Close
Faqja 47 prej 50 FillimFillim ... 374546474849 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 461 deri 470 prej 500
  1. #461
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Kemi mbetur unė dhe ti,
    Tė ftoj tė vallėzojmė,
    Me jep dorėn, tė lutem,
    Le tė hedhim hapat
    Nėn ritmin e degėve qė godasin strehėt,
    Nėn gurgullimat e brendshme tė ujrave.
    Mbėshtete kokėn tek unė
    E bukura ime,
    Mbaj vesh fėrshėllimėn e embėl tė erės
    Dėgjo fjalėt qė vijnė prej reve;
    Me fjolla bore po tė zbres dritėn e yjeve
    Mbi qerpikė,
    Me kristale kripe tokėn po ta shtroj,
    Mu jep e gjitha,
    Lirshėm,
    Tė tė rrotulloj, tė t’ rrotulloj, t’rrotulloj...
    T’rrotullohem, tė rrotullohem
    Mes belit tėnd boshtin e botės tė kaloj,
    Me shih nė sy,
    I nxjerr pėr ty dhe si flamur i ngul nė pol
    Dhe vallėzoj dhe vallėzoj...
    S’jam as i dehur e as i marrė:
    Tė dashuroj,
    Pushtomė fort dhe mos mu shqit,
    Mė dysh pėrthyeu
    E bjer e ngrehu,
    E u vėrtit
    Si shpirt, si shpirt qė del nga dheu
    Dhe mė mahnit,
    Tė lutem, eja,
    Mbi buzėn e djegur mė bjer si lot qė shket nga reja.
    Eja,
    Eja pėrpara se tė zinjtė zogj ardhacakė tė pranverės,
    Tė pushtojnė qiellin me barqet e tyre tė gėnjeshtėrt,
    Tė bardhė,
    Si gjithė dashuritė kur i sheh nga poshtė,
    Nga larg.
    Eja, mos ma lėr dorėn shtrirė
    Si degėn e njė trungu nė rrėpirė,
    Mbetur hepuar,
    Gjunjėzuar,
    Nga zvaranikėt e gjineshtrat mbuluar.
    Eja, njė herė tė vetme,
    Dhe unė shkoj,
    Tretem si mjegulla deteve,
    Si pluhuri i kometės qė ndriēoi;
    Zhdukem si parajsa prej njerzve
    Si yll i mėkur firoj.
    Eja, nata ime e heshtur,
    Po tė pres...

  2. #462
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    ...dhe kjo poezi aq bukur do te mund te recitohej nen tingujt e "Dance me to the end of love" te te madhit Leonard Cohen... t'i perkujtoj vetem vargjet e fillimit te kenges se tij te paharrueshme:


    Dance me to your beauty with a burning violin
    Dance me through the panic 'til I'm gathered safely in
    Lift me like an olive branch and be my homeward dove
    Dance me to the end of love
    ...
    Oh let me see your beauty when the witnesses are gone
    Let me feel you moving like they do in Babylon
    Show me slowly what I only know the limits of
    Dance me to the end of love
    ...
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  3. #463
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Ndonse ju ruhem pėrngjasimeve kėsilloji, nga ato qė postova vjet kėtu Mjegulla ėshtė shkruar mbasi nė njė dasmė pashė e dėgjova zonjat shqiptare tė kėrcenin pėr tė paktėn njė orė papushim vallen e Shotės. Atė muzikė ju dhashė vargjeve. Ndėrsa kur shkruaja Bluz (pa dėgjuar vėrtet bluz) por disa tė lehta e tė vjetra amerikane, atė qė shkruaja e lexoja me zėrin e mendjes, jo timin por tė Alma Bektashit.
    Kam premtuar, po me ē'duket s'mbaj premtime, se do shkruaja dhe vargje mbi tė paktėn njėrėn prej melodive mė tė njohura, e nisa nė kokė por nuk e di nga humbi mė tej.
    Ngadonjėherė pėrpiqem qė krahas vargjeve e tok me to tė bėj dhe melodinė.

  4. #464
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Vajzat mbi shkėmbinjtė

    Nuk doja tė thurja vargje nė njė ditė si ajo,
    Siē mund tė bėja lehtė pėr njėqind nga ato,
    Ndaj drejt teje e dashur si njė djalosh belbėzuq
    U nisa duke shtrėnguar nė zemėr njė trėndafil tė kuq,

    Eca deri atje ku bregu ashpėr rrihej nga dallga
    Pastaj krahun mbi valėt e larta e zgjata e zgjata,
    Kur oqeani oshėtinte madhėrishėm “tė do!”
    E njėherėsh humbiste frigushėm “s’tė do!”.

    Por nuk munda tė mbrija deri tek ti, jo, jo,
    Tė tė jepja tė kuqin e zemrės, tė merrja njė “oh”;
    Nuk e kisha menduar mė parė se vetė kaltėrisa
    Ėshtė muri qė kurrė s’ka kapėrcyer dashuria.

    Dorėn ngadalė e hapa dhe trėndafili nė ujė ra,
    Dhe nė ēast gjithėsia u pėrmbys me gjithēka,
    Dėgjova gjithė qiellin tė kumbonte nė “Oooo”
    “Rėnko Atlantis!” bėrtita “rėnko, rėnko!

    Dhe mėsoje se mė shumė se bota rėndon
    Njė trėndafil qė tė dashurės s’ja dhuron.
    Dhe shndėrohesh nė shkėmb e ngulesh nė breg,
    Tė presėsh dashurinė qė zėshuar vijėqiellės u mek.

    Deri atė ditė kur ajo kėtij bregu zbathur tė vijė
    Mbi shkėmbin qė i ngjan “atij” heshtur tė rrijė,
    Dhe tė mahnitet kur tė shohė nė ujrat pėrskuqje,
    Njė koral nė trajtė trendafili, vezullues, burbuqe..."

    ...

    Ulen vajzat mbi shkėmbinjtė e tyre nė bregun me dallgė
    I ledhatojnė lehtė dhe tretin shikimin tutje nė valė,
    Sigurish qė ato nga rrugė hyjnore duhet ta dinė
    Se i dashuri i zemrės sė tyre i mban mbi shpinė.
    wrong verb

  5. #465
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Ati ynė qė je nė qiell, jepna fuqinė tė mbajmė gojėn mbyllur kur s'kemi gjė pėr tė thėnė. Falna durimin tė thellojmė njė punė pėrpara se tė shkruajmė mbi tė! Frymėzona me njė ndjenjė tė mprehtė drejtėsie qė tė flasim jo vetėm me paanėsi, por dhe tė sillemi ashtu! Shpėtona nga grackat e gramatikės, nga shtrembėrimet e gjuhės dhe nga lajthimet e shtypit. Ashtu qoftė!
    Faik Konica
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  6. #466
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    nga Ashpėrsia e Zhgunit
    nxjerr Bardhėsinė e Zemrės
    mbėshtjellė me njė Cohė Yllnore
    tė qėndisur si Ēaparėt e Xhamadanit
    me Dritat e Xixėllonjave
    jam nė Dheun e Vendit tim
    ku Epja e Urave mitike
    dhe Ėndrrat e Thella
    Furishėm Trokohen
    si Gurėt e Shqipėrisė dikur
    nėn Gjokun e Skėnderbeut
    Heshtjen e Rrugės
    lė pas Ikjen Rinore
    dhe njė Jetė tė Qetė
    qė nė Kthimin e Pritur
    tok me Lulet e Oborrit
    mbi Llėrėt e Njomura
    kėtė Mėngjes Nėnės tja dhuroj
    wrong verb

  7. #467
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    nga Ashpėrsia e Zhgunit
    nxjerr Bardhėsinė e Zemrės
    mbėshtjellė me njė Cohė Yllnore
    tė qėndisur si Ēaparėt e Xhamadanit
    me Dritat e Xixėllonjave
    jam nė Dheun e Vendit tim
    ku Epja e Urave mitike
    dhe Ėndrrat e Thella
    Furishėm Trokohen
    si Gurėt e Shqipėrisė dikur
    nėn Gjokun e Skėnderbeut
    nė Heshtjen e Rrugės
    lė pas Ikjen Rinore
    dhe njė Jetė tė Qetė
    qė nė Kthimin e Pritur
    tok me Lulet e Oborrit
    mbi Llėrėt e Njomura
    kėtė Mėngjes Nėnės tja dhuroj


    Shume bukur e realizuar loja me germat e alfabetit.

  8. #468
    ~* rrapatushja *~ Maska e Pretty Devil
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Londer, Angli
    Postime
    61
    me pelqyen shume te gjitha poezite e tua! Shume bukur...

    suksese kudo, x x x
    [size=0.5]You may shoot me with your words,
    You may cut me with your eyes,
    You may kill me with your hatefulness,
    But still, like air, I`ll rise.

    Leaving behind nights of terror and fear --- I rise
    Into a daybreak that`s wondrously clear --- I rise
    Bringing the gifts that my ancestors gave,
    I am the dream and the hope of the slave.[/size]

  9. #469
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Motra pėr vėllanė

    Na ishin njė vėlla edhe njė motėr
    Tė dy flokėkuq si zjarri nė votėrr;
    Tym e flakė nxirrte vėllai nga goja.
    Jo. Tė kishte motėr nuk ishte nevoja.

    Na ishin njė motėr edhe njė vėlla
    Tė rritur jetimė si nėpėr pėrralla,
    Por zemra e bardhė e motrės sė mirė
    Prej vėllait tė prapė coptuar e grirė.

    Hungėrinte vėllai mė keq se njė ari
    Paēka se nė katund ishte veē bari,
    Thėrriste “sa tė rroj unė do tjerrėsh lesh,
    E kurrė s’ke pėr t’u bėrė bareshė”.

    E motra kokėulur punonte me shtija
    Pėr tė veshje tė leshta, ēorape me vija,
    E heshtur lutej, derdhte dhimbje e lotė,
    Pėr vėllaēkon e vetėm qė kishte nė botė.

    Kėshtu deri nė njė dimėr me furtunė
    Kur shkarjet e borės vėllain e zunė
    Nėn vete. U ngrit piskama mbi shkrep
    Hej hej, vėllain e motrės e zuri njė ortek.

    Po motra gjithė lotėt i kishte derdhur
    Ndaj brofi me vrap si kaprolle e hedhur,
    Me thonjtė gjak kėrkoi pėr orė e orė
    Vėllanė e dashur mbetur nėn dėborė.

    Ajo me veshin mbas borės dėgjonte
    Zemrėn e vėllait diku tė luftonte;
    Nga thurjet e saj, kėtė e dinte mirė,
    Vėllai i dhembshur nuk merrte tė ngrirė.

    Me pishtarė e zjarre nga ēdo anė,
    Burra nga fshatrat kėrkonin vėllanė,
    Kur Hėna ishte dy hostenė nė errėsirė,
    U shfaq nė dėborė buza e tij e nxirrė.

    ....

    Ta vdes a ta ngjall?
    wrong verb

  10. #470
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    DD...

    ...me vdiqe

    Bukur! (well...me teper se kaq...)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Cupke_pe_Korce : 28-02-2004 mė 23:21
    Summertime, and the livin' is easy...

Faqja 47 prej 50 FillimFillim ... 374546474849 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Natori i persiatjeve
    Nga Diabolis nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 19-09-2008, 13:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •