-
14-05-2008, 12:06 #7
Fiori Administratore
Anėtarėsuar: 27-03-2002
Vendndodhja: USA
Postime: 2,651
Kreu V
Rrugaēėria shqiptare nė shėrbim tė diktaturės
Ėshtė dukuri tepėr e njohur ajo qė nė tė gjithė vendet ish-komuniste diktatura ka pėrdorur llumin e shoqėrisė, kontigjentin e madh tė rrugaēėve dhe tė huliganėve, pėr tė thyer moralisht intelektualėt e, nė radhė tė parė, ata intelektualė qė regjimi i shihte si armiq realė ose potencialė. Shkrimtarė dhe filozofė tė njohur, si Solzhenicini, Zaharovi, Haveli, Zinovievi, Kravēenko, Mishnik e tė tjerė kanė shkruar gjerėsisht pėr kėtė dukuri.Ish- tė burgosurit politikė shqiptarė, si Atė Zef Pllumi, kanė dėshmuar skena dramatike si ajo kur njė vagabond i urryer e goditi me levė klerikun nė sytė e policisė.Sigurimi shqiptar i kishte shumė pėr zemėr rrugaēėt dhe horrat. Libri i oficerit tė KGB-sė, Makarenko, ku himnizoheshin veprimtaritė e huliganėve, botohej dhe studiohej me shumė pasion nė Shqipėri. “Poema pedagogjike” e tij, poemė pėr rrugaēėrinė, nė gjithė vendet e Lindjes komuniste vlerėsohej si kontribut i madh nė thesarin e pėrbotshėm tė mendimit pedagogjik. Ky libėr tregonte se si rrugaēėt, pavarėsisht nga sjelljet e tyre dhe nami i keq qė kishin, mund t’i shėrbenin fare mirė “kauzės sė partisė”. Ata ishin tė aftė qė t’ua bėnin jetėn skėterrė tė dėnuarve politikė nė burgje dhe nė kampe. Jo mė pak trysnia e tyre, fyerjet, rrahjet, shpifjet ndiheshin nė jetėn e pėrditshme. Operativė dhe zyra tė veēanta ndėrsenin rrugaēėt kundėr shtresės sė intelektualėve. Rrugaēėt, burra dhe gra, pėrdoreshin sidomos nė gjyqe politike si dėshmitarė tė rremė.Kėta lloj rrugaēėsh ishin tė mbrojtur jo vetėm nga shteti, por edhe nga njė farė opinioni qė bėhej tėrthorazi avokat i tyre. Mbrojtja mė e shpeshtė vinte si e tillė: ē’ua vė veshin atyre, janė injorantė, ata s’dinė ē’bėjnė. Por rrugaēėt dhe huliganėt e dinin mirė ē’bėnin. Nė burgje dhe nė kampe, nė ndėrmarrje dhe nė mbledhje ata ishin tė parėt qė bėrtisnin dhe kėrkonin dėnimin mė tė ashpėr pėr armiqtė e klasės, tė Partisė. Ashtu si veprimtaria e mbeturinave tė komunizmit ka vazhduar edhe nė kohėn e tranzicionit, edhe rrugaēėt kanė vazhduar prapė tė jenė nė shėrbim. Shpifjet e paskrupullta dhe dezinformimet me tė cilat ėshtė e mbushur jeta jonė e pėrdishme nė kėto vite tė tranzicionit, nuk do mund tė merrnin pėrmasa tė tilla pa ndihmėn e kėtij kontigjenti. Ata prapė janė tė pranishėm kudo. Dhe si mė parė avokatėt e tyre thonė: ē’ua vini veshin, ata s’dinė ē’bėjnė, aq ua pret.Nė jetėn kulturore dhe letrare nuk janė tė pakta ndėrhyrjet e rrugaēėrisė. Nuk do tė zgjatemi mė tej. Kėtu do ta prekim dukurinė vetėm pėr aq sa ka lidhje me disa nga personazhet qė ndeshen nė kėtė libėr. Po ndalemi posaēėrisht tek njė shembull.Mė 2005, pėrpara se tė jepej ēmimi ndėrkombėtar prestigjoz i Britanisė sė Madhe, Booker Prize, juria shpalli listėn e 18 kandidatėve konkurues nė njė site nė internet. Lexues nga gjithė bota u ftuan tė jepnin mendimet e tyre pėr shkrimtarėt kandidatė. Lista pėrbėhej nga shkrimtarė tė famshėm nga e gjithė bota. Midis tyre ishin disa laureatė tė Nobelit, si Garsia Markez, Gynter Gras, ishin dhe shkrimtarė tė tjerė tė dėgjuar, si Xhon Apdajk, Milan Kundera, Doris Lessing etj. Nė listė ishte dhe shkrimtari ynė Ismail Kadare.Mbledhja e opinioneve vazhdoi tre muaj. Merret me mend qė lexuesit e ēdo vendi jepnin mendimin e favorshėm, nė radhė tė parė pėr shkrimtarin e vendit tė tyre. E habitshmja ndodhi vetėm me shkrimtarin shqiptar Kadare. Gati gjysma e opinioneve tė bashkėkombasve tė tij shqiptarė ishin kundėr tij. Jo vetėn kaq: ato ishin tė mbushura me shpifje nga mė vulgaret.Pėr njė surprizė tė madhe, juria e nderuar, e kryesuar nga kritiku mė i njohur i Anglisė, profesori i Oksfordit, Xhon Kerri, jo vetėm qė nuk u ndikua nga opinioni i keq i “lexuesve shqiptarė”, por ēmimin ia dha pikėrisht Kadaresė. Nė njė intervistė televizive nė Shqipėri, kur gazetari e pyeti pėr kėtė, Kadare tha se vėrtet “ndėrhyrja shqiptare” nuk e dėmtoi atė, por imazhin e vendit e dėmtoi. Mijėra njerėz qė ndiqnin pėr shumė javė radhaz sitin e jurisė, nuk ka se si tė mos jenė habitur pėr keq me qėndrimin e bashkėkombasve ndaj shkrimtarit tė tyre. Kishte dhe zėra qė shfaqėn mendimin e drejtė se sondazhi nuk tregonte gjendjen reale dhe se shumė opinione dukeshin qė ishin tė shkruara nga e njėjta dorė. Megjithatė pėrshtypja pėr lexuesin shqiptar mbetej e keqe. Tė bėnte pėrshtypje se midis disa prej mendimeve negative kundėr shkrimtarit Kadare, si argument kryesor qė ky shkrimtar paskish qenė persekutor gjatė regjimit komunist, pėrmendej njė farė Janulla. (Avokatėt do tė thoshin: ē’merresh me tė gjorėn Janullė, njė copė shitėse, ē’e pėrmend?). Mirėpo “e gjora Janullė” ka mbi pesėmbėdhjetė vjet qė e mbush internetin me helm kundėr shkrimtarit Kadare. E gjora Janullė nuk kishte lėnė gazetė dhe institucion tė Europės pa dėrguar mesazhe kundėr shkrimtarit. Kėto mesazhe ishin shkruar nga duar specialistėsh, nė shqip, bile dhe nė anglisht! E gjora Janullė kishte lidhje tė forta kudo. Kryetari i njė partie politike shqiptare, Paskal Milo, e pėrdori Janullėn si argument kryesor kundėr Kadaresė. Sipas “historianit” flokėbardhė, Janulla pėrfaqėsonte tė persekutuarit politikė shqiptarė, kurse shkrimtari Kadare, persekutorėt. Shėrbyesi i njohur i familjes Hoxha kėshtu po na e shtronte dhe paraqiste ēėshtjen e dėnimit tė krimeve tė komunizmit nė Shqipėri! Pas Janullės dalldisėn dhe tė tjerė. Shkrimtari Kasėm Trebeshina, personazh i kėtij libri, e ka pėrdorur shumė herė tė gjorėn Janullė si viktimė tė shkrimtarit Kadare. Nuk e humbi rastin tė joshej pas “sė gjorės Janullė” dhe publicisti Fatos Lubonja. Nuk ka munguar dhe akademiku Rexhep Qosja - ithtar tjetėr i Janullės- nė vrapin pėr mbrojtjen e saj. (Nuk e kemi parė tė thotė gjysmė fjale pėr shumė martirė tė Kosovės, ta zemė pėr Ukshin Hotin,etj). Nė mbrojtje tė Janullės doli dhe ish-kryehetuesi i Tiranės dhe ishdrejtori i pėrgjthshėm i policisė sė shtetit komunist, Dilaver Bengasi, i dyshuar pas rėnies sė komunizmit pėr krime kundėr njerėzimit. Nė mbrojtje u ngrit ish-drejtoresha e mbrojtjes (lexo: varrosjes) sė ligjshmėrisė nė Presidiumin e Kuvendit Popullor dhe ish- anėtare e Gjykatės sė Lartė, Liri Gjoliku. Pėr t’u ndalur pak te kjo grua, duhet thėnė se nė ndėrgjegjen e saj rėndojnė qindra dėnime tė njerėzve tė pafajshėm dhe, nė se do tė kishte pasur njė Nuremberg shqiptar pėr dėnimin e krimeve tė komunizmit, kjo grua do ta kishte vendin nė radhėn e parė tė tė akuzuarve. Liri Gjoliku ėshtė e bija e njė Jaho Gjoliku, pėr tė cilin ka vjersha, kėngė, skenar pėr film dokumentar... Dy vėllezėr tė saj janė heronj tė luftės partizane. Babai i tyre, Jaho Gjoliku, u bė pas Luftės oficer i Sigurimit. U vu nė krye tė luftės sė Partisė kundėr asaj pjese tė popullit shqiptar qė nuk e duronte dot ardhjen e komunizmit. Jaho Gjoliku drejtoi veprėn kriminale tė Sigurimit, angazhimin nė reprezaljet ndaj krahinave veriore tė vendit.Nuk ėshtė e rastit qė pėrkrahėsit e “gruas sė thjeshtė Janullė” ishin tė lidhur me shumė fije me organet represive: hetuesi e fshehtė, polici, gjykatė, Ministri e Brendshme. Nė shtypin shqiptar, kryesisht nė “Gazetėn shqiptare”, nė datat 7 dhe 10 nėntor tė kėtij viti, u botuan dy lista tė sherbetorėve tė zellshėm tė diktaturės “punonjės tė Ministrisė sė Brendshme, hetues, dėshmitarė, gjyqtarė, spiunė”. Disa nga personazhet e kėtij libri qė lexuesi ka nė dorė, gjenden nė kėto lista.“Ēėshtja Janulla”, ndonėse nė pamje tė parė banale dhe fare e rėndomtė, tregonte se me ēfarė llumi ishte i aftė tė bashkėpunonte shteti shqiptar pėr tė diskredituar njė personalitet tė kulturės shqiptare. Vazhdimėsia e kėsaj ēėshtjeje edhe pas pėrmbysjes sė regjimit komunist, dėshmonte se ky regjim ende kishte nė dorė shumė gjėra nė Shqipėri. Pėr tė ndihmuar gruan me emrin Janullė, pas Paskal Milos, Kasėm Trebeshinės, Rexhep Qoses, Liri Gjolikut, Fatos Lubonjės, Dilaver Bengasit e tė tjerė, u angazhuan gazetarė, si Sokol Balla, qė i kushtoi Janullės njė emision tė tėrė, nė tė cilin ajo jo vetėm nuk la gjė pa thėnė kundėr shkrimtarit tė njohur, tė cilin e quajti Hitler etj, etj., por shkoi dhe mė larg, duke hedhur baltė kundėr familjes sė tij, e sidomos kundėr njėrės prej vajzave tė tij. Ky emision ishte i pashembullt pėr nga imoraliteti dhe shkelja e ēdo norme etike, e ēdo njerzillėku. Qė “e gjora Janullė” tė kryente sa mė me sukses sulmin kundėr shkrimtarit mė tė njohur tė vendit, u vunė nė dispozicion shuma tė mėdha parash: vetėm lidhja e drejtpėrdrejtė me Nju Jorkun kushtoi mijėra dollarė. Nė diasporė filluan tė mblidhen ndihma pėr “gruan e persekutuar” nga shkrimtari. Qė emisioni tė shihej nė qytete tė tjera tė Amerikės, u harxhuan edhe para tė tjera. Po kush ėshtė kjo grua me emrin Janullė? Nė njė sqarim qė I. Kadare dha nė shtyp, e karakterizoi atė si “ bashkėpunėtore e policisė sė fshehtė shqiptare, dėshmitare e rreme nė gjyqe politike, shkaktare e futjes nė burg tė shumė njerėzve, sidomos tė grave tė huaja”. Kadare deklaroi se mbante pėrgjegjėsi pėr fjalėt e tij dhe i kėrkoi administratės shtetėrore tė vinte nė dispozicion tė publikut dosjen gjyqėsore tė dėnimeve tė grave tė huaja, ku roli i Janulla Rapit si dėshmitare e rreme ishte fare i qartė.Dosjet gjyqėsore nuk mbrohen mė nga asnjė ligj pėr ēėshtje sekreti. Ato mund t’i kėrkojė ēdo avokat e sidomos avokatėt e palės sė cėnuar. Dėshmija e rreme konsiderohet krim nė ēdo shtet tė qytetėruar dhe dėnohet si krim.Administrata nuk iu pėrgjigj shkrimtarit dhe nuk i tregoi dosjet gjyqėsore dhe hetimore ku Janulla Rrapi damkosej si dėshmitare e rreme. Kjo tregonte se njerėzit besnikė tė regjimit tė pėrmbysur ende ishin tė ngulur nė zyra tė rėndėsishme. Ata ende i mbronin spiunėt e tyre tė vjetėr. Nė mbrojtje tė Janulla Rrapit u ngritėn prapė dashamirėsit e saj Paskal Milo, Liri Gjoliku e gjithė kompania tjetėr me Trebeshinėn nė krye.Administrata shqiptare bėri vetėm njė gjest gjysmak. Ajo nxori vetėm dokumentin e vendimit e largimit nga Tirana tė Janulla Rrapit, e akuzuar si “grua qė ushtron prostitucion kundrejt shpėrblimit”. Akuza mund tė dukej e rėndė, por nė tė vėrtetė ajo nuk pėrmendte krimin kryesor tė kėsaj gruaje, atė qė kishte kėrkuar shkrimtari Kadare, dėshmitė e rreme nė gjyqe politike pėr tė futur njerėzit nė burg.Ne i kemi gjetur dokumentet e tyre. Ato do t’i bėjmė publike, nė mėnyrė qė lexuesi tė shohė se gjer me ēfarė llumi tė neveritshėm hetuesit dhe gjykatėsit komunistė qė nga Dilaver Bengasi dhe Liri Gjoliku, ishin gati tė bashkėpunonin pėr tė hedhur baltė kundėr njė shkrimtari tė njohur.Dosja ėshtė e qartė, por ende e paplotė. Nė njė intervistė nė shtyp tė Liri Gjolikut, dalin disa nga tė njohurit e saj, tė njohur tek tė cilėt ajo trokiste pėr tė bėrė lobing pro Janullės dhe kundėr Kardaresė, si Aranit Ēela, Ramiz Alia dhe Foto Ēami. Por nuk dalin ende nė dritė dokumente tė tjera, si urdhrat urgjente qė merrte policia e Tiranės nė favor tė Janulla Rrapit, kontaktet e kėsaj tė fundit me sekretarin e Partisė sė Lidhjes sė Shkrimtarėve, telegrami i Nexhmije Hoxhės qė Janulla ta tregonte se “kishte mbrojtje nga lart”, dokumenti i ndėrhyrjes sė vetė Enver Hoxhės nė mbrojtje tė saj etj, etj.Ēėshtja Janulla (e rėndomtė nė dukje!) dėshmon se nė pėrpjekjet pėr tė nėshtruar njerėzit, regjimi komunist dhe mbeturinat e tij nuk janė ndalur pėrpara asgjėje.Skandalet e Janulla Rrapit kundėr Ismail Kadaresė nė shkurt tė vitit 1982, britmat e saj: “agjent i borgjezisė, i Mehmet Shehut”, ndodhnin nė kohėn kur pesėdhjetė hapa mė larg, nė njė nga sallat e Pallatit tė Kulturės, mbahej Plenumi i Lidhjes sė Shkrimtarėve, ku dėnohej romani i shkrimtarit “Nėpunėsi i pallatit tė ėndrrave.” Ēėshtja “JANULLA”. DOKUMENTERepublika Popullore Socialiste e ShqipėrisėMinistria e Punėve tė Brendshme SekretDrejtoria e Punėve tė Brendshme Ekze. Nr.2Nr. 1566 Tiranė, mė 25.4.1984Lėnda: Propozojmė internimin familjarisht tė Janulla RrapitMinistrisė sė Punėve tė Brendshme Drejtorisė I, Degės VIII TiranėDrejtoria e Punėve tė Brendshme Tiranė propozon internimin e personave tė poshtėshėnuar:1.Janulla Rrapit (Lepurit), kryefamiljare, e bija e Markos dhe e Viktores, lindur nė fshatin Pėrparim tė rrethit tė Sarandės mė 1944, me dy fėmijė, e paorganizuar, e dėnuar me tre muaj me punė korrektonjėse pėr fyerje tė pėrfaqėsuesit tė pushtetit, me arsim shtatėvjeēar, me punė shitėse nė NTU, me kombėsi dhe shtetėsi shqiptare, me banim nė lagjen 4, rruga “Urani Pano” nr. 14 Tiranė.Prindėrit e saj janė me origjinė nga fshati Pėrparim i rrethit Sarandė. Gjatė regjimit antipopullor tė Zogut kanė ardhur me banim nė qytetin e Sarandės dhe janė marrė vazhdimisht me punė krahu. I ati ka punuar gjatė gjithė kohės mekanik, ndėrsa xhaxhai Gaqo Lepuri ka punuar me varka, duke bėrė tregti me shtetet fqinje me Greqinė e Italinė. Qėndrimi politik gjatė kėsaj periudhe ka qenė indiferent, ndėrsa gjatė Luftės Nacionalēlirimtare kanė mbajtur qėndrim tė mirė, ka ndihmuar moralisht dhe materialisht lėvizjen. Njė xhaxha i saj, Yllo Lepuri, ka qenė anėtar i Kėshillit Antifashist Nacionalēlirimtar tė fshatit dhe gjatė asaj kohe ėshtė kapur dhe ėshtė vrarė nga gjermanėt, ėshtė cilėsuar si viktimė e luftės.I ati ka ardhur nė Tiranė gjatė luftės familjarisht, ka punuar si mekanik nė ndėrmarrje tė ndryshme, ka mbajtur qėndrim tė mirė dhe para disa vjetėsh ka vdekur.E ėma, Viktoria, rrjedh nga njė familje e pasur, gjyshi i Janullės ka shfrytėzuar krahėt e tė tjerėve dhe pas ēlirimit ėshtė cilėsuar kulak. Njė dajė i saj, Leonidha Gjoni, ka dezertuar nga forcat partizane dhe ėshtė arratisur nė Greqi, ku ėshtė edhe sot, ndėrsa njė dajė tjetėr, Gaqo Gjoni, ėshtė dėnuar dy herė pėr aktivitet politik dhe aktualisht ndodhet nė burg.Janulla ka qenė e martuar me Gori Rrapin me origjinė nga Fieri, qėndrimi politik i tė cilit ka qenė i mirė, ka punuar si ndihmėsmjek nė spital dhe para disa vjetėsh ka vdekur.Janulla gjatė kėsaj periudhe nuk ka mbajtur qėndrim tė mirė moralo-politik; qysh nga viti 1968 ka mbajtur shoqėri me gra sovjetike, tė cilat janė dėnuar si agjente tė zbulimit sovjetik dhe aktualisht janė nė burg. Pėr lidhjet qė ka pasur me to, Janulla ėshtė pyetur nga organet tona dhe ka dalė dėshmitare. Mė vonė, Janulla ka mbajtur kontakte me njė pėrfaqėsues tė ambasadės italiane, i quajtur Guzepe Damis, si dhe me dy shoferė hungarezė qė vinin nė vendin tonė. Po kėshtu ajo ka mbajtur kontakte me njė student iranian, i quajtur Masar Gavoēi, i cili ėshtė dėbuar nga vendi ynė si person i padėshiruar. Nė njė rast Janulla ka hipur nė makinėn e njė nėpunėsi tė ambasadės turke dhe nė njė rast tjetėr ka shkuar nė ambasadėn ēeke sė bashku me njė grua sovjetike. Nė vitin 1981 nė shtėpinė e Janullės ka shkuar nė orėt e vona tė natės arbėreshja Ana Patituēi, e cila ka dyshime se merret me veprimtari armiqėsore kundėr vendit tonė. Aktualisht Janulla ėshtė nė kontroll tė organeve tona dhe zhvillon agjitacion e propagandė armiqėsore.Pėrveē sa sipėr, Janulla karakterizohet si femėr me qėndrim tė keq moral, mė parė ka ushtruar profesionin e kurvėrisė kundrejt shpėrblimit, si dhe ka pėrdorur shtėpinė e saj pėr kėtė qėllim. Eshtė egoiste dhe llafazane, vitet e fundit ka marrė nė mbrojtje veprime tė gabuara vagabondazhe tė djalit tė saj, Renato Rrapit; pėr kėtė ka shqetėsuar disa herė prindėrit e Gresa Kadaresė, duke i fyer ata nė opinion. Pėr kėto ndodhi, ajo ėshtė kėshilluar disa herė nga Komiteti i Partisė dhe nga Kryesia e Frontit tė lagjes, por me gjithė ndihmėn qė i ėshtė dhėnė ajo nuk ka reaguar, por pėrkundrazi ka bėrė veprime tė kundraligjshme, duke kundėrshtuar pėrfaqėsues tė pushtetit, gjė pėr tė cilėn ėshtė dėnuar nga gjykata me njė vit riedukim nėpėrmjet punės dhe me ndalimin e 1/6 e pagės. Edhe pas kėtij qėndrimi i saj dhe i fėmijėve nuk ėshtė i mirė.2. Renato Rrapi, i biri i Gorit dhe i Janullės, i datėlindjes 1964, i padėnuar, i paorganizuar, i pamartuar, me arsim tė mesėm tė pambaruar, pa punė. I pėrmenduri, pasi ka mbaruar shkollėn 8-vjeēare ka filluar Liceun Artistik, tė cilin e ka vazhduar deri nė vitin e IV-tė, por ka mbetur dhe ka dalė nga shkolla, aktualisht po bėn njė vit pa punė duke qėndruar nė shtėpi. Qysh nga viti i III nė Lice ėshtė futur nė veprime tė pasjellshme vagabondazhi nė shkollė e shoqėri. Qysh nga ajo kohė dhe aktualisht ka shqetėsuar familjen Kadare, duke u shkuar nė shtėpi disa herė, si dhe u ka dalė nė rrugė, nė opinion tė tė tjerėve duke i fyer rėndė ata. Pėr kėtė ai ėshtė thirrur e kėshilluar disa herė nga Kryesia e Frontit tė lagjes, si dhe nga drejtoria e shkollės, por nuk ka bėrė kthesė; nė mėnyrė tė vazhdueshme ai ka pėrsėritur veprime tė tilla vagabondazhi dhe konkretisht edhe mė datėn 24.4.1984 nė orėn 24-01 tė natės, ka shkuar sė bashku me tre shokė tė tjerė para pallatit ku banon familja Kadare dhe pasi kanė pirė konjak dhe kanė thyer shishe, kanė bėrtitur me zė tė lartė fjalė fyese dhe poshtėruese pėr kėtė familje. Pėr kėto veprime u kapėn nga patrulla e policisė dhe u ēuan nė rajon. Pėr kėtė ka denoncuar qytetari Petraq Nina, si dhe ka ardhur e ka bėrė ankesė nė mėnyrė verbale edhe Ismail Kadare.Duke u nisur sa sipėr, propozojmė internimin familjarisht tė Janulla Rrapit, e cila paraqet rrezikshmėri shoqėrore pėr veprimet e tyre armiqėsore dhe qė cenojnė rendin publik. Internimi i tyre tė bėhet pėr 5 vjet kohė nga qyteti i Tiranės nė fshatin ...tė rrethit Theksojmė se Janulla ka dhe njė fėmijė tė quajtur Viktorina Gori Rrapi, e datėlindjes 1976.Tė pėrmendurit janė tė pėrgjegjshėm, nuk janė tė zgjedhur nė organet e pushtetit.Bashkangjitur iu dėrgojmė biografinė, certifikatėn familjare dhe dėshminė e penalitetit.Punėtori OperativĒerēiz Salaj Shefi Seksionit IIIShefqet MetajDrejtori i Punėve tė BrendshmeZef LokaD A K O R TSekretari i Parė i Komitetit tė Partisė sė RrethitFOTO ĒAMI-------------------- Sekret/21Ekzemplar Nr.______Tiranė, mė ______1984Vėrtetim biografik pėr Janulla Rrapin (Lepuri)Janulla Rrapi (Lepuri) ėshtė e bija e Markos dhe e Viktores, lindur nė fshatin Pėrparim tė rrethit Sarandė mė 1944, e ve, me dy fėmijė, e paorganizuar, dėnuar 3 muaj me punė korrektonjėse pėr fyerje tė pėrfaqėsuesit tė pushtetit, me arsim 7-vjeēar, me punė shitėse nė NTU, me kombėsi dhe shtetėsi shqiptare, me banim nė lagjen 4, rruga “Urani Pano”, nr.14 Tiranė.Prindėrit e saj janė me origjinė nga fshati Pėrparim i rrethit Sarandė, gjatė regjimit antipopullor tė Zogut kanė ardhur me banim nė qytetin e Sarandės dhe janė marrė vazhdimisht me punė krahu. I ati ka punuar mekanik gjatė gjithė kohės, ndėrsa xhaxhai Gaqo Lepuri ka punuar me varka, duke bėrė tregti me shtetet fqinje nė Greqi e Itali. Qėndrimi politik gjatė kėsaj periudhe ka qenė indiferent, ndėrsa gjatė Luftės Nacionalēlirimtare kanė mbajtur qėndrim tė mirė. I ati ka ardhur nė Tiranė dhe ka punuar nėpėr ndėrmarrje tė ndryshme. Njė xhaxha i saj, Yllo Lepuri, ka qenė anėtar i Kėshillit Antifashist Nacionalēlirimtar tė fshatit dhe gjatė asaj kohe ėshtė kapur nga gjermanėt, tė cilėt e kanė vrarė dhe sot quhet viktimė e luftės.Mbas ēlirimit, qėndrimi politik i tė atit ka qenė i mirė dhe para disa vjetėsh ka vdekur. E ėma rrjedh nga njė shtrese pasur, i ati (gjyshi i Janullės nga nėna) Spiro Gjoni pėr qėndrim tė keq politik pas ēlirimit ėshtė cilėsuar kulak. Njė dajė i Janullės, Leonidha Gjoni, ka qenė partizan, ka dezertuar dhe ėshtė arratisur nė Greqi, ku ėshtė dhe sot. Ndėrsa njė dajė tjetėr, Gaqo Gjoni, ėshtė dėnuar dy herė pėr aktivitet politik dhe aktualisht ndodhet nė burg.Janulla ka qenė e martuar me Gori Rrapin me origjinė nga Fieri, qėndrimi politik i tė cilit ka qenė i mirė, ka punuar si ndihmėsmjek nė spital dhe para disa vjetėsh ka vdekur.Pas kėsaj periudhe Janulla nuk ka mbajtur qėndrim tė mirė moralo-politik, qysh nga viti 1968 ka mbajtur shoqėri me gra sovjetike, tė cilat janė dėnuar si agjente tė zbulimit sovjetik dhe aktualisht janė nė burg. Pėr lidhjet qė ka pasur me to, Janulla ėshtė thėrritur dhe ėshtė pyetur dhe mė vonė ka dalė dėshmitare nė gjyq. Po kėshtu ajo ka mbajtur kontakte me njė pėrfaqėsues tė ambasadės italiane, i quajtur Guzepe Damis, me dy shoferė hungarezė, si dhe me studentin iranian, Masar Gavoēi, i cili ėshtė dėbuar nga rendi ynė si person i padėshiruar. Nė njė rast ka hipur nė makinėn e njė nėpunėsi tė ambasadės turke dhe nė njė rast tjetėr ka shkuar nė ambasadėn ēeke sė bashku me njė grua sovjetike. Nė vitin 1981 nė shtėpinė e saj ka shkuar nė orėt e vona tė natės arbėreshja Ana Patituēi, e cila ka dyshime se merret me veprimtari armiqėsore kundėr vendit tonė. Aktualisht Janulla ėshtė nė kontroll tė organeve tona dhe zhvillon agjitacion e propagandė kundėr sistemit tonė socialist.Pėrveē sa mė sipėr, Janulla karakterizohet si femėr me qėndrim tė keq moral, mė parė ka ushtruar profesionin e kurvėrisė kundrejt shpėrblimit, si dhe ka pėrdorur shtėpinė e saj pėr tė njėjtin qėllim. Eshtė egoiste dhe llafazane, vitet e fundit ka marrė nė mbrojtje veprimet e gabuara vagabondazhe tė tė birit, Renato Rrapit dhe pėr kėtė ka shqetėsuar disa herė prindėrit e Gresa Kadaresė, duke i ofenduar dhe fyer ata nė opinion. Pėr kėtė ajo ėshtė kėshilluar disa herė si nga Komiteti i Partisė dhe nga Kryesia e Frontit, por pėrsėri ata vazhdojnė me tė njėjtin qėndrim. Janulla ka dy fėmijė, djali i saj i quajtur Renato Gori Rrapi, i datėlindjes 1964, i padėnuar, i paorganizuar, i pamartuar, me arsim tė mesėm tė pambaruar, pa punė. Nė kohėn kur vazhdonte Liceun Artistik nė vitin e III-tė ėshtė bėrė problem pėr sjellje tė padenja nė shkollė e shoqėri. Nė vitin e IV-tė ėshtė larguar nga shkolla dhe ka rreth njė vit qė rri nė shtėpi pa punė, mban qėndrim tė keq moralo-politik, ėshtė nė kontroll tė organeve tona.Vajza e saj, Viktorina Gori Rrapi, ėshtė e datėlindjes 1967 dhe aktualisht vazhdon shkollėn.Tė dhėnat e vėrtetimit biografik janė marrė nga vėrtetimi biografik i dėrguar nga Dega e Punėve tė Brendshme Sarandė, datė 13.I.1983, si dhe nga A.P. Aleko Jovani, Metan Karakulli.Punėtori Operativ Shefi Seksionit IIIĒerēiz Salaj, Shefqet MetajDrejtori i Punėve tė BrendshmeZef LokaREPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPERISE KOMISIONI I INTERNIMIT DHE I DEBIMIT SEKRET Ekzemplar Nr.1...Tiranė, mė 25.4.1984VENDIM Nr.7Komisioni i Internimit dhe i Dėbimit, i mbledhur mė datėn 25.4.1984, nė bazė tė Dekretit tė Presidiumit tė Kuvendit Popullor nr. 5912, datė 26.6.1979, pasi shqyrtoi propozimin e paraqitur nga Ministria e Punėve tė Brendshme, Vendosi
ė internojė pėr pesė vjet kohė familjen e mėposhtme:1. Janulla Mark Rrapi, e datėlindjes 1944, lindur nė fshatin Pėrparim tė rrethit tė Sarandės e banuese nė Tiranė, shtresė e varfėr, me arsim 7-vjeēar, punėtore nė NTU, e ve, e dėnuar, me kombėsi e shtetėsi shqiptare.Renato Gori Rrapi, (i biri), i datėlindjes 1964, lindur e banues nė Tiranė, me arsim tė mesėm tė pambaruar, pa punė, beqar, i padėnuar, me kombėsi e shtetėsi shqiptare.Qėndrimi politik i familjes sė saj nė regjimin e Zogut ka qenė indiferent; gjatė Luftės Nacionalēlirimtare kanė mbajtur qėndrim tė mirė. Pas ēlirimit nuk kanė mbajtur qėndrim tė mirė moral. Nėna e saj rrjedh nga njė familje shtresė e pasur.Janulla ka qenė e martuar me Gori Rrapin, me origjinė nga Fieri e me qėndrim tė mirė politik, i cili ka vdekur. Eshtė nė kontroll tė organeve tė Sigurimit, pasi ka pasur shoqėri me gra sovjetike, qė janė dėnuar si agjente tė zbulimit sovjetik, si dhe me dy shoferė hungarezė qė vinin nė vendin tonė. Karakterizohet si femėr me qėndrim tė keq moral. Nė vitin 1983 ėshtė dėnuar pėr kundėrshtim tė pėrfaqėsuesit tė pushtetit me njė vit riedukim nėpėrmjet punės me ndalimin e 1/6 e pagės. Djali i saj, Renato, karakterizohet si njeri qė merret me akte rrugaēėrie. Mė datėn 24.4.1984, sė bashku me tre shokė tė tjerė, pasi kanė pirė, kanė shkuar para pallatit ku banon familja e shokut Ismail Kadare dhe kanė fyer me fjalė fyese kėtė familje, e kanė bėrtitur me zė tė lartė. Pėr kėtė ka denoncuar qytetari, Petraq Nina. Pėr shqetėsimet qė ka krijuar Janulla me tė birin janė thirrur e kėshilluar disa herė nga Komiteti i Partisė dhe kryesia e frontit nė lagje.Tė internohen nė sektorin Kosovė tė NB Belsh tė rrethit tė Elbasanit.Afati i internimit u fillon mė datėn 25.4.1984 dhe u mbaron mė datėn 25.4.1989.Kryetari i KomisionitManush MyftiuZėvendėskryetari i Komisionit Hekuran Isai AnėtarėRrapi Mino Aranit ĒelaNjė literaturė e turpshmeNe vijmė nga njė kohė, kur pėr t’i shėrbyer klasės nė pushtet, pėr ta rrethuar atė me breroren e lavdisė, janė shtrembėrur faktet, ngjarjet, deri dhe jeta e vepra e disa prej personaliteteve tė historisė sonė. Ka ndodhur jo rrallė qė pėrfaqėsuesit tipikė tė familjeve komuniste nė Shqipėri ta kenė pėr huq tė pakorrigjueshėm falsifikimin dhe shpifjen. Armiqtė e tyre i kanė nxirė me gjithsej, ndėrsa pėr veten kanė sajuar histori nga mė tė ndryshmet e nga mė tė pabesueshmet, histori me lavdi, persekutime, heroizma, epopera, etj.Komunizmi ēimentoi nė Shqipėri pėrligjjen e njė kulture tė falsifikimit. Njė kulturė qė nxitej dhe mbrohej nga shteti, qė krijoi dhe institute dhe struktura e njerėz qė e bėnė pėr profesion tė nderuar falsifikimin, shtrembėrimin, retushimin, fshirjen dhe varrosjen e fakteve qė ishin nė dėm tė udhėheqėsve tė kohės. Dhe nga kjo mėnxyrė nuk po ndahemi edhe sot. Biografi tė falsifikuaraPėr shembull “Heroi i Popullit” Jaho Gjoliku, dikur njė vullnetar i devotshėm i ēetave zogiste nė zonėn e Kurveleshit, reklamohej sikur ishte dėnuar me vdekje nga regjimi i Mbretit Zog. Ky falsifikim i trashė atėherė nuk mund tė rrėzohej, se nuk lejoheshin mundėsitė ballafaquese. Askush nuk do tė guxonte tė provonte a tė shkruante tė vėrtetėn. Nė libra e nė enciklopedi pėrmendej rėndom se Jahoja ishte njė i dėnuar nga regjimi i Zogut, se kishte qenė njė antizogist i vendosur. Kjo vazhdoi tė thuhet dhe nė “enciklopedi” tė periudhės sė tranzicionit, nė gazetat e vogla apo tė mėdha tė sė sotmes. Edhe sot tė thuash tė vėrtetėn pėr nomenklaturėn e lartė komuniste nė gjykimin e tyre ėshtė njėsoj si tė kesh bėrė krim. Pėr ta duhet tė ketė vetėm lavdi dhe merita tė jashtėzakonshme, merita qė po tė lėkunden, vėnė nė diskutim qenien a mosqenien e vendit tonė (siē). Jaho Gjoliku ka qenė nė krye tė batalioneve tė Mbrojtjes sė Popullit, batalione tė Sigurimit, qė shtronin me zjarr dhe me hekur zonat e pabindura ndaj komunizmit nė vitet e para pas Luftės. Kėto batalione bastisnin krahina, arrestonin dhe pushkatonin persona tė padėshiruar nė Veri tė Shqipėrisė. Akte tė tilla kriminale disa edhe sot vazhdojnė t’i quajnė heroizma. Nė Postribė kėto batalione vranė e varrosėn njerėz tė gjallė, nė Mirditė me rastin e vrasjes sė B. Bibės u vunė nė rresht dhe aty pėr aty u pushkatuan rreth 50 njerėz pėr raprezalje, nė Tiranė u sajua hedhja e njė bombe nė ambasdėn sovjetike dhe u vranė e u varrosėn po aq njerėz nė njė gropė tė pėrbashkėt.Rikthim nė lojė i ustalleshave tė vjetraDo tė kalonin kohėt. Rrugėn e etėrve do ta vazhdojnė bijtė. Tashmė falsifikime tė njė lloji tjetėr po bėhen pėrditė nėpėr gazeta. Nė rrugėn e kėtyre falsifikimeve ka hyrė dhe e bija e Jaho Gjolikut, Liri Gjoliku, e cila nė kohėn e Enverit drejtonte dhe jepte “drejtėsi” komuniste. Nė cilėsinė e juristes sė Presidiumit tė Kuvendit Popullor, Liri Gjoliku botoi kohė mė parė njė “ditar”, nė tė cilin lavdėronte Ramiz Alinė se kishte ulur dėnimin e Janulla Rrapit, ndaj sė cilės ishin bėrė “padrejtėsi”. Duke lėshuar “akuzėn” e madhe se “pėr nderin e Kadaresė u bėnė krime ndaj familjes Rrapi”, Liri Gjoliku, iu shtua tufės sė falsifikatorėve qė mbrojnė tė “gjorėn” Janullė si tė persekutuar. Nė kėtė tufė u bashkuan dhe shumė janullaistė tė tjerė. Tė gjithė avokatė “tė sė persekutuarės”.Gjykatėsja Liri qė u kishte dhėnė burgime tė rėnda sa e sa tė dėnuarve politikė, tashmė po na shtiret humane, po bėhet madje avokate e “tė persekutuarve politikė”. As mė pak e as mė shumė, nė rastin e Janulla Rrapit Liri Gjoliku ka marrė nė mbrojtje dėshmitaren e rreme tė njė gjyqi ku Liria ka dhėnė ndėshkime tė rėnda pėr gra me kombėsi ruse tė martuara me shtetas shqiptarė. Ato shkuan viktima tė akuzave pėr spiunazh, mbase pėr tė mbrojtur spiunėt e vėrtetė, qė mundet ishin ndėr ata qė jepnin urdhra pėr dėnimin e tyre. Pra, Lirinė dhe Janullėn, qė tė dyja i bashkon pjesėmarrja nė tė njėjtin krim.Nė valėn e shfaqjeve tė bujshme qė jepte nė shtyp e nė TV “e persekutuara”Janullė, u pėrfshi prapė me zjarr dhe me histeri Liri Gjoliku.Gjoliku shkruan: “Mbas kėtij debati, Aranit Ēela, edhe me porosi si nga Enver Hoxha dhe Ramiz Alia, bėri kėrkesė pėr mbrojtje tė ligjshmėrisė kundėr vendimit tė Gjykatės sė Tiranės dhe kėshtu, Kolegji Penal i Gjykatės sė Lartė, e uli dėnimin e dhėnė kundėr Janullės; nga 11 muaj, nė dy muaj, aq sa ajo kishte bėrė nė beton, nė Kombinatin “Josif Pashko”. Asaj nuk i ishte zėnė vendi si shitėse, pasi e mbronte gjithė kolektivi dhe veēanėrisht drejtoresha, e cila thoshte se “e kam shitėse shembullore”.Kush e mbronte Janullėn?Janulla Rrapin e mbronte Sigurimi. E mbronte se e pėrdorte. Shprehja “ėshtė pėrdorur” gjindet e shkruar e zeza mbi tė bardhė nė njė dosje tė Sigurimit. Dosja nr 646 e vitit 1989 e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, Drejtoria e parė, dega e Sigurimit tė ushtrisė ka tri fletė. Ėshtė me afat ruajtjeje tė pėrhershme. Dosja sjell njė informacion tė shkruar nga drejtori i degės sė Sigurimit tė ushtrisė, Agim Zemani. Problemi ėshtė analizuar (sipas shėnimit me shkrim dore) dhe nga shoku Zylyftar (Ramizi). Informacioni bėn fjalė mbi birin e Janullės, ushtar nė Elbasan. Nga kjo dosje po shkėpusim karakterizimin qė i bėhet Janullės: “ėshtė pėrdorur si dėshmitare pėr dy persona tė dėnuar si agjentė tė zbulimit sovjetik”. “Ėshtė internuar nė Belsh pėr rrugaēėri”. (Shih faksimilen e dokumentit ). Paskal Milo pro JanullėsMirė Sigurimi qė e ka pėrdorur kushedi sa herė pėr spiunime dhe pėr rrugaēėri Janullėn, mirė dhe L. Gjoliku qė me Janullėn ka mbrojtur dėshmitaren e rreme nė gjyqin e saj tė montuar, po shumė tė tjerė ē’i bashkon me tė?Historiani i epokės komuniste, sot politikani Paskal Milo, shkoi nė Pezė mė 2006 pėr tė promovuar edhe njė herė Enver Hoxhėn (sepse, fjala vjen, pse nuk pėrmendi edhe Abaz Kupin, Ndoc Ēobėn, Mustafa Gjinishin etj). Aty na bėri dhe njė deklaratė kundėr shkrimtarit Ismail Kadare. Me mburravecėri tė ligė Milua u shpreh:“... nė disa raste ka qenė nė rolin e inkuizitorit dhe dihen shembujt, aq me tepėr kur ka edhe shembuj qė janė tė barazvlefshėm me ato qė autoritetet mė tė zeza tė kohės merrnin vendime pėr internimin e familjeve, pėrmes letrave qė i dėrgonin Ministrisė sė Brendshme. Dhe Kadare ėshtė pėrgjegjės...”Rexhep Qosja dhe Janulla RrapiDeklaratėn e mėsipėrme tė Paskal Milos e gjen nė faqen e internetit: rexhepqosja.com. Se ē’lidhje ka kjo faqe nė internet, e cila u dedikohet studimeve dhe polemikave tė Qosjes, me deklaratėn e Milos dhe me Janulla Rrapin, kjo nuk dihet. Mbase se pėr tė sulmuar Ismail Kadarenė, edhe Qosja thirri nė ndihmė Janulla Rrapin. Njė literaturė e zezėDo kalonin vite dhe tani nė paskomunizėm Janulla do tė shfaqej nė provokime tė tjera, si gjithmonė asnjėherė rastėsisht.Pas shumė e shumė vitesh kur normalisht Liri Gjoliku dhe Janulla Rrapi duhej ta kishin harruar njėra – tjetrėn, ato bashkohen sėrish, por tashmė me synime tė reja dhe nė pozicione tė tjera, tė ndryshme nga ato tė dikurshmet.Liri Gjoliku dhe Janulla Rrapi i gjenden shoqja-shoqes. Pėrdorin si argument njėra-tjetrėn. Kur ia merr “kėngės” Liria, menjėherė ia kthen Janulla. Pastaj e kundėrta. Mė tej ky rreth zgjerohet e zgjerohet. Janulla thėrret si argument historianė dhe akademikė dhe kėta pėdorin si argument Janullėn. Si “argument” sillet edhe Dilaver Bengasi me “kujtimet” e tij. Bengasi bėhet dhe recezent i librave qė kanė tė njėjtin objekt sulmi.Kaq sa pėr tė thėnė se ėshtė nė qarkullim njė literaturė e tėrė me temė Janullėn, literaturė e shkruar, po dhe nė internet, nė TV... janė nė qarkullim libra, ditarė, kujtime, intervista, shkrime publicistike, eseistike... Akademikėt, historianėt, politikanėt, shkrimtarėt dhe gazetarėt e nderuar pėrzihen me emrat e autoriteteve mė tė errėta tė diktaturės, me personazhet e zinj tė diktaturės. Me personazhe dhe ekzemplarė tė rrugaēėrisė tė pėrdorur nga Sigurimi. Emrat e Qosjes, Milos, Trebeshinės, Ballės e tė sa e sa tė tjerėve dalin nė tė njėjtėn linjė, nė atė tė sė djeshmes, nė linjėn e Sigurimit, nė linjėn e porosive, telegrameve a tė urdhrave tė Nexhmije Hoxhės, tė Enverit, tė Ramizit....Ky ėshtė tranzicioni shqiptar. Kėta janė dhe burrat e mėdhenj tė tij, qė kthejnė nė simbol tė persekucionit komunist njė bashkėpunėtore tė Sigurimit, njė pėrfaqėsuese tė rrugaēėrisė, njėrėn nga veglat e llagėmeve mė tė errėta tė shtetit tė kohės. Si ka mundėsi qė edhe akademikėt? Por, e thamė, ne vijmė nga njė shkollė e ēimentuar e falsifikimit. Shkollė me mjeshtra qė e kanė ushtruar gjatė kėtė zeje. Akademikėt si ēirakė tė politikės kanė qenė prijėtarė nė shkollėn e falsifikimit e tė fabrikimit tė fakteve, tė njerėzve, tė idhujve tė rremė. E vazhdojnė pėr llogarri tė vetes a me porosi tė tėrthorta politike edhe sot kėtė zanat.Erė qelie pėr ata qė shoqėroheshin me Janullėn Nė prill 1975, Janulla Rrapi ka bėrė akuza tė rėnda nė drejtim tė ruseve Nadiezhda Sidorovės dhe Zoja Gulina. Si shoqėruese e tyre, ajo ka zbatuar pėrpikmėrisht njė vijėsjelljeje tė ardhur nga ata qė kanė pasur interes pėr njė gjė tė tillė. I ka provokuar ruset pėr tė siguruar tė dhėna prej tyre, si dhe ka trilluar me dėshminė e saj pėrzierjen nė agjenturat e huaja pėr tė rritur penalitetin e veprės “kriminale”. Ky ėshtė vetėm njėri nga rastet e pėrdorimit tė Janullės, qė ka qenė kurdoherė e gatshme pėr “punė” tė tilla nė dobi tė partisė dhe pushtetit popullor. Siē do tė shohim nė dokumentet mė poshtė, drama ndaj grave tė huaja nuk mund tė zhvillohej pa praninė e Janullave nė bashkėpunim dhe me kolanecėt, gjolikėt apo me tė tjerė si kėta. Dėnonin si agjente tė KGB-sė disa gra shtėpiake, kur agjentėt e vėrtetė mund tė ishin nė sferat mė tė larta tė atij shtetit.Kallėzimet e 21 prillit 1975 dhe 22 tetorit 1975Procesverbal kallėzimi Tiranė, 21 prill 1975 Unė, Florian Kolaneci, hetues nė Drejtorinė e Punėve tė Brendshme Tiranė, marr kallėzimin me gojė nga qytetarja Janulla Rrapi, e bija e Markut dhe e Vitores, lindur nė Sarandė nė vitin 1944, banuese nė Tiranė nė lagjen Nr.4, rruga “Urani Pano” nr.14, me kombėsi e shtetėsi shqiptare, me profesion shitėse nė NTUS, me arsim 3 tė mesme, e martuar, ka njė fėmijė, e paorganizuar, e padėnuar. Kallėzimtarja u paralajmėrua pėr pėrgjegjėsinė penale qė ka nė bazė tė nenit 219 tė K.P.Kallėzimtarja Janulla RrapiMbasi u pyet rreth ēėshtjes deklaroi: Nė verė tė vitit 1968, unė nėpėrmjet Nadiezhda Sidorovės jam njohur me sovjetiken Zoja Gulina. Qė nga ajo kohė dhe deri sot, unė e kam ruajtur shoqėrinė me tė dhe kam pasur hyrje e dalje. Nė fillim, kur Nadiezhda ishte me banim nė Tiranė, ne pothuajse gjithnjė rrinim bashkė, kurse me pas, Nadiezhda u transferua nė Shkodėr bashkė me burrin e saj. Takimet e mia me Zojėn ashtu si edhe mė parė ishin tė vazhdueshme, ndėrsa me Nadiezhdėn takohesha kur ajo vinte nė Tiranė ose kur unė shkoja nė Shkodėr.Qė nga koha qė jam njohur me Zojėn dhe deri kohėt e fundit, kjo mė ka folur kundėr pushtetit dhe konkretisht:Nė njė rast, nė vitin 1970, kur nė shtėpinė time kishin ardhur pėr vizite Zoja bashkė me Nadjezhdėn, tė dyja kėto filluan tė flasin pėr jetėn e keqe qė bėhej kėtu nė Shqipėri dhe pėr jetėn e mirė qė bėhej nė BS. Nė fillim bisedėn e hapi Nadjezhda,e cila tha se jetesakėtu ėshtė e keqe, nė BS jetohet shumė mirė se kėtu dhe se udhėheqja shqiptare u prish kot me BS, megjithėse BS e ka ndihmuar shumė Shqipėrinė duke ngritur fabrika, uzina dhe tė tjera si kėto. Shqiptarėt, thoshte Nadiezhda i hodhėn poshtė kėto ndihma dhe nga ana tjetėr shpifėn ēdo gjė kundėr BS. Zoja Gulina nė kėtė bisedė mori pjesė po ashtu si Nadjezhna dhe konkretisht thoshte qė kėto qė thotė kjo janė tė vėrteta, shqiptarėt janė njerėz tė ulėt sepse vjedhin, shpifin pėr njėri tjetrin dhe spiunojnė njėri – tjetrin. Po ashtu, nė njė bisedė tjetėr tė bėrė po kėtė vit me Zojėn dhe Nadiezhden, ka rėnė fjala pėr revolucionin kultural nė Kinė. Si Nadiezhda, ashtu edhe Zoja kanė folur fjalė armiqėsore nė kėtė drejtim.Nadiezhda tha se shqiptaret kėtu bėjnė siē u thanė kinezet, duke zėnė nė gojė edhe emra tė udhėheqėsve tanė kryesore tė partisė dhe shtetit. Ashtu si nė Kinė qė janė internuar shumė njerėz si pasojė e revolucionit kultural, edhe kėtu nė Shqipėri po fillojnė tė njėjtatgjėra. Unė, tha Nadiezhna, kam shume frikė se mos ne sovjetikėve na marrin dhe na internojnė sepse qė kur janė prishur marrėdhėniet me BS ne nuk na trajtojnė mirė nė Shqipėri. Zoja duke marrė pjesė nė kėtė bisede tha se kjo gjė ėshtė shumė e vėrtetė se ne kėtu nė Shqipėri na trajtojnė sikur jemi gjermanėt e kohės Hitlerit. Po ashtu nė njė bisede tjetėr tė bėrė nė vitin 1971 nė shtėpinė time, kur pėrsėri ra fjala rreth marrėdhėnieve tė Shqipėrisė me Kinėn, Zoja nė bisedė e sipėr ka thėnė se kinezėt janė njerėz qė nuk marrin vesh fare se ē’ėshtė jeta, ata nuk mendojnė fare pėr qejfi, vetėm dinė qė punojnė vazhdimisht. Gjithashtu duke biseduar me Zojėn pėr gjendjen nė BS, Zoja, mė ka thėnė se gjendja nė BS nuk ėshtė ashtu siē e paraqesin shqiptarėt, kėta i shtrembėrojnė gjėrat, sepse nuk ėshtė e vėrtetė qė populli sovjetik tė jetė i pakėnaqur, por pėrkundrazi atje populli ėshtė shumė i kėnaqur, jetesa ėshtė e mirė dhe nuk ka pakėnaqėsi karshi udhėheqjes sovjetike. Ndėrsa nė Shqipėri, vazhdoi ajo, populli ėshtė i pakėnaqur karshi udhėheqjes sepse jetojnė nė gjendje tė keqe. Nė kohėn kur marrėdhėniet me BS ishin tė mira nė Shqipėri jetohej mirė, moda ishte e lirė dhe mund tė visheshe si tė doje, ndėrsa tani qė kėta janė tė lidhur me kinezėt, bėjnė ashtu siē urdhėrojnė ata. Kėta, tha-mė pas Zoja, nuk i do asnjė shtet nė botė, por kanė mbetur vetėm me Kinėn, por thosh ajo, meqenėse nė Kine po ndodhin turbullira, edhe nė Shqipėri mund tė ndryshojė si te ata. Po ashtu, nė biseda tė tjera qė kam bėrė unė me Zoja Gulinen, kjo shpeshherė tregohej e pakėnaqur edhe nė lidhje me gjendjen ekonomike nė vendin tonė. Ajo me ka thėnė se unė megjithėse punoj shumė gjatė gjithė vitit, marr njė rrogė tė vogėl qė nuk me del as pėr veten time. Po ashtu Zoja mė ka thėnė se gratė shqiptare janė shumė tė kėqija, ato janė hajdute dhe egoiste pėr njėra – tjetrėn. Kur mė tha kėtė gjė Zoja mė tregoi edhe njė shembull se si dikur duke u kthyer nga njė aksion, makina ishte pėrmbysur dhe atje i humbi ora e dorės dhe njė ēadėr. Ajo thoshte se ju shqiptarėt vidhni edhe kur tjetri ėshtė duke vdekur, meqenėse siē pretendonte Zoja e dinte qė kėto gjera ia kishte vjedhur njė grua. Nga Zoja gjithashtu kam marrė vesh se nė kohėn e prishjeve tė marrėdhėnieve tė BS me Shqipėrinė, ajo kishte vendosur qė tė kthehej nė BS, por mė pas, nė momentin e nisjes, mbasi kishte prerė edhe biletėn, i kishte ardhur Nadiezhda nė shtėpi dhe i kishte kthyer mendjen qė tė qėndronte kėtu.Disa ditė mbas arrestimit tė Nadiezhdes, mė takoi Zoja nė rrugė dhe duke qenė e shqetėsuar mė porositi mua qė tė bisedoja me ndonjė tė njohur dhe tė interesohesha pėrse ishte arrestuar Nadiezhda dhe kėtė gjė t’ia thoja asaj. Sa thashė, janė tė vėrteta dhe mbasi i lexoj thėniet e mija i vėrtetoj me firmėn time.Kallėzuesja: Janulla RrapiAsistuesi: Bato Bega Hetuesi: Florian KolaneciProcesverbal dėshmieTiranė, 22 tetor 1975Unė, Sofia Koēo, hetuese nė Drejtorinė e Punėve tė Brendshme nė Tiranė, marr nė pyetje si dėshmitare Janulla Rrapin, e bija e Markut dhe e Vitores, lindur nė Sarandė nė vitin 1944, banuese nė Tiranė, lagja nr.4, rruga “U. Pano”, nr.14, me kombėsi dhe shtetėsi shqiptare, me profesion shitėse nė NTU, me arsim 3 tė mesme, e martuar me njė fėmijė, e paorganizuar, e padėnuar. Dėshmitarja u paralajmėrua pėr pėrgjegjėsinė penale qė ka nė bazė tė nenit nr. 220 tė K. P. nė rast se bėn dėshmi tė rreme.DėshmitarjaJanilla RrapiMbasi u pyet rreth ēėshtjes deklaroi sa mė poshtė
e sovjetiken Zoja Gulina, jam njohur nė verė tė vitit 1968 nėpėrmjet Nadjezhda Sidorovnės. Qė nga ajo kohė dhe deri ditėn e arrestimit, unė e kam ruajtur shoqėrinė me tė dhe kam pasur hyrje e dalje. Ne fillim kur Nadjezhda ishte me banim nė Tirane nė pothuajse tė tria rrinim bashkė, kurse mė parė Nadjezhda u transferua nė Shkodėrbashke me burrin e saj. Takimet e mija me Zojen ashtu si dhe me parė ishin tė vazhdueshme, ndėrsa me Nadjezhdėn takohesha kur ajo vinte nė Tiranė ose kur unė shkoja nė Shkodėr. Qė nga koha qė unė jam njohur me Zojen dhe deri kohėt e fundit kjo mė ka folur kundėr pushtetit dhe konkretisht:Nė njė rast nė vitin 1970, kur nė shtėpinė time kishin ardhur pėr vizitė Zoja bashkė me Nadjezhden, tė dyja kėto filluan tė flasin pėr jetėn e keqe, qė bėhej kėtu nė Shqipėri dhe pėr jetėn qė bėhej nė Bashkimin Sovjetik. Nė fillim bisedėn Nadjezhda, e cila tha sė jeta kėtu ėshtė e keqe, ndėrsa nė Bashkimin Sovjetik jetohet shumė mė mirė se kėtu dhe se udhėheqja shqiptare u prish kot me Bashkimin Sovjetik, megjithėse Bashkimi Sovjetik e ka ndihmuar shumė Shqipėrinė duke ngritur fabrika, uzina dhe tė tjera si kėto. Mirėpo shqiptarėt thoshte Nadjezhda, i hodhėn poshtė kėto ndihma dhe nga ana tjetėr shpifėn ēdo gjė kundėr Bashkimit Sovjetik. Zoja Gulina nė kėtė bisedė mori pjesė po ashtu si Nadjezhda dhe konkretisht thoshte, se kėto qė thotė kjo janė tė vėrteta, shqiptarėt janė njerėz tė ulėt, sepse vjedhin e shpifin pėr njeri tjetrin dhe spiunojnė pėr njeri - tjetrin. Po ashtu nė njė bisede tjetėr tė bėrė po kėtė vit me Zojen dhe Nadjezhden, ka rėnė fjala pėr revolucionin kultural nė Kinė. Si Nadjezhda ashtu dhe Zoja kanė folur fjalė armiqėsore nė kėtė drejtim. Nadjezhda tha, se shqiptaret kėtu bėjnė siē ju thonė kinezet, duke zėnė nė gojė edhe emra tė udhėheqėsve tanė kryesore tė Partisė dhe tė Shtetit. Ashtu si nė Kine qė janė internuar shumė njerėz si pasojė e revolucionit kultural edhe kėtu nė Shqipėri pofillojnė tė njėjtat gjėra. Unė, tha Nadjezhda kam shumė frikė se mos ne sovjetikėve na marrin dhe na internojnė se qė kur janė prishur marrėdhėniet me Bashkimin Sovjetik ne nuk na trajtojnė mire nė Shqipėri. Zoja duke marrė pjesė nė kėtė gjė tha, se kjo ėshtėshumė e vėrtetė dhe se ne kėtu nė Shqipėri na trajtojnė sikur jemi gjermanėt e kohės sė Hitlerit. Po ashtu nė njė bisedė tjetėr tė bėrė nė vitin 1971 nė shtėpinė time, kur pėrsėri ra fjala rreth marrėdhėnieve tė Shqipėrisė me Kinėn, Zoja nė bisedė e sipėr ka thėnė, se kinezėt janė njerėz qė nuk marrin vesh, se ēfarė ėshtė jeta, ata nuk mendojnė fare pėr qejf, vetėm dine, qė tė punojnė vazhdimisht. Gjithashtu duke biseduar me Zojen pėr gjendjen nė Bashkimin Sovjetik, Zoja me ka thėnė, se gjendja nė Bashkimin Sovjetik nuk ėshtė ashtu siē e paraqesin shqiptarėt, kėta i shtrembėrojnė gjerat, sepse nuk ėshtė e vėrtetė qė populli sovjetik tė jetė i pakėnaqur, por pėrkundrazi atje populli ėshtė shume i kėnaqur, jeta ėshtė e mirė dhe nuk ka pakėnaqėsi karshi udhėheqjes sovjetike. Ndėrsa nė Shqipėri vazhdoi Zoja, populli ėshtė i pakėnaqur karshi udhėheqjes, sepse jeton nė gjendje tė keqe. Nė kohėn kur marrėdhėniet me Bashkimin Sovjetik ishin tė mira, tha Zoja, nė Shqipėri jetohej mirė, moda ishtee lirė dhe mund tė visheshe si tė doje, ndėrsa tani qė kėta janė tė lidhur me kinezėt, bėjnė ashtu, siē urdhėrojnė ata. Kėta tha mė pas, Zoja, nuk i do asnjė shtet nė botė, por kanė mbetur vetėm me Kinėn, por thoshte ajo, meqenėse nė Kinė kanė ndodhur turbullira, edhe nė Shqipėri mund tė ndryshojė situata.Po ashtu nė biseda tė tjera qė kam bėrė unė me Zoja Gulinėn kjo shpeshherė tregohej e pakėnaqur edhe nė lidhje me gjendjen ekonomike nė vendin tonė. Ajo mė ka thėnė se unė megjithėse punoj shumė gjatė gjithė vitit marr njė rrogė tė vogėl, qė nuk me del as pėr veten time. Po ashtu Zoja mė ka thėnė, se gratė shqiptare janė shumė tė kėqija ato janė hajdute dhe egoiste pėr njėra - tjetrėn.Kur me tha kėtė gjė Zoja mė tregoi edhe njė shembull sesi dikur duke u kthyer nga njė aksion, makina ishte pėrmbysur dhe atje i humbi ora e dorės dhe njė ēadėr. Ajo thoshte se ju shqiptarėt vidhni edhe kur tjetri ėshtė duke vdekur, meqenė se siē pretendonte Zoja e dinte qe kėto gjėra ja kishte vjedhur njė grua.Nga Zoja gjithashtu kam marrė vesh, se nė kohėn e prishjes sė marrėdhėnieve me Bashkimin Sovjetik, ajo kishte vendosur qė tė kthehej nė Bashkimin Sovjetik, por mė pas nė momentin e nisjes, mbasi kishte prerė edhe biletėn i kishte ardhur Nudjezhda nė shtėpidhe i kishte kthyer mendjen qė tė qėndronte kėtu dhe Zoja mbas kėsaj kishte anulluar ikjen. Disa ditė pas arrestimit tė Nadjezhdes, mė takoi Zoja nė rrugė dhe duke qenė e shqetėsuar mė porositi mua, qė tė gjeja ndonjė tė njohur dhe tė interesohesha pėrse ishte arrestuar Nadjezhda dhe kėtė gjė t’ia thoshja asaj. Harrova tė them se nė njė rast kur kam qenė unė, Nadja dhe Zoja Nadja mė ka propozuar qė unė tė filloja punė nė ndonjė ambasadė dhe nė fillim tė punoja nė ndonjė ambasadė qė ka marrėdhėniet tė mira me Shqipėrine e pastaj tė kėrkoja tė hyja nė ambasadėn Polakeose Ēekosllovake. Sa mė lart e lexova e me qenė se thėniet e mia janė shkruar drejt, i vėrtetoj me firmėn time.Dėshmitarja Janulla RrapiHetuesia Sofia KoēoJanulla dhe Liri Gjoliku, 47 vjet burg pėr tri gratė ruseGjykata e drejtuar nga Liri Gjoliku ka dhėnė 14, 15 dhe 18 vjet burg pėr tri gratė ruse tė martuara me burra shqiptarėVendimi i dėnimit pėr ruset Mė 17 prill 1976, trupi gjykues i pėrbėrė nga:1-Liri Gjoliku – anėtare e Gjykatės sė Lartė2-Bahri Piraniqi – ndihmėsgjyqtar3-Haxhire Gjergjevica ndihmėsgjyqtare, ka dėnuar:1.Nadjezhna Kabashi (Sidorova), pėr tradhti ndaj atdheut nė formėn e spiunazhit sipas nenit 64/12 tė Kodit Penal, duke e dėnuar me 18 vjet heqje lirie.2.Zoja Gulieva (Smirnova), pėr tradhti ndaj atdheut nė formėn e spiunazhit sipas nenit 64/12 tė Kodit Penal dhe pėr agjitacion e propagandė neni 73/1 e 12 tė Kodit Penal duke e dėnuar me 15 vjet heqje lirie.3.Nina Pumo (Nagavica), pėr tradhti ndaj atdheut tė kryer nė formėn e spiunazhit nė bazė tė nenit 64/12 tė Kodit Penal dhe pėr krimin e agjitacionit dhe propagandės kundėr pushtetit popullor, neni 73/1 tė Kodit Penal duke e dėnuar me 14 vjet heqje lirie.Faksimile XJanulla Rrapi denoncon nė hetuesi si dėshmitare dy gra me kombėsi ruseArkivi i Ministrisė sė BrendshmeFaksimile XIJanulla si kallėzimtare nė hetuesi kundėr dy grave ruseArkivi i Ministrisė sė BrendshmeFaksimile XIIDrejtoria e Sigurimit e Tiranės propozon internimin e Janulla RrapitArkivi i Ministrisė sė BrendshmeSipas dokumentit, shkak i internimit bėhet dennocimi nga shtetasi P. Nina. Shėnohet se J. Rrapi ka qenė nėn kontroll (lexo: bashkėpunim) tė Sigurimit, se, veē prostituimit me pagesė, ajo shoqėrohej me diplomatė dhe shtetas tė huaj, si: rusė, italianė, ēekė, iranianė, turq etj. Faksimile XIIArkivi i Ministrisė sė Brendshme. Dosja nr 646, viti 1989. Drejtoria e parė e Sigurimit tė ushtrisė. Janulla Rrapi e pėrdorur nga Sigurimi si dėshmitare pėr gratė ruse.__________________
14-05-2008, 12:08 #8
Fiori Administratore Anėtarėsuar: 27-03-2002Vendndodhja: USAPostime: 2,651 Kreu VIPėrndjekja nė letėrsi dhe nė arte gjatė komunizmit1. Kthesa e dhunshme nė kulturėNdryshimi politik i vitit 1944, vendosja e regjimit komunist, do tė sillte fatkeqėsi deri dhe zhdukjen pėrgjithmonė nga jeta tė shumė individėve, eleminimi nga jeta sociale tė disa shtresave dhe klasave tė shoqėrisė sė atėhershme shqiptare, fashitjen e dokeve dhe tė zakoneve tona tradicionale. Shqipėria u pėrball me njė shtet tė dhunės, i cili nė emėr tė luftės ndaj njė bote tė vjetėr pėr t’i lėnė vendin njė bote tė re, nė emėr tė luftės pėr ndėrtimin e njė shteti tė tė varfėrve, kundėr atyre qė ishin tė pasur, pėrmbysi gati gjithė raportet pronėsore dhe sociale dhe i vuri nė mjerim, nė burgje e deri nė majė tė bajonetės tė gjithė ata qė e kundėrshtuan hapur ose dhe ata qė ishin tė paragjykuar pėr t’u quajtur armiq, kriminelė, reaksionarė. Ndryshimi rrėnjėsor preku dhe sferėn e kulturės. Komunistėt ndryshimin e kuptonin si ndėrrim tė thellė nė jetėn shpirtėrore, nė filozofinė dhe nė mėnyrėn e tė jetuarit. Gjithė tė tjerėt, veē komunistėve, quheshin njerėz tė botės sė vjetėr qė fillimisht duheshin duruar, por gradualisht duheshin ndėrtuar e ndryshuar nė pėrputhje me vizionin e komunistėve pėr njė njerėzim tjetėr, tė ri. Pėr tė realizuar kėtė ndėrrim gati apokaliptik shkrimtarėt dhe artistėt u thirrėn nga politika qė tė prodhonin nė art dhe nė letėrsi modele tė kėtij njeriu tė ri. Kauza komuniste e revolucionit ishte e detyrueshme pėr tė gjithė, ndaj aparatet e dhunės ishin pėrherė nė kėmbė, pėr tė gjithė, sidomos pėr ata qė i rezistonin kėsaj fryme tė re.Ndryshimi nuk preku vetėm prodhimtarinė artistike tė ditės, por dhe gjithė trashėgiminė letrare e kulturore tė sė kaluarės. Gjithė sa ishte krijuar mė pėrpara do tė shikohej me dyshim, do tė shkohej nė sitėn e hollė tė pėrzgjedhjes e deri nė mohimin e saj.Ky ndėrrim ishte tragjik pėr shumė nga intelektualėt krijues qė vinin nga vitet ’30, intelektualė me prirje evropiano-perėndimore, ku edhe ishin shkolluar e formuar. Po ndėrpritej kėshtu njė traditė kulturore e atdhetare me prirje nga liria individuale, nga dėshira pėr tė krijuar tė bukurėn, estetiken, artin brenda natyrės sė tij, brenda pavarėsisė krijuese qė siguron lulėzimin e prirjeve origjinale. Do tė kufizohej dhe do tė shihej shtrembėr literatura fetare dhe gjithė trashėgimia tjetėr me prirje dhe me frymėzim tė tillė. Mė vonė, pas vitit 1967, ushtrimi i fesė, institucionet dhe profesioni i fetarit u ndaluan me ligj.Krijimtaria botėrore e krijuar nė shekuj do t’i nėnshtrohej pėrzgjedhjes mbi bazėn e ndarjes nė letėrsi dhe art pėrparimtar dhe nė letėrsi dhe art reaksionar. Kėshtu do tė ndaheshin shkrimtarėt, piktorėt, muzikantėt e traditės botėrore qė nga fillimet. Kjo ndarje solli ndėrprerjen e komunikimeve me letėrsinė, artet, filozofinė dhe estetikėn e Europės Perėndimore. Pothuaj gjithēka aktuale me burim prej kėndej konsiderohej reaksionare, borgjeze, armiqėsore, e rrezikshme.Nė kėtė frymė, tė mbizotėruar nga pikėpamja leniniste e vėshtrimit materialist tė jetės dhe tė historisė, u hartuan dhe tekstet mėsimore, tekste qė do tė pėrgatisnin njeriun e ri dhe shoqėrinė e re. Shembujt pėr kėtė u morėn nga Moska. Shkenca, letėrsia dhe artet sovjetike u shpallėn mė tė pėrparuarat nė botė. Pėr njė kohė tė gjatė pothuaj tė gjitha tekstet shkollore, deri dhe ato pėr biologjinė, kiminė, psikologjinė, pedagogjinė, letėrsinė e huaj, historinė, gjeografinė, gjeologjinė e fizikėn kanė qenė pėrkthime tė teksteve sovjetike. Kjo jo vetėm se shumė nga mėsuesit e pedagogėt u dėrguan pėr shkollim nė Rusi, por mbi tė gjitha pėr atė fillin e kuq marksist-leninist qė duhet tė ndihej edhe nė shkencat e natyrės jo vetėm nė ato shoqėrore. Model pėr shkrimtarėt u shpall letėrsia sovjetike e realimit socialist dhe predikohej hapur imitimi i saj prej shkrimtarėve shqiptarė.Letėrsia dhe artet duhet tė pasqyronin jetėn, por edhe tė propozonin ndryshimin e saj. Nė filozofi kjo quhej art qė i shėrben revolucionit, shoqėrisė, njė prodhimtari ku vlerėsohet mesazhi pėrmbi vlerat estetike, nė praktikė ishte vėnie nė jetė e tezave leniniste, sipas tė cilave arti ėshtė levė dhe burmė nė punėn e partisė, pra, jo art, por propagandė partiake. Mbi kėto baza filloi eliminimi i gjithė atyre letrarėve dhe i librave tė traditės qė nuk shkonin me propagandėn e regjimit. Librave tė padėshiruar iu ndalohej botimi, krijuesit e padėshiruar i nėnshtroheshin mėnjanimit tė detyruar nga jeta krijuese, burgimit, internimit, dėrgimeve nė punė tė pėrbuzura, ekzekutimit. Kėshtu Gjergj Fishta(1871-1940), Faik Konica (1875-1942), Zef Skiroi (1865-1927), Ernest Koliqi dhe tė tjerė ishin shkrimtarė tė anatemuar e tė pėrjashtuar nga botimi dhe nga pėrfshirja nė tekstet e historisė sė letėrsisė shqiptare. Veē shkrimtarėve tė anatemuar, kishte dhe shkrimtarė tė mėnjanuar si klasiku i gjallė i letėrsisė sė atėhershme shqipe, Lasgush Poradeci etj. Edhe shkrimtarėt e tjerė botėrorė apo kombėtarė, tė pranuar nga regjimi, kurrė nuk botoheshin nė tė gjitha veprat e tyre. Botimet e tyre shoqėroheshin nga studime a parathėnie ku viheshin nė dukje “kufizimet ideore”. Naim Frashėrit, poetit mė tė publikuar nga ajo kohė, asnjėherė nuk iu botuan veprat me “kufizime ideore”, si: “Qerbelaja”, “Fletore e bektashinjve” etj.Krahas kėsaj krasitjeje, filloi rekrutimi i artistėve tė quajtur tė rinj, i atyre qė vinin nga malet dhe i atyre qė nė vitet tridhjetė kishin prirje nga e majta.U ndaluan shtėpitė botuese private dhe gazetat private, u krijua Lidhja e Shkrimtarėve si organ kontrolli pėr shkrimtarėt dhe kėshtu gjithė krijimtaria qė publikohej iu nėnshtrua vetėm njė dore, dorės sė shtetit.Kritika letrare merrte porosi nga partia pėr veprat qė do tė lavdėroheshin dhe pėr ato qė do tė ndėshkoheshin.Shkrimtarėt qė erdhėn nga vitet ’30, e konformuan procesin krijues me regjimin, me metodėn e realizmit socialist. Organizatat e partisė nė tė gjitha institucionet shtetėrore krijuese vigjilonin dhe ndalonin ose lejonin publikimin e librit, muzikės, pikturės a filmit. Jeta artistike u nėn njė kėmishė force, nėn njė terror tė ftohtė por tė pandėrprerė, ku shoku pėrgjonte shokun pėr tė gjuajtur ndikimet e huaja, shkeljen e normave tė shpallura tė partishme. Pėrgjimet, spiunimet, kongreset, plenumet, mbledhjet, orientimet e drejtorisė sė shtypit nė Komitetin Qendror qė merrte nė analizė ndonjėherė dhe gati nė ēdo muaj prodhimtarinė, pėrbėnin klimėn krijuese dhe shkencore pėr gjatė gjithė kohės sė komunizmit.2. Njė parantezėKėtu do tė hap njė parantezė. Prapė krijimtaria letrare dhe shkencore e krijuar nėn komunizėm ka vepra qė e tejkalojnė kohėn e komunizmit. Arti i vėrtetė del mbi kohėt. Parime tė rrepta krijuese tė imponuara ka pasur nė disa periudha historike tė shoqėrisė njerėzore. Edhe Molieri ka qenė njė shkrimtar tipik klasicist, por veprat e tij prej atėherė e deri sot i pėrkasin gjithė njerėzimit. Edhe perandoria romake ka pasur shkrimtarėt e saj tė preferuar dhe ata tė ndėshkuar. Edhe arti bizantin e mesjetar kanė pasur kanune qė e kufizonin shkrimtarin, piktorin dhe muzikantin. Edhe nazistėt kishin normat e tyre pėr artin. Por prej gjithė kėtyre kohėrave kanė ardhur letrarė e artistė tė shquar. Letėrsia, piktura, muzika mund tė ngjajnė se janė krijuar qė t’i shėrbejnė njė kohe tė caktuar, por veprat e talenteve tė mėdha dalin pėrtej kohėve qė i krijuan. Kjo ka tė bėjė me natyrėn e brendshme tė artit. Veprat e mėdha, edhe kur duket se janė tė pranueshme vetėm pėr njė kohė, nė thelb janė tė ndėrtuara me parimet universale e tė pėrjetshme, sipas modeleve tė krijuara nga artistėt e mėdhenj tė tė gjitha kohėrave. Si tė tilla, ato i mbeten thesarit tė letėrsisė dhe tė artit botėror a kombėtar. 3. Pėrndjekja nė vitet e paraMė poshtė do tė ndalem te ata shkrimtarė dhe artistė qė u ndėshkuan prej komunizmit.Pėrndjekja ka qenė valė-valė dhe ka pėrshkuar gjithė kohėn e komunizmit. Nė fillim u pėrndoqėn ata qė u quajtėn reaksionarė me damkė dhe qė “revolucionin” nuk e pranonin. Artistin nė cilėndo shoqėri mund ta konsiderosh njė ėngjėll, nė kuptimin njė qenie qė punon me lėndė nga bota shpirtėrore. Qenie tė tilla nė njė komb tė varfėr si ky yni, ku artisti kurrė nuk arrin tė shpėrblehet pėr punėn e tij, duhet tė rrethohen me mirėnjohje. E them kėtė se shumė nga krijuesit qė tradicionalisht e kanė mbajtur ndezur qiririn e artit tek ne, kanė pasur jetė tragjike. Shqipėria qė nga krijimi i saj si shtet, por edhe mė parė, i ka ushqyer fėmijėt e saj me ndjenjat e moralit, tė atdhetarisė, tė sė bukurės me penėn e shumė shkrimtarėve tė shquar qė nga Budi dhe Bogdani, nga De Rada e Serembja, nga Naimi dhe Fishta, nga Konica, imzot Prenushi dhe imzot Noli, nga Asdreni dhe Gjeēovi, nga Koliqi dhe Kuteli. Por kėta shkrimtarė, nė tė shumtėn e rasteve, nuk e kanė pasur a nuk e kanė ende edhe sot njė pėllėmbė dhé pėr varrin e tyre nė kėtė vend.Artistėt e shkrimtarėt qė u pėrndoqėn nga komunizmi, qenė fatkeqė se i pėrkitėn njė kohe fatkeqe pėr ata dhe pėr tė gjithė ata qė e jetuam atė.Tė parėt ndėr shkrimtarėt dhe intelektualėt e pėrndjekur qenė nga ata qė u pėrkisnin grupimeve politike qė ishin tė predestinuar pėr t’u kositur. Intelektualėt qė kishin bėrė shtetin shqiptar nė vitet tridhjetė, ata qė kishin shkėlqyer nė letėrsi dhe nė shkencė, vetėm se gjatė luftės ishin pėrfshirė nė formacione politike tė tjera, u quajtėn armiq dhe me gjyqe speciale komuniste u shkuan nė plumb. Ata mbase duhet tė merrnin njė mirėnjohje shtetėrore dhe njė pension shtetėror se kishin shėrbyer nė shtet, por u shpėrblyen me plumb. Disa qė arritėn tė largohen nga ky vend, u dėnuan nė mungesė, u shpallėn kriminelė dhe u ndaluan tė kthehen nė atdhe. Tė tillė qenė disa nga anėtarėt e Institutit tė Studimeve Shqiptare, njė bėrthamė akademie mund ta quash, ku bėnte pjesė E. Koliqi (1903-1975), M. Kruja, Karl Gurakuqi (1895-1971), Namik Resuli (1908-1985) etj. Ata, veēan politikės, kanė kontributin e tyre tė pashlyer nė shkencėn e albanologjisė, tė cilin e vazhduan dhe nė emigracion. Njė intelektual shumė i hollė, si Lef Nosi (1873-1945), etnograf dhe bibliofil, u pushkatua nga gjyqet speciale tė viti 1945.Sėpata si rrallė kund tjetėr ra mbi atė qė ėshtė quajtur qarku letrar katolik i Veriut tė Shqipėrisė. Varri i poetit kombėtar Gjergj Fishta u dhunua, emri i tij tashmė do tė ishte i frikshėm. Do tė shpallej reaksionar dhe i zi, si ai. Klerikė tė tjerė, savantė tė shquar do tė fashiteshin nga historia e kulturės sonė pėrgjithmonė. Vinēenc Prenushi (1865-1949 ), njė figurė prej rilindasi, arqipeshkv i Durrėsit, poet i njohur, arrestohet ndėr tė parėt, dėnohet me njėzet vjet burg, vdes nga torturat mė 1949. Dramaturgu Ndre Zadeja (1891-1945), poeti dhe pėrkthyesi Dom Lazėr Shantoja (1892-1945), poeti atė Bernardin Palaj (1884-1947), patėr Anton Harapi (1888-1846), publicisti Gjon Shllaku (1907-1946) arrestohen, torturohen dhe ekzekutohen. Kėta janė martirėt e kasaphanės sė viteve tė para komuniste. Me kohė teologėt, mėsuesit, veprimtarėt e kėsaj kishe, kishė prej nga kemi dhe kardinalin e parė shqiptar, imzot Mikel Koliqin (1911-1997), njė muzikant krejt origjinal, do tė pėsojnė ndėshkime rrėnuese, burgime tė pėrjetshme dhe mizori tė pandėrprera. Njė prift po i kėsaj kishe do tė shkojė nė litar nė vitet shtatėdhjetė vetėm se pagėzoi nė fshehtėsi njė fėmijė nė kampet e punės nė Lushnje. Pas klerikėve katolikė pėr nga pėrndjekja radhiten klerikėt bektashinj me kryegjyshėt e tyre tė pushkatuar, por edhe kleri ortodoks me ekzekutimin e imzot arqipeshkop Visarion Xhuvanit, tė peshkop Irene Banushi dhe imzot Kristofor Kisit (zhdukur nė mėnyrė tė dyshimtė). Dėnime tė rėnda morėn klerikė tė tjerė mė tė ulėt nė rang. Mė 1948 do tė pushkatohet nė Gjirokastėr Baba Ali Tomorri (1893-1948), pseudonim i Ali Abas Skėndit, poet, publicist, teoricien dhe veprimtar bektashian, autor i gjashtė librave.Dramaturgu Kristo Floqi (1873-1951) arrestohet menjėherė pas luftės dhe vdes nė burg. Tė tjerė, si: folkloristi atė Donat Kurti (1903-1969), romancieri Dom Ndoc Nikaj (1864-1951), pėrkthyesi dhe publicisti Lazėr Radi (1916-1998) me mbi dyzet vjet burg dhe internim, botuesi Nebil Ēika (likuiduar mė 1944), botuesi Ibrahim Dalliu (1878-1952) morėn pėrsipėr vdekjen apo urrejtjen dhe pėrndjekjen e pėrjetshme tė atij shteti. Themi urrejtjen e pėrjetshme tė shtetit se emri i tė ndėshkuarve si tė tillė fshihej pėrgjithmonė nga historia e kulturės. Madje njolla e ndėshkimit politik binte si pasojė dhe mbi familjarėt e trashėgimtarėt. Trashėgimtarėve tė tyre iu ndalohej shkollimi universitar dhe nėpunėsia. Mbas lirimit prej burgut politik tė hiqej e drejta e botimit. Librat, filmat e autorėve tė burgosur viheshin nė indeksin e veprave tė ndaluara. Komunistėt shqiptarė nuk e njihnin institucionin e rehabilitimit.Kėtė fat tragjik do ta kishin dhe dy shkrimtarė tė tjerė, Musine Kokalari (1918-1983) dhe Ethem Haxhiademi (1902-1965). Musine Kokalari mė 1941 mbaroi “con lode”, shkėlqyeshėm, Universitetin mbretėror tė Romės, u laurua Doktore nė Letėrsi. Botoi librat “Siē mė thotė nėnua plakė” (1939) dhe “Rreth vatrės” e “Sa u tund jeta” mė 1944. Nė vitet 1943-44 tentoi tė formojė njė parti socialdemokrate. Dy nga vėllezėrit e saj, pronarė tė njė shtypshkronje, u eliminuan nga komunistėt nė hotel Bristol nė prag tė ēlirimit tė Tiranės. Nė janar 1946 Musinenė e arrestojnė dhe e dėnojnė me njėzet vjet burg me akuzėn se donte tė rrėzonte pushtetin. Musineja u kishte dėrguar njė notė pėrfaqėsive tė forcave aleate nė Tiranė, ku, veē Frontit komunist, kėrkonte dhe pjesėmarrjen e partive tė tjera nė zgjedhjet e vitit 1945. Mė 1961 e lirojnė nga burgu dhe e internojnė nė Rrėshen. E vunė tė bėjė punė tė rėnda nė ndėrtim dhe nė komunalen e kėtij qyteti. Mė 1980 iu shfaq kanceri nė gji. Gati pa mjekim, e braktisur nga tė gjithė, vdiq mė 1983 dhe, si e ndėshkuar, u varros pa njeri nga komunalja e qytetit tė Rrėshenit. 37 vjet e dėnuar me punė tė rėndė, nė burg dhe nė internim. Fat mė tė zi se tė sajin nuk mund ta gjesh te asnjė shkrimtare tjetėr e botės komuniste.Ethem Haxhiademi njė tragjedian i drejtimit tė neoklasicizmit, njė nga anėtarėt e parė tė Lidhjes sė Shkrimtarėve, vetėm se i pėrkiste udhėheqjes sė lartė tė Ballit kombėtar, arrestohet mė 1947; dėnimi me vdekje iu kthye nė burgimim tė pėrjetshėm. Vdiq mė 1965 nė burgun e Burrelit ku u mor dhe me pėrkthime.Nė vitet e quajtura tė Koēi Xoxes terrori mbi intelektualėt do tė pėrfshinte gjithė intelegjencėn tjetėr, si: mėsues, shkencėtarė, historianė, pianistė, piktorė. Janė me qindra ata muzikantė, piktorė, teknikė e gazetarė tė njė rangu jo kaq tė shquar sa emrat qė pėrmendėm mė lart, qė i detyruan tė lėnė profesionin, u burgosen, dhe mbeten keq pėr bukė tė gojės, nga qė i degdisėn nė punėra tė rėnda krahu.Nė kėtė klimė terrori shumė nga intelektualėt e mbetur gjallė nga e kaluara, por qė vepra u mohohej dhe u denigrohej, tė tillė si Lasgush Poradeci (1899-1987), njė nga poetėt mė tė shquar tė letrave shqipe, nuk u morėn mė me letėrsi, iu kthyen pėrkthimit, pėr tė nxjerrė bukėn e gojės. Pas burgimeve, me pėrkthime u morėn Mitrush Kuteli dhe poeti Kudret Kokoshi (1907-1991), i cili gjatė luftės ishte burgosur nga fashistėt, por u burgos 19 vjet edhe nga komunistėt. Poeti Manush Peshkėpia (1910-1951) u burgos e mė pas u pushkatua me rastin e hedhjes sė bombės nė ambasadėn sovjetike. Pėrkthyesi Jusuf Vrioni (1916-2002), shkrimtari M Greblleshi (1922-1986), gjuhėtari Selman Riza (1909-1988) pėsuan burgime e mėnjanime nga jeta krijuese.Pėrndjekja do tė zėrė Arshi Pipėn (1920-1997), njė emėr nė kritikė, i diplomuar me “cum laude” pėr filozifi nė universitet italiane. Vėllai i tij u pushkatua. Vitet e burgur Pipa do t’i pėrjetėsojė nė disa sonete mjaft ekspresive. Mitrush Kuteli (1907-1968), njė nga shkrimtarėt mė mjeshtėrorė tė prozės shqipe, kritik i shquar dhe poet, do tė degdiset burgjeve i dėnuar me punė tė rėndė. Prej andej ka shpėtuar paq, nga qė njėri nga gardianėt desh e varrosi pėr sė gjalli. E shtyu nė njė kanal dhe e groposi aty derisa dheu i erdhi deri nė fyt.4. Shkrimtarė komunistė tė pėrndjekurKomunistėt, pasi i lanė hesapet me ata qė i quanin reaksionarė me damkė, do t’iu ktheheshin tė vetėve. Me kohė e pėson Sejfulla Malėshova (1900-1971) dhe Mark Ndoja (1912-1972), i cili pas njė internimi tė rėndė nuk e ngriti mė kokėn nga sėmundja deri sa vdiq. Vitet e fundit tė jetės Mark Ndoja ia kushtoi pėrkthimeve nga Horaci dhe pėrkthimit tė Ferrit tė Dantes.Sejfulla Malėshova, ish-sekretar i kryeministrit Fan Noli nė vitet ’20, doktor i shkencave nė filozofi dhe pedagog filozofie nė Moskė, njė nga krerėt e lartė komunistė gjatė luftės, ministri i parė kulturės pas luftės, poet, pėrkthyes i shquar, leksikograf, vetėm se pikėpamjet e tij liberale ishin jo nė pėrputhje me vijėn politike tė Partisė, u internua nė Fier. Punoi mbi dhjetė vjet nė njė magazinė barakė dhe vdiq i vetmuar nė spitalin e Fierit. Nė grahmat e fundit, i sėmurė me kancer nė stomak, i lėnė pa mjekim, ai i ndaloi mjekėt qė tė ndėrhynin. Ishte vonė. E varrosi komunalja e qytetit. Fjalori rusisht-shqip i vitit 1957, njė nga veprat mė tė mira tė leksikografisė shqiptare, u botua pa emėr autori, se ishte punė e Sejfulla Malėshovės. Proza e M.Gorkit, Zgalemi, pėr dyzet vjet botohej nė antologjitė e shkollave tė mesme pa emrin e pėrkthyesit S.Malėshova. Edhe Kasėm Trebeshina (l.1926) ėshtė nė kėtė vazhdė: oficer i lartė i Sigurimit, punonjės nė Ministrinė e Industrisė, student pėr aktor nė Leningrad, aktor nė Teatrin Popullor, redaktor nė Lidhjen e Shkrimtarėve, burgoset rreth njė vit, internohet, mėsues nė Gramsh, rehabilitohet nė vitet ’60 dhe boton njė poemė dhe njė dramė… pėrkthyes nė ndėrmarrjen e botimit “Naim Frashėri”… mė 1981 burgoset pėr sė dyti. Mbase Kasėm Trebeshina u vu nė mėri me shtetin dhe me vetveten, qė kur e hoqėn nga kariera e ushtarakut, e vetmja punė ku ai ka kėrkuar tė rikthehet. Tė gjitha punėt e tjera, edhe shkollimin, ai i ka ndėrprerė prej pėrplasjeve me shefat. Duke i ofruar pesė-gjashtė vende pune dhe rehabilitim, diktatura atė e ka toleruar si asnjė tjetėr. Pas njė poeme pėr Stalinin nė vitet ’50, pas dy veprave tė realizmit socialist nė vitet ’60, veprat e tjera nė prozė dhe nė poezi tė Trebeshinės janė publikuar pas ’90-tės. Disa nga kėto vepra, vepra qė shėrbyen si material akuze pėr burgimin e fundit, vetė policia ia ka kthyer nė shtėpi. Viktor Stratobėrdha, ish-partizan, kineast i studiuar nė akademitė mė tė mira tė artit nė Rusi, asistent regjisor i filmit Skėnderbeu, regjisor i filmit tė parė shqiptar “Fėmijtė tanė” (film tashmė i zhdukur), pas Konferencės sė Tiranės (1956) dėrgohet nė Berat. Punoi nė fillim si regjisor estrade, pastaj nė gurore. Pas burgut, punoi nė fermė. Mė 1991 emigroi, vdiq 76 vjeē nė Kanada mė 1998.Petro Marko (1913-1991), njė antifashist ndėrkombėtar, u burgos nga komunizmi mė 1947, mė pas iu ndaluan veprat dhe e pėsoi rėndė me ndėshkime tė tjera familiare. Ai mbetet nė veprat e tij njė krijues sa konformist aq dhe antikonformist, falė natyrės sė tij rebele. Njė shkrimtar komunist me tesėr dhe me zemėr, si Kin Dushi (1922-1994), autor i disa novelave dhe i romanit “Njė emėr nė mes tė yjeve” vuajti gjatė nė burg nga qė lufta e klaneve komuniste pėr pushtet shpesh, pėr tė mos thėnė gjithmonė, vihej pėrmbi parimet e mėdha e tė deklaruara tė kauzės sė komunizmit. M. Myftiu (l.1931) do tė burgoset dhe pas viteve ’90 do tė botojė njė roman tė ndaluar.Ibrahim Uruēi, dramaturg i njohur nė atė kohė, pas goditjes pėr liberalizėm nė kulturė mė 1973, nga kryeredaktor i gazetės “Drita”, nga sekretar i partisė nė Lidhjen e Shkrimtarėve u dėrgua tė punojė si fshesar i rrugėve nė qytetin e minatorėve, nė Memaliaj. Nuk e kthyen mė nė Tiranė. Vdiq i parehabilituar, i braktisur dhe nga familja.5. “Biografia” si shkak pėrndjekjejeMartin Camaj (1925-1992) dhe Sami Repishti (l. 1924) pas pėrndjekjeve do t’ia dalin qė tė arratisen nga ky vend, pėr t’u bėrė emėr nė diasporė. Kėtė fat do tė ndjekė mė pas dhe Bilal Xhaferi (1935-1986), megjithėse vdekja e ndėrpreu shpejt.Pas kėtyre pėrndjekjeve nė vitet dyzet dhe pesėdhjetė, pėrndjekja prapė do tė mbetet vazhdė pėr njerėzit e letėrsisė dhe tė arteve, sadoqė njerėzit mėsuan tė konformohen me regjimin.Qė atėherė tė merreshe me letėrsi e me art duhet tė kishe njė prejardhje familjare tė pranueshme nga shteti. Atyre qė konsideroheshin, siē thuhej atėherė, me biografi tė keqe, nuk iu botoheshin krijimet, nuk mund tė luanin muzikė apo tė pikturonin. Zef Zorba (1920-2003), njė poet formalist nga Shkodra, pas burgut, do tė bėjė punė tė rėndomta; poezitė e tij u botuan pas vitit 1991. Pas vdekjes, mė 2002, botohen poezitė e tregimet e Mihal Hanxharit (vdekur mė 1999), njė punonjės biblioteke nė kryeqytet, i cili kishte shkruar nė fshehtėsi. Astrit Delvina (1920-1990), kish studiuar pėr mjekėsi nė Itali, burgoset, nė hetuesi deklarohej hapur se ishte kundėr realizmit socialist. Pas vdekjes nė internim i janė botuar disa romane, tė nxjerra nga dosja hetimore qė e ēoi nė burg. Poetit dhe publicistit Izet Shehu (l.1942), pėr arsye tė prejardhjes familiare, libri i parė iu kthye nė karton dhe u ndalua tė shkruajė gjatė kohės sė komunizmit. Gėzim Hajdari (l. 1957 ), me prejardhje kulakėsh, tani nė Shqipėri dhe nė Itali ka botuar poezitė e tij nė dy gjuhė dhe ka marrė ēmimin Montale. Poeti dhe pėrkthyesi Jorgo Bllaci (1938-2002) nuk botoi mė pas burgimit. 6. Vitet 70Me ndėshkimin pėr pikėpamje liberale nė kulturė tė dy anėtarėve tė Komitetit Qendror tė Partisė, tė F. Paēramit (l.1922) dhe tė T. Lubonjės (1923-2004), mė 1973, do ta pėsojnė shumė shkrimtarė, piktorė, kėngėtarė, regjisorė, publicistė etj. Disa do tė shkojnė nė burg e tė tjerė nė punėra tė rėnda, nė miniera, nė kooperativa. Ndėr kėngėtarėt operistikė do tė pėrmendim Stavri Rafaelin dhe Lukė Kaēajn (1924-2001), njė bariton qė mund tė kishte fat botėror pėr aftėsitė e tij vokale dhe skenike. U burgosėn dhe u flakėn nga jeta krijuese. Kujtim Spahivogli (1932-1987), ish-partizan dhe komunist, pas ndėshkimit me punė tė rėndė, nuk u kthye mė nė teatėr. Ai ishte regjisor e pedagog i shquar, ishte dramaturg, teoricien i teatrit dhe poet. Vdiq i vetmuar. Mihallaq Luarasi, regjisor i shquar i viteve ’70, dhe dramaturgu Minush Jero (1932-2006) pas burgimit, do tė bėjnė punė krahu. Mihallaqi dhe e shoqja, aktorja Edi Luarasi, u kthyen nė skenė pas viteve ’90. Me burg u ndėshkuan piktori Ali Oseku (l. 1944), arkitekti dhe piktori M.Velo (l. 1935). Piktori i talentuar E Gjergo (1938-88) pas burgut vdiq nė depresion dhe i alkolizuar. U pėrjashtuan pėr gjithmonė nga skena shpesh pėr njė kėngė tė kėnduar jo nė pėrputhje me shijet zyrtare kėngėtarė si: Besnik Taraneshi, Alida Hisku, Sherif Merdani, i cili vuajti edhe burgimin. Nė vitin 1972 Viktor Gjoka (vdekur mė 2007), aktori mė i njohur komik i kohės, do tė pėrjashtohej pėrgjithmonė nga skena se u nda nga gruaja dhe u martua me njė mė tė re. Gaspėr Ēiurēia (1934-1985), instumentist brilant, kompozitor, orkestrues, drejtuesi i njė orkestre frymore xhazi, orkestėr par excellence atėhere nė Shqipėri, pas goditjeve nė kulturė mė 1973, u pėrjashtua nga Radio Tirana, punoi si elektricist, si roje objektesh. Mė 1983 realizoi evolimin dhe pėrshtatjen pėr tė luajtur muzikė ritmike tė veglave muzikore tradicionale tė tilla, si: ēiftelia, lahuta, bakllamaja ejt. Krijoi familje orkestrale pėr secilėn nga veglat mė sipėr sipas tipit tė orkestrave tė buzukut grek apo tė balalajkės ruse. Kjo punė prej specialistėve iu vlerėsua shumė, por iu hodh poshtė nga politika. Pas kėsaj Gaspėr Ēiurēia ra nė depresion dhe gjeti njė mėnyrė tjetėr pėr tė vrarė veten. U pėrfshi nė njė grup qė falsifikonte bileta udhėtimi me tren. Tė vetmin nga ai grup pushkatuan Gasprin, qė mbase ishte fare rastėsisht midis tyre. Familja e tij, gruaja dhe tre djemtė, u internua nė njė fshat pranė malit Tomorr deri mė 1991. Gaspėr Ēiurēia vinte nga njė familje shkodrane intelektualėsh e pronarėsh tė shpronėsuar nga komunizmi. Nė mėnyrėn e vet pėrndjekjen e kanė provuar shumė shkrimtarė me ndalime veprash, me ulje nė detyrė, me vėnien e emrit ndėr ata qė shihen shtrembėr nga regjimi. Burgimin e gjatė e provuan dhe poeti Frederik Reshpja (1941-2005), poeti V. Zhiti (l. 1952), prozatori Bashkim Shehu (l.1955), Z.Morava (1946). Poeti V. Qurku (1941-1983), pas largimit nga gazeta “Drita”, ra nė depresion dhe vrau veten. Do pasur parasysh dhe kategoria e atyre qė partia i ndėshkonte, duke i quajtur prapė “njerėzit tanė”. Kėta ndėshkoheshin pėr tė venė mend, pėr t’u bėrė mė tė konformuar me kėrkesat e propagandės nė art. Si tė tė ndėshkuar kėsisoj, ata bėheshin mė tė popullarizuar, mė tė lexuar nga publiku. Pas ndėshkimeve, shkruanin vepra mė pro regjimit dhe merrnin shpėrblime vlerėsuese shtetėrore. Ndėr kėta qė quheshin “tanėt” mund tė hyjė dhe Kasėm Trebeshina. Kur Maks Velos dhe tė tjerėve ua digjnin pikturat dhe romanet, Trebeshinės edhe veprat kundra regjimit ia ēonin nė shtėpi. 7. Shteti vrasės i shkrimtarėveNė anėn tjetėr, rruga nė art e nė letėrsi ėshtė e larė me gjak gjatė gjithė kohės sė komunizmit. Kjo mund tė jetė e pashembullt nė gjithė Lindjen. Komunizmi shqiptar i ka pushkatuar artistėt qė nė ēastin qė vuri kėmbėt nė krye tė regjimit nė Shqipėri dhe deri nė frymėn e fundit tė tij. Kjo histori gjaku do tė thotė shumė. Do tė thotė se sa e vėshtirė ka qenė tė ishe shkrimtar nėn atė regjim. Do tė thotė se sa armik i lirisė dhe i lirisė krijuese nė veēanti, ishte ai shtet.Ai shtet i shkonte nė plumb dhe nė litar artistėt e tij. Pas tė pushkatuarve tė viteve 1945-50, mė 1963 do tė pushkatohet poeti ushtarak Trifon Xhagjika (1932-1963) nga Peshtani i Tepelenės. Vėllai i tij, Ylli, mjek, vuajti dhjetė vjet burg vetėm se gjatė dhėnies sė dėnimit me ekzekutim bėrtiti: “Mbahu, vėlla!”. Vangjel Lezho, Fadil Kokomani, Xhelal Koprencka u pushkatuan nė vitet ‘70. Vangjush Tushi, piktor, nė kėto vite vdes nė burg. Megjithėse jemi nė fund tė viteve shtatėdhjetė, pushkatimet vazhduan. Vriten nė lule tė moshės dy poetėt e rinj nga Bėrzeshta e Librazhdit, Vilson Blloshmi (1948-1977) dhe Genc Leka (1940-1977). Kjo vazhdė e shkuarjes nė plumb dhe nė litar do tė mbyllet nė mėnyrėn mė tė pėrzishme nė vitin 1988, gati dy vjet para se tė bjerė regjimi, me varjen nė litar tė poetit tė burgosur Havzi Nela (1934-1988).Disa nga shkrimtarėt e burgosur si: Uran Kostreci (l.1938), Visar Zhiti, Maks Velo, Fatos Lubonja tashmė kanė shkruar letėrsi me tema nga burgjet. Nuk mund tė mos ta pėrmendėsh dhe Uran Kalakullėn (vdekur mė 2001) me librin “Njėzet vjet burg komunist”. Ky i pėrndjekur nė pak vite, arriti tė shkruajė libra, monografi shkencore dhe publicistikė. I kėsaj rruge qe dhe Pjetėr Abnori (1935-2006) qė bėri tė njohur romane dhe novela tė nxjerra nga telat e burgjeve. Po ashtu Pano Taēi (l.1935) ka sjellė njė poezi tė pazakontė nė vitet e lirisė. Padre Zefi Pllumi (1924-2007) me librat e tij sidomos me librin “Rrno vetėm pėr me tregue”, dėshmoi pėr energjinė e pashterrur tė njeriut, dėshmoi ringjalljen e ndritur tė traditės sė katolicizmit shqiptar. Njė dėshmi kjo, si dhe shumė tė tjera nga ato qė pėrmendėm mė lart, se rrėnjėt e kulturės sonė nuk u thanė nga ngrica dhe tmerri komunist qė e pėrfshiu gjatė kėtė vend. Mė sė fundi eksperimenti komunist dėshtoi nė shkallė botėrore. Dėshtoi njė sistem qė nėpėrmjet inxhinerisė sociale donte tė bėnte njė botė tė re, njė njeri tė ri. Shkrimtarėve ky sistem iu kishte vėnė mbi supe barrėn qė tė ishin inxhinierė tė shpirtrave. Detyrė qė nuk arrihet asnjėherė, veē qė mori mė vete shumė shkrimtarė dhe artistė, i pėrndoqi egėrsisht, i ēoi nė plumb dhe nė litar.__________________Getting ready for the BIG day...
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga javan : 15-09-2009 mė 05:31
-
-
Fiori
Administratore Anėtarėsuar: 27-03-2002
Vendndodhja: USA
Postime: 2,651
Kreu VII
Shembuj tė ēuditshėm
Pse nuk u bė qytet fshati ynė
Njė fragment nga ky tregim:“Se nuk ėshtė gjė e vogėl t’i humbasėsh varrin njeriut qė mban nė kokė tas me brirė cjapi. U pėrpoqėn mė vonė shkronjėtarėt mė tė zellshėm qė t’i gjenin njė anė asaj pune. Dhe ēfarė nuk shpikėn dhe nuk thanė. Sikur atje nėn rrobėn e kuqe tė Ēezarit kishin qenė eshtrat e atij qė grabiste kopshtet e zarzavateve. Sikur armiqtė e fshatit tonė i kishi thyer ato kocka dhe i kishin ndarė pėr t’i varur nė qafė. Sikur ata qė do t’i varnin ato kocka nuk do tė vriteshin nė luftėra dhe as vdisnin kurrė.Bre, ēfarė u thanė dhe nuk u thanė vetėm e vetėm si tė gjenin njė domethėnie pėr humbjen e atij varri. Po, po. Varri humbi se nė fshatin tonė ua kanė ndėrruar disa herė vendin atyre varreve. Mirėpo pėrsėri puna ngec, si ngec? Po ja. Ai qė mbante brirė cjapi na u ngatėrrua me njė qė mbante bishtra kuajsh. Sigurisht pėr punė tė zarzavateve ose tė ndonjė dhije. Se qė tė dy ishin tė zotė shumė. U ngatėrruan keq. Mė nė fund njė nga ata tė bricjapit e vrau me pushkė tė gjatė bishtkalin. Gjer kėtu puna nuk ka gjė tė ngatėrruar, se me pushkė tė gjatė tjetri tė vret. Por… ja ku ėshtė halli. Iku njėri, vdiq edhe tjetri. Njėrit jo vetėm qė nuk i humbi varri, por i ndezėn qirinj pėr njė kohė tė gjatė sa nuk mbahet mend, kurse tjetrit ia thyen eshtėrat e i varėn nė qafė. Tė thuash se nuk ishin tė zotė nuk e thua dot, se pėr punė lakrash e bostanesh shokė nuk kishin. Vetėm se mė i zoti nga tė gjithė ishte ai burri i botės me rrobe tė gjatė. Ai shkroi njė libėr shumė tė bukur dhe aty tė gjitha llojet e zarzavateve i ktheu nė njerėz dhe atij njeriu me brirė cjapi ia shtoi aq shumė luftėrat me zarzavatet, sa aty u pėrmendėn jo vetėm lakrat dhe lėpjetat e fshatit tonė, por u radhitėn edhe hithėrat qė bėhen nė klimėn e nxehtė tė Tinglimajmunit. Dhe sikur nuk mjaftonin gjithė ato lloje zarzavatesh, ai shkronjtari vuri aty edhe njė dem tė egėr, qė burri i botės me brirė cjapi e preu pėrgjysmė nė vend.Trimėria burazer ėshtė punė e madhe dhe kėto tė gjitha janė trimėrira qė i kalojnė trimėritė. Dhe prapė nuk ndihmuan qė atij burri tė ndjerė t’i ruhej varri. Nga kjo ka pasur dėme tė mėdha fshati ynė edhe sot e kėsaj dite tė gjithė shkronjėtarėt, me syze dhe pa syze, kanė ndeshur nė vėshtirėsi tė mėdha nga njė gjė e tillė.Nuk ėshtė e lehtė ta humbėsh tjetrin kur i humbet varri. Apo nuk e keni dėgjuar ju atė mallkimin qė bėjnė nė fshatin tonė: “Tė humbtė varri!”Nga njė e keqe e tillė fshati ynė u pengua shumė qė tė bėhej qytet.………………..Shėnime mbi kėtė tregimTregimi i Kasėm Trebeshinės “ Pse nuk u bė qytet fshati ynė” qė nga viti 1994 ėshtė i pėrfshirė nė antologjinė “Maja e ēelur”, tekst pėr shkollat e mesme, hartuar nga Gjergj Zheji ( fq.187-191). Pėr tė marrė vesh se me ēfarė tekstesh helmohen nxėnėsit tanė, po japim pėrmbajtjen dhe disa nga idetė e kėtij tregimi “antologjik”. Tregimi nėpėrmjet gjuhės simbolike rreh tė vėrtetojė se fshati (vendi) ynė nuk u qytetėrua kurrė ngaqė nė gjithė historinė e tij ai ėshtė udhėhequr nga hajdutė dhe kriminelė. Tregimi ėshtė njė satirė e pamėshirė dhe njė tallje e ashpėr me tė rėnėt, me Skėnderbeun, me Naimin Frashėrin dhe me gjithė shkronjėtarėt qė iu kanė kėnduar ngjarjeve dhe figurave kombėtare.Ironia mė e hidhur i rezervohet Skėnderbeut.Tregimi na vė pėrpara njė fshat qė ka shumė pasuri, por ato qė tė gjitha ua grabsin. Duke bėrė aluzion pėr kohėn e komunizmit, fshatarėve u marrin edhe dhinė apo dhe delen e vetme. Pastaj u rrafshojnė pyjet dhe shkurret. Fshatarėt fillojnė luftėrat me njėri-tjetrin. Komandėn e merr njeriu qė mbante nė kokė njė tas me ca brirė cjapi. Ai krijon bandėn e tij dhe grabit zarzavatet e gjithė fqinjėve, shkul edhe lisin e vetėm tė fshatit. Nė kėtė fshat bėhet zakon qė tė ndėrrohen herė pas here vendet e varreve (aluzion pėr ndėrrimin e identiteteve). Edhe tė rėnėt e rinj (lexo: dėshmorėt e luftės nacionalēlirimtare) nuk e duan lavdinė, rininė e pėrjetshme tė therorisė sė tyre. Edhe kėta dikur kanė qenė hajdutė fiqsh, mollėsh dhe vodhėzash.Pasi ka parodizuar “Historinė e Skėnderbeut” tė Naim Frashėrit, (me bricjapin aludohet pėr Skėnderbeun dhe me bishtkalin pėr Ballabanin) autori vazhdon mė tej. Nė krye tė fshatit ka ardhur njė kryeplak qė i rrihte njerėzit tri herė nė ditė. Ai nis njerėz te njė falltar pėr tė shpjeguar “njė ėndėrr me nishan”. Falltari u thotė se duhet t’i bėjnė njė varr pėr sė gjalli Raketakes (aluzion pėr Enver Hoxhės) se do t’u mbetet dhe ai pa varr si ai i bricjapit. Tregimi mbyllet pa shpresė: fshati duhet tė hyjė i gjithė nė njė pellg se kėshtu i thotė mendja Raketakes.Kasėm Trebeshina mund tė ketė cilėndo pikėpamje mbi historinė, por kėto nuk ka pse tė hyjnė nė shkollat tona. Idetė fikse kundėr Skėnderbeut dhe kundėr figurave tė tjera kombėtare Trebeshina le t’i mbajė pėr vete. Zhgėnjimet a frustimet nga komunizmi nuk duhet tė na ēojnė deri atje sa tė urrejmė gjithė historinė tonė.Mendime pėr veprėn “Mekami” tė TrebeshinėsGynter Gras, nė pleqėrinė e tij tė thellė, rrėfeu njė ngjarje tė rinisė sė tij, ngjarje qė nuk mund t’ia zbulonte dhe nuk po ia kėrkonte askush. Ai e bėri kėtė pėr t’u ēliruar nga njė e keqe, se ky ēlirim nga e keqja fillon sė pari me vetveten, para se ta kėrkojmė atė tek tė tjerėt.Ē’ndodh tek ne me ata qė kanė bėrė njė karrierė nėn komunizėm? E kėrkojnė kėta njerėz me njė karrierė nė atė kohė, ēlirimin nga e keqja? Ēlirimin duke filluar nga vetvetja. E kundėrta po ndodh. Nė librat e tyre, nė intervistat qė japin, nė dossierėt e gazetave, ata vazhdojnė ta quajnė njėri-tjetrin tė nderuar, vazhdojnė tė shprehen me njė ton nostalgjik pėr komunizmin, pėr punėt dhe misionet e larta qė kanė kryer. Duke qenė ajo njė kohė e fatkeqėsisė, fajtorėt e kėtyre fatkeqėsive cilėt janė? Duhet tė ketė fajtorė? Kėtu puna ngec. E shumta, pėr disa prej njerėzve tė ish-nomenklaturės, fajtor pėr atė periudhė ka qenė vetėm njėri, vetėm diktatori. Fajet fillojnė dhe mbeten vetėm tek ai. Ose mbeten nė erė. Te koha… te ne tė gjithė…, te sistemi…Shumė nga njerėzit e kėsaj kategorie, pėr tė mos thėnė tė gjithė, e fshehin tė kaluarėn e tyre. Disa prej tyre, komunistėt qė u dėnuan nga komunistėt, vazhdojnė ta mbrojnė veten dhe tė kaluarėn e tyre. Gjer nė ditėn qė kėta morėn ndėshkimin prej shokėve tė tyre, komunizmi ishte i mirė. Pas kėsaj dite, komunizmi u bė i keq. Nuk ishte i keq atėherė kur ata siguronin privilegje duke i shėrbyer me zell Komandantit dhe partisė. Dhe kėto privilegje ata i siguronin nė dėm tė shumicės, shumicė qė pėr ta nuk ekzistonte. Njė palė prej tyre dėshtimin e komunizmit duan t’ia bėjnė pajė Shqipėrisė. Sipas tyre, nuk dėshtoi komunizmi, ajo qė dėshtoi ishte Shqipėria. Se Shqipėria ėshtė njė vend pa histori dhe shqiptarėt janė popull qė nuk meritojnė njė vend nė histori etj, etj. Mund tė mendosh se kėta njerėz as e kanė dashur kurrė dhe as e duan edhe sot Shqipėrinė. Kanė dashur vetėm privilegjet e tyre. Qė kur humbėn postet, e humbėn Shqipėrinė. Dhe e urrejnė atė. Tė tillėt janė sot e gjithė ditėn njerėzit e ish-nomenklaturės dhe disa prej pinjollėve tė saj.Mbetur kėshtu bosh, pa njė tė shkuar e me njė tė ardhme tė helmuar nga e shkuara qė verbėrisht e kanė tė mbushur plot me krime, krime qė i pėrkrahėn a qė i bėnė me dorėn e tyre, ata e hedhin fajin jashtė vetes. Armiqtė e dikurshėm prapė mbeten armiqtė e tyre. Nė librat, nė publicistikė vazhdojnė tė mbrojnė veten. Nė kėto libra nuk ka asgjė pėr t’u penduar.Dhe vazhdojnė t’i bėhen krah njėri-tjetrit. Fusin nė kėtė valle dhe veglat e tyre tė dikurshme.Njė nga ata qė e ka fshehur tė kaluarėn e tij ėshtė Trebeshina. Njė nga ata qė urren diktatorin komunist ėshtė Kasėm Trebeshina. Kjo urrejtje kalon pastaj te shqiptarėt, te Shqipėria, te historia e saj. Te gjithė njerėzimi dhe bota... Derisa edhe veten e shpall turk e jo shqiptar.Trebeshina me kohė grumbulloi brenda vetes njė vrer tė pashembullt. Aq vrer sa nuk ka ku ta shfrejė mė mirė se sa kundėr vendit tė vet, kundėr figurave tė tij. Asnjė turku tė djeshėm a tė sotėm nuk do t’i kishte shkuar nė mendje ajo qė thotė ai te libri “Mekami”: Shqipėria edhe sot ėshtė toka jonė, e turqve, se ne e blemė atė me gjakun e djemve tanė qė nė shekullin XVI. Kjo ėshtė me tė vėrtetė pėrtej fuqive tė arsyes sė njeriut. Ky i dėshtuar nė idealin e tij komunist, i dėshtuar dhe si njeri pėr tė bėrė njė jetė tė paqtė dhe nė paqe me veten dhe me tė tjerėt, kullon veē vrer. Themi i dėshtuar pėr tė jetuar paqėsisht, se ai i ka humbur shtatė a tetė punė nė komunizėm vetėm e vetėm se pėrplasej me shefat e tij. Kėtė e thotė vetė nė njė intervistė tė datės 25 janar 2007 nė “Gazetėn Shqiptare”: u pėrplasa nė luftė me shokėt e mi dhe i vrava nja dy prej tyre, u pėrplasa me shefat e Sigurimit, u pėrplasa nė Beograd, u pėrplasa me profesorėt nė Leningrad, u pėrplasa me regjisorin nė Tetrin Popullor, u pėrplasa nė Ministrinė e Industrisė, u pėrplasa me shefin nė Lidhjen e Shkrimtarėve, u pėrplasa nė Ndėrmarrjen e botimit... Komunizmi me tė ėshtė treguar zemėrgjerė. I ka dhėnė kaq e kaq herė punė, edhe pse ai i shkelmonte. Pse i shkelmonte? Se donte tė ishte vetė nė krye tė punėve. Tė ishte ai shefi dhe jo njeri tjetėr. Dhe po tė mos i bindeshin tė tjerėt poshtė tij, do t’iu vinte koburen nė kokė si atyre nė luftė. Kushedi ē’diktator i lemerishėm do kishte dalė prej tij, po t’i kishte ecur tė merrte pushtet? Libri “Mekami” ėshtė njė dėshmi e prekshme si me dorė e kėsaj qė thamė mė lart.Ngjarjet e librit fillojnė me prishjen e njė Mekami diku nė fshatrat e Ballshit. Mekami prishet nė vitet ’60, kur nė gjithė Shpipėrinė filloi njė histeri antifetare. Nga varri i gėrrmuar nė truallin e Mekamit, pėr tė cilin flitet nė kėtė libėr, dalin tri skelete: skeleti i njė burri, i njė gruaje dhe i njė kali. Ata qė e prishėn Mekamin e pėsuan: njė vdiq gjatė rrėzimit tė ēatisė, njė ēmendet dhe njė i tretė mė pas ia heq vetes.Mė tej shfaqet fantazma e njė turku qė tregon historinė e Mekamit. Kėtu ne jemi nė vendin tonė, jemi nė tokėn tonė, thotė ai, dhe ju qė e prishėt Mekamin jeni nipėrit tanė. Tri skeletet i pėrkasin njė kalorėsi tė ri turk, kalit tė tij dhe tė fejuarės sė tij, Angjelinės shqiptare. Shqiptarėt paskan nderuar si tė shenjta skeletet e armiqve tė tyre.Nė retrospektivė vijnė ngjarjet qė lidhen me tradhtinė e Beratit, ku shqiptarėt nėn udhėheqjen e Skėnderbeut humbėn dhe u mbytėn nė plojė e nė gjak.Turku trim dhe fisnik qė rrėfen ngjarjen, ėshtė krenar pėr fitoren nė Berat. Ky turk dhe njerėzit e tij kanė simpatinė e hapur tė autorit, madje ai i glorifikon fitoret dhe virtytet e tyre. Pėrbuz vetėm shqiptarėt fund e krye. Libri ngjan sikur ėshtė i shkruar nga njė kolon turk, njė kolon i mallėngjyer pėr gjyshėrit e tij asganė, kolon qė vendosjen nė tokat shqiptare, tė cilat edhe sot (sipas tij) janė tė turqve, e ka merituar me pagėn e gjakut dhe tė trimėrisė. Ky komandant turk mbizotėrohet nga njė botė lirike, nga njė thellėsi meditative, e trishton dhe e turbullon poetikisht kredhja nė natyrė e nė kujtime. Njė komandant me shpirt tė gjerė poetik dhe tė pėrmalluar qė patrullon nėpėr Myzeqenė tej e ndanė si nė shtėpinė dhe nė tokėn e tij. Ėshtė fisnik e paqėsor nė paqe dhe trim si ai nė luftė ndaj shqiptarėve tė fėlliqur dhe tė pabesė. Trimėria dhe madhėshtia tragjike, sublimja janė vetėm nė anėn e turqve. Shqiptarėve u mbeten tradhtia dhe humbja, kredhja nė gjak e nė gjellė qensh.Shqiptarėt janė aq tė ulėt, sa iu fusin nė shtrat vajzat e tyre turqve.Veē ngjarjeve dhe heronjve ajo qė e bėn tė pėshtirė kėtė libėr ėshtė toni fyes, fryma pėrēmuese pėr shqiptarėt dhe pėr historinė e tyre. Kjo frymė e mbizotėron librin fund dhe krye. Nė mbyllje tė librit, autori gjen rast qė tė bėjė njė sintezė tė tillė historike: shqiptarėt janė armiqtė mė tė mėdhenj tė vetvetes. Janė tė paaftė dhe dėshtakė. Kurrė nuk e meritojė njė shtet tė tyre. Mos ardhtė ajo ditė kur shqiptarėt tė kenė shtetin e tyre, tė kenė nė krye tė shtetit njė udhėheqės shqiptar. Njė ditė e tillė do tė jetė mallkimi mė i rėndė pėr ta. Ky mund tė jetė libri i parė nė gjuhėn shqipe kundėr Skėnderbeut. Mbase i pari nė botė si libėr i zi pėr Skėnderbeun. Skėnderbeu, sipas autorit, ėshtė i dhėnė vetėm pas pasurisė dhe pushtetit. Njė bukėshkalė qė mbėshtetet te napoletanėt dhe te aragonasit. Turqit atij dhe aleatėve tė tij u japin njė mėsim tė mirė nė Berat.Tė tillė qėndrim ndaj Skėnderbeut mbajnė sot ca nga hoxhallarėt tanė tė tjetėrsuar shpirtėrisht nė turq, hoxhallarė tė skajeve tė trojeve tė sotme shqiptare. Edhe kėta thonė se Skėnderbeu ishte njė i pabesė qė iu kundėrvu turqve. Koha ka dėshmuar tė kundėrtėn e predikimeve tė tilla. Figura e Skėnderbeut vazhdon tė mbetet emblema qė i bashkon tė gjithė shqiptarėt. Statuja e Skėnderbeut nė Tiranė, nė Prishtinė po edhe nė Shkup flet pėr atė qė figura e tij ėshtė me peshė, pėr shqiptarėt dhe pėr ballkanasit. Ai mbetet heroi qendror i historisė sė shqiptarėve.Fjalėt e fundit tė kėtij libri japin mesazhin se Mekame tė tilla janė tė shenjta. Ata qė vunė dorė mbi muret e tij, u vranė, u vetėvranė a u ēmendėn. Se “tė vdekurit kanė jetėn e tyre dhe, ka tė ngjarė, qė jeta e tyre tė jetė shfaqja mė reale e kėsaj bote...”. Pra, sipas kėsaj, ne realisht jemi turq, jo shqiptarė, dhe duhet tė nderojmė mekamet me eshtrat e shenjta tė turqve dhe tė kuajve tė tyre. Kjo, sipas autorit, ėshtė e vėrteta nė thellėsinė e saj, jo ajo antihistoria qė ne ia paskemi sajuar vetes.Pėr Kasėm Trebeshinėn dėshtimi i komunizmit ishte dėshtim i Shqipėrisė, jo dėshtim i diktatorit, i diktaturės sė ideologjisė sė kuqe, dėshtimi botėror i njė eksperimenti tė tillė historik.Ėshtė thėnė se ēfligarėt kanė atdhe ēifligjet e tyre. Kur vdesin ēifligjet, vdes ēifligari dhe gjithė bota. Ēifligarėt e kuq komunistė me vdekjen e komunizmit e tė privilegjeve qė vinin prej tij, shpirtėrisht mbaruan me gjithsej. S’ka privilegje, s’ka atdhe, s’ka asgjė qė t’ia vlejė mbi kėtė dhé. Shembulli mė i shpallur prej tyre, ai qė jo vetėm e mohon atdheun, por dhe e urren dhe e neverit atė, ėshtė Trebeshina. Madje ky e dėshmon hidhėt dhe fare hapur me letėrsinė e tij.Mė poshtė po japim fragmente nga ky libėr. Kasėm TrebeshinaM E K A M I Faqe 18Ajo ishte koha e stėrgjyshėrve tė mi, kur ata erdhėn nė vendin qė ishte caktuar tė bėhej Atdheu ynė pėr kohėrat qė do tė vinin!... Dhe me sa jetė qe pėrcaktuar ta paguante familja jonė sigurimin e sė drejtės pėr tė qenė ne shtetas tė kėtij vendi tė ēuditshėm!...- Dhe tė gjitha shkuan kot!...Unė u ēudita tej mase: kishim qenė aty vetėm unė dhe nata dhe...Zot i madh! Njė zė, njė zė i ēuditshėm, njė zė mė i ēuditshėm se nata po vinte nga nata!...- Unė po tė flas ty!...Pikėrisht atėherė pashė afėr meje… fare pranė meje hijen e njė qenieje njerėzore qė dukej si turk, hijen e njė njeriu qė e fliste shqipen me njė theks tė huaj, ndoshta me njė theks qė ishte i gjuhės turke. Tė thuash tė vėrtetėn, nė fillim u tremba shumė, se atmosfera qė ishte krijuar sillte me vete qė unė t’i provoja tė gjitha frikat e njohura dhe tė panjohura, por turku… Sepse tashti nuk kisha asnjė dyshim qė ai ishte njė turk i vėrtetė. Qiell i pakufishėm! U tremba aq shumė sa nuk e kuptoja mė ku isha dhe kush isha, por qetėsia e turkut, se turku ishte i qetė dhe kishte njė pamje tė bukur dhe madhėshtore… Po! Ai kishte njė pamje tė bukur dhe madhėshtore dhe unė… Nuk mund tė tregohet ajo qė ndodhi nė shpirtin tim dhe nuk mund t’i shpjegoj tė gjitha ato qė ndjeva nė ato momente, por me siguri Turku ishte shumė i pashėm, shumė i ditur, shumė i dashur dhe… Dhe unė e ndjeva dashurinė e tij prej prindi... Edhe pse ishte natė, edhe pse ishim pėshtjellė nga ajo errėsirė e ēuditshme, edhe pse unė nuk kasha parė kurrė Turk nė jetėn time, e ndjeva se ai njeri ishte i afėrt dhe i dashur pėr mua. - Dhe tė gjitha shkuan kot! -Pėrsėriti Turku sikur tė ishte duke folur me veten e tij. Gjaku u derdh dhe me triumfin e armikut tė njerėzimit, tė gjitha mbaruan! Kuptimi i fjalėve tė tij ishte fare i pamundur pėr mua, por ndieja njė farė besimi... Po, po! Unė i besoja Turkut tė panjohur dhe e pyeta:- Ē’kuptim kanė fjalėt e tua dhe pse i thatė?Ai nuk iu pėrgjigj pyetjes sime dhe vazhdoi:- Shumė keq!... shumė keq!... nuk ėshtė e njerėzishme t’u prishėsh gjumin dhe paqen e pėrjetshme tė vdekurve. Gjithė popujt e qytetėruar nuk guxojnė tė ndėrmarrin njė veprim tė tillė tė urryer. Por mos ki asnjė frikė, se unė e di qė ti qe i detyruar tė veproje kundėr vetes sate!... Ti qe i detyruar tė kryeje njė veprim mizor, se fyerja dhe dhunimi i varreve ėshtė njė veprim shumė i turpshėm dhe ai qė e kryen, i bėn vetes sė tij njė fyerje shumė tė rėndė dhe njė dhunim nga mė mizorėt!... E ēuditshme!... Ai e kishte kuptuar qė unė nuk kisha pasur ndonjė dėshirė pėr tė fyer dhe dhunuar varret dhe nė mėnyrė tė veēantė unė nuk doja qė tė fyeja njė mekam! Nė asnjė mėnyrė nuk doja tė fyeja dhe tė dhunoja Mekamin e Shenjtė! Prandaj e pyeta me ndroje:- Ti e nderon Mekamin e Shenjtė? M’u pėrgjigj ai menjėherė:- Ai ėshtė vėllai im!... Dhe ta dish, ne jemi nga i njėjti fis!Unė u ēudita aq shumė sa nuk munda tė kėrkoja shpjegim pėr atė qė mė kishte thėnė, se fjalėt “ne jemi nga i njėjti fis” i kishte thėnė nė njė mėnyrė tė atillė qė nėnkuptonte se ata dhe unė... Po! Se ne ishim nga i njėjti fis!... Dhe unė thirra gjithė dyshim:- Nga i njėjti fis?... Ti dhe unė?... I kam kuptuar drejt fjalėt e tua? Ai buzėqeshi dhe tha:- Po, i ke kuptuar ashtu siē i thashė unė. Megjithėse nė mes mesh kanė hyrė pesėqind e dyzet e nėntė vjet!... Siē e shikon vetė me sytė e tu, vendi ėshtė i ndriēuar me shumė pishtarė dhe atje janė ata tė gjithė!... Po na presin!... Eja me mua!- Atje janė ata tė gjithė? Pyeta unė i ngatėrruar sa mė s’bėhet, duke pėrsėritur fjalėt e tij. – dhe kush janė ata qė janė mbledhur atje? Ai m’u pėrgjigj:- Ata janė... Ju u keni prishur qetėsinė, u keni dhunuar paqen!... Tani le tė shkojmė atje! Eja!... Dhe duke thėnė kėto fjalė, ai u nis poshtė nė drejtim tė fshatit duke prerė pėrmesdisa monopateve qė nuk i kisha parė ndonjėherė mė parė. Unė shkova pas tij pa pasur ndonjė farė kuptimi se ku po shkonim dhe pa mundur tė gjeja pse fshati im, fshati ku kisha kaluar gjithė jetėn time gjer nė atė natė, ishte ndryshuar aq shumė sa tė bėhej fare i panjohur pėr mua. Ishte me tė vėrtetė njė gjė shumė e ēuditshme qė njė i huaj, njė Turk nga Lashtėsia, ta njihte fshatin tonė aq mirė sa tė gjente monopatin mė tė shkurtėr pėr tė dalė drejtpėrsėdrejti tek Mekami i Shenjtė dhe, ajo qė tė linte fare pa mend nė kėtė punė, ishte se, kur dolėm tek sheshi i Mekamit tė Shenjtė, aty nuk kishte kurrfarė Mekami tė Shenjtė ose varri, nuk ishin as gėrmadhat qė tė gjithė ne... Ose mė mirė, gėrmadhat qė ata kishin lėnė me shkatėrrimin qė kishin bėrė njė ditė mė parė. Ishte vetėm sheshi, ai shesh qė unė e kisha parė qė kur kisha hapur sytė dhe kisha kuptuar se po vėrtitesha nė kėtė botė dhe gjer... Tashti aty ishte vetėm sheshi!...Pėrmes errėsirės sė zymtė tė asaj nate dukej sikur sheshi ishte i shkretė. Nuk dukej frymė njeriu!... Pastaj pak nga pak fillova tė dalloja... Fillova tė dalloja... Aty ishin dy kufoma!... Po!... Aty nė mes tė sheshit ishin jo dy, por tri kufoma: njė burrė njė grua dhe njė kalė!... Kėshtu!... Aty ishin tri kufoma tė pėrgjakura!... Kalit i rridhte akoma gjak, kurse gjaku i dy kufomave tė tjera kishte ngrirė mbi rrobat dhe mbi pjesė tė trupit tė tyre!Ajo qė ishte e ēuditshme, dhe madje shumė e ēuditshme, qėndronte nė faktin se nė mes tė natės, nėmes tė asaj nate tė jashtzakonshme pėr atė errėsirė qė nuk e kisha parė ndonjėherė, unė e dalloja fare qartė tė gjithė skenėn. Tė vdekurit edhe pse ishin mbuluar nė gjak, megjithatė u kishte rėnė njė nur i jashtzakonshėm. Ai ishte njė djalė fare i ri, shumė i pashėm dhe me leshra tė verdha, kurse vajza ishte shumė e bukur dhe leshrat i kishte sterrė tė zeza.- Ki kujdes, nipēe! – tha Turku aty fare pranė meje. -Nė mes teje dhe fisit tėnd qė po sheh tė vrarė kėtu qėndrojnė mė shumė se pesėqind vjet. Eja me mua!Dhe Turku ēau mes errėsirės dhe hyri nė shtėpinė qė ishte nė perėndim tė sheshit para Mekamit... Tė sheshit qė nuk kishte Mekam tė Shenjtė.Ajo ishte njė shtėpi nė ndėrtim e sipėr, me njė kullė nė anė tė lindjes. Unė hyra nė shtėpi duke shkuar pas Turkut dhe nuk kisha as njė farė ideje ku isha dhe pse nuk e kisha parė mė parė kėtė lloj shtėpie.Nė fillim nuk po arrija tė kuptoja ndonjė gjė nga ato qė po mė tregonte, por mė vonė e kapa fillin dhe kuptova se po trajtonte disa ngjarje me tė cilat ishte hapur Shekulli i Pesėmbėdhjetė, po trajtonte ēfar kishte ndodhur nė njė vend tė quajtur Saruhan dhe nė kohėn kur Timuri i Ēalė dhe Bajazit Jillderėmi ishin mbėrthyer me njėri-tjetrin nė njė luftė pėr jetė a pėr vdekje. Duke vazhduar tregimin e kuptova qė atė luftė e kishte fituar Timuri i Ēalė dhe Bajazit Jillderėmi i thyer ra nė dėshpėrim dhe vdiq nga qė i plasi mėlēia e zezė. Nė ato ngjarje tė ēuditshme saruhanasit dhe popuj tė tjerė turq dhe tė krishterė, qė e shikonin me frikė ngritjen e vrullshme tė fuqisė osmane, u bashkuan tėrėsisht me tartarėt kundėr Sulltanit tė Ri Osman. Pėr njė kohė tė gjitha punėt shkuan mirė, por menjėherė pas fitores sė tartarėve dhe vdekjes sė Jilldėremit vdiq edhe vetė Timuri i Ēalė.Sa kaloi tufani i tmerrshėm dhe duke e ndjerė se ishin akoma tė fortė, osmanėt u ngritėn pėrsėri me tė gjithė forcėn e pushtetit tė tyre, mposhtėn tė gjitha rebelimet dhe e vendosėn pėrsėri qeverisjen qė nuk mund tė pėrmbysej. Tashti tė gjithė ata qė ishin ngritur kundėr pushtetit osman e mėsuan se ēfar donte tė thoshte t’i zemėroje osmanėt qė nuk mund tė nposhteshin. Tashti tė gjithė ata qė kishin kundėrshtuar e provuan ē’ishte zemėrimi i atij populli turk. Emiri i atij vendi tė Saruhanėve dhe peshkopi i atyre anėve e paguan me jetėn e tyre qėndresėn qė u kishin bėrė Osmanėve!... Dhe pėr Saruhanin ajo kishte qenė njė kohė shumė e turbullt. Kėshtu kishte vazhduar gjer nė kohėn kur Osmanėt mė nė fund e kishin shtruar plotėsisht vendin, kishin marrė nė duart e tyre qeverisjen dhe gjyshi ynė... Po! Gjyshi ynė!... Turku im po e tregonte historinė nė njė mėnyrė tė atillė sikur ajo tė ishte edhe historia ime, sikur ajo tė ishte historia jonė e pėrbashkėt! Sikur ai, unė dhe tė gjithė ata turq pėr tė cilėt ai po fliste tė kishin njė gjysh tė pėrbashkėt dhe ai Gjyshi ynė tė ishte njė dikushi qė quhej Durasi!... Ēudi, por ai Durasi ishte stėrgjyshi im dhe unė nuk e gjeta forcėn e duhur qė ta kundėrshtoja kėtė thėnie tė tij. Por si e vazhdoi ai mė tej kėtė histori? Mė tej puna shkoi... Ai stėrgjyshi ynė qe internuar nga Mehmeti i Parė nė vitin e Krishtit 1417 dhe u dėrgua nė Shqipėri si timariot. Dhe si shkuan punėt mė tej?Vazhdimi ishte po ai. I internuari, duke pėrfituar nga dėnimi, kapi rastin pėr tė krijuar nė Shqipėri njė pasuri nė toka pėr veten dhe pėr familjen e tij dhe, duke u ndjerė mė tepėr se i sigurt nė vendin e ri, thirri edhe tė birin aty dhe e bėri timariot si veten e tij. Qė nė fillim u duk se punėt e plakut Durasi do tė shkonin nė mėnyrė tė shkėlqyer, se nuk kishte si bėhej ndryshe! Gjatė sundimit tė Mehmetit tė Parė dhe tė Muratit tė Dytė at e bir kėmbyen disa Timare gjersa mė nė fund fshati ynė i mbeti Baliut, djalit tė Durasit. Plaku kishte siguruar pėr veten e tij, me leje gojore nga Sanxhak Beu i Janinės, njė gjysmė dyzine timare nė vende ku fillojnė ultėsirat e fushės sė Myzeqesė. Pasuria u dha atyre mundėsinė qė tė vendosnin pėr tė mbetur pėrgjithmonė nė Shqipėri. Ky vendim u muar nė vitin e Krishtit 1455, gjė qė kishte sjellė pakėnaqėsinė e madhe tė Turkut me tė cilin unė isha duke folur... Ose mė mirė tė Turkut qė unė po dėgjoja. Dhe ai po mė tregonte se nė ato kohėre ai e kishte kundėrshtuar vendosjen e familjes sė tyre nė Shqipėri. Ishte e qartė: atij nuk i pėlqente vendi ynė. --------------------------------------------------------------------------------------------------------Dhe pse kundėrshtove ti qė familja juaj ... jonė tė vendosej nė Shqipėri?... Kėtu ēdo gjė ėshtė e njohur pėr ne, e kemi tonėn... Pse nuk tė pėlqen ty ky vendi ynė?... Nė fillim Turku u ēudit, por njė moment mė vonė buzėqeshi dhe, nė vend qė tė mė pėrgjigjej, mė pyeti:- Ku kėrkon tė dalėsh me pyetjet e tua?Unė kisha njė dėshirė tė madhe qė t’i shpjegoja atij ato qė instruktori kishte nė kokėn e tij, por duke sjellė ndėr mend qė ai kishte vdekur, e ndėrrova drejtimin e muhabetit dhe vetėm thashė: - Nuk e shikon? Ne kėtu jemi nė vendin tonė, nė vendin e tė parėve. Ai e kuptoi ku doja tė dilja me fjalėt e mia dhe ma ktheu pėrgjigjen duke mė thėnė: - Si mund tė mos e kundėrshtoja atė vendim? Unė kisha lindur nė vendin e Saruhanėve dhe ishte e dhimbshme pėr mua qė tė braktisja vendlindjen time, lumin Herm... Pamjen e bukur tė Izmirit atje tej nė largėsi... O zoti im! Sa vjet dhe vjet kanė kaluar qė atėherė!... Dhe ne e humbėm pėr gjithmonė mundėsinė pėr t’u kthyer atje nė vendin tonė tė bukur tė Saruhanėve!... E humbėm... Dhe unė mbaj mallin dhe brengėn e rėndė nė shpirtin tim dhe e ēoj nga shekulli nė shekull si njė bartės i mallkuar malli dhe brenge.Mė kujtohet ajo kohė sikur tė ishte dje – e nisi pėrsėri historinė e tij tė ēuditshme Turku im! Ne saruhanasit nė atė ditė prilli po shkonim kaluar qė nga Margėlliēi nė drejtim tė Fushės sė Myzeqesė. Unė kisha pesė vjet qė isha nė Shqipėri, ndėrsa vėllai im mė i vogėl, Ergyni, kishte vetėm njė vit. Pikėrisht pak ditė mė parė ne qemė njoftuar pėr vendimin e gjyshit tonė qė tė vendoseshim pėr gjithmonė nė Shqipėri.Unė e kundėrshtova nė njė farė mėnyre atė vendim, por tė gjitha kishin qenė tė kota: ata ishin tė mendjes se pas atyre qė kishin ndodhur si rrjedhojė e luftės me Timurin e Ēalė, mundėsia pėr tė jetuar nė Saruhanin tonė ishte mbyllur pėrfundimisht. Ne, pasi kishim siguruar prona tė gjera nė Shqipėri, qemė tė detyruar tė vendoseshim kėtu dhe ky ishte njė vendim me tė vėrtetė i arsyeshėm... Mund tė themi mė i drejti. Siē tė tregova, gjatė drekės nė festėn e shenjtė, ne patėm rastin qė tė njiheshim mirė me njėri tjetrin dhe, kur u ndamė, u duk sikur miqėsia jonė qe siguruar pėrfundimisht. Angjelina, qė ishte me tė vėrtetė njė ėngjėll i zbritur nė tokė, i dha vėllait tim si dhuratė njė peshqir tė bukur qė e kishin mbushur me stolizma tė mrekullueshme disa duar padyshim lartėsisht mjeshtėrore. Nga pėrvoja e familjeve tona dhe nga ajo politikė e vendeve qė kishim parė, ne e dinim se objekte tė tilla ishin shumė tė dashura e tė shtrenjta pėr njė vajzė, sepse ato ishin pjesė e pajės sė saj... Ne, duke mos dashur tė shkaktonim pakėnaqėsira dhe armiqėsira nė Shqipėri, mundoheshim tė silleshim sa mė mirė, qė popullatėn ta kishim nga ana jonė, se, njė hap i pamatur yni, do t’i shtynte ata njerėz tė bėheshin me Republikėn e Venedikut, ose me Mbretėrinė e Napolit. Njė gjė e tillė edhe mund tė na shkatėrronte, prandaj vėllai im, sa e pa dhuratėn e ēmuar, u praps nga qė nuk guxonte ta pranonte sendin e bukur tė pajės sė asaj vajze. Edhe unė u turbullova shumė nga ai fakt, sepse, tė them tė vėrtetėn, nuk i njihja aq mirė zakonet shqiptare. Por Spiro Gozua ishte nė njeri shumė i shkathėt dhe ndėrhyri nė kohė:- Njė dhuratė nuk mund tė kthehet, veēanėrisht kur atė e jep njė vajzė! Nė kėtė mėnyrė ai mė shkarkoi nga njė barrė shumė e rėndė dhe, nė shenjė mirėnjohjeje, u pėrkula nė drejtim tė tė zotit tė shtėpisė. Vėllai im bėri siē bera unė, pastaj e mori dhuratėn dhe vajza, e skuqur flakė, u ēlirua pėrfundimisht nga ankthi i tė dhėnit tė dhuratės dhe u largua me nxitim si njė zog i trembur. I zoti i shtėpisė buzėqeshi dhe ne u tokėm me pėrzemėrsi me bindjen e patundur nė miqėsinė tonė tė pathyeshme. Tė paktėn unė dhe im vėlla besonim se miqėsia jonė do tė ishte e pathyeshme dhe e pėrjetshme.Pastaj u ndamė dhe ne shkuam mė tej pėr tė kryer patrullimin tonė tė zakonshėm pėrmes fushės sė Myzeqesė.Ngado qė ta hidhje syrin, shihje njė bukuri tė pafund qė tregonte paqe dhe qetėsi dhe dukej sikur pushteti turk qe vendosur njėherė e pėrgjithmonė. Kur patrullimi qe kryer pa asnjė ngjarje tė jashtzakonshme, ne u kthyem nė Klos ku kishim qendrėn kryesore dhe nga ku kishim njė kohė tė gjatė qė ishim larguar. Aty unė shpresoja tė gjeja lajme tė reja ose udhėzimet e rastit nga babai ynė ose gjyshi...Gjer mė sote kėsaj dite nuk arrij tė kuptoj se si njė baba mund tė shesė vajzėn e tij. E di shumė mirė se paraqiten gjithfarė nevojash, interesash tė larta dhe domosdoshmėrisht familjare, tė fisit, qoftė edhe tė vetė shtetit dhe tė mbretit. Tė gjithė janė gati tė bėrtasin me sa kanė nė kokė qė i sakrifikuan fėmijėt e tyre pėr mbretėrit, princat ose patriarkėt!..Pėr fisin ose pėr vendin e tyre tė lindjes, por ne, nė tė gjitha veprimet tona e ēfardolloj natyre qė tė jenė, duhet tė udhėhiqemi nga qėllime dhe pėrfundime tė moralshme, pėrndryshe kjo bota jonė e varfėr do tė popullohej me frikashė dhe maskarenj. Vajza ime ėshtė vajza ime, nderi dhe lumturia e saj janė gjithashtu tė miat dhe unė nuk kam asnjė tė drejtė tė tregtoj me nderin dhe lumturinė e saj. Unė nuk e shes kurrė vajzėn time, nuk e blej dhe as nuk e rrėmbej kurrė vajzėn e tjetrit dhe ky ėshtė shkaku qė ne nuk kemi gjė tė pėrbashkėt me osmanėt. E di, Ata e krijuan dhe e kanė perandorinė e tyre, kurse ne nuk e kemi. E pranoj qė ata meritojnė lavdėrimet mė tė mėdha pėr veprėn e paparė qė arritėn tė bėjnė, por ne saruhanasit kemi mėnyrėn tonė tė veēantė tė jetesės dhe tė gjitha veprimet tona janė tė kushtėzuara nga morali qė del nga jetesa qė bėjmė ne. Osmanėt mund tė krahasohen historikisht vetėm me Mbretėritė Mėdha tė Lashtėsisė dhe me Romėn e Lashtė, por ata janė shkėputur plotėsisht nga jeta e tė parėve tė tyre turq. Ne Saruhanasit nuk mund ta harrojmė kurrė jetėn tonė tė thjeshtė nė Stepat e Azisė, nė mes tė njerėzve tanė tė fisit, nė mes tė grave tona pa ferexhe, nė mes tė tufėve tė bagėtive tona, tė lirė si vetė shtrirja e atyre stepave!... Atje ishte jeta jonė, por furtuna e popujve na shkuli dhe na fshiu prej atij vendi dhe na hodhi tej nėpėr botė, herė kėtu dhe herė atje, duke na lėnė qė tė pėrkundim shpresėn se do tė jemi tanėt dhe tė lirė nė kėto vende tė reja. Pak mė parė tė tregova se nuk besoja nė asnjė mėnyrė pėr njė jetė mė tė mirė nė Shqipėri. Shpirti im turk dhe grek ishte mėsuar me jetėn nė Saruhanin tim tė bukur, por tė gjithė njerėzit e familjes sime e quanin Shqipėrinė plotėsisht tė bukur dhe tė mirė pėr tė ardhshmen e familjes sime. Shqipėria do tė ishte Atdheu ynė i ri dhe djepi i sigurtė pėr pasardhėsit tanė, se me kėta njerėz ne kishim shumė gjera tė pėrbashkėta. Gratė kėta kėtu i trajtonin si ne!... Dhe gjyshi, duke u nisur nga sa tė thashė, kishte vendosur qė tė mos tundeshim sė kėtejmi, kishte vendosur qė ta mbronte gjer nė fund kėtė vend, prandaj ne niseshim herė pas here pėr patrullim pėrmes fushės sė Myzeqesė. Donim ta siguronim veten nga ndonjė rebelim i papritur. E di! Nuk ėshtė nevoja qė tė ngulėsh kėmbė! Shqiptarėt i kishin tė gjitha tė drejtat qė tė ngriheshin kundėr nes, ashtu si ne i kishim tė gjitha tė drejtat qė tė ngriheshim kundėr osmanėve, por nė veprimet historike njeriu duhet tė jetė patjetėr shumė i matur. Kur ndėrmarrim veprime historike ne jemi tė detyruar tė vlerėsojmė aftėsinė pėr ta jetuar jetėn dhe jo tė llogarisim guximin dhe gatishmėrinė pėr tė bėrė kryengritje. Megjithatė unė nuk do tė ngul kėmbė pėr tė mbrojtur mendimet e mia. Le tė ketė ēdo njeri pikėpamjen e tij tė veēantė. Unė kėtu dua vetėm tė them se nuk ėshtė njerėzore tė jesh maskara. Dhe Spiro Gozua atė ditė u soll me tė vėrtetė si maskara. Ai vinte buzėn nė gaz, ai qeshte hapur, ai piu shėndete pa mbarim dhe ngriti po aq dolli me njerėzit e tij. Ai e lejoi vajzėn e tij qė tė na shėrbente sikur tė ishte sherbetorja e njė pijetoreje pėr tė mos thėnė edhe mė keq. Ē’ėshtė e vėrteta, ajo na shėrbeu me gjithė zemėr dhe me njė gatishmėri tė pakrahasueshme dhe asnjė nuk mund ta parashikonte atė qė do tė ndodhte mė vonė. Tashti, pas asaj qė ndodhi, mė duket sikur i kuptoj tė gjitha dhe e kam tė qartė pse nuk e hodha fjalėn pėr fejesėn e Angjelinės me vėllain tim Ergynin. Nė fakt unė nuk e kisha tė drejtėn qė ta bėja njė gjė tė tillė pa e kėrkuar lejen e prindėrve tė mi, por e dija shumė mirė se propozimi im do tė aprovohej nga ta, nga qė ishim tė interesuar qė tė lidheshim me familjet e forta shqiptare. Familja e Spiro Gozos ishte shumė e fortė dhe me influencė dhe ne do tė fitonim shumė po tė lidheshim me ta me lidhje gjaku. Kjo ishte e qartė, unė e kisha dorėn tė lirė pėr njė veprim tė tillė politik por, tė thuash tė vėrtetėn, nuk mė pėlqeu gatishmėria me tė cilėn Angjelina mė shėrbente dhe , sidomos, nuk mė pėlqente si i shėrbente dhe mundohej tė afrohej me vėllain tim mė tė vogėl nė praninė time. Mua, nga tė gjitha ato qė shihja, m’u duk sikur ajo vajzė ishte mendjelehtė dhe babai i saj e shtynte hapur nė atė mendjelehtėsi. Mė vonė arrita tė kuptoj qė Angjelina Gozo ishte njė vajzė shumė e bukur, njė flutur e paparė, mė e lehtė se penda e laureshės dhe tė gjitha gjėrat i bėnte thjesht dhe me fisnikėrinė e natyrshme tė zemrės sė saj tė mirė. Ajo kishte njė zemėr tė madhe dhe fisnikėria e saj ishte e barabartė me karakterin e saj tė fortė. Edhe murrizi i ka lulet e tij tė bukura! Vetė fati i lumtur na e dha si dhuratė atė vajzė me cilėsira tė atilla tė larta, por ne kishim sy dhe ishim tė verbėr, kishim veshė dhe ishim tė shurdhėr, kishim zemėr dhe nuk ishim tė zotėt tė ishim tė drejtė! Spiro Gozua ishte duke pėrgatitur njė kryengritje kundėr nesh, por jo vajza e tij! Pėr qėllmet e tij ai e shiti vajzėn e tij, e pėrdori atė pėr tė na mashtruar, e pėrdori si njė send tė rėndomtė kundėr nesh!... Ajo dhe vėllai im janė tashti atje lart nė qiell pranė tė Madhit Zot... pa dyshim, janė pranė tė Madhit nė Qiell, se ajo ishte vetė mirėsia, kurse Ergyni, nė botėn tonė tė trazuar, ishte njeriu mė i drejtė qė ka jetuar mbi faqen e kėtij dheu!...Ajo qė pashė dhe ajo qė dėgjova nė Kishėn e Shėn Ilisė ma hoqi pėrfundimisht dėshirėn pėr tė hyrė nė ndonjė kishė nė Shqipėri. Nuk doja t’i dėgjoja mė priftėrinjtė e kėtij vendi dhe nuk e di se si mu mbush mendja se ky popull ishte pajtuar njėherė e pėrgjithmonė me padijen, se vetėm nė padije e ndjente veten tė qetė dhe i bėhej e mundshme qė tė dėgjonte dhe tė respektonte mashtruesit qė pėr tė pėrfaqėsonin dijen nė formėn mė tė vėrtetėE lamė kishėn me njė keqardhje mė shumė dhe shkuam drejt dhe te shtėpia e mikut tė familjes sonė, ku na pritėn me pėrzemėrsi dhe me tė gjitha tė mirat. Pasi e kryem edhe atė vizitė, u nisėm poshtė fushės pėr patrullimin qė kisha urdhėruar. Ajo ishte njė ditė e mrekullueshme maji. Ne po ēanim nėpėr Fushėn e Myzeqesė pēranė kėnetės dhe lamė pas Jagodinėn, Marinzėn dhe, duke ndjekur rjedhėn e lumit, arritėm tek vau i Belinės. Kaluam nė anėn e pėrtejme dhe morėm fushėn nėn Ardenicė. Gjer nėn Ardenicė patrullimi kishte shkuar si gjithnjė dhe pa ndonjė ndodhi tė jashtzakonshme. Koha e bukur e ndihmonte udhėtimin tonė dhe tė gjitha dukeshin sikur e kishin bekimin e qiellit... Kėshtu po vazhdoja tė shkoja kaluar, i humbur nė ėndėrrimet e mia, kur papritur ky Vendi im i Zanave u lėkund dhe u zhduk nga thirrma e dikujt. Sa e flaka atė gjumė tė ēuditshėm dhe ėndrrat, shikova rrotull pėr tė kuptuar se ēfar po ndodhte dhe dėgjova qė thirri:- Njė kalorės! Po shkoj ta kap!Duke shikuar tej dallova njė kalorės nė fushė, por nuk pata kohė tė mendoja ēfare po ndodhte dhe ēfarė duhej bėrė, se Ergyni u sul si njė furtunė pėr ta kapur atė kalorės qė nuk e dinim kush ishte. Pak momente mė vonė ne pamė se si po zgjateshin pėrmes fushės dy re tė ēuditshme pluhuri. Unė e kisha humbur dhe po qėndroja nė vend si i gurosur: Ishte njė gjė me tė vėrtetė e bukur pėr mua tė shihja vėllain tim kaluar, qoftė edhe si njė re e zgjatur pluhuri tek ndiqte njė tjetėr. Ishte i papėrmbajtshėm ai ēunaku im nė raste tė tilla. Ai dhe era ishin njė element i vetėm. E di, nė kėtė botė ka pasur kalorės tė ndryshėm dhe shumė tė shkėlqyer, por njė nė mes tė tyre ka qenė edhe vėllai im Ergyni. Ai, si tė gjithė ata, kishte lindur pėr tė jetuar kaluar mbi kafshėn fisnike dhe pėr tė vdekur gjithashtu kaluar dhe sė bashku me kalin e tij. Unė do tė doja ta shihja mot e jetė mbi kalin e tij tė bukur dhe gjithmonė tė lirė si vetė Gjithėsia prej sė cilės kishin dalė dhe ku silleshin aq natyrshėm.- Im zot- dėgjova dikė fare pranė meje.Ishte Karaxhai qė po mė fliste.Ē’ėshtė? – e pyeta unė gjithnjė i mrekulluar nga mėnyra se si shkonte kaluar im vėlla, megjthėse tashti po shikoja vetėm atė re pluhuri qė zgjatej dhe hapej duke pushtuar fushėn.- Im zot – pėrsėriti pa nxitim Karaxhai afėr meje,- A mė lejoni qė tė shkoj pas tyre?- Po! ti Karaxha dhe ti Gjedik, ndiqni ata tė dy! Gjithė tė tjerėt pas meje! Karaxhai dhe Gjediku u larguan me nxitim nė drejtim tė atyre dy reve prej pluhuri qė zgjateshin drejt fushės, kurse unė me kalorėsit e tjerė morėm njė rrugė qė priste shkurtėr.Pėr njė moment tė dyja retė e zgjatura u ndėrprenė. Unė e kuptova: dy kalorėsit kishin hyrė nė njė livadh. Preva arave pėr tė dale atje. Im vėlla kishte vepruar me njė shpejtėsi rrufeje, sa, kur arrita unė, kalorėsi i panjohur gjendej i shtrirė nė livadh i mbėshtjellė nė lakun qė i kishte hedhur Ergyni. Tė gjitha ishin bėrė si me magji dhe im vėlla po qėndronte nė mes tė atij livadhi tė mbuluar nga bari i blertė dhe nga lulet e verdha tė zhabinokut. - Zoti im! -u qa robi qė kishte kapur Ergyni.- tė lutem mos mė bėj dėm. Unė do t’jua tregoj tė gjitha ato qė di… Se kam me tė vėrtetė diēka pėr tė treguar… Disa lajme shumė tė rėndėsishme pėr ju. Unė jam juaj! Ju nuk e dini, por Gjikė Ristiēi do tė zotohet pėr mua! U betohem…Ai u lėkund pėr njė moment dhe filloi:- Kolė Bujani arriti tė mėsonte se po pėrgatitet njė kryengritje dhe, me sa mė duket, njė kryengritje e madhe. Im zot mė dėrgoi tek Gjikė Ristiēi pėr tė mėsuar gjėra mė tė reja dhe pėr t’u marrė vesh pėr qėndrime dhe veprime tė pėrbashkėta. Isha tek zot Gjika dhe ai mė tha se gjithashtu kishte dėgjuar pėr njė kryengritje dhe mė urdhėroi qė t’i them tim zoti se ai nuk ua ka besimin dhe nuk pyet pėr Kastriotėt dhe Napoletanėt dhe nė rastin mė tė pare do t’i njoftonte turqit pėr ato qė po ndodhnin. Ai kishte shpresė qė tė takohej me zot Kolė Bujanin dhe tė dy tė shkonin tek turqit qė tė merreshin vesh pėr veprime tė pėrbashkėta. Kur isha duke u kthyer nga zot Gjikė Ristiēi me pėrgjigjen qė mė dha me gojė, e solli rruga qė tė bie…………………………………………………………………………………………………
Gjithė ditėn e ditės ne qėndruam nė pyll duke ruajtur me kujdes qė tė mos na shihnin dhe ne t’i kontrollonim tė gjitha ato qė ndodhnin rrotull nesh. Sa ra nata ne i shikuam imtėsisht kuajt dhe u nisėm pėr tė shkuar tek Gjikė Ristiēi. Qė nga ai moment filloi ngjarja mė e madhe e familjes sonė nė Shqipėri.Tė gjitha ato qė na kishte treguar njeriu qė kapėm rob ishin tė vėrteta dhe, duke besuar nė fjalėn e nderit tė Gjikės e lashė tė lire shqiptarin qė e kishim ndeshur rastėsisht dhe me fat nė rrugėn tone. Ndėrkohė qė po pėrgatitnin darkėn ne patėm kohė mė se tė mjaftuesme qė tė kėmbenim me Gjikėn mendime tė ndryshme rreth situates qė ishte krijuar. Ai kishte tė dhėna tė hollėsishme se aty nuk po pėrgatitej njė kryengritje, por, Napoletanėt, tė ndihmuar nga Kastrioti, do tė ndėrmerrnin njė fushatė pėr ta ripushtuar Kėshtjellėn e Beratit.Kėto informata ishin mė se tė mjaftueshme pėr mua. Gjėja e parė qė mendoja tė bėja ishte tė shkoja nė shtėpi dhe, pa humbur kohė, t’ua bėja tė ditur prindėrve tė mi se ē’po ndodhte, sipas atyre qė kisha dėgjuar. Pasdreke ne u nisėm menjėherė: unė me Karaxhain dhe Umunin, morėm rrugėn drejt Jugut. Tė tjerėt vazhduan rrugėn pėr nė Klos.Pasi e mbyllėm nė kėtė mėnyrė ēeshtjen e familjes, unė kalova tek ajo qė mė shqetėsonte mė shumė. U thashė:- Kam nxituar gjithė natėn e natės pėr shkak tė disa lajmeve shumė tė kėqia qė i mėsova rastėsisht ndėrsa po patrullonim pėrmes Fushės sė Myzeqesė: Napoletanėt do tė sulmojnė Kėshtjellėn e Beratit.Gjyshi dhe babai mbetėn tė hutuar se, po tė merrej ajo kėshtjellė, rrezikoheshin tė gjitha forcat tona mė nė Jug dhe nė drejtim tė Greqisė.- Qė nga e nxjerr ti njė pėrfundim tė tillė? –pyeti gjyshi. - Nga lajmet qė mėsova! –iu pėrgjigja. –Dhe ato lajme m’i vertetoi vetė Gjikė Ristiēi. Ai mė tha se Kastrioti ėshtė vegėl e tyre dhe gjithashtu do tė na sulmojė me tė gjithė njerėzit e tij. Siē duket, njė pjesė e mirė e Myzeqesė ėshtė gati pėr njė eshkė tė ndezur qė tė marrė flakė!...Babai im pa tė atin. Gjyshi pyeti:- Je i sigurt pėr ato qė na the? - Po. Jam shumė i sigurt!- iu pėrgjigja dhe nė atė moment m’u kujtua i nipi i Spiro Gozos. Pa humbur as edhe njė moment tė vetėm babai im u nis pėr Janinė dhe unė, pasi mora njė sy gjumė, dhe hėngra pakėz bukė, mora rrugėn e Klosit i vendosur qė ta arrestoja tė nipin e Spiro Gozos, por m’u desh qė, sa tė arrij nė Klos, tė ndėrroja mendim, nga qė tė nipin e Spiro Gozos e gjeta atje duke mė pritur. Po! Ai po mė priste dhe mė dha lajme tė reja pėr Napoletanėt dhe pėr Kastriotin qė ishin nisur pėr tė pushtua Beratin!... Dhe mė siguroi pėr besnikėrinė dhe miqėsinė e Ungjit tė tij!… Dhe mė nė fund e mbylli fjalėn e tij duke na ftuar pėr njė gosti tė madhe.Tė gjitha dyshimet e mia u shpėrndanė menjėherė. Spiro Gozua ishte njė nga miqtė tanė mė besnikė. E pranova ftesėn dhe kur qėlloi qė tė patrullonim permes Fushės sė Myzeqesė pėr kontrollin e zakonshėm, unė dhe vėllai im, me njė grup tė pėrforcuar kalorėsish,pėrfituam nga rasti dhe i bėmė njė vizitė Spiro Gozos. Gostia u dha nė afėrsi tė njė pylli tė vogėl, nė hijen e bukur tė vidhave. Aty pranė ishte njė burim dhe na pėlqeu shumė mėnyra se si na gostiti i zoti i atij vendi. Mė nė fund ne e falenderuam nga zemra Spiro Gozon dhe i kėrkuam leje qė tė ikim. Pas pėrshėndetjeve tė zakonshme u nisėm pėr udhė. .................................................. .................................................. .............................Mė e keqja ndodhi disa ditė mė vonė. Ne ishim duke shkuar nga Verbasi pėr nė Mashkullorė, kur papritur ne takuam nė Margėlliē... Asnjeri nuk mund ta besonte atė gjė, por ne takuam Angjelina Gozon!... Vajza po na priste nė Margėlliē!... ---------------------------------------------------------------------------------------------------------Njė gjė e tillė nuk mė kishte ndodhur ndonjėherė!... E dija: ajo po na priste ne, por qėllimet i kishte... Si ta them atė!... Ajo kishte rėnė nė dashuri me vėllain tim!- Karaxha! -thirra pa pritur mė gjatė.-Merre vajzėn dhe shpjere nė ndėrtesėn tonė nė Mashkullorė. Ndėrkohė ju, Gjedik, Umun dhe Burak, ejani me mua! - Po unė, -mė pyeti Ergyni. - Nuk ka asgjė tė rėndėsishme. Ti duhet tė jesh kėtu gati pėr ēdo gjė qė mund tė ndodhė. Unė do tė kthehem menjėherė. Dhe me kalorėsit e mi bėra me nxitim tatėpjetė. Nuk qe nevoja fare qė t’i thėrrisnim Spiro Gozos, se ai kishte dalė tek sheshi pėrpara shtėpisė sė tij dhe na priti me njė gjendje shumė tė shqetėsuar.Ia zbrita kalit dhe e pėrshėndeta. Tashti, kur e kujtoj fytyrėn e tij, mė duhet patjetėr tė shpreh gjithė admirimin tim, se ai ishte i aftė qė t’ia hidhte edhe vetė djallit me brirė!... Dhe t’ia hidhte keq!... Kishte njė mėnyrė tė ēuditshme tė paraqituri qė tė gjithė ligėsinė e shpirtit tė tij ta shiste pėr njė dashamirėi nga mė tė ēiltrat. Nuk ishin fjalėt qė ai ndofta nuk i lidhe edhe aq mirė, por mėnyra e tė thėnit qė i bente aq tė besueshme tė gjitha dhe shiste kungullin pėr pjepėr - Spiro Gozo! -i thirra unė atij tė mallkuari. – ne nuk kemi pasur asnjė qėllim pėr tė tė fyer duke tė rrėmbyer vajzėn tėnde. Ajo erdhi atje pa na pyetur fare dhe kundėr vullnetit e dėshirės sonė. Ne nuk i kemi dhėnė asnjė shkak, nuk e kemi nxitur as drejtpėrdrejt dhe as tėrthorazi qė tė braktisė tė atin dhe familjen e saj!... - Vajza ime? –tha ai shumė i ēuditur.- Po,vajza jote! –iu pėrgjigja unė. -Vajza ime ka braktisur babain e saj?!... - Po! Ajo ėshtė nė ndėrtesėn tonė nė Mashkullorė. Por e them hapur kėtu para teje dhe para tė gjithėve se ne nuk kemi asnjė faj dhe pėr ta provuar pafajsinė tonė...------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Pėr vajzėn time?!... pyeti ai dhe dukej qartė se u lehtėsua nga njė barrė e rėndė qė e mundonte gjer njė moment mė parė. Dhe ai vazhdoi kėshtu: As mos u shqetėsoni pėr atė punė! Pa dyshim miqėsia jonė vlen shumė mė tepėr se vajza e Spiro Gozos!... Unė, t’u them tė drejtėn, kisha parasysh diēka tjetėr!... Njė vajzė!... Njė vajzė ėshtė njė hiē pėrpara punėve tė mėdha dhe tė rėndėsishme, pėr miqėsinė qė nuk duhet tė thyhet kurrė............................................. ...... .................................................. .............................E shkreta vajzė! Ēfarė vėshtirėsish pėrballonte natyra e saj e gėzuar nė atė shekull tė turbulluar qė sillte gurė dhe drurė!...Dhe ajo, qė i dinte tė gjitha, nuk e hapi njėherė gojėn, nuk vendosi ta tregonte historinė e saj, nuk vendosi tė fliste pėr tradhtinė e babait tė saj qė po i shkatėrronte atė lumturi tė vogėl qė mund tė ndėrtohet nė kėtė botėn tonė tė vogėl!.. Nuk mundi tė fliste pėr ato tė gjitha, megjthėse ishte vetė babai i saj qė e shtynte me qėllim nė ato punė!... Ajo i mori tė gjitha nė varr dhe vendosi ta tregonte vetėm me heshtjen e varrit dhėmbjen pėr tė atin qė humbi dhe pėr familjen qė nuk mundi tė krijonte!... Si mundi ajo tė heshtte gjer nė fund?!... Se jam mė se i sigurt qė ajo i dinte tė gjitha dhe gjer nė vdekje qėndroi nė mes tė atyre dy dashurive: tė dashurisė sė vajzės pėr tė atin, tė asaj dashurie qė pėrplasej tek ai qė e kishte lindur, dhe tė dashurisė tjetėr, tė dashurisė sė virgjėr pėr tim vėlla, tė dashurisė qė pėr njė vajzė ėshtė sa vetė jeta!... Prandaj nuk mund tė ngushėllohem kurrė nė dėshpėrimin tim, se nė atė moment vendimtar nuk dyshova pėr Spiro Gozon, por vetėm deklarova nė mėnyren mė tė ēiltėr: - Ne jemi miq dhe si njė provė tė miqėsisė sonė unė do t’ua kthej vajzėn duke u siguruar pėr nderin e saj me fjalėn time tė nderit si kalorės.Spirua, i siguruar plotėsisht se vajza e tij kishte ikur e shtytur nga dashuria dhe nuk kishte treguar ndonjė gjė rreth komplotit tė tij me Napoletanėt dhe Kastriotin, nxitoi tė thoshte
ur ėshtė kėshtu, unė kap rastin pėr tė treguar gjithashtu besnikėrinė ndaj jush: vajza ime ėshtė juaja!Kjo i kaloi tė gjitha ato pėr tė cilat isha i pėrgatitur dhe, pa e pasur pėlqimin e prindėrve tė mi, u pėrgjigja
ė lutem ty dhe gjithė familjes sate qė tė mė lejoni ta kėrkoj vajzėn tuajtė na i jepni nuse pėr vėllain tim mė tė vogėl. Ai u pėrgjigj menjėherė:- Unė ua jap vajzėn dhe bashkė me tė edhe besnikėrinė time tė patundur. Tashti ne jemi tanėt. Ne shtrėnguam duart tė kėnaqur sa mė s’bėhet... Natyrisht secili sipas mėnyrės sė tij dhe sipas qėllimeve qė kishte nė kokė.Pas kėsaj unė thashė
ashti dėrgoni njerėzit pėr ta marrė vajzėn! - Pėr tė marrė vajzėn? –u ēudit ai sa mė s’bėhet.-Dhe pse ta marrim!...- Sepse ju atė e kini vajzėn tuaj! –iu pėrgjigja edhe unė i ēuditur akoma mė shumė.- Por ajo a nuk ėshtė nusja juaj?- Ja prita: -Ashtu ėshtė, unė e thashė fjalėn dhe ne nuk e kemi zakon tė hamė fjalėn tonė, por ne turqit kemi zakonet tona, ashtu si edhe ju shqiptarėt keni zakonet tuaja tė mira. Nusja, pėr ne turqit, vjen nė shtėpinė e dhėndrit vetėm pasi tė jenė ndarė tė gjitha punėt e martesės. Ne nuk e kemi zakon t’i rrėmbejmė gratė. ………………………………………………………………………………………………Pasi e mbylla nė kėtė mėnyrė ēėshtjen me vėllain tim, fillova tė mendoj si do t’ia dilja mbanė tė bindja prindėrit e mi. Ēfar do t’u thosha dhe si do t’ua shpjegoja krushqinė qė kasha nxituar tė bėja me Gozot?... Me gjyshin tim Durasi puna do tė ishte mė e lehtė dhe kisha bindje tė plotė se do t’ia merrja pėlqimin, se ai ishte shumė i mprehtė nė tė kuptuarit e situatave dhe kishte njė shkathtėsi tė madhe nė politikė, por im at ndryshonte. Ai ishte njė turk i vėrtetė nė tė gjitha tė dhėnat e asaj race, ishte njė njeri i guximshėm, njė njeri i fjalės dhe i punės. Ishte shumė tolerant nė ēeshtjet fetare, por krejtėsisht intolerant nė shkeljen e traditave, qoftė tė races sė tij, qoftė tė atyre tė racave tė tjera. Sipas tij tė gjitha traditat ishin tė mira, se e kishin kaluar proven e shekujve dhe me ato nuk mund tė kishte shaka. Vajza e Spiro Goros mund tė ishte njė nuse shumė e mire, sipas mendimit tė babait tim, por pa dashuri, pa pėrfolje dhe pa rrėmujė.------------------------------------------------------------------------------------------------------
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga javan : 15-09-2009 mė 05:31
-
-
Lajmet qė kishim marrė bėnė qė ngjarjet tė zhvilloheshin me njė shpejtėsi marramendėse. Napoletanėt dhe kryengritėsit shqiptarė tė udhėhequr nga Kastrioti filluan rrethimin e Beratit dhe kėshtu po vihej nė jetė fushata pėr tė na nxjerrė nga Ballkani. Duket, se Saruhanasit e mbetur pa Atdhe, nuk kishin mė ku tė shkonin!... Tė gjitha grupet e armatosura turke kishin marrė urdhėr qė tė ishin nė gjendje gatishmėrie. Unė prisja ardhjen e Sanxhak beut tė Janinės dhe isha i sigurt qė Napletanėt, pot ė qe se dote merrni njė mėsim tė mire para Beratit, pa asnjė dyshim nuk do tė guxonin mė kurrė nė tė ardhshmen qė t’i futeshin tė papriturės duke ndėrmarrė fushata nė Shqipėri ose nė Greqi. Me njė fjalė, ata do t’u jepnin lamtumirėn e fundit ėndrrave tė tyre tė bukura pėr njė perandori tė madhe mesdhetare. Nė kohėn kur ne ishim duke pritur ardhjen e Sanxhak beut tone nga Janina, papritur mė erdhi ftesa nga miku ynė Spiro Gozo. Ai do tė jepte njė gosti tė madhe pėr tė nderuar miqėsinė tonė dhe pėr fitoren qė ne do tė arrinim kundėr armikut tone tė pėrbashkėt. Ne nuk kishim asnjė arsye qė tė mos shkonim dhe unė urdhėrova qė tė bėhehin tė gjitha pėrgatitjet pėr gostinė dhe pėr gatishmėrinė nė rast se dote detyroheshim tė ndėrmerrnim ndonjė veprim ushtarak. Nė Margėlliē unė lashė Umunin dhe disa tė tjerė, ndėrsa me tim vėlla dhe me pjesėn mė tė madhe tė kalorėsve u nisėm pėr nė shtėpinė e Spiro Gozos.……………………………………………………………………………………………...Nuk mund dhe nuk duhet tė trillojmė gjėra mė kot pas muhabetit! Kur hymė nė shtėpinė e Gozove ne nuk pamė asnjė shenjė qė mund tė dukej e dyshimtė. Dhe gostia filloi dhe vazhdoi me njė gėzim tė vrullshėm, me shėndete, dollira, kėngė, valle dhe thirrje pėr miqėsinė. Nė njė moment Spiro Gozua kėrkoi leje se kishte diēka pėr tė porositur dhe u ngrit e doli jashtė nga dhoma. Tanėt ishin duke ngrėnė e duke biseduar dhe asnjėrit nuk i ra nė sy se tė gjithė gozot kishin ikur nga dhoma!... Edhe unė vetė nuk e dallova njė gjė tė tillė dhe nuk u shqetėsova pėr ikjen e Spiros. Ajo pėr mua ishte njė gjė e zakonshme… Dhe m’u duk sikur ra rrufeja kur nė njė moment hyri papritur nė dhomė Angjelina Gozo dhe thirri sa mundi
radhti! Dilni jashtė!Asnjėri nuk arriti tė kuptonte ēfarė po thoshte ajo.- Ē’ka ndodhur? –e pyeta unė.Vajza mė shikoi nė sy si tė ishte e marrosur.- Dilni jashtė dhe menjėherė! Ju kanė tradhtuar! Ishte njė gjė e pabesueshme!... Ne tė gjithė ishim sikur tė na kishte goditur rrufeja dhe nuk arrinim tė njihnim as vajzėn qė ishte pėr ne mė se e afėrt. Ajo ishte prishur aq shumė nė fytyrė, sa dukej sikur sapo kishte shpėtuar nga ferri ku kėrkonin ta mbanin me forcė!...Kur goditja e parė e furtunės kaloi, fillova tė mendoj pėr atė pamje tė jashtėzakonshme tė vajzės dhe m’u duk sikur e gjeta pėrmes ēfarė mundimesh kishte kaluar ajo. Megjithatė, nė moment pėr mua ishte e pamundur qė t’i kuptoja ato qė po ndodhnin. Dhe ai qe vetėm njė moment, se njė moment mė vonė dėgjova thirrjen e Karaxhait:Ah, ti qen!... ti qen i pabesė shqiptar!... Dhe u dėgjua tingėllima e shpatave. Ky ishte fillimi i pėrleshjes. - Te kuajt! – thirra unė sa munda.Por ishte njė gjė mė se e vėshtirė qė tė pėrmbusheshin urdhrat nė atė rrėmujė tė tmerrshme qė u bė.- Dera ėshtė e mbyllur, - bėrtiti Buraku.- Te kuajt! – pėrsėrita unė urdhrin nga qė mė dukej se tanėt atje pėrjashta ishin nė vėshtirėsi.- Njė sopatė!... - Dilni kėtej! - tha Angjelina.Unė shkova pas saj dhe tė tjerėt na ndoqėn pa marrė ndonjė urdhėr tė veēantė........................................... ........ .................................................. .............................Lavdi Zotit, populli ynė e ka nė gjak rregullin dhe disiplinėn dhe vetėm kur t’i kesh vrarė mund t’i ndalėsh!M’u afrua Karaxhai i plagosur.- Im zot! - mė tha duke shkuar kaluar pranė meje. - Vajza ėshtė plagosur shumė rėndė!... - Shko pranė saj dhe kujdesu pėr tė!... Pėrpara djem!Nė kėtė kohė Ergyni doli nga moēali dhe e sulmoi armikun nga ana tjetėr. Kėshtu mė nė fund e hapėm rrugėn. Duke e parė qartė se e humbėn lojėn, shqiptarėt e lanė fushėn e luftės dhe u zhdukėn pėrtej Qafės sė Shėn Sotirit...Vetėm mė vonė e kuptova se ne kishim pasur njė fitore tė madhe si nė fushėn e betejės, ashtu edhe .................................................. ... .................................................. .............................Qė nga maja e kodrės ku po rrija pashė tė vinin nė drejtimin tonė disa kalorės. Ata kaluan nga e majta dhe morėn drejtimin pėr nė Mashkullorė. Unė bėra poshtė dhe nė rrugė mė njoftuan se te shtėpia jonė kazermė kishte ardhur i vėllai i Spiro Goros! Kjo gjė pėr mua ishte fare e papritur dhe natyrisht mė ēuditi shumė. Megjithatė unė e dija se ky vėlla nuk nuk lozte ndonjė rol nė ēėshtjen e madhe qė na kishte plasur. Spirua, qė ishte shumė i rėndė nė familje, as qė donte tė dinte pėr mendimet e tė vėllait dhe e ēmonte si njė kafshė me dy kėmbė.Unė i prita mysafirėt, at e bir, nė atė dhomė qė e pėrdornim si dhomė pritjeje. Ai e filloi fjalėn duke kėrkuar ndjesė nė mėnyrė tė zgjatur. Mė shpjegoi se i vėllai nuk pyeste fare pėr tė dhe vazhdoi nė kėtė mėnyrė:- I thashė vėllait tim, Kastrioti ėshtė njė njeri shumė i rrezikshėm pėr vendin tonė, ai ėshtė njė njeri qė do vetėm veten e tij dhe familjen e tij, ėshtė njė njeri i pangopur pėr pasuri dhe pushtet dhe, pėr t’i arritur kėto dy qėllime tė tij, ai mund tė bėhet me Napoletanėt, me Venedikasit, me Serbėt dhe me djallin vetė!...Ia preva fjalėn:- A dije gjė ti pėr rebelimin?Kisha bindje tė plotė se ai do tė mohonte ēdo gjė, por u ēudita shumė kur m’u pėrgjigj hapur fare:Po, unė e dija!... Unė ua thashė hapur se nuk pajtohesha me ta!...Ēudi! Ai po mė fliste thjesht dhe nė njė mėnyrė qė nuk linte asnjė dyshim pėr ēiltėrsinė e tij, njė gjė qė jo shumėkush e ka guximin ta bėjė! Tashti po i njihja nė tė vėrtetė tė dy vėllezėrit: kush nga ata tė dy mund tė merrej pėr shqiptar mė origjinal?!...Pėr mua puna sikur po ngatėrrohej... Dhe ai po vazhdonte:- Tė gjitha ua thashė, por ai qė e bėri lėmsh kėtė punė, ai qė na solli tė gjitha kėto fatkeqėsi, ishte nipi... Ai nipi ynė!... Ai vagabondi qė bredh si laraska gardh mė gardh! Ai qeni i Kastriotėve!... Tashti nuk mund tė ngushėllohesha pėr atė moskujdesje qė kisha treguar Ditėn e Pashkės sė Madhe! ... Por ishte shumė vonė dhe tė gjitha kėto e kishin humbur rėndėsinė. Pėr mua tashti kishte vlerė ēiltėria e atij njeriu. Ajo po mė ēudiste pa masė dhe e ndėrpreva pėrsėri:- Tė gjitha shpjegimet e tua i gjej me vend dhe ti me familjen tėnde je i falur!- Zoti tė shpėtoftė ty dhe tė tutė! ... Ne jemi tanėt ... Ne e njohim fajin tonė! ... Ia preva: - Kjo tashti nuk ka asnjė rėndėsi! Pėrgjersa ju kam falur, nuk do tė kthehem mė aty dhe ti nuk ke asnjė nevojė qė tė vazhdosh tė pėrmendėsh njė faj tė falur. Tashti mė thuaj hapur: ke ndonjė kėrkesė?Ai sikur e humbi. Pas pak tha:- Tė kam prurė dy kuaj, pėr ty dhe pėr vėllain tėnd ... Tė lutem shumė qė t’i pranosh nga ana ime!...I thashė: - Qoftė e bėrė! Tani mė thuaj ēfarė nevoje ke?Ma priti ai: Pėr hir tė Zotit qė ėshtė njė, ki mėshirė pėr familjen tonė!Mbeta ngushtė dhe i fola kėshtu:- Unė ta thashė njėherė: ne nuk jemi tė zemėruar me familjen tėnde!- E kam fjalėn pėr familjen e tė ndjerit zot Spiros! – tha ai si me frikė. Iu pėrgjigja: edhe familja e Spiros nuk do tė preket!Ai psherėtiu dhe tha:- Zoti ju bekoftė! ... Dhe unė ...Ai deshi tė shtonte diēka, por duket nuk guxoi dhe heshti. I fola:- Mos ki frikė! Pėr ēfarė ėshtė fjala?Ai filloi, por si me frikė:- E kam fjalėn pėr vajzėn, pėr Ngjelinėn... E pyeta: - Ēfarė kėrkese ke ti lidhur me vajzėn? U pėrgjigj ai: Po qe se mė jep leje ... Spirua kishte qėllime tė liga ...Ia preva: - Le t’i lėmė tė vdekurit tė pushojnė nė paqe! Ti ēfarė kėrkon lidhur me vajzėn?- Tha ai: - Me lejen e zotėrisė suaj, ju lutemi shumė qė tė na ktheni vajzėn ... Tė kthehet ēupa jonė nė shtėpinė tonė ...Ia preva fjalėn nė mėnyrė tė thatė:- Pėr vajzėn tė mos thuhet qoftė edhe njė fjalė mė shumė! Vajza ėshtė jona, ėshtė kunata ime, ėshtė e fejuara e vėllait tim mė tė vogėl. Ti i di mirė njė gjė tė tillė! Ne jemi njerėz tė ndershėm dhe i dimė rregullat e nderit tė familjes dhe tė mbretėrisė. Fejesa u bė nė mėnyrė tė ndershme dhe nuk mund tė krijojė ndonjė shkak pėr pakėnaqėsi. Kėshtu mendojmė ne!------------------------------------------------------------------------------------------------------------Kisha shpresė tė madhe qė vajza tė shėrohej dhe ndėrrova plotėsisht mendim pėr ato qė kisha bėrė. Komandimi kishte qenė fund e krye i saktė, i kishim dhėnė Kastriotit njė mėsim tė mirė si dhe herėt e tjera dhe, pas gjithė asaj qė kishte ndodhur, ne ishim pėrsėri nė gjendje qė tė ndėrmerrnim njė patrullim tė ri pėrmes Fushės sė Myzeqesė.------------------------------------------------------------------------------------------------------------Sanxhak beu mė bėri njė pėrshtypje shumė tė madhe. Ai ishte njė burrė i vjetėr dhe fisnik, njė njeri i mrekullueshėm, por mė shumė i menēėm dhe i lindur pėr tė qeverisur se sa pėr tė komanduar. Unė fillova ta admiroj dhe ta dua shumė qė nė vėshtrimin tim tė parė. Im vėlla u prek thellė dhe nga mallėngjimi iu pėrlotėn sytė ... se ne pėr herė tė parė nė jetėn tonė kishim rastin tė ishim ushtarė tė njė ushtrie tė rregullt turke. Aty ne pamė flamujt e kuq me hėnė dhe me yll tė bardhė, pamė grupet e daullexhinjve, tė culexhinjve dhe borizanėve. Ne tashti nuk kishim veēse tė zhvishnim shpatat tona turke! Ne ishim vetėm rreth dhjetė mijė veta por, me siguri, nuk kishte forcė nė botė qė t’i qėndronte goditjes sė kombit tonė tė ri. Dhe ēfarė gėzimi na pushtoi kur mua dhe tim vėlla na urdhėruan qė tė ēanim pėrpara pėr tė zbuluar pozicionet e armikut dhe pėr tė marrė lidhje me forcat shqiptare qė mbronin grykat dhe qafat mbi Berat. Ne me kalorėsit tanė marshuam me shumė nxitim dhe po atė ditė hymė nė bisedime tė fshehta me rojat e armikut dhe arritėm njė marrėveshje qė ata tė kalonin nė anėn tonė porsa qė ne t’i lajmėronim pėr njė gjė tė tillė. Pėr shėrbimin qė do tė na bėnin ne do t’i shpėrblenim bujarisht.------------------------------------------------------------------------------------------------------------Ishte e qartė, ata shqiptarė u kėnaqėn shumė pėr shpėrblimin dhe nga qė kaluan nė anėn tonė. Ata na dhanė njoftime tė sakta pėr pozicionet e armikut. Shqiptarėt dhe Napoletanėt i kishin vendosur kampet nė disa pika: nė verilindje tė Kėshtjellės, nė fushė ishin forcat kryesore tė armikut tė komanduara nga i kunati i Kastriotit, Muzak Topia. Forcat e tjera ishin vendosur nė kėto pika: nė lindje tė Kėshtjellės ishin disa forca tė Tanush Topisė me detyrėn qė t’i bėnin trysni garnizonit tė Kėshtjellės dhe tė kontrollonin kalimet, grykat dhe qafat nė drejtim tė Jugut; nė jugperėndim ishte njė tjetėr Muzakė i quajtur i Angjelinės, qė kishte tė njėjtėn detyrė qė kishte edhe Tanush Topia. Kastrioti vetė qėndronte mė nė Veri me forcat kryesore qė tė ishte mė i lirė pėr tė ndėrmarrė sulme kundėr aleatėve tanė nėpėr Fushėn e Myzeqesė. Nga pėrvoja ime personale e dija ē’ishin ato sulme tė papritura.Ky ishte rreshtimi i armikut dhe ky rreshtim bėhej shumė mė i rrezikshėm pėr ne se nė pikėn kryesore, pėrballė portės sė Kėshtjellės, ishin vendosur forcat e zgjedhura: dy mijė Napoletanė, forca kėmbėsorie me armė zjarri dhe forca artilerie. Po aty ishin edhe dy mijė shqiptarė tė zgjedhur. Kėto forca ishin vendosur tek ullinjtė dhe komandoheshin nga Tanush Topia dhe napoletani Palerino. Shumė i kėnaqur pėr njoftimet qė kisha marrė, ua dhashė ditėn tjetėr shenjėn qė do t’u bėja kur duhej tė kalonin nė anėn tonė dhe pastaj u fsheha pėrsėri nė pyll. Menjėherė ia nisa Sanxhak beut tė gjitha ato qė kisha mėsuar. Pastaj ne qėndruam tė fshehur gjersa erdhi ushtria jonė.----------------------------------------------------------------------------------------------------------Qė nga vendi ku ishim fshehur, porsa ra nata, pamė zjarret e panumėrta tė armiqve tanė. Tashti ne ishim tė sigurtė se ato zjarre, qė po ndizeshin pėr disa ditė me radhė, natėn tjetėr nuk do tė ndizeshin mė. Ne ishim tė sigurtė se duhej vetėm tė prisnim qė tė zbardhte dita e re dhe ēėshtja e Napoletanėve do tė arkivohej njėherė e pėrgjithmonė...PėrfundimU mor vesh: Kasėm Trebeshina nuk ėshtė heroi, as disidenti i atyre qė pretendojnė tė jetė i tillė. Si fati i tė gjithė atyre qė vijnė nga paliria, nga mungesa e lirisė, rasti i Kasėm Trebeshinės dhe i rrethanave nė tė cilat ai jetoi, duhen gjykuar gjysmė pėr gjysmė, duhen parė dhe nė ndėrthurjen e rrethanave tė jashtme me cilėsitė e brendshme tė karakterit tė tij. Po t’i marrim veēmas kėto gjysma, nė gjysmėn e parė faji tė ngjan se bie i gjithi pėrmbi rrethanat. Ai asnjėherė nuk ka qenė i lirė. Nė fillim ka ndihmuar pėr vendosjen e situatės sė dhunės. I pėrjashtuar nga puna nė Sigurim, mė pas ai nuk e gjente dot veten asgjėkundi. Dhuna si njė bumerang iu kthye e i ra mbi kokė. Nė ato kushte, atij mė shumė se sa tė dojė, i ka volitur tė urrejė, nė vend qė tė mendojė bardhė, ka menduar zi. Nuk ka arritur tė pohojė asgjė. Urrejtja e ka mbajtur mė kėmbė njeriun dhe shkrimtarin. Po ka qenė njė urrejtje qė mbetej pėrherė e papėrmbushur, e pangushėlluar kurrė. Njė urrejtje si nė ato rastet kur do tė hakmerrersh dhe e kupton se dėmi qė ke pėsuar, ėshtė aq i gjėmshėm sa asnjė hakmarrje nuk ta ngop e nuk ta ngroh mė zemrėn. Njė njeri, rob i kushteve tė tilla, me kohė rrit nė zemrėn e tij njė pėrbindėsh qė prodhon helm. Helmi sa vjen e rritet. Bėhet mė i fortė se njeriu. Rritet deri nė atė masė, sa mund tė hedhė nė erė njeriun dhe botėn rreth tij.Kjo situatė prodhoi atė letėrsi tė urrejtjes dhe tė neverisė pėr vendin dhe pėr njeriun.Kėshtu paliria e ka tjetėrsuar njeriun aq sa ai nuk e njeh mė veten. Kjo ėshtė gjysma e parė e tij, e diktuara nga rrethanat.Gjysmėn tjetėr e ka tė gjithėn mbi shpatullat e veta. Rrethanat ishin tė vėshtira, po edhe ai qe njė rast i vėshtirė. Nė kėtė kuptim, askush nuk i ka borxhe sot Trebeshinės.Si shkrimtar ai nuk prodhoi dot letėrsi tė madhe.Si personalitet qė nga fillimet ka prodhuar dhunė dhe dhunė tė skajshme, kur duhej dhe duhet paqėtim. Paqėtim brenda njeriut dhe midis njeriut e shoqėrisė.Nė paskomunizėm, me falsifikimin dhe idealizimin e vlerave tė rrejshme, ai prapė mbeti dukuri e komunizmit. U vu nė funksion tė shkatėrimit moral.Secilit i duhet ta paguajė nderin e vet tė shkrimtarit dhe tė njeriut, jo tė dredhojė nga moraliteti. Si mjeshtėr dhe ushtrues i dhunės nė vitet ’40-’50, ai duhet, sė paku, tė pendohet pėr fajet e veta. Nė vitet e mėpasme, pėr t’u ruajtur, ai ėshtė pėrshtatur me kohėn e komunizmit. Mospranimi i fakteve, pėr mė tepėr, sajimi i tė paqenave, e ndotin sot letėrsinė e tij me urrejtje. Ndotin dhe mjedisin kulturor me agresivitet. Secili duhet tė pėrballet ndershmėrisht me kohėn dhe me veten.Dhe ėshtė thėnė: askush nuk ka aq para, sa ta blejė tė kaluarėn e vet.__________________
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga javan : 15-09-2009 mė 05:30
-
-
14-05-2008, 12:12 #10
Fiori
Administratore
Anėtarėsuar: 27-03-2002
Vendndodhja: USA
Postime: 2,651
KREU VIII
PASTHĖNIE
Kur shkrova shkrimin mbi disidentėt e rremė nė gazetėn “Panorama”, e dija se do tė ndizja kundėrshtime e mospėlqime nga njė herė edhe tek miqtė e mi. Njė ditė nė shtėpinė time do tė vinte njė pako nga Gjermania dhe tė mitė u bėnė kuriozė pėr tė: ē’ kishte nė atė pako postare. Ishte libri im “Psalm pėr atin” qė Joakim Lankch ma kthente. Nė letrėn e tij thuhej: unė nuk mbaj nė shtėpinė time libra nga njė njeri, dora e tė cilit ėshtė e ndyrė. Atė e kishte revoltuar shkrimi im nė “Panorama”, ndaj ma kthente librin, ndaj dhe kishte shkruar kundėr tij njė reagim nė gazetėn “Java” tė Migjen Kelmandit nė Prishtinė. Nuk i dhashė rėndėsi kėsaj, nuk i dhashė pėrgjigje as zotit Lankch pėr reagimin e tij nė gazetėn “Java”. Fundja, mendova, ky ėshtė njė i huaj krejt i panjohur dhe i papėrfillur nė vendin e tij. Askush nė Gjermani nuk do t’ia dijė se ē’mendon a ē’ndien ky farė soji njeriu i quajtur Lankēh. Veē Shqipėria qė ndonjėherė tregohet inferiore ndaj mendimeve tė hiēėrve tė huaj, i dėgjon dhe i respekton tė tillėt. Opinioneve tė tilla u kushton vėmendje niveli i amvisave shqiptare, niveli i atyre qė vdesin pėr njė picė dhe nga qė harrohen pas telenovelave dhe pas faqeve argėtuese nė gazeta, joshen kaq shumė pas tyre, sa harrojnė deri tė gatuajnė, tė lajnė e tė fshijnė shtėpinė. Por opinioni i amvisave duhet respektuar. Edhe unė kam tė njohura dhe shoqe tė tilla. Tė tillat si mendėsi i gjen edhe nėpėr zyra, si nėpunėse. Ato mė thonė se unė po marr kot kur shkruaj pėr njė Kasėm Trebeshina qė ka vuajtur, qė ka qenė nė spitale psikiatrike, po marr kot kur shkruaj pėr njė Dhora Leka qė i ka shkuar jeta nė burgje dhe nė internime. Pėr mė tepėr, tė tillėt i marrin nė mbrojtje gazetat dhe TV-tė. I merr nė mbrojtje njė Ardian Klosi qė na fanepset shpesh nė televizion, qė ėshtė aq i lakmuar prej TV-ve, paēka se herė-herė, sipas tyre, ngjan pak spitullaq e pak si shumė zevzek. TV-tė e sotme pėr interesat e tyre na kanė krijuar modelin e VIP-ave qė janė specialistė pėr gjithēka. Modelin e vip-ave opinionistė qė impresionojnė amvisat. Dhe tė tillėt, s’ke ē’u thua, mvrenjten dhe pozojnė rėndshėm para kamerave, sa ua prishin mendjen edhe cave tė njė niveli pėrmbi amvisat.Kėtė opinion amvisash tė komanduar nga pulti i televizorit qė nuk lexon gjė mė tej, qė nuk ka dije mė tej nga ē’jepet nė TV, nuk mund ta konkurrosh dot. Dhe le ta themi se ky ėshtė opinioni i shumicės sė njerėzve tė kėsaj kohe, i kėsaj epoke qė mbizotėrohet jo nga libri, por nga TV-ja.Kur Klosi reagonte jo njėherė, nė “Panorama”, nė gazetėn “Java” tė Prishtinės, nė “Shekulli”, nė “Klan”, mua mė thuhej edhe nga shumė shokė e dashamirė qė kot jam marrė me njerėz tė tillė qė i kanė mediat nė anėn e tyre. Se sot po tė nisėsh njė dava, tė duhen lekė, tė duhet nge dhe kohė.Dhe kėshtu.. Njerėzit e Dhora Lekės shkonin mė pėrpara se shkrimet e mia nė gazeta. Tipat si Klosi organizonin reagime ndėrkombėtare pėr tė mbrojtur pozitat e tyre.S’mjaftoi vala e parė e reagimeve, kur shumė ish-sigurimsa mė kėrcėnuan me gjyqe e me fyerje, por i duhej dhe revistės “Klan” qė ta rihapte sėrish polemikėn. Aty Klosi kishte marrė hapėsirė pa kufi, nė katėr faqe fotot e tij shkėlqenin mė tepėr se nė njė fushatė promocionale tė njė stari tė kinemasė. Veē kėtyre ai nė itervistėn e tij mund tė thoshte ēdo sharje a fyerje qė i vinte ndėr mend. Shtyp i lirė?! Kėshtu duket. Kur shkoja nė gazeta, redaktorėt, pak si tė bezdisur, mė thoshin: po, po, edhe ti ke tė drejtė tė reagosh, kėta tė tjerėt i kanė dhėnė gojės pak si shumė.Ato amvisat mė thanė: ai na paska qenė ēun ministri, atė nuk kishte pse ta ndiqte policia. Kėta, me tė cilėt po merresh ti, kanė qenė ēuna blloku, ata dhe tė afėrmit e tyre. Pėr djall, prapė kėto amvisat! E ē’munnd t’i bėsh njė amvise qė tė tė besojė? Veē t’i shfaqėsh para syve ndonjė telenovelė. Reagimet dhe sidomos jehona e tyre tavolinave, aty ku ne shqiptarėt shprazemi mė shumė, qenė helmuese. Dora ime e djathtė, dora me tė cilėn shkruaj, po ndotej mė thoshin. Deri tė parėt e mi po fyheshin… Por, e vėrteta ėshtė ndryshe… as unė, as tė parėt e mi nuk kemi krime mbi kurriz. Ana tjetėr ėshtė e tillė. Njė ēetė helmuese, mund ta quash. Njė ēetė qė duan tė hiqen heronj. Qė fabrikojnė heronj. Bilbil Klosi partizan firmosi pėr vrasjen e Ramize Gjebresė, pastaj firmosi pėr tė vrarė pa gjyq 22 armiq tė partisė. Dilaver Bengasi, ish-shef i njė hetuesie, qė ēoi nė plumb edhe bosat e saj tė mėdhenj si K.Hazbiun me shokė. Lėri tė tjerėt. Me ta dhe L. Gjoliku, e bija e njė “heroi” qė ka qenė nė krye tė batalioneve tė mbrojtjes, batalionet vrasėse tė viteve 1944-1950. Me ta Trebeshina sigurims dhe vrasės i shokėve nė luftė… Dh. Leka njė denoncuese… Dhe Koēollarėt po mė sulmonin prapa krahėve, se i kam prekur me librin “Vilsoni dhe Genci”. Njė ēetė helmuese, ēetė qė do tė mbrojė pozitat dhe tė vrasė prapė armiqtė e kohės sė diktaturės… Dje kanė bėrė punėt mė tė errėta. Nuk ka pse ta helmojnė dhe mė tej tė sotmen. Komunizmi i tyre ka dėshtuar. Ka dėshtuar kauza e shėrbimet e tyre. Tė paktėn, duhet tė shprehin ndjesė pėr sa e sa fatkeqėsi qė i kanė sjellė kėtij vendi. Ata bėrtasin se kanė qenė heronj tė luftės. Heronj tė kohės sė diktaturės. Askush nuk ka tė drejtė ta bėrtasė heroizmin. Heronjtė e Luftės nuk i shėrbyen kohės qė erdhi pas Luftės. E kundėrta ndodhi. U bėnė pjesėmarrės nė krimin qė quhet diktaturė. Fatkeqėt heronjtė e kohės sė komunizmit. Ishin vallė heronj? Heronj nė shėrbim tė fatkeqėsisė? Heronjtė janė si gurėt qė ngulen thellė nė tokė, ngulen nė njė kohė e nė njė hapėsirė dhe nuk duhet tė lėvizin prej saj. Lėvizja mund t’i dėmtojė ata, por edhe pasardhėsit. Tė ngulur nė tokėn e nė kohėn e tyre, ata janė mė tė nderuar. Deri atje dhe jo mė tej. T’u vėmė lule aty ku janė ngulur. Nuk duhet tė luajmė me ta.Po ndeshesha me njerėz qė spekullojnė, manipulojnė me tė vėrtetat, me tė kaluarėn. Po ndeshesha me njerėz qė dinė t’i fshehin gjurmėt. Me lojtarė shėrbimesh tė vjetra, tė cilėt kanė qenė gjithmonė tė sofistikuar nė veprime, nė atė qė shėrbimet e tyre tė ngjajnė tė besueshme. Ndryshe pse janė shėrbime tė specializuara. Kisha tė bėja dhe me kujtesėn njerėzore qė lumturisht a fatkeqėsisht ėshtė e shkurtėr. Fatkeqėsisht a lumturisht, thashė? Po. Kėshtu ėshtė. Nė atė ambiguiditetin e saj shėrues, por dhe vrasės, kur si amnezi lė jashtė gjėra qė nuk duhen harruar, kujtesa ėshtė dhe e mirė, dhe e keqe.Disa miq tė vjetėr, tashmė nė pension, mė erdhėn tek pi kafen e mėngjezit. Mė thanė: mos e krruaj shumė me komunistėt. Ata e bėjnė kopilin dhe ta lėnė nė derė. Janė shumė tė vjetėr pėr tė bėrė ēdo krim qė mė pas e shesin si virtyt, si nevojė historike a si luftė me armikun. Nė tė vėrtetė kjo po ndodhte. Mjeshtrat e krimit dinė ta shesin njė krim si luftė kundėr krimit.Nė Universitet njė ditė, tek po kalonim nga njė anė e udhės nė krahun tjetėr tė saj, njė koleg si me shaka mė tha: kalo mė pėrpara, se ti po bėn armiq e, nuk i dihet, ndonjė me makinėn e tij edhe mund tė na shkelė, po tė jemi bashkė me ty.Ishte njė shaka… Por nė librat e estetikės njė thėnie kėsisoj mund tė quhet humor i zi. Mė duhet ta kapėrdija.Atėherė cili ėshtė morali i gjithė kėsaj historie?Tė merresh me ngjarje tė mbuluara mirė, tė mbuluara aq sa tė duken si e kundėrta e tyre, ėshtė njė punė qė tė kushton. Por mbase ia vlen barra qiranė qė ta marrėsh pėrsipėr kėtė kosto.Njerėz tė kėtij kallėpi tė sulmojnė me dhembė tė helmuar, rrugaēėrisht e agresivisht. Hapur dhe mbrapa krahėve. Pėr t’u mbrojtur, duhet t’u pėrgjigjesh me qetėsi, por ndonjėherė duhet qė t’u pėrgjigjesh me tė njėjtėn gjuhė, edhe se kjo nuk tė shkon pas natyrės tėnde. Por detyra e letėrsisė dhe e publicistikės ėshtė qė tė mos i harrojmė krimet. Duke i pohuar dhe denoncuar ato, ne shpėtojmė dhe shpėlahemi prej tyre. Bėjmė eksorcizmin. Homeri i lashtėsisė e paraqiti Akilin ashtu siē ishte, njė hero pėr nga aftėsitė e tij luftarake, por hero i njė luftė tė mbrapshtė. Duke luftuar e vrarė trojanėt nė shtėpinė e tyre, ky hero nė fund tė luftės u vra nga shigjetat e perėndisė Apolon dhe u dėrgua nė Hades, nė ferrin grek. Vdiq para kohe. Homeri u kujtoi grekėve se, sado heronj, ata kishin kryer njė krim, qė do t’u kushtonte.Pse ne duhet ta harrojmė krimin? Ne nuk duhet tė harrojmė qė Dhora Leka, njė kompozitore e luftės partizane, mė pas u bė njė spiune e tė huajve dhe e Sigurimit shqiptar.Nuk duhet tė harrojmė se ky Kasėm Trebeshina i sotėm ka qenė nė fillimet e tij njė kapiten i Mbrojtjes sė Popullit, i sigurimit. Batalionet e Mbrojtjes sė Popullit kanė vrarė e kanė rrafshuar me gjak e hekur ēdo njeri, fshat a krahinė qė i kundėrvihej komunizmit nė vitet e para pas ēlirimit. Nė Mirditė tė vrarė tė tillė janė hedhur qė t’i hanė derrat si ushqim. Po, kėshtu ka ndodhur. Kjo gjė duket si shumė makabre, si ato pamjet ngjethėse qė shohim nė filma, por ka ndodhur kėtu nė Shqipėri.Shumė njerėz mė thanė: pse duhet t’i kujtojmė kėto. Por pse duhet qė t’i harrojmė, do tė ishte kundėrpyetja. Njė poet nobelist, italiani Salvadore Kuazimodo, thotė: ditėt e kaluara sa mė shumė qė shkojnė, kthehen pas nė zemrėn e poetėve.Pa kujtesė ēdo kriminel qė sot ėshtė nėn thinjat e pleqėrisė, ashtu si Nexhmije Hoxha, do tė na dukej i respektuar dhe i pastruar vetėm pėr hir tė moshės a tė ndonė tė mire qė ka bėrė nė kalim tė viteve. Kjo nuk duhet tė na mashtrojė. Shumė popuj tė Evropės Lindore i kanė demaskuar krimet e sė shkuarės. I kanė hapur dosjet e sigurimit pėr ata qė janė nė politikė, pėr ata qė kanė peshė nė jetėn mediatike e mė tej. Shoqata ndėrkombėtare e tė persekutuarve politikė, pas rezolutės sė Kėshillit ė Europės pėr dėnimin e krimeve tė komunizmit, po bėn thirrje pėr ta ēuar krimin komunist nė gjykatėn e Hagės. Pėr njė Nuremberg tė komunizmit. Nė Shqipėri jemi shumė larg nga popujt e tjerė. Nė Shqipėrinė ku stalinizmi ka qenė mė jetėgjatė se kudo tjetėr. Shqiptarėt nga natyra hyjnė ndėr ata popuj qė harrojnė shpejt. Kur ēamėt i nisnin me zjarr dhe hekur drejt kufinjve tanė, mbas tyre do tė vinin dhe grekėt e uritur. Shqiptarėt i pritėn dhe ēamėt dhe grekėt e uritur, i mbajtėn me bukė. Mirė bėnė. Kur italianėt pushtues mbetėn rrugėve tė fshatrave tona, kur nga ushtarė pushtues, u kthyen nė nevojtarė pėr bukė dhe pėr strehė, shqiptarėt iu dhanė strehėn dhe kafshatėn e tyre. Mirė bėnė.Kur komunistėt si Kasėmi dhe Dhora Leka e tė tjerėt qanė dhe u ankuan pas 90-tės, Shqipėria i mėshiroi. Mirė bėri. Po deri kėtu, jo mė tej. Heronj e Nder i kombit nuk ka pse tė jenė tė tillėt?Krimet e cilitdo, nuk kemi pse t’i harrojmė. Njė popull qė nuk di ē’tė dojė dhe qė nuk di ē’tė urrejė, ėshtė njė popull qė nuk respekton veten. Dhe njė popull tė tillė as tė tjerėt nuk e respektojnė.Pėr kėto sa thashė mė lart, e solla kėtė libėr.__________________
-
-
Po pate mundesi ndaji rreshtat se eshte me e lehte te lexohen.Gjithashtu mos i posto te gjitha temat menjehere se e zbehin kurreshtjen per te lexuar.Postoi nje nga nje ne menyre qe njerezit ti lexojne.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt