė u pėrkasin atyre nė pėrgjithėsi.

    Analisti Jeton Shasivari, nė njė deklaratė pėr agjencinė e lajmeve, INA, pranon se ky fenomen destruktiv ėshtė i pranishėm nė Maqedoni. "Mendoj se kjo ka tė bėjė me rėnien diskrete tė vlerėsimit tė Marrėveshjes sė Ohrit, e cila trajtohet si njė dokument i thjeshtė pėr punėsime tė shqiptarėve nėpėr institucionet e ndryshme, edhe ata si shifra e jo si pika, nga ana tjetėr askush nuk mban llogari pėr demolimin e frymės multietnike dhe multikulturore nėpėr institucionet e shtetit. Kjo frymė assesi nuk arrin tė nikoqirizohet, sepse maqedonasit ende konsiderohen si mė tė privilegjuarit dhe mė tė barabartė prej tė tjerėve. Mendoj se kjo marrėveshje ėshtė jo efikase dhe multinacionale, ku bllokohet nga politika maqedonase", thekson analisti dhe ligjėruesi universitar pranė UEJL-sė nė Tetovė, Jeton Shasivari.

    Nė tė njėjtėn vijė ėshtė edhe ligjėruesi universitar, Osman Kadriu, i cili pohon se albanofobia ėshtė e pranishme edhe nė nivel institucional. "Kjo ėshtė si rezultat i mospranimit tė kėrkesave tė tė drejtave tė shqiptarėve qė janė nė Maqedoni. Kėshtu qė kemi tė bėjmė me njė lloj averzioni ndaj asaj se ēka ėshtė e drejtė dhe si duhet tė realizohet. Institucionet e Maqedonisė deri tash pėr shumė ēėshtje nuk e kanė parashtruar dhe nuk e kanė garantuar tė drejtėn e shqiptarėve nė formė institucionale", ka theksuar Kadriu, duke shtuar se urgjentisht duhet tė shmanget fobia institucionale dhe injorimi dhe tė merret pėrgjegjėsi pėr zhvillime tė barabarta dhe respektim tė ndėrsjellė.

    Sipas tij, derisa nė Maqedoni nuk krijohen kushte qė tė realizohen kėrkesat e shqiptarėve pėr tė drejtat e plota tė tyre pėr barabarėsi me maqedonasit, gjithmonė do tė ekzistojė fobia ndaj shqiptarėve. "Kjo ka qenė edhe nė sistemin njėpartiak edhe tash nuk ka ndryshuar nė sistemin e ri demokratik", ka theksuar profesori universitar, Osman Kadriu.

    Hulumtimet e opinionit publik thonė se ky fenomen mund tė marrė forma racizmi dhe diskriminimi qė ndikojnė nė dhunimin e tė drejtave tė njeriut dhe kėrcėnojnė direkt kohezionin social. Ekspertė dhe njohės tė zhvillimeve politike nė Maqedoni vlerėsojnė se shkalla e albanofobisė nė vend ėshtė nė rritje e sipėr. Nė Maqedoni mėsohet se krijimi i ndjenjave antishqiptare bėhet me pėrkrahjen e haptė apo tė fshehtė tė disa partive maqedonase qė janė pjesėmarrėse nė qeverisjen aktuale.
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  2. #2
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Edhe romėt para shqiptarėve

    Zejnulla VESELI
    Shkup, 14 shtator - Forma mė e shpeshtė e diskriminimit nė Maqedoni ėshtė ajo nė baza partiake. Kėshtu janė shprehur rreth 76 pėr qind tė qytetarėve nė sondazhin e "Barometri pėr mundėsi tė barabartė", zhvilluar nga Qendra Maqedonase pėr Bashkėpunim Ndėrkombėtar (QMBN), qė u realizua nė muajin prill tė kėtij vit, nė tė cilėn ishin pėrfshirė 1606 persona tė etniteteve tė ndryshme.
    Sipas rezultateve tė sondazhit, diskriminimi nė baza partiake paraqet formėn mė tė shprehur tė diskriminimit nė Maqedoni, ndėrsa 55 pėr qind e tė anketuarve mendojnė se ka diskriminim nė baza nacionale. Rezultatet e fituara nga anketa e zhvilluar me qytetarėt tregojnė se diskriminimi nė baza partiake nė pėrgjithėsi ka tė bėjė me ēėshtjen se anėtarė i cilės parti je, faktor i cili ndikon shumė pėr punėsimin e tyre. Ndėrkaq sa i pėrket pėrkatėsisė etnike dhe fetare, 75 pėr e shqiptarėve dhe myslimanėve janė shprehur se ndjehen tė diskriminuar nga shteti kundrejt 45 pėr qind tė maqedonasve. Anketa rezulton se maqedonasit mė me kėnaqėsi do tė pranonin njė rom ta kenė pėr fqinjė apo tė shoqėrohen me romė se sa fqinj tė kenė njė shqiptar.
    Mbi 50 pėr qind e qytetarėve tė Maqedonisė janė shprehur se nuk i dinė tė drejtat e tyre nė rast diskriminimi, edhe pse rreth 35 pėr qind e tė anketuarve kanė deklaruar se gjatė vitit kanė qenė tė diskriminuar dhe tė maltretuar. Nė pyetjen sa i pėrket orientimin seksual, rezulton se njė numėr shumė i vogėl i qytetarėve kanė ndonjė shok homoseksual. Ndėrsa nė pyetjen si do tė ndjeheshit nėse kryetar shteti do tė ishte femėr, homoseksual apo nga radhėt e pakicės etnike apo partisė opozitare, qytetarėt janė shprehur se mė kėnaqėsi do tė pranonin qė pėr kryetar shteti tė jetė femėr se sa homoseksual. Gjithashtu, pėr qytetarėt e Maqedonisė, diskriminuese do tė ishte qė pozita e kryetarit tė shtetit tė jetė nė duart e kandidatit nga radhėt e partisė opozitare, e aq mė keq pėr kryetar shtetit tė kenė kandidatė tė ndonjė etniteti tjetėr apo religjioni ndryshe nga maqedonasit. Ndėrkaq sa i pėrket perceptimit tė shumėhershėm tė diskriminimit, mbi gjysma e qytetarėve janė pėrgjigjur se diskriminimi nė shumė forma ėshtė mė i pėrhapur. Nė kėtė kontekst, ekzistojnė dallime tė mėdha nė paraqitjet e shpeshta tė diskriminimit nė bazė etnike dhe religjioze. Rreth 75 pėr qind e shqiptarėve janė pėrgjigjur se disa herėkanė qenė viktima tė diskriminimit kundrejt 48 pėr qind tė maqedonasve. Nė kėtė vijė diskriminimi janė shprehur edhe myslimanėt.
    Rreth 68 pėr qind e myslimanėve shumė herė kanė qenė objekt diskriminimi pėr dallim nga 48 pėr qind e tė krishterėve. Rezultate e fituara nga ky sondazh, krahasuar me ato tė Bashkimit Evropian, tregojnė se gjatė pesė viteve tė fundit, nė Maqedoni diskriminimi nė baza partiake dhe etnike si dhe nė baza seksuale po pėrjeton ekspansion mė tė vogėl se sa nė disa vende tė BE-sė. Megjithatė, numri mė i madh i tė anketuarve janė shprehur se diskriminimi nė Maqedoni ka mbetur i pandryshuar pėrgjatė kėtyre pesė viteve.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •