vjersha;
Faleminderit!
Mirėardhshi e mirėshkofshi.
SI NJĖ BUZĖQESHJE E ARTĖ VRESHTARĖSH
Kėto vargje tė harruara mbetur
Si nė qilar tė errėt vera e vjetėr,
Mes pluhurit tė viteve janė kredhur,
Sikur nė botė s'ka njerėz tė etur.
Pėr miq tė rrallė disa vargje tė gjetur,
Si njė gotė kristal me brusko tė kthjellėt
Nė buzėt e Bukuroshes sė Fjetur,
Qė mė e mahnitur se kurrė ka mbetur.
Janė natyralė, vargje tė zgjedhur,
Si mushti qė rrjedh prej hardhisė sė gjelbėr,
Kokėrr pas kokrre nga veshuli i pjekur,
Nėn kėmbėt e bardha tė vajzave tretur.
Shpresoj, kėta vargje larg njerėzve fshehur,
Si njė buzėqeshje e artė vreshtarėsh,
Qė tė afrohet brengėn pėr tė tė hequr,
Njė zjarr nė shpirt e mendje tė lenė ndezur.
Mund tė mos ketė asgjė pėr t'u magjepsur,
Nė qofshin uthull, tė ėmbėl a tė turbullt,
I shijoni si verėn nga pak e me tė gjerbur:
Ribleron hardhia gjuhė pėr tė regjur.
Krijoni Kontakt