Close
Faqja 39 prej 50 FillimFillim ... 29373839404149 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 381 deri 390 prej 500
  1. #381
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Stradiotėt

    Ata ishin 800 kalorės
    800 ushtarė,
    800 shqiptarė
    Skėnderbeu i kishte pėr tė parė,
    Mbi kuajt e vegjėl hipur
    Luftuan nė gadishullin matanė.
    Si nė pėrralla e kaluan detin mbi kalė
    Mbi urėn ėndėrr tė Otrantos
    U ngjitėn mbi shpatull tė Pirros
    Nga shpatulla e Pompeit pėr tė dalė.
    Si nė legjenda mbi kuaj
    Ditė e natė rrugėtarė,
    Tė famshėm,
    Mitikė dhe tė gjallė.
    800 kalorės,
    800 ushtarė,
    800 shqiptarė,
    U ngjitėn nga shpatulla e Pompeit
    Nė shpatull tė Pirros pėr tė dalė,
    Stradiotėt,
    Kalorėsia shqiptare.

  2. #382
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Naiv

    Ma shpjego
    Pse nuk merremi vesh unė dhe ti.
    Tė njėjtin Kozmos shohim
    Rrugėn e Qumshtit nė tė njėjtin kėnd kundrojmė
    Sistemit Diellor dritėn i bekojmė
    Nė planetin Tokė jetojmė.
    Nė tė njėjtėn hemisfere,
    Kontinenti s’na ndryshon
    Tė dy jetojmė nė tė njėjtin shtet
    Bile dhe nė tė njėjtin qytet.
    Kaq shumė tė na bashkojnė
    Dhe ndryshe tė mendojmė?

  3. #383
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Nė fushatė

    Flasin pėr qėllim
    Harrojnė mjetin
    Mikrofonė altoparlantė
    S’ja u kujtojnė tė shkretin?

  4. #384
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Kujtesė

    Avulli rrjedh nėpėr xhama
    Dhe lule shqiponja shikon matanė.
    Por ajo u tremb nga ajo qė pa
    Dhe njė mize qė luante me lulet e tylit
    I foli si mama:
    Mjaft fluturove moj e gjorė
    Pėrjashta po bie borė.
    Por miza pak ditė ka nė jetė
    Prandaj nuk mund tė rrijė e qetė,
    Dhe fluturon, fluturon,
    Nė fund tė fundit pėr kėtė rron.

  5. #385
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Miqėsia

    Si njė send i lėnė mėnjanė
    Miqėsia,
    Ta ze syri rallė e mė rallė,
    Ti frysh pak pluhurin
    Njė buzė tė qeshėsh,
    Se kujtohesh pastaj,
    Ku e gjete ta lesh.

    Miqėsi tė vjetra,
    Fruta tė thara
    Stafidhe oshafka.
    Miqėsi ndėrrjeti
    Perla prangosur
    Nė midhje nikėsh.

    Si njė pemė e prerė anė rrugės
    Miqėsia e mirė,
    Pa madhėshtinė e fletėve nė degė,
    Me rrėnjėt qė kalben diku thellė,
    Vetėm ajo copė trungu rrėzuar nga sėpata
    Rrethuar me pluhur motoshare
    E bluazhga moshatare.
    Mbi tė mbijnė kėrpudha,
    Pshurin qentė,
    Piqen patate, e ngrohen duar tė thara
    Nxirren cifla dhimbjesh nė mbrėmje
    Qė ndonjė i varfėr qyteti
    Pėr fėmijėt zjarrin tė ndezė.
    Deri sa njė ditė,
    Humbet pėr fare miqėsia,
    Nga faqja e dheut shuhet miqėsia e mirė.

  6. #386
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Ja dhe pak, ja dhe pak

    Ja dhe pak, ja dhe pak
    Martoj vajzat e vogla
    Dhe gjysh bėhem pastaj.

    Ja dhe pak, ja dhe pak
    Flokėt e zeza me thinjė ndroj
    Dhe si plak pastaj rroj.

    Ja dhe pak, ja dhe pak
    Ti gjej fundin rrugės sė gjatė
    Pastaj koskat do ti le rehat.

  7. #387
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    e 300-ta, aheng kėtej

    Duet pėr gajde dhe def
    (dhuratė sazexhinjve)

    ...................Obobo njato gėrsheta
    ...................Seē m’i morrėn mėnd e shkreta

    Pse i shthur ato gėrsheta
    Dhe i hedh flokėt si rrjeta
    Mė ke kapur porsi peshk
    Ah moj dreqkė, ah moj dreqkė.

    Pse mė rri nėn atė hije
    Dhe mi ve duart nė ije
    Me ke shtrydhur porsi rrush
    Moj djallushe, moj djallushe.

    Ē’je njė ti ē’je njė ti
    Kishe njė e bėre tri
    Peshk, verė e dashuri,
    Djallėzi moj djallėzi.

    Hėm mė ha e hėm mė pi
    Hėm mė tret me ėmbėlsi,
    Mjer si unė e lum si ti
    Kur do shihemi pėrsėri.


    mbas ahengu

    Tra la la e tri li li
    Bjeri gajdes gajdexhi,
    Pum pa pa e pum pa pi
    O nga qejfi digjet defi.

  8. #388
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Poli

    I bie telefonit prej fshatit
    Zequa i Zeqkės sė Zeqirit
    Tė flasė matanė oqeanit
    Me Petron e Peēovicės sė Taqit.

    Alo more si jeni matanė
    Si e kam moj baxhanaknė
    Qė andej nėpėrmjet telit Oli
    Ua Zeqo, tani sa shkoi nga poli.

    Po si moj tani sa doli
    Flamurin ta ngrejė nė pol,
    E kam thėnė me kohė unė
    Si Zequa ynė s’ka shumė.

    Jo jo Zeqo nė atė lloj poli,
    Ky ėshtė si govatė me ujė gjoli,
    Flamurin ama e ka mbi njė ēadėr plazhi,
    Qė me ca tela e lidhi tek garazhi.

  9. #389
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Dreri

    Kur dreri ngre kokėn
    Tė tijėn ul pylli,
    Nė ēdo cep kurorėn
    Ja ndrit rreze ylli.

    Ku dreri ve thundrėn
    Mbin veē trėndelinė
    Por po ndali kėmbėn
    Gjethet s’pipėtijnė.

    Ku dreri merr vrapin
    Pemėt gjejnė blerim
    Ah, po ku derdh lotin
    Dhe guri nxjerr burim.

    Dreri dhe gjuetari
    Po shihen sy mė sy
    Njė ėshtė i vrari
    Nga ata tė dy.

  10. #390
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    me pelqeu kjo e fundit, une ve bast qe fitojne peshkaqenet e heminguejit.
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

Faqja 39 prej 50 FillimFillim ... 29373839404149 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Natori i persiatjeve
    Nga Diabolis nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 19-09-2008, 13:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •