Close
Faqja 45 prej 50 FillimFillim ... 354344454647 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 441 deri 450 prej 500
  1. #441
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Pastaj njė puthje do ma japėsh faqeve
    Ndėrsa unė dorėn do tė ta shtrėngoj fort
    Dhe si padashje me majat e rozetave
    Do ndjesh gjakun qė harbon nėpėr aortė.

    Pastaj buzėt e tua si gonxhe trėndafili
    Shkarazi tė miave do kalojnė vėrtik
    Do tė mė buzėqeshesh si zanė mali
    Ndėrsa unė do tė rri si gur kilometrik.

    Pastaj ti do tė shtangesh nga habia
    Kur pėr pyetjen “Ēkemi ndonjė gjė?”
    Do tė brerojė prej buzėve tė mia,
    “2885301!”

    Dhe mjekrėn e vogėl do ta mbaj nė gishta
    Do tė puth lehtas pa u ndjerė me faj
    Do tė shkėmbejnė zjarrin buzėt e mishta
    Pa atė numurin e shpjegojmė pastaj.

    Dhe dorėn do ta shkoj nė qafė e flokė
    Do ta zbres deri poshtė blerimit tė asaj,
    Vullkani tė shpėrthejė llavė e flakė;
    Numrin tė premtova ta shpjegoj pastaj.

    Dhe mbas ēdo puthje do tė tė them tė dua,
    Si hirin mbi zjarr platitur do tė tė mbaj,
    Derisa ta kuptosh qė kur je me mua
    Sa fjalė e pavlerė ėshtė ajo “pastaj.”

  2. #442
    Pasi e lexova -->

    Pershendetje DD
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #443
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    I digjte njėrit miza nėn kėsulė
    Dhe shkoi tek berberi “qethmė, tullė!”
    Por tė nesėrmen filloi ti kruhej nė k0qe
    “Edhe kėtu” i tha “mizė mė ndoqe”.

    Aq keq e ndjeu veten e aq pisk
    Sa shpejt filloi ta ruajė me brisk
    Kur frymė mori e tha se po shpėtonte
    Nga mbrapa ndjeu mizėn ta pickonte.

    E njė tė ulur brekėt deri nė fund
    E njė ta ngjeshur gishtin deri ku mundi
    E paskėtaj lėshoi njė mėrmėrimė
    Qetėsi kish gjetur me gishtin nė vrimė.

  4. #444
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Qesh-shpartalluese! per bese!
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  5. #445
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Morra vesh qė DD, ėshtė dehur nė mbrėmjen e Thanksgiving.
    E mendova ...Patjetėr ėshtė dehje nga dashuria!!!
    Por me sa shoh kėtu, e paska nga pija.
    Tė shohėm ēdo na shkruaē pėr Vit tė Ri.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga MI CORAZON : 29-11-2003 mė 04:44
    Where does a thought go when it's forgotten?

  6. #446
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Dallėndyshkat

    Numuron Bajrami deri mė dhjetė
    Dallėndyshka nė oborrin e shkretė
    Tė bardha si bora kapur nė tėrkuzė
    Ndėrsa stivos shkozėzezat pėr shpuzė.

    Flet me vete “gjithė kėto vite jep e jep
    Dhe nuk ta zuri oxhakun njė lejlek
    Punė s’tė bėri as yshtja nė allate
    As e shkuara me atė ...hėm, kurbate.”

    E pa ditur gjė pėr aksonometrinė,
    Dallon madhėsinė e atyre qė prijnė,
    Qė s’janė dallėndyshe por laraska
    Sepse i vesh gruaja e tij Pashka.

    Prej qindra vjetėsh s’mbante mend Bajza
    Nga njė bark njė shtėpi me dhjetė vajza,
    E sot kur ai mbush plot pesėdhjet vjet,
    Do ta urojnė “hajt me njė djalė, kismet.”

    Pashka e tij ėshtė Nėnė Heroinė
    Fotografinė ka nė ēdo kopertinė,
    Bile ka takuar vetė Ramiz Alinė,
    Kur as nė dera se lanė ditėzinė.

    Thotė fjalė e urtė samari do mushkė,
    Gjėmonte pleqėsia shtėpia do pushkė,
    Kurrė nuk e lanė, e mbytnin me zėra
    Kur ju kthehej se janė shtėrpa me tė tėra.

    I ngrysur nė oborr i qeshur nė shtėpi
    Baba me dhjetė vajza, hajde lumturi,
    Por nė mėdyshje dhe me zė tė mekėt
    “Tė paktėn sot” thotė “mos i ndeni brekėt.”

  7. #447
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Ku rruga nė pėrrua humb
    Mbi gunėn plumb,
    Mes dhish ngjyrė plumb,
    Anė ujrash plumb,
    Nė gurėt plumb,
    Nėn qiellin plumb,
    Ushtoi njė “Bumb”,
    Njė armė derdh njė plumb,
    Njė djalė jetėn humb,
    Jeta arsyen,
    Koha tik takun,
    Dikush morri gjakun,
    Njė pėrrua,
    E ashtu plumb u largua,
    I verdhė si vdekja dhe plumbi
    Plumb si viktima,
    E plumb e mė plumb fjala
    Nė rrapet rrėnjėdala
    U vra.

    Dikur diku dikush,
    Heq dorėn nga fara
    E nis pėrkėdhel plumbat e arta,
    “Nuk janė kohė pėr tė mbjellė
    Por pėr tė korrur ē’ėshtė pjellė.”
    E me kokallėn atavike del nga ara
    Pa e ditur kujt i thotė “T’u shoftė fara!”

  8. #448
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    mengjez dhjetori,
    nxitoj me duart ne xhepat e thelle,
    ne syte e akullt ka ndaluar
    kreshendoja e henes mbi nje skele.

  9. #449
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Nė ėrrėsirė
    Nga gishtat e padukshėm tė kujtimeve
    Dridhen telat e viteve ......................./
    Nė harpėn e jetės. ........................../
    Zėra tė humbur, ............................/
    Buzėqeshje, ................................./
    Harmoni, ...................................../
    Nota false, ................................/
    Ngashėrima, ............................/
    Dhimbje, tė qara, .................../
    I kam aq afėr gati i prek. ....../
    Pėr tė ardhmen na duhen sy,
    Pėr tė shkuarėn veshė.

  10. #450
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    bukur harpa!
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

Faqja 45 prej 50 FillimFillim ... 354344454647 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Natori i persiatjeve
    Nga Diabolis nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 19-09-2008, 13:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •