Close
Faqja 15 prej 50 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 500
  1. #141
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Rendim nė shie e borė e breshėr
    Jemi tė pėrpiktė jemi bėrė mjeshtėr,
    I biem sirenės pėrpara, pėrpara,
    S'shohim pėrreth njėlloj si kuajt nė gara.


    Shume lozonjare dhe e perpikte kjo (mjeshterushe me dy fytyra)

  2. #142
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    BALADĖ

    Ē'pėsoi zemra djalit
    vajzėn vetėm kur e pa?
    Fytyrėn lule malit
    dritė e pastėrti ka.

    U drodh trupi i djalit
    veten nė dorė mė se ka,
    ngriti flokėt sipėr ballit
    njė baluke nė mes i ra.

  3. #143
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Mendimet e bardha

    Petalet e bardha vallėzojnė nė rrugė,
    Ikėn nga degėt, janė gati pėr udhė.
    Nėn dritat e natės vallėzim, vallėzim
    Tė qeshura ndonse pėr to nuk ka mė kthim.

    Tė tilla tė ishin mendimet, tė bardha
    Tė linin mbas vetes figura tė mira
    Tė shkonin tė gėzuara mbas kėrcimit,
    Por, zymtitė gjejnė rrugėn e kthimit.

    Struken thellė qosheve nė stolat e errėt,
    Nėn shikimin e tyre jam mot i vrenjėt,
    I heshtur, pa ide, njė dru i thatė
    Ngarkuar me mendime tė zymta nė natė.

    Tė kem midenė e bufit mbi degėt aty,
    Qė i gėlltit brejtėsit, i tret i mbėshtyn.
    Por pa mendime tė bardha, plak matuf,
    Tabloja do ishte njė trung dhe njė buf.

    Petalet e bardha vallėzojnė nė rrugė,
    Petalet e bardha, lanė kokrra nė degė
    Mendimet e bardha le tė mi marrė era
    Kur mbas vetes tė kanė lėnė vlera.

  4. #144
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Sekreti i trumcakut tė vocėrr

    Unė strukem nėn fletė
    I ruaj puplat nga shiu
    Se kaq marr vesh nga kjo jetė,
    Trumcak i vocėrr i ziu.

    Mes sumbullave ndėr xhama,
    Po vėshtroj dritaren pėrbri;
    Degė e kumbullės mbana,
    Ata po bėjnė dashuri.

    Shoh nga trumcakja me frikė,
    Tė dijė nga tradhėtia
    E tulatur nėn qerpikė,
    Mendon tė zhgryhet nė dhera?

    E shoh, paskan mbaruar,
    Dhe prehen njėrit tjetrit nė gji,
    Aq shumė mė kanė hutuar
    Sa s'pashė qė s'ka mė shi.

    Lėvizje nisėn nė oborr,
    Le tė nis tja bėj ciu -ciu
    Pa njerzia tė gjithė nė kor
    Kujtojnė se e bėj nga shiu.

  5. #145
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    MAGJIA

    E ndryshuan lotėt e tu atė ditė,
    Siē ndryshojnė sendet nga magjitė.
    E di se sytė tė bukur janė kur qeshin,
    Por s'di ē'tė them kur lotojnė;
    Se i kam puthur, do ti puth ata sy,
    Por sa shumė mė vranė lotėt qė rrodhėn aty.
    Mė mirė tė vesh kėpucė sholli tė Luftės sė Parė,
    E male tė ngjit,
    E shojet gjak ti bėj shkrep mė shkrep,
    Se sa mbretėri lotėsh kristali tė mė besohet,
    E unė tė quhem mbret.

  6. #146
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    D D ,
    Je nga te paktet qe lexoj me endje ketu, tek Forumi i Letersise.
    Duhet patjeter ta shkruaja kete post per te te falenderuar per kenaqesine qe me sjell.
    Me mirenjohje,
    Corazoni
    Where does a thought go when it's forgotten?

  7. #147
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    EKLIPS

    Njėrėn e dua por s'mė do,
    Tjetrėn s'e dua por mė do,
    Ditė e natė jetoj me to.
    Njėra ėshtė Diell,
    Tjetra ėshtė Hėnė,
    Nė njė anė zemre eklips ka rėnė.

  8. #148
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-09-2002
    Postime
    63
    me te vertete te arritura vargjet qe lexova.
    Eshte e vertete qe gati askush nuk shkruan me me kete stil
    por ndoshta ngaqe jane vertet te pakte ata qe jane kaq te zot

  9. #149
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Letra

    Aman, ta marsha tė keqen nxima,
    Si tė duash vetė me rima pa rima,-
    Mė lėpihet letra mbi tavolinė,-
    Pa ikė o letėr, s'ta kam terezinė.

    Jam i raspakitur dhe i dėrmuar
    Nuk di as Muza pse ėshtė larguar,
    Nuk kap dot as laps as penė
    Kam prerė gishtin mu nė venė.

    Aman, ta marrsha veē njė herė,
    Po tė duash ti ma bėn me kompjuter,-
    Dhe shtrihet letra nė tė printerit shtrat,-
    Po ikė se tė shqyej mė dysh, mos e zgjat.

    Se kam punuar, se jam pa gjumė,
    Dhe frymėzimi ėshtė lodhur shumė,
    Nuk ulem dot nė karrige a poltronė
    S'mė sheh jam shtrirė e dergjem si lehonė.

    Aman, ta marsha para dhe mbrapa
    Se sheh sa gjatė gjėrė pėr ty u hapa,-
    Dhe shtiret letra sikur bie pa ndjenja-
    Po mirė pra ti tregoj unė ato rrėfenja.

    Dhe e ēaploj letrėn me dhėmbė e duar
    Copash e grij me tė kafshuar
    Dhe si mbaroj kėshtu e lė tė shkojė
    Veē atė ta marsha mos e dėgjoj.

  10. #150
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Dredhėza

    Dredhėzė moj dredhėzė
    Me kryet pėrdhezė
    Ēelur nė mėngjez
    Kėmbanat me vesė.

    Oh, janė kupa helmi
    Mbushur plot nga jermi
    I vajzės sė fshatit
    Ulur anė sofatit.

    Vajton dhe qėndis
    Sa dhe gurėt sfilit
    Pret ti vijė trimi
    Tutje nga mėrgimi.

    I pat dhėnė fjalė
    Qė ti lindtte djalė
    Edhe qė ta priste
    Derisa tė vdiste.

    Ca thonė ka qė vjet
    Thonė dhe qė parvjet
    Qė gjumė nė sy s've
    Dhe pa burrė dhe e ve.

    Dredhėzė moj dredhėzė
    Mbetur pa folezė
    E mbyllur nė natė
    Moj fustane ngratė.

Faqja 15 prej 50 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Natori i persiatjeve
    Nga Diabolis nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 19-09-2008, 13:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •