fol e qesh
fol e qesh
wrong verb
E pra ate thashe dhe une!
N.B. (Mund edhe ta kishe thene : "Gri sallate.", nuk do te ta kisha marre per keq.)
"Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"
Tė siguroj se nuk kam pasur asnjė prapamendim me pėrgjigjen time.
wrong verb
Me ty ndėr mend ēudinė jetoj,
Shndėrrohem nė re tė bardhė pulpore
Mbi qiellin tėnd tė kaltėr fluturoj.
Me ty ndėr mend mrekullinė gėzoj,
Kthehem nė pėllumbin bojėhiri nė shesh
Qė dora jote e brishtė mėkoi.
Me ty ndėr mend habinė provoj
Tjetėrsohem mbi letrėn e ardhur sė largu
Nė fjalėn qė goja jote sapo shqiptoi.
Me ty ndėr mend magjinė krijoj
Kthehem herė grimcė herė valė
Nga zemra jote buroj.
wrong verb
Shpirti,
Shpirti ėshtė sfungjer,
Thith gjithė ēi japin
Herė gaz herė vrer.
Ah, por kur e shtrydhin,
Fillon shfryn gajzer
Me vrunduj, stėrkala,
Grryhet, digjet, shter.
Pėrvėlohet fjala,
Rrjedha udhėn merr.
Dhe bleron pėrreth
Ngado toka djerr,
Ku lule e gjeth,
Ku gjemb dhe ferrė.
Ndjenjat ngrihen lart,
Mblidhen re nė erė
Dhe syri mė smbart,
Rigon mbi sfungjer.
wrong verb
Kundraninull
Ti fle.
Pėrqark qafės sime rrethuar
Si njė pulovėr i xhveshur,
Lirshėm lėshuar
Me krahėt nė gjoksin tim nyjėzuar.
Unė ndjehem ngrohtė,
Dhe ndenjur zgjuar
Shėtis nė rrugėt e lagėshta tė natės
Ku vetėm (ashtu kam kujtuar),
Vite e vite mė parė kam kaluar.
Gjithmonė kam qėnė i pagjumė,
Njė njeri qė blinte mbas mesnate,
Me ndjesinė tėnde e dashur
Qė flinte,
Me kokėn varur tek unė nė supe.
wrong verb
Nė subway
As tė pastrehė nuk ishin,
Dhe tė papunė thanė not;
Njė brengė tė dy kishin:
Vajzėn nuk varrosnin dot.
Sytė e tyre tė tharė mė flisin,
Nga tė miat ju dhashė njė lot.
wrong verb
II
Viu, viu, viu, ja bef policia,
Poeti ska Lejė Ambulanti nga bashkia!?
Mbledh vargjet e si hajn ja therr vrapit
Ti shesė mbi sustat ke tregu i gabit.
Hajde vargje, vargje ... tė vjetra...
Qind lek poema, qind lek tre vjersha.
Bjer taksėn e tregut ktu mer,
Dhe qindshen grap pėrgjegjsi Omer.
wrong verb
Ėndrra e fundit e beut
Me ty jam dashuruar Nora e Kelmendit
Nė gjunjė tė bie e nuk luaj vendit,
Kam lėnė mendjen, skam ēi dua kryet
Kėputmi me shpatė, tjetėr gjė mos pyet.
Gjak tė tė bėj unė, gjak edhe ti mua
Veē nė rrėzė tė veshit thuamė tė dua
Tė bjerė, tė shkretohet gjithė Perandoria
Krejt mu errėn sytė, o nga bukuria.
wrong verb
Unė di tė gėnjej bukur!
Tė them mirupafshim e jo lamtumirė,
Hopa! Tė hipi pėrmbi shalė,
Nėnqesh,
Dorėn valvit,
E lehtas pėrshėndes
Siluetėn tėnde majė kalit
Nė shtegun e karvanit.
Ti shkon nė njė tjetėr botė
Krejt tėnden
Nė pellgje drite lan sytė e mallėt
Me mendjen tek kthimi,
Tek unė,
Ashtu vagull, vagėt.
Mirupafshim pra!
Kėtu do ta gjesh,
Atė qė rrugėve tė pėrcolli,
Por ah:
Sdo jetė mė si guri i ftohtė, sigurish
Si rėra e pėrvėluar do jetė sirėrish.
wrong verb
Krijoni Kontakt