Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 67
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Gjoni
    Anėtarėsuar
    04-06-2002
    Vendndodhja
    Jetoj ne Tirane
    Postime
    70

    Question A eshte feja Islame e perkryer?!

    Shpesh here e kam lexuar dhe degjuar shprehjen qe Feja Islame eshte e perkryer, dhe shpesh here kjo thenie shkon e pa diskutuar. Prandaj vendosa qe ta hapja kete teme te re, dhe do desha te degjoja qofte prej muslimaneve apo te krishtereve dhe kujtdo tjeter, qe ne nje menyre te drejte dhe llogjike, jo dogmatike, te shprehi mendimet dhe bindjet e veta ne lidhje me kete ceshtje.

    Flm dhe Gjithe te mirat
    Informohuni per librat e rinj shqip te ShtepiaeLibrit.com

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    eh..

    Une do ti pergjigjem shkurt: Shiko Frutat dhe cmo frutin dhe shenjterin e e tij.

  3. #3
    flet krymbi per frutin

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Gjoni
    Anėtarėsuar
    04-06-2002
    Vendndodhja
    Jetoj ne Tirane
    Postime
    70
    Nje gje do t'ju kerkoja, qe pergjigjjet e juaja te ishin ca me te gjata, pasi ka edhe njerez te tjere qe duan te mesojne me teper ne lidhje me kete ceshtje.

    Flm dhe Gjithe te mirat.
    Informohuni per librat e rinj shqip te ShtepiaeLibrit.com

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    E the mire..

    Frutat e mira kan dhe krimba te mire.

  6. #6
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Nje fe e perkryer shikohet nga njerzit qe besojne ne te.
    Dhe meqe njerez te perkryer sikur nuk ka me duket...
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869
    Kete pergjigje mund ta japin me se miri vetem muslymanet. Nese jeta e tyre, sjellja, idete, deshirat.. dhe planet e tyre kane ndryshuar per tu vene ne sherbim te All-llahut, atehre besoj se kjo fe... eshte e perkryer.

    Ndryshimi i vetem eshte nese perpiqesh te ndryshosh dicka vete.. apo ky (ndryshim) te vjen nga lart si dhurate..

    Gjithsesi frytet (pra jeta e secilit) tregon edhe perkryeshmerine e nje feje.

    krejt miqesisht,
    huggos
    detyra ime ėshtė qė me gjithė fuqinė time t'i shėrbej kėtij brezi; duke bėrė kėshtu, njėkohėsisht, kam dhėnė kontributin tim mė tė mirė edhe pė brezin e ardhshėm... - george mueller

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-12-2002
    Vendndodhja
    Shqipri
    Postime
    128
    Pėrse Islami ėshtė feja e vetme e vėrtetė

    Falėmderimi i takon vetėm All-llahut, ndėrsa pėrshėndetjet mbi robėrit tė cilėt i ka zgjedhur.

    Pasiqė zgjedhja e fesė ėshtė vepra mė e madhe dhe mė e rėndėsishme qė e bėn njeriu, atij nuk i lejohet tė zgjedhė fe tjetėr, e as nuk i lejohet tė pasojė nė fe askend verbėrisht?

    Sepse te gjithe profetet thonė se vetėm feja e tyre ėshtė e vėrteta dhe se ēdo kush i cili pranon fe tjetėr, ėshtė i humbur nė kėtė botė dhe botėn tjetėr dhe do ti nėnshrohet urdhėrit tė Krijuesit tė gjithėsis.

    Prandaj ėshtė obligim pėr tė gjithė ata qė posedojn llogjike te shendoshe mendojnė nė thėnjen e atyre qė kanė predikuar kėtė fe, sepse, nėse fjala e tyre ėshtė e vėrtetė, ata qė e kundėrshtojnė do tė ballafaqohen me atė, nga e cila i ėshtė tėrhequr vėrejtja.

    All-llahu s.v.t duke i thirrur mohuesit dhe mendjemėdhenjėt thotė:
    "Thuaju: “Mė tregoni mua se nėse ai (Kur’ani)ėshtė prej Allahut, e ju e mohuat?…"El Ahkaf 10"

    Kuptimi i ajetit ėshtė: se si do tė jetė ēėshtja juaj? nuk ka dyshim se do tė jeni nė humbje dhe do ta shijoni dėnimin.

    Sa i takon argumenteve qė flasin se Islami ėshtė feja e vetme e vėrtetė dhe se ēdo fe tjetėr ėshtė e kotė, janė shumė, ndėrsa ne do ti pėrmendim disa prej tyre:

    1- Gjithėsija dėshmon pėr njėshmėrin e All-llahu, Madhėrin dhe Fuqin e Tij

    Gjithėsija nė tė cilėn jeton ėshtė gjithėsi e krijuar, me gjithė gjėrėsin dhe precizitetin qė ka, duke filluar nga thėrmia mė e vogėl e qė ėshtė atomi e deri te planetat e mėdha.

    Ēdo pjesė e kėsaj gjithėsie ėshtė e lidhur fortė me pjesėt tjera tė saj, ashtuqė ēdo zbrazėtirė nė gjithėsi edhe sikur tė ishte e vogėl shkakton shkatėrrim tė madh nė Krijesat, ngase toka nė vendin dhe boshtin e saj hėna, dielli, yjet dhe planetat tjera tė gjitha janė tė lidhura me njėra tjetrėn dhe funksionojnė me sistem tė pashembullt dhe me caktim tė pėrsosur, All-llahu s. v.t thotė:
    "Dielli dhe hėna udhėtojnė sipas njė pėrcaktimi tė saktė"
    (ERr-Rrahman 5)
    Allahu s.v.t. thotė:
    "Pėr ata ėshtė argument edhe nata ,prej sė cilės largojmė ditėn, kurse ata mbesin nė terr. Edhe dielli udhėton pėr nė kufirin e vet(nė cakun pėrfundimtar). Ai ėshtė (udhėtim)pėrcaktim i Ngadhėnjyesit, tė Dijshmit. Edhe hėnės i kemi caktuar fazat (pozicionet) derisa tė kthehet nė trajtėn e harkut (rrem i hurmės sė tharė). As dielli nuk mund ta arrijė hėnėn, e as nata para ditės, po secili noton nė njė galaksion". (Jasinė 37-40)

    Gjithashtu pėrsoshmėria nė krijimin dhe lėvizjet e kėtyre planetave ėshtė prezent edhe te ēdo element i vogėl nga elementet e ekzistencės, ashtuqė njeriu, bimėt gjallesat, kafshėt dhe ēdo njėra nga kėto nė veten e saj posedon kėtė pėrsoshmėri, madje ēdo gjymtyrė ose pjesė nga pjesėt e krijuara ėshtė krijuar nė formėn mė precize dhe mė tė pėrsosur.
    Syri,veshi, dora, kėmba ēdo gjymtyrė e gjallesave ėshtė argument prej argumenteve tė All-llahut qė fletė pėr Zotėrin e tij nė krijim dhe diturinė e Tij tė pafund, tė njėjtėn e dėshmojnė dushku nga bimėt, lulet, frytet dhe gjithēka tjetėr e qė nuk munden tė numėrohen.
    Kėto argumente tė krijesave janė prej dėshmive mė tė mėdha se Krijuesi i gjithėsis ėshtė Njė, nuk e ka shoqėruar askush nga krijesat e Tij dhe se Ai ėshtė Sundues i kėtyre krijesave, vendin e Tij nuk e zė askush, e din ēdo gjė dhe ėshtė i gjithmundshėm.

