Agim Deva (1948-2009) kreu Fakultetin Filozofik nė Universitetin e Prishtinės nė Degėn e Gjuhės dhe Letėrsisė Shqipe. Magjistroi dhe doktoroi nė fushėn e letėrsisė pėr fėmijė. Pas diplomimit nė fakultet u punėsua gazetar nė Zėrin e rinisė, e mė vonė qe kryeredaktor i parė i Gazetės sė pionierėve. Qė nga viti 1973 punoi nė Fakultetin e Filologjisė, sė pari asistent nė Teorinė e letėrsisė, e pastaj, ligjėrues nė lėndėn Letėrsia pėr fėmijė. Pėrveē kėsaj, Agim Deva ligjėroi edhe Fillet e gazetarisė, Kritikėn letrare, kurse nė departamentin e gazetarisė zhvilloi lėndėn Zhanret e gazetarisė. Ishte profesor ordinar nė kėtė Fakultet. Njėherėsh, Agim Deva ishte anėtar i PEN- Qendrės sė Kosovės dhe themelues e drejtues i OJQ-sė Karvani i Shkrimtarėve pėr Fėmijė qė nga viti 2000 e kėtej. Poashtu, qė nga viti 2005 ishte edhe anėtar i Shoqatės Pranė fėmijėve. Organizoi disa simpoziume e sesione shkencore mbi ēėshtjet e letėrsisė pėr fėmijė e tė rinj. Botoi njė numėr tė konsideruar veprash letrare (prozė e poezi), antologji tė ndryshme, panorama tė poezisė botėrore, vepra tė ndryshme shkencore, monografi, kritika, recensione, ese, parathėnie e pasthėnie, njė libėr leximi pėr klasė tė katėrt fillore, dy libra pėr fėmijėt e hendikepuar, libra ilustrativė pėr fėmijėt e moshave parashkollore, libra me karakter ambiental dhe sė fundi Abetaren. Qė tė gjitha kėto shtrihen nė 80 vėllime. Mori pjesė nė Simpoziumin Ballkanik tė Letėrsisė pėr Fėmijė tė mbajtur nė Tiranė ( nė vitin 2000), si edhe nė shumė manifestime letrare para fėmijėve tanė nė Austri, Belgjikė, Gjermani, Zvicėr, Itali, Francė etj. Pėr punėn e tij letrare u nderua me njė varg shpėrblimesh nė Kosovė dhe mė gjėrė. Poezitė e tij u pėrkthyen nė disa gjuhė tė huaja si nė anglisht, gjermanisht, arabisht, italisht, rusisht, sllovakisht, rumunisht, kroatisht, turqisht, sllovenisht, maqedonisht, etj.
Krijoni Kontakt