Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anėtarėsuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266

    Nju Jorku dhe pasojat e krizės

    Ata ende e kujtojnė se si funksiononin gjėrat njėherė e njė kohė. Kjo ėshtė vetėm njė pjesė e problemit. Heronjtė e Nju Jorkut, gratė dhe burrat qė vetėm njė vit mė parė e konsideronin veten si kalorėsit dhe zotėrit e Manhatanit, e sjellin fort mirė nė mend se si ishte Nju Jorku nė vitet ‘70, epokėn para se pagat nė Mol-lėn e Madhe tė kapnin numra 6 shifrorė. Ata e kujtojnė fort mirė dhe tashmė kanė nisur tė shohin shenja. Ndaj si pasojė kanė nisur tė kenė frikė. Cathy ka qenė bankiere. Sot ėshtė e papunė. Nė vitet ‘70 Cathy kishte njė apartament tė vogėl nė njė lagje jo tė mirė dhe nėse situata e saj do tė vazhdojė kėshtu, ndoshta do tė rikthehet tė jetojė sėrish aty. Dhe ajo nuk ėshtė aspak e vetmja nė njė situatė tė tillė. Por ajo ēka ėshtė mė e keqja nuk ėshtė varfėria, por ideja se ke bėrė jetėn e gabuar, se ke investuar pėr vite e vite tė tėra energji dhe befas ndodhesh jashtė dhe e pashpresė.
    Kjo ėshtė ndjesia dominuese nė Nju Jorkun e vitit 2009: njė pėrzierje dys-himi, shqetėsimi dhe frike. Frikė nga tė investuarit, nga tė pėrkushtuarit dhe nga tė luftuarit e betejave tė pėrditshme, frikė nga droga nė shkolla, nga sheshet e lojėrave qė po shndėrrohen nė skena krimi sėrish, frikė nga dritaret e thyera, nga rrėnimi. Frikė nga njė e ardhme qė duket si e shkuara.

    Epiqendra e krizės Ndėrkaq, pėr njė njeri si miliarderi Donald Trump, Nju Jorku duket pėr mrekulli me njė kryebashkiak tė mrekul-lueshėm dhe me njerėzit nė formė tė jashtėzakonshme. Sigurisht qė vlerė-simet e tij bėjnė pjesė nė vlerėsimet e pakicės sė njerėzve. Sipas njė regjisori tė ri qė sapo ka pėrfunduar fi lmin e tij tė parė "I lindur i pasur", "I gjithė qyteti ndodhet pėrballė rrezikut pėr tė humbur kuptimin e gjėrave. Njerėzit janė shumė mė tė brishtė. Njė brez i tėrė qė nuk ishte pėrballur mė parė me vėshtirėsitė po kupton tani se ka ardhur njė kohė nė tė cilėn nuk mund t‘i realizojnė mė ėndrrat e tyre dhe se ndoshta gjėrat nuk do tė marrin mė pėr mirė. Po pėrse e gjitha kjo? Sepse qė nga shtatori i vitit 2008, Nju Jorku ka qenė epiqendra e krizės fi nanciare globale. Ėshtė vendi prej nga nisi gjithēka dhe vendi ku u ndien pasojat e para tė ndryshimit. Dyqanet po mbyl-len duke e ofruar mallin e tyre me ēmime shumė tė lira, madje shpesh nėn kosto vetėm e vetėm pėr tė mos u mbetur malli stok. Askush nuk blen mė. Taksitė sjellin gjithnjė e mė rrallė njerėz nė qendėr tė Manhatanit pėr tė drekuar, apo darkuar nė restorantet e shtrenjta tė zonės sė pasur. Grabitjet, vjedhjet, dhuna janė nė rritje. Nė "Fifth Avenue", qė ėshtė edhe rruga e blerjeve ku ndodhen fi rmat mė tė mėdha perėndimore 15% e dyqaneve janė mbyllur dhe nė vitrinat e tyre gjen tabelat me mbishkrimin: "Mbyllur", "Pėr shitje", "Me qira". Restorantet e qytetit kanė ulur ēmimet dhe ofrojnė meny qė kushtojnė mė pak, madje shumė mė pak.

    Apartamentet e boshatisura Ndėrsa ėshtė shtuar numri i tė pas-trehėve ėshtė shtuar edhe numri i apartamenteve tė boshatisura pėr shkak tė ēmimeve tė larta tė shitjes apo tė qi-rave qė tek-tuk ulen, por sėrish kėrkesa ėshtė e pakėt. Kjo veēanėrisht pėr apartamentet e shtrenjta. Njė situatė e tillė ishte e paperceptueshme pak kohė mė parė. Njerėzit reagojnė ndaj krizės nė mėnyra tė ndryshme. Ka nga ata qė nuk e humbin shpirtin e iniciativės dhe humbjen e kthejnė nė forcė si njė ish-punonjės i "Wall Street" qė pasi e nxorėn nė rrugė vendosi tė hapte njė dyqan hot-dogėsh. Ka tė tjerė qė e kalo-jnė kohėn nėpėr parqe e stola, pasi ende nuk e kanė marrė veten nga tronditja e humbjeve. Pjesa mė e madhe i pėrket kėsaj kategorie. Ata ndihen tė lodhur, pa energji, pa punė, pa sigurime dhe me njė tė ardhme krejt tė turbullt. Kur goditet "Wall Street" goditen me radhė tė gjitha bizneset si nė njė reaksion zinxhir. "Wall Street" ka qenė motori i qytetit dhe qė nga viti 1990 Nju Jorku ka qenė njė metropol nė tėrė kuptimin e fjalės i pasur, i fuqishėm dhe shumėngjyrėsh. Por njė falimentim i vetėm, pėr tė mos folur pėr shkurtimet e problemet e tjera tė mėdha, shkaktoi njė tėrmet tė vėrtetė nė tė gjithė sektorėt. Bėhet fjalė pėr fali-mentimin e gjigantit "Lehman Brothers" qė la menjėherė 25 mijė veta pa punė, qė do tė thotė mė pak taksa pėr t‘u paguar dhe mė shumė ngėrēe nė sistemin e ku-jdesit shėndetėsor dhe tė sigurimeve. Si pasojė, shumė fėmijė nuk shkojnė mė nė shkollat private, punėt e shtėpisė shumė gra i bėjnė vetė, duke qenė se nuk kanė pėr tė paguar pastrueset dhe pushimet janė kaluar nė shtėpi e jo nė lokalitetet e largėta ekzotike si nė vitet mė tė mira. Po a do tė vazhdojnė gabimet nė Nju Jork qė tė ndikojnė nė tė gjithė ekonominė e botės edhe nė vitet nė vijim? Pasojat e krizės janė tė dukshme nė Manhatan. Kryebashkiaku i Nju Jorkut ėshtė kontra-diktor. Pėr tė gjėrat nuk kanė qenė kurrė mė keq e njėherazi nuk janė aq keq nga sa mendojnė disa. Arsyet e njė kontra-dikte tė tillė janė tė qarta. Nga njėra anė Bloomberg duhet tė shpjegojė se pėrse zgjedhėsit duhet ta votojnė sėrish nė vo-timet e nėntorit pėr njė mandat tė tretė. Sipas tij, Nju Jorku ėshtė nė njė situatė emergjente dhe kjo i dha mundėsi qė nė kushte tė tilla tė ndryshonte rregullat dhe t‘i mundėsojė vetes edhe njė mandat tė tretė, nėse e votojnė. Nga ana tjetėr, ai ka vėnė 90 milionė nga paratė e tij nė fushatėn pėr t‘u rizgjedhur dhe i duhet medoemos qė tė jetė optimist dhe kėtė optimizėm t‘ua japė edhe tė tjerėve, pėrndryshe lamtumirė paratė dhe posti. Vetė Bloomberg duket sikur nė njėfarė mėnyre mishėron Nju Jorkun. Sipas stafi t tė tij, ai ėshtė i shpejtė, inteligjent, me njė temperament tė mbarė dhe pak megaloman. Pėr shembull, ai preferon qė tė jetojė nė shtėpinė e tij nė Central Park nė vend qė tė shkojė nė rezidencė zyrtare tė kryebashkiakut nė East River, sepse mendon se kjo shtėpi ėshtė shumė e vogėl dhe jo sa duhet e sofi stikuar pėr njė person si ai. Nga ana tjetėr, ai nuk ua pėrton edhe sharjeve dhe sjelljeve arrogante kur dikush tenton t‘i dalė pėrpara, ta kundėrshtojė, apo ta sfi dojė. Nė raste tė tilla, ai nuk pėrton tė shajė dhe tė ofendojė. Pėr sa i pėrket idesė qė ekziston se Nju Jorku varet plotėsisht nga "Wall Street", Bloomberg shpesh ėshtė kundėr saj. Sipas tij, Nju Jorku ėshtė edhe kryeqyteti i modės, i shėndetėsisė, apo i medias. Vetė ai ėshtė njė nga personat mė tė fuqishėm e me mbėshtetje mė tė madhe mediatike

    Siguria ėshtė mė e rėndėsishme se paratė
    Nju Jorku i epokės sė artė tė "Wall Street" ishte njė qytet egoistėsh. Sot njerėzit e pasur e tė papunė mund t‘i gjesh edhe tek u ofrojnė ndihmė tė pa-punėve tė varfėr, veēanėrisht nė mensat e mėdha tė tė vobektėve qė janė shtuar sė tepėrmi qė nga fi llimi i krizės. Lind pyetja nėse paraja i bėri njerėzit narcizistė dhe egoistė a mos vallė mungesa e saj do t‘i bėjė mė tė mirė? Sipas vėzhgimit tė sociologėve, pavarėsisht nga problemet e mėdha qė ka shkaktuar kriza, njė pjesė e njerėzve kanė fi lluar qė ta vlerėsojnė sėrish punėn e zakonshme dhe tė rregullt. Nė tė shkuarėn tė gjithė ishin tė dhėnė vetėm pas parasė dhe pėr tė sakrifi konin pushimet, qėndrimin me familjarėt e madje edhe sigurinė dhe shėndetin e tyre. Por tashmė gjithnjė e mė tepėr ata po kuptojnė se siguria ėshtė mė e rėndėsishme pėr lumturinė sesa pasuria.
    Nė tė shkuarėn, Nju Jorku pėrshkruhej si qyteti i perfeksionit dhe i madhėshtisė e i luksit. Gjithēka duhet tė ishte e pėrkryer, mė e mira e mundshme dhe konkurrenca ishte vrastare. Njujorkezėt nuk ishin kurrė tė kėnaqur. A mos vallė kjo gjendje e tyre po ndryshon sė bashku me statusin fi -nanciar dhe me shembjen e bankave? A mos po vjen koha kur njerėzit do tė nisin tė vlerėsojnė mė shumė atė ēka bėjnė sesa atė ēka blejnė? Situata nuk mund tė konsiderohet ndėr mė tė mirat dhe pėr shumėkėnd ajo ėshtė nė pėrkeqėsim e sipėr, por njė gjė ėshtė e sigurt qė Nju Jorku nuk ėshtė njė qytet qė dorėzohet dhe vetė amerikanėt nuk shquhen pėr njė qėndrim tė tillė ndaj vėshtirėsive. Nju Jorku, pavarėsisht krizės dhe mbylljeve tė mėdha, vazhdon me tė drejtė tė mbetet kryeqyteti i botės krijuese dhe kjo nuk mund tė ndalojė brenda natės. Edhe sot e kėsaj dite, shumė tė rinj tė talentuar nga cepa tė ndryshėm tė botės preferojnė pėr tė ecur pėrpara dhe pėr t‘u bėrė dikushi pikėrisht nė Nju Jork. Dhe ata vijnė pėr tė jetuar jo pėr tė vuajtur. Kėta njerėz dhe njujorkezėt vetė e dinė se dielli do tė lindė pėrsėri dhe se idetė e reja do tė lindin mbi gėrmadhat e botės sė vjetėr e nga kėto ide do tė ndėrtohet njė botė e re me vlera tė tjera. Pėr njė pjesė tė njujorkezėve krizat shkojnė e vijnė dhe pas njė krize do tė ketė me siguri njė bum. Pėr momentin qielli ėshtė ende gri dhe nuk dihet ende pėr sa kohė do tė vazhdojė kjo situatė. Ndoshta muaj, vite? Njujorkezėt sigurisht qė duan ta luftojnė tė keqen. Ata fl asin dhe janė tė bindur se imagjinata dhe kuraja do t‘i shpėtojė. Big Apple ėshtė ende njė qytet dinamik me 8 milionė banorė qė si njė gjigant i plagosur do tė lėpijė plagėt dhe do tė gjejė forcat pėr t‘u ringritur sėrish.
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  2. #2
    Sensual
    Anėtarėsuar
    17-02-2009
    Postime
    4,304
    NY eshte me keq se vitet 70?

  3. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-06-2009
    Vendndodhja
    webcam or email ne tek tvsh21@yahoo.com
    Postime
    825
    Citim Postuar mė parė nga Enii Lexo Postimin
    NY eshte me keq se vitet 70?
    te jetosh ne new york eshte jashtezakonisht bukur. e ke te garantuar nje life full of me besime se jeton ne qytetin me te mire te botes dhe te tjeret jetojne neper geto ose fshatra. kthehesh ne shtepi te gjesh mailbox mbushur me bills, shkon online te shikosh 401k tend sa perqind eshte rritur stock i yti. shares i ke tek nje kompani qe prodhon peanut-powered golf carts me perspektive se teknologjia do pushtoje automobilat. Te nesermen kerkon 20 refills te Xanax medications tek primary doctor. Vete me krenari nen subways e MTA.

    Bota eshte ne krize New York jo dhe aq. Por te depresuar kane dynjane.

  4. #4
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anėtarėsuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    Toni mos hap ksi tema se tash vin ata tė Alkaidės edhe thojn qe shenjat e kijametit.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •