Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 54
  1. #1
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    13-05-2009
    Postime
    795

    Trishtimi i Pollatit dhe shastisja e shqiptarėve

    Cili lider shqiptar nė Maqedoni mund tė krenohet se nė qendėr tė Tetovės ka tubuar mė shumė shqiptarė se sa Pollati?
    E shtunė, 12 Shtator 2009 17:28
    Reklam



    Nga: Shkėlzen HALIMI


    Tė mohosh vlerat shpirtėrore autoktone dhe tė pranosh me lehtėsi fantastike vlerat e huaja, do tė thotė vullnetarisht tė heqėsh dorė nga identiteti kombėtar. Kjo, po kėshtu do tė thotė se janė ndezur aparatet e alarmit dhe se duhet shpejtuar pėr tė intervenuar. Por, ē'fajde nga e gjithė kjo, kur tė verbrit e shurdhmemecėt as i shohin e as i dėgjojnė sinjalet e zėshme.Nuk ka gjasa, as teorike, qė ndonjė personaliteti nga jeta politike e kulturore e hapėsirave shqiptare, t'i ndodhė njė pritje madhėshtore, ashtu siē i ndodhi "heroit" tė ri tė shqiptarėve, pėrkatėsisht aktorit turk (dhe shokėve tė tij), Nexhati Shashmaz, i njohur si Pollat Alemndar nga seriali "Lugina e ujqve". Thjesht, heroi i shqiptarėve tė Maqedonisė, Pollati, ishte trishtuar (se pse do tė tregojmė mė poshtė) nga pritja ekzaltuese qė ia bėnė pikėrisht shqiptarėt me tė arritur nė Shkup. Cili lider shqiptar nė Maqedoni mund tė krenohet se nė qendėr tė Tetovės ka tubuar mė shumė shqiptarė se sa Pollati? Natyrisht, qė tė mos keqkuptohemi, qė nė fillim do tė themi se aktori turk dhe shokėt e tij, absolutisht nuk janė fajtorė pėr shashtrisjen e shqiptarėve kėtu nė Maqedoni. Ai aspak nuk ka faj qė tashmė ėshtė bėrė mit i shqiptarėve, qė fėmijėt e lagjeve tonė e imitojnė atė dhe shokėt e tij nga filmi, duke luajtur me pistoleta plastike, ai aspak nuk ka faj pse serialet e filmit "Lugina e ujqve" qė moti kanė thyer rekordet e shikueshmėrisė. Nuk do tė mbajė asēfarė pėrgjegjėsie nėse nesėr fėmijėt e porsalindur do tė emėrohen me emrin Pollat.Do theksuar se para Pollatit rekordin e mbante Kasandra, njė serial latino-amerikan qė shqiptarėt e kishin parė vite mė parė. Mė tė vjetėrve do t'u kujtohet se kur erdhi Kasandra nė Shkup, nė stadiumin e qytetit kishin shkuar vetėm shqiptarė e rom pėr ta parė Kasandrėn pėr sė afėrmi.

    Nė Shkup e Tetovė shpesh kanė qėndruar Ndriēim Xhepa, Luiza Xhuvani, Enver Petrovci, Bujar Lako e aktori tjerė shqiptarė qė edhe sot vazhdojnė tė shkėlqejnė me paraqitjet e tyre nė filma e skena teatrale. Ka qenė edhe i madhi Ismail Kadare, edhe e famshmja Inva Mula, por njė pritje e kėtillė asnjėherė nuk u ka ndodhur. Tė gjitha kėta artistė tė shquar tė kombit tonė kanė kaluar pėrmes Bit Pazarit e Ēarshisė sė Vjetėr tė Shkupit pa u vėrejtur fare. Madje, edhe mediumet nuk u kanė kushtuan rėndėsinė e duhur.Tė premten qė e lamė pas, pra nė tė njėjtėn ditė kur shqiptarėt nė Maqedoni pėrjetuan katarzėn pėr shkak tė ardhjes nga Stambolli tė heroit-mitit tė tyre, nė Teatrin Shqiptar tė Shkupit u dha premiera e dramės "Gjenerali i ushtrisė sė vdekur", vepėr e kjo e dramatizuar sipas romanit me tė njėjtin titull tė Ismail Kadaresė. Po mos tė ishin ftesat qė iu bėnė miqve nga Prishtina e Tirana, natyrisht, siē ndodh zakonisht, edhe tė afėrmve tė aktorėve e miqve tė tyre, premiera gjithsesi do tė kalonte me pak publik. Por, e them me zemėr tė thyer, se pas kėsaj premiere, nė reprizėn e parė ndoshta do tė mbushet gjysma e sallės (nja 150 veta), ndėrkaq pėr reprizėn e dytė askush nuk mund tė garantojė se do tė ketė publik. Pra, edhe kjo shfaqje do tė harrohet, siē janė harruar edhe shumė e shumė shfaqje tė mira, qė s'kanė patur fat tė reprizohen sė paku pesė herė. Merreni me mend se ēfarė do tė ndodhte me kėtė teatėr sikur nė vetėm njė shfaqje tė paraqitej Pollati. Do to ndodhte hataja, do tė duhej tė intervenonin njėsitė speciale tė policisė pėr ta mbajtur qetė radhėn e gjatė tė shqiptarėve pėr tė blerė njė biletė.Sikur vetėm njė pėr qind e atyre shqiptarėve qė u ēuan peshė pėr ta pritur mysafirin nga Stambolli tė dilnin e tė protestonin bashkė me prindėrit e nxėnėsve tė "Panēe Karagjozovit" sot me siguri do tė kishim njė situatė tjetėr, sikur vetėm njė pėr qind e atyre shqiptarėve qė dolėn pėr ta parė nga afėr heroin-mitin e tyre tė ngrinin zėrin pėr Institutin e Trashėgimisė Kulturore tė Shqiptarėve, sot ky Institut gjithsesi do tė funksiononte normalisht, sikur vetėm njė pėr qind e atyre qė u ekzaltuan me heroin e serialit "Lugina e ujqve" tė ngrinin zėrin pėr problemet e shumta qė po i ndodhin shoqėrisė shqiptare kėtu nė Maqedoni, pėr moslejimin e shqiptarėve tė shfrytėzojnė pishinat, pėr Burmali Xhaminė, pėr Shtėpinė e Nėnės Terezė, pėr gjuhėn, pėr natalitetin etj. ne sot do tė kishim njė pozitė shumė tė avancuar, e mos tė themi se do tė ishim populli mė i lumtur sikur vetėm njė pėr qind e gjithė asaj masa tė "lumturuar" tė lexonte sė paku njė faqe tė ndonjė vepre tė Kadaresė apo tė shikonte ndonjė shfaqje nė Teatrin Shqiptar tė Shkupit, tė Tetovės apo tė ndonjė qyteti tjetėr shqiptarė. Pastaj do tė dalin gojėkėqijtė dhe do tė thonė: fajin e kanė partitė politike. Bile-bile, nė kėtė muaj tė Bekuar tė Ramazanit, janė hutuar edhe imamėt e xhamive, tė cilėt nė mbrėmjet kur jepet seriali pėr Pollatin, namazi i teravisė falet vetėm me ata qė janė mė tė devotshėm, ndėrkaq tė tjerėt mungojnė, se nuk lejojnė t'u ikė heroi i tyre.

    Po pse ishte trishtuar Pollati nga ajo pritje? Nexhati Shashmaz, i njohur me rolin e Pollat Alemndarit, siē edhe mundėm tė konkludojmė nga prononcimet e tij, ishte njė njeri modest, i qetė, inteligjent, por edhe fetar. Dhe, njėrit nga organizatorėve tė ardhjes sė tij me shokė nė Maqedoni, pas konstatimit se ai mė ishte shndėrruar nė mit, pėrafėrsisht do t'i thotė se kjo qė po ndodh nuk ėshtė mirė, se edhe feja islame nuk lejon krijimin e miteve… Ja pra, ky ishte trishtimi i Pollatit tė pafajshėm, qė do t'ia shkaktojnė shqiptarėt gjithandej ku ai shkoi e qėndroi. Duhet ta pranojmė se jemi popull i ēuditshėm dhe i veēantė. Shumė shpejtė krijojmė mite nga tė huajt, shumė shpejt e huaja na bėhet vlerė e pandashmė e shpirtit tonė, kurse ajo qė ėshtė e jona me rrėnjė e trung, e pėrjeton fatin e mohimit. Sinjalet e krizės sė identitetit ka kohė qė po japin alarmin. Dhe, a i dėgjon kush…

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    13-05-2009
    Postime
    795
    JA EDHE PERGJIGJA PER ZOTERI SHKELZENIN

    Trishtimi i Shkėlzenit nga Pollati
    Reagim ndaj shkrimit "Trishtimi i Pollatit dhe shastisja e shqiptarėve".
    E shtunė, 12 Shtator 2009 17:39
    Reklam


    Nga: Hamdi Nuhiju


    Reagim ndaj shkrimit "Trishtimi i Pollatit dhe shastisja e shqiptarėve" tė autorit Shkėlzen Halimi tė publikuar nė lajmishqip.com


    Brengėn qė paraqet autori nė kėtė shkrim nė fakt e kemi edhe ne, tė njėjtėn! Ne jemi kundėr pranimit tė vlerave tė huaja duke pasur parasysh se kemi mjaft vlera tona tė cilat duhet tė afirmohen dhe kultivohen. Nė esencė qėllimi i Shkėlzenit ėshtė mjaft i pastėr dhe brenga e tij mban, kur kemi parasysh vėrshimin e madh tė pseudo-vlerave tė cilat kanė kapluar popullatėn tonė. Por, se kė quajmė vlerė tė huaj dhe nė esencė kė e definojmė si vlerė kėtu dallojmė shumė prej tij.

    Konstatimi i tij rreth largimit prej identitetit kombėtar me rastin e pranimit tė kėtyre vlerave tė huaja si i quan ai me tė vėrtet ėshtė njė konstatim banal i cili nuk mban as logjikisht e as shkencėrisht. Shkėlzeni gaboi edhe kur bashkoi "Kasandrėn lavire" me tė "Moralshmin Pollat" sepse nė esencė janė dy tė kundėrta tė cilat nuk kanė asnjė pikė tė pėrbashkėt. Edhe fėmijėt e klasės sė parė dinė tė bėjnė dallimin midis moralit dhe jo moralit, dinė tė bėjnė dallimin midis vlerave tė pastra dhe prishjes sė vlerave civilizuese.

    Shkėlzeni qenka trishtuar edhe nga pritja madhėshtore qė shqiptarėt i bėn aktorėve tė serialit "Lugina e ujqėrve" nė krye me aktorin kryesor Nexhati Shashmaz , tė cilėt vizituan Shkupin, Tetovėn e Prizrenin. Si duket ai u trishtua nga identiteti i tyre kombėtar turk dhe jo nga vlerat qė pėrfaqėsojnė ato, sepse vlerat qė pėrfaqėsojnė ato janė autoktone edhe tonat qė i kemi bartur gjeneratė pas gjenerate nė kėto troje. Ėshtė e natyrshme qė tė priten nė atė mėnyrė madhėshtore heronj tė atillė tė shqiptarėve, dhe tė mos pėrfillen figura politike aktuale shqiptare tė cilat vetėm se po shtojnė pseudo vlerat nė shoqėrinė tonė. Natyrshėm shqiptarėt i gėzohen ardhjes sė kėtyre njerėzve tė cilėt pėrmes artit dhe aktrimit i mėsojnė tė rinjtė tanė se si duhet ta duam atdheun, se si tė luftojmė drogėn, prostitucionin, tė jemi tė ndershėm e tė moralshėm. Nuk ėshtė e natyrshme tė bėhet njė pritje e kėtillė aktorėve shqiptarė tė mėdhenj tė cilėt fatkeqėsisht kohėn mė tė madhe e kalojnė duke pirė venė, dhe bile disa prej tyre edhe akuzohen pėr inceste. Njerėzit e kėtillė shqiptar,aktor tė mėdhenj qė nuk kanė bazament tė shėndosh, familje tė shėndosh, janė vlera tė huaja pėr kėtė popull, ndėrsa turqit e Luginės sė Ujqėrve janė vlera autoktone tona, pasi qė mbi ato vlera u themelua edhe mėmėdheu ynė. Autori ēuditet se si ėshtė e mundur njė aktor i madh si Enver Petrovci tė qėndroj nė Shkup e Tetovė e tė mos ketė aq shumė vizitor, ndėrsa Nexhati Shashmaz shastisi shqiptarėt e kėtyre trojeve.

    Ėshtė turp qė filmat e Enver Petrovcit tė shikohen nė prezencė tė familjes, nė prezencė tė grave, po edhe nė prezencė tė burrave, duke i mėsuar tradhtitė e mashtrimet, duke u kapur pas drogės, alkoolit e skenave erotike tė cilat prishin natyrėn e pastėr njerėzore. Nėse Shkėlzeni do tė gjente vlera tė kėtilla, tė njėjta si i servon edhe Enver Petrovci nė filmat e tij, pra tė Nexhati Shashmazit, unė do tė bėhesha krah i Shkėlzenit dhe betejėn kundėr vlerave tė huaja do e vazhdonim deri nė fund. Kėto troje ka vizituar edhe i madhi Ismail Kadare i cili pėrmes librave tė tij ngjallė vetėm urrejtje dhe shpall gjėra jo tė vėrteta pėr tė vėrtetėn e vetme. Njeriu i cili pėrmes veprave tė tij e helmoi njė gjeneratė tė tėrė duke krijuar mite tė huaja nė trungun shqiptar, duke kthyer trungun tonė kah Krishterimi pa dėshirėn dhe pa vullnetin e shqiptarėve dhe duke rikthyer idenė e identitetit nė skenė. Pėr njerėz tė kalibrit tė tillė, ilaē mjaft efektiv ėshtė vet akademik Rexhep Qosja i cili shkencėrisht hedh poshtė tezat banale tė tė madhit Kadare. Ėshtė normale qė Kadaresė tė mos i bėhet njė pritje e kėtillė madhėshtore nė Shkup e nė Tetovė, kur ai na thotė haptazi ose indirekt se ne jemi tė krishterė, duhet ti kthehemi krishterimit, sulmon Perandorinė Osmane dhe gjithēka qė na lidh me tė etj. Por, popullata, me ardhjen e Nexhati Shashmaz nė Shkup, Tetovė e Prizren edhe njėherė dėshmoi se nuk ėshtė ashtu si thotė Ismail Kadare, e madhja Inva Mula, Bujar Lako, Ndriēim Xhepa, Luiza Xhuvani, njė popull pa identitet, pa vlera civilizuese dhe pa dashuri ndaj atdheut tė vet. Kėto shqiptar aktor tė mėdhenj, fatkeqėsisht emrat i kanė shqip, ndėrsa idetė, veprimtarinė e tyre jetėsore e kanė nė gjuhėn e huaj, prandaj edhe nuk pranohen nga popullata e gjerė. Popullata pranon vlerat civilizuese, ato tė pastra tė cilat e nxisin drejtė meditimeve, drejtė rrugėve tė drejta dhe jo atyre tė cilat tė ēojnė nė udhėkryq.

    Trishtimi i Shkėlzenit ėshtė ende mė i madh, kur pėrmend nė shkrim mitizimin e Pollatit duke pasur parasysh fetarinė e tij. Sot kur flasim pėr fenė sikurse duhet ta largojmė prej jetės publike, artistike e kulturore dhe ajo duhet tė shndėrrohet nė ēėshtje private. Por, popullata shqiptare edhe njėherė dėshmoi se nuk ėshtė e tillė ashtu si mendon Shkėlzen Halimi me shok.

  3. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    13-05-2009
    Postime
    795
    JA EDHE DISA REAGIME TE LEXUESVE

    50 centi ne KosoveE shtunė, 12 Shtator 2009 18:13
    50 centi ne Kosove
    a mujm me organizue 50 centin me pru ne kosove veq jo per ramazan se ska iftar e ai han veq qokollata edhe raki pin te ftoft, a mundet kush me na prue a jo pi politkuajve?
    maroE shtunė, 12 Shtator 2009 20:13
    hamdi nuhijut
    mire bre djale e paske reagur,me pelqej edhe pse gjithehere kur i kam pare shkrimet e tua nuk i kam lexuart sepse disi po luan me shkrime,mirepo kesaj rradhe ia paske goditur shkrimit,andaj edhe me te drejte munde te themi se shkrimi i pare i yti eshte ky si autor i ri,
    mire deri dikund
    juaminE shtunė, 12 Shtator 2009 20:37
    Ismail Kadare
    Cfar mirrepritje autori ne fjal kerkon ti behet Ismail Kadares kur ai haptes deklaron se shqiptaret duhet ti kthehen fese se me parme pra krishterizmit , ky far Kadare nuk eshte asgje se vec nje antar i Masoneve te cilet bejne crregullime ne tok dhe te vetmin qellim e kan luft kunder Islamit, po pamvarsisht nga kto ISLAMI SHKELQEN SI DIELLI, PAMVARSISHTE NGA LEHJA E DISA QENEVE NE TOKE...

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    13-05-2009
    Postime
    795
    artani E diel, 13 Shtator 2009 01:21

    FORT BUKUR
    Po shum bukur e keni kundėrshtuar dhe argumente me vend keni dhėnė- urime. Vetėm se diēka deshta tė shtojė: Disa shqiptarė intelektu-ale kinse janė patriotė (feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria), nuk bėjnė dot dallimin letrar dhe real tė thėnies kėshtuqė me hamendjen se vėrtet feja shqiptarit ėshtė shqiptaria ato nuk e gjejnė dot sqarimin e ?-s mė tė madhe nė kėtė fe dhe e mira mund te jetė e keqe ndėrsa e keqja e mirė- kjo ėshtė feja e tyre! S'ke ēka bėn.

    cati E diel, 13 Shtator 2009 04:40

    reagim i mir
    mir Hamdi shkrim i qėlluar,po dihet ,kuptohet se dikush asht mesu me prit Ismailin e disa te tjer si ai qė duke dite se shqiptaret janė do te themi 75% musliman, ai shprehet se ata duhet te jen tė krishter po a nuk ka ofendim me tė madh,edhe me ju ba pritje nuk meritojn as ata as politikanet(genjeshtaret ) tanė. selam pajtohem me Hamdiun

    muslimanja

    E diel, 13 Shtator 2009 14:11

    selam
    Shkrim me vend.Mendoj se populli del me e prit ate te cilin e ka per zemre,ate i cili me se shumti i pershtatet jetes,fese dhe realitetit te tij,e ne kete rast Pollati i pershtatet jetes,fese dhe realitetit tone shume ma shume se sa veprat e Kadarese e filmat e Petrovcit.


    Cyrih-Kumanove

    E diel, 13 Shtator 2009 14:17
    selam alejkum
    sdi cka te them bravo te kofte per kete kunderpergjigje
    ani me prit at ismail kadaren komunistinin e felliqur
    inva mula hamami e ku ta di une pajtona me juve per kete shkrim


    UkabE

    diel, 13 Shtator 2009 15:26
    .
    Hamdi te lumte...
    O.E diel, 13 Shtator 2009 22:17
    mbi debilleqet e Shkelzenit
    I dashur Hamdi

    Duhet ti kishe treguar ketij debilit, qe Ndricim Xhepa, Bujar Lako dhe Luiza Xhuvani jane vllehe me origjine dhe jo-shqiptare. Ndersa Ismail Kadareja eshte renegat katolik me origjine hungareze. Tetovaret kane bere mire qe i cuan selam nje turku - dhe jo vlleheve si Majka Tereza, Xhepa, Xhuvani dhe kompani. Pyete Shkelzen Halimin: po per Sllobodanin a ka ndopak nostalgji?

  5. #5
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    13-05-2009
    Postime
    795
    Salahudini

    E diel, 13 Shtator 2009 23:58
    vdiq,romantizmi nacional
    o Hamdi mos mendo se ky zontiu nuk e di te verteten!e di por ashtu behet,se ndoshta edhe ashtu i ka thene\"bossi\"

    Bejtullahi

    E hėnė, 14 Shtator 2009 11:32
    friga
    Frigohu Shkelzen, se po erdhi nji ditė Sulltan Mehmeti e do tė ndiheni edhe ma keq.Nuk qenkan friguar Shkelzenat prej goran bregoviqve e prej kėti artisti Turk po.Por ta kuptoni se ky ėshtė vetem aktor e jo bregoviq me helmin e viteve 89-90-ta dhe i nderuar prej edi ramėve me qelsin e Tiranes.tung


    muhamer hajredini

    E hėnė, 14 Shtator 2009 11:56
    pershendetje
    rrofsh Hamdi , kete duhet te bejsh publike eddhe neper gazeta qe ta dije mbare populli jone se cfar debilash kemi ne per "heroi te kombit " dhe njerez me "vlera" sic na pohon ky far shkelzeni

    haberi i mirė

    E hėnė, 14 Shtator 2009 12:50
    per Shkelzenin duhet veē wisky
    Hamdi urime pėr tkstin, e kėso llafazanėsh me njerėz xhahilo-injoranto-laiko-rakixhijshė-vetshkatėrrimtar nuk duhet humbur kohėn, se ata janė kancer i popullit, si Kadarea, Shkelzeni H., po si edhe ai Shkelzeni tjetėr M. i Kosovės, dhe shumė tė tjerė.
    Por elhamdulilah bota ka shumė intelektualė muslimanė tė rryer tė cilėt shkruajnė kundėr kėtyre mbeturinave renegato-ateisto-hipokrit, siē ėshtė edhe vet ai autori tė cilit ia dedikon kėtė tekst.
    Edhe njė herė urime dhe tė lumtė.
    .
    Selam

    Bujar Bajrami

    E hėnė, 14 Shtator 2009 15:19
    normale
    Eshte normale qe nuk jane te pelqyer aktoret shqiptare sepse ata bejne filma sikurse po jetojne ne nje bote tjeter dhe jo ne realitetin e perditshmerise tone se njerezit ne keto treva shqiptare nuk jetojne me iluzione sic dojn disa njerez.
    shkupjaniE hėnė, 14 Shtator 2009 17:42
    č po vallah...
    te lumte hamdi se e paske thene ate shka shqiptaret e mendojen dhe ne zemer e kane.e shkelzeni sigurisht eshte rrit ne shtepi tjetimeve diku nshkini e ska pas kush me ja tregu vlerat shqiptare e i ngrati i ka perzi vlerat me shkijet...e sa i perket aktorve shqiptar ata ne ta shohin dhe kuptojne se shka dojme ne shqiptaret e net punojne ....besa ju kofte qe edhe ata i pritmi bile edhe ma mir se pollatin ...


    Dr. Hatixhe Ahmedi

    E hėnė, 14 Shtator 2009 22:58
    Te lumte
    Te lumte Hamdi, teper e kishe shkruar mire, shume me pelqeu. Selam dhe te prifte e mbara.
    AronE martė, 15 Shtator 2009 08:54
    reagim
    Hallall te koft, po shihet se ke inteligjence dhe aftesi analitike te hatashme!!!

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    05-06-2009
    Postime
    59
    Musliman hallall te qofte mor burre, se na caven koken me keta vlera te boshta qe na imponojne cdo dite.Le te lexojne dhe te shohin se sa paguhen njerezit te bejne gjera te tilla.Vlerat i quajne anti vlera dhe te kunderten.
    Eshte nje idiotesi e pa pare e disave

  7. #7
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    13-05-2009
    Postime
    795
    flm shoku kalofshi mire

  8. #8
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    O.E diel, 13 Shtator 2009 22:17
    mbi debilleqet e Shkelzenit
    I dashur Hamdi

    Duhet ti kishe treguar ketij debilit, qe Ndricim Xhepa, Bujar Lako dhe Luiza Xhuvani jane vllehe me origjine dhe jo-shqiptare. Ndersa Ismail Kadareja eshte renegat katolik me origjine hungareze. Tetovaret kane bere mire qe i cuan selam nje turku - dhe jo vlleheve si Majka Tereza, Xhepa, Xhuvani dhe kompani. Pyete Shkelzen Halimin: po per Sllobodanin a ka ndopak nostalgji?
    Dua te di se ku i gjejne keto te dhena keta persona?
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  9. #9
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Mbas nje jave arrin ne Shkup pasardhesi Sulltan Mahmutit. Gjak Turk safi. Autografet jane falas. Na vjen keq por nuk shoqerohen me fotografi.

  10. #10
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    13-05-2009
    Postime
    795
    Citim Postuar mė parė nga Korcar-L1 Lexo Postimin
    Dua te di se ku i gjejne keto te dhena keta persona?
    keto nuk jane te dhena ,jane te verteta qe dikush i mbulon ,ndersa nga ana tjeter mundohen te nxjerin te paverta si rasti i shkelzenit.

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •