Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647

    Keqkuptimet e besės -Ardian Klosi

    Keqkuptimet e besės nga Ardian Klosi

    Tjerrja false e fjalės sė dhėnė si veēori e shqiptarėve pėrcaktoi edhe shfaqjen e ditės sė shtunė nė Teatrin Kombėtar, me titull "Doruntina" nga njė trupė e pėrzier aktorėsh kosovarė e amerikanė.
    Kuptohet lehtė se fjala shqipe besė ka njė veēanti: ajo bėn pjesė njėkohėsisht nė dy ēerdhe fjalėsh, nė ato qė lidhen me benė, betimin, pra fjalėn e lidhur ose fjalėn e dhėnė dhe me ato qė lidhen me tė besuarit, besimin etj. pra fenė apo kredon e njeriut.

    Me tė drejtė Ēabej vuri re se fjala besė nuk lidhej etimologjikisht me fjalėn bind, bindje, sikurse mendonte Gustav Meyeri (pra jo me foljen binden tė gjermanishtes, qė do tė thotė lidh) por me fjalėt greke: pitho, pistome dhe latine pėr besimin: foedus e fides (Studime etimologjike II).

    Njė veēanti tjetėr e besės ėshtė qė ajo hyri nė Kanunin tonė tė maleve si njė nej i veēantė. Pėrkufizimi i kuptimit tė parė tė besės sipas fjalorit tė 1954-s thotė: "afat sigurimi qė i jepte shtėpia e tė vrarit dorasit, e meshkujve tė familjes sė tij, me zotim qė brenda kėsaj kohe nuk kėrkonte gjak prej tyre". Ky pra ėshtė kuptimi kryesor i besės dhe me kėtė veēanti ajo hyri nė disa gjuhė ballkanike, kėshtu deri dhe nė turqishten ku do tė thotė "armėpushim midis dy individėsh ose palėsh".

    Nė pėrdorimin jashtėkanunor besa hyri si njė sinonim pėrforcues pėr "fjalė e dhėnė". Vetė karakteristika e saj dyfishe, pra qė kishte brenda edhe betimin edhe besimin, e krijonte natyrshėm kėtė pėrforcim: pra, jap fjalėn duke bėrė be mbi tė (plus brenda ngjyrimi qė besoj nė kėtė betim).
    Me sa duket kėtu luajtėn rol dy faktorė qė e nxirrnin tė dobėt "fjalėn, fjalėn e dhėnė". Nė shqipe fjala "fjalė" ėshtė disi e lehtė, fjalė njeriu thotė shumė, "fjalėt i merr era", "fjalėn e mirė e gurin nė trastė", shkurt, njė fjale tė thjeshtė nuk i zihej besė. Rastet e shumta tė pabesisė, thikat pas shpine, ndėrrimet e shpeshta tė kampeve, tė besimit, bindja ndaj mė tė fortit, i shtynė mesa duket shqiptarėt tė kėrkonin njėfarė rituali pėr t'i besuar fjalės sė dhėnė dhe ky ishte betimi mbi kėtė fjalė, dmth. besa.
    Nė gjuhė tė tjera ky pėrforcim nuk ekziston sepse mesa duket ka qenė i panevojshėm, kėshtu anglezi thotė "to give his word", gjermani "sein Wort geben", italiani "dare la parola" e kėshtu me radhė dhe kjo u mjafton.
    Kaq e mė shumė jo. Gjithė harlisjet e kohėve moderne pėr besėn si njė institucion besnikėrie karakteristik pėr shqiptarėt, pėr shqiptarėt si njerėz qė japin edhe jetėn pėr tė mbajtur fjalėn etj. etj. janė thjesht krijime tė fantazisė dhe nacionalizma.Kėtė na e vėrtetojnė edhe shprehje boshe si "shqiptari kur jep fjalėn ther djalėn", dmth. natyrisht qė nuk e bėn por vetėm e thotė, e po kėshtu ndodh me besėn.
    Ndryshon puna me besėn kanunore, fjala e dhėnė qė pėr njė kohė tė caktuar nuk ka me u derdhė gjak, kjo po ėshtė e rėndėsishme se ka tė bėjė me kokė njeriu, ky mund tė quhet institucion i veēantė pėr malet e Shqipėrisė. Por jo njė institucion nga ato me tė cilėt mund tė mburremi faqe botės. Kurse me besėn poetike vazhdojmė tė mburremi, pėr shembull qė kaq e fortė ėshtė kjo fjalė, saqė ajo e bėn tė vdekurin tė ngrihet nga varri vetėm e vetėm qė ta mbajė besėn, sikurse ndodhi nė rastin e Konstandin gjėmėmadhit qė u ngrit nga balta pėr ta sjellė nė shtėpi Doruntinėn. Krijohet pėrshtypja sikur vetėm shqiptarėt e kanė kėtė baladė, sepse vetėm ata e kanė besėn. Nė tė vėrtetė motivi i ngritjes sė vėllait ose burrit nga varri ėshtė i pėrhapur nė tė gjithė popujt e Ballkanit dhe mė tej. Ndryshojnė vetėm nuanca, kėshtu p.sh. nė variantin serb motiv kryesor ėshtė dashuria e motrės, kurse nė variantet shqiptare, greke e bullgare ėshtė dashuria e nėnės ajo qė e bėn vėllanė e vdekur tė ngrihet nga varri.
    Motivi i kalorėsit tė vdekur ėshtė p.sh. shumė i njohur edhe nė Gjermani si Balada e Lenorės, falė poetit Gottfried August Buerger, autorit tė "Baronit Mynhausen" dikur shumė popullor edhe te ne. Kudo, nė gjithė vendet ballkanike e europiane ku ėshtė endur motivi, ndoshta edhe mė tej, thelbi ėshtė qė duhet ēuar nė vend fjala e dhėnė.
    Tjerrja false e fjalės sė dhėnė si veēori e shqiptarėve pėrcaktoi edhe shfaqjen e ditės sė shtunė nė Teatrin Kombėtar, me titull "Doruntina" nga njė trupė e pėrzier aktorėsh kosovarė e amerikanė.

    Megjithė pėrpjekjen dhe lojėn e pakursyer tė aktorėve, pėrmbajtja e stėrnjohur dhe boshe e subjektit qė pėrmblidhet nė fjalinė "Konstandini i dha besėn nėnės se do t'ia sjellė gjithėqysh vajzėn e martuar larg dhe e bėri kėtė gjė edhe i vdekur" solli qė gjithė kohėn tė ripėrtypej ky pohim.
    Ai u kthye nė tė gjithė kollotumbat dhe kuajt e mundshėm, nė shqip dhe nė anglisht, me nga dy-tre Konstandinė dhe dy-tri Doruntina, ai ngriti nė kėmbė gjithė kabatė e Jugut tė Shqipėrisė dhe kur pa qė s'mjaftonin futi brenda njė kėrcim pule-disko dhe aerobi amerikane.

    Krejt vėrtitjet dhe huptirihupet e aktorėve rreth fjalės sė dhėnė, kulmuan nė fund te pohimet qė "besa ėshtė feja e shqiptarėve" dhe, pasi qė dy gratė - nėnė e bijė - mbyllėn sytė, bota do tė dėgjonte pėr kėtė vend ashtu siē kishte dashur Doruntina tė ndodhte.Tek shihja kėtė karusel me karroca bese dhe dėgjoja anglishten e kulluar tė aktorėve, mendoja, ah, kur vetė e paskemi kaq vėshtirė tė bėjmė teatėr, do tė kemi ndonjėherė fatin ta dėgjojmė kėtė gjuhė nė Teatrin tonė ndoshta me njė pjesė tė Shekspirit? Do dėshiroja t'i merrja besėn pėr kėtė punė ministrit tė ri tė Kulturės.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ☆Angie☆ : 14-09-2009 mė 19:15

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e klaus fisher
    Anėtarėsuar
    29-04-2008
    Vendndodhja
    aty ku mbaron hapesira
    Postime
    254
    Klosi...
    Por le ti kthehemi artikullit.
    Studiuesi ,pinjoll i Kloserve qe ne hapje mbyll pllaken e varrit ku don (apo mendon )te varrose shume gjera bashke .
    Pastaj me keqardhje per ne shqiptaret e hap paksa kete pllake qe te na tregoje ''kufomen ''qe eshte brenda .
    Hapja behet duke u fshehur pas Cabejit qe e lidh besen me fjalet greke Pitho (bind ) ,apo me fjalet latine foedus e fide ...Pra jep penelaten e pare qe ceshtja MUND te kete ...karakter fetar

    Harron Klosi lidhjen etimologjike bese-betim ne gjuhen shqipe ( ne greqisht : betim- orkos apo orkomosia - pra pa asnje lidhje me fjalen pitho)
    Edhe referenca ndaj lapidarit te beses ne Kanun behet me dinakerine e interpretimit ne fjalorin komunist te censuruar nga shoket e te jatit .
    Me nje fjale, besa eshte thjesht nje afat i dhene dhe ASGJE ME TEPER per Klosin .
    Vazhdimi i interpretimit klosian qelbet nga era e perdhosjes se cdo gjeje .
    ME SA DUKET fjala e dhene i rezulton e lehte dhe ia vesh me lehtesi shqiptareve .
    ''Rastet e shumta tė pabesisė, thikat pas shpine, ndėrrimet e shpeshta tė kampeve, tė besimit, bindja ndaj mė tė fortit, i shtynė mesa duket shqiptarėt tė kėrkonin njėfarė rituali pėr t'i besuar fjalės sė dhėnė dhe ky ishte betimi mbi kėtė fjalė, dmth. besa.
    Kėtė na e vėrtetojnė edhe shprehje boshe si "shqiptari kur jep fjalėn ther djalėn", dmth. natyrisht qė nuk e bėn por vetėm e thotė, e po kėshtu ndodh me besėn. ''
    Nuk besoj te nxjerrin kokluzione te tilla as studius me antishqiptare qe mund te gjenden !
    Konkluzioni i klosit eshte - Besa eshte thjesht nje atavizem i kote kanunor .
    Me ne fund ai thote ate kumt qe desheron te jape ,apo ate thike pabesie duke hedhur balte mbi esete ,hulumtimet ,veprat artistike apo historiko -shkencore .
    Me cinizmin e njeriut te vogel te tavolinave te shkrimit te gjitha keto i cileson si harlisje te koheve moderne ,thjesht krijime te fantazise apo nacionalizma per gjera te sternjohura dhe boshe .
    Kuptohet se ke sulmon edhe pse e fsheh kete me mospermendje te emrit te tyre .
    Une si shqiptar i trashe qe jam shtroj pyetjet :
    Perse i ben Klosi keto shkrime ?

    -Per ti pelqyer te huajve si shqiptar shares nga brenda ? (Qe me vone ata ti referohen atij-Ja keni share edhe ju gjerat me te cilat mburreni )

    -Apo qe te bjere ne sy ,te hyje ne histori si debatues per veprat e kadarese dhe per subjektet e veprave te tij ?
    Nese ka hallin e kesaj te dytes Klosi do te mbese ne histori .

    KLOSI MBETET NE HISTORI DHE SI PINJOLL I NJE FAMILJEJE QE KA LARE DUART ME GJAK SHQIPTARESH !!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga klaus fisher : 14-09-2009 mė 12:43

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Per mua A.klosit i shkon per shta shprehja , "cdel prej maces gjuan mije."Pra ai eshte nje gjuajtes i mire,i faforizuar nga reflekset e trasheguara prej te atit te tij.Secili prej tyre vret me armen e tij.Ato vetem shkaterrojne, i pari Ati, me ligjin e diktatures shkaterroi me qindra jete intelektualesh personalitete te fushave te ndryshme.I biri e ben te njejten gje me ane te pendes.U mor me Kadarene, u maor me Skenderbeun, e tashme dhe me nje nga simbolikat me karakteristike me me vlere,te shqipetareve , mekanizmin rreth te cilit rregullohej nje jete e tere per mijravjete.
    Nepermjet fjales "Bese " historikisht shqipetaret kane rregulluar mardheniet mes tyre. Fjala bese kishte marre kuptim te shenjte,qe barazohej me betimin " per Krisht ", "per ate Zot," etj. Kjo kishte linde si nje nevoje te mungeses se ligjit, mungeses se shtetit,por gjithsesi me kete kete garanci , me kete betim, ato kane krijuar mardheiet e tyre per mijra vjet.Vete fakti qe kjo fjale eshte koherente dhe ne ditet e soteme, ku ne natyren tone akoma vazhdojne qe shume mardhenie te bazohen ne dhenien e kesaj fjale, do te thote se ajo nuk i ka zhgenjyer shqipetaret.Pra ajo eshte nje themel i vlerave.Natyrisht qe fjala bese shpesh dhe eshte tradhetuar,ashtu si shume te tjere qe per shkaqe objektve dhe subjektive kane humbe dhe nderin, por por ajo se humbi kuptimin dhe funksionin e saj.Shqipetaret ishin historikisht nje popull me nje varferi te tejskajshme.E si mund te garantoje nje fukara nje i mjere, nje njeri ne nevoje.Si mund te garantoje dikush qe ska nje hipoteke?Keshtu qe shqpetaret ruanin pacenueshmerine e fjales" Bese"njelloj me nderin, pasi pa te dyja keto elelmente jeta behej e pa mundur. E pra te ironizosh dhe te godasesh themelin e vlerave kombetare ,kjo mund te behet vetem nga intelektuale qe nga koha e diktatures kane trasheguar ligesine.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Anesti_55 : 14-09-2009 mė 19:02

  4. #4
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Une jam larguar nga Shqiperia ne 1990.Klosin as nuk e diija se kush eshte,e aq me pak te atin ose gjyshin e tij.Per here te pare e kam pare Klosin ne televizionin ARTE ne nje emision te gjate per Shqiperine.Aty ishte me duket edhe Besnik Mustafaj dhe disa te tjere qe nuk i mbaj mend(behet fjale per mesin e viteve 90).E vetmja arsye qe e mbaj mend kete njeri eshte se gjate gjithe kohes nuk tha asgje te mire per Shqiperine ose shqiptaret.Dhe me beri shume pershtypje.Mepas me ka rene rasti te lexoj 'perlat' etij te cilat me kane lene te njejten shije te hidhur.Une nuke di se c'fare njeriu eshte ky individ se nuk e njoh,por me keto shkrimet e tij te krijon pershtypjen se eshte nje njeri shume arrogant.Ndoshta atij i duket vetja se eshte mbi te tjeret?Me siguri keshtu duhet te jete.Por jam kurioz te di se ne cilen kategori shqiptaresh ben pjese Klosi?Se sipas tij c'do gje shqiptare qenka e kote.Ky duhet te jete me origjine frenge,apo austriake?Apo greke?Apo eshte thjesh nje nga ata ish studentet qe talleshin me mesueset e tyre thjesh per faktin se e dinin qe nuk kishte se c'ti bente mesuesja e as drejtori i shkolles bashke?Ik ere Klos se nuk na the gje as kesaj rradhe.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga murik : 15-09-2009 mė 01:09

  5. #5
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899

    Marre nga Fsh 14-05-2008, 11:58

    Sadik Bejko - Libri 'Desidentėt E Rremė'


    Libri u dėrgua pėr Forumin Shqiptar nga Bedri Blloshmi. Stafi i Forumit nuk mban pėrgjegjėsi pėr materialet apo mendimet e shprehura nė kėtė libėr.

    DISIDENTĖT E RREMĖ Sadik Bejko
    Lėnda

    Hyrje
    Kreu I
    Fabrikimi i disidentėve tė rremė

    Kreu II
    Dy replika: Pėrgjigje pėr ēėshtjen Trebeshina
    Pėrgjigje Ardian Klosit.
    Dokumente tė reja

    Kreu III
    Tri tekste tė Kasėm Trebeshinės
    1. Promemorje e dyshuar pėr Enver Hoxhėn
    2. Stalinit, poemė Shėnim mbi poemėn
    3. Vrit ose do tė tė vrasin (Fragment nga N.Dragoi)


    Kreu IV
    Dokumente dhe letra
    Shteti dhe Trebeshina nė vitet ‘60 Letra e Trebeshinės, tetor 1963
    Letra e Zonjės Trebeshina
    Pėrgjigje tė H. Kroit dhe V. Sotiriadhit Letra, dhjetor 1963
    Trebeshina apelon Trebeshina i grabiti bibliotekėn A.Omarit
    Sigurimi dhe Trebeshina

    Kreu V
    Rrugaēėria shqiptare nė shėrbim tė diktaturės
    Ēėshtja “Janulla”.
    Dokumente Biografia e Janullės sipas arkivit

    Njė literaturė e turpshme
    Kallėzime dhe dėshmi

    Kreu VI
    Pėrndjekja nė letėrsi dhe nė arte

    Kreu VII
    Shembuj tė ēuditshėm
    Pse fshati ynė nuk u bė qytet (fragment tregimi)
    Shėnimi mbi kėtė tregim

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Mendime mbi veprėn Mekami
    Mekami (fragmente)

    Kreu VIII
    Pasthėnie Faksimile: Themeluesit e armės sė Sigurimit
    Faksimile: Gradimi kapiten i parė i Kasėm Trebeshinės nga Enver Hoxha, mars 1945
    Faksimile: Akuza tė K. Trebeshinės kundėr Mark Ndojės
    Faksimile: Valer Dyrzi akuzon Ardian Klosin pėr denoncim nė Sigurim
    Faksimile: Drejtoria e Sigurimit pėr Tiranėn vendos qė Ardian Klosi tė dalė si dėshmitar nė procesin politik tė shokėve tė tij
    Faksimile: Deponime tė Sokol Ngjelės mbi Ardian Klosin dhe Valer Dyrzin
    Faksimile: Kasėm Trebeshina, Letėr Enver Hoxhės nga Gramshi
    Faksimile: Letra tė Trebeshinės pėr KQ tė Partisė mė 1963
    Faksimile: Informacion i Vangjelo Sotiriadhit mbi Trebeshinėn mė 1963 (fragment)
    Faksimile: Janulla Rrapi denoncon nė hetuesi dy gra me kombėsi ruse
    Faksimile: Janulla si kallėzimtare nė hetuesi kundėr dy grave ruse
    Faksimile: Drejtoria e Sigurimit e Tiranės propozon internimin e Janulla Rrapit

  7. #7
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Hyrje
    Mė kishte bėrė pėrshtypje dhuna verbale dhe e shkruar nė shtyp, nė radio, nė intervista deri dhe e bisedave nė tavolina e njė shkrimtari, e njė njeriu tė vuajtur, e Kasėm Trebeshinės. Njė dhunė pėrherė nė rritje… Kjo mė bėri tė shqyrtoj mendimin tim pėr tė dhe tė kėrkoj se nga buron gjithė kjo urrejtje e pashuar te ky njeri. Mendimi i parė ėshtė se njė njeri qė ka vuajtur, domosdo ka dhe ngarkesa qė ia kanė vėnė mbi supe kohėt dhe padrejtėsitė. Por ky i pėrvuajtur nga komunizmi me agresivitetin e tij tė helmėt, kishte diēka qė e dallonte nga tė pėrndjekurit e tjerė tė sė njėjtės kohė. Kishte edhe maninė pėr t’u afishuar si hero, si disident i pakundėrshtueshėm, si njė shkrimtar qė prapė edhe nė kėto ditėt tona dikush ia do tė keqen, se po ia ha hakun... Kėto mė bėnė qė tė hetoj dhe tė hulumtoj mė tej nė historinė e tij. Tė lexoj librat e tij, tė shfletoj nė biografinė e tij, nė dosjet e arkivave. Dhe gjithēka tė re qė zbulova rreth tij mendova ta paraqes nė kėtė libėr.

    Nga njė botė e sė keqes, nga njė botė e vuajtjes, mund tė dalėsh jo domosdo si hero. Heronjtė ndonjėherė janė sajesa. Pėr tė mos thėnė se, pėr ne qė vijmė nga komunizmi, shpesh ata janė tė tillė: tė rremė. Figura e tė persekutuarit politik nga komunizmi nė kėto vite doli para nesh me dinjitetin e dėshmitarit, jo domosdo dhe me atė tė triumfatorit. Vuajtja dhe tė qenit kundėr nuk janė vlera tė pakundėrshtueshme. Pėr mė tepėr nė njė sistem si ai qė provuam mbi kurriz, sistem qė nuk e pranonte kundėrvėnien ballas. Ai sistem shkoi nė plumb dhe nė litar edhe njerėz qė nuk kishin ndėr mend t’i delnin kundėr. I ekzekutoi se dhunėn e kishte praktikė. Se kishte apoteozėn e dhunės. Se i dukej se nuk merrte frymė po tė mos pėrdorte dhunėn, ekzekutimin, varjen nė litar. Kėto ndėshkime kapitale, tė jashtėzakonshme pėr ēdo kohė, nė komunizėm ishin si gjimnastikė pėr regjimin. Ai sistem mund tė thuash se kishte frikė, po tė mos ishte i dhunshėm, deri dhe gjakatar. Nė kėtė kuptim, jo cilido qė ka vuajtur nė atė kohė, ka tė drejtėn tė na i tundė para syve viktimizimin e tij si shenjė heroizmi. Ndonjėherė vuajtjet e sė djeshmes sot kanė shėrbyer si truall pėr disidentė tė rremė, pėr idhuj tė remė. Dhe deri mė tani kjo ka ndodhur ndėr ne.

    Asgjė e re nėn kėtė diell. Kjo thėnie e Solomonit tė urtė na thotė se gjėrat mund tė pėrsėriten. Sidomos nė njė tokė si e jona. Njė tokė ku njerėzit nuk mendojnė thellė, njė tokė ku shpesh mungojnė vlerat dhe bindjet thelbėsore. Ata qė erdhėn si heronj nga Lufta e Dytė Botėrore (dhe shumė nga ata ishin vėrtet tė tillė) nė emėr tė kėtij heroizmi na u imponuan me tė drejta tė pakundėrshtueshme. Dhe kjo praktikė e heronjve qė kanė tė drejtė pėr gjithēka, e dimė se sa na kushtoi. E dimė dhe se kėta heronj me yll nė ballė dėshtuan nė paqe. Dėshtuan qė tė gjithė. Pėr fat tė keq, dėshtuan.

    Njė tjetėr urtėsi dhe vlerė duhet tė kėrkojmė pėr tė ndėrtuar tė ardhmen. Urtėsi dhe moral universal qė nuk mbahet nė heronj, po nė praktika qė u kanė rezistuar thellėsive tė kohėrave.Ndėr ne shoqėria dhe tė vėrtetat e saj ngrihen mbi mohimin dhe urrejtjen e atyre qė ishin nė fuqi pėrpara nesh. Ndėrtohet vallė progresi mbi urrejtjen dhe mohimin e atyre qė qenė nė krye mė pėrpara? Ai qė ka vuajtur nėn njė regjim tė urryer, a ėshtė domosdo hero nė kohėn qė vjen mė pas?

    Nė njė klimė si kjo e jona ku, qė tė identifikohesh me tė mirėn, duhet tė provosh se ke qenė kundra atij tė keqit tė djeshėm, nė njė kohė si e jona kur janė tronditur tė vėrtetat dhe bindjet thelbėsore, universale, ėshtė e lehtė tė fabrikosh njė idhull tė rremė.Kėshtu, ndodh qė heronjtė e remė qė prodhoi koha e komunizmit, kėmbehen me martirėt dhe me disidentėt e rremė tė sė sotmes. Dhe asgjė e re nė kėtė truall. Dosja mė poshtė do tė flasė pėr fabrikimin e njė disidenti tė tillė. Do tė sjellė fakte dhe dokumente mbi Kasėm Trebeshinėn.Dikush mund tė ulėrijė se ai ka vuajtur. Po ėshtė e vėrtetė: ka vuajtur dhe shumė. Por nga se? Vuajti se humbi nė luftėn brenda llojit, vuajti nga pėrplasja me sivėllezėrit e tij. Shumė nga ata qė i pėrkisnin hierarkisė sė komunizmit, kanė vuajtur nga pėrplasja e klaneve komuniste pėr pushtet e privilegje, jo nga se ishin mė pranė apo mė larg idealeve tė tyre komuniste. Jo se kishin ndonjė ideal a moral tė ndryshėm nga shokėt e tyre.Dhe tė tillė “heronj” kanė edhe njė anė tjetėr, qė na e kanė fshehur. E kanė fshehur heronjtė e rremė, ose ata qė u duheshin idhuj tė tillė. Tė ēmitizosh njė idhull nuk ėshtė keqdashje. Ėshtė pėrpjekja pėr ta kthyer atė nė pėrmasat reale, nė dinjitetin e tij tė zhveshur nga fabrikimet. Tė zhveshur dhe prej vuajtjes. Vuajtja nuk mund tė shėrbejė si alibi pėr ata qė dikur kanė bėrė krime. Pėr mė tepėr, kur shumica e atyre qė janė persekutuar me rrėnjė e me degė, qė u janė pushkatuar bijtė, vėllezėrit dhe tė afėrmit, vuajnė edhe sot. Po ai ėshtė shkrimtar, mund tė thotė ndokush. Ėshtė shkrimtar. Por vallė tė qenit shkrimtar i jep dikujt tė drejtėn e njė fuqie shkatėrrimtare, tė drejtėn e njė fuqie qė nuk pranon asgjė tjetėr veē vetvetes? Pastaj dhe fuqinė qė tė falsifikojė tė kaluarėn e tij apo tė drejtėn tė thotė gjėra tė paqena, tė urryera pėr ata qė i quan kundėrshtarėt e tij?Nė njė tokė ku bindjet dhe tė vėrtetat thelbėsore ndėrrojnė e pėrmbysen shpesh ėshtė e vėshtirė tė gjesh njė taban tė fortė si mbėshtetje pėr dinjitetin personal dhe atė kolektiv.Megjithatė diēka mund tė propozojmė. Besoj se virtytet e dashurisė, tė durimit dhe ato tė kundėrshtimit tė ēdo gjėje tė rreme nuk e kanė shterrur forcėn e tyre, pėr sot dhe pėr nesėr.Kur thuhet me ngulm se njė idhull duhet zhveshur prej fabrikimeve, njerėzit zihen bosh. Fillojnė mospranimet, kėrcitjet, reagimet. Bėhen pyetjet: pse t’i shkojmė tė vėrtetės gjer nė fund? Pse tė shtojmė konfliktimin etj, etj. Arsyet e njė reagimi tė tillė mund tė vijnė nga mosdija, ose nga qė dija pėr disa gjėra ėshtė fshehur me mjeshtėri apo ėshtė falsifikuar sa pėr t’u dukur si e vėrtetė.Zhurmuesit mė tė mėdhenj nė kėtė pikė janė ndėr ata qė kanė frikė se mos iu preket idhulli, tė cilin vetė e kanė krijuar. Mendja e tyre nuk punon qė tė dallojmė tė vėrtetėn nga jo e vėrteta. Ata dredhojnė, e devijojnė objektin gjetkė. Ngrenė barrikadėn: Trebeshina kėndej, shkrimtarėt e tjerė andej. Ky ka qenė i tillė dhe tė tjerėt tė kėtillė. Ky ėshtė martiri, tė tjerėt pa dallim e kanė viktimizuar atė.Objekti i kėtij libri ėshtė tjetėr: tė rindėrtojė portretin e ”disidentit”, tė tregojė se ē’pamje ka ky idhull i rremė, po ta zhveshėsh nga gjysmė tė vėrtetat e nga fabrikimet.Ka pasur raste flagrante, siē ėshtė ai i Dhora Lekės. Rehabilitimi moral dhe material i saj tė ngjan me njė lojė tė pastėr shėrbimesh.A mund tė ketė edhe raste tė tjera si ai i Dh. Lekės?Fakt ėshtė qė njerėzit e ish-shėrbimeve shqiptare dhe njė pjesė e intelegjencės sonė me prejardhje nga nomenklatura e lartė komuniste, dashur pa dashur, janė tė pėrfshira nė kėto tollovi. Ata, ndonėse kanė ditur gjithēka, kanė heshtur, ose janė bėrė pjesė e lojės kundėr vendit tė tyre. Pastaj kanė fabrikuar idhuj tė dyshimtė dhe i kanė pėrdorur ata si kamxhik kundėr tė tjerėve. A janė nė kėtė lojė dhe disa nga zelltarėt dhe trumbetuesit e Kasėm Trebeshinės? Ky libėr merr pėr sipėr tė informojė dhe tė japė njė sinjal pėr tė parandaluar fabrikimet e idhujve tė rremė nga radhėt e rrugaēėrisė, nga radhėt e spiunėve dhe tė sigurimsave, tė ndalė trillimin dhe falsifikimin, shndėrrimin e monstrave nė heronj. Pėr deformime tė tilla do tė na vinin nė turp tė gjithėve nga ata qė do te vijnė pas nesh. Kreu IFabrikim i disidentėve tė rremė 1. Shqipėria dhe kėrkesa e Europės pėr dėnimin e krimeve tė komunizmit Shqipėria dhe qytetėrimi i saj i sotėm nė ballafaqim me parimet mė themelore pėr njė demokraci e pėr njė qeverisje tė standardit europian ku mėton tė integrohet, pėr fat tė keq, vazhdon tė mbetet njė vend jo serioz. Ndonjė herė sinjalet dhe porositė qė lėshojnė drejt nesh kanceleritė europiane kėtu vijnė me vonesė si korrierėt nė provincat e largėta romake, ose vijnė aq tė pakuptuara sa zbatimi i tyre ngjan i pėrēudshėm e krejt grotesk. Mjafton tė pėrmendim njė nga kėrkesat e Europės pėr dėnimin e krimeve tė komunizmit. Kjo Shqipėrinė e ka zėnė gafil. Si gjithmonė edhe kėtė herė Shqipėria ėshtė e turbullt dhe nė mėdyshje. Si gjithmonė edhe kėtė herė ajo mbetet nė vendnumėro, mbetet e fundit nė zbatimin e orientimeve tė tilla europiane. Shqipėria, vendi ku diktatura ėshtė ushtruar mė ekstremisht se kudo tjetėr nė Europė, kėsaj herė ngec e nuk di tė bėjė asgjė. Jo vetėm kaq, kjo do tė ishte gjysma e sė keqes. Shqipėria, si nė shumė aspekte tė tjera tė shtetėsisė, tė demokratizimit e tė progresit, duke mos pasur nė sirtarin e saj asnjė strategji, asnjė pėrfytyrim se ku duhet shkuar e si duhet shkuar, nė vend qė tė shkojė pėrpara, bėn pas, i hap udhė kaosit dhe moskuptimit. Ajo vetėm bėlbėzon dhe luhatet. Mė sė shumti parimet themelore tė qytetėrimit tė sotėm ajo i artikulon vetėm si slogane pa asnjė pėmbajtje tė thellė pėrbrenda. Merr njė hap sot, pastaj shqepon njė tjetėr nesėr, se ajo nuk ka optika qė rrokin atė qė vjen, atė qė pritet. Shqipėria si atdheu a si shtėpia e varfanjakėve, mendon vetėm sot pėr sot. Njė kėrkesė tė tillė, si ajo pėr dėnimin e krimeve tė komunizmit, Shqipėria jo se nuk e njeh. Madje ajo djallėzisht e ka pėrdorur problemin e tė persekutuarve politikė, i ka shfrytėzuar ata sa pėr propagandė elektorale, pra, njė gjė kaq themelore e ka pranuar vetėm pėr demagogji. Duke mos menduar thellė, Shqipėria ngjan se nuk ka shpatulla pėr tė vėrteta tė mėdha. Ajo me parimet e mėdha, mė sė shumti mashtron veten dhe tė tjerėt nė nivel propagandistk, sipėrfaqėsor, dhe asgjė mė shumė. Shqipėria jo vetėm qė nuk ka predispozitėn serioze pėr tė kthyer kokėn pas, pėr tė pastruar veten nga helmet e komunizmit nė trupin e saj, por ajo ka bėrė njė lojė tė keqe me njė plagė kaq serioze, ajo ka nxjerrė gjuhėn e talljes ndaj njė problemi tė tillė. Pse njė cinizėm i tillė? Ndėr tė tjera, kjo vjen jo nga qė ajo nuk ka fuqi reale tė pėrballohet me njė gjė kaq themelore, por sepse njė pjesė nga ata qė sot drejtojnė kėtė vend, janė vetė tė pėrlyer dhe nuk e duan ballafaqimin me tė kaluarėn. Dhe ē’ka ndodhur? Nė Shqipėri janė shtuar pėrpjekjet pėr tė lancuar deri pėr t’i ngritur nė pushtet disa nga figurat mė tė dyshimta, figura tė lidhura me njėmijė fije me diktaturėn: udhėheqės, xhelatė, kriminelė nė Shqipėri kanė gjetur punė nė shtet, nė biznes, nė diplomaci, nė kulturė. Shqipėria ka qenė dheu i artė, ku vetėm me fjalė mund ta shash diktaturėn sa tė duash, por prodhimet e saj mė tė shpifura, mund t’i kesh nė krye tė vendit. Veē se nė politikė apo nė biznes, nė botėn e artit e tė letrave ndodh po e njėjta gjė: janė bėrė pėrpjekje pėr tė ngritur e glorifikuar personazhe tė dyshimtė. Shpesh kėta janė shpallur deri heronjtė e moralitetit dhe tė nderit suprem tė shoqėrisė shqiptare. Kjo rendje me kokėposhtė domosdo do tė shoqėrohej me hedhje tė baltės mbi vlerat e vėrteta, do tė shoqėrohej me fabrikime disidentėsh tė rremė, me lajka e lavdėrime pėr ish- spiunė tė shtetit komunist, shkurt, me ēoroditje totale tė sistemit tė vlerave.Kėto ditėt e fundit gazeta “PANORAM”A ka botuar nė shumė numra tė saj materiale sekrete tė Byrosė Politike. Shprazet aty gjithė turpi, gjithė mizerja e kupolės komuniste. Por botimi i kėtij arkivi u ndoq me vėmendje nga opinioni, jo vetėm sa pėr tė shuar kuriozitetin. U ndoq pėr atė qė mosnjohja e tė vėrtetave ka ndikuar thellė mbi tė sotmen. Po sjellim vetėm njė shembull. Tė bėnte pėrshtypje qė nė kėto dokumente pėrmendej emri i njė muzikanteje tė njohur, i Dhora Lekės. Emri i saj lidhet me problemin qė sapo e ngritėm, me fabrikimin e disidentėve tė rremė. Deri mė tani ne e njohim kėtė zonjė si njė disidente tė madhe. Ka njė fondacion me emrin e saj. Ka njė shkollė me emrin e saj. Ka nderime e ēmime tė mėdha pėr tė. Mundet dhe njė emėr rruge mban emrin e saj. Dhe tė gjitha kėto asaj ju dhanė qysh nė gjallje. Ndėrkaq, veē tė tjerash, ne lexojmė nė dokumentet e “Panoramės” se Dhora Leka na paska qenė njė denoncuese e shquar kundėr shkrimtarėve, artistėve, intelektualėve e politikanėve. Sidomos pas Konferencės sė Tiranės mė 1956. Me dhjetėra njerėz janė dėnuar nga kėto denoncime. Bedri Spahiu, ish-prokuror i pėrgjithshėm dhe ish-udhėheqės komunist i penduar, ka folur pėr kėtė denoncuese disa vite mė parė. Mirėpo kujtesa shqiptare ėshtė e shkurtėr. Kjo grua vazhdoi tė marrė nderime edhe pas kėsaj. Ky ėshtė vetėm njė shembull qė tregon se sa e nevojshme ka qenė hapja e dosjeve dhe arkivave tė fshehta, qė u kėrkua me kėmbėngulje shumė vite mė parė nga shkrimtarė dhe artistė tė njohur. Kjo hapje do t’i vinte stop, ēoroditjes, kaosit, do t’i thoshte stop pėrpjekjeve tė diktaturės sė rrėzuar, pėr t’u ringjallur nė fillim shpirtėrisht e pastaj realisht. Duke mos e respektuar kėtė kėrkesė, Shqipėria ngriti nė piedestal disa nga fundėrrinat e diktaturės.Nė njė analizė tė shkėlqyer, tė bėrė kohėt e fundit nė SHBA, zonja Madelene Ollbrajt e quante vazhdimėsi logjike faktin qė sot nė Rusinė e Putinit po ringjallet simpatia pėr Stalinin. Terrori stalinist bazohej mbi policinė e fshehtė, KGB-nė. Eshtė e logjikshme qė njė oficer i KGB-sė si Putini, tė sillte me vete nderimin pėr mjeshtrin e terrorit, Stalinin. Nė Shqipėri prej kohėsh shtypi ka vėnė nė dukje pėrpjekjet pėr ringjalljen e enverizmit. Ėshtė folur pėr nostalgjitė ndaj regjimit, pėr kujtimet me ngjyrė rozė tė anėtarėve tė nomenklaturės ose tė servilėve tė saj, pėr praninė skandaloze nė shtyp tė anėtarėve tė familjes Hoxha e tė familjeve tė tjera, qė e kanė shtypur kėtė popull. Mirėpo kjo nuk e ka ndaluar hovin e tyre. Mė keq akoma, janė sulmuar ata qė e kanė vėnė nė dukje kėtė fenomen. Nė kėtė shkrim do tė pėrqendrohemi pėr shtrirjen e fenomenit nė sferėn e kulturės, kryesisht tė letėrsisė. Pėr kėtė dukuri ka pasur shkrime tė shumta, emisione televizive, debate e polemika, shoqėruar kėto nga mendime kontradiktore. Por ende nuk ka njė mendim pak a shumė tė kristalizuar. Sė paku, pėr disa gjėra themelore. Kjo do tė ndihmonte jo vetėm pėr njė analizė shkencore e objektive, jo vetėm pėr njė vlerėsim konstruktiv tė letėrsisė shqipe, por mė gjerė: pėr hartimin e teksteve shkollore me nivel mė tė lartė. Pėr programet shkollore e universitare etj. Kėshtu do tė ndėrpritej sėmundja e kaosit, qė ka zėnė rrėnjė nė shkolla e po vazhdon pėr vite me radhė.2. Vlerat dhe antivlerat nė art dhe kulturėVlerėsimi objektiv i letėrsisė sė njė epoke ėshtė pjesė e historisė sė njė kombi. Kjo kėrkon njė vullnet e njė pėrgatitje serioze. Ka njė ligj universal: ēdo letėrsi e ēdo art vlerėsohet nga majat, nga kuotat mė tė larta tė tij. Askush nuk merret me shkrimtarėt e rėndomtė, me ata qė nė ēdo regjim janė tė destinuar tė harrohen. Nė kėtė pikė krijohet gjithmonė njė problem: cilat janė vlerat e cilat antivlerat? Ka njė pėrpjekje pėr seleksionim. Ēdo vend, sipas nivelit kulturor qė ka, e zgjidh kėtė problem.

  8. #8
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Sadik Bejko - Libri 'Desidentėt E Rremė' Libri u dėrgua pėr Forumin Shqiptar nga Bedri Blloshmi. Stafi i Forumit nuk mban pėrgjegjėsi pėr materialet apo mendimet e shprehura nė kėtė libėr.DISIDENTĖT E RREMĖ Sadik BejkoLėndaHyrjeKreu IFabrikimi i disidentėve tė rremė Kreu IIDy replika: Pėrgjigje pėr ēėshtjen Trebeshina Pėrgjigje Ardian Klosit. Dokumente tė reja Kreu IIITri tekste tė Kasėm Trebeshinės1. Promemorje e dyshuar pėr Enver Hoxhėn 2. Stalinit, poemė Shėnim mbi poemėn 3. Vrit ose do tė tė vrasin (Fragment nga N.Dragoi) Kreu IVDokumente dhe letraShteti dhe Trebeshina nė vitet ‘60 Letra e Trebeshinės, tetor 1963 Letra e Zonjės Trebeshina Pėrgjigje tė H. Kroit dhe V. Sotiriadhit Letra, dhjetor 1963 Trebeshina apelon Trebeshina i grabiti bibliotekėn A.Omarit Sigurimi dhe Trebeshina Kreu VRrugaēėria shqiptare nė shėrbim tė diktaturės Ēėshtja “Janulla”. Dokumente Biografia e Janullės sipas arkivit Njė literaturė e turpshme Kallėzime dhe dėshmi Kreu VIPėrndjekja nė letėrsi dhe nė arte Kreu VIIShembuj tė ēuditshėmPse fshati ynė nuk u bė qytet (fragment tregimi) Shėnimi mbi kėtė tregim Mendime mbi veprėn Mekami Mekami (fragmente) Kreu VIIIPasthėnie Faksimile: Themeluesit e armės sė SigurimitFaksimile: Gradimi kapiten i parė i Kasėm Trebeshinės nga Enver Hoxha, mars 1945Faksimile: Akuza tė K. Trebeshinės kundėr Mark NdojėsFaksimile: Valer Dyrzi akuzon Ardian Klosin pėr denoncim nė SigurimFaksimile: Drejtoria e Sigurimit pėr Tiranėn vendos qė Ardian Klosi tė dalė si dėshmitar nė procesin politik tė shokėve tė tijFaksimile: Deponime tė Sokol Ngjelės mbi Ardian Klosin dhe Valer DyrzinFaksimile: Kasėm Trebeshina, Letėr Enver Hoxhės nga GramshiFaksimile: Letra tė Trebeshinės pėr KQ tė Partisė mė 1963Faksimile: Informacion i Vangjelo Sotiriadhit mbi Trebeshinėn mė 1963 (fragment)Faksimile: Janulla Rrapi denoncon nė hetuesi dy gra me kombėsi ruseFaksimile: Janulla si kallėzimtare nė hetuesi kundėr dy grave ruseFaksimile: Drejtoria e Sigurimit e Tiranės propozon internimin e Janulla RrapitHyrjeMė kishte bėrė pėrshtypje dhuna verbale dhe e shkruar nė shtyp, nė radio, nė intervista deri dhe e bisedave nė tavolina e njė shkrimtari, e njė njeriu tė vuajtur, e Kasėm Trebeshinės. Njė dhunė pėrherė nė rritje… Kjo mė bėri tė shqyrtoj mendimin tim pėr tė dhe tė kėrkoj se nga buron gjithė kjo urrejtje e pashuar te ky njeri. Mendimi i parė ėshtė se njė njeri qė ka vuajtur, domosdo ka dhe ngarkesa qė ia kanė vėnė mbi supe kohėt dhe padrejtėsitė. Por ky i pėrvuajtur nga komunizmi me agresivitetin e tij tė helmėt, kishte diēka qė e dallonte nga tė pėrndjekurit e tjerė tė sė njėjtės kohė. Kishte edhe maninė pėr t’u afishuar si hero, si disident i pakundėrshtueshėm, si njė shkrimtar qė prapė edhe nė kėto ditėt tona dikush ia do tė keqen, se po ia ha hakun... Kėto mė bėnė qė tė hetoj dhe tė hulumtoj mė tej nė historinė e tij. Tė lexoj librat e tij, tė shfletoj nė biografinė e tij, nė dosjet e arkivave. Dhe gjithēka tė re qė zbulova rreth tij mendova ta paraqes nė kėtė libėr.Nga njė botė e sė keqes, nga njė botė e vuajtjes, mund tė dalėsh jo domosdo si hero. Heronjtė ndonjėherė janė sajesa. Pėr tė mos thėnė se, pėr ne qė vijmė nga komunizmi, shpesh ata janė tė tillė: tė rremė. Figura e tė persekutuarit politik nga komunizmi nė kėto vite doli para nesh me dinjitetin e dėshmitarit, jo domosdo dhe me atė tė triumfatorit. Vuajtja dhe tė qenit kundėr nuk janė vlera tė pakundėrshtueshme. Pėr mė tepėr nė njė sistem si ai qė provuam mbi kurriz, sistem qė nuk e pranonte kundėrvėnien ballas. Ai sistem shkoi nė plumb dhe nė litar edhe njerėz qė nuk kishin ndėr mend t’i delnin kundėr. I ekzekutoi se dhunėn e kishte praktikė. Se kishte apoteozėn e dhunės. Se i dukej se nuk merrte frymė po tė mos pėrdorte dhunėn, ekzekutimin, varjen nė litar. Kėto ndėshkime kapitale, tė jashtėzakonshme pėr ēdo kohė, nė komunizėm ishin si gjimnastikė pėr regjimin. Ai sistem mund tė thuash se kishte frikė, po tė mos ishte i dhunshėm, deri dhe gjakatar. Nė kėtė kuptim, jo cilido qė ka vuajtur nė atė kohė, ka tė drejtėn tė na i tundė para syve viktimizimin e tij si shenjė heroizmi. Ndonjėherė vuajtjet e sė djeshmes sot kanė shėrbyer si truall pėr disidentė tė rremė, pėr idhuj tė remė. Dhe deri mė tani kjo ka ndodhur ndėr ne.Asgjė e re nėn kėtė diell. Kjo thėnie e Solomonit tė urtė na thotė se gjėrat mund tė pėrsėriten. Sidomos nė njė tokė si e jona. Njė tokė ku njerėzit nuk mendojnė thellė, njė tokė ku shpesh mungojnė vlerat dhe bindjet thelbėsore. Ata qė erdhėn si heronj nga Lufta e Dytė Botėrore (dhe shumė nga ata ishin vėrtet tė tillė) nė emėr tė kėtij heroizmi na u imponuan me tė drejta tė pakundėrshtueshme. Dhe kjo praktikė e heronjve qė kanė tė drejtė pėr gjithēka, e dimė se sa na kushtoi. E dimė dhe se kėta heronj me yll nė ballė dėshtuan nė paqe. Dėshtuan qė tė gjithė. Pėr fat tė keq, dėshtuan.Njė tjetėr urtėsi dhe vlerė duhet tė kėrkojmė pėr tė ndėrtuar tė ardhmen. Urtėsi dhe moral universal qė nuk mbahet nė heronj, po nė praktika qė u kanė rezistuar thellėsive tė kohėrave.Ndėr ne shoqėria dhe tė vėrtetat e saj ngrihen mbi mohimin dhe urrejtjen e atyre qė ishin nė fuqi pėrpara nesh. Ndėrtohet vallė progresi mbi urrejtjen dhe mohimin e atyre qė qenė nė krye mė pėrpara? Ai qė ka vuajtur nėn njė regjim tė urryer, a ėshtė domosdo hero nė kohėn qė vjen mė pas? Nė njė klimė si kjo e jona ku, qė tė identifikohesh me tė mirėn, duhet tė provosh se ke qenė kundra atij tė keqit tė djeshėm, nė njė kohė si e jona kur janė tronditur tė vėrtetat dhe bindjet thelbėsore, universale, ėshtė e lehtė tė fabrikosh njė idhull tė rremė.Kėshtu, ndodh qė heronjtė e remė qė prodhoi koha e komunizmit, kėmbehen me martirėt dhe me disidentėt e rremė tė sė sotmes. Dhe asgjė e re nė kėtė truall. Dosja mė poshtė do tė flasė pėr fabrikimin e njė disidenti tė tillė. Do tė sjellė fakte dhe dokumente mbi Kasėm Trebeshinėn.Dikush mund tė ulėrijė se ai ka vuajtur. Po ėshtė e vėrtetė: ka vuajtur dhe shumė. Por nga se? Vuajti se humbi nė luftėn brenda llojit, vuajti nga pėrplasja me sivėllezėrit e tij. Shumė nga ata qė i pėrkisnin hierarkisė sė komunizmit, kanė vuajtur nga pėrplasja e klaneve komuniste pėr pushtet e privilegje, jo nga se ishin mė pranė apo mė larg idealeve tė tyre komuniste. Jo se kishin ndonjė ideal a moral tė ndryshėm nga shokėt e tyre.Dhe tė tillė “heronj” kanė edhe njė anė tjetėr, qė na e kanė fshehur. E kanė fshehur heronjtė e rremė, ose ata qė u duheshin idhuj tė tillė. Tė ēmitizosh njė idhull nuk ėshtė keqdashje. Ėshtė pėrpjekja pėr ta kthyer atė nė pėrmasat reale, nė dinjitetin e tij tė zhveshur nga fabrikimet. Tė zhveshur dhe prej vuajtjes. Vuajtja nuk mund tė shėrbejė si alibi pėr ata qė dikur kanė bėrė krime. Pėr mė tepėr, kur shumica e atyre qė janė persekutuar me rrėnjė e me degė, qė u janė pushkatuar bijtė, vėllezėrit dhe tė afėrmit, vuajnė edhe sot. Po ai ėshtė shkrimtar, mund tė thotė ndokush. Ėshtė shkrimtar. Por vallė tė qenit shkrimtar i jep dikujt tė drejtėn e njė fuqie shkatėrrimtare, tė drejtėn e njė fuqie qė nuk pranon asgjė tjetėr veē vetvetes? Pastaj dhe fuqinė qė tė falsifikojė tė kaluarėn e tij apo tė drejtėn tė thotė gjėra tė paqena, tė urryera pėr ata qė i quan kundėrshtarėt e tij?Nė njė tokė ku bindjet dhe tė vėrtetat thelbėsore ndėrrojnė e pėrmbysen shpesh ėshtė e vėshtirė tė gjesh njė taban tė fortė si mbėshtetje pėr dinjitetin personal dhe atė kolektiv.Megjithatė diēka mund tė propozojmė. Besoj se virtytet e dashurisė, tė durimit dhe ato tė kundėrshtimit tė ēdo gjėje tė rreme nuk e kanė shterrur forcėn e tyre, pėr sot dhe pėr nesėr.Kur thuhet me ngulm se njė idhull duhet zhveshur prej fabrikimeve, njerėzit zihen bosh. Fillojnė mospranimet, kėrcitjet, reagimet. Bėhen pyetjet: pse t’i shkojmė tė vėrtetės gjer nė fund? Pse tė shtojmė konfliktimin etj, etj. Arsyet e njė reagimi tė tillė mund tė vijnė nga mosdija, ose nga qė dija pėr disa gjėra ėshtė fshehur me mjeshtėri apo ėshtė falsifikuar sa pėr t’u dukur si e vėrtetė.Zhurmuesit mė tė mėdhenj nė kėtė pikė janė ndėr ata qė kanė frikė se mos iu preket idhulli, tė cilin vetė e kanė krijuar. Mendja e tyre nuk punon qė tė dallojmė tė vėrtetėn nga jo e vėrteta. Ata dredhojnė, e devijojnė objektin gjetkė. Ngrenė barrikadėn: Trebeshina kėndej, shkrimtarėt e tjerė andej. Ky ka qenė i tillė dhe tė tjerėt tė kėtillė. Ky ėshtė martiri, tė tjerėt pa dallim e kanė viktimizuar atė.Objekti i kėtij libri ėshtė tjetėr: tė rindėrtojė portretin e ”disidentit”, tė tregojė se ē’pamje ka ky idhull i rremė, po ta zhveshėsh nga gjysmė tė vėrtetat e nga fabrikimet.Ka pasur raste flagrante, siē ėshtė ai i Dhora Lekės. Rehabilitimi moral dhe material i saj tė ngjan me njė lojė tė pastėr shėrbimesh.A mund tė ketė edhe raste tė tjera si ai i Dh. Lekės?Fakt ėshtė qė njerėzit e ish-shėrbimeve shqiptare dhe njė pjesė e intelegjencės sonė me prejardhje nga nomenklatura e lartė komuniste, dashur pa dashur, janė tė pėrfshira nė kėto tollovi. Ata, ndonėse kanė ditur gjithēka, kanė heshtur, ose janė bėrė pjesė e lojės kundėr vendit tė tyre. Pastaj kanė fabrikuar idhuj tė dyshimtė dhe i kanė pėrdorur ata si kamxhik kundėr tė tjerėve. A janė nė kėtė lojė dhe disa nga zelltarėt dhe trumbetuesit e Kasėm Trebeshinės? Ky libėr merr pėr sipėr tė informojė dhe tė japė njė sinjal pėr tė parandaluar fabrikimet e idhujve tė rremė nga radhėt e rrugaēėrisė, nga radhėt e spiunėve dhe tė sigurimsave, tė ndalė trillimin dhe falsifikimin, shndėrrimin e monstrave nė heronj. Pėr deformime tė tilla do tė na vinin nė turp tė gjithėve nga ata qė do te vijnė pas nesh. Kreu IFabrikim i disidentėve tė rremė 1. Shqipėria dhe kėrkesa e Europės pėr dėnimin e krimeve tė komunizmit Shqipėria dhe qytetėrimi i saj i sotėm nė ballafaqim me parimet mė themelore pėr njė demokraci e pėr njė qeverisje tė standardit europian ku mėton tė integrohet, pėr fat tė keq, vazhdon tė mbetet njė vend jo serioz. Ndonjė herė sinjalet dhe porositė qė lėshojnė drejt nesh kanceleritė europiane kėtu vijnė me vonesė si korrierėt nė provincat e largėta romake, ose vijnė aq tė pakuptuara sa zbatimi i tyre ngjan i pėrēudshėm e krejt grotesk. Mjafton tė pėrmendim njė nga kėrkesat e Europės pėr dėnimin e krimeve tė komunizmit. Kjo Shqipėrinė e ka zėnė gafil. Si gjithmonė edhe kėtė herė Shqipėria ėshtė e turbullt dhe nė mėdyshje. Si gjithmonė edhe kėtė herė ajo mbetet nė vendnumėro, mbetet e fundit nė zbatimin e orientimeve tė tilla europiane. Shqipėria, vendi ku diktatura ėshtė ushtruar mė ekstremisht se kudo tjetėr nė Europė, kėsaj herė ngec e nuk di tė bėjė asgjė. Jo vetėm kaq, kjo do tė ishte gjysma e sė keqes. Shqipėria, si nė shumė aspekte tė tjera tė shtetėsisė, tė demokratizimit e tė progresit, duke mos pasur nė sirtarin e saj asnjė strategji, asnjė pėrfytyrim se ku duhet shkuar e si duhet shkuar, nė vend qė tė shkojė pėrpara, bėn pas, i hap udhė kaosit dhe moskuptimit. Ajo vetėm bėlbėzon dhe luhatet. Mė sė shumti parimet themelore tė qytetėrimit tė sotėm ajo i artikulon vetėm si slogane pa asnjė pėmbajtje tė thellė pėrbrenda. Merr njė hap sot, pastaj shqepon njė tjetėr nesėr, se ajo nuk ka optika qė rrokin atė qė vjen, atė qė pritet. Shqipėria si atdheu a si shtėpia e varfanjakėve, mendon vetėm sot pėr sot. Njė kėrkesė tė tillė, si ajo pėr dėnimin e krimeve tė komunizmit, Shqipėria jo se nuk e njeh. Madje ajo djallėzisht e ka pėrdorur problemin e tė persekutuarve politikė, i ka shfrytėzuar ata sa pėr propagandė elektorale, pra, njė gjė kaq themelore e ka pranuar vetėm pėr demagogji. Duke mos menduar thellė, Shqipėria ngjan se nuk ka shpatulla pėr tė vėrteta tė mėdha. Ajo me parimet e mėdha, mė sė shumti mashtron veten dhe tė tjerėt nė nivel propagandistk, sipėrfaqėsor, dhe asgjė mė shumė. Shqipėria jo vetėm qė nuk ka predispozitėn serioze pėr tė kthyer kokėn pas, pėr tė pastruar veten nga helmet e komunizmit nė trupin e saj, por ajo ka bėrė njė lojė tė keqe me njė plagė kaq serioze, ajo ka nxjerrė gjuhėn e talljes ndaj njė problemi tė tillė. Pse njė cinizėm i tillė? Ndėr tė tjera, kjo vjen jo nga qė ajo nuk ka fuqi reale tė pėrballohet me njė gjė kaq themelore, por sepse njė pjesė nga ata qė sot drejtojnė kėtė vend, janė vetė tė pėrlyer dhe nuk e duan ballafaqimin me tė kaluarėn. Dhe ē’ka ndodhur? Nė Shqipėri janė shtuar pėrpjekjet pėr tė lancuar deri pėr t’i ngritur nė pushtet disa nga figurat mė tė dyshimta, figura tė lidhura me njėmijė fije me diktaturėn: udhėheqės, xhelatė, kriminelė nė Shqipėri kanė gjetur punė nė shtet, nė biznes, nė diplomaci, nė kulturė. Shqipėria ka qenė dheu i artė, ku vetėm me fjalė mund ta shash diktaturėn sa tė duash, por prodhimet e saj mė tė shpifura, mund t’i kesh nė krye tė vendit. Veē se nė politikė apo nė biznes, nė botėn e artit e tė letrave ndodh po e njėjta gjė: janė bėrė pėrpjekje pėr tė ngritur e glorifikuar personazhe tė dyshimtė. Shpesh kėta janė shpallur deri heronjtė e moralitetit dhe tė nderit suprem tė shoqėrisė shqiptare. Kjo rendje me kokėposhtė domosdo do tė shoqėrohej me hedhje tė baltės mbi vlerat e vėrteta, do tė shoqėrohej me fabrikime disidentėsh tė rremė, me lajka e lavdėrime pėr ish- spiunė tė shtetit komunist, shkurt, me ēoroditje totale tė sistemit tė vlerave.Kėto ditėt e fundit gazeta “PANORAM”A ka botuar nė shumė numra tė saj materiale sekrete tė Byrosė Politike. Shprazet aty gjithė turpi, gjithė mizerja e kupolės komuniste. Por botimi i kėtij arkivi u ndoq me vėmendje nga opinioni, jo vetėm sa pėr tė shuar kuriozitetin. U ndoq pėr atė qė mosnjohja e tė vėrtetave ka ndikuar thellė mbi tė sotmen. Po sjellim vetėm njė shembull. Tė bėnte pėrshtypje qė nė kėto dokumente pėrmendej emri i njė muzikanteje tė njohur, i Dhora Lekės. Emri i saj lidhet me problemin qė sapo e ngritėm, me fabrikimin e disidentėve tė rremė. Deri mė tani ne e njohim kėtė zonjė si njė disidente tė madhe. Ka njė fondacion me emrin e saj. Ka njė shkollė me emrin e saj. Ka nderime e ēmime tė mėdha pėr tė. Mundet dhe njė emėr rruge mban emrin e saj. Dhe tė gjitha kėto asaj ju dhanė qysh nė gjallje. Ndėrkaq, veē tė tjerash, ne lexojmė nė dokumentet e “Panoramės” se Dhora Leka na paska qenė njė denoncuese e shquar kundėr shkrimtarėve, artistėve, intelektualėve e politikanėve. Sidomos pas Konferencės sė Tiranės mė 1956. Me dhjetėra njerėz janė dėnuar nga kėto denoncime. Bedri Spahiu, ish-prokuror i pėrgjithshėm dhe ish-udhėheqės komunist i penduar, ka folur pėr kėtė denoncuese disa vite mė parė. Mirėpo kujtesa shqiptare ėshtė e shkurtėr. Kjo grua vazhdoi tė marrė nderime edhe pas kėsaj. Ky ėshtė vetėm njė shembull qė tregon se sa e nevojshme ka qenė hapja e dosjeve dhe arkivave tė fshehta, qė u kėrkua me kėmbėngulje shumė vite mė parė nga shkrimtarė dhe artistė tė njohur. Kjo hapje do t’i vinte stop, ēoroditjes, kaosit, do t’i thoshte stop pėrpjekjeve tė diktaturės sė rrėzuar, pėr t’u ringjallur nė fillim shpirtėrisht e pastaj realisht. Duke mos e respektuar kėtė kėrkesė, Shqipėria ngriti nė piedestal disa nga fundėrrinat e diktaturės.Nė njė analizė tė shkėlqyer, tė bėrė kohėt e fundit nė SHBA, zonja Madelene Ollbrajt e quante vazhdimėsi logjike faktin qė sot nė Rusinė e Putinit po ringjallet simpatia pėr Stalinin. Terrori stalinist bazohej mbi policinė e fshehtė, KGB-nė. Eshtė e logjikshme qė njė oficer i KGB-sė si Putini, tė sillte me vete nderimin pėr mjeshtrin e terrorit, Stalinin. Nė Shqipėri prej kohėsh shtypi ka vėnė nė dukje pėrpjekjet pėr ringjalljen e enverizmit. Ėshtė folur pėr nostalgjitė ndaj regjimit, pėr kujtimet me ngjyrė rozė tė anėtarėve tė nomenklaturės ose tė servilėve tė saj, pėr praninė skandaloze nė shtyp tė anėtarėve tė familjes Hoxha e tė familjeve tė tjera, qė e kanė shtypur kėtė popull. Mirėpo kjo nuk e ka ndaluar hovin e tyre. Mė keq akoma, janė sulmuar ata qė e kanė vėnė nė dukje kėtė fenomen. Nė kėtė shkrim do tė pėrqendrohemi pėr shtrirjen e fenomenit nė sferėn e kulturės, kryesisht tė letėrsisė. Pėr kėtė dukuri ka pasur shkrime tė shumta, emisione televizive, debate e polemika, shoqėruar kėto nga mendime kontradiktore. Por ende nuk ka njė mendim pak a shumė tė kristalizuar. Sė paku, pėr disa gjėra themelore. Kjo do tė ndihmonte jo vetėm pėr njė analizė shkencore e objektive, jo vetėm pėr njė vlerėsim konstruktiv tė letėrsisė shqipe, por mė gjerė: pėr hartimin e teksteve shkollore me nivel mė tė lartė. Pėr programet shkollore e universitare etj. Kėshtu do tė ndėrpritej sėmundja e kaosit, qė ka zėnė rrėnjė nė shkolla e po vazhdon pėr vite me radhė.2. Vlerat dhe antivlerat nė art dhe kulturėVlerėsimi objektiv i letėrsisė sė njė epoke ėshtė pjesė e historisė sė njė kombi. Kjo kėrkon njė vullnet e njė pėrgatitje serioze. Ka njė ligj universal: ēdo letėrsi e ēdo art vlerėsohet nga majat, nga kuotat mė tė larta tė tij. Askush nuk merret me shkrimtarėt e rėndomtė, me ata qė nė ēdo regjim janė tė destinuar tė harrohen. Nė kėtė pikė krijohet gjithmonė njė problem: cilat janė vlerat e cilat antivlerat? Ka njė pėrpjekje pėr seleksionim. Ēdo vend, sipas nivelit kulturor qė ka, e zgjidh kėtė problem. Nė vende me tranzicion si i yni, problemi ndėrlikohet. Vetė kalimi nga njė epokė nė tjetrėn, nga robėria nė liri, e sjell ndėrlikimin. Pėrveē faktorit tė vlerave, qė ėshtė themelor nė ēdo letėrsi, njė faktor tjetėr pėrzihet: ai i moralitetit. Kjo ėshtė e njohur. Janė shfaqur dy mendime: Njėri qė njeh vetėm faktorin vlerė dhe nuk ēan kokėn pėr qėndrimet morale e politike tė shkrimtarit. Tjetri, qė i merr parasysh tė dyja. Mendimi ynė ėshtė me kėtė tė fundit. Mirėpo orientimi nuk ėshtė i lehtė. Ka shumė spekullime. Njė shkrimtar qė ka vuajtur nga regjimi, natyrisht, me tė drejtė kėrkon qė t’i njihet kjo. Por nuk mundet vetėm nga mundimet, sado tė mėdha qofshin, tė pėrcaktohet vendi i tij nė letėrsi, se, nė radhė tė parė, shkrimtarėt vlerėsohen nga vlerat e mirėfillta letrare. Vlera morale e favorizon, pa asnjė dyshim. Ndėr dy shkrimtarė, me vlera artistike tė afėrta, natyrisht, ai qė ka vuajtur nga regjimi, vetvetiu ėshtė mė i vlerėsuar dhe kjo ėshtė absolutisht e drejtė. Problemi tek ne lind kur kalohet nė skajin tjetėr: pėrpjekja qė, pėr shkak tė biografisė, shkrimtari tė zejė pa tė drejtė njė vend, vend qė vlera e veprės nuk ia siguron dot. E vėrteta ėshtė se tek ne, nė shumicėn e rasteve, shkrimtarėt e artistėt nuk janė dhėnė pas njė spekullimi tė tillė. Kėshtu, pėr shembull, i ndjeri Pjeter Arbnori, ndonėse me njė vuajtje gati legjendare, e ruajti modestinė si shkrimtar, pa kėrkuar qė, pėr shkak tė biografisė tė ngrihet mbi tė tjerėt. E raste tė tilla ka plot, si Visar Zhiti, Edi Hila, Sherif Merdani, Frederik Rreshpja etj. Pa pėrmendur kėtu dėshmitarin e madh At Zef Pllumbin dhe veprėn e tij monumentale “Rrno vetėm pėr me tregue”. Problem krijojnė disa shkrimtarė tė tjerė, qė janė pėrpjekur e vazhdojnė tė pėrpiqen me tė gjitha mėnyrat e tė gjitha spekulimet pėr tė zenė atė vend qė arti i tyre nuk ua jep. Jo vetėm kaq. Kėta bėjnė zhurmė tė tepėruar pėr vuajtjet e tyre, sajojnė mite e gjėra tė paqena. Me fjalė tė tjera, jo vetėm qė shpesh mashtrojnė e spekulojnė me vetėviktimizimin, por janė jashtėzakonisht agresivė ndaj tė tjerėve: shpifin kundėr tė tjerėve, kėrkojnė t’i rrėzojnė ata me ēdo kusht. Tek kėta hyjnė disa nga “disidentėt e rremė”, pėr tė cilėt kanė folur nė shkrimet e tyre Mehmet Kraja, Ardian Ndreca, Rushen Alimerko, Arben Kallamata, Skėnder Gjoni etj. Duke qenė marrė me njėrin nga shembujt, atė tė Kasėm Trebeshinės, ne do tė pėrqendrohemi te ky shkrimtar, pėr tė trajtuar mė gjerėsisht fenomenin. 3. Histori me disidentė tė rremėMenjėherė pas rėnies sė komunizmit mė 1992, u shfaq edhe emri i Kasėm Trebeshinės si “shkrimtar dhe disident i jashtėzakonshėm”. U bėnė tė gjitha pėrpjekjet pėr ta paraqitur atė si tė tillė, por, pėr njė ēudi tė madhe, zhurma pėr kultivimin e kėtij miti hasi gati nė shpėrfilljen e plotė tė lexuesit dhe opinionit publik shqiptar. Cili ishte shkaku? Vetė autori Kasėm Trebeshina si edhe mbėshtetėsit e tij ngulnin kėmbė me shumė britma e rrahje gjoksi, se ky shkrimtar e disident i paparė luftohej ende prej shtetit komunist. Meqenėse shteti komunist ishte rrėzuar, kjo tezė nuk ishte fort e besueshme. Por kėmbėngulja vazhdonte. Flitej pėr 150 vepra tė tij, ose mė mirė pėr kryevepra, pėr rreth 70 romane e 40 drama etj,etj, qė do ta mahnisnin publikun shqiptar dhe atė botėror.Paralelisht me kėtė zhurmė, vazhdonte legjenda e pengesės. Ky shkrimtar ende po pengohej! Nga kush? Kjo nuk kuptohej! Mė nė fund, autori vetė e gjeti ēelėsin e enigmės. K.Trebeshina pengohej nga I.Kadareja! Sipas Trebeshinės, megjithėse diktatori i parė i Shqipėrisė, Enver Hoxha, kishte vdekur, kishte mbetur gjallė diktatori tjetėr, I. Kadareja. Sipas tij, kėta dy diktatorė e kishin sunduar sė bashku Shqipėrinė, bile diktatori I.Kadare ishte edhe mė i keq se diktatori E.Hoxha. Me kėto pėrralla njerėzit qė sigurisht do tė qeshnin. Dhe ata qeshėn vėrtet. Ndėrkaq K.Trebeshina botoi rreth 15 vepra, qė, pas njė shuarjeje tė kuriozitetit prej bujės sė krijuar nė media e nė shtyp prej adhuruesve tė tij, ato u pasuan nga mospėrfillja dhe indiferenca absolute. Si duket orkestruesit e bujės mediatike u ndodhėn para njė bumerangu. U ra mbi kokė heshtja, jo lavdia, ajo qė pritej. Heshtje dhe shurdhėri brenda dhe jashtė vendit. Por Trebeshina prapė ankohej se ishte pėrsėri I.Kadareja qė ia organizonte kėtė indiferencė. Shpjegimi i asaj qė dukej si enigmė, shpėrfillja e publikut pėr kėtė shkrimtar, gjendet pikėrisht te kėto 15 vepra tė botuara. Ato jo vetėm s’kishin ndonjė gjė pėr t’u dalluar, por ishin vepra fare tė rėndomta, tė ngjashme me ato tė letėrsisė shqipe tė realizmit socialist, e disa herė tė letėrsisė sovjetike, po tė realizmit socialist. Ishin vepra me partizanė e gjermanė, me shqiptarė e turq, me histori folklorike e me ndonjė imitim gjoja modernist nė formė. Meqenėse nuk po linte dot mbresė me veprėn letrare, K. Trebeshina e hodhi gjithė shpresėn tek disidenca. Ai u vetėshpall si i tillė e, fill pas kėsaj, u shpall prej mbėshtetėsve tė tij si i vetmi disident i jashtėzakonshėm i Shqipėrisė, madje i gjithė ish- kampit socialist. Tre ēereku i lavdisė sė disidencės sė tij, i kushtohet njė “Promemorjeje”, qė ai ia paska dėrguar Enver Hoxhės nė 1953(!). Nė kėtė promemorje ai nuk paska lėnė gjė pa i thėnė diktatorit shqiptar: qė ti sillesh si monarku Luigji XIV, qė ti me shokėt e tu do ta mbytni Shqipėrinė nė gjak etj,etj. Kjo “promemorje” u botua me 1992 dhe i la tė habitur krejt njerėzit. Si gjithmonė u gjendėn njerėz naivė ose edhe jo naivė , qė e besuan. Tė tjerėt prapė qeshėn dhe e quajtėn thjesht njė mashtrim. Analizėn mbi ēėshtjen e “promemorjes” do ta bėjmė mė pas. Pas kėtyre rropatjeve, K.Trebeshina ra po nė harresė. Mendimet pėr tė mbetėn prapė tė ndara. Ndjekėsit e tij, me nė krye tė kushėririn, Ardian Klosin, vazhdonin ta ngrinin nė qiell, duke mos i kursyer asnjė lavdėrim, qoftė pėr veprėn, qoftė pėr “promemorjen” e tij. Kėto lavdėrime shoqėroheshin gjithmonė me zemėrim tė madh kundėr Kadaresė, penguesit tė tij. Ky i fundit ėshtė shprehur dy herė fare shkurt dhe pa ndonjė respekt pėr K.Trebeshinėn. Njė herė e ka pėrmendur si pseudodisident tė ēuditshėm (qė sulmon kolegėt e vet nga pozita staliniste). Herėn e dytė si oficer tė Sigurimit. Tė tjerė si Arben Kallamata, Ardian Ndreca, Dr.Skėnder Gjoni etj kanė mbajtur jo vetėm qėndrim mosbesues, por edhe mjaft kritik ndaj Trebeshinės, si shkrimtar dhe si njeri. Midis kėtyre dy qėndrimeve tė kundėrta, ishte dhe mbetet indiferenca e lexuesit. Publicisti A.Kallamata, nė njė shkrim tė tij bėnte pyetjen: kundėr kujt ankohet K.Trebeshina? Pėrgjigja ishte: kundėr lexuesit shqiptar qė nuk e lexon!4. Na ishte s’na ishte njė promemorjeĒėshtja e Kasėm Trebeshinės shfaqet e rishfaqet nė mėnyrė ciklike. Kėshtu ndodhi nė vjeshtėn e vitit 2006, kur kundėr Kadaresė dhe familjes sė tij u organizua njė nga fushatat mė tė pamoralshme nė historinė e kulturės shqiptare. Pikėrisht nė ditėt kur kjo fushatė, qė indinjoi pjesėn mė tė madhe tė publikut shqiptar, ishte nė kulmin e saj, K. Trebeshina, mė aktiv se kurrė, filloi tė dalė nė shtypin dhe nė ekranet e TV-ve nė Shqipėri e nė Kosovė, pėr tė hedhur edhe ai baltėn e vet kundėr Kadaresė. Ky qėndrim meskin kundėr njė kolegu do tė ngjallte padyshim reagime tė ashpra. Dhe ato nuk vonuan. Bomba fatale kundėr Trebeshinės ishte botimi i listės sė themeluesve tė fshehtė tė Sigurimit shqiptar mė 1943. Lista tregonte se Kasėm Trebeshina jo vetėm kishte qenė njė oficer i Sigurimit, siē ishte folur prej kohėsh, por ai kishte qenė themeluesi tij. Ai bėnte pjesė nė stafin e ngushtė tė famėkeqit Koci Xoxe, krimet e tė cilit kishin marrė dhenė. Nė atė kohė, Sigurimi, i cili drejtohej mė shumė nga jugosllavėt se sa nga komunistėt shqiptarė, ishte zyrtarisht mbi partinė. Ai bėnte ē’tė donte pa pyetur askėnd. Kasėm Trebeshina, i reklamuar si “disidenti numėr njė” i letėrsisė shqipe, kishte qenė pjesėmarrės aktiv nė kėtė organ shtypės, duke u pėrlyer, siē do ta shohim mė poshtė, nė krimet e tij. (Shih dhe faksimilet nė vijim)Njė shkrim i gjatė, i ashpėr e tepėr tronditės u botua nė shtyp dhe u pėrhap gjerėsisht nė internet nga Skėnder Gjoni, pas emrit tė tė cilit ėshtė, me sa duket, njė mjek i vjetėr. Nga tė dhėnat e shkrimit kuptohet se njeriu kishte dijeni tė thella mbi tė kaluarėn jo vetėm tė Trebeshinės, por edhe tė zyrtarėve tė tjerė tė Sigurimit, qė, siē del, bėnin vizita mjekėsore tek ai. Kėshtu ai tregon bisedat me njė tjetėr themelues tė Sigurimit, Thoma Karamello, njė personazh i harruar prej kohėsh, por qė nė atė kohė, ashtu si Trebeshina, ishte hetues. Komentet e Thoma Karamellos pėr egėrsinė e kolegut tė vet, kapiten Trebeshinės, janė ngjethėse. Nė shtyp ėshtė shkruar pėr shkrimtarin Sotir Andoni, i arrestuar fill pas luftės dhe i marrė nė pyetje ditė dhe net prej Trebeshinės. Kjo pjesė e errėt e biografisė sė “disidentit”, do tė vinte nė dyshim gjithė versionin e reklamuar tė heroizmave tė tij. Do tė kujtoheshin periudha qė ai nuk i pėrmendte, si dy vjetėt e shėrbimit nė Beograd, etj. Por dyshimi kryesor do tė binte mbi “Promemorjen” e tij, atė pėr tė cilėn ai mburrej dhe mbi tė cilėn ishte ngritur legjenda e tij. Asnjė arkiv nuk vėrtetonte vėrtetėsinė e kėsaj “promemorjeje”. Nė asnjė dokument tjetėr hetimor, apo vendim gjyqi, ose kritikė kundėr Trebeshinės, nuk pėrmendet kjo “promemorje “ si faj i kėtij shkrimtari. Njė analizė logjike e saj tė ēonte nė pėrfundimin se ajo ishte e sajuar, pra e rreme. “Promemorja” ka datėn tetor 1953. Ndėrkaq, disa muaj mė parė, autori i promemorjes ka botuar nė “Zėri i Popullit” poemėn pėr Stalinin, veprėn mė servile tė letėrsisė shqipe, pėr kėtė tiran. (Shih poemėn pėr Stalinin nė faqet mė pas)Shumė njerėz me tė drejtė bėnė pyetjen: si ėshtė e mundur qė njė autor disident tė shkruajė kėtė poemė kaq servile pėr diktatorin komunist, Stalinin? Dhe pyetja tjetėr; si ėshtė e mundur qė autori qė i thotė Stalinit “Promete”, ėshtė i njėjti me autorin e promemorjes, ku i thotė Enver Hoxhės “vrasės”?! Kėto dy gjėra nuk mund tė rrijnė bashkė. Njėra duhet tė bjerė. Poema ėshtė e botuar nė “Zėri i popullit” mė 1953, kurse promemorja na doli nė shesh pas rėnies sė komunizmit. Pra, ajo qė bije, qė ėshtė e rreme, ėshtė promemorja. Pyetje tė tjera e rrėzojnė tė ashtuquajturėn promemorje. Si ėshtė e mundur qė ky udhėheqėsi ynė, pasi t’i thuash “vrasės”, na qenka kaq liberal saqė nuk ta quan pėr tė madhe, por tė dėnon si me pupla? Ne e dimė ē’tė bėnte Enver Hoxha pėr njė tė qindtėn e akuzės sė promemorjes. Pas pėrjashtimit nga partia dhe ca ecejakeve nga burgu nė spital, e nga spitali nė internim, Trebeshina, mė 1960, pra disa vite mė pas, na qenka i rehabilituar, bile ka fituar tė drejtėn e botimit dhe boton njėra pas tjetrės poema e drama, si “Artani e Minja”, “Kruja e rrethuar” etj. Vėrtet liberal i madh ky Enver Hoxha! Por ne e dimė se sa liberal ishte Enver Hoxha, e sidomos po t’i thoshe se do ta mbytėsh Shqipėrinė nė gjak. Por ēudia s’mbaron me kaq. Kasėm Trebeshina na reklamohet si njė i burgosur politik i statusit tė madh, ndėrkaq, vėllai i tij, Myzafer Trebeshina, vazhdon tė jetė anėtar i Komitetit Qėndror tė partisė dhe familja e tij, gjysma vazhdon tė jetė nė Sigurim e gjysma nė aparatin e partisė. Ēudira, ēudira tė mėdha! Ne e dimė mirė se ē’ndodhte me njė familje ku kishte njė tė burgosur tė vėrtetė politik. Ajo shtėpi ishte mė e izoluar se sa shtėpia ku ka rėnė murtaja. Mirėpo kjo shtėpi e Trebeshinės paskėsh qenė ndryshe! Kaq e vėrtetė ėshtė kjo, saqė nė librin biografik mbi Trebeshinėn, tė hartuar nga Nuri Dragoi, tregohet se, kur erdhi puna tė kryhej njė nga ndalimet e Trebeshinės, ishte nipi i tij, Fatos Trebeshina, hetues kryesor i Ministrisė sė Brendshme nė kryeqytet qė duhej tė bėnte arrestimin. Kėsaj i thone lodėr kukamshefthi brenda familjes! Lodėr me disidencė e me arrestime. Por ne e dimė se e vėrteta pėr arrestime dhe ekzekutime ka qenė fare e ndryshme. Ka edhe mė. Nė njė intervistė tė tij, Trebeshina vetė pohon se gjatė kohės qė ishte i dėnuar, Enver Hoxha i vinte pėr vizitė nė familje, nė festa! Dhe, pėr ēudi, kjo nuk ėshtė fantazi, por e vėrtetė, po ta lidhim me ato qė thamė mė lart.__________________
    14-05-2008, 11:58 #2
    Fiori Administratore Anėtarėsuar: 27-03-2002Vendndodhja: USAPostime: 2,651 Ne e dimė se ē’ndodhte me familjet ku kishte pasur arrestime politike. Jo Enver Hoxha, por edhe njė anėtar i thjeshtė partie nuk afrohej mė. Jo njė anėtar partie, por as fqinji i shkallės nuk guxonte tė trokiste. Atėherė si shpjegohet e gjithė kjo? Shpjegimi ėshtė i thjeshtė: Kasėm Trebeshina, nė shumicėn e kohės sė regjimit komunist, nuk ėshtė konsideruar i burgosur politik, por njė njeri me probleme shėndetėsore. Ai, pavarėsisht se mund tė bėnte proēka, konsiderohej gjithmonė “i yni”, “i partisė”. Ndaj i faleshin proēkat dhe familja nuk pėsonte asgjė. Ai, e shumta quhej njė “dele e zezė”, qė, ndoshta, mund tė pėrmirėsohej. Atij i lejoheshin nazet, sepse fisi i tij i kishte bėrė shėrbime tė mėdha partisė. Ai vetė kishte bėrė shėrbime tepėr speciale ndaj ndihej i pėrkėdhelur. Pėr disa nga kėto shėrbime, prej tė cilave lexuesit do t’i ngjethet mishtė, do tė flasim mė tutje. Pėrpara se tė vijmė tek ato, na duhet tė themi se kanė plotėsisht tė drejtė ata qė mendojnė se “promemorja” e Trebeshinės s’ėshtė gjė tjetėr, veēse njė trillim, njė sajesė e prodhuar prej atij vetė dhe kushėririt tė tij, Ardian Klosi, nė fillim tė viteve ‘90. Nė letrat e Kasėm Trebeshinės tė vitit 1962 dhe 1963 drejtuar Byrosė Politike dhe vetė Enver Hoxhės, botuar sė fundi nė njė “dossier” special nga gazeta “55”, thuhet se ai ėshtė njė qytetar i bindur, qė e respekton shtetin dhe autoritetet e tij, qė nuk ka asgjė kundėr partisė dhe pushtetit, qė ka shkruar vepra tė realizmit socialist, qė do t’i djegė veprat e tij tė gabuara, qė do tė mbyllet e struket nė shtėpi, vetėm qė tė kthehet nė Tiranė. Vallė i ka harruar Trebeshina kėto letra e lutje tė pėrulura drejtuar diktatorit, atij qė nė “promemorjen” fantazmė e paska quajtur vrasės? Po vallė Haxhi Kroi, sekretari personal i diktatorit, i lėnė nga trutė ishte, kur nė pėrgjigjen pėr letrat e Trebeshinės pėrmend ndaj tij vetėm dy akuza: ka ikur nga partia, ka dashur tė shkojė nė njė vend kapitalist? Si e kishte harruar ai Promemorjen ku shefi i tij, Enver Hoxha, quhej vrasės? Trebeshinėn e takojnė gjeneralėt famėkeqė tė Sigurimit, tė tillėt, si: Hakani, Haznedari dhe i thonė “ti je shoku ynė”. Edhe kėta e kishin harruar promemorjen? Ramiz Alia, Rita Marko, Haki Toska, Vangjelo Sotiriadhi, gati gjithė kupola e lartė e partisė, merren me letrat e Kasėm Trebeshinės. (Shih faksimilet) Ata nuk harrojnė tė japin deri porosi qė mund t’i konsiderosh stringla, pėrshembull, atė qė ai “tė mos japė letėrsi nė Gramsh”, por e harrojnė promemorjen. Pse kėshtu? Sepse pėr turp e pėr faqe tė zezė promemorja ėshtė vetėm e sajuar, se me tė ėshtė spekuluar ndyrėsisht. Nga kjo ngritje e shtetit dhe e partisė nė kėmbė nė vitet 1960 pėr problemet e letrave tė Trebeshinės, mund tė kuptohet diēka tjetėr: ēfarė gjėje me rėndėsi dinte Trebeshina, pėr tė cilėn Kupola e lartė e Partisė dhe e Sigurimit ishte aq e interesuar? Me ē’shėrbime e ka paguar Trebeshina largimin e tij nga internimi nė Gramsh? Normalisht ai ishte kaq i zėnė pisk prej tyre, sa gjithēka tė rėndė tė radhės mund ta pranonte. Pėr kėto njė ditė do tė flasin arkivat. Diēka do ta themi dhe nė vazhdim tė kėtij shkrimi.5. Himnizimi i njė tė vetėshpalluri antishqiptarNga vitet 2000 figura e “disidentit dhe e shkrimtarit tė madh” po venitjej dhe po merrte pėrherė e mė me kokėposhtė. Reagimi i palės tjetėr, i mbėshtetėsve tė Trebeshinės, nuk do tė vononte. Pėrveē ndonjė emisioni televiziv pėr letėrsinė, ndonjė shkrimi a interviste aty-kėtu do tė botohej njė libėr biografik aq shumė himnizues saqė vėshtirė tė merret seriozisht. Parathėnien e ekzaltuar, si gjithmonė, e ka shkruar panegjeristi i tij Ardian Klosi. Kėtij tani do t’i shfaqet nė krah dhe njė shok armėsh i ri, njė farė Dilaver Bengasi, ish-kryetar i hetuesisė sė Ministrisė sė Brendshme nė Tiranė, ish drejtor i pėrgjithshėm i policisė mė 1990. I akuzuar pėr krime dhe dhunė kundėr studentėve tė dhjetorit, i akuzuar pėr vrasje nė Shkodėr dhe nė Tiranė, ai u dėnua me burgim tė rėndė pėr krime kundėr njerėzimit, kur ishin nė pushtet demokratėt mė 1995. U shpall i pafajshėm me ardhjen e socialistėve nė pushtet pas 1997-tės. Sė fundi, kėto ditė Bengasi u gjend i rreshtuar nė njė listė tė “xhelatėve tė popullit shqiptar” prej tė pėrndjekurve politikė nga komunizmi. Shoqėri tė bukur zgjedh Ardian Klosi pėr t’i bėrė lobing Trebeshinės! Nė vazhdim tė kėtij shkrimi, do tė sjellim ca dokumente shumė besdisėse pėr A.Klosin dhe kjo shoqėri s’do tė na duket aq e papritur! Libri biografik i N.Dragoit ėshtė hymnizues, por, pėr ēudi, pikėrisht nė kėtė libėr, siē do tė tregohet mė pas, dalin disa nga njollat mė tė errėta tė biografisė sė Trebeshinės. Para se tė merremi me kėto njolla, do tė shohim dy-tri ēaste tė tjera, gjithmonė tė lidhura me kėtė libėr. Ka kohė qė ėshtė bėrė e njohur shpallja prej vetė Kasėm Trebeshinės si shkrimtar turk, ose me origjinė turke. Asgjė tė keqe nuk ka nė kėtė identifikim. Letėrsitė europiane e botėrore janė tė mbushura me shembuj shkrimtarėsh qė lėvrojnė njė gjuhė, por origjinėn e kanė nė njė komb tjetėr. Tek ne gjithashtu ka e mund tė ketė prapė shembuj tė tillė. Problemi me Trebeshinėn ndėrlikohet kur ai, duke u shpallur turk, nis e shan Shqipėrinė dhe shqiptarėt. Edhe pėr kėtė ėshtė i lirė nė njė shtet ligjor demokratik. Ndėrkaq, duhet thėnė, se ndėrsa ėshtė i lirė ligjėrisht, nuk ėshtė i tillė moralisht. Urrejtja e Kasėm Trebeshinės kundėr shkrimtarėve shqiptarė, sharjet e tij, shpifjet, nuk njohin asnjė kufi. Kjo urrejtje zgjerohet e drejtohet kundėr Shqipėrisė, kundėr kombit shqiptar, dhe sidomos kundėr ikonave tė tij si Gjergj Kastrioti Skėnderbeu etj. Toleranca ndaj tij, natyrisht, ėshtė e mirė dhe shqiptarėt bėjnė mirė qė tregohen tolerantė. Mirėpo, nė kėtė rast, nuk do tė bėnin keq po t’i drejtoheshin Trebeshinės, “zoti turk, nė qoftė se paske kaq urrejtje pėr kėtė vend, s’do tė bėje keq tė ikje nė vendin qė e ke shpallur atdheun tėnd, nė Turqi”. Antishqiptarizmi i kėtij njeriu ėshtė i padurueshėm. Nė librin e Dragoit tregohet episodi kur Trebeshina mburret pėrpara gazetarėve italianė. Habisė sė njė farė profesori italian qė pretendon se i njeh mirė shqiptarėt, dhe qė haptaz lė tė kuptojė se ata nuk janė tė guximshėm, ndėrsa Trebeshina na qenka i tillė, Kasėmi i pėrgjigjet se ai ėshtė trim ngaqė ėshtė turk! “Ndryshoj ia ktheva, se jam me origjinė turke. Ne kemi bėrė njė perandori tėtėrė qė u shtri nė tre kontinente” (fq.302). Por antishqiptarizmi shpallet nė mėnyrė tė plotė nė librin e tij “Mekami”. Ky libėr ėshtė fyerja mė e pabesė qė i ėshtė bėrė kombit shqiptar nga njė shkrimtar qė, kur ia do interesi paraqitet si shqiptar, e kur i leverdis, kthehet nė turk. Novela e gjatė flet pėr pushtimin e Shqipėrisė prej turqve. Turqit paraqiten nė novelė si trima e fisnikė e qė po qytetėrojnė Shqipėrinė. Mirėpo shqiptarėt, si “kaurė tė pabesė” qė janė, nuk e ēmojnė fisnikėrinė turke. Dhe me djallėzi pėrpiqen t’i mashtrojnė ata. Shqiptarėt frikacakė iu servirin gratė dhe vajzat e tyre azganėve turq, me qėllim qė t’i vėnė nė gjunjė e pėr t’i goditur pabesisht. Nė krye tė shqiptarėve ėshtė njė farė Skėnderbeu, njė hajdut kuajsh dhe spiun i Italisė. Por dredhitė e shqiptarėve demaskohen dhe turqit trima iu japin njė mėsim qė ta mbajnė mend gjithė jetėn. Kjo ėshtė pėrmbajtja e kėtij libri, qė autori me shumė krenari ua kushton stėrgjyshėrve tė tij turq. (Shih fragmente nga ky libėr)Njė pyetje del: si e justifikojnė nė ndėrgjegjen e tyre tifozėt e Trebeshinės kėtė pamflet antishqiptar? Pėr ne tė tjerėt kjo nuk duket kaq shumė e papritur. Po tė kujtosh biografinė e Trebeshinės, pjesėmarrjen e tij nė grupin themelues tė Sigurimit, i cili drejtohej nga jugosllavėt, stafin e Koēi Xoxes, ku Trebeshina ka bėrė pjesė, urrejtjen e jugosllavėve, e veēanėrisht tė Koēi Xoxes pėr Gjergj Kastriotin, del se nė tė gjitha kėto ka njė fill tė pandėrprerė antishqiptar.6. Pazaret me denoncime tė njė denonciuesi tė vjetėrNė librin e N.Dragoit, njė vend tė rėndėsishėm zėnė raportet e Trebeshinės me shkrimtarėt shqiptarė. Pėr fat tė keq, krahas fakteve tė njohura, qė tashmė dihen, ka aty dhe disa gjysmė tė vėrteta apo dhe pjesė tė errėta e fare tė pashpjegueshme, njė pjesė e tė cilave janė tė fshehura me kujdes.E gjithė kjo nuk mund tė mos ndodhte me njė libėr si ky, i bazuar herė mbi gjėra tė paqena e herė-herė mbi dezinformime. Pėrmendet numri prej 17 shkrimtarėsh qė kanė bėrė denoncime ose ekspertiza kundėr Trebeshinės, por emrat e tyre nuk dalin asnjėherė qartė. Diku dalin ca emra tė plotė, si Dalan Shapllo, Naum Prifti, diku ca gjysma emra, diku njė inicial e herėn tjetėr del ndonjė eufemizėm qė turbull nėnkupton dikė, pėrshembull, “pėrfaqėsuesi i Lidhjes” ose “shefi i Lidhjes” etj,etj. Qė ka njė mungesė transparence, pėr mos ta thėnė troē fjalėn “dredhi”, kjo duket qartė. Ashtu siē duket qartė edhe qė Trebeshina vetė ka futur duart nė kėtė libėr. Ka qenė dėshirė e tij qė denoncuesit tė pėrmenden si nėpėr dhėmbė. Sa mė tepėr qė pėrpiqesh tė kuptosh marrėdhėniet me shkrimtarėt denoncues, aq mė shumė tė krijohet pėrshtypja se kėtu kemi tė bėjmė me njė pazar tė pistė. Disa nga denoncuesit janė pikėrisht ata qė i kanė bėrė lajka mė pas Trebeshinės. Ky i fundit e ka pranuar, siē duket, kėtė pazar: lavdėromė qė mos tė ta nxjerr emrin. Bile ka raste kur pazari shkon mė tej: vetė Trebeshina u bėn ndonjė lavdėrim denoncuesve. Kulmi arrin kur shefi i hetuesisė sė Tiranės, i akuzuar pėr kaq krime, siē e pamė mė lart, ėshtė nė krye tė lajkatarėve tė Trebeshinės. Shefi i hetuesisė sė Tiranės ėshtė armik i njohur i shkrimtarėve shqiptarė, e sidomos i Kadaresė. Nė vitin 1982, njė nga vitet mė tė errėta, kur terrori komunist shėnoi njė nga kulmet e tij, Dilaver Bengasi kryesonte hetuesinė e Tiranės. Pikėrisht nė atė kohė zhvillohej njė fushatė diskriminimi kundėr Kadaresė, ēėshtje ku Bengasi, siē e ka treguar dhe vetė nė shkrimet qė ka bėrė pėr tė, ka qenė i pėrzier kokė e kėmbė. Nė atė kohė, siē ka dalė nė shtyp, njė agjente e Sigurimit, dėshmitare e rreme e pėrdorur nė dėnimin e grave ruse, zhvillonte mitingje pėrpara banesės sė Kadaresė, duke thirrur: “Kadare, agjent i borgjezisė! Agjent i Mehmet Shehut!”. Tė gjithė habiteshin se nga i vinte guximi kėsaj gruaje, aq mė tepėr qė nė atė kohė Kadare, pėrveē se shkrimtar i njohur, ishte ende deputet i parlamentit. Tani, me hapjen e dokumenteve sekrete, disa ēėshtje dalėngadalė po sqarohen. Gazeta ““Panorama”, nė numrin e saj tė 31 korrikut 2007 ka botuar dialogėt sekretė tė mbledhjes sė Byrosė Politike zhvilluar nė 20 shtator 1982. Midis tyre gjenden fjalėt e Enver Hoxhės pėr grupin e Todi Lubonjės, Fadil Paēramit dhe Ismail Kadaresė. “Po kėshtu mund tė themi edhe pėr zbulimin e grupit tė Fadil Paēramit, tė Todi Lubonjės dhe tė njė sėrė njerėzish tė tjerė tė lidhur pas tyre si Ismail Kadareja me shokė”. Ėshtė hera e parė qe emri i shkrimtarit tė njohur pėrmendet si pjesėmarrės nė njė grup armiqėsor. Kjo do tė thotė se nė ato momente ai ishte caktuar pėr t’u eliminuar. Por mbledhja ishte tepėr sekrete dhe kėtė fakt shumė pak njerėz e dinin. Agjentija e Sigurimit bėnte pjesė nė kėta njerėz. Fjalėt e saj pėr kontakte me Nexhmije Hoxhėn, nėpėrmjet Liri Gjolikut, anėtare e gjykatės sė lartė komuniste, njė nga xhelatet e njohura tė diktaturės, si dhe inkurajimi : shko t’i vėsh zjarrin shtėpisė sė Kadaresė, tingėllonin ndoshta si fantazi, por nė dritėn e dokumentit qė sapo cituam kėtu, ngjajnė fare tė besueshme. Ishte nė praktikėn e gjithė diktaturave komuniste qė, pėrpara se t’i rrėzonin personalitetet, pėrpiqeshin t’i diskreditonin ata. Diskreditimi i Kadaresė kishte filluar me dėnimin e “Pallatit tė ėndrrave” dhe po vazhdonte nė njė plan privat. Mė pas, i trembur nga reagimi i fortė ndėrkombėtar, i cili nė mėnyrė spektakolare tregoi se do ta mbronte gjer nė fund Kadarenė, Enver Hoxha u tėrhoq, hoqi dorė nga dėnimi i shkrimtarit. Nė librin “Letėrkėmbim me presidentitn” ėshtė botuar njė letėr e njohur qysh mė parė, letra qė Kadareja i ka shkruar Ramiz Alisė, ku, ndėr tė tjera, i flet edhe pėr intrigat e kryehetuesit tė Tiranės kundėr tij. Kadareja e ka akuzuar kėtė zyrtar pėr ushtrim terrori, duke kėrkuar shkarkimin e tij, bashkė me kriminelė tė tjerė tė njohur si Zylyftar Ramizi, Aranit Ēela, Rita Marko, Rrapi Mino etj. Kėtu qėndron njėri nga ēelėsat e shpjegimit. Trebeshina ėshtė gati tė falė kėdo, duke pėrfshirė edhe njeriun qė e ka marrė nė hetim, pra, Dilaver Bengasin, mjafton qė ky tė jetė kundėr Kadaresė. Le tė kenė bėrė denoncime kundėr tij 17 shkrimtarė, ai e ka mendjen pikėrisht tek shkrimtari qė nuk ka pasur punė me tė asnjėherė, te Kadareja.Kadareja ka bėrė njė deklaratė tė qartė pėrpara publikut shqiptar dhe atij botėror: “Kundėr meje janė shkruar qindra faqe me denoncime, kurse njė mijė vite tė kėrkohet, nė njė mijė arkiva, nuk do tė gjenden kurrė dy radhė tė mija kundėr askujt”. Merret me mend se sa i nervozon kundėrshtarėt e tij kjo sfidė e tij. Kasėm Trebeshina prej shumė vitesh ka njė obsesion e njė urrejtje tė frikshme ndaj I.Kadaresė. Biografi i tij flet pėr “pėrplasjet e tij me Kadarenė” ose pėr acarim “tė shkaktuar nga xhelozitė midis tė mėdhenjve”. E gjitha kjo tė bėn tė vėsh buzėn nė gaz. Kur kanė ndodhur kėto pėrplasje? Xhelozi e kujt ndaj kujt? Vite mė parė, nė emisionin radiofonik me pjesėmarrjen direkte tė publikut, Trebeshina, duke folur pėr dėnimin e tij nė Lidhje tė Shkrimtarėve, tha se njė nga shkrimtarėt qė e kėrkuan kėtė dėnim nė vitin 1952, ka qenė Kadareja. Njė dėgjues e ndėrpreu, duke i thėnė se nė atė kohė Kadareja ishte nxėnės nė gjimnazin e Gjirokastrės. I gjendur ngushtė, Trebeshina u bė qesharak pėrpara dėgjuesve, duke thėnė se Kadare me siguri e ka ndėrruar moshėn. Tė qeshurat e dėgjuesve nuk iu bėnė mėsim Trebeshinės. Ai nuk ka lėnė rast pa kėrkuar tė trillojė kundėr tjetrit. Ja ē’thotė Trebeshina, sipas citimit qė bėn N.Dragoi: “Me Ismailin jam njohur qysh nė vitin 1952. Kishim pikėpamje tė ndryshme. Ai ka qenė nė gjyqin tim mė 1954. Dhe jemi takuar pėr herė tė parė e tė fundit mė 25 janar 1955 nė Rrogozhinė. Kur u kthye nga Bashkimi Sovjetik mė 1960 ishte transformuar i tėri nė njė njeri agresiv”. Pasazhi duket si i shkruar pėrēart. Siē u tha, mė 1952 Kadareja ishte nxėnės nė klasėn e dytė tė shkollės sė mesme nė Gjirokastėr. Mė 1954 gjithashtu. Takimi i fundit nė Rrogozhinė mė 1955 tingėllon si haluēinacion. Ē’ishte ky takim? Pse nė Rrogozhinė? Ē’donte nė Rrogozhinė dhjetė muaj pas dėnimit tė tij Trebeshina dhe aq mė tepėr ē’donte aty Kadareja, qė nė atė kohė ishte student i vitit tė parė pėr letėrsi nė Tiranė?Kadareja thote se s’ka pasur kurrė punė me Trebeshinėn. Dhe “s’ka pasur kurrė takim me tė as miqėsor, as armiqėsor, as nė Rrogozhinė, as nė Ndroq”. Mė 1980 kur nė Lidhje tė Shkrimtarėve u shpėrndanė veprat e Trebeshinės pėr ekspertizė, I.Kadareja refuzoi tė merrte pjesė. Trebeshina, nė vend qė tė ishte mirėnjohės, ka bėrė tė kundėrtėn. Mė 2006, nė rastin qė u pėrmend mė lart tė fushatės kundėr familjes sė shkrimtarit, Trebeshina u tregua njė zelltar meskin, duke pėrkrahur njė agjente tė Sigurimit, kundėr kolegut tė vet. Mungesa e ndjeshmėrisė qė tregojnė Kasėm Trebeshina dhe Ardian Klosi ndaj denoncimeve tė tilla tė habit shumė. Por edhe ajo e ka njė shpjegim: atyre nuk iu bėn shumė pėrshtypje kjo ngaqė ndėrgjegjja e tyre nė kėtė sferė s’ėshtė fort e pastėr. Dy dokumente, njė e vitit 1954 pėr Kasėm Trebeshinėn dhe njė tjetėr i vitit 1979 pėr Ardian Klosin hedhin dritė mbi atė qė u tha mė lart. Po shqyrtojmė dokumentin e parė, procesverbalin e seancės hetimore kundėr Kasėm Trebeshinės ( prill 1954), hartuar nga major Sotir Zavalani, hetues i Drejtorisė sė Sigurimit tė Shtetit. Nga pyetjet dhe pėrgjigjet e kėtij procesverbali, na del njė Kasėm Trebeshinė tepėr zhgėnjyes, qė s’ka asgjė tė pėrbashkėt me namin “heroik”, qė i ka krijuar vetes ai dhe mbeshtetėsit e tij. Idetė e tij “tė gabuara” janė mė shumė cic-mice, pėr gjėra fare tė parėndėsishme. Qėndrimi i tij ėshtė meskin. Tregon ankesėn qė ka bėrė kundėr Dhimitėr Shuteriqit, i cili nė raportin e tij tė 2 prillit 1953 “ e konsideroi punėn time, tė Mehmet Myftiut dhe tė Luan Qafėzezit si njė punė pa duk”. Mė poshtė Trebeshina pohon se “Kam pasur kontradita me regjisorin sovjetik Kriēko, nė lidhje me trajtimin e figurės sė Selfos, tek drama “Besa” e Sami Frashėrit, Kriēko thoshte qė Selfo mos ta flakė unazėn qė, mbasi ia dhuron Merushes dhe ajo nuk ia merr, por ta fusė nė xhep, kurse unė isha i mendimit qė tė flaket unaza nga Selfua sepse shqiptari kėshtu e ka zakon...” Mė poshtė, nė lidhje me Kriēkon, Trebeshina vazhdon tė jetė meskin dhe, duke pėrgojuar kolegėt e vet, thotė se tek kyregjisor “kanė influencuar intrigat e Besim Levonjės dhe tė Behije Ēelės”. Dy a tri mendime pėr nivelin e dobėt artistik tė letėrsisė shqipe dhe nevojėn pėr tė mėsuar jo vetėm nga letėrsia sovjetike, por edhe nga klasikėt, mund tė merren si tė vetmet mendime “rebele” tė tij. Asgjėkund nė kėtė hetim dhe nė asnjė dokument tjetėr nuk pėrmendet “promemorja” e famshme, ajo ku gjoja i thotė Enver Hoxhės se po pėrgatit katastrofėn e Shqipėrisė. Sipas Trebeshinės, promemorja ėshtė dėrguar nė tetor tė vitit 1953, pra gjashtė muaj mė parė. Ėshtė e kuptueshme se ēdo hetues do tė merrej nė radhė tė parė me tė, pėrpara se tė merrej me broēkulla tė tilla: Selfua do ta hidhte apo s’do ta hidhte unazėn e Merushes. Pjesa mė e pamoralshme nė kėtė dokument ėshtė ajo kur Kasėm Trebeshina, pa ia kėrkuar njeri, flet kundėr Mark Ndojės, pra e denoncon atė. Gjer mė sot “grupi armiqėsor” i viteteve ’50 nė Lidhje tė Shkrimtarėve ėshtė konsideruar treshja “Ndoja-Trebeshina- Myftiu”. Nga kjo treshe, i vetmi qė ka pėrfituar mė pas frytet e disidencės ėshtė Trebeshina. Tė tjerėt, e sidomos ai qė kishte edhe statusin mė tė lartė tė intelektualit midis tyre, profesori dhe latinisti Mark Ndoja, mezi pėrmendet. Nga ky dokument i hetuesisė marrim vesh qė njeriu i parė qė e ka goditur me thikė pas shpine Mark Ndojėn, ishte pikėrisht “miku dhe shoku i tij i ideve”, Kasėm Trebeshina. Njė pjesė e dokumentit, tekstin e plotė tė tė cilit e disponon gazeta “Panorama”, flet fare qartė pėr kėtė:“Pyetje (e hetuesit): Mehmet Myftiu deponon se nė kohėn kur ju shtruat kėto pikėpamje nė “Lidhje”, Mark Ndoja i ka thėnė Mehmetit: “dolli opozita, a bėj unė pėr Kryetar?” Ē’mund tė na thoni ju pėr kėtė? Pėrgjigje (e K. Trebeshinės) : Kėtė gjė mua ma ka thėnė Mehmet Myftiu nė tetor, pėr ēėshtjen e opozitės nuk dij gjė, por pėr ēėshtjen e kryetarit mė ka thėnė dhe bile jemi tallur dhe Mehmetit i kam thėnė qė absolutisht tė shkėputet nga Marku. Unė, kur mė ka pyetur Mehmeti si tė duket Mark Ndoja, i kam thėnė se Mark Ndoja kėrkon njė republikė shkodrane. Mark Ndoja mua mė duket enigmatik, ėshtė dembel i madh. Kam pranuar dhe unė se ėshtė njeri enigmatik dhe tipa tė tillė janė tė predispozuar qė tė bėhen spiuna; ky ishte opinioni im”. (Shih dhe faksimilen).Ishte e lehtė tė godisje Mark Ndojėn, intelektualin me kulturė tė thellė latine dhe gjermanike, aq mė tepėr qė vinte nga tradita veriore katolike. Si i tillė, edhe kur i ishte dhėnė njė post sa pėr demagogji, ai prapė do tė mbetej i huaj pėr regjimin. Ai nuk kishte kryer “detyra speciale” (tė llahtarshme, siē do t’i shohim mė poshtė), si Trebeshina. Prandaj dėnimi i tij ishte i vėrtetė, pėrfundimtar, pa cic-mice, pa hyrje e dalje nga burgu, pa pėrkėdhelje tė fisit nga partia, pėrkundrazi, familja Ndoja iu nėnshtrua terrorit gjer nė fund. As A. Klosi, as Mimoza Ahmeti, as N.Gragoi, as D.Bengasi nuk kanė dėshirė ta kujtojnė Mark Ndojėn, sepse ai ėshtė shqetėsues pėr ndėrgjegjet e tyre. Nė internim dhe nė izolimin e gjatė shtėpiak M. Ndoja pėrkthente “Ferrin” e Dantes dhe me tė nė duar i ka mbyllur sytė.7. Dy vrasjet e zėvendėskomisarit Trebeshina Ėmbėlsira nė fund, thonė latinėt. Nė kėtė rast, ne do tė themi: hidhėrimi nė fund. Do tė flasim kėtu pėr pjesėn mė tė errėt tė kėsaj historie: dy vrasje kriminale. Autori i biografisė sė Trebeshinės, disa herė thotė se dosja e kėtij mban brenda shumė mėnxyra. Meqenėse ai ėshtė shumė glorifikues pėr personazhin e vet, kėtė shprehje lexuesi e merr si “mėnxyra” qė janė bėrė kundėr shkrimtarit. Siē do tė shohim, ėshtė e kundėrta: ėshtė Trebeshina qė ka bėrė mėnxyra tė vėrteta kundėr tė tjerėve. Ėshtė fjala pėr dy vrasje qė i rėndojnė nė ndėrgjegje “disidentit” tonė. Dy vrasje, njė fjalė goje, por ato janė dhe mbeten dy vrasje! Del pyetja, pėrse autori i biografisė i ka pėrmendur kėto dy vrasje, me fjalė tė tjera, pse ka trazuar shejtanin, siē thuhet, kur mund tė bėnte sikur s’i dinte, ashtu siē ka bėrė pėr mjaft fakte tė tjera? Pėrgjigjja ėshtė e thjeshtė: i ka pėrmendur dy vrasje tė Trebeshinės meqenėse ato gjenden tė depozituara nė dokumentet e dėnimit tė Koēi Xoxes dhe se ėshtė shumė e vėshtirė pėr t’i zhdukur. Atėherė autori i biografisė bashkė me Kasėm Trebeshinėn kanė menduart’i dalin sė keqes pėrpara, tė falsifikojnė tė vėrtetėn, duke i paraqitur vrasjet si vetėmbrojtje. Siē thotė proverbi, ka raste kur nė vend tė vėsh vetullat, nxjerr sytė. Nuri Dragoi pa dashur e ka bėrė kėtė dhe kjo ėshtė e vetmja meritė e kėtij libri. Po e themi qė nė krye: kemi tė bėjmė me dy vrasje, njėra, siē e pranon vetė Trebeshina, ėshtė vrasje pa gjyq, e urdhėruar nga ai vetė, (pėrshkruhet nė faqen 103 tė librit tė N. Dragoit) dhe tjetra, njė vrasje prapa krahėve, vrasje tipike e njė krimineli burracak, qė Kasėm Trebeshina, siē e pohon vetė, jo pa kėnaqėsi, e ka kryer me dorėn e tij. Ne do tė merremi me kėtė tė fundit pa bėrė asnjė lėshim. Do tė tregojmė tė vėrtetėn, do ta vėrtetojmė atė katėrcipėrisht, nė mėnyrė qė publiku i gjerė shqiptar, ta kuptojė se pėrpara ē’rreziku tė madh ndodhet sot Shqipėria. Ky rrezik ėshtė zhytja nė krim. Jo vetėm qė vendi ynė po heziton tė dėnojė krimet e komunizmit, por ai po kalon nė njė fazė tjetėr: kthimin e krimit nė njė gjė tė zakonshme, pėr tė mos thėnė, glorifikimin tinzar tė tij. Tė shpallėsh disident numėr njė tė vendit njė vrasės ordiner, ta propozosh pėr “nder tė kombit” e ta futėsh nė libra shkollore, kjo ėshtė njė fyerje e njė tallje e madhe pėr moralin e ēdo vendi. Vrasjet prapa krahėve kanė qenė dhe mbeten njė nga njollat mė tė zeza tė luftės. Ato ende mbulohen me kujdes, ngaqė me ato ka filluar nė tė vėrtetė diktatura dhe terrori komunist. Me dhjetėra janė partizanėt qė janė vrarė pabesisht ndėrsa ishin duke pirė ujė tek ndonjė pėrrua a duke fjetur. Nė librin e tij tepėr tronditės “Lufta civile nė Shqipėri”, botuar mė 2006, historiani Uran Butka pėrshkruan dhjetėra vrasje tė tilla. Sejfulla Malėshova, nė plenumin e Beratit mė 1944 e ka ngritur i pari dhe i fundit kėtė problem. Ai e akuzoi udhėheqjen komuniste si nxitėse tė terrorizmit. “Me terror i zgjidhnim tė gjitha”, thotė S.Malėshova, “ Nuk u ēudita kur mė thanė se sa mė brutal e terrorist tė ishte njeriu, aq mė komunist ishte”. Opinioni publik shqiptar duhet tė njihet, mė nė fund, me kėto vrasje. Aty i ka rrėnjėt krimi komunist. Kasėm Trebeshina bėn pjesė nė njerėzit pėr tė cilėt flet Sejfulla Malėshova.Nė librin e tij pėr Trebeshinėn pėrshkruhet njė vrasje e tillė tipike. Autori i biografisė mundohet ta justifikojė, tregohet naiv, bėn sikur s’e kupton, por nuk arrin dot ta mbulojė tė vėrtetėn.Ne do ta zbėrthejmė rresht pas rreshti tekstin e botuar, qė lexuesi tė bindet pėr atė qė ka ndodhur.__________________

    14-05-2008, 12:01 #3
    Fiori Administratore Anėtarėsuar: 27-03-2002Vendndodhja: USAPostime: 2,651 Pėrshkrimi i ngjarjes zė pak mė shumė se tre faqe (80-83) , nė kapitullin me titull “Vrit ose do tė tė vrasė”. (Shih mė poshtė tekstin e plotė tė kėtij kapitulli).Ngjarja ndodh nė njėsitin partizan ku bėn pjesė Kasėm Trebeshina. Nė kėtė njėsit ka dalė njė problem me njėrin nga partizanėt. Po citojmė tekstin (fq.80) : “Ishte pikėrisht njėri prej shokėve tė njėsitit, i cili kishte nisur tė shfaqte shenja tė theksuara tė bajraktarizmit individual, duke shpėrfillur detyrimet qė buronin nga betimi luftarak”. Mė poshtė tregohet se njė nga tė zemėruarit kundėr rebelit ishte Kasėm Trebeshina. Bile ishte ky qė nė formė kėrcėnuese e ka paralajmėruar tjetrin. Teksti (fq.81) : “Por dukej se ky kėrcėnim publik nuk ndikoi shumė te i pabinduri”. Mė poshtė, tregohet se shokėt vendosėn ta dėnonin mendjemadhin. Teksti (fq.81) “Gjyqi ishte i shkurtėr dhe nuk kishte kaluar as gjysmė ore nga fillimi i tij, kur u dha vendimi: Tė dėnohet me vdekje!” Mė poshtė teksti vijon: “Madje pėr kėtė u ngarkuan edhe dy nga shokėt e grupit, tė cilėt ishin Luto Sadiku e Gramoz Kaloshnja. Por rebeli nuk donte t’ia dinte pėr ndėshkimin”. Pra, gjer kėtu kemi kėtė tablo disi tė ēuditshme: kemi njė partizan tė pabindur, mendjemadh. Kemi gjyqin special qė e dėnon me vdekje pėr kėto vese. Kemi dhe tė dėnuarin qė nuk ēan fare kokėn pėr dėnimin! Madje, pėr ēudi, nuk ēan kokėn as kur caktohen pushkatuesit! Vijojmė me tekstin (fq.81) “Mė vonė rebeli kėrkoi tė ikte drejt qytetit dhe pėr kėtė arsye, ose pėr faktin se rebelimi i tij i kishte kaluar caqet e durimit, shokėt e njėsitit caktuan Kasėmin qė ta pushkatonte”. Ēudia dyfishohet. I dėnuari mendjemadh, jo vetėm qė s’ēan kokėn pėr asgjė, por kėrkon tė bėjė njė rrugė pėr nė qytet! Dhe autori na tregon si u nisėn tė dy pėr nė qytet, i dėnuari dhe njeriu qė do ta pushkatonte, Kasėm Trebeshina. (Ku janė dy pushkatuesit e parė? Pėrse hoqėn dorė? S’thuhet asgjė). Situata ėshtė mė tepėr se absurde. Ē’ėshtė ky i dėnuar me vdekje qė paska leje tė udhėtojė pėr nė qytet? Dhe krah pėr krah me atė qė do ta vrasė, me Kasėmin!A ėshtė, sė paku, i lidhur? Mė tutje ēudia vazhdon. Autori na pėrshkruan ecjen e tyre drejt qytetit. Po citojmė tekstin (fq.81): “Megjithatė nė ato momente kur Kasėmi po shoqėronte tė pabindurin, tek ai u shfaq ideja pėr ta falur atė dhe aty pėr aty mendoi ta linte tė ikte pėrtej kėnetės, pėr tė shpėtuar kokėn”. Pak me poshtė ēudia dhjetėfishohet. Nė kohėn qė poeti, domethėnė Kasėm Trebeshina, sipas autorit, ka kėto mendime kaq tė fisme nė kokė, ndodh njė gjė e papritur. Citojmė tekstin (fq.82) “Papritur, rebeli i vuri Kasėmit grykėn e pushkės tek kolona vertebrale duke e kėrcėnuar”. Situata ėshtė mė absurde se nė teatrin absurd. Tani na del se viktima (partizani rebel) jo vetėm qė ka tė drejtė tė bėjė njė xhiro gjer nė qytet, bashkė me xhelatin e vet, jo vetėm qė ėshtė i palidhur, por kulmi i tė gjithave, na qenka edhe i armatosur me njė goxha pushkė! Po citojmė tekstin: (fq.820) “E gjithė kjo ngjarje e shpejtė e befasoi poetin, por mjaftuan vetėm dy minuta qė ai tė bindej se pėr kundėrshtarin nuk duhej pasur mėshirė dhe se nė luftė ekziston formula: “vrit ose do tė vrasin”. Pas kujtimit edhe tė disa proverbave tė tjera me kėtė motiv, poeti (lexo: krimineli) , ndėrsa ecėn drejt kėnetės nėn kėrcėnimin e viktimės, bėn planin e vrasjes. Po citojmė nga teksti tregimin e vetė Kasėm Trebeshinės: (fq.82)“...E kuptova qė ai mendonte tė mė vriste nė anė tė kėnetės dhe shkova pėrpara, duke e ndjerė nė shpinė tytėn e pushkės sė tij.E lamė pyllin dhe thirrėm lundėrtarin, qė erdhi menjėherė. Ai, rebeli, ishte njė ujk i vjetėr, por unė isha ustai i tij. I gėzuar, duke parė nga kėneta dhe duke biseduar me lundėrtarin, ai humbi vigjilencėn dhe, sa tė hapėsh e tė mbyllėsh sytė, unė u ktheva dhe e qėllova nė mes tė ballit!... Nė moment e ēarmatosa , pastaj e flaka tė vdekur nė tokė. - Varrose atė ! – i thashė lundėrtarit dhe shkova nė fshat. “ Kėshtu e jep ngjarjen ky libėr. Njė histori krejtėsisht e pabesueshme, pa asnjė logjikė, e rreme nga kreu nė fund. Mashtron autori i vrasjes. Mashtron autori i librit. Mashtrimi dallohet qė larg ngaqė ėshtė i qepur me pe tė bardhė. Le tė rivendosim logjikėn nė kėtė tekst mashtrues: Kemi njė partizan qė konsiderohet rebel, mendjemadh, me mendime tė pavarura. Vendosin ta vrasin, ngaqė nuk e durojnė dot. Po si? Me ē’pretekst? Kėtu fillon mashtrimi. S’ėshtė gjyqi partizan qė vendos, sepse sado tė ashpra tė ishin kėto gjyqe nuk vrisnin pėr mendjemadhėsi. Vendimi ėshtė marrė fshehurazi, nga dy ose tri vetė, siē bėhej pėr vrasjet prapa krahėve. Kasėmi, zėvendėskomisar i kėtij njėsiti dhe oficer i shėrbimit sekret tė luftės, ishte ndėr ata qė kishte marrė urdhrin e fshehtė pėr eliminimin fizik. Prandaj viktima nuk di asgjė. Prandaj niset me mision drejt qytetit. Prandaj ėshtė i armatosur, madje me njė pushkė qė duket njėqind metra larg. Prandaj ecin tė dy normalisht, viktima dhe xhelati i fshehtė. Dhe te bregu i kėnetės, Kasėm Trebeshina, oficer i fshehtė i Sigurimit qysh nė atė kohė, nė mėnyrė tė fėlliqur e burracake vret pas krahėve njė djalė tė ri e tė pafajshėm. Kjo ėshtė e vėrteta dhe s’mund tė ketė tjetėr. Kėshtu janė vrarė gjatė luftės djemtė mė tė mirė, ata qė kishin mendime tė pavarura, ata qė zgjonin zilinė e qė ishin shpresa e vendit. Nuri Dragoi, ndėrsa tregon emrin e viktimės tjetėr, tė pushkatuar pa gjyq, tė Jani Milos, nuk e tregon emrin e kėtij djali tė ri. Siē duket, ende Trebeshina ka frikė prej familjes sė viktimės sė vet, e cila, sipas ligjeve demokratike, edhe sot mund tė kėrkojė vėnien nė vend tė drejtėsisė. Dhe mirė do tė bėnte ta kėrkonte.Ajo qė bie nė sy nė kėtė riprodhim tė ngjarjes sė bėrė tani prej Kasėm Trebeshinės, ėshtė mungesa e ēdo keqardhjeje, pa le pastaj pendimi pėr kėtė vrasje. Jo vetėm kaq. Nė pėrshkrimin e vrasjes ndihet njė farė kėnaqėsie dhe krenarie. Ndihet edhe teatraliteti, karakteristikė kjo e shumė vrasėsve. Fraza “Ai ishte ujk i vjetėr, por unė isha ustai i tij” e zbėrthen nė mėnyrė kuptimplote gjendjen. Ē’do me thėnė “unė isha ustai i tij”? Do tė thotė se, sado i zoti tė ishte viktima (ujku i vjetėr), Trebeshina kishte me vete vendimin e fshehtė, domethėnė favorin qė tė jep pabesia.8. Sarkastik, panegjerist dhe… denonciator i miqveNjė pyetje ia bėjmė publikisht Ardian Klosit, reklamuesit kryesor tė Trebeshinės, njeriut qė ka bėrė parathėnien e librit nė fjalė: si ėshtė e mundur qė pas leximit tė kėtij episodi e tė tjerėve si ky, mund tė shkruhet ajo parathėnie aq himnizuese?Kasėmi pasi i ka fyer dhe vrarė realisht atėherė, i vret prapė moralisht 60 vjet mė pas disa nga viktimat e tij. Nė librin biografik (fq. 112-117) pėrshkruhet me hollėsi se nė shtatorin e vitit 1944 Kasėmi lidh dy kapitenė, i burgos nė kishėn e Pilurit dhe, po tė mos kishin ndėrhyrė preraz titullarėt e brigadės, u bėn gati plumbin, vetėm e vetėm se njėri syresh po fejohej me njė partizane. Kasėmi ishte kundra atyre qė dashuronin nė luftė, kundra pjesės mė tė pėrparuar tė rinisė sė kohės. Dhe ėshtė aq me fanatizėm kundra dashurisė, sa siē thuhet me mburrje nė libėr, siē ėshtė dhe nė traditėn turke, gruan e tij tė ardhshme ia ka gjetur nėna. Ėshtė gjerėsisht e njohur se ē’rol tė keq luajnė disa herė nė jetėn e njerėzve, duke pėrfshirė shkrimtarėt, kompleksi i inferioritetit dhe i dėshtimit erotik. Ato shtojnė dozėn e egėrsisė dhe sidomos zilinė pėr tė tjerėt.Ka kohė qė shtypi shqiptar ka dhėnė alarmin pėr njollat e errėta nė biografinė e Kasėm Trebeshinės. Ka kohė qė lista e themeluesve tė Sigurimit shqiptar, ku ai ka bėrė pjesė qysh nga viti 1943, ėshtė bėrė e njohur. Ka kohė qė Trebeshina ėshtė akuzuar drejt pėr drejt. Atėherė si shpjegohet ky vesh i shurdhėr? Veshi i shurdhėr e ka gjithmonė njė shpjegim. Ish nomenklatura komuniste ndihet tepėr e inkurajuar nė Shqipėri. Shurdhimi i Shqipėrisė ndaj vendimit tė Europės pėr dėnimin ekrimeve tė komunizmit i ka ngjallur shumė shpresa. Ardian Klosit i pėlqen shpesh tė dalė nė shtyp e nė televizion, me njė buzeqeshje ironike, pėr t’iu dhėnė mėsime morali tė tjerėve. Shtypi shqiptar ka vėnė nė dukje se, kur bije fjala pėr krimet e komunizmit, ai, sikurse familjarė tė tjerė tė ish-nomenklaturės komunist nuk shfaqin ndjeshmėri ose pendesė. Siē e pamė mė lart, asnjė gjurmė pendimi nuk duket nė tregimin e Trebeshinės pėr vrasjen e kryer prej tij. Nė parathėnien e librit pėr tė, A.Klosi shkruan se Trebeshina “Kurrė nuk i shkeli sinorin njeriu dhe kurrė nuk deshi t’i bėnte njeriut dėm”. Tė gjitha kėto tingėllojnė si tallje me vuajtjet e popullit shqiptar nėn diktaturėn komuniste. Ato u ngjajnė kujtimeve tė Nexhmije Hoxhės, sidomos ngjajnė tė tilla kur vijnė nga njė pinjoll i nomeklaturės si Ardian Klosi. Shoqėria shqiptare paskomuniste ėshtė treguar tepėr tolerante dhe e emancipuar dhe nuk iu kujton kėtyre pinjolleve, atėherė kur duhet t’ua kujtojė, krimet e kaluara. A.Klosi e tė tjerėt, siē duket, e kanė pėrkthyer gabim kėtė tolerancė. Pėrndryshe A.Klosi kur ka rėnė fjala pėr babanė e tij, Bilbil Klosin, njė nga kriminelėt mė tė mėdhenj tė diktaturės, do tė kishte qenė mė reflektiv. Nė vend qė tė dėnojė krimin, ashtu siē ka bėrė me aq dinjitet disa herė djali i ish-kryeministrit, Bashkim Shehu, Klosi, na e paraqit babanė e tij si njė figurė liberale, gati-gati disident. A duhet t’ia kujtojmė atė se babai i tij, si ministėr i Drejtėsisė qė ishte, ka dėnuar e ka ēuar nė burg, nė pushkatim apo nė litar mijėra shqiptarė tė pafajshėm? A duhet t’i kujtojmė se ditėn e parė qė u emėrua ministėr, nėnshkroi pushkatimin pa gjyq tė 22 njerėzve tė pafajshėm, tė akuzuar pėr gjoja bombėn nė ambasadėn sovjetike? Paraardhėsi i tij, Manol Konomi, ndonėse ministėr komunist, e refuzoi kėtė gjė makabre ndaj dhe u pushua nė vend. Kurse Bilbil Klosi, me kėtė krim nisi karrierėn. Sa herė qė bie fjala pėr krimet e ish-nomenklaturės, pinjollėt e tyre bėhen nervozė, madje dhe agresivė. Etėrit e tyre duan tė na i servirin nė njė dritė njerėzore, nė kohėn qė shumica e kėtyre etėrve, madje edhe ata qė mė vonė kanė marrė njė hije liberale, nė fillimet e diktaturės kanė qenė tė pėrlyer nė mėnxyra, e sidomos nė famėkeqet komitete tė pushkatimit pa gjyq. Dėshmia mė e saktė qė ata janė bij tė denjė tė prindėrve shfaqet te personaliteti i tyre. Ardian Klosi ka diēka prej prokurori tė diktaturės. Herė-herė ėshtė pėrjashtues deri nė asgjėsimin e tjetrit dhe herė-herė merr pozėn e panegjeristit naiv. Klosi hiqet naiv kur ia do halli. Kur i thonė se Trebeshina ka qenė themelues i Sigurimit, ka qenė hetues i birucave me kamxhik nė dorė, ka qenė kryetar dege nė Fier, punė e madhe, thotė Klosi, le tė ketė qenė. Dhe shton se oficerė tė shėrbimit tė fshehtė kanė qenė dhe Oruelli, dhe Kiplingu. Po, kanė qenė dhe shumė tė tjerė, i themi Klosit, edhe filozofi i madh francez Volteri ka qenė i tillė. Por askush nuk ua pėrmend pėr keq. I kanė shėrbyer atdheut tė tyre. Edhe nė ushtrinė shqiptare tė kohės sė diktaturės ka pasur oficerė tė zbulimit, por puna e tyre ka qenė dhe mbetet e nderuar. Ama nuk ėshtė e tillė puna e ndyrė dhe e urryer e oficerėve tė Sigurimit shqiptar, e oficerėve tė Sekuritates rumune, e atyre tė Stazit gjermanolindor etj. Klosi ngjan me njė shakaxhi kur shkruan se K. Trebeshina u mbrojt se ka qenė komandant(!) nė luftė. Kėshtu paska ndodhur? Enver Hoxha likuidoi disa nga “komandantėt legjendarė” mė tė shquar tė brigadave tė luftės, si M. Shehun, B. Ballukun, P.Dumen, ekzekutoi shefat e mėdhenj tė Sigurimit, Koēi Xoxen, Kadri Hazbiun, Feēor Shehun, ēoi nė burgime tė rėnda gjithė shtabin e shtatmadhorisė sė ushtrisė shqiptare dhe u ndruajt, e mbajti dorėn, ndaj njė zėvendėskomisari tė njė batalioni partizan siē ka qenė K. Trebeshina. Sofist dhe shakaxhi i prapė ky Klosi! Apo jo?A.Klosi, mbase do tė na shfaqet prapė nė TV me ato ironitė e tij tė liga tė varura pėrherė nė cep tė buzėve, por ne do t’i sjellim kėtu njė dokument prej tė cilit atij, nėse i ka mbetur njė fije ndėrgjegje, do t’i prishet gjumi. Ky dokument, ashtu si ai i kushėririt tė vet, K. Trebeshinės, ėshtė njė procesverbal hetuesije dhe mban datėn 1 shkurt 1979. Ai fillon me fjalėt klishe “Unė hetuesi Dhimitėr Shkodrani, mora nė pyetje Valer Dyrzin, i cili pohoi:” Shėnojmė se Valer Dyrzi ose Valer Tarasovi, ėshtė biri i shtetasit shqiptar inxhinier Seit Dyrzit dhe i gruas ruse Inga Tarasova, e burgosur barbarisht prej shtetit shqiptar mė 1978. Nė kohėn qė Valer Tarasovi merrej nė pyetje, ai ishte 19 vjeē, i lidhur nė pranga, kurse nėna e vet, ndodhej nė burg. Midis tė tjerash, djali i arrestuar flet edhe pėr njė broshurė angleze, e cila, siē kuptohet, ka qenė edhe preteksti kryesor i arrestimit. Po citojmė pjesė nga dokumenti, tekstin e plotė tė tė cilit e zotėron gazeta “Panorama”.“Valer Dyrzi: Dua tė sqaroj se broshurėn qė ka pasur Sokol Ngjela, e cila fliste pėr udhėheqėsit tanė, siē mė ka thėnė Sokoli, atė broshurė ia kam lexuar ose treguar Ardian Klosit dhe kėtė gjė e kishte marrė vesh sigurimi. Njė kushėriri i Sokolit, i cili ishte nė Ministrinė e Brendshme, i kishte thėnė Sokolit qė tė kishte kujdes, tė mos merrej me kėto gjėra. Cili ishte personi nė Ministrinė e P. tė Brendshme Sokoli nuk ma ka thėnė. Vetė Sokoli lidhur me kėtė broshurė kishte diskutuar vetėm me Ardian Klosin, e, pėr rrjedhim, meqenėse e kishin marrė vesh njerėzit e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, ai ka nxjerrė konkluzion se kėtė punė e kishte denoncuar Ardian Klosi. Unė e kam pyetur Ardianin nėse e kishte denoncuar ai kėtė punė, por siē thashė mė lart, nuk ma pranoi njė gjė tė tillė”. (Shih faksimilen). Siē del qartė nga ky dokument janė tre djem tė rinj qė akuzohen pėr leximin e njė broshure subversive: Sokol Ngjela, Valer Dyrzi dhe Ardian Klosi. Ndryshimi ėshtė se dy tė parėt janė nė pranga, kurse Ardian Klosi i lirė. Dy tė burgosurit akuzojnė Ardian Klosin si denonciator. Dikush mund tė thotė se ligjėrisht kjo ende nuk pėrbėn njė vėrtetim tė akuzės. Ashtu duket. Por kėtu kemi njė situatė tė njohur: kur nė njė grupim prej tre vetėsh ndodh njė tradhti, dyshimet lindin pėr njėri-tjetrin. Mė thjesht: kemi dyshimin e dy “pjesėtarėve tė grupit” kundėr tė tretit. Fjalėn e tyre kundėr fjalės sė tij. Nė njė rast tė tillė, analiza qė bėhet, ėshtė e njohur: nė qoftė se midis tre tė akuzuarve pėr tė njėjtin faj, dy dėnohen dhe i treti shpėton, ėshtė e qartė se dyshimi i denoncimit do tė bjerė mbi tė shpėtuarin. Nė kėtė rast mbi A.Klosin. Edhe sikur tė pranojmė se pėr A.Klosin u bė njė mbyllje sysh pėr shkak tė lidhjeve familjare, njė mbyllje sysh e tillė s’mund tė funksiononte deri nė atė masė, sa A.Klosi jo vetėm tė shpėtonte nga dėnimi, por tė merrte, siē do ta shohim, edhe njė shpėrblim. Bėhej fjalė pėr njė broshurė analizė, qė tallej me udhėheqėsit e Shqipėrisė, duke pėrfshirė dhe Enver Hoxhėn, gjė pėr tė cilėn nuk tė falte askush. Ne e dimė ashpėrsinė e Hoxhės: pėr gjėra tė tilla ai nuk kursente as njerėzit e rrethit tė vet mė tė afėrt. Pas pėrfundimit tė hetimit, gjithēka bėhet e qartė: ndėrsa dy prej tė akuzuarve, Sokol Ngjela (vėllai i Spartak Ngjelės) dhe Valer Dyrzi (Tarasovi) u kalbėn vite tė tėra nė burg, tė tretit, Ardian Klosit, jo vetėm nuk i hyri gjemb nė kėmbė, por e dėrguan pėr specializim nė Austri e Gjermani! Vetėm budallenjve mund tė mos iu shkojė nė mendje ajo qė Ardian Klosi, duke u dėrguar jashtė shtetit, mori kėshtu shpėrblimin pėr tradhtinė e tij. Sokol Ngjela nuk rron mė, por Valer Tarasovi jeton nė Itali, duke qenė sot njė nga piktorėt mė tė shquar nė atė vend. Valer Tarasovi ėshtė piktor me prejardhje ruso-shqiptare, por ai ka tė drejtė tė ketė prej Shqipėrisė kujtime tė hidhura. Ne, duke pėrfituar nga rasti i botimit tė kėtyre shėnimeve, do tė donim t’i shprehnim, bashkė me simpatinė tonė, mendimin se ka edhe njė Shqipėritjetėr veē asaj qė, pėr fat tė keq, ka njohur ai. Kjo Shqipėri sot ka guximin dhe vullnetin tė dėnojė terrorin e shkuar dhe tė shfaqė solidaritetin e vet me ata qė vuajtėn prej tij.9. Dhora Leka: njė ish-spiune apo Nder i Kombit?Nga njoftimet nė gazetat e pėrditshme mėsojmė se Dhora Leka ka qenė agjente e disa shėrbimeve sekrete. Dhora Leka ka bėrė me dhjetėra denocime pėr figurat politike tė kohės sė diktaturės. Dhora Leka ka dhėnė raporte tė fshehta pėr disa nga shkrimtarėt dhe artistėt mė tė rėndėsishėm tė kohės. Sigurimi mbi kėto raporte ka ndėrtuar punėn e tij, dmth ka pėrndjekur njerėz pėr njė kohė shumė tė gjatė. Raportet e saj ishin aq tė rėndėsishme, sa sekretari i Byrosė Politike pėr ideologjinė, Ramiz Alia, i mbante nė zyrėn e tij dhe vėzhgonte intelektualėt mė tė rėndėsishėm tė sferės sė letėrsisė. Kėto raporte, siē pranon ish-ministri i Brendshėm Hazbiu, u kanė shkuar dhe disa shėrbimeve tė huaja si UDB-sė dhe KGB-sė. Ish-ministri i fundit i Sigurimit, H. Isai i dėshmoi kėto fakte nė njė gazetė tė ditės dhe shtoi se ajo u paska dalė nė hetuesi disa prej tė dėnuarve mė tė mėdhenj politikė tė kohės. Sipas tij, ajo ishte aq e mbaruar, sa recitonte nė hetuesi dhe nė gjyq tė gjitha ato qė Sigurimi ia vinte pėrpara. Ajo ka qenė dėshmitare e rreme nė gjyqet mė tė bujshme politike qė nga Bedri Spahiu e deri te K. Hazbiu. Kjo, sipas dokumenteve dhe dėshmive nė shtyp, paska qenė Dhora Leka. Pas ’91-shit ajo doli nga vrimat e birucave tė hetuesisė dhe nga baltėrat e internimeve. Me pak publicitet pėrnjėherė u bė e famshme. Filloi tė luajė martiren. Lartėsonte veten dhe viktimizonte tė tjerėt. Tashmė hapur, jo ashtu fshehtas siē kishte bėrė nė tėrė jetėn e saj. Tirana e tranzicionit e pranoi me njė si ndjesė ngushėlluese tė ndėshkuarėn prej komunizmit, Dhora Lekėn. Nė kėto vite njė pjesė nga ajo qė quhet elita mondane dhe artistike e kryeqytetit, (njė elitė gati si shtojcė shumė e respektuar e ndonjė ceremonie funerale) e mbante nė mesin e saj Dhora Lekėn. Shkonte nė koncertet e fondacionit tė saj. Po ashtu ajo ishte e ftuara speciale e mbrėmjeve tė tyre. Dhora Leka u shndėrrua kėshtu nė simbol tė sė persekutuarės sė jashtėzakonshme. Njė martire dhe disidente e madhe. Gazetat shkruanin pėr tė. Portreti i shfaqej nė TV. Ajo kishte marrė nurin e heroinės. Sipas dėshmisė publike tė Maks Velos, me urdhėr tė ish-kryeministrit Nano asaj Instituti i tė Pėrndjekurve i ka bėrė financime disa dhjetėra milionėshe. S’mjaftoi me kaq. Mė pas ajo mori dekoratat mė tė larta tė kėtij vendi, u shpall Nder i Kombit. Veē fondacionit, njė shkollė dhe njė rrugė nė kryeqytet mbajnė emrin e saj. Me gjallje kėto ndere nuk iu bėnė as muzikantit mė tė madh qė ka pasur ndonjėherė Shqipėria, Ēesk Zadesė, ish-burrit tė saj, martesėn me tė cilin ajo e kishte pėrdhosur me diplomatėt dhe me gjenaralėt e shėrbimeve sekrete tė njė shteti fqinj.Tė gjitha kėto pėrdhuni tė shndėrrimit nė idhull tė njė spiuneje ndodhnin nė dritė tė diellit dhe pėr njė kohė tė gjatė. Askush nuk ngrinte zėrin se kėshtu po fabrikohej njė disidente e rreme. Pėrkundrazi, ishte Dhora Leka qė jo njė herė, pėr tė lartėsuar veten, viktimizonte tė tjerėt. Njerėzit tek ne thonė se duhen mėshiruar ata qė kanė vuajtur. Mėshira ėshtė e mirė dhe nė mjedisin tonė tė egėrsuar sė tepėrmi, duhet tė kultivohet e tė ushtrohet si njė virtyt i lartė. Po. Duhen mėshiruar dhe duhet t’iu krijohet njė jetė pėr tė qenė gjithė tė persekutuarve. Edhe Dhora Lekės. Por fajet kurrėsesi nuk ke pse t’ua falėsh atyre qė i kanė. Dhe aq mė tepėr nuk mund t’i shndėrrosh tė fajshmit nė heronj. Njė pyetje vetiu do pėrgjigje? Pse iu bėnė gjithė ato favore materiale e morale asaj, kur mijėra tė tjerėve, ndėr ta, Maks Velos, njė artist dhe piktor i pėrndjekur, nuk i ėshtė dhėnė falas qoftė njė biletė avioni, nuk i ėshtė dhėnė as shtėpi dhe asgjė tjetėr? Pse pėr disa ne tregohemi mėshirėmėdhenj dhe bujarė tė vėrtetė, ndėrsa pėr mijėra tė tjerė, pėr tė persekutuarit e vėrtetė i kemi tė mbyllur sytė? Kuptohet. Kėtu ka vepruar njė logjikė tjetėr. Shumė e llogaritur dhe shumė djallėzore: heronjtė e sigurimit duhet tė jenė dhe heronjtė e demokracisė. Ėshtė shumė e trishtuar pėr cilindo shoqėri qė tė krijojė heronj nga njerėz tė ish-shėrbimeve tė fshehta tė kohės sė Luftės sė Ftohtė, tė shėrbimeve vėndase dhe tė shėrbimeve tė huaja. Njė shoqėri si kjo e jona pėr 17 vjet i ka pranuar shumė tė tillė. Ndėr ta dhe Dhora Lekėn. Dh. Leka dhe disa tė tjerė si ajo, kanė qenė vegla kriminale tė regjimit, janė pėrdorur kundėr tė tjerėve. Kanė bėrė krime tė vėrteta. Pėr disa nga kėto krime edhe sot, edhe pas njėqind vjetėsh, mund tė hetohesh dhe tė dėnohesh. Tradhtinė cilado shoqėri e sotme demokratike e ndėshkon. Vetėm tek ne mund tė sajosh heronj nga njerėz tė tillė, nėn maskėn se ata kanė vuajtur nga komunizmi. Pse ndodhi qė u nderuan kėto produkte false tė shėrbimeve? Ėshtė mungesė totale e pėrgjegjshmėrisė, apo ėshtė diēka tjetėr? Ėshtė ajo qė, nė tollovi e sipėr, struktura tė caktuara me synime tė mprapshta ndaj kėtij vendi ngrenė njerėzit e tyre nė rangun e vlerave mė tė dalluara shtetėrore dhe kombėtare. Njerėzit e shėrbimeve tė Sigurimit sot janė ende nė parlament, nė qeveri: deputetė, ministra, kryetarė tė komisioneve parlamentare, ambasadorė etj. Spiunėt, siē dihet, mund tė ndėrrojnė ngjyrė, flamur, padron, tė bėjnė nga dy - tre shėrbime njėherėsh. Sipas momentit dhe urdhrit, mund dhe tė shiten nga njė shėrbim te tjetri. Dhe, pasi i shėrbyen djallit, mund tė marrin mantelin e shenjtorit. Tek ne kėshtu po ndodh. Shqipėria nuk deshi ta flakė nga jeta publike kėtė shtresė. Ajo, siē po e shohim, krijon dhe heronj tė rremė prej tyre. Dhora Leka ka mbetur ende e nderuar zyrtarisht. Te ish-aviacioni shkolla e re dhe e bukur tetėvjeēare mban emrin e saj. Financuesit e saj misteriozė pranė fotografisė dhe biografisė sė “viktimės sė komunizmit” Dhora Leka, nesėr mund tė porositin dhe njė bust pėr ta pėrjetėsuar mė tej atė. Kėshtu ne po i mėsojmė nxėnėsit e asaj shkolle qė tė nderojnė njė ish-agjente tė tė tjerėve kundėr vendit tė saj, po i mėsojmė qė tė spiunojnė shokėt e miqtė pa dallim. Po i mėsojmė se si nga njė e pėrlyer kėsisoj, lehtėsisht mund tė shndėrrohesh nė qytetare tė nderuar tė kėtij vendi. 10. Basti pėr rikthimin e pushtetit tė krimitNė fund tė kėtyre shėnimeve dėshiroj tė theksoj se u ēikėn vetėm disa nga ēėshtjet dhe u pėrdorėn vetėm disa nga moria e dokumenteve qė presin tė dalin nė dritė nga arkivat e mbyllura. Dihet tashmė acarimi i madh qė shkaktojnė kėto lloj dokumentesh te shumė njerėz. Mbi kėtė fshehje dokumentesh bazohet fshehja e sė vėrtetės, prej zbulimit tė sė cilės kėta njerėz, disa prej tė cilėve u pėrmendėn nė kėto shėnime, dalin tė njollosur. Mashtrimet e tyre nuk mund tė jetojnė veēse nė kushtet e territ informativ. Prandaj ata pėrpiqen tė varrosin tė vėrtetėn, duke e zėvendėsuar atė me pėrralla e trillime, si puna e “promemorjes” sė rreme tė Trebeshinės. Kohėt e fundit gjithmonė e mė tepėr nė shtypin shqiptar shtohet kėrkesa pėr tė hedhur dritė mbi anėt e errėta e tė pasqaruara tė asaj qė ka ndodhur nė kulturėn shqiptare. S’ėshtė fjala pėr “gjueti shtrigash”, as pėr ulje ose ngritje shkrimtarėsh e artistėsh, por pėr rivendosjen e sė vėrtetės. Ėshtė fjala qė njerėzit qė pėrpiqen sot tė vendosin nė Shqipėri pushtetin e gėnjeshtrės, tė bėhen tė ndėrgjegjshėm se nuk do tė mbeten pa u ndėshkuar. Nga shembujt qė u treguan nuk ėshtė e tepėrt po tė themi se nė kulturėn shqiptare, ēdo ditė e mė tepėr po shtrin sundimin diēka e ngjashme me atė qė quhet “krim i organizuar”. Kemi tė bėjmė me njė rrjet tė kriminelėve ballkanas qė janė ende krenarė dhe tė kėnaqur me krimet e tyre tė dikurshme. Ata i duan ende krimet, e duan kohėn e krimeve. Atėherė e kanė ndier veten superiorė, atėherė nė kohėn kur kishin leje me pashė tė bėnin ē’tė donin dhe si tė donin mbi shpinėn e njė populli. Kjo i bashkon kėta njerėz. Dhe si ēdo sferė e botės sė krimit tė organizuar ajo do tė ketė ndikimin e vet nė pushtetin e lartė tė kohės. Dhe pjesėrisht ia ka arritur.Duket e rėndė? Ėshtė e vėrtetė se mund tė duket ashtu, por ē’emėr tjetėr mund t’i vėmė asaj qė po ndodh? Ē’emėr tjetėr mund t’i vėmė faktit qė ish-kryetari i hetuesisė komuniste nė vitet 1981-1985 , vite terrori tė pashembullt , ka sotguximin tė japė mendime pėr letėrsinė, tė vlerėsojė shkrimtarė e tė hedhė baltė mbi tė tjerėt. Edhe kur, sot, nė vitet 2007? Ē’emėr t’i vėmė asaj qė nė tė njėjtin libėr bashkohet ky kriminel me njė informator tė Sigurimit, qė ka futur nė burg shokėt e vet? Qė kėta tė dy na reklamojnė njė gjoja disident tė letėrsisė shqipe dhe shajnė e pėrgojojnė shkrimtarėt e tjerė? Kjo ėshtė diēka e padurueshme . Regjimi i rrėzuar komunist ka pasur disa suksese pas rrėzimit tė tij. Nuk ka njeri nė Shqipėri qė nuk ka dijeni pėr ish-agjentėt e kėtij regjimi tė infiltruar nė partitė politike, nė parlament, nė qeveri, nė media, nė biznes, nė sistemet gjyqėsore. Dhe ja rezultati: tė inkurajuar prej kėtyre sukseseve, ata duan tė shkojnė mė larg. Pėrpjekja e Sigurimit shqiptar, qė tė shpallė njė ish-oficer tė tij, njė themelues tė tij, e sidomos njė letrar tė rėndomtė, si ajkėn e artit e tė disidencės shqiptare, ėshtė njė bast i ri dhe njė tallje e re. Tallje me vetė disidencėn, me njerėzit qė kanė vuajtur prej regjimit, me tėrė vlerat e artit dhe vlerat demokratike qė shoqėria shqiptare kėrkon tė pėrqafojė e tė mbrojė sot. Ky bast pėrmban nė vetvete njė ndjenjė hakmarrjeje e revanshi kundėr kėtij populli, atij qė pėrmbysi geton komuniste, pėr t’u bashkuar me familjen e popujve europiane. Ndaj shoqėria shqiptare duhet tė ngrihet nė kėmbė pėr t’i thėnė “ndal!” kėtij reva Faksimile IThemeluesit e armės sė SigurimitOrigjinali ėshtė nė Arkivin e Ministrisė sė Mbrojtjes, Drejtoria e mbrojtjes se Popullit. Emri i Kasėm Trebeshinės ėshtė nė krah tė Nesti Kerenxhit, Kadri Hazbiut, Vaskė Kolecit e tė shumė figurave tė larta tė kėtij Shėrbimi. Atėherė Sigurimi ishte nėn vartėsi tė Ministrisė sė Mbrojtjes dhe quhej Drejtoria e Mbrojtjes sė Popullit.Faksimile IIGradimi kapiten i parė i Kasėm Trebeshinės nga Enver Hoxha, mars 1945Origjinali ėshtė nė arkivin e Ministrisė sė Mbrojtjes, Drejtoria e Mbrojtjes sė Popullit (lexo: Sigurimi i Shtetit). Prapė emri i kapiten tė parė Kasėm Trebeshina del nė krah tė Kadri Hazbiut, Nesti Kerenxhit, Teme Sejkos. Tė graduarit kanė nėnshkruar pėrbri emrit tė tyre.Faksimile IIIAkuza tė K. Trebeshinės kundėr Mark NdojėsArkivin e Ministrisė sė Brendshme, Dosja Trebeshina, 1954. Deponim nė hetuesi i datės 9. 4. 1954 i Kasėm Trebeshinės kundėr Mark NdojėsFaksimile IVValer Dyrzi akuzon Ardian Klosin pėr denoncim nė SigurimDosja hetimore nr. 168/1 Arkivi i Ministrisė sė Brendshme. Deponime tė Valer Trarasovit (Dyrzit) kundėr A. Klosit__________________

  9. #9
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    14-05-2008, 12:01 #4
    Fiori Administratore Anėtarėsuar: 27-03-2002
    Vendndodhja:
    USAPostime: 2,651

    KREU II

    Dy replikaPėrgjigje pėr ēėshtjen TrebeshinaMe qė replikat mbi shkrimin tim “Fabrikimi i disidentėve tė rremė” qenė me sulme dhe me kėrcėnime, detyrohem tė them dy fjalė mbi to.Nga replikėn e gjatė e Nuri Dragoit prita shumė, por nuk doli ndonjė gjė e re. Kur sjell njė mal me dokumente si provė qė dikush ka qenė kundėr regjimit, ndėrkohė qė tė tjerė njerėz atėherė i zhduknin, i linin dhe pa varr, pėr njė tė qindtėn e kėtyre qė ka thėnė ky kundėrshtar i regjimit, ti i shton dhe mė tepėr dyshimet mbi tė. Pse atė e kanė lejuar tė jetė i tillė? Vallė se ka qenė disident i lejuar? Se nuk e kanė marrė shumė seriozisht? Kėtė kam thėnė nė shkrimin tim. N. Dragoi ka vėrtetuar me dokumente tė reja tezėn time.Nė kėto replika nuk u tha asgjė e re pėr denoncimet e Trebeshinės ndaj M. Ndojės dhe tė tjerėve. Pra, u pranuan.Nuk u soll asgjė e re pėr dy vrasjet e Trebeshinės. Veē u ngrit doza e sharjeve kundėr tė vdekurve. Mirė ua bėnė. Tė vdekurit nuk kanė gojė tė flasin, tė pėrgjigjen.Nuk u mohua qė Trebeshina ka qenė oficer i Sigurimit, hetues dhe kryetar dege, as qė ka shkruar vepra tė realizmit socialist, poemė pėr Stalinin. Pra, u pranuan.Nuk doli gjė e re dhe pėr atė qė ai ėshtė njė shkrimtar i rėndomtė dhe qė me intervista, me deklarime, sidomos me veprėn “Mekami”, ka fyer shqiptarėt, Shqipėrinė dhe ikonat e rėndėsishme tė historisė sonė.Mė e rėndėsishmja: panegjeristėt e Trebeshinės edhe pas njė jave me replika nuk na e provuan qė “Promemorja” e shumėpėrfolur ekziston. Pra, me qė nuk ekziston, ata kanė bėrė njė mashtrim publik me sajimin e saj, mashtrim qė sot ende vazhdon tė serviret si i vėrtetė nė tekstet shkollore.Sa pėr sharjet, hakėrrimet, kėrcėnimet ndaj meje, me to nuk po merrem. Le t’i marrin mbrapsht.Qė kur njė njeri mburret se ėshtė shtėpi e parė, me qė i ati ka firmosur vrasjen pa gjyq tė 22 vetėve pėr t’u bėrė i tillė, nuk mė mbetet asnjė koment tjetėr pėr tė dhe pėr “shtėpinė e parė” tė tij. Hakėrrimi dhe revanshi nga “shtėpitė e para” komuniste nxori prapė krye nėpėr replika. Nė shkrimin tim pikėrisht pėr kėtė kam paralajmėruar shoqėrinė shqiptare, pėr t’i thėnė stop kėtij hakėrrimi komunist, pėr t’i thėnė stop fabrikimit tė disidentėve nga radhėt e tyre. Pėrgjithėsisht jam kundėr mitizimit tė cilitdo prej tė gjallėve, tė cilėt deri sa janė nė tokė, bėjnė gabime a faje. Vetėm martirėt janė nė qiell, atje ku shkojnė pak nga ne tokėsorėt.Unė i kuptoj vuajtjet tokėsore tė Trebeshinės, por i mbroj ato qė kam thėnė pėr tė. Sidoqoftė, njė shkrim si ai imi nė “Panorama”, shkrim i hedhur nė publik, veē tė tjerash, ėshtė dhe ftesė pėr debat. Pėrndrazi, nė disa nga replikat pashė vetėm pėrjashtimin e mendimit tjetėr, pashė mungesėn e prirjes pėr dialog, kthim te teza enveriste: ai qė nuk mendon si ne, duhet sharė, kėrcėnuar, pėrjashtuar. Pashė vėshtrimin manikeist tė fakteve dhe tė problemeve, ndarjen e tyre nė absolutisht tė bardhė ose nė krejtėsisht tė zinj. Ky vėshtrim na ka ēuar te armiq, tė cilėt nuk janė fare armiq ose te heronj qė janė veēse antiheronj. Fatkeqėsisht, kemi plot tė tillė. Nuk kemi pse tė shtojmė tė tjerė.Pėrgjigje Ardian Klosit. Dokumente tė reja E pandehja tė mbyllur njė polemikė qė u ngrit me rastin e shkrimit tim “Fabrikimi i disidentėve tė rremė”, botuar nė gazetėn “Panorama” gjatė muajit gusht, por Ardian Klosi, pas replikės sė tij nė kėtė gazetė, e rihapi atė nė revistėn “Klan” me shkrimin “E vėrteta sipas meje”. Klosi mund tė ketė tė vėrtetėn e tij, e cila ėshtė e ndryshme nga ajo e imja. Dhe le ta shprehė atė. Por kur, veē tonit fund e krye arrogant e spitullaq, e mbush shkrimin e tij me trillime, atėherė ky shkrim i tij duhej titulluar jo e vėrteta, por trillimi sipas meje. Trillimi nga kreu deri nė fund. Si fillim, po ndalem shkurt mbi ato qė Klosi thotė pėr mua. Sipas tij, kam qenė falsifikator dhe spiun. Po e them prerė dhe qartė: nuk kam qenė i tillė. Kush tė dojė, le tė provojė tė kundėrtėn. Jam krenar qė nuk kam qenė spiun. Vetėm kaq. Por as hero i asaj kohe nuk kam qenė. Isha dhe jam veē njė i mbijetuar. Atij shteti i jam nėnshtruar. Ishte njė shtet qė tė shkatėrronte me gjithsej. Dhe dy herė ma ka rrėnuar, ma kthyer pėrmbys e kokėposhtė rrjedhėn e jetės. Mė 1967-69 mė dėrgoi ushtar nė brigadė pune. Shkula lisa pėr tė hapur tokė tė re nė Kongrazhd tė Burrelit, mbolla e shkula patate nėpėr male: nė Stėrblevė, nė Tėrnovė, nė Mbasdejė . Herėn e dytė mė degdisi gjashtė vjet nė minierė (1974-80). Nė vende nga tė cilat nuk mund tė dilje i gjallė, mė ēonin tė punoj atje nė nėnokė. Por prapė mbijetova. Ja, kėshtu: kam bėrė tetė vjet punė krahu, tetė vjet punė tė rėndė.Tė parėt e mi nuk kanė qenė ballistė. Edhe sikur tė ishin tė tilla, pėr sot kjo nuk pėrbėn ndonjė gjė tė keqe. Mbas lufte, meqė kishin pasuri, vėllezėrit e gjyshit tim u shpallėn kulakė dhe u shpronėsuan. Ky mallkim, sado tė pėrpiqesha, do t’mė ndiqte pas nė gjithė jetėn time.Mė 1971-74 isha redaktor i poezisė nė Radio Tirana. Pas Festivalit tė 11-tė mė ēuan nė minierė. Pas minierės nė njė fshat majė malit Bureto, nė Hllomo... Kam ndėrruar njėzet vende pune ... Nuk mė zinin kėmbėt dhe. Kjo ėshtė historia ime. Ai shtet bėri ē’deshi me mua. Por spiun nuk mė bėri dot. Tė tjerėt mė kanė spiunuar. Dhe tė tillėt ishin tipa si A. Klosi, tipa qė tė shkatėrronin, po t’iu bėje nga pak hije nė rrugėn e tyre. Rrugėt e mia me tė Klosit kanė qenė tė kundėrta. Po ai sot kujton se prapė mund tė mė bjerė mė qafė kot sė koti. Ashtu si dikur Sigurimi. Meqė Klosi mė pėrmend spiullėkun dhe me qė ai ka ca lidhje tė ngushta (siē do tė dėshmohet mė poshtė) me sigurimsat, le ta provojė, le tė nxjerrė njė dėshmi sado tė vogėl qė tė vėrtetojė se kam qenė ashtu siē thotė ai. Ndryshe... ndryshe thėniet e tij mbeten fjalė. Fjalė rruge dhe asgjė mė shumė.1. Si pėrballemi me tė kaluarėn tonė Atėherė ē’e detyron kėtė njeri tė shfryjė kaq egėrsisht mbi njė tjetėr? Veē asaj qė personaliteti i Klosit nė kėto vite shquhet pėr agresivitet tė dhunshėm ndaj kujtdo qė nuk ėshtė i njė mendjej me tė, shpifjet e tij ndaj meje e kanė njė arsye. Nė shkrimin tim nė “Panorama” zbuloheshin ca tė vėrteta qė Klosin e kanė prekur veēanėrisht. Taktika e tij e sulmit asgjėsues ndaj kundėrshtarit ėshtė e vjetėr: ta nxijmė me bojė tė zezė atė qė ka thėnė ca tė vėrteta tė hidhura pėr ne, se kėshtu rrėnohet dinjiteti i akuzuesit dhe bashkė me tė, rrėzohen dhe dėshmitė e tij ndaj. Kėshtu Klosi ka luajtur dhe luan me bllofin. Dhe me aksesin e tij nė media. Nė Shqipėrinė e sotme po tė kesh miq nė media, mund tė shndėrrohesh nga kriminel nė viktimė dhe e anasjellta. Mund tė kesh denoncuar e varrosur njerėz, me qė je figurė e mbėshtetur prej mediave mund tė bėhesh deputet, nder i kombit a mjeshtėr i madh i punės. Edhe sikur tė isha ashtu siē thotė Klosi, nuk jam unė qė e akuzoj atė, janė dokumentet arkivore. Dokumente qė i kanė publikur disa gazeta (Panorama, 55-a). Kėto dhe dokumenta tė reja do t’i paraqes mė poshtė. Dhe me faksimilet pėrkatėse.Objekti i shkrimit tim mbi disidentėt e rremė nė “Panorama” nuk ka qenė Klosi. Qėllimi i atij shkrimi ka synuar qė tė ndihmojė shoqėrinė e sotme nė pėrballimin e saj me tė kaluarėn. Popozoj qė t’i dalim ballas sė kaluarės sonė, ta pranojmė tmerrin e saj me ndjesėn tonė, me pėrgjegjėsinė tonė, pa falsifikime dhe pa fabrikime idhujsh dhe disidentėsh tė rremė. Tė kemi kurajon tė korrigjohemi. Dhe, dhe...Tė gjejmė njė taban mbėshtetės tė vėrtetash thelbėsore pėr tė sotmen dhe pėr tė ardhmen. Pa tė vlera tė qendrueshme njė shoqėri nuk mund ta ndėrtojė veten e saj. Shqipėria historikisht ka pasur dhe e ka ende njė mentalitet revolucionar. Fanolistėt dikur luftonin me zogistėt, zogistėt mė pas pėrndoqėn fanolistėt, komunistėt erdhėn dhe i pėrndoqėn deri me plumb tė gjithė tė tjerėt mė pėrpara tyre. Kjo histori disi ndryshe vazhdon. Fitimtarėt e sotėm nė zgjedhje, rrėnojnė jetėt, profesionet dhe bizneset e atyre qė i humbėn zgjedhjet. Ku do tė vemi kėshtu? Me siguri, asgjėkundi. Shqipėria vazhdon tė jetė atdheu i tė fortėve. Hasim tė fortė tė rrugės, tė lagjes, tė fshatit, tė medias a tė shtetit, tė cilėt pa mėdyshje nėpėrkėmbin ēdo ligj dhe kanun. Para tyre duhet tė ngujohesh, ose tė emigrosh. Mėkatė qė kėtė kulturė tė dhunės e bėjnė tė tyren dhe njerėz tė sferės sė dijes, tė shkrimit.Veē ekstremistėve nė tė dy krahėt e shoqėrisė, qė stimulojnė atmosferėn e kacafytjes sė tė fortėve, ka tek ne dhe njė hapėsirė publike qė kėrkon paqėtim, bashkėpunim, ligj, begatim dhe frymėmarrje. Ata qė janė nė ekstreme e kėnaqin veten nė urrejtjen e ndėrsjellė ndaj njėri-tjetrit. Vallė me kėtė pjesėn e mesit, me kėtė pjesėn e butė tė shoqėrisė, ē’do tė bėhet? Cilat janė vlerat qė do t’i propozojmė asaj? Te kjo shtresė, hyjnė tė rinjtė e paskomunizmit dhe gjithė tė tjerėt qė nuk janė tė infektuar e tė molepsur nė urrejtje. Ēdo tė bėjmė me kėta? T’iu ngjitim dhe atyre urrejtjen e vjetėr me burim nga padrejtėsitė e pėrgjakshme tė kohėve? Unė mendoj se njė shoqėri ka mundėsi tė korrigjohet, po tė dimė tė ndėrtojmė vlerat mė tė mira tė sė kaluarės sonė (ato qė janė) dhe po tė pranojmė dhe njė bllok normash morale dhe tė vėrtetash thelbėsore me pėrmbajtje tė qėndrueshme dhe me pėrmasa universale. Vlera me energji pėr tė sotmen dhe pėr tė nesėrmen. Vlera qė na pėrballin me tė sotmen dhe tė nesėrmen pa idhuj tė kotė dhe pa fabrifikime e falsifikime. Pa antivlerat qė trashėgojmė, pa tė vėrtetat e rrejshme tė idhujve tė politikė tė ditės, vlera tė cilat siē e shohim, janė krejt relative dhe tė vjetėrueshme e tė ndėrrueshme si stinėt. Kėshtu janė ato dhe njerėzit e sė pėrditshmes qė i mbartin. Na duhet njė taban i thellė vlerash qė tė zenė vend nė zemėr tė shoqėrisė jo nė sipėrfaqe tė saj.Klosi ėshtė ndėr ata qė me qėndrimet e shkrimet e tij do tė krijojė idhuj tė rremė. Me publicistikėn e tij, me shfaqjen nė media do tė prodhojė njė mentalitet konfliktues e rrėnues ndaj gjithēkaje qė nuk i vjen sipas dėshirės apo sipas shijeve dhe kuptimeve tė tij mbi jetėn, mbi mendimin shkencor pėr gjuhėn, pėr personalitetet dhe pėr figura tė historisė sonė. Dhe ėshtė veēanėrisht i hidhur, arrogant e zemėrak gjer nė rrafshim me ata qė i dalin kundėr. Ai mbart filozofinė e mentalitetit revolucionar: ngri njė palė kundėr palės tjetėr, qė tė asgjėsohen mundėsisht qė tė dy krahėt. Kėtė ai synon ta arrijė me ēdo mjet. Edhe pėrmes shpifjeve. Dhe me pėrdorimin e arrogancės dhe tė pėrēmimit tė kundėrshtarit nė vend tė pėrballjes pėrmes argumentit.2.Pse Klosit nuk i pėlqejnė dokumentet arkivore?Pse i duhet kaq agresivitet dėshpėrues kėtij njeriu? Mendoj se kjo e ka burimin te e kaluara e tij. Te e kaluara e famljes sė tij. Te vetja e tij. Qė nė rininė e tij ai ka qenė i mpleksur nė ca punė jo fort tė pastėrta. Dhe bėjmė fjalė pėr atė personalisht, jo vetėm pėr familjen e tij. Ndryshe, hidhtėsia e tij do tė ishte e papėrligjur. Edhe ekspozimi i tij kundėrproduktiv mediatik. Susta shtytėse pėr veprime tė tilla rrėnuese e ka burimin te frustacionet e njė tė shkuare qė ai kurrė nuk do ta shkundė dot nga supet. Pėr sa thamė, po iu referohemi dokumenteve. Dosja me numėr 168/1 nė Arkivin e Policisė, veē tė tjerash, ka tri materiale pėr A. Klosin. Nga kjo dosje del, qė Klosi ka kallėzuar Valer Dyrzit nė Sigurim, me qė kėta tė dy, sė bashku me Sokol Ngjelėn, kanė lexuar njė broshurė tė huaj ku jepeshin mendime fyese pėr Enver Hoxhėn dhe udhėheqjen e lartė tė asaj kohe. Ky dokument ėshtė botuar nė gazetėn “Panorama”. Nė njė dokument tė dytė, botuar ky nė gazetėn “55”, jepen deponimet nė hetuesi tė Sokol Ngjelės. Edhe aty pohohet broshura nė fjalė. Thuhet dhe se A.Klosi nė ato vite ka pasur marrėdhėnie fare tė ngushta me njė gazetar anglez, sa Sokoli dhe shokėt i kishin vėnė Klosit nofkėn ”gomar anglez”. Ja qė ky Klosi na paska pasur ca huqe qė ajo kohė nuk para i honepste. Por pėr kėto mė mirė tė flasim. Klosi pėr kėtė dokument tė botuar thotė qė ai nuk ekziston. Do e bėn, do dhe hiqet edhe sikur nuk e ka parė tė botuar atė. Me qė ende nuk beson, i sugjerojmė atij qė tė shkojė nė Arkiv, ta marrė nė duar origjinalin dhe ta shohė me sytė e tij. Kėto nuk janė mė dokumente sekrete. (Shih faksimilen e kėtij dokumenti).Kėtu po sjellim pėr herė tė parė dhe njė dokument tė tretė nga kjo dosje. Dokumenti (faqet 45-51 tė dosjes 168/1) mban datėn 2.3. 1979, ka shtatė faqe dhe ėshtė i nėnshkruar nga drejtori i Drejtorisė sė Parė tė Tiranės, drejtori i Sigurimit, Nysret Dautaj. Dokumenti “sekret” i drejtohej degės sė shtatė tė kėsaj drejtorie dhe e informonte atė pėr veprimtarinė armiqėsore tė njė grupi ku implikoheshin 14 persona. Dokumenti bėn dhe klasifikimin njė pėr njė pėr secilin prej tė implifikuarve. Disa prej tyre duhet tė arrestohen, si: Sokol Ngjela, V. B, S. J, Veron Duma etj. Tė tjerėt duhet tė pėrpunohen (tė pėrndiqen) dhe disa tė tjerė duhet tė thirren si dėshmitarė nė kėtė gjyq. Dhe si e klasifikon Ardian Klosin Drejtoria e Sigurimit? Le tė lexojmė faqen 48:“Sokol Ngjela nė shtator 1977 ka ardhur nga internimi nė Tiranė dhe ka takuar (…), Ardian Klosin dhe (…) kanė shkuar nė kodrat e liqenit duke ndėnjur deri nė orėt e vona tė natės, duke pirė konjak”. Ardian Bilbil Klosi, i dt. 1956, student nė fakultetin e gjuhėve tė huaja… nė mes tė tjerash, ėshtė lidhje e ngushtė e Sokol Ngjelės. Kur kėta kanė qenė nė Gjimnaz, Sokoli i ka dhėnė njė broshurė shkruar nga njė kėshilltar anglez qė ka qenė pranė shtabit tė pėrgjithshėm gjatė Luftes N.cl. ku ka shkruar keq pėr udheheqėsin e Partisė dhe tė Qeverisė. Kėtė e ka lexuar, diskutuar dhe janė prononcuar me kėtė broshurė me pėėrmbajtje armiqėsore. Kanė dėgjuar e komentuar muzikė dhe filmat qė kanė parė nė televizorin italian, etj.Mendojmė tė thirret dėshmitar. (Shih faksimilen ).Vėreni: Klosi ėshtė lidhje e ngushtė e Sokol Ngjelės. Edhe pse ishte i tillė. Drejtoria e parė e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme pėr Tiranėn (drejtoria e Sigurimit) vendoste qė Ardian Klosi tė thirrej si dėshmitar i shokėve, disa prej tė cilėve mbetėn nė burg deri mė 1991. Pėrse? Cili ka qenė roli i vėrtetė i Klosit nė kėtė grup shokėsh? Klosi nė reagimet e tij ka ngulur kėmbė qė broshura angleze ku fyhej udhėheqėsi i Partisė, nuk ka ekzistuar. Kė duhet tė besojmė, dokumentet apo reagimet emocionale tė Klosit? E pėrsėritim: dosja e plotė ėshtė nė Arkivin e Policisė, kushdo mund ta shohė.Klosi nė shtyp ka mohuar qė ta ketė takuar S. Ngjelėn, pasi ai u internua, por nė kėtė dokument del se ai dhe dy tė tjerė e kanė takuar atė fshehtaz nė shtator 1977. Ka ndonjė gjė tjetėr nė kėtė histori, pėr tė cilėn Ardian Klosi vazhdon tė na gėnjejė? Faktet tė lėnė tė mendosh se kėtu ka edhe diēka tjetėr. 3.Dėshmitar nė gjyqe politike dhe…Nė ligjet e sotme tė tė gjitha vendeve tė Europės Lindore, edhe nė ligjin e Kuvendit tė Shqipėrisė “Mbi pastėrtinė e figurave” tė vitit 1995, dėshmitarėt e gjyqeve politike tė kohės sė komunizmit klasifikohen tė njė shkalle me informatorėt e Sigurimit. Kjo se shumė nga kėta “tė thirrur si dėshmitarė” kanė qenė tė infiltruar prej policisė nė radhėt e atyre qė shteti mendonte t’i dėnonte me burg.Argumentet e A. Klosit se ai ka qenė shtėpi e parė, se ata kanė qenė ēuna blloku, ēuna ministrash, se ai ka qenė nipēja i gruas sė Ramiz Alisė, janė foshnjarake. Policia e asaj kohe i gjuante dhe i fuste nė rrjetin e saj edhe birēebenjtė e nomenklaturės. Dosje atėhere kishin deri edhe mė tė mėdhenjtė e shtetit. Kur kėta binin nga fiku, iu numėroheshin edhe sa fustane mbanin nuset e djemve tė tyre, edhe ku kishin ngrėnė drekat e darkat. Klosi, sipas kritereve tė policisė sė kohės, ka qenė njeri me huqe. Sipas dokumenteve, i pėlqenin “gazetarėt anglezė”. Tipa tė tillė bėheshin lehtė kontigjent i policisė. Ka dhe njė arsye tjetėr qė e ka shtyrė Klosin tė flirtojė me policinė. Babai i Klosit nė ato vite u pushua nga puna “pėr paaftėsi”. Diktatori, si pėr shumė tė tjerė, edhe pėr tė atin e A. Klosit nuk pati mėshirė. Bilbil Klosi i kishte shėrbyer njė jetė tė tėrė diktatorit. Me gjyq e pa gjyq kishte ēuar nė plumb me qindra armiq tė Partisė dhe, ja, tani atė po e pushonin nga puna “pėr paaftėsi”? Tė paktėn, mund ta mėshironin me formulėn pushohet “pėr arsye shėndetėsore”. Por jo… Ky motivacion shkarkimi nga puna e thoshte fare hapur se Ai atje lart tashmė Klosėt po i shihte shtrėmbėr. I binte tė birit, Ardianit, qė tė bėnte ca shėrbime si ato qė bėri i ati, pėr tė vėnė nė vend lėkundjen e pozitave tė familjes.Dhe Klosi e filloi duke dėshmuar kundra shokėve, S. Ngjelės, V. Dyrzit etj. Dha prova. Pastaj e nisėn pėr studime jashtė, pėr tė bėrė doktoraturėn nė Austri. Praktika ka qenė qė studentėt pėr studime jashtė Shqipėrisė niseshin nė grupe tė pėrbėrė tė paktėn nga dy vetė. Qė tė mbanin nėn kontroll njėri-tjetrin. A. Klosin e nisėn vetėm. Praktika dje dhe sot nė gjithė universitetet e botės ėshtė qė ta mbrosh doktoraturėn pėr dy vjet, Klosi i vazhdoi studimet katėr vjet. Pse kėto pėrjashtime pėr A. Klosin? Ardian Klosi mburret se ka qenė nė shoqėrinė e Martin Camajt. Nė shoqėrinė e njė “krimineli tė arratisur”, e njė njeriu qė kishte qenė i afėrt me grupin e “kriminelėve fashistė tė E. Koliqit”? Kėshtu thuhej zyrtarisht pėr ta atėherė. Edhe E. Ēabej, edhe Kryetari i Akademisė sė Shkencave e kishte tė ndaluar tė tokte dorėn me tė tillėt, jo mė tė shoqėrohej me ta. Si i bėhet qė A. Klosit kėto i lejoheshin? Se ishte bir i nomenklaturės? Po edhe jo. Mė shumė kėto lėshime iu bėnė pėr diēka tjetėr. Se po vazhdonte traditėn familiare pėr t’i shėrbyer partisė, duke u infiltruar nė “strofkėn e armikut”? Pra, Klosi, veē qė ka qenė me studime, ka kryer andej edhe ca shėrbime tė tjera. Derisa sipas ligjeve tė gjithė Europės Lindore ai si dėshmitar nė gjyqe politike klasifikohet i njė shkalle me informatorėt e sigurimit, pse mos ta besojmė kėtė qė edhe jashtė shtetit ka kryer shėrbime tė tilla pėr sigurimin? Klosi ia arriti qė tė shoqėrohej e deri tė futej nė familjen e Martin Camajt. Shėnojmė se futja e Klosit nė familjet e shkrimtarėve tė shquar ka qenė njė nga specialitetet e vjetra tė tij. Por pėr kėtė mund tė flasim njė herė tjetėr.4 Klosi dhe TrebeshinaQė Klosi ka ende dobėsi pėr sigurimsat, qė edhe ata nuk tė kanė faj, vdesin pėr tė, kjo u pa nga mėnyra se si disa prej tyre ia bėnė forra, reaguan nxehtė e zjarrshėm nė mbrojtje tė tij, me rastin e botimit tė shkrimit tim nė “Panorama”. Kuadro tė lartė tė Sigurimit, tė lidhurit ngushtėsisht me kryekupolėn e Sigurimit, i dolėn nė krah atij dhe Bilbilit, atit tė tij. Me kėto lidhje tė vjetra dashurie dhe shėrbimesh tė Klosit me “armėn e dashur tė Sigurimit” mund tė shpjegohen dhe fabrikimet e “disidentėve” si Dhora Leka dhe e “disidentėve” si Trebeshina. Dobėsia gati patologjike e Klosit pėr Trebeshinėn, veē lidhjeve tė tyre familjare, shpjegohet dhe me kėtė dashuri tė vjetėr me rrėnjė nė kriminalitet, shpjegohet dhe me filozofinė e helmėt konfliktuale qė i karakterizon ata tė dy. Si Klosi edhe Trebeshina kanė ca dėshira apokaliptike. Trebeshina, pėr shembull, do qė tė zhduket nga faqja e dheut njė qytet i yni, tė rrafshohet baraz me tokėn, tė zhduket me gjithė njerėzit e tij tė gjallė e tė vdekur. Do edhe mė shumė. Tė fshihen nga historia e kulturės sonė Skėnderbeu, Naimi, dhe shumė nga virtytet historike tė shqiptarėve.Klosi pa sjellė asnjė provė vazhdon tė na thotė se Trebeshina nuk ka qenė sigurims, se ekzistoka dhe ajo e ashtuquajtura Promemorje e Trebeshinės, e shkruar mė 1953. Promemorje qė ka qenė e dyshuar prej kohėsh. Dhe vazhdon tė mbetet e tillė. Mė poshtė po rendisim disa nga argumentet qė e thellojnė dyshimin mbi tė para, arkivi ka njė dosje voluminoze mbi Trebeshinėn e viteve 1953-54. Gjen aty dhe copėza letrash tė shkruara me dorė prej tij, veē Promemorjen nuk e gjen. E dyta, Promemorja nuk dėshmohet as nga prova indirekte. Ajo nuk pėrmendet nė deponimet hetimore a gjyqėsore tė Trebeshinės, gjashtė muaj pasi pretendohet se ėshtė shkruar. Edhe mė pas nė asnjė rast ajo nuk pėrmendet kurrė si akuzė a si fakt kundėr tij. E treta, Promemorja nuk mund tė shkruhej nga ai mė 1953, nga qė pėrmbajtja e saj ėshtė antistaliniste. Atėherė Trebeshina ishte ende ithtar i Stalinit. Stalinizmi i tij provohet nga poema kushtuar Stalinit, Prometeut tė ri, siē e quan ai mė 1953. Provohet edhe nga njė dokument tjetėr nėntė muaj mė pas, mė 1954, nė kėrkesėn pėr apelim drejtuar Gjykatės sė Lartė. Aty Trebeshina shkruan: “Kundėr meje duhet zbatuar masa qė shoku Stalin mori ndaj poetit Demjan Bjedni. Mė tepėr modesti! Ndiqni vijėn marksiste-leniniste.” (N. Dragoi, Dosja Trebeshina, fq. 187). Mundet njė stalinist i tillė tė shkruante njė promemorje antistaliniste? Nuk mundej. Trebeshina antistalinist do tė vijė pas viteve shtatėdhjetė. E katėrta, promemorja nuk i qėndron as qasjes filologjike. Ajo siē ėshtė botuar njė herė, nuk ėshtė botuar herėn tjetėr. Prapė vėrehet se stili dhe gjuha e saj janė shumė tė pėrpunuara. Si e tillė, ajo ndryshon dukshėm nga shkrimet e sė njėjtės periudhė tė autorit, tė cilat nuk e kanė kėtė shkallė pėrpunimi dhe janė plot me shmangie gjuhėsore dhe ortografike. Shmangie tė dukshme. Pra, mendojmė se edhe filologjikisht promemorja ėshtė e dyshimtė. Por Klosi thotė se e beson edhe pa prova. Duhet t’ia marrim seriozisht? Pėrse?Gjithmonė duke iu drejtuar pjesė sė mesme tė shoqėrisė sonė, mendoj se ajo nuk e do urrejtjen, negativitetin, pshtjellimin, fabrikimin. Ajo e do kėtė vend, e do dhe historinė e kulturėn e tij. Ajo nuk mendon se zhgėnjimet a frustimet nga komunizmi duhet tė na ēojnė nė nihilizėm, nė mohim tė vlerave tona. Pjesa e butė e shoqėrisė sonė nuk ka dėshirė qė t’ia helmojnė fėmijėt me urrejtje dhe me tekste poshtėruese pėr vlerat tona siē bėjnė disa nga tekstet qė dalin nga pena e Trebeshinės. Tekste tė tilla nuk ka pse tė pėrfshihen nė antologjitė shkollore. Tregimi “Pse fshati ynė nuk u bė qytet” (shih te antologjia “Maja e ēelur”, fq.187-191, tekst pėr shkollat e mesme) satirizon gjithė historinė e Shqipėrisė, parodizon “Historinė e Skėnderbeut” tė Naim Frashėrit. Aty me “bricjapin” aludohet pėr Skėnderbeun, njė hajdut zarzavatesh, qė lufton me “bishtkalin”, Ballabanin. Mė tej “bricjapit” (Skėnderbeut) shqiptarėt ia prishin varrin dhe eshtrat ia varin nė qafė. Ndėrsa “bishtkalit” i ngrenė njė tempull ku i ndezin qiri. Ėshtė i pafre inati i Trebeshinės pėr Skėnderbeun, kur, dihet, varrin e Skėnderbeut nuk e prishėn shqiptarėt. (Shih mė poshtė fragmente nga ky tregim).Idetė fikse kundėr Skėnderbeut dhe kundėr figurave tė tjera kombėtare Trebeshina i pėrsėrit edhe nė njė vėllim me tregime, edhe nė prozėn e gjatė “Mekami”, njė nga satirat mė tė hidhura antishqiptare. Kasėm Trebeshina mund tė ketė cilėndo pikėpamje mbi historinė, por kėto nuk ka pse tė hyjnė nė shkollat tona. Por Klosi prapė ka dobėsi pėr Trebeshinėn, pėr njė ish-oficer sigurimi tė kthyer nė shkrimtar. Ka dobėsi pėr atė histori tė sė shkuarės qė i bėn bashkė ata tė dy. Kėto lidhje tė sė shkuarės e ēojnė Klosin deri atje sa tė bėhet panegjerist e si i dalldisur pas njė idhulli tė rremė si Trebeshina. Dhe kjo tė ēudit. Sjellje tė tilla gati dashurore, si ato pėr Trebeshinėn nuk janė nė natyrėn e tij. Madje janė e kundėrta e natyrės sė tij. Klosi ndaj shumė tė tjerėve, pėr tė mos thėnė ndaj gjithkujt, tregohet cinik, nihilist dhe gjithmonė me shkopin e agresivitetit nė duar. Faksimile VArkivi i Ministrisė sė Brendshme, dosja 186/1. Dokumenti mban nėnshkrimin e drejtorit tė Sigurimit pėr Tiranėn. Drejtoria e Sigurimit pėr Tiranėn vendos qė Ardian Klosi tė dalė si dėshmitar nė procesin politik tė shokėve tė tijFaksimile VIDeponime tė Sokol Ngjelės mbi Ardian Klosin dhe Valer DyrzinArkiv i Ministrisė sė Brendshme, Dosja 186/1__________________

    14-05-2008, 12:02 #5
    Fiori Administratore Anėtarėsuar: 27-03-2002Vendndodhja: USAPostime: 2,651 Kreu IIITri tekste. (Dy tė Kasėm Trebeshinės)1. Promemoria e dyshuar pėr Enver HoxhėnNgjarjet e fundit mė kanė bėrė tė mendohem seriozisht, sa pėr faktin qė ndodhėn, aq edhe pėr shkaqet qė bėnė tė ndodhnin. Mendoj se edhe ju duhet tė mendoheni pėr kėto gjėra dhe, mė shumė akoma, se ato nuk duhet tė ndodhin nė njė shoqėri socialiste.Kėtu nuk ėshtė fjala se u bėnė veprime tė shėmtuara kundėr meje, kundėr njė shkrimtari, nga njė Lidhje Shkrimtarėsh dhe nė mėnyrė tė organizuar. E keqja ėshtė se kėto sulme tė kėtyre shkrimtarėve u bėnė tė drejtuara nga ju dhe nė emėr tė njė shoqėrie tė ndėrtuar ideologjokisht dhe politikisht nga ju, nė mėnyrė qė nuk mund tė pranohet qė ėshtė socialiste.Kėshtu sa mė sipėr, del se problemi konkret na paraqitet nė dy pamje tė pėrcaktuara mirė. Njėra nga pamjet na paraqitet pėrmes atyre rrjedhimeve qė vijnė drejtpėrsėdrejti nga qėndrimi juaj teorik nė lidhje me letėrsinė, qėndrim qė ju e keni paraqitur nė formėn e njė ligji, qė nuk mund tė diskutohet; kurse pamja tjetėr paraqet, gjithashtu, nė formėn e diēkaje absolute pikėpamjen tuaj politike pėr ndėrtimin e shtetit dhe tė shoqėrisė. Duhet tė pranojmė sinqerisht se nė tė dyja rastet ndeshim nė mėnyrė tė pagabueshme me absolutizmin e Luigjit tė Katėrmbėdhjetė.Nė kėtė fillim tetori dhe duke u nisur nga dėshira e mirė qė ju tė mos shkelni nė rrugė tė gabuara, qė do tė kishin pasoja tragjike si pėr vendin tonė, ashtu edhe pėr ju personalisht, vendosa qė ta shkruaj kėtė ”promemorje” dhe t’a nis pa humbur kohė.Tashti le tė shikojmė veēas secilėn nga pikėpamjet tuaja kryesore, atė lidhur me artin dhe atė qė ka tė bėjė me kėtė realitet tė ndėrtuar prej jush. Kam bindjen se ju nuk e keni vetėdijen e rreziqeve qė vijnė prej kėtij realiteti tė ndėrtuar nė mėnyrė tė tillė.Tė gjithė kėtu nė Lidhje, nė harmoni edhe me ata pėrfaqėsues tuaj, qė sollėn kėtu porosinė tuaj, kėndojnė nė mėnyrė tė pėrsėritur njė himn pėr njė realizėm tė quajtur ”socialist”. Pa qenė nevoja tė jesh shumė i zgjuar, kėtu arrin nė pėrfundimin e pashmangshėm se, ose ekziston njė ”realizėm” ose, qė prej momentit qė ai ka nevojė t’i vihet njė bisht, ai pushon sė ekzistuari. Realizmi ose ėshtė realizėm, ose nuk ėshtė fare i tillė! Qė kėtej del se kjo rrymė letrare, qė nė fillim tė saj, niset shtrembėr dhe kuptohet se ēfarė gjėje e pėrbindshme do tė dalė mė tej.Vetė emri realizėm socialist bėhet garanci pėr shtrembėrime tė pėrbindshme qė edhe tashti kanė nisur tė duken me tėrė qartėsinė e formės dhe tė pėrmbajtjes sė tyre.Le tė shikojmė konkretisht ē’pėrmbajnė veprat letrare tė realizmit socialist, qoftė edhe ato mė tė mirat. Nje inxhinier i mirė, njė inxhinier i keq dhe njė i gabuar qė ndreqet!… Njė fshatar i mirė, njė i keq dhe njė qė ndreqet!… e kėshtu me radhė. Njė i mirė, njė i keq dhe njė qė ndreqet!…Komunistėt janė gjithmonė heronj tė situatave, ata vijnė nė faqet vetėm pėr tė na recituar monologė me pėrmbajtje heroike!…Le tė kthehemi prapa nė histori dhe le tė shohim se si qėndronin punėt nė kohėn e Luigjit tė Katėrmbėdhjetė. Aty ishin ndarė punėt nė mėnyrėn mė tė qartė . Mbretėrit dhe Princat e kishin siguruar pjesėmarrejn e tyre nė veprat mė serioze. Ata lėviznin vetėm nėpėr tragjeditė, kurse populli, tė gjithė ata qė ishin mė poshtė se mbretėrit dhe princat, e kishin vendin e tyre nė veprat qesharake. Ata ishin objekt gazi, pėrqeshjeje dhe fyerjesh tė tė gjitha llojeve.Tani a mund tė pranohet si e drejtė qė njė gjė e tillė tė zbatohet nė shekullin e njėzetė dhe nė njė shoqėri qė pretendon se ėshtė socialiste?Mesa mė sipėr, del qartė se realizmi socialist ka lidhje tė drejtpėrdrejtė me idetė e absolutizmit francez, qoftė si teori, qoftė si praktikė. Megjithatė gjėja mė e keqe nuk na shfaqet nė praktikėn e shgarravitjeve letrare, se ato si vepra tė dobėta do tė zverdheshin nė vitrinat e librarive dhe shumė shpejt do tė harroheshin edhe nga vetė autorėt e tyre. Gjėja mė e keqe, sipas mendimit tim, vjen nga fakti se e gjithė puna letrare po organizohet sipas modeleve mesjetare tė urdhrave fetare tė murgjėve.Kėshtu Lidhja e Shkrimtarėve ėshtė e organizuar si njė urdhėr murgjish mesjetarė. Nė krye tė Lidhjes ėshtė njė Mjeshtėr i Madh dhe tė gjithė janė tė detyruar ta dėgjojnė, pėrderisa vazhdon funksionin e Mjeshtrit tė Madh.A nuk e kuptoni se ėshtė njė koncept dhe veprim mesjetar tė ndash nė kėtė mėnyrė ”funksione” dhe ”privilegje”Le ta shikojmė si keni vepruar ju gjatė kėtyre viteve.Ju vendosni nė Komitetin Qendror qė Kolė Jakova tė jetė njė shkrimtar i madh dhe tė gjithė pėrposh aprovojnė mendimin tuaj. Kritika thėrret e ēirret qė ”Halili dhe Hajrija” e Kolė Jakovės ėshtė njė vepėr e madhe!… Pastaj vėmendjen tuaj, sė bashku me favoret i fiton Dhimitėr Shuteriqi, si kryetar i Lidhjes dhe si…Mė mirė le ta lėmė kėtė pikė!…Shkrimtarėt janė qytetarė me tė drejta tė barabarta me gjithė tė tjerėt dhe nuk ėshtė e drejtė qė nė mėnyrėn mė tė paligjshme t’i pėrgjigjen njė ēensure nga mė tė ēuditshmet. Nė qoftė se pėr njė arsye ose pėr njė tjetėr ju ngulni kėmbė qė tė ketė ēensurė, atėherė ajo tė krijohet si njė institucion dhe t’i ushtrojė hapur funksionet e saj. Kėtu nuk ėshtė fjala pėr njė ose dy shkrimntarė, pėr mua ose pėr ndonjė tjetėr, kėtu del nė shesh fakti se, pa u kuptuar, po ndėrtoni njė letėrsi mesjetare, me konceptė mesjetare tė trashėguara nėpėrmjet absolutizmit francez. Ka ardhur koha qė tė kuptohet se njė letėrsi si ajo qė po kėrkoni ju, na kthen mbrapa nė kohėn e Luigjit tė Katėrmbėdhjetė. Prandaj ka ardhur koha tė hiqet dorė nga praktikat si kėto qė po vihen nė jetė nė shoqėrinė tonė dhe tė kuptohet njė herė e mirė se arti, duke qenė i njė natyre specifike nuk mund tė pėrfshihet nė format organizative tė partisė. Ai, arti, megjithėse ėshtė superstrukturė dhe lind nga njė strukturė e caktuar, nga vetė forma e paraqitjes merr vlera dhe forca tė tilla qė e bėjnė tė jetojė nė mėnyrė tė habitshme edhe pasi tė ketė vdekur struktura qė e lindi!… Shoqėria e vjetėr greke ka vdekur me kohė, por pėrjetėsisht tė gjalla janė veprat e Homerit, Eskilit, Sofokliut e tė tjerėve. Tė njėjtėn gjė mund tė themi edhe pėr Danten qė nuk pėsoi ndonjė gjė me vdekjen e Mesjetės.Qė kėtej del se nuk janė tė pranueshme ndėrhyrjet brutale nė punėt e artit, sidomos nga njerėz qė nuk kanė asnjė kuptim mė tė vogėl rreth natyrės sė tij tė veēantė. Formave monarkike tė ndėrhyrjeve tė ndryshme duhet t’u jepet fund dhe tė lihen tė qetė shkrim-tarėt qė kėrkojnė nėpėr shtigje tė vėshtira rrugėt e vėrteta tė artit. Nuk ėshtė mirė qė tė ndėrhyni, duke u shtuar vėshtirėsive reale nė art vėshtirsi tė tjera artificiale me anė tė funksionarėve tė huaj, qė njohin vetėm, praktikėn e pėrditshme burokratike, se arti nuk mund tė jetė njė ushtrim zyrtar i disa veprimeve tė planifikuara nga njė qendėr e plotfuqishme. Prandaj ju nuk duhet ta trajtoni Lidhjen e Shkrimtarėve tė Shqipėrisė si njė zgjatje organizative tė hallkave tė ndryshme qė ka organizuar PPSH.Lidhja e Shkrimtarėve ėshtė njė organizatė njerėzish tė lirė, por jo njė hallkė nė njė shoqėri feudale, ku ushtrohen nė mėnyrėn mė tė ēuditshme tė drejta dhe detyra feudale. Lidhur me kėto tė drejta dhe detyra do t’ju jap mė poshtė njė, shembull qė nuk duhej tė kishte vend nė shoqėrinė tonė.Dihet se romani im ”Rinia e kohės sonė” ėshtė shkruar qė mė 1948, kurse romani tjetėr ”Mbarimi i njė mbretėrie” ėshtė shkruar mė 1951. Por nuk duhet harruar se romani ”Harbutėt” i Sterjo Spasses ėshtė shkruar qė mė 1946!... Atėherė pse Partia vė kėmbėn dhe i ndal kėto shkrime mė tė hershme dhe i jep kohė Dhimitėr Shuteriqit qė tė shkruajė nė 1952 romanin e tij pa asnjė vlerė ”Ēlirimtarėt”?… Pse Partia ia boton me njė zhurrnė shurdhuese kėtė roman? Pse mobilizon gjithė kalorėsit feudalė tė kritikės pėr ta trumpetuar si romanin e parė nė gjuhėn shqipe?... Dhe jo vetėm si romanin e parė, por si njė roman tė letėrsisė shqipe.... Dhe dihet se nė Shqi-pėri janė shkruar edhe mė parė, edhe shumė mė parė romane... Edhe nė gjuhėn shqipe!… A ėshtė e denjė qė tė merrej njė, parti e tėrė nėpėrmjet funksionarėve tė saj kryesorė me gjėra tė tilla?Historia ka ligjet e saj tė pashkruara dhe nuk i ka dhėnė ndonjė njeriu tė drejtėn qė tė sillet si tė dojė me artin. Edhe Luigji i Katėrmbėdhjetė nuk e gėzoi ndonjė tė drejtė tė tillė. Prandaj veprimet e bazuara nė njė strukturė feudale nuk mund tė kenė vend nė shoqėrinė tonė dhe ju duhet t’i braktisni. Duhet t’i varrosni kohėt e errėta dhe tė ktheheni nė shekullin e njėzetė, pėr idealet e tė cilit u bė njė luftė e madhe dhe u sakrifikuan gjėrat mė tė shtrenjta.Ėshtė pranuar nga tė gjithė se, sado i menēėm dhe i zoti qė tė jetė njė njeri, ai kurrė nuk mund t’i dijė tė gjitha. Shoqėria ėshtė njė grumbullim individėsh me mendime tė ndryshme, qė plotėsojnė njė tė tėrė nė lėvizje. Po qe se njė njeri i vetėm kėrkon t’i zhvendosė tė gjithė tė tjerėt, atėherė rruga tė ēon nė mėnyra tė pashmangshme tek pushteti njėdorėsh. Besoj se ju nuk keni pėr qėllim qė tė arrini njė gjė tė tillė, prandaj duhet tė merrni tė gjitha masat, duke ndėrprerė tė gjitha ato veprime organizative qė ēojnė nė drejtimin qė thamė mė sipėr.Sė pari, njė parti qė merr urdhra tė prera dhe tė padiskutueshme nga lart nuk ėshtė mė njė parti, por njė repart kazerme. Nė parti ėshtė njė gjė e pamohueshme e drejta pėr tė diskutuar gjerėsisht pėr tė gjitha problemet qė ka shoqėria. Vetėm kur t’a kemi diskutuar ēėshtjen gjer nė fund, ajo mund tė vihet nė votė dhe pas votimit do tė vihet nė jetė vendimi i shumicės.Po si veprohet praktikisht tek ne?Le tė kapim rastin e fundit lidhur me luftėn kundėr meje vetėm gjatė kėtij viti. Tė gjithė tė deleguarit qė nga prokurori Njazi Shehu, qė erdhi nė fillim, dhe gjer te sekretari i KQ. Manush Myftiu, ishin njerėz qė nuk merrnin vesh fare nga arti dhe letėrsia, Atėherė si erdhėn kėta njerėz tė diskutonin ēėshtje, pėr tė cilat nuk ishin fare tė pėrgatitur?Nė njė numėr shumė tė madh antarėsh partie ekziston mendimi pa bazė se nuk ka kala qė nuk e marrin komunistėt, por kėta njerėz harrojnė faktin e thjeshtė se ata nuk mund tė bėjnė , bie fjala, njė filxhan tė thjeshtė kafeje!… Megjithatė duke u nisur nga bindja se mund tė marrin ēdo kala, vijnė nė Lidhje tė Shkrimtarėve si ”nėnoficerė” dhe ”oficerė” dhe na kujtojnė se jemi ”ushtarė tė partisė”.Nė kėtė qėndron njė gabim shumė i rėndė. Nė qoftė se ne do tė pranonim se jemi ushtarė tė partisė, siē bėjnė me mburrje shumė njerėz, pa u thelluar nė njė gjė qė shkon shumė larg, atėherė do tė na duhej tė pranonim se ka oficerė… Pastaj do tė shkonim mė larg, ne do tė pranonim se ka edhe gjeneralė dhe, mbi tė gjitha, njė kryegjeneral!…Dhe ē’do tė bėnin tė gjithė kėta njerėz tė mbyllur nė kėtė piramidė tė ēuditshme?Kuptohet!… Do tė asgjėsonin njėri-tjetrin!… Dhe pėr kėtė duhet tė mendoheni ju, qė jeni nė krye tė piramidės!Duke qenė se e njėjta gjė ndodh edhe me ndėrtimin e pushtetit, qė nga qendra e gjer nė bazė, do tė kėrkohet gjithnjė e mė shumė shtypja e ēdo mendimi, gjer sa tė arrihet qė tė mos ketė mė asnjė mendim, pėrveē mendimit tuaj. Kjo do tė ishte njė gjė shumė e rrezikshme pėr ju personalisht dhe pėr tė gjithė popullin.Thuhet se financat e Francės i ngriti sistematikisht kardinali Risheljė dhe i shkatėrroi me luftat e jashtme Luigji i Katėrmbėdhjetė. Shqipėria nuk ėshtė nė gjendje qė tė luftojė me ndonjė shtet, rrjedhimisht do tė luftojė nė mėnyrė tė ēuditshme me veten e saj dhe nė kėtė mėnyrė financat e saj do tė shkatėrrohen plotėsisht.Megjithatė, unė mendoj se shkatėrrimi mė i madh do tė ndodhė nė botėn shpirtėrore shqiptare. Njerėzit do tė humbasin besimin te shteti dhe te udhėheqja, do tė mbyllen nė veten e tyre dhe, qė tė bėhet i mundshėm sundimi mbi ta, do tė lindė nevoja pėr tė krijuar njė shtet tė ashpėr policor.Dhe ky nuk do tė jetė veēse fillimi. Prandaj duhet hequr dorė, dhe sa mė parė, nga rruga e Luigjit tė Katėrmbėdhjetė, nga Versaja dhe shtypja e mendimit, edhe brenda rradhėve tė partisė.Nuk ėshtė ēėshtja pėr fėmijėt e varfėr qė ne i shohim nėpėr rrugė, por pėr atė shtypje tė mendimit qė po bėhet sistem dhe qė do tė sjellė si pėrfundim lindjen e njė monarkie tė re. Kur tė arrijė puna aty, varfėria do tė bėhet e tmerrshme dhe vetėm regjimi i njė terrori tė pashembullt mund tė bėjė qė tė qėndroni nė pushtet. Por ai regjim do tė jetė shumė mė i rezikshėm pėr atė vetė. Ftohja dhe largimi i popullit do tė sjellė njė lėkundje edhe brenda rradhėve tė udhėheqjes, qė do tė transformohet dalngadalė nė njė kastė tė mbyllur nė kornizėn e njė monarkie pa kuptim nė realitetin historik tė shekullit tė njėzetė.Nė pėrfundim tė kėtij proēesi historik ju do tė detyroheni tė vrisni njėri-tjetrin dhe populli do tė mbytet nė gjak.Mendoj se jemi plotėsisht nė kohė qė ta shmangim njė tė keqe kaq tė madhe dhe kjo ėshtė arsyeja qė po ua dėrgoj kėtė “Promemorie” tė shkruar nė mėnyrė tė ngutshme.Duke shpresuar se ju do tė mė kuptoni drejt dhe nuk do t’i keqinterpretoni mendimet e mia.Mbetem me respektKasėm TrebeshinaTiranė, 5 tetor 1953 StalinitSi vetėtim’ mbi globin lajmi shkon :“Stalini…” – Jo! Nuk mund, nuk mund tė jetė!…“…parmbrėm’, papritur”… - Hidhėrim’ i thellė gėzimin e lė prapa me tė shpejtė.Nėnės kur i thonė se djal’ i vetėmi vdiq, hutohet dhe nuk i besohet,mė von’ i bindet lajmit, ngashėrehet, me lot’ kėrkon atė qė nuk ndryshohet.Dhe ne dėgjojmė lajmin por s’e duam, e largojm’! S’ikėn! Rishtaz lajmėron!Goditj’ e dhėmbėshme na rėndon zemrat, korenti-ngjethje trupat na pėrshkon.Fjalėn e prindve foshnja sa dėgjon“Babi, Stalini ē’ka!” – pyet i habitur. Ata shihen nė sy, po nuk guxojnė t’i japin lajmin qė i ka tronditur.Ngul kėmbė foshnja me “pse” pambarim, po fuqi “pse”- ve t’u pėrgjigjen s’kanė dhe mundohen me fjalė tė tėrthorta pėrtej, ku s’duhet, t’a nxjerrin mėnj’anė.Armiqt’ gėzohen e s’guxojn’ t’a thonė, Zagarėt lehin rrotull dhe s’mbarojnė. Po le tė lehin! Pėr ata ne kemi zėmrimin dhe kamxhikun kur ulrojnė! –Prej polit gjer te poli lajmi shkon : me besim barkėn drejton peshkatari!Minatorėt, dokerėt shtrėngojnė grushtat,mė me guxim lirin mbron luftėtari.-Po sillet vdekja! Po veten gėnjen!Jo! Prometheu s’vdes sa njerėz t’ketė,gjersa njė tym i vetėm ngrihet qiellitnga zjarri qė ai hodhi nė jetė. - Ti Promethe nuk more vetėm zjarrin,Ti perėndit’ nga Olimpi i rrėzove; zjarrin dhe botėn njėrzve u dhe e tyrja ishte, nė ‘tė i qėndrove!-Dhe vdekja sillet, por vetėm gėnjen!Natyra ēfaqet prap e pėrtėrirė, po pret qė ne nė lule t’a mbulojmė, jetėn tė ngjallim dhe nė shkretėtirė, - Se fėmija sa lindi ajrin thithti dhe zemr’ e sajė pėr luftim trokiti, njė brez i tėrė nė shekull u ngrit mendimi yt plot drit’ atė e rritit! –……………………………………
    Mėngjez’ i sotshėm njė mbledhje kėrkonte,njė datė donte kohėve t’u vėrviste,njė ēast qė burrat nė provė t’i vintesyt’ e papėrlotur nė lotė t’u ndriste! –Burra qė s’qanė qajnė dhe ngashėrehen,po pėr kėtė njeri s’ēuditet sot!Enveri?!… Po! Po qan! – Tė gjithė qajnė! Si foshnjė qan Mehmeti, s’mbahet dot! –Marrshi funebėr qytetit jehon. Nė grumbuj presin pėr herėn e tretė t’a dėgjojn’ lajmin qė zemra s’e qas. Por ja! s’e duam dhe ėsht’ e vėrtetė! –Rrotull sheh trima n’beteja provuar,nxėnsa shkollash akoma parritur, fytyra t’ashpra nė punė kalitur, -me buzė-drithtur, nga lotėt vaditur. –Nėna dhe foshnja dhėmbjen sot e ndjejnė, mustaqesh thinjur lotėt sot po shkojnė,pėr atė qė nė bot’ rrugėt zbuloi –rrugėt e gjėra ku popujt’ krijojnė. –Mendimi qiellit ēan dhe fluturimmajat me bor’ dhe fushat i kalon.Pushim nuk do po ecėn nat’ e ditė, padukur, roje afėr tė qėndron.-Njerėz shikon tė krrusur, tė menduar, heshtur si lumi nė fushėn e gjėrė, nė lotė lagur, si pylli nga shiu, -ecin e ndalin! Jasht’ njė det i tėrė! –Popull i madh, me ty ne pranė jemi! Me ty pėrshkojmė sallėn zi-mbuluar!Prisin e gjallė – tė heshtur shikoni,nė pavdeksinė kurrorash rrethuar!-Ja! Oqean nė dallgė popujt ngrihen!Pallatet madhshtore ishuj mbetėn!Bashkuar zėmrat sot pėrkundin valėt –nė ‘to idet’ e tua mbollėn jetėn! – ……………………………………….

    Kush vdekjen tėnde mund t’a mendojė?Ne shihnim veprat qė kurrė nuk vdesindhe para shkonim nga ti udhėhequrnė rrugėn e lavdis qė shekujt presin. –Kishim tė drejtė qė vdekjen s’e shihnim!Ne shohim jetėn qė me ty ndėrtojmė,ne shohim botėn, paqen, shohim diellin, me pamjen tėnde ne shekujt ndriēojmė. -Ne shohim fusha betejash kreshnike,ne shohim veprat e gardės-mburojė,ne shohim jetėn tėnde si njė kėngėqė popull’ i pėrjetshėm do kėndojė! –………………………………………..O shok i madh nė gjunj do bėjm betiminpėr rrugėn tėnde gjer nė Panteon!Dhe ja! buēitj’ e madhe popujt ngriti avdia jote nė shekuj kalon! – Gjėmojnė topat! Pėrzishėm gjėmojnė!Ne sot mė gjunjė po bėjmė betimin.Po t’apim lamtumirėn shoku Stalin –Nuk ndahemi e s’mbajm’ dot mallėngjimin. –Vėshtrimin hodha, monumentin pashė :Si at i dashur ti po na vėshtronje…Nga vėshtrimi m’u duk se ishje i gjallė, m’u duk sikur si at na ledhatonje. –Muzika bije shtruar, mė tė qarė!Po pse bije vallė? As un vet s’e di!E di, e di! – mendimi mė troket,Stalini mė nuk ėsht! Mė vjen ēudi! –Shtrėnguar radhėt tė kemi rrethuar, -me dashuri na sheh o at i mirė!Koha e ndarjes erdhi e nuk shtyhet –e rėndė qenka mal kjo lamtumirė! –Kur e mendoj se mė nuk je nė jetė me gjith sa mė rrethon ēuditem sot,nga dashurija vdekja s’mė besohet,se je i madh pa vdekjen s’e qas dot! –…………………………………….
    Shpėrthen mbi detin me tėrbim tufani,po nė gji deti tufanin pushton,fortas pėrplasen e nga gjiri deldallga qė pėrpjekjen vazhdon.Lindja dhe vdekja sė bashku jetojnė,mbi vdekjen jeta fiton pambarim, nė bij’ e nipėr me ty do tė jemi –gjithnjė tė gjall’, tė gatshėm, nė luftim! – Shėnime:Poema ėshtė marrė nga “Letėrsia jonė”, nr. 3, muaji prill, 1953, faqe 45 – 48.Pėr herė tė parė kjo poemė ėshtė botuar nė gazetėn “Zėri i popullit” mė 7 mars 1953, dy ditė pas dhėnies sė lajmit tė vdekjes sė Stalinit. K. Trebeshina ishte i pari shkrimtar shqiptar qė shkroi pėr vdekjen e Stalinit. Me admirim tė thellė ai vėren se dhe udhėheqėsit shqiptarė tė kohės, Enveri dhe Mehmeti, qajnė pėr Stalinin.Trebeshina vdekjen e Stalinit e pėrjeton si tragjedi botėrore dhe pėrforcon mitin e Prometeut dhe tė atit, tė ndryshuesit tė botės (Ti perėndit’ nga Olimpi i rrėzove) dhe tė Baba Stalinit, mite kryesore tė propagandės komuniste. Stalini do tė mbetet “at i gjallė nė monument”, ai “si at na ledhatonte”. Fjalimi sekret i Hrushovit mbi krimet dhe mizoritė e pėrgjakshme tė vrasjes sė miliona njerėzve prej Stalinit, do tė indinjonte gjithė botėn. Nė Shqipėri, pėrkundėr, “ati i dashur Stalin” mbeti i gjallė nė monument deri mė 1990.Letėrsia jonė, botim i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Shqipėrisė, ishte revistė e pėrmuajshme; mė vonė ajo mori emrin Nėntori. Ky numėr i revistės, (Letėrsia jonė, prill 1953), njė botim i posaēėm, i kushtohet tėrėsisht vdekjes sė Stalinit. Aty gjen fjalimet funerale e pėrkujtimore mbi Stalinin, fjalime tė udhėheqjes sė lartė komuniste, si: fjala e Enver Hoxhės, e Molotovit, e Malenkovit, e Berias… pėrmban dhe poezi e prozė nga gjithė shkrimtarėt e rėndėsishėm shqiptarė tė kohės, nga Dh. Shuteriqi, M.Gurakuqi, A. Varfi etj. Mė vonė, kėto dhe poezi tė tjera mbi kėtė temė do tė botohen nė njė antologji pėr Stalinin. Poema e Trebeshinės ka 31 strofa katėrshe, gjithėsej 124 vargje 11-rrokėshe. Pika tė heshtjes (………...) nė formėn e rreshtit pėrsėriten katėr herė nė trup tė poemės; mbase ato shėnojnė nėndarje tė saj.Kėto faqe tė revistės Letėrsia jonė, faqet 45-48, duken tė zhubravitura nga pėrdorimi, nga qė shumė lexues i kanė marrė nėpėr duar. Nė hapėsirat bosh anash vargjeve mbi njėrėn fletė tė revistės dikush ka vizatuar me dorė njė zarf tė vockėl, mė tej sheh dhe vijėza, e shkarravina tė pakuptueshme; vargu 125 i poemės, (strofa 29) “nga dashurija vdekja s’mė besohet”, ėshtė i nėnvizuar po me stilograf, me bojė blu, mbase nga ndonjė lexues i kohės. Vjersha, siē po e japim kėtu, i mbetet besnik botimit tė revistės nė fjalė, nuk e kemi prekur nė asnjė shkronjė, as nė shenjat e pikėsimit a nė shenja tė tjera. Shmangiet nga norma nė gjuhė dhe nė pikėsim janė tė tekstit tė botuar; lėkundjet drejtshkrimore, pėrdorimi i sė njėjtės fjalė nė trajta tė ndryshme brenda vetė vjershės janė tė autorit. Mendojmė, se kėto mangėsi shprehin gjendjen e atėhershme tė shkrimit tė gjuhės, nivelin gjuhėsor tė vetė autorit, pa pėrjashtuar dhe atė qė shmangiet ndonjėherė duhen parė dhe si liri poetike: nga ajo qė autori donte t’i mbetej besnik vargut 11-rrokėsh. Gjatė kėtij viti nė kėtė revistė Trebeshina ka dhe tri tekste tė tjera : nė njėrin, lėvdon poetin “komunist, revolucionar” Majakovskin, nė tjetrin, njė prozator sovjetik dhe, i treti, sjell njė vėshtrim kritik mbi letėrsinė e letrarėve tė rinj shqiptarė tė kohės. Autori, nė tė kundėrt me atė qė pohon, ka shkruar letėrsi “pornoburokratike”, po tė pėrdorim njė term tė tij pėr realizmin socialist. Po ashtu, pėrkundėr asaj qė thotė, se i ėshtė kundėrvėnė letėrsisė sovjetike, nė shkrimet e kėsaj reviste shohim se e ka lavdėruar letėrsinė sovjetike tė realizmit socialist.Poema mė lart dhe tekstet e tjera tė tij tė viteve 50 mund tė pėrdoren nga specialistėt nė filologji pėr tė bėrė ekspertizėn tekstuale tė Promemorjes sė dyshuar. Siē kemi thėnė, gjuha e kėsaj “Promemorjeje” ėshtė shumė mė e pėrpunuar se sa kėto tekste.Tomas Elioti nė esenė “Ndotja e poezisė” ka sjellė analizėn e poezive tė disa prej romantikėve mė tė shquar anglezė, tė cilėt e kanė ndotur ideologjikisht poezinė. Trebeshina, siē shihet mė lart, e ka ndotur poezinė qė nė fillimet e krijimtarisė sė tij. Por, si duket, kėtė e ka harruar.Njė lutje gati dymijėvjeēare, thotė: “na i fal fajet tona ashtu si edhe ne ua falim fajtorėve tanė”. Raporti kėtu ėshtė i dyfishtė: jemi fajtorė, ndaj duhet tė kėrkojmė falje pėr veten tonė, pastaj tė falim dhe ata qė janė fajtorė ndaj nesh. Ky qėndrim shėnon abecenė e moralitetit. Tė pranosh qė je fajtor, tė kėrkosh ndjesė dhe tė falėsh. Me poemėn “Stalinit” Trebeshina ėshtė kryekėput i ndotur. E botoi poemėn menjėherė pas vdekjes sė Stalinit. Nxitoi tė dilte para gjithė tė tjerėve. Kur vetė ka shkruar me kaq zell poezi tė tilla, a duhet tė kėrkojė ndjesė? 2. Vrit ose do tė tė vrasin(Tekst nga Nuri Dragoi)Sikur tė mos i mjaftonin tė gjitha kėto peripeci, kur u kthye nga fshati Belinė, pranė njėsitit atė e priste njė ballafaqim tragjik, ku mėsoi se akti i faljes nuk duhet tė aplikohet kurrė pėr rebelėt dhe tradhtarėt, tė cilėt gjithmonė janė tė prirur tė pėrfitojnė nga fisnikėria e tjetrit. Me kėta njerėz mėsoi postulatin e njohur: “Vrit ose do tė tė vrasin”. Si edhe thėnien e ebrenjve “Atė qė nuk e lė tė vdesė, ai nuk tė lė tė rrosh”.Ishte pikėrisht njėri prej shokėve tė njėsitit, i cili kishte nisur tė shfaqte shenja tė thekssuara tė bajraktarizmit individual duke shpėrfillur detyrimet qė buronin nga betimi luftarak. Ky rebel kishte kohė qė refuzonte ēdo detyrė qė i ngarkonte njėsiti si edhe tė gjitha detyrimet qė buronin nga pėrgjegjėsia e e ikuadrimit nė radhėt partizane. Kur mbėrriti Kasėmi, ai pa se po zhvillohej njė debat i madh mbi tė rebeluarin, i cili nuk bindej tė dėgjonte, madje kundėrshtonte me nota tė rėnda fyese.Unė nuk pyes mė asnjerin prej jush dhe kini kujdes se do t’ju vras tė gjithėve ndonjė ditė, u bėrtiste ai shokėve tė njėsitit.Dhe ndofta pėr atė ēast, kaq i mjaftonte Kasėmit pėr ta kuptuar se gjėrat kishin shkuar tepėr larg. Plasaritja e marrėdhėnieve tė tyre nuk mund tė ndreqej mė. Dhe kur shokėt e njėsitit i kėrkuan ndihmė Kasėmit, ai po kafshonte gishtėrinjtė duke e pėrmbajtur disi nervozizmin, pėr tė mos e shfaqur tė plotė atė. Sepse tjetri bėnte dikur pjesė edhe nė rrethin e mqve tė tij. Megjithatė, Kasėmi shqiptoi fjalėt:“Nėse rebeli do tė vazhdojė tė refuzojė zbatimin e urdhrave, atėhere do ta vras si njė lepur”.Por dukej se ky kėrcėnim publik nuk ndikoi shumė tek i pabinduri, sepse ai vazhdoi edhe mė tej tė lėshonte ultimatume dhe tė ngjallte panik midis shokėve duke u bėrė kėrcėnime pėr vrasje. Pėr kėtė arsye shokėt vendosėn t’i bėjnė gjyqin special ushtarak. Gjyqi ishte i shkurtėr dhe nuk kishte kaluar as gjysmė ore nga fillimi i tij, kur u dha vendimi: Tė dėnohet me vdekje!Megjithėse rebeli kishte disa lidhje familiare me krerėt e shtabit tė pėrgjithshėm, pėrsėri gjyqi nuk e ktheu vendimin e pushkatimit. Madje pėr kėtė u ngarkuan dhe dy nga shokėt e grupit, tė cilėt ishin Luto Sadiku dhe Gramoz Kaloshnja. Por rebeli nuk donte t’ia dinte pėr ndėshkimin. Ai, madje nuk besonte se ky vendim do tė ekzekutohej dhe iu drejtua Kasėmit:- Ti i ke fishekėt e lagur, ndėrsa kėta tė tjerėt janė tė gjithė burracakė.1)Mė vonė rebeli kėrkoi tė ikte drejt qytetit, dhe pėr kėtė arsye, ose pėr faktin se rebelimi i tij i kishte kaluar caqet e durimit, shokėt e njėsitit ngarkuan Kasėmin qė ta pushkatonte. Dhe Kasėmi mori menjėherė detyrėn, duke menduar pėr njė ēast se sa e vėshtirė ėshtė tė qėllosh mbi njė njeri, i cili deri dje konsiderohej shoku yt i barrikadės. Por, sidoqoftė, ligjet e luftės ndėshkojnė menjėherė dezertorėt dhe ata qė kthehen kundėr idealit tė pėrbashkėt. Sepse rebelimi i tyre mund tė degjenerojė nė akte dhune kundėr vizionit ēlirimtar. Megjithatė, nė ato momente kur Kasėmi po shoqėronte “tė pabindurin”, tek ai u pėrshfaq ideja pėr ta falur atė dhe aty pėr aty mendoi ta linte tė ikte pėrtej kėnetės pėr tė shpėtuar kokėn. Sepse nė atė ēast sensibiliteti i poetit mundi vendosmėrinė e luftėtarit dhe Kasėmi ishte gati t’ia thoshte kėtė gjė, ia tha pak a shumė, kur papritur ndodhi ajo qė nuk mund tė pėrfytyrohej. Ose ndodhi ajo pabesi, qė dikush tjetėr mund ta parashikonte, por ēiltėrsia e Kasėmit jo. Papritur rebeli i vuri Kasėmit grykėn e pushkės te kolona vertebrale duke e kėrcėnuar:- Unė tani do tė tė vras.E gjithė kjo ngjarje e shpejtė e befasoi poetin, por mjaftuan vetėm dy minuta qė ai tė bindej se pėr kundėrshtarin nuk duhej pasur kurrė mėshirė dhe se nė luftė ekziston formula “vrit ose do tė tė vrasin”. Dhe nė atė ēast Kasėmit iu kujtua fabula, kur njė fshatar kishte dashur tė shpėtonte gjarpėrin, i cili mė vonė e kishte helmuar atė. Sepse pėr gjarpėrin nuk duhej ushqyer asnjė ndjenjė mėshire apo vrasje ndėrgjegjeje. Gjarpėri duhej vrarė pėrpara se ai tė lėshonte helmin. Kur rebeli e urdhėroi tė shkonte drejt kėnetės, Kasėmi e kuptoi se ai kishte bėrė plan qė ta vriste atė pa asnjė shenjė mirėnjohjeje pėr aktin e faljes qė i kishte bėrė luftėtari i ri. “Atė qė nuk e lė tė vdesė, ai nuk tė lė tė rrosh”, thonė hebrenjtė.Nė rrethanat e reja o duhej tė pranonte tė vritej si kafshė e egėr nga njė bandit qė e kuptonte luftėn si njė mundėsi pėr tė realizuar hakmarrjen personale, ose duhej ta vriste tjetrin, duke zbatuar kėshtu dhe vendimin partizan… Kasėmi nė kujtimet e tij shkruan:“E kuptova qė ai mendonte tė mė vriste nė anė tė kėnetės dhe shkova pėrpara, duke e ndjerė nė shpinė tytėn e pushkės sė tij. E lamė pyllin dhe thirrėm lundėrtarin, qė erdhi menjėherė. Ai, rebeli, ishte njė ujk i vjetėr, por unė isha ustai i tij. I gėzuar, duke parė nga kėneta, ai e humbi vigjilencėn dhe, sa tė hapėsh e tė mbyllėsh sytė, unė u ktheva dhe e qėllova nė mes tė ballit!... Nė moment e ēarmatosa, pastaj e flaka tė vdekur nė tokė.- Varrose atė! – i thashė prerė lundėrtarit dhe shkova nė fshat. Nė rrugė takova Luton dhe Gramozin.- Ku ėshtė?- Ėshtė atje, i vrarė!...”Njė lloj ndėshkimi e shoqėroi kėtė histori edhe pas ēlirimit, kur drejtuesit e Byrosė Politike e rehabilituan rebelin duke e cilėsuar pushkatimin e tij si njė gabim tė gjyqit special tė luftės.(N. Dragoi, Dosja Trebeshina…, Naim Frashėri, Tiranė, 2006, fq. 80-83)1) Pse i ka fishekėt tė lagur? Sipas tė dhėnave tė mia, deri tani jo plotėsisht tė afirmuara, “rebeli” nė fjalė, Sulejman Xhelili nga fshati Dukat i Vlorės, ka akuzuar udhėheqjen e njėsitit dhe vetė Kasėmin, se kanė pėrvetėsuar florinjtė qė patriotėt i kishin dhėnė si ndihmė pėr partizanėt.__________________Getting ready for the BIG day...

  10. #10
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Fiori
    14-05-2008, 12:03 #6
    Fiori
    Administratore
    Anėtarėsuar: 27-03-2002Vendndodhja: USA
    Postime: 2,651

    Kreu IV
    Dokumente dhe letra
    Shteti dhe Trebeshina nė vitet ‘50-‘70
    Biografėt dhe heroi i tyre

    Biografėt-kushėrinj tė Trebeshinės ngulmojnė nė atė qė ai ka qenė hero nė luftė. Madje hero dhe nėn diktaturė. Ata sjellin dhe vargun e Volterit (!) “Rron ai rron atje nė male”. Ky varg, edhe pse na duket sikur ėshtė i bullgarit Kristo Botev, jo i Volterit, po e pranojmė ashtu siē e thonė biografėt, se kur flitet pėr njė hero, ai patjetėr duhet tė jetė i gjallė e ndėr tė gjallėt dhe nė njė lartėsi me malet.Se si ka qenė nė tė vėrtetė ky hero, atė mė mirė se kushdo tjetėr e thonė letrat qė ka shkruar me dorėn e tij, kur ėshtė ndeshur me diktaturėn. Dhe letrat do t’i paraqesim mė poshtė. Kėtu po sjellim ndonjė mendim pak mė tė ndryshėm nga ai i biografėve pėr heroin.Ne nuk mendojmė se Kasėmi nuk ka qenė fare-fare hero nė luftė. E pranojmė qė ka luftuar... dhe shumė. Ne, siē e thotė vetė, e kemi mbajtur shėnim edhe atė tjetrėn, atė qė ndonjėrin nga shokėt e rebeluar ai e ka vrarė me dorėn e tij, dhe qė ndoca tė tjerė i ka vėnė nė grykėn e pushkės, por i kanė shpėtuar ndėrhyrjet e shefave mė tė lartė, se sa heroi i biografėve tanė.Si rregull, heronjtė e tipit qė na e pėrshkruajnė biografėt tanė, janė xhahilė me ata poshtė vetes dhe servilė me ata sipėr tyre. Nuk e dimė sa ėshtė tipike kjo pėr heroin nė fjalė. Fakt ėshtė se heroi ynė nė vitet ’60, u pėrulet dhe u bėhet baltė atyre qė ka pėrsipėr. Letrat ua nis njėra pas tjetrės shefave, komandantit, partisė. Janė njė dyzinė me letra tė tilla. Tė gjitha i ka shkruar heroi ynė. Janė dhe tė ruajtura nė Arkiv. Arkivi, nė se mund tė themi kėshtu, nuk ka ndonjė faj qė i ka ruajtur letra tė tilla. (Shih dhe faksimilet, faqe ).Njė hero i poshtėruar (jo ai heroi-mal i biografėve tanė), kur e sheh veten pisk, ka tri rrugė pėrpara vetes: o tė marrė armėn dhe tė qėllojė mbi ata qė e poshtėrojnė, o ta kthejė armėn nga vetja, o shtrėngon dhėmbėt dhe e duron burrėrisht fatin e keq qė i ra mbi kokė. Ka edhe njė rrugė tjetėr: tė pėrulet e tė kėrkojė falje prej atyre qė e mundojnė. Heroi i biografėve tanė ka zgjedhur kėtė rrugėn e fundit. Nė vend tė armės, ai ka marrė penėn dhe ka kėrkuar mėshirė. Kėtė qė ka bėrė ai atėherė, ne sot mund tė mos kemi tė drejtė ta diskutojmė. E ka bėrė dhe aq. Mund tė mos e kishte bėrė, por ja qė jeta ėshtė gjė e madhe... jeta ėshtė jetė, heroizmat janė heroizma. Dikush mund tė bėjė pyetjet: Po ai ishte njė hero(?). Po, kur pėrulen heronjtė, ē’mbetet pėr tė tjerėt? Mund t’iu themi: po, mbase ka qenė hero, por hero vetėm nė luftė, dhe kjo... kjo s’ėshtė pak. Iu themi dhe atė tjetrėn: heronjtė e luftės jo domosdo janė tė tillė edhe nė paqe. Madje nė paqe disa katandisen si karikatura tė kėqija tė asaj qė ishin nė luftė.Shkurt, heroi ynė zgjodhi jetėn, para heroizmave dhe pėr ne mirė ka bėrė.Biografėt-kushėrinj mandej i referohen Stendalit pėr atė qė Trebeshina ėshtė egotist, jo egoist. Domethėnė ėshtė njė egoist i zbutur, i ėmbėl. Po tė donin mund tė shkonin dhe mė tej me Stendalin. Diku ai thotė se vulgariteti ėshtė krim. Krimineli me pushkė vret njė njeri a njė dyzinė njerėzish, vulgariteti vret mijėra e miliona. Per shembull, vulgariteti ideologjik i komunistėve vrau gati njė kontinent tė tėrė pėr 40 e ca vjet.Sa vjet burg ka bėrė TrebeshinaBiografėt – kushėrinj shkruajnė pėr njė jetė tė tėrė tė Trebeshinės nėpėr burgje. Njė metaforė, njė hiperbolė. Po e lėmė mėnjanė kėtė zbukurim stilistik: sa vjet burg ka bėrė Trebeshina? Kudo pėr Kasėm Trebeshinėn thuhet se ka bėrė 17 vjet burg. I ka bėrė vėrtet? Siē del fare qartė nga dokumentet mė poshtė, deri mė 1981 ai ka bėrė 11 muaj burg dhe dy vjet e ca muaj internim.Mė 1945 ai ka dalė nga burgu pas 11 muajsh. I janė falur tė gjitha dhe partia ėshtė treguar e butė me tė. Nė vitet 1955 – 1962, nuk bėn asnjė punė. Kasėmi shpesh e braktiste punėn. Megjithėse organizatat e Frontit e dinin qė nuk punonte, nuk ndėrmerrnin gjė kundėr tij. Partia qė i pėrndiqte “parazitėt”, ata qė nuk e donin punėn, nuk pėrdori ndaj tij asnjė lloj trysnie pėr ta detyruar tė punojė. Dhe ishte koha kur bejlerėt, “borgjezėt”, intelektualėt e padėshiruar madje edhe fėmijėt e vegjėl tė tyre, u detyruan tė hapin kanale, tė thajnė moēale nėpėr gjithė Shqipėrinė. Po K. Trebeshina ishte ndryshe.Njė sjellje e tillė kompromentuese, “kokė mė vete”, e Trebeshinės, sidomos nė opinion, ēoi nė marrjen e njė mase administrative. Mė 18 maj 1962 komisioni i internim - dėbimeve e dėnoi atė me 5 vjet internim. Nga kjo kohė fillon njė letėrkėmbim intensiv i Trebeshinės me udhėheqjen e lartė tė PPSH-sė. Manush Myftiu dhe njerėz tė kupolės sė Sigurimit i japin tė drejtė Trebeshinės nė ankimet e tij. Ēuditėrisht, letrave tė tij iu kushtohej vėmendje e posaēme nė aparatin e KQ tė PPSH-sė, vėmendje deri dhe nga autoriteti mė i lartė i vendit nė atė kohė.Internimin nuk e bėri tė plotė. Ai asnjėherė nuk ka bėrė dėnime tė plota. Nga Zvėrneci e ēojnė nė njė rreth qė nuk pėrdorej aq shumė pėr internime, nė Gramsh. Me kėto lėshime, kėtij Trebeshine qė e quante veten vazhdues tė “traditave perėndimore”, nėn regjimin mė tė egėr tė Lindjes, i kushtohej njė kujdes me tė vėrtetė i veēantė pėr kohėn. Apo jo?Luftėtarė, tė dėshtuar nė paqeLetrat e Trebeshinės janė njė logori e vėrtetė. Pse qan dhe ankohet kaq shumė Trebeshina mė 1962-63? Fundja, nė Gramsh ėshtė. Mėsues ėshtė. Sejfulla Malėshovėn e kishin degdisur nė njė magazinė tė pistė ku shiste patkonj, kapistra dhe samarė pėr kuaj e gomarė. Vetėm Trebeshinės po i ndodhte njė fat i tillė? Sa heronj si Trebeshina ishin vrarė e internuar mė 1948? Sa tė tjerė e kishin pėsuar pas Konferencės sė Partisė sė Tiranės mė 1956? Edhe Bedri Spahiu kish zėnė burgun. Biografėt e Trebeshnės na e paraqesin gjėndjen sikur hero na paska qenė vetėm Trebeshina.Trebeshina veē qė ndihet i poshtėruar, ėshtė i trembur aq keq mė 1962. Ai, luftėtari i ēartur, i plagosuri tri herė, tashmė ėshtė njė i trembur pėr vdekje. Ankohet dhe jargavitet nė letra. Kuptohet, atė po e nėpėrkėmbnin kot dhe po e nėpėrkėmbnin pa mėshirė. Dhe ai kėrkonte mėshirė. Po a ekzistonte mėshira, humaniteti nė atė kohė, kohė qė e kishte tė shpallur me tė madhe se ligjin e bėnte pushka, gryka e pushkės? Humaniteti komunist ishte vrasės. Vrasės pėr hiē gjė. Po t’ua thoshte truri se je armik, komunistėt tė vrisnin. Vetė Kasėmi i kishte vrarė me dorėn e tij “rebelėt” nė luftė. Kishte vrarė dhe mė pas. Tashmė ky “hero” i luftės ėshtė njė dėshtak dhe i zgėrlaqur nė paqe. I ndodhte kėshtu nga qė i dhimbsej vetja apo se kishte dėshtuar projekti i tij pėr botėn, se kishte dėshtuar ideali i tij? Heronjtė si Trebeshina kujtonin se me ardhjen e tyre nė pushtet, bota po fillonte nga e para. Botė e re, njeri i ri, regjim i ri... Nė emėr tė kėtyre ata grabitėn shtėpitė e pasuritė e “ borgjezėve”. Pastaj disa nga ata i shfarosėn, disa i rrasėn nė burgje. Deri gratė dhe kalamajtė e tyre tė mitur i nxorėn nga shtėpitė, i flakėn rrugėve. U hodhėn nė erė edhe varret, u vunė minat nė memorialet familjare. Ishte koha e ndėrrimit tė gjakut, e kultit tė gjakut tė ri, e gjakut tė partisė. Koha e vrasjes sė gjakut tė vjetėr, e vrasjes sė alternativės. Trebeshina kishte kontributin e tij tė gjakut. Ndaj nė letra ia kujton komandantit kohėn kur ka qenė i tillė, kur ka derdhur gjak armiku.Me politikėn, derdhja e gjakut (lexo: lufta e klasave) e forcon partinė, “heronjtė” me yll nė ballė qė erdhėn nga lufta, pasi shijuan nė masakra derdhjen e gjakut tė armiqve ideologjikė, u kthyen dhe vranė kė mundėn, u zhyen dhe nė banjėn e gjakut tė tyre. Partia u shpall mė e rėndėsishme se njeriu. Para saj hi e pluhur le tė bėhej njeriu, njerėzimi, Shqipėria. Paqja qė vret jo armikun, por qė vret cilindo qė pėr ideologji a pėr politikė shpallet armik, ishte tragjedia mė e madhe e atij brezi luftėtarėsh. Ata vranė veten nė paqe.Kasėm Trebeshina ishte njė ndėr viktimat e kėsaj filozofie dhe praktike terroriste. Por, kur nga njė terrorist komunist e pa veten nė anėn tjetėr, nė anėn e armiqve, Trebeshina vuri maskėn e njeriut qė nuk e mohon sistemin, partinė, autoritetin. Pranonte se kishte bėrė gabime, por nuk e pranonte se ishte armik. Ishin vitet ’60. Partia ende nuk ishte kthyer nga derdhja rėndshėm e gjakut brenda vetes. Kjo maskė prej tė pėrvuajturi, kjo katandisje pėr tė ardhur keq e njė heroi, frika derisa t’i lėpinte duart Enver Hoxhės, Trebeshinės i dolėn pėr mbarė. Atė e mėshiruan. Kjo situatė mbase e shpėtoi atėherė atė. Por edhe diēka tjetėr... Mbase, nėn tavolinė, nė bisedat me gjeneralėt e mėdhenj tė sigurimit qė shkonin dhe e takonin nė vendet e internimit, ai ka pranuar qė tė bėjė edhe shėrbime tė tjera pėr partinė. Shėrbime tė fshehta. Mbase. Kush e di? Pėr tė ilustruar sa thamė deri tani, mė poshtė po japim disa nga letrat e tij tė viteve ‘60.Letrat e Trebeshinės drejtuar udhėheqjesLetra e 8 tetorit 1963 “Shokut Enver HoxhaSekretar i Parė i KQ tė PPSH-sė.Duke qenė se vuajtjet e mia kanė mbėrritur gjatė 2 vjetėve tė fundit pikėn e tyre mė tė lartė, po u drejtohem sa mė poshtė:Pas tentativave pėr tė mė kuruar me forcė, pas 40 ditėsh grevė urie dhe pas 3 muajsh burg, m’u hoq masa e internimit tė izoluar duke m’u kthyer nė njė masė internimi si mėsonjės nė Gramsh. Mė 30 shtator 1963, njė funksionar i MPB mė njoftoi se pėr kėtė ishte marrė njė vendim qė nuk mund tė kthehej prapė, prandaj unė duhej qė patjetėr tė shkonja “gjashtė muaj dhe mė pakė” atje ku mė urdhėronin. Kjo shkuarje (gjithnjė sipas tij) ishte njė “urė e domosdoshme” shkaktuar nga greva e urisė dhe pėr opinionin publik.Kjo gjė ėshtė e padrejtė se kundėr meje ėshtė marrė njė masė, pasi kundėrshtova njė internim tė mėparshėm. Me kėtė rast dua tė them dy fjalė pėr internimin tim nė ishullin e Zvėrnecit.Gjatė gjithė kohės qė kam qenė nė parti, nuk kam shfaqur shenja intriganti, karrieristi ose fraksionisti. As edhe mė vonė nuk jam fshehur para Partisė ose organeve shtetėrore. Opozicioni im ka qenė i shkaktuar tėrėsisht nga aktiviteti letrar dhe nga pakėnaqėsitė qė lindnin prej tij. Nė lėmin e letėrsisė kam punuar me vetėmohim, duke kujtuar se i bėnja njė shėrbim tė mirė shoqėrisė. Shoqėria ka ngulur kėmbė vazhdimisht se aktiviteti im letrar nuk duhej dhe unė me anėn e kėsaj letre, sjell nė dijeninė tuaj, se kėtej e tutje heq dorė nga ky aktivitet.Tashti po kthehem te masa e internimit tim nė Gramsh. Pėr tė treguar edhe njė herė bindjen time para autoriteteve shtetėrore, po shkonj atje ku mė kanė caktuar (ashtu siē shkova mė 7 qershor 1963 nė ishullin e Zvėrnecit). Por nga ana tjetėr pasi tė vejė nė vend vendimi i marrė kundėr njė njeriu qė ka mbajtur vazhdimisht njė qėndrim tė qartė si qytetar i bindur pėr tė zbatuar politikėn e Partisė dhe tė Qeverrisė, kundėr njė njeriu qė nuk ka kryer asnjė krim, lutem tė mė hiqet sa mė parė ky persekutim i fundit politik dhe tė kthehem nė Tiranė pėr tė bėrė njė punė nė dobi tė familjes sime dhe tė atdheut.Mbetem me shpresėn e ndėrhyrjes suaj, pėr tė evituar ndonjė fatkeqėsi personit tim dhe familjes time.Tiranė 8 tetor 1963 Me respekt Kasėm Trebeshina”Bashkėshortja: Kasėmi “nuk ėshtė armik dhe as kundėrshtar i pushtetit tonė”Letra e gruas sė Kasėm Trebeshinės drejtuar Enver Hoxhės mė 22 tetor 1963 “E nėnshkruara Zydije Trebeshina, parashtroj lutjen sa mė poshtėurri im, Kasėm Trebeshina, pėr afro njė vit e gjysėm ka qenė internuar dhe tani ėshtė dėrguar me privim lirie nė Gramsh, ku jep disa orė mėsimi nė shkollėn 11 vjeēare atje.Kohėt e fundit, gjendja e tij shėndetėsore ėshtė keqėsuar shumė dhe vetmia e jeta larg familjes po e shkatėrron edhe mė tepėr.Unė si bashkėshorte e tij kam besim, duke e mbėshtetur kėtė edhe nė bisedimet me tė, se ai nuk ėshtė armik dhe as kundėrshtar i pushtetit tonė. Partia e njeh biografinė e tij, luftėn dhe pėrpjekjet pėr ēlirimin e atdheut.Sigurisht, im shoq mund tė ketė pasur disa divergjenca lidhur me shkrimet e tij me njerėz tė ndryshėm dhe kjo krijuar dyshime nė organet pėrkatėse, por unė jam e bindur se ay siē e fakton edhe vetė, ka qenė dhe do tė mbetet besnik ndaj pushtetit tonė.Njė pjesė e dėnimit ay e vuajti. Ju lutem qė tė paktėn tashti qė ėshtė nė gjendje tė keqe shėndetėsore, tė kthehet nė gjirin e familjes dhe tė bėjė njė punė ēfarėdo nė dobi tė atdheut dhe tė familjes.Mbetem me shpresė se lutje ime do tė merret nė konsideratė”.Sekretari personal i Enver Hoxhės, Haxhi Kroi, interesohet pėr Trebeshinėn. Ai u shkruan kėshtu shokėve tė partisė nė Gramsh:“Kasėm Trebeshina i internuar nė rrethin tuaj, me anė tė njė letre qė i drejton shokut Enver, kėrkon t’i hiqet masa e internimit dhe tė kthehej nė Tiranė.Tė njoftohet i sipėrmenduri nga shoku Emin Shuli qė e di ēėshtjen, se kėrkesa e tij u studiua dhe rezulton se masa e internimit ėshtė e drejtė pėr arsye tė fajeve dhe gabimeve tė rėnda qė ka bėrė, pėr tė cilat ėshtė dėnuar me burg nga organet e drejtėsisė. Ai pėrpara ka shprehur pikėpamjet e tij reaksionare nė vjershat e pjesėt e tij letrare, duke pėrbuzur atdheun e vet ai pat kėrkuar tė lejohej tė shkonte nė Zvicėr, gjoja si vend neutral, por qė dihet se ėshtė vend kapitalist, ka dorėzuar dokumentin e partisė pasi nuk ka dashur tė jetė anėtar partie, etj, dhe kėto faje akoma nuk po i kupton si duhet, nuk i dėnon duke i justifikuar se nuk ka ēėshtje e pretendime politike.Heqja e masės sė internimit ėshtė e lidhur e varet direkt nga qėndrimi i tij, nga njohja e fajeve qė ka bėrė dhe nga pėrpjekjet qė do tė bėjė pėr tė kryer sa mė mirė punėn qė i ėshtė ngarkuar. Shoku Rita Marko porosit qė t’i hiqet dhėnia e mėsimit tė letėrsisė dhe tė caktohet pėr tė dhėnė lėndė tė tjera qė mund t’i bėjė. Kjo tė mos i thuhet atij, por tė merren menjėherė masa nė kėtė drejtim”.Informacioni i 14 nėntorit 1963 drejtuar KQ tė PPSH-sė pėr ēėshtjen e Trebeshinės nga Vangjelo Sotiriadhi. V. Sotiriadhi ishte pėrgjegjėse pėr letrat nga populli nė KQ tė PPSH.“Sipas porosisė sė shokut Rita Marko, shkova nė Gramsh dhe sė bashku me shokun Emin Shuli – sekretar i dytė i Komitetit tė Partisė, takuam Kasėm Trebeshinėn. Nga bisedimi me tė rezultoiasėm Trebeshina nuk e konsideron tė drejtė internimin e tij nė Gramsh duke pretenduar se nuk ka gjė politike dhe u mundua ta justifikojė duke thėnė se nuk ka qenė kundėr vijės sė partisė pėr kėtė nuk ėshtė ēfaqur asnjėherė dhe nuk ka pikėpamje apo plaftormė tjetėr nga ajo e partisė. Si fakt tregoi se nė vitin 1956 kur u zhvillua konferenca e Tiranės e mė vonė kur u bė kundėrrevolucioni nė Hungari, ai ka mbajtur njė qėndrim tė mirė dhe nė kėtė kohė i ka drejtuar njė letėr shokut Mehmet Shehu me tė cilėn si qytetar i Republikės Popullore tė Shqipėrisė solidarizohej me qėndrimin qė mbante partia. Tha qė kur ka dalė nga burgu nuk ėshtė shoqėruar me asnjė njeri por ka bėrė jetė shumė tė kufizuar duke ndenjur nė shtėpi me pėrjashtim tė ndeshjeve sportive qė ka frekuentuar vazhdimisht. Theksoi disa herė se pakėnaqėsitė i ka pasur pėr ēėshtjet letrare dhe pėr ēėshtjet politike nuk ka pasur asnjė pretendim. Nė fillim tha se ka qenė shkrimtar, poet realist, por me kalimin e kohės u bė idealist. Me qenė se si anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve, nuk iu botuar asgjė, e kėrkoi kėtė ēėshtje personale nė mėnyrė shumė tė nxituar derisa arriti tė dorėzojė teserėn e partisė. Dorėzimin e dokumentit tė partisė e konsideron njė ēėshtje personale, si veprim shumė tė nxituar dhe tė bėrė nga ana e tij nga gjaknxehtėsia e mendjemadhėsia. Prodhimet letrare qė ka pasur tha se i dogji tė gjitha sa gjeti shtėpi dhe kėtej e tutje nuk do tė merret mė.Pėrsa i takon vendbanimit disa herė e pėrsėriti se nuk i jepte rėndėsi, veē t’i hiqet masa e internimit, e cila tregon se mbahet si njeri qė tregon rrezikshmėri gjė qė nuk i pėrgjigjet realitetit. Mė nė fund, tha se do t’i pėlqente tė shkonte nė Maminas tė Shijakut atje ku ka shkuar edhe Mehmet Myftiu. Por nga bisedimi u kuptuar se po t’i hiqet masa e internimit mund tė banojė nė Tiranė se kėtu ka familjen, gruan dhe fėmijėt. Sipas porosisė sė shokut Rita, unė i thashė pėr rrethet ku mund tė dėrgohet dhe veēanėrisht nė Tiranė i thashė se nuk ka mundėsi.Pėr qėndrimin e tij nė Gramsh nga bisedimi qė bėmė me zv/shefin e degės sė Punėve tė Brendshme dhe me nėndrejtorin e shkollės 11 vjeēare, rezultoi se nuk ka ndonjė gjė. Drejtori i shkollės ka shkuar dy herė pėr kontroll nė orė tė mėsimit dhe ka konstatuar se mėsimin e jep sipas librit. Banon nė njė dhomė sė bashku me drejtorin e nėndrejtorin e shkollės dhe me njė arsimtar tjetėr. Jep letėrsi nė shkollėn 11 vjeēare dhe pėr kėtė ēfaqi mendimin se nuk i pėlqen tė japė letėrsi, pasi nuk dėshiron tė merret me kėtė punė e se do tė ishte mė mirė tė japė histori. Shoku Emin tha, kur u largua Kasėmi, se kėtė ēėshtje e kishin parė qė kur vajti nė Gramsh, por nuk kishin mundur ta zgjidhnin pėr arsye se arsimtari qė jep histori jep edhe rusisht e po t’i hiqnin historinė, punė tjetėr nuk bėnte dot e i mbeteshin shumė pak orė”.Letra e Kasėm Trebeshinės drejtuar udhėheqjes ku thotė: “E di Partia ē’kam bėrė deri mė 1947. Hetuesi i Sigurimit tė Shtetit mė 1963: Kasėm, ti je shoku ynė.Mė 14 dhjetor 1963 i ka drejtuar njė letėr Komitetit Qendror tė PPSH-sė, Kasėm Trebeshina, i kujton Partisė se ajo e di mirė se ē’ka bėrė ai deri nė vitin 1947. I kujton kohėn kur ka shėrbyer aktivisht nė organet e Sigurimit tė Shtetit. Kjo letėr i ėshtė sugjeruar nga zyrtarėt vendorė. Mė 4 dhjetor 1963, e kishte thirrur nė zyrėn e tij, nė Komitetin e Partisė pėr Rrethin e Gramshit, sekretari i parė i kėtij rrethi, e, ndėr tė tjera e kishte kėshilluar t’i drejtohej Komiteti Qendror pėr tė kėrkuar zgjidhjen e punės sė tij. Duke e ndarė letrėn e tij nė 9 pjesė, nė pikėn e parė, Trebeshina shkruan: “1-Aktiviteti im gjer mė 1947 dihet nga ai komitet, prandaj nuk po e prek”.Po japim fragmentet mė poshtė:“3- Pasi humba tė ardhmen time si ushtarak, u mundova tė gjenj njė rrugė tjetėr nė jetė dhe zgjodha pasi u rropata pak (duke bėrė edhe gabime tė dėmshme, psh lėnia e shkollės) letėrsinė. Kėtė e zgjodha sepse kur isha i vogėl kisha bėrė gjėra tė ndryshme. Qė nga 1948 – 1952 shkrova disa vepra me pėrmbajtje tė shėndoshė socialiste si “Reforma” (1948), “Mbeturinat” (1949), “Tė rinj tė kohės sonė” (1949). Dy tė parat pjesė teatrale dhe e treta roman. Nė mėnyrė tė pakuptueshme pėr mua, u luftova dhe nuk pata asnjė pėrkrahje, pėrkundrazi mė trajtuan me njė mosbesim tė theksuar dhe me ofeza tė vazhdueshme (nga ana e shkrimtarėve tė ndryshėm). Pasi kėrkoi me kėmbėngulje organizata e partisė e teatrit popullor, komiteti i partisė pėr Tiranėn mori romanin tim “Tė rinj tė kohės sonė” dhe ia dha Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Shqipėrisė pėr t’a parė. Nė pėrfundim mė 31 maj 1951 mė thėrritėn nė Komitetin e Partisė shoqja Fiqret Shehu mė komunikoi opinionin e Lidhjes sė Shkrimtarėve (opinion i shfaqur nėpėrmjet ish-kryetarit tė Lidhjes, shokut Shefqet Musaraj): “Vepra ėshtė shumė e bukur, e shkruar sipas metodės sė realizmit socialist dhe nė tė duket njė analizė psikologjike e hollė prej mjeshtri. Gjuha ėshtė shumė e bukur, si ajo e Naimit”. Megjithatė edhe kjo vepėr nuk e pa dritėn e botimit. E pabotuar mbetet edhe sot e kėsaj dite.4- I dėshpėruar nga sa mė sipėr, fillova tė pi dhe tė bėj njė jetė tė pahijshme, jetė qė unė e dėnoj pa rezerva dhe nė ėshtė se nuk e zgjas mė shumė, kėtė e bėj se mė vjen turp t’i kujtonj atė gjėra kur kam kaluar nga Don Kishoti tek sentimenti. Ishte nė kėtė kohė qė ika nga Partia duke mos gjetur as kohėn dhe as vendin pėr tė zgjidhur punėt e mia. Ai veprim si dhe veprimet e mėvonshme qė mė ēuan gjer nė burg, kanė qenė tė pafalshme dhe tė dėnueshme. Megjithatė nuk duhen qė tė merren tepėr seriozisht se vijnė era budallallėk dhe nga ana tjetėr, unė nuk vė ndonjė vend tjetėr mbi vendin tim, qoftė ky edhe Zvicra! Unė jam shqiptar me tė gjitha tė mirat e tė ligat dhe kėtu dua tė vdes pranė njerėzve tė mi. Pra veprimet e mia kanė qenė tė nxituara, jo tė arsyeshme dhe pėrbėjnė gabime tė rėnda. Si pėrfundim unė si anėtar partie, kam kryer veprime tė dėnueshme. Prandaj para Partisė, pėr kėto veprime, nuk mund tė dal i larė.5. Botimi i “Krujės sė Ēliruar” pas dėbimit nga partia ka qenė i pamjaftueshėm pėr dy arsye:a. Se vepra nuk ishte nga mė tė rėndėsishmet.b. Se duhej tė ishte bėrė mė parė qė unė tė mos mbetesha me kokė mėnjanė para anėtarėve tė tjerė tė Lidhjes (mė 2 prill 1953 u konsiderova si njeri qė nuk mu kishte pasur puna tė dukė – nga Dh. S. Shuteriqi dhe para opinionit publik. 6. Pasi kam dalė nga burgu jam munduar se mos gjej ndonjė rrugė afrimi dhe pajtimi me shoqėrinė. Nė kėtė drejtim nuk kam gjetur rrugėn mė tė shkurtėr dhe mė tė mirė, po shkrova disa poema sipas metodės sė realizmit socialist, si “Nė katėr stinėt”, “Majė preshit”. Duket edhe me kėto nuk kam ditur, i ndryshuar shpirtėrisht tė shkoj mė tutje. Kėtu duhet tė pėrmend edhe kėtė fakt: nė mbledhjen e fundit tė organizatės bazė tė Lidhjes, unė pyeta: “A u duhen veprat e mia tė realizmit socialist, apo t’i djeg?”. Shoku Manush Myftiu m’u pėrgjigj: “Mund t’i djegėsh kur tė dojė qejfi”. Kėshtu unė kur dola nga burgu i mblodha tė gjitha dhe i dogja. Por pėr tė dėshmuar pėr periudhėn e parė timen, kanė mbetur disa vepra qė nuk munda t’i gjej nė kohėn e djegies. Mė nė fund pas njė peripecie tė gjatė erdhi edhe botimi i fundit, ai i “Artanit dhe Mines”. Nuk dua tė them asnjė fjalė pėr veprėn, por vargje mė tė dobėta se kėrkesa minimale artistike, aty nuk ka; prandaj ofeza qė mė bėnė duke mė paguar me 8 lekė (si folklor) gjysmėn e veprės ishte e pavend..7. Mė 1956, nė mars, shoku Manush Myftiu mė ka komunikuar se unė nuk kisha ndonjė faj, por gabime dhe sherre me shkrimtarėt, gabime qė rėndonin gjysėm pėr gjysėm mbi mua dhe mbi ata. Po atėherė mė tha qė tė kėrkoja vendin ku donja tė punoja dhe kur unė e lashė nė dorėn e tij, mė premtoi se do tė mė gjenin njė vend tė mirė, sipas mundėsive dhe aftėsive tė mia. Ky premtim nuk u vu nė jetė asnjėherė. Mė vonė kur e pashė se nuk u bė gjė, kėrkova disa herė me radhė qė tė kalonja si pėrkthyes, pasi puna nė bibliotekė mė dėmtonte rėndė shėndetin. Pėr kėtė gjė m’u pėrgjigjen se nuk kishte vend, kur nė tė vėrtetė pak mė vonė u muar njė njeri tjetėr. Nuk mund tė mos arrij nė pėrfundimin se ai vend, nuk m’u dha vetėm e vetėm pėr tė mė mbajtur nėn presion. Kjo gjė mė ka habitur dhe dėshpėruar shumė, sa edhe tashti ndjehem shumė i prekur.8. Mė 18 maj 1962 u internova. Gjatė vjetėve tė fundit, unė kam qenė njė njeri i izoluar, me lidhje fare tė pakta me jetėn, prandaj u ēudita shumė kur mė internuan, sidomos kur gjeneralėt Nevzat Haznedari dhe Petrit Hakani sė bashku me kolonel Filat Muēon mė prekėn nė ēėshtjen e revizionizmit dhe tė Hrushēovit. Nuk e kam parė, nuk e shoh dhe nuk do ta shoh me vend qė si rrjedhim i izolimit tim, tė merret kjo masė e rėndė internimi. Unė protestova kundėr kėsaj dhe mė 6 qershor 1963, kur mbahesha jashtė ligjit, erdhėn shokėt Nevzat Haznedari dhe Raqi Zavalani dhe mė komunikuan se do tė mė lironin dhe mė pyetėn se nė cilin qytet do tė dėshironja tė rrinja pėrkohėsisht, sa tė bindeshin pėr tė mė kthyer nė Tiranė. U pėrgjigja se pėr mua kjo ishte e barabartė me vdekjen. Tė nesėrmen biseduam prapė me shokun Nevzat dhe unė i pėrsėrita kėrkesėn time pėr tė mė vendosur nė Tiranė, si mėsues ose si pėrkthyer i inglishtes. Ai mė tha se kėto gjė do ta referonte mė lart. Kjo bisedė vazhdoi po me shokėt e lartpėrmendur dhe mė 11 shtator 1963 dhe mė 13 shtator 1963 nė spitalin e burgut Tiranė. Aty mė komunikuan se do tė shkonja nė Gramsh, i lirė si mėsonjės, mė garantuan se nuk mė hiqej pasaportizimi nga Tirana dhe se kur tė kthesha do tė mė vendosnin si pėrkthyes nė ndėrmarrjen e botimeve. Sikurse u kam shkruar edhe nė letra tė tjera (udhėheqjes), nuk e kam pranuar kėtė hedhje nė Gramsh. Nė bisedėn qė kemi mė 30 shtator 1963 me shokun Raqi Zavalani, po nė spitalin e burgut, mė tha: “Ti je shoku ynė, po nė nuk mund tė tė sjellim menjėherė nė Tiranė. Puno gjashtė muaj nė Gramsh dhe pastaj hajde kėtu tė tė vendosim nė ndėrmarrjen e botimeve. Kjo shkuarje atje ėshtė e domosdoshme pėr opinionin publik” (korsivi ėshtė yni, S.B.)Po kėtė gjė ia kishin komunikuar edhe familjes sime. Pėrfundimi i bisedės sė 13 dhe 30 shtatorit 1963 qe ky: unė do tė rrinja 10 ditė nė Tiranė, pastaj do tė nisesha nė krye tė detyrės, i lirė me pasaportizim nė Tiranė dhe nė fund tė marsit do tė vendosesha difinitivisht nė NSHB Tiranė. Nga kėto nuk u bė asgjė. Kėtu mė komunikuan se isha dėnuar me 5 vjet internim.9. Mė 12 shtator 1963 shoqja Vangjelo Sotiriadhi mė komunikoi pėrgjigjen e letrave tė mia udhėheqjes dhe mė tha tė vendosesha (me ose pa familje), nė Elbasan, Rrogozhinė, Kavajė dhe Shijak. Kjo formė tjetėr internimi nuk m’u duk e drejtė dhe u pėrgjigja se kėrkonja tė mė hiqej ēdo masė internimi, pasi nuk kam kryer asnjė krim politik, dhe pasi internimi ishte njė masė shumė e madhe karshi njė njeriu qė ka bėrė pėr 9 vjet njė jetė tė izoluar prej oshėnari.Duke e pėrfunduar kėtė letėr, unė i lutem atij Komiteti Qendror qė tė mė heqė ēdo masė internimi, pasi gabimet e mia tė rėnda letrare qė nuk arrijnė nė njė nivel teorik, nuk janė bėrė me qėllime tė caktuara. Nga ana tjetėr unė heq dorė nga ēdo aktivitet letrar dhe prej momentit tė lirimit do tė shikoj vetėm detyrat e mia familjare dhe detyrimet qė kam karshi shtetit. Duke qenė shumė i sėmurė dhe nė paaftėsi pune, u lutem qė pėr njė periudhė prej tė paktėn gjysmė viti tė mbetem pa asnjė angazhim nė punė. Pėrveē kėsaj unė jam gati qė me t’u liruar tė mbyllen pėr gjithnjė nė shtėpinė time.Duke e mbyllur kėtė letėr, po ju lutem edhe njėherė qė tė ndėrhyni pėr lirimin tim, duke pasur parasysh se me vendimit tuaj do tė mė shpėtoi nga njė fatkeqėsi.Mbetem me shpresėn e pėrgjigjes suaj,Me respektKasėm TrebeshinaGramsh, 5 dhjetor 1963Letra e 19 dhjetorit 1963 e Kasėm TrebeshinėsKomitetit Qendror tė PPSH-sėPėr tė treguar respekt dhe bindje ndaj jush, ndėrpreva grevėn e urisė dhe u drejtova njė letėr mė 5 dhjetor 1963. Nė pritje tė pėrgjigjes suaj, shpenzova pėr t’u ushqyer, tė hollat qė kisha. Pas datės 19 dhjetor 1963 jam i detyruar t’a pres pėrgjigjen tuaj pa ngrėnė, pasi nuk kam mė me se tė ushqehem. U lutem t’i pėrgjigjeni letrės sime sa mė parė duke urdhėruar lirimin tim nga ēdo formė internimi.Me bindjen dhe me shpresėn e pėrgjigje suaj,Mbetem me respektKasėm TrebeshinaGramsh 19 dhjetor 1963Trebeshina mė 1954 apelon nė Gjykatėn e LartėVendimi i marrė nga Gjykata e Faktit tė Qarkut Tiranė, me numėr 67, datė 25.06.1954, nuk mė duket i drejtė pėr kėto arsye:Nė veprėn time nuk janė elememntet e agjitacionit dhe tė propagandės, por ka vetėm shkelje tė disiplinės sė partisė… Kundėr meje duhet zbatuar masa qė shoku Stalin mori ndaj poetit Demjan (Bjedni)… Mė tepėr modesti! Ndiqni vijėn marksiste-leniniste.Nuk kam kryer asnjė krim. I zemėruar nga qėndrimi i padrejtė i Lidhjes sė Shkrimtarėve mund tė kem bėrė ndonjė gabim… Ka gjėra qė muns tė kenė dėmtuar partinė, por jo krim dhe armiqėsi.Nuk jam udhėhequr nga dėshira pėr tė bėrė propagandė, nuk jam armik, por poet… Mund tė dėnohet ashpėr artisti brenda meje, por jo unė si armik…(N Dragoi, Dosja Trebeshina, fq. 187, …)Kasėm Trebeshina grabiti bibliotekėn e avokatit Abaz OmariE nderuara gazeta “55”!Marr shkas nga njė shkrim tė botuar nė gazetėn tuaj mbi zotin Kasėm Trebeshina, pėr tė paraqitur njė ngjarje tė hidhur tė vitit tė mbrapshtė 1945.Zotėria i pėrmendur nė vitin kur mbi vendin tonė po shtrihej zezona komuniste ka qenė kryetar i degės sė punėve tė brendshme tė qytetit tė Fierit.Dhe me pushtetin e pakufizuar qė zotėronte plaēkiti shtėpinė e avokat Abaz Omarit, gjithė plaēkėn dhe mbi te gjitha dhe bibliotekėn e cila nė atė kohė ēmohej nga rrethet intelektuale si njė nga mė tė kompletuarat dhe me cilėsorja.Abaz Omari kishte kryer dy fakultete nė Francė, njė pėr drejtėsi nė Montpelie dhe njė tjetėr nė Paris nė Universitetin e Sorbonės.Nė jetėn politike tė kohės ishte nė krye tė Partisė Social Demokrate bashkė me Skėnder Muēon dhe me Musine Kokalarin, me tė cilėn dhe ishte farefisni.Gjithashtu nėna e tij ishte vajza e xhaxhait tė Enver Hoxhės pra diktatori e kishte nip dhe kjo qe fatkeqėsia e tij, pasi me njė urdhėr tė kėtij nė kohėn kur ishte kryeministėr dėnohet me vdekje nė Berat dhe pushkatohet menjėherė. Familja e tij zotėron telegramin e dėrguar nga Enver Hoxha qė kėrkon informacion pėr datėn e pushkatimit. Nuk dihen rrethanat e ekzekutimit por pas ēlirimit, dua tė them pas vitit 1991, pas shumė kėrkimesh tė gjata kur ju gjet vendi i varrimit, skeleti i tij qe pa kokė. Diktatori urrejtjen e tij kundrejt kėtij njeriu me njė kulture fine e ka shprehur dhe ne librat e tij.Bibliotekėn, Kasėm Trebeshina e kishte ndarė me vėllanė e tij Muzafer dhe nipin e tij Fatos ndėrsa sot e zotėron tė tėrėn.Qė tė pastrojė shpirtin mė pėrpara se tė hiqet si gjoja disident dhe trim i madh duhet t’ju ktheje trashėgimtarėve tė tė ndjerit bibliotekėn dhe t’ju kėrkojė falje pasi vijnė nga njė fis fisnik shume i degjuar.Abas Omari ishte dhe kushėri me Bahri Omarin dhe veē asaj dhe mjaft i afėrt me tė.Letėrshkruesi tė ndjerin e kishte dajė pasi motra e tij qe martuar me Nexhat Peshkėpinė, njė nga krerėt e Ballit Kombėtar dhe kryeredaktori i gazetės “Shqiptari i Lirė” nė Nju York.Kur emri i Kasėm Trebeshinės u pėrmend nė gazetėn “Shekulli” 6 muaj tė shkuara, i dėrgova kėsaj tė pėrditshme njė letėr tė tillė dhe nuk mora pėrgjigje. Dhe ėshtė e kuptueshme pėr mentalitetin qė ka stafi i kėsaj.Kjo ngjarje na hidhėron dhe sot pas 60-vjetėsh pasi ata qė e kanė njohur e ēmonin pėr kulturėn e tij tė gjerė dhe mbi tė gjitha pėr karakterin e tij tė butė shumė njerėzor.Dhe sa herė qė pėrmenden emrat e Enver Hoxhės dhe Kasėm Trebeshinės vetėkuptohen ndjenjat tona.Pėr sa shkrova me lart, jam gati tė pėrballohem me kėdo qė do tė guxojė tė me vejė nė dyshim tė vėrtetėn e kėsaj ndodhie te kobshmeSinqerisht,Edmond Peshkopia.SIGURIMI DHE TREBESHINA Trebeshina ka qenė oficer themelues i Sigurimit. Shėrbimi i Sigurimit nė njė vend diktatorial luan njė rol shumė tė rėndėsishėm nė jetėgjatėsinė e klasės nė fuqi. Njerėzit qė hynin nė kėtė shėrbim, mbeteshin pėrgjithmonė nėn robėrinė e tij, tė lidhur nė betim tė pazgjidhur me tė. Kush hynte nė kėtė qark, nuk dilte kurrė prej tij. Shėrbimi gjithashtu kujdesej pėr njerėzit e tij, edhe kur ata e kishin pėsuar pėr njė arsye apo pėr njė tjetėr. Kasėm Trebeshina gjithmonė e ka pasur nė krahun e tij kėtė shėrbim. Dhe nė vitin 1981 shėrbimi i Sigurimit, pavarėsisht se nuk ia arritit, u kujdes qė ushtari i tyre i vjetėr, Trebeshina, tė mos hynte nė burg. Pėr ta shtjelluar mė tej kėtė ide, mė poshtė po sjellim disa fakte dhe argumente. Sė pari, po japim ekspertimin mjekėsor, ekspertim qė u bė me porosi tė kėtij shėrbimi. Ekspertizat mjeko-ligjore pėr Kasėm Trebeshinėn mė 1981Drejtoria e Punėve tė Brendshme e Tiranės ka dėrguar pėr ekspertim psikiatriko – ligjor, Kasėm Hysen Trebeshinėn. Nė shėnimin hyrės tė ekspertizės thuhet se mė 1953 Kasėmi ka braktisur punėn dhe mė 1954 ėshtė dėnuar me 3 vjet heqje lirie nga tė cilat ka bėrė 11 muaj. Nė 1962 ėshtė internuar me 5 vjet, por ėshtė falur dhe ka bėrė 2.5 vjet.Nė vitet 1965 dhe 1966 i janė gjetur dy testamente ku shprehte mendime se do tė vetėvritej. Ka qėndruar vite tė tėra pa punė, megjithėse njė gjė e tillė i ėshtė ofruar prej pushtetit. Nė krijimtarinė e tij ai ka shkruar pėr personazhe ireale si pėr mumje, pėr hije me nishan, etj.Ai ėshtė tip gjaknxehtė, ėshtė diktator e fanatik nė familje dhe nė shoqėri. Kjo vjen ngaqė kujton se tė gjithė janė kundėr tij.Ekipi i mjekėve me nė krye Dr. Prof. Ylvi Vehbiun e diagnostikuan pasi e mbajtėn atė njė muaj nėn vėzhgim spitalor. Ata mendonin se Kasėmi ishte “psikopat paranojak i dekompesuar dhe veprėn penale e ka kryer nėn ndikimin e ideve delirante”, “ nuk ėshtė i pėrgjegjshėm karshi ligjit pėr veprėn penale qė ka kryer” dhe pėr kėtė tė “dėrgohej pėr mjekim tė detyruar nė spitalin neuropsikiatrik tė Elbasanit”.Nė dosjen hetimore tė vitit 1981 gjendet dhe njė ekspertizė e dytė, e nėnshkruar nga njė mjeke e vetme, nga A. Peti, e cila flet pėr psikopati tė pacientit nė fjalė, por e deklaron atė krejt tė pėrgjegjshėm para ligjit.Trebeshina nė hetuesi Ekspertimin mjekėsor tė vitit 1981 e pėrmend dhe kryehetuesi i kohės, D. Bengasi. Ai shton se, me gjithė kėtė ekspertizė mjekėsore, pėr Trebeshinėn erdhi njė urdhėr nga lart qė ai tė burgosej. Sipas Bengasit, ka pasur dy urdhra. Njėri nga Feēor Shehu, titullar i Ministrisė sė Brendshme, qė Trebeshina tė shpėtohej nga burgu me anėn e ekspertėve mjeko-ligjorė dhe tjetri nga KQ i Partisė qė Trebeshina tė burgosej. Sigurimi u pėrpoq qė ta shpėtonte Trebeshinėn nga burgu, por nuk mundi. Pėrse? Mė poshtė do tė japim ndonjė ide pėr kėtė. Tani po ndalemi nė atė se si e trajtonin sigurimsat K. Trebeshinėn nė hetuesi.Bengasi jo njė herė nė libra, nė intervista dhe nė mbledhjet publike flet me admirim pėr trimėritė e Kasėmit nė hetuesi. Sipas tij, Trebeshina me njė kokėkrisje tė pashoqe shante dhe para hetuesve udhėheqjen e lartė. Se sa false janė kėto deklarime, mjafton tė kthehesh pas nė kohė. Hetuesia e asaj kohe kishte pėrpunuar metoda qė tė paraburgosurit tė pranonin patjetėr ato krime qė dėshironte ajo. I kishin pėrpunuar deri nė shkallėn mė tė lartė kėto metoda kriminale. Tė tillė punė ka bėrė Bengasi. I gjithė sistemi gjyqėsor i kohės ishte ndėrtuar mbi parimin e ndėshkimit me ēdo kusht tė tė pandehurit, jo mbi parimin qė atij t’i jepej drejtėsi. Pėr vetė formimin e tyre, hetuesit e asaj kohe nuk mund ta toleronin njė tė burgosur qė fyen udhėheqjen e lartė. Edhe sikur ndonjė hetues tė ishte ndryshe ga tė tjerėt, nuk mund ta toleronte njė rast tė tillė, se rrezikonte kokėn e vet. Hetuesit pėrgjonin tė burgosurit, por pėrgjonin dhe njėri-tjetrin. Kėshtu qė historitė me trimėri nė birucat e hetuesisė janė trillime. Njė gjė ėshtė e vėrtetė. Hetuesit e asaj kohe me Trebeshinėn janė sjellė ndryshe. Hetuesia e porositi ekspertizėn mjekėsore, qė ta shpėtonte Kasėmin nga burgu. Pse tė ketė ndodhur kėshtu me Trebeshinėn? Trebeshina, Vangjel Lezho, Astrit Delvina...Ish-hetuesit na sjellin njė situatė me kokė poshtė pėr gjoja trimėritė e Kasėmit nė hetuesi edhe pėr njė arsye tjetėr: vetė Kasėmi nuk do tė guxonte tė ishte “trim”, se e dinte ē’e priste. Vangjel Lezho dhe shokėt e tij mė 1977 vetėm se shkruan njė letėr nga burgu kundėr Enverit, u ekzekutuan. Edhe sot nuk u ėshtė gjetur varri.Mbase, duke mburrur Trebeshinėn, Bengasi do tė na dalė antikomunist pėr veten e tij. Tė na thotė se i admironte armiqtė e Partisė, jo i ekzekutonte ata. Atėherė pse i shpikin trimėritė, heroizmat e Kasėmit sot? Se ishte Sigurims? Se e dinte qė ishte midis shokėsh e nėn mbrojtjen e tyre?Po. Kjo lloj sjelljeje, kėto rrahje gjoksi tė Bengasit tė sotėm, ngjajnė me ato pėrshėndetjet e nderimit tė dy ushtarakėve, kur takojnė njėri-tjetrin. Dhe nė kėtė rast takohen dy breza sigurimsash. Nxėnėsi sigurims Bengasi jep komandėn “pėr nder armė” ndaj ustait tė vjetėr sigurims Trebeshina. E vėrteta ėshtė se Trebeshina asnjėherė nuk ka qenė i pathyeshėm. Letrat e tij drejtuar partisė, komandantit, kėrkesat pėr apelim nė gjykata, deri dhe apelimi i vitit 1981, dėshmojnė se ai me shkrim gjithmonė deklarohej si qytetar qė nuk i kundėrvihej ligjit, autoritetit. Trebeshina ka pranuar tė poshtėrohet, tė jetė i pėrunjur. Nga halli ėshtė poshtėruar kėsisoj, pra, le ta pranojė kėtė edhe sot. Ka qenė njė tjetėr i burgosur, Astrit Delvina (1920-1990), autor i disa romaneve tė botuara pas ’90-tės, qė nė hetuesi e shpallte hapur se ishte kundėr politikės sė partisė nė letėrsi dhe nė arte, se ishte kundėr realizmit socialist. Romanet e Astrit Delvinės sot janė nxjerrė nga dosjet arkivore tė hetuesisė, ku kanė qenė nė ruajtje si provė e akuzave kundėr tij. Trebeshinės nuk i gjejmė ndonjė deklarim me shkrim tė ngjashėm me ato tė Astrit Delvinės. Kur nuk ka qenė i tillė, pse sigurimsat sot thurin balada trimėrie pėr Trebeshinėn?Trebeshina, S. Malėshova, Petro Markua...Njė komunist, dhe me kontribute ndėrkombėtare si i tillė, Sejfulla Malėshova, nuk e ka poshtėruar veten, siē ka bėrė nė letrat dhe nė lutjet me shkrim Trebeshina. Malėshova e humbi luftėn pėr pushtet pėr pikėpamjet e tij liberale dhe nuk u zvarrit. Nuk kėrkoi qė t’i falet internimi, as tė kthehet nė Tiranė me domosdo. Nė poshtėrimin e dikurshėm tė vetes mbase do kėrkuar agresiviteti i sotėm i Trebeshinės. S. Malėshova ishte idealist komunist gjer nė rrėnjė, jo njė ish-terrorist si Trebeshina.Edhe njė tjetėr shkrimtar i majtė u burgos nė ato vite, Petro Marko. Ai nuk ishte komunist. Njė anarkisti Petro Markua do t’i ngjante mė shumė. Pas burgut, Petro Markua, ish-luftėtari internacionalist i Spanjės, u rikthye nė jetėn letrare. Mė pas atij iu ndaluan veprat. Iu hoq e drejta e botimit disa herė. Mė e keqja: u prek nė familje. Mbi djalin e tij ranė burgimi dhe torturimi me pasoja deri mė sot. Kasėm Trebeshinės nuk iu prek familja. Fėmijtė e tij vazhdonin shkollėn e lartė. Po tė mos u prekej familja tė burgosurve - shqiptarėt janė shumė tė ndjeshėm nė kėtė pikė - sot do tė kishim njė ballafaqim tjetėr me komunizmin. Pse mbetej nė lojė TrebeshinaSejfulla Malėshova jetoi si magazinier nė Fier dhe vdiq nė njė barakė. Vendimi pėr tė ishte marrė. Ēėshtja Malėshova ishte arshivuar. Qė kur u internua, ai doli nga loja njėherė dhe pėrgjithmonė. Me Trebeshinėn ndryshon puna. Ka diēka qė nė mėnyrė ciklike pėrsėritet dhe nuk mbyllet. Mbase ato pazaret e fshehta nėn tavolinė vazhdonin ta mbanin atė nė lojė. Shefat e mėdhenj tė sigurimit shkonin dhe e takonin nė burg dhe nė internim. Porositnin ekspertiza mjekėsore qė ta shpėtonin nga burgu. Kjo pjesė e mbetur nėn hije, pjesa e nėndheshme e jetės sė tij, e cila sot pėr sot nuk lexohet dot, mbase e shpjegon mė mirė Trebeshinėn. Shpjegon atė qė herė-herė ai bėhej trim e sfidonte. Dhe atė qė mė pas tėrhiqej e pėrbaltej fare. Organet e dhunės me tė silleshin mirė. Librat e tij “tė gabuar”, librat mbi tė cilat u hartuan ekspertizat qė e ēuan nė burg mė 1981, hetuesia ia ktheu nė shtėpi. Nuk u ktheheshin nė shtėpi librat Astrit Delvinės dhe tė burgosurve tė tjerė. Si duket, ai ende duhet tė mbetej nė lojė. Nė lojėn e Sigurimit. (Dhe ka njė vendim gjyqi qė dorėshkrimet e Trebeshinės mė 1981 tė asgjėsoheshin).Po kėtu mund tė bėhet dhe pyetja tjetėr. Kur e kishte kaq nėn kujdes, kur e merr gati hapur nė mbrojtje, pse Sigurimi nuk e shpėtoi dot nga burgu Trebeshinėn mė 1981? Pse edhe me ekspertimin mjekėsor nuk ia arriti? Vitet 1981-1982 kanė qenė katastrofike pėr miqtė e mėdhenj tė Trebeshinės. Disa nga kokat e mėdha tė kėtij shėrbimi, disa nga veteranėt e gardės sė vjetėr tė cilės i pėrkiste dhe Trebeshina, ishin duke e kafshuar gjuhėn. Hysni Kapua nuk ishte mė. Mehmet Shehu do ta ndiqte pas atė nė fund tė vitit 1981. Mihallaq Ziēishti dhe Feēor Shehu njė vit pas Trebeshinės ishin nė qeli. Dera e kėsaj qelie po i hapej dhe Kadri Hazbiut. Kėshtu ushtari i vjetėr Kasėm me keqardhje po braktisej nga arma e tij e dashur, tė cilėn gjithmonė e kishte pasur nė krah. Por prapė ai duhet tė mbetej nė lojė. Ishte njė kartė rezervė. Atij pėrherė i ishin zgjatur fije qė e mbanin nė lojė. Ku e kanė fillin dhe fundin kėto fije? Janė kėputur ndonjėherė? Ėshtė ende nė lidhje tė tilla ai?Faksimile VIIAQSH, Fondi 14, AP. Kasėm Trebeshina, Letėr Enver Hoxhės nga GramshiArkivi i KQ tė Partisė. Kjo ėshtė njė nga Letrat e Kasėm Trebeshinės pėr Enver Hoxhėn. Letra e datės 8. 10. 1963 thekson lidhjet e Trebeshinės me funksionarėt e Sigurimit dhe e garanton Udhėheqėsin se ėshtė njė qytetar i bindur.Faksimile VIIIAQSH, Fondi 14, AP. Letra tė Trebeshinės pėr KQ tė Partisė mė 1963Arkivi i KQ tė Partisė. Janė dy letra me shkrim dore tė Trebeshinės pėr KQ tė Partisė, njėra nga Vlora dhe tjetra nga Gramshi, me anėn e tė cilave kėrkon t’i hiqet internimi.Faksimile IXAQSH, Fondi 14, AP. Informacion i Vangjelo Sotiriadhit mbi Trebeshinėn mė 1963Arkivi i KQ tė Partisė. Drejtorja e Letrave dhe Ankesve nga populli pranė KQ tė Partisė jep informacion te udhėheqja e lartė e Partisė mbi vizitėn e saj nė Gramsh. Ajo informon nė favor tė Trebeshinės duke theksuar se ai nė njė letėr Mehmet Shehut ka qenė i njė mendimi me partinė pėr dėnimin e armiqve tė Konferencės sė Partisė sė Tiranės dhe pėr dėnimin e kundėrrevolucinit nė Hungari.__________________
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga javan : 15-09-2009 mė 05:32

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •