AKR-ja dhe LDD-ja në koalicion për zgjedhjet e 15 nëntorit
Dafina Xhemaj, Bota Sot
Pacolli dhe Daci nënshkruajnë marrëveshje
Aleanca Kosova e Re (AKR) dhe Lidhja Demokratike e Dardanisë (LDD), të hënën arritën marrëveshje politike për zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë vit. Marrëveshja parasheh partitë opozitare, AKR dhe LDD një bashkëpunimin të partive në 20 komuna të Kosovë.
Lideri i AKR-së, Bexhet Pacolli, tha se ka qenë ide e tij që moti që mos të formojnë parti regjionale, por të bashkuar që të punohet më shumë për të mirën e Kosovës.
“Ndoshta është një implementim i idesë time që të punojmë dhe të jemi unik mos të formojmë parti regjionale mos të ndahemi në regjione dhe jam jashtëzakonisht i kënaqur sot që me mikun tim me akademikun me njeriun, që e kam respektuar dhe e respektoj kam arritur të kam një marrëveshje politike. Dhe kjo marrëveshje besoj se këto dy parti që kanë qenë gjithmonë të bashkuara, këtë bashkim do ta forcoj edhe më tepër dhe ne të jemi edhe më të inkurajuar dhe të përgatitur të punojmë për ardhmëri për Kosovën për shtetin e Kosovës”, tha Pacolli.
Ai theksoi se kjo qeveri deri më tani në këto dy vite është marr me shtet bërjen dhe duke u mbështetur nga AKR fuqishëm. Por, lideri Pacolli ka theksuar se ka ardhur momenti kur duhet me ngrit zërin kundër qeverisë aty ku ajo fillon edhe të dështoj. Sipas tij dështimi i tyre që nuk ka program qeveritar. Kurse kryetari i LDD-së, Nexhat Daci tha se kjo marrëveshje po demonstron që këto dy parti po i përfarojnë programet e tyre. “Unë do të thosha që LDD-ja dhe AKR-ja, sot po demonstrojnë një kapacitet të ri po demonstrojnë që janë në gjendje me përafruar programet në vizionin që e kanë të njëjtë për të rritur kapacitetet qeverisëse të vendit për të demonstruar që në Kosovë ka subjekte politike që dinë dhe donë ta respektojnë kushtetutshmërinë. Me të respektuarin mikun tim Behgjetin jemi gjatë, shumë gjatë edhe para futjes në parlament në respektimin reciprok, në respektimin e vlerave që brenda vetes posedon njëri dhe tjetri”, tha Daci.
Marrëveshja
Marrëveshja parasheh, dhe 1) AKR-ja dhe LDD-ja në zgjedhjet lokale 2009 hynë në garë me lista të veçanta për këshilltar në Kuvendin Komunal. 2) Këto dy subjekte politike në zgjedhjet lokale 2009 dalin me kandidaturë të përbashkët për kryetar komune në këto komuna Prishtinë (AKR), Prizren (LDD), Gjakovë (AKR), Pejë (LDD), Viti (LDD), Mitrovicë (AKR), Vushtrri (LDD), Fushë Kosovë (AKR), Lipjan (AKR), Shtime (LDD), Kaçanik (AKR), Deçan (LDD), Istog (LDD), Klinë (LDD), Skenderaj (LDD), Novobërdë (AKR), Suharekë (LDD), Junik (LDD), Hani i Elezit (LDD) dhe Mamushë (AKR). 3) AKR-ja dhe LDD në fazën e balotazhit mbështesin kandidatin e AKR-së respektivisht LDD-së në këto komuna: Ferizaj, Kamenicë, Gjilan dhe Shtërpcë. 4) Fushata zgjedhore për kandidat për kryetar të komune (pika 2 e marrëveshjes) realizohet e përbashkët në përputhje me strategjinë e fushatës zgjedhore për kryetar komune. 5) Për implementimin e pikës 4 të marrëveshjes, partnerët krijojnë trup të përbashkët koordinues.
6) Rezultati i zgjedhjeve lokale të 15 nëntorit në komunat ku AKR-ja dhe LDD-ja marrin përgjegjësinë për qeverisje implementohen me ndarje të përgjegjësive në mënyrë të barabartë ndërmjet AKR-së dhe LDD-së.
Krijoni Kontakt