Ju ka ndodhur te njihni njerez qe krijojne nje personalitet per veten, te cilin ne te vertete nuk e kane? Njerez qe shpesh hiqen si doktore, te gjitheditur, profesore, te ardhur nga familje intelektualesh, njerez qe shpikin fate ? Njerez te rinj ne moshe, por qe e paraqesin veten me nje CV te pasur, qe kane mbaruar shkelqyer, qe jane specializuar ne universitete te mira, me nje karriere te shkelqyer e pune, etj etj
E paraqesin veten si dicka te vecante, si njerez me moral, virtyte dhe karakter.
Duan, shpesh ne menyre te pavullnetshme, qe te jene ne qender te vemendjes, duke sajuar ne nje menyre teper bindese histori, ne te cilen ata luajne rolin kryesor.
Ky tip njerezish njihet ne psikologji (psikiatri) nen percaktimin Pseudolog, njerez qe thone te ashtuquajturat genjeshtra patologjike. Eshte nje shqetesim narcizist i personalitetit (Narcissistic Personality Disorder) dhe i lidhur ngushte me ngjarje te perjetuara ne femijeri.
Une do te deshiroja te dija me teper rreth ketij crregullimi personaliteti.
° Cfare eshte me saktesi dhe si percaktohet?
° Nga se karakterizohet nje pseudolog?
° Shkaqet qe cojne ne lindjen e ketij crregullimi ? Kemi te bejme me trauma te kaluara ne femijeri?
° Cfare paraqet nje pseudolog per veten dhe ambjentin social ku jeton? Sa perplasje ka ai mes realitetit dhe si konfrontohet me te? etj
Do te me pelqente pra te diskutonim me gjere ne lidhje me pseudologet. Dua ndihme ta kuptoj me mire sjelljen e tyre. Ju ftoj te diskutojme ne menyre konstruktive.
Cfare mendoni?
Krijoni Kontakt