
Postuar mė parė nga
flora57
Elna me duket se nuk e ke lexuar kanunin.Them qe per kohen kur eshte shkruar duhet ta kene zili edhe ato shtete ku ne ate kohe vepronte inkuizicioni, apo zhvillohej tregtia e sklleverve. .
Ne kohen kur nuk kishte shtet e burgje , kanuni luante rolin e kushtetutes.
Ne shqiptaret duhet te krenohemi qe ka patur nje " kushtetute" qe ka vendosur rregull ne jeten e njerezve dhe jo te na vije " inat" qe ai profesori yt i antropologjise ja ka futur kot. Per pune inati apo turpi Elna duhet ti vije
atyre shteteve qe pasurine e fuqine e kane vene mbi gjakun e pasurine e popujve te tjere,
dhe ku ligjin e kane zevendesuar me fene e tyre per ti treguar popujve te tjere se sa dominant jane. Une them Elna qe duhet ta lexosh kanunin ne menyre qe te debatosh me profesorin tend , pasi ashtu si dhe ti, ai vetem ka ngjuar per kanunin e Leke Dukagjinit, por nuk e ka lexuar.
Uroj qe tema jote mbi antropologjine dhe etnologjine e shqiptareve te jete me e mira.
Krijoni Kontakt