Gjykata e Ravenas vendosi masën e arrestit burg për të riun shqiptar dhe italianin të cilët akuzohen se morën peng 45 vjecarin. Te arrestuarit: Nuk eshte e vertete qe e kemi marrre peng.

RAVENA- Janë lënë në arrest me burg pengmarrësit e shqiptarit 45 vjecar, për lirimin e të cilit kërkuan shpërblim prej 50 mijë euro.

45- vjetari u mor peng të enjten e javës së kaluar dhe u mbajt i mbyllur në një kapanon në Porto Fuori, në hyrje të Ravenas.

Falë operacionit të policisë shqiptari u lirua brenda 24 orësh ndërsa u arrestuan pengmarrësit një shqiptar dhe një shtetas italian.

Gjykata e Ravenas vendosi masën e arrestit burg për Egert Kanaj, 29 vjec dhe italianin, Leonardo D'Alaimo 45 vjec. Të dy akuzohen për armëmbajtje pa leje.

Kanaj dhe D’Alaimo kanë mohuar se bëhej fjalë për një sekuestro. Sipas 29 vjecarit kishte qenë një keqkuptim. Sipas tyre bëhej fjalë për shumën prej 99 mijë eurosh që ia kishin dhënë atij për të blerë disa makina bujqësore. Kur ishte kthyer në Itali, 45 vjecari i ka dëshmuar se nuk i dispononte më lekët pasi i kishte luajtur në lojra fati.

Nga ana e tij pengu ka dëshmuar se pasi është rrëmbyer dhe është fshehur në kapanon është kërcënuar më parë me një gjarpër piton dhe më pas me një motosharrë, në këmbim të dëmshpërblimit.

Kishin qenë të afërmit e pengut të cilët pasi kishin marrë një telefonatë të ´fshehtë nga i afërmi i tyre kanë njoftuar policisë. Dosja po hetohet nga prokuroria e Bolonjës.
(s.g/BalkanWeb)