Nė Qendrėn Islame Shqiptaro-Amerikane tė Wisconsinit, para njė numri xhemati, njė ekonomist amerikan e deklaroi kalimin e tij nė Islam.
E diel, 13 Shtator 2009 21:58
Tė Shtunėn nė mbrėmje, me 12 Shtator, nė dhjetė ditėt e fundit tė muajit tė Ramazanit, nė Qendrėn Islame Shqiptaro-Amerikane tė Wisconsinit, para njė numri xhemati, njė amerikan e deklaroi kalimin e tij nė Islam.
Ricardo Pena, i lindur nė 1971 nė Pensilvania dhe i diplomuar nė fakultetin e ekonomisė tė Universitetit tė Wisconsinit-Parkside, i frymėzuar nga mėsimet e pastra dhe tė drejta, tė fesė Islame, si qė u shpreh ai vetė, vendosi tė kalojė nė Islam.
Paraprakisht zhvilloi njė bisedė me Mr. Bashkim Aliu i cili i sqaroi gjėra themelore qė kishin tė bėjnė me Islamin. Po ashtu, nė bisedėn e tij u ndal edhe nė ēėshtjen e ndalimit tė dhunės nė fe duke e komentuar gjerėsisht ajetin e 256 tė sures El-Bekare. Sa herė qė e pėrmendte Muhamedin s.a.v.s. vendlindjen e tij Mekken dhe vendin nė tė cilin emigroi-Medinen, nga sytė e muslimanit tė rij rridhnin lotė.
Nė faltore, Ricardo Pena e shqiptoi shehadetin dhe bashkė me Mr. Bashkim Aliun e nėnshkruan deklaratėn e kalimit tė tij nė Islam me vullnet, bindje tė plotė dhe pa dhunė.
Mė pas, tė gjithė besimtarėt prezent e uruan muslimanin e ri dhe ai sė bashku me ata e fali edhe namazin e parė tė tij, namazin e jacisė dhe tė teravisė nė faltoren e Qendrės Islame Shqiptaro-Amerikane tė Wisconsinit.
Krijoni Kontakt