    Kėtė tė vėrtet mundė ta kuptoj ēdo njeri i menqur dhe i urtė me anė tė shikimit nė veten e tij dhe nė gjithėsi.

    Mandej kjo e vėrtetė ka ardhur edhe nga gjuha e tė Dėrguarve [salallahu alejhim we selem], siē na urdhėron All-llahu nė kėtė tė vėrtetė nė librin e Tij, Kur’anin, ku thotė:
    "Zoti juaj qė meriton adhurimin ėshtė njė, Allahu, nu ka tė adhuruar tjetėr pos Atij qė ėshtė mėshirėplotė, gjithnė mėshironė.ėshtė fakt se nė krijimin e qiejve e tė tokės, nė ndėrrimin e natės e tė ditės, tė anijes qė lundron ne det qė u sajll dobi njerėzve, nė atė shi qė e lėshon Allahu prej sė larti e me te ngjall tokėn pas vdekjes sė saj dhe pėrhapė ne tė nga ēdo lloj gjallese, nė qarkullimin e erėrave dhe reve tė nėnshtruara mes qiellit e tokės,(nė tė gjitha kėto),pėr njė popull qė ka mend ka argumente}.(El-Bekare 163-164)

    Allahu s.v.t. thotė:
    "Allahu i mban qiejt e tokėn qė tė mos zhduken, e nėse ato zhduken, s’ka askush pos tij qė mund t’i mbajė.Ai ėshtė qė nuk ngutet, ėshtė qė falė". (Fatir 41)

    Allahu s.v.t. thotė:
    "Ha,mimė. Zbritja e librit ėshtė prej Allahut, tė gjithėfuqishmit, tė urtit. Pėr besimtarėt ekzistojnė argumente nė qiej dhe nė tokė. Pėe njė popull qė sinqerisht ėshtė i bindur ka argumente edhe nė krijimin tuaj dhe nė krijimin e shtazėve tė pėrhapura. Edhe nė ndėrrimi e natės e tė ditės, nė atė furnizim qė allahu e lėshon prej qielli dhe me te, pasi tė ket vdekur e ngjall tokėn; edhe nė qarkullimin e erėrave pėr njė popull qė logjikon ka argumente". (El-Xhathije 1-5)

    Numri i argumenteve qė flasin pėr njėshmėrin e Krijuesit dhe se ėshtė i pa tė meta, i vetėm qė meriton adhurimin, i cili din ēdo gjė dhe ka mundėsi pėr ēdo gjė, Mbrojtės i krijesave; ėshtė aq sa ėshtė numri i krijesave tė All-llahut ngase ēdo krijes ėshtė dėshmi nė veten e saj, se All-llahu ėshtė, Ai i cili e ka krijuar dhe e ka pėrsosur krijimin e saj.

    Tė gjitha krijesat janė libėr i hapur pėr ata qė dinė tė lexojnė,…mirėpo pėr fat tė keq shumė pak prej njerėzve janė ata qė lexojnė faqet e kėtij libri, madje shumė prej tyre ecin sikur tė ishin tė verbėr nuk shohin diellin e as hėnėn, nuk i shohin yjet, qiellin, tokėn e as veten e tyre.

    Allahu s.v.t. thotė:
    "Sa e sa argumente ka nė qiej e nė tokė, tė cilėt i shohin, por ata nuk i vėshtrojnė fare". (Jusuf 105)

    Thotė All-llahu s.v.t
    "Edhe nė vetėn tuaj ka argumente, a nuk shihni?"


    2- Ėshtė e pamundur qė kėto krijesa madhėshtore tė jenė krijuar pa ndonjė qėllim

    Nuk mundet njeriu i menqur tė paramendoj se kjo gjithėsi ėshtė krijuar pa kurrfar urtėsie dhe qėllimi, dhe se ėshtė krijuar rastėsisht dhe asgjė mė tepėr.

    Sepse njeriu i menqur dhe i urtė, nuk vepron asgjė vetėm se nė pėlqim me diturin dhe urtėsin, ndėrsa All-llahut i takon shembulli mė i lartė andaj ėshtė e pamundur qė Krijuesi i kėsaj gjithėsie, kurse Ai ėshtė Zoti i Gjidhėdishėm, mė i Urti dhe i Gjithėfuqishėm qė tė krijon kėtė gjithėsi pa ndonjė qėllim dhe urtėsi.

    Pėrkundrazi, duhet tė ekzistoj njė qėllim i urtė i All-llahu s.v.t pas krijimit tė kėsaj gjithėsie.

    Pasiqė njerėzia nuk ka mundėsi tė dinė qėllimin e All-llahut nė krijimin e tyre, tė qiejve dhe tė tokės, pėr kėtė arsye All-llahu s.v.t ka zgjedhur nga njerėzit tė Dėrguar qė ti lajmėrojnė njerėzit pėr sekretin e Tij (Allahut), dhe t’i lajmėrojnė ata pėr qėllimin dhe urtėsin e ekzistimit tė tyre nė tokė.

    Prandaj ēdo Profet qė e Dėrgoj All-llahu s.v.t te populli i tij, e fillonte thirrjen e tij duke ua shpjeguar njerėzve kėtė tė vėrtetė, dhe ajo ėshtė qėllimi i All-llahut nė krijimin e tyre.

    Thotė All-llahu s.v.t pėr Nuhin a.s, ndėrsa ai ishte i Dėrguari i parė nė tokė:{Ne e patėm dėrguar Nuhun te populli i vet, e ai tha:
    ”O populli im. Adhuronie Allahun, nuk keni Zot tjetėr pos Tij. Unė kam frikė pėr dėnimin tuaj nė njė ditė tė madhe!” (El-A’rafė 59)

    Thotė pėr Hudin: a.s
    "Edhe te populli Ad-i (dėrguam) vėllan e tyre Hudin, e ai tha:”O populli im adhuronie (njė Zot) Allahun, ju nuk keni Zot pos Tij, a nuk po frikėsoheni?!” (El-A’rafė 65)

    Thotė pėr Salihun a.s
    "Edhe te populli Themud u dėrguam vėllain e tyre, Salihun, e ai u tha: “O populli im, besonie Allahun (njė) nuk keni Zot tjetėr pos Tij. Qe, ju erdhi argumenti nga Zoti juaj. Ja kjo devja ėshtė mrekulli pėr ju. Linie kėtė tė lirė tė hajė nė tokėn e Allahut dhe kurrsesi mos e merrni me tė keq, e t’ju kapė dėnimi i dhembshėm”. (El-A’rafė 73)

    Kjo ishte thėnja e tė gjithė profeteve qė u dėrguan te popujt e tyre , dhe kėtij profetit tė fundit, Muhamedit birit tė Abdullahit [salallahu alejhi we selem] i ėshtė shpallur :
    "Elif, Lamė, Ra, (ky ėshtė) libėr, ajetet e tė cilit janė radhitur (nė mėnyrė tė pėrsosur, njėkohėsisht) edhe shkoqitur nga i dijshmi i tė gjitha ēėshtjeve nė hollėsi.
    Qė tė mos adhuroni tjetėr pėrveē Allahut. Unė jam (dėrguar) nga Ai qortues e pėrgėzues pėr ju. E tė kėrkoni falje Zotit tuaj dhe pendohuni (kthehuni) tek Ai, se Ai do tė ju mundėsojė pėrjetime tė mira(nė kėtė jetė) deri nė njė afat (tė caktuar) dhe ēdo punėmiri i jep shpėrblimin e merituar. Nė qoftė se refuzojnė (tė kėrkojnė falje), unė pra kam frikė pėr ju, dėnimin e ditės sė madhe. Se kthimi i juaj ėshtė vetėm tek Allahu, e Ai ka fuqi pėr ēdo send". (Hudė 1-4)

    All-llahu s.v.t ka lajmėruar qėllimin e tė gjithė profeteve, thotė All-llahu sv.t.:
    "Ne tek ēdo popull kemi dėrguar profet qė tu thotė: Adhuronie Allahun dhe largojuni adhurimit tė Djallit (Tagutėve)} (En-Nahl 36)

    All-llahu thotė:
    "Ne nuk kemi dėrguar ndonjė Pejgamber para teje (O Muhamed) vetėmse i kemi shpallur atij se nuk ka tė adhuruar tjetėr pėrveē Meje, andaj le tė mė adhurojnė} (El-Enbija 25)

    Dhe thotė:"Nuk krijova xhinnėt dhe njerėzit pėr tjetėr pos qė tė mė dhurojnė. Unė nuk kėrkoj prej tyre ndonjė furnizim e as dėshiroj tė mė ushqejnė ata. Allahu ėshtė Furnizuesi i madh, Ai Fuqiforti. (Edh-Dharijatė 56)

    Gjithashtu All-llahu s.v.t na lajmėron se tė gjitha krijesat qė i ka krijuar, i janė nėnshtruar Allahut dhe e madhėrjonė, pėveē jobesimtarėt nga xhinėt ose njerėzit.

    All-llahu s.v.t thotė:
    "A nuk e din pėr Allahu se Atij i nėnshtrohet(i bėn sexhde) kush ėshtė nė qiej dhe kush ėshtė nė tokė, edhe dielli, edhe hėna, edhe yjet, edhe kodrat, edhe bimėt, edhe shtazėt, e edhe shumė njerėz, po shumė janė qė dėnimi ėshtė meritė e tyre. Atė qė poshtėron Allahu nuk ka kush qė mund ta bėjė tė ndershėm. Allahu punon atė qė dėshiron}. El Haxhxh 18

    All-llahu s.v.t thotė:
    "Lartmadhėri tė merituar i shprehim Atij shtatė qiejt e toka dhe ēka ka nė to, e nuk ka asnjė sendė qė nuk e madhėron (nuk i bėnė tesbihė), duke i shprehur falėnderim Atij, por ju nuk e kuptoni atė madhėrim tė tyre (pse nuk ėshtė nė gjuhėn tuaj). Ai ėshtė i butė dhe fal shumė. El Israė 44

    All-llahu s.v.t thotė:
    "A nuk e di pėr Allahu se Atij i lutet kush ėshtė nė qiej e tokė, madje edhe shpezėt krahhapura. Tė gjithė e dinė dhe janė tė udhėzuar pėr lutje ndaj Tij dhe pėr madhėrimin ndaj Tij. Allahu e di ē’punojnė ata. En Nurė 41

    Nuk devijon nga ky ibadet , nėnshtrim dhe udhėzim hyjnorė qė i bėhet me dėshirė Allahut s.v.t, pėrveē mosbesimtari nga xhinėt ose njerėzit por jo edhe krijesat tjera, apo botėrat tjera nė qiell ose nė tokė.
    Megjithkėtė tė gjithė janė tė dorėzuar para vullnetit dhe caktimit tė All-llahu, i cili realizohet pa dėshirėn e tyre.

    All-llahu s.v.t thotė:
    "A mos kėrkojnė ata (ithtarėt e librit) fe, pos fesė sė shpallur nga Allahu? E Atij i ėshtė dorėzuar gjithė ē’ka nė qiej e nė tokė, me dashje e pa dashje dhe tek Ai kthehen}. Ali Imran 83



    3---Ēdo kush qė dyshon nė urtėsin e Krijuesit ėshtė Mosbesimtar dhe kokėfortė

    Mosbesimtarėt nuk janė tė njė shkalle. Nė shkallėn mė tė ulėt ėshtė ai qė dyshon nė ekzistencėn e All-llahut, pasiqė dėshmit qė flasin pėr ekzistencėn e Tij (Allahut), janė nė ēdo thėrrmi nga krijesat e Tij.

    All-llahu thotė:
    " A nė Allahun keni dyshim, Krijuesin e qiejve dhe tė tokės?}

    Kėto janė nė shkallėn mė tė ulėt mendojnė se do tė jetojnė vetėm nė kėtė botė, pastaj pėr njeriun nuk ka ringjallje e as llogari, pamvarėsisht se ēfarė veprojnė nė kėtė botė.
    All-llahu s.v.t u premton kėtyre dėnim tė ashpėr nė ditėn e fundit.

    All-llahu s.v.t thotė:
    "A menduat se Ne u krijuam kot dhe se nuk do tė ktheheni ju te Ne? I lartė ėshtė Allahu, Sunduesi i vėrtetė, nuk ka zot tjetėr pos Tij, Zot i arshit bujar}. El-Mu’minunė 115-116

    All-llahu s.v.t thotė:
    "Ne nuk e krijuam qiellin, tokėn e ēdo gjė ēka ka mes tyre shkel e shko (pa qėllim tė caktuar). Sikur tė kishim dashur tė zbavitemi dhe sikur tė donim ta bėnim atė, Ne do tė zbaviteshim nė kompetencėn Tonė….} (El-Enbija 16).

    All-llahu s.v.t thotė:"Ne nuk e krijuam qiellin e as tokėn dhe ēka ka nė mes tyre, pa qėllim (shkel e shko), ai ėshtė mendimi i atyre qė nuk besuan, pra dėnimi me zjarr ėshtė mjerim pėr ata qė nuk besuan. A mos do t’i barazojmė ata qė besuan dhe bėnė vepra tė mira me ata qė bėnė shkatėrime nė tokė, apo do t’i konsiderojmė njėsoj si tė ruajturit prej tė kėqiave, si ata qė janė mėkatarė?} (Sad 28)

    Kuptimi i kėtyre ajeteve ėshtė se All-llahu, ėshtė i Gjithėdishėm dhe i Urtė, andaj ėshtė e pamundur tė ketė krijuar krijesat e Tij kotė, shkel e shko, pa kurrfarė qėllimi.
    Pėrkundėrazi i ka krijuar pėr njė urtėsi tė madhe, e ai qė dyshon nė kėtė urtėsi madhėshtore, ėshtė mosbesimtar nė All-llahun dhe ka akuzuar All-llahun me vepra tė kota dhe tė paqėllimta, qoftė i lartėsuar All-llahu nga kėto tė meta.

    Si tė barazojė All-llahu s.v.t nė mes atij qė ka kryer urdhėrat e Tij, ka adhuruar vetėm atė, duke mos i bėrė shokė nė adhurim, duke qenė prej besimtarėve qė veprojnė vepra tė mira dhe jobesimtarėve mėkatarė, tė kėqinjė, tė cilėt kanė kundėrshtuar urdhėrat e Tij, kanė pėrgėnjeshtruar tė Dėrguarit dhe janė treguar kokėfortė dhe mendjemėdhenjė??!!

    All-llahu s.v.t thotė:
    A mos do t’i bėjmė kriminelėt tė barabart me muslimanėt?Ē’ėshtė me ju si gjykoni ashtu?El Kalem 35

    Ndėrsa shkalla e dytė nga jobesimtarėt, janė ata qė besojnė nė ekzistencėn e All-llahut mirėpo dyshojnė nė urtėsin e Tij nė krijim, ashtuqė nuk e kanė adhuruar All-llahun tė vetėm duke mos i bėrė shokė nė adhurim siē ka urdhėruar.

    Kėta kanė marrė edhe adhurues tjerė pėveē All-llahut, si zotėra, kėta janė ata tė cilėt kanė barazuar All-llahun, dhe cilėsit e Tij, me krijesat e Tij, ose e kanė barazuar nė obligime, andaj edhe kėta janė jobesimtarė, politeist.

    Allahu s.v.t thotė:
    "…ata qė mohuan, i barazojnė(idhujt)me Zotin e tyre(El-En’amė 1)


    4- Argumentet qė flasin se vetėm Islami ėshtė rrugė e Zotit

    Argumentet e kaluara mundet i menquri tė i njeh me mendjen dhe natyrėn e tij, duke filluar nga ajo se ėshtė njė krijesė e vogėl nė njė gjithėsi tė gjėrė dhe se kjo gjthėsi ėshtė e pėrsosur nė krijim.

    Ēdo pjesė e kėsaj gjithėsie ėshtė e lidhur fortė me pjesėt tjera, ashtuqė patjetėr kjo gjithėsi duhet tė ketė njė Krijues i cili ėshte i Gjithėdishėm, i Gjithėfuqishėm dhe i Urtė e qė ėshtė e pamundur t’i ketė krijuar krijesat e Tij pa kurfar qėllimi.

    Prandaj duhet tė ketė shpėrblim nė fund tė udhėtimit, tė bėhet arbitrimi nė mes tė padrejtit dhe atij qė i ėshtė bėrė e padrejta, bėmirėsi dhe keqbėrėsi, ēdo njėri prej tyre tė gjejnė shpėrblimin qė meritojnė.

    Pėrndryshe, nėse nuk ka shpėrblim, atėherė i padrejti, keqbėrėsi dhe shkatėrruesi do tė ishte i menquri i kėsaj bote, ndėrsa ai qė ka frikė All-llahun ruan veten e tij nga mėkatet, do tė ishte injoranti i kėsaj bote.

    Nėse nuk ka jetė pas vdekjes, e as gjykim nė botėn tjetėr dhe nuk shpėrblehet askush pėr veprat e tij, atėherė do tė ishte prej mendjelehtėsisė dhe injorancės qė tė ndalohemi nga kėnaqėsit, dėshirat e epshit dhe shfrytėzimit tė mirėsive, kėnaqėsive, stolive tė kėsaj bote, edhe sikur tė ēoj kjo nė padrejtėsi ndaj njerėzve dhe pėrhapje tė shkatėrimit.

    Nė bazė tė kėsaj, Ai i cili e ka krijuar kėtė jetė, qiellin, tokėn dhe njeriun e qė ka bėrė qė ēdo gjeneratė tė zėvendėsohet me njė gjenerat tjetėr, e ka krijuar kotė dhe me padrejtėsi, qoftė i lartėsuar All-llahu nga kėto tė meta.

    All-llahu s.v.t thotė
    "A mos do t’i barazojmė ata qė besuan dhe bėnė vepra tė mira me ata qė bėnė shkatėrime nė tokė, apo do t’i konsiderojmė njėsoj si tė ruajturit prej tė kėqiave, si ata qė janė mėkatarė? (Sad 28)

    All-llahu s.v.t thotė:
    "A mos do t’i bėjmė kriminelėt tė barabart me muslimanėt?Ē’ėshtė me ju si gjykoni ashtu?El Kalem 35

    Kėto tė vėrteta janė tė vėrteta mendore, tė natyrshme, njerėzit pėr kėtė nuk kanė nevojė qė tu vie shpallja, ngase janė njohuri tė domosdoshme mendore, mirėpo pasiqė shikimet verbėrohen, dhe natyra e njeriut devijon me mėsime tė gabuara.

    All-llahu s.v.t ka dėrguar profete qė ti pėrkujtojnė njerėzit nė kėto ēėshtje, siē thotė i Derguari [salallahu alejhi we selem] :
    ēdo fėmijė lindė nė natyrėn e tij islame, mirėpo prindėrit e tij e bėjnė Hebrej, tė krishterė ose mexhusij(zjarrėputist).

    Kėtu arrijmė te pyetja qė vijon? Ēfarė ėshtė argumenti se Krijuesi i kėsaj gjithėsie ka zgjedhur nga njerėzit tė Dėrguar, apo ē’farė ėshtė ajo qė aludon, se ai i cili pretendon se ėshtė i Dėrguari i All-llahut, ėshtė vėrtetė i Dėrguar nga Zoti dhe e thotė tė vėrtetėn?

    Pėrgjigjja ėshtė: bazuar nė llogjikė, patjetėr i duhet Krijuesit qe tė njoftojė krijesat e Tij me qenjen e Tij tė Madhėrishme , t’i lajmėrojė pėr se i ka krijuar? Dhe pėrse jetojmė? Sepse, sikur tė mos i lajmėroj, krijesat do tė mbesin tė verbėr dhe nuk do tė njihnin veten e tyre, shkakun e krijimit tė tyre, e as qė do tė njiheshin me cilėsit e Krijuesit tė tyre? Dhe ē’farė dėshiron nga ata pasiqė i ka krijuar?

    Ngase kjo gjithėsi ėshtė aq e gjėrė saqė shikimi i tyre nuk mundė ta pėrfshijė, ndėrsa anijet kosmike tė tyre, nuk mundė tė arrije nė fundin e saj, gjithashtu atė qė posedon nga pėrsoshmėria e krijimit dhe sekretet e saj, i bėnė tė pamundėshėm tė njohin esencėne saj, duke pasur parasysh edhe jetėn e tyre tė shkurtėr dhe mangėsin e njohurive, edhe pse njohuria e tyre ėshtė mbledhur gjenerat pas gjenerate, nuk ėshtė zbuluar shumė nė krahasim me atė qė ėshtė nė gjithėsi.

    Shembull ėshtė rryma tė cilėn e kanė zbuluar shumė vonė .
    Madje deri sot nuk e dinė tė vėrtetėn e thėrrmive nga tė cilat ėshtė krijuar kjo gjithėsi, gjithashtu nuk i njohin tė gjitha imtėsit e krijimit nė veten e tyre, dhe vazhdon qė trupi i njeriut me gjendjet, detyrat dhe imtėsit e tij tė jetės i pazbuluar, sadoqė mjetet e njeriut dhe shkenca tė jetė zhvilluar deri mė sot.

    Gjithashtu vazhdon qė sekreti i jetės sė njeriut dhe ai ėshtė shpirti i tij, mos tė dijė njeriu pėr atė vetėmse pak.

    Allahu thotė:
    "Tė pyesin ti pėr shpirtin; Thuaju: “shpirti ėshtė ēėshtje qė i pėrket vetėm Zotit tim, e juve ju ėshtė dhėnė fort pak dije”.
    El Israė 85.

    Pastaj ka botėra tė padukshme qė ndikojnė nė jetėn e njeriut nė mėnyrė pozitive ose negative, ndėrsa ai nuk mundė ti shohė, e as tė ketė dituri tė gjithėmundėshme pėr to.

    Atėherė nėse njeriu nuk mundė tė njohė tė vėrtetėn e asaj qė e ndien dhe e sheh, si do tė dijė pėr atė qė mungon, dhe nuk ka rrugė qė tė arrijė deri te ai?

    Andaj All-llahu s.v.t ka marrė nė pėrgjegjėsin e Tij, qė ta mėsojė njeriun prej kur e ka krijuar Ademin a.s, pėrse e ka krijuar, misionin e tij, pastaj ta lajmėrojė fillimin dhe mbarimin e tij, botėrat qė e rrethojnė, ē’farė tė pranojė dhe ē’farė tė mos pranojė. All-llahu thotė:
    "dhe ia mėsojė Ademit tė gjitha emrat"
    dhe Thotė:
    "E Ne i thamė: “O Adem, ti dhe bashkėshortja juaj banoni nė xhennet dhe hani lirisht nga frutat e tij kah tė doni, po mos iu afroni asaj bime (peme) e tė bėheni zullumqarė (tė vetvetės suaj)}. (Bekare 35)

    Kur Ademi a.s bėri mėkatin dhe hengri nga pema, All-llahu s.v.t e zbriti nė tokė dhe e lajmėroi pėr misionin e tij.

    All-llahu s.v.t thotė:
    "Ai(Allahu) u tha: “Zbritni prej aty qė tė gjithė, do tė jeni armiq tė njėri-tjetrit. Nėse u vjen nga Unė udhėzim (libėr e profet) kush i pėrmbahet udhėzimit Tim, ai nuk ka pėr tė humbur(nė dynja) e as nuk ka pėr tė dėshtuar (nė jetėn tjetėr)”. E kush ia kthen shpinėn udhėzimit Tim, do tė ketė jetė tė vėshtirė dhe nė ditėn e kijametit do ta ringjallim tė verbėr. Ai (qė nuk besoi)do tė thotė: “Zoti im, pėrse me ngrite tė verbėr, kur unė isha me sy?”Ai (Allahu) thotė: “Ashtu si i harrove ti argumentet tona qė ti ofruam, ashtu je i harruar sot”. Po kėshtu Ne e shpėrblejmė edhe atė qė zhytet nė mėkate dhe nuk i beson argumentet e Zotit te vet, po dėnimi nė botėn tjetėr ėshtė edhe mė i ashpur dhe i pėrjetshėm}.
    Ta ha 123-127


    5- Shpalljet janė mėnyra pėr t’i udhėzuar njerėzit dhe xhinėt

    All-llahu s.v.t deshi qė mėsimi i Tij njerėzve tė jetė nėpėrmjet tė Dėrguarve, tė cilėt i zgjodhi nga ēdo popull dhe i bėri ndėrmjetėsues nė mes Tij dhe atyre.

    Sikur tė dėshironte mėnyrė tjetėr do tė kishte mundėsi ngase atė askush nuk mundė ta pengojė, po tė dėshironte do ta udhėzonte njeriun pa ndėrmjetėsimin e askujt. Allahu s.v.t. thotė:
    "Sikur tė dėshironim ēdo kujt do t’ia jipnim udhėzimin.
    (Es-Sexhde 13)

    All-llahu s.v.t krijoi shtazėt, kafshėt, insektet dhe gjithė krijesat, dhe nė ato krijoi instiktin.

    Ai ėshtė i cili i dha ēdo gjėje frymėn e saj pastaj ia tregoi rrugėn.Allahu s.v.t. thotė:
    "Zoti yt i dha instinkt bletės: “Ndėrto shtėpi nėpėr kodra (male), nėpėr drunjė (pemė) dhe nėpėr kulmet qė ata (njerėzit) i ndrtojnė}. (En-Nahl 68)
    Ndėrsa deshi All-llahu s.v.t pėr botėn e njerėzve dhe tė xhinėve tė zgjedhė tė Dėrguar i cili i thėrret ata dhe ua shpjegon atyre rrugėn e Zotit s.v.t.
    Andaj duhet tė dimė se vetėm All-llahut i takon tė zgjedhė dhe nuk i takon robėrve tė Tij, apo krijesave tė Tij tė dobėta t’i japin Allahut s.v.t. propozime dhe ide.
    Allahu s.v.t. thotė:
    "Zoti yt krijonė ēka tė dojė dhe zgjedh kė tė dojė, atyre nuk u takon zgjedhja. I pastėrt edhe i lartė ėshtė Allahu nga ēka i pėrshkruajnė pėr shok". (Kasas 68)

    6- Kokėfortėt propozojnė tė shohin All-llahun dhe engjejt

    Zgjedhja e All-llahut s.v.t Profetet si mėnyrė pėr ti lajmėruar, gjithnjė ka gjetur kundėrshtim dhe mohim nė mesin e mosbesimtarėve dhe kokėfortėve.

    Thonin: pėrse nuk vie All-llahu s.v.t qė ta shohim dhe tė na urdhėroj nė atė qė dėshiron? Disa prej tyre thonin, pėrse All-llahu s.v.t nuk dėrgon Engjejt nė persona qė t’i shohim dhe tė na lajmėrojnė pėr dėshirėn e Zotit? Pėrse All-llahu zgjedhė dikė nga ne dhe e ngriti nė atė shkallė tė lartė ndėrsa ne jemi njerėz sikur ai?

    All-llahu thotė:
    "E ata qė nuk e shpresojnė takimin Tonė, thanė: “Pėrse tė mos na dėrgohen neve engjėj, ose pėrse tė mos e shohim Zotin tonė?” El-Furkanė 21

    Gjithashtu All-llahu s.v.t tregonė kokėfortėsine e mosbesimtarėve, dhe si ata kanė kėrkuar tė shohin (takojnė) All-llahun, qė tė besojnė.

    All-llahu s.v.t thotė:
    "Ata thanė: “Nuk tė besojmė ty deri qė tė na nxjerrsh prej tokės burime. Ose, (nuk tė besojmė deri qė) tė keshė kopshte me hurma e me rrush, e tė bėsh tė rrjedhin vazhdimisht lumenj nė mesin e tyre. Ose, (nuk tė besojmė derisa) tė bjerė mbi ne qielli copa-copa, ashtu si po mendon ti (se do tė na dėnojė Zoti), apo tė na sjellsh Allahun dhe engjėjt pranė nesh}. El Israė 90-92

    Ndėrsa thotė pėr popullin e Nuhut:
    "E paria e atij populli qė nuk besuan thanė: “Ky nuk ėshtė tjetėr pos njeri sikurse edhe ju, po dėshiron tė jetė mė i lartė se ju. Po tė dėshironte Allahu do tė dėrgonte engjėj; ne njė gjė tė tillė nuk e kemi dėgjuar as nga tė parėt tanė!”}.El-Mu’minunė 24, dhe thotė pėr jobesimtarėt tjerė:{Edhe paria nga populli i tij, e cila nuk besoi dhe e mohoi jetėn tjetėr dhe tė cilėve Ne u patėm mundėsuar rehati e begati nė jetėn e kėsaj bote, thanė: “Ky nuk ėshtė tjetėr pos njeri sikurse edhe ju, ha ashtu si hani ju dhe pi ashtu si pini ju!” E nėse i pėruleni njė njeriu qė ėshtė si ju, vėrtet, atėherė do tė jeni tė humbur e tė mashtruar}. El Mu’minunė 33-34

    Pėrfundimi ėshtė se jobesimtarėt nė ēdo popull janė kundėrvyer me kundėrshtime tė kėtij lloji vullnetit tė Allahut nė zgjedhjen e tė dėrguarve nga ata, pėr ti drejtuar njerėzit nė rrugėn e Zotit tė madhėrishėm, ndėrsa zgjidhja ėshtė se njeriut nuk i takon t’i kundėrviet zgjedhjes sė Allahut, mirėpo mohimi, kufri dhe mosrespekti i ka nxitur nė kėtė gjė. Obligim i njeriut ėshtė qė tė kėrkojė vetėm nė argumentin e atij icili pretendon se ėshtė i dėrguar nga Krijuesi i Gjidhėsis, dhe se a ėshtė i drejtė nė atė qė e thotė apo ėshtė gėnjeshtarė? Sepse ėshtė lehtė pėr ēdonjėrin qė tė tė pretendoj se ėshtė i dėrguar. Mirėpo sikur t’i besonin njerėzit dhe tė pasonin ēdo kė i cili pretendon se ėshtė pejgamber, do tė pėrzihej ēėshtja e tė vėrtetit dhe e gėnjeshtarit, e as qė do tė kishim mundur tė dallojmė tė vėrtetėn nga gėnjeshtra.

    Kėshtu do tė humbej rruga e Zotit dhe do tė pėrzihej me rrugėn e tė keqes, e as qė do tė dallohej e vėrteta e asaj qė e dėshiron Zoti, nga ajo qė e predikojnė gėnjeshtarėt, tė cilėt marrin gėnjeshtrėn rrugė pėr tė arritur kėnaqėsit e epsheve tė veta dhe t’i shfrytėzojnė njerėzit nė atė qė pretendojnė.

    Prandaj ka qenė e drejtė e Allahu s.v.t tė ndihmoj tė dėrguarin e vėrtet me mrekulli mbi natyrore, e qė do tė jenė dėshmi nė vėrtetėsinė e tij, se ėshtė i Dėrguari i Zotit, ndėrsa tė pėrgėnjeshtrojė dhe nėnqmojė gėnjeshtarin nė kėtėt botė, pasiqė ia bėn tė qartė ēdo kujt i cili posedon mend se ėshtė gėnjeshtarė nė atė qė pretendon.

    Sikur mos tė bėnte Allahu kėtė, ēėshtja e profeteve do tė pėrzihej tek njerėzit, dhe nuk do tė kishin mundėsi tė dallojnė nė mes tė vėrtetit dhe gėnjeshtarit, e qė si pėrfundim do tė humbej rruga e Zotit dhe njerėzit nuk do tė njihnin rrugėn me tė cilėn do tė fitonin dashurin dhe kėnaqėsin e Tij, e as nuk do tė dinin tė ruhen nga hidhėrimi dhe dėnimi i Tij.

    Pėr kėtė shkak, nuk ėshtė dėrguar ndonjė profet te njerėzit, e tė mos ketė poseduar atė qė e vėrteton sinqeritetin dhe vėrtetėsin e asaj qė predikon dhe tė asgjėsojė argumentet e kota tė kundėrshtarėve tė tij,
    Allahu s.v.t thotė:
    "Ne nuk e krijuam qiellin, tokėn e ēdo gjė ēka ka mes tyre shkel a shko (pa qėllim tė caktuar). Sikur tė kishim dashur tė zbavitemi dhe sikur tė donim ta bėnim atė, Ne do tė zbaviteshim nė kompentencėn Tonė, por Ne nuk bėmė atė. Pėrkundrazi, Ne tė pavėrtetėn e godasim me tė vėrtetėn dhe ajo(e verteta) e triumfon mbi tė ndėrsa ajo (gėnjeshtra) zhduket. E juve (jobesimtarėve) utakon shkatėrrimi, pėr atė qė i pėrshkruani (Zotit, si fėmijė etj.). Vetėm e tij ėshtė ēdo gjė qė ėshtė nė qiej dhe nė tokė! E ata qė janė pranė Tij (melaiket), nuk shprehin mendjemadhėsi nė adhurim ndaj Tij, e as nuk u bėhet (ibadeti) monoton} El-Enbija 16-19

    Pastaj ēdo profet tė cilin e dėrgoj Allahu s.v.t ishte dėshmitar i profetit i cili kishte qenė mė parė dhe lajmėronte pėr profetin qė do tė vijė pasė atij, qė tė jetė zingjiri i tė dėrguarve i njohur te ēdo besimtar dhe mos tė ketė mundėsi tė inkuadrohet nė kėtė zingjirė asnjė gėnjeshtarė.

    Ashtu qė prej profeteve tė fundit tė mėdhenjė ishin Musau, Isau(jesusi)dhe Muhamedi [salallahu alejhi ve selem] ēdo njeri prej tyre ishte lajmėrues pėr profetin qė kishte qenė para tij dhe profetet qė do tė vijė pas tij.

    Nuk ka pasur njeri nė tokė prej kur Allahu e ka krijuar deri nė ditėn e sotme qė njerėzit e kan dashur dhe e kanė pasuar nė ēdo ēėshtje tė jetės, nė tė imėta dhe tė mėdha siē ėshtė Muhamedi i biri i Abdullahit [salallahu alejhi ve selem]

    -Vula e pejgamberėve ishte Muhamedi [salallahu alejhi ve selem] nga familja Hashimite tė fisit Kurejsh nga pasardhėsit e Ismailit birit tė Ibrahimit a.s, e sa i takon shkallės, predikimit tė fesė, fuqisė sė ndikimit te njerėzit, pasuesve dhe ndihmuesve tė tij, nuk ka poseduar kėtė ndonjė profet mė herėt.

    Ka pasur argumente dhe mrekulli tė cilat vėrtetojnė profetllikun dhe mesazhin e tij, e qė nuk janė gjetur te ndonjė tjetėr, dhe nuk i mohon pėrveq atij i cili i ėshtė verbuar zemra, e qė ėshtė mosbesimtar injorant ose xheloz, ziliqar.

    -Nuk ka pasur nė ndonjė popull prej popujve tė kaluarė, tė udhėzuar, muxhahida, dijetarė tė veprės, tė devotshėm, aq sa ka pasur pasuesit i Muhamedit [salallahu alejhi ve selem].

    Nuk janė nzjerrur shpatat pėr tė vėrtetėn siē janė nxjerrur nė ummetin e tij, nuk ėshtė mbjellur besimi nė ndonjė vend nė botė siē ėshtė mbjellur nė Medine e qė ishte vendi nė tė cilin bėri hixhret Ai. Nuk ėshtė zbukuruar ndonjė qytet nė histori me njerėz tė devotshėm tė cilėt shkojnė nė atė vend nga ēdo anė e botės, e bėjnė Tavafin, kryejnė i’tikafin, falin namazė, e pėrmendin Allahun me zė tė lartė, duke e madhėruar, falėnderuar dhe lavdėruar, siē ėshtė Mekkeja nė tė cilin ėshtė lindur dhe ka filluar shpallja dhe predikimi i fesė.
    Nuk ėshtė mėsuar ndonjė libėr pėrmendėsh prej se ėshtė krijuar toka sikur ėshtė mėsuar libri i cili i ėshtė dhėnė Muhamedit [salallahu alejhi ve selem] nga Allahu s.v.t, ai ėshtė libėr i cili bartet nė gjoksat e atyre qė i ėshtė dhėnė dituria, e lexojnė gjatė natės dhe ditės.

    Gjatė gjithė historisė, dikush e lexon kėtė libėr i cili ka gjashtėqindė faqe mbrenda njė dite dhe kėtė e bėnė tėrė jetėn e tij, dikush prej tyre e lexon mbrenda tre netėve duke qėndruar natėn nė kėmbė nė adhurimin qė ia pėrkushton Allahu s.v.t dhe kėtė e bėjnė me qindra mijėra njerėz nė ēdo kohė, qė numrin e tyre nuk e dinė askush pėrveē Allahu s.v.t.

    Nuk ka njeri tė cilėt e kan dashur dhe e duan besimtarėt siē ėshtė i Dėrguari i Allahu [salallahu alejhi ve selem], nuk ka njeri qė i pėrmendet emri siē pėrmendet emri i tij, e qė luten pėr tė dhe i dėrgojnė pėrshėndetje atij. Nuk ka vend nė tokė ku nuk thuhet dėshmoj se nuk ka tė adhuruar tjetėr pėrveē Allahut dhe dėshmoj qė Muhamedi ėshtė i Dėrguari i Tij.

    Nuk ka pasur e as qė ka njeri qė pasohet nga njerėzit nė gjitha ēėshtjet e jetės, nė ngrėnje,pije, zgjedhje tė ushqimit dhe rrobave atė qė ka dashur Ai, tė flejnė ashtu siē ka fjetur Ai, tė bėjnė lutjet qė i ka bėrė Ai gjatė hypjes, ngrėnjes, fjetjes, kur ka parė hėnėn e re, frutet e reja, kur ka hyrė dhe ka dalė nga nevojtorja dhe nė pėrshėndetje atė qė ka takuar, siē veprojnė besimtarėt duke e marė si shembulltyrė Muhamedin [salallahu alejhi ve selem] nė ēdo ēėshtje tė jetės.

    Siē e pasojnė edhe nė mėnyrėn e lėvizjeve qė i ka kryer gjatė namazit, agjėrimit, haxhit dhe xhihadit bile nė lėvizjet mė tė imėta nė kėto adhurime.
    Andaj shkėlqimi i dritės sė Islamit nė tokė ėshtė, mė i madh se shkėlqimi i diellit qė shkėlqen botėn, mirėpo tė verbuarit kėtė e mohojnė.


    7- Besimi i emituesit tė verbėrt ėshtė i kotė

    Pasiqė besimi nuk ėshtė i saktė vetėmse me argument, andaj ai i cili pason prindėrit e tij nė zemrat e tė cilėve nuk ėshtė Islami fe e vėrtet, dhe fetė tjera tė kota, nuk ėshtė besimtarė, andaj desha tė pėrmendi disa argumente tė besimit qė tė jenė pėrforcim pėr ata qė kan besuar, e tu forcohet besimi , ngase besimi forcohet dhe dobėsohet.

    Shtohet me shtimin e argumenteve dhe ripėrtrihet me pėrsėritjen e argumenteve nė zemėr.

    Thotė Allahu s.v.t:
    "E kur zbret ndonjė kaptinė, ka prej tyre qė thonė: “Cilit prej jush ia shtoi besimin?” Sa u pėrket atyre qė besuan, atyre u shohet besimi dhe gėzohen pėr tė. E sa u pėrket atyre qė kanė sėmundje ne zemrat e tyre, ajo (zbritja e kaptinės) ndytėsisė sė tyre u shton ndytėsi dhe ata vdesin si jobesimtarė} (Et-Tevbe 124-125).

    Gjithashtu tė jetė derė dhe rrugė qė i drejton nė besim ata tė cilėt nuk e kanė shijuar besimin.

    Njohja e tė Dėrguarit ėshtė hyrje nė besim

    -Besimi nė tė Dėrguarin [salallahu alejhi ve selem] ėshtė hyrje nė gjithė besimin, ngase i Dėrguari [salallahu alejhi ve selem]. ėshtė drejtues dhe lajmėrues pėr te Allahu, dhe predikues i rrugės sė tij.
    -Tė argumentuarit me logjikė tė udhėzon deri te bindja nė ekzistencėn e Allahut, fuqin dhe mėshirėn e Tij, dhe kėtu ndalet, pas kėsaj nuk ka mundėsi logjiika tė njohė atė qė e dėshiron Allahu nga krijesat, tė njohė urtėsinė nė krijimin e tyre dhe ē’farė do tė ndodhė pas vdekjes? Siē nuk ka mundėsi tė njohė xhennetin, xhehenemin, Melekėt, apo tė kupton fillimin e krijesave dhe mbarimin e tyre, vetėmse me ndėrmjetėsimin e tė Dėrguarve a.s.
    Andaj besimi nė tė Dėrguarin ėshtė derė dhe hyrje nė besim.




    8- Argumentet se Muhamedi i biri Abdullahit ėshtė i Dėrguar i Allahut[salallahu alejhi ve selem]


    Mrekullia mė e madhe qė i ėshtė dhėnė, ėshtė Kur’ani me tė cilin i Dėrguari i Allahut [salallahu alejhi ve selem] i ėshtė kundėrvyer kokėfortėve dhe pėrgėnjeshtruesve tė Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] dhe do tė mbetet mrekulli deri nė ditėn e kijametit.


    Mrekullit mbi natyrore tė panumėrta tė cilat i ndodhėn profetit[salallahu alejhi ve selem].


    Lajmėrimi i tij pėr popujt e kaluar pasiqė nuk ka ditur tė shkruaj e as tė lexoj e as qė ishte historian.


    Lajmėrimi i tij pėr ndodhit qė do tė ndodhin nė tė ardhmen dhe ndodhja e atyre ashtu siē ka lajmėruar
    .

    Biografia e personalitetit tė Muhamedit [salallahu alejhi ve selem] e cila dėshmon se i Dėrguari i Allahu [salallahu alejhi ve selem] ishte prej tė drejtėve, i sinqertė dhe ėshtė e pamundur qė ai tė gėnjejė apo tė predikoj pėrveq tė vėrtetės.

    Fuqia e fesė dhe legjislacionit me tė cilėn ka ardhur e ngritur mbi dituri dhe urtėsi e cila jep tė kuptojmė se ėshtė e pamundur tė burojė nga njė njeri qė nuk dinė shkrim e lexim.

    Cilėsimi i plotė i Allahut tė vėrtet, Krijuesit tė qiejve dhe tė tokės, e qė ėshtė e pamundur qė njeriu ta cilėson pėrveq nėse i vie shpallja.

    Lajmėrimi i Muhamedit s.a.u.s pėr shumė tė vėrteta qė ekzistojnė, nė bimėt, nė gjėra tė veqanta, nė qiej, nė tokė, nė njerėz dhe shtazė, e qė ishin tė panjohura nė kohėn e shpalljes, e pėr tė cilat nuk ka dituri njeriu, vetėm pasiqė ėshtė zhvilluar shkenca, janė zbuluar mjete precize dhe kanė kaluar me qindėra vite.

    Dėshmia e atyre qė kanė jetuar nė kohėn e tij, pėr sinqeritetin dhe besnikėrin e Tij.

    Dėshmitari i parė ėshtė Allahu qė dėshmon se Muhamedi i biri i Abdullahut ėshtė i Dėrguari i Tij[salallahu alejhi ve selem], dėshmija e Tij ishte me fjalėt e Tij qė i zbriti, dhe me veprat e mėdha qė e ndihmojė, siē ishte ndihma e Tij nė luftėn e Bedrit, madje ndihmėn e Tij ndaj pakicės sė vogėl tė besimtarėve e bėri dalluese nė mes tė vėrtetės dhe tė kotės.
    Thotė Allahu s.v.t:
    "Ju (jehudi) patėt njė pėrvojė tė madhe nė ato dy grupet qė u konfrontuat ndėrmjet vete. Njėri grup luftonte nė rrugėn e Allahut, e tjetri ishte pabesimtar, dhe me shikimin e syve tė tyre i shihnin se ishin dy herė mė shumė se besimtarėt. Po, Allahu me ndihmėn e vet pėrforcon atė qė do. Vėrtet, nė kėtė ėshtė njė pėrvojė e madhe pėr ata qė kanė mendje tė kthjelltė}. (Ali Imran 13)


    Gjithashtu dėshmia e Engjejve pėr tė cilėn ka lajmėruar Allahu s.v.t, qė e kanė ndihmuar nė beteja, e qė mosbesimtarėt i kanė parė me sytė e tyre, pastaj dėshmia e dijetarėve dhe e njerėzve mė tė mirė nė ēdo gjenerat, tė cilėt i ngrejnė duart e tyre drejt qiellit nė ēdo kohė.
    Poashtu dėshmia e dijetarėve Cifut dhe e tė Krishterėve tė cilėve u rrjedhnin lotėt kur u njoftuan me jetėn dhe sinqeritetin e tij, siē ėshtė edhe hyrja e tyre nė Islam nė ēdo shekull dhe gjenerat, prej kur ėshtė dėrguar Muhamedi [salallahu alejhi ve selem] deri nė ditėn e sotme.

    Nė kėto fjalė tė pėrgjithshme ka argumente tė veēanta, nėnshtrohet zemra kur tė pėrmenden, syri loton, ndėrsa gjuha dėshmon se nuk ka tė adhuruar pėrveē Allahut dhe Muhamedi ėshtė robė dhe i Dėrguari i Tij.

  9. #9
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Pse nuk i shkurton pakez qe ti lexojme?
    Mos me keqkupto por me mire te shkruash me shpesh e shkurte se keshtu , nuk besoj se i lexon kush kaq te gjata?
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Feja iIslame

    Fe tė zbuluara (zbulimit/dėftimit) konsiderohet feja hebraike dhe ajo e krishterė. Mirėpo, feja Islame mendoj se nuk mund tė konsiderohet si e tillė. Pėrse?
    Nė fenė hebraike dhe tė krishterė Zoti pėrgatit njeriun, madje edhe njė kohė tė gjatė, kur i zbulohet Ky vetė apo i dėfton diēka - dhe kur e bėn njė gjė tė tillė e bėn nė mėnyrė serioze dhe tė pakthyeshme. Dhe ky zbulim i Zotit ėshtė diēka qė kurrė nuk ėshtė njohur mė parė dhe as qė njeriu do tė kishte mundur ta njohė nė tė ardhmėn (pa ndėrhyrjen e Zotit).
    Pra, njė fe pėr tė qenė shpėtuese duhet medoemos tė jetė zbuluese/dėftuese ku Zoti ndėrhyn dhe sjell diēka qė e tejkalon mendjen dhe zemrėn e njeriut. Tė gjitha ato qė Kurani (feja Islame) mėsojnė mund tė kapen apo tė arrihen me intelekt/logjikė pa ndėrhyrjen e Zotit. Pra, herė do kur do, njeriu do tė arrinte deri te njohjet apo te kėto "tė fshehta" me angazhimin e trurit tė tij.
    Pėr mua njė Zot qė zbulon diēka qė mendja e njeriut mundet vet mė duket se i kundėrshton vetvetes. Zoti ndihmon atje ku njeriu nuk mundet - dhe kėtu shihet shpėtimi!
    Si rrjedhim i kėsaj feja Islame edhe nuk e njeh konceptin e shpėtimit siē e kanė fetė tjera (hebraizmi dhe krishtėrimi): falja e mėkateve. Ēdo njeri e ka pėrvojėn e mėkatit: diēka qė vet nuk mund ta heq. Risia nė fenė e krishterė ėshtė se Zoti ndėrhyri atje ku njeriu nuk mundi: falja e mėkatit. Njeriu ia kthej Zotit shpinėn, por Zoti nuk e la nė largim prej Tij, por ia zgjati vet dorėn dhe e pajtoi nėpėr Jezu Krishtin qė e dha jetėn pėr secilin qė beson nė Tė.
    IHS

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesėr
    Nga llokumi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Intervistė me Myftiun e Kosovės, Mr. Naim Tėrnava
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  3. Personalitete te medha te kombit shqiptar
    Nga DEN_Bossi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 17:23
  4. Islamizimi I Popullit Shqiptar
    Nga altin55 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 04:51
  5. Gjenocidi kundėr shqiptarėve
    Nga Fjala e drejte nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 16-03-2004, 07:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •