Close
Faqja 4 prej 50 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 500
  1. #31
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    FJALĖT

    I harxhova gjithė fjalėt e mirėsjelljes
    Sa nisi dita, akoma pagdhirė.
    Me gjithė fjalėt e ėmbla bukurinė tregova,
    Prej lindjes sė Diellit deri nė mugėtirė.
    Gojėn e ndyva me gjithė horrat e botės,
    Kur muzgu mė pushtoi deri nė errėsirė.
    Dhe fjalėt lajkatare nė gjumė i belbėzova,
    Nė krahė tė ėndrrave gėnjyer e shtrirė.
    Nė mėngjez tek veten pashė nė pasqyrė,
    Ēuditshėm shqiptova:
    “Pėr ty, asnjė fjalė s’them dot FYTYRĖ”.

  2. #32
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Rrebeshi

    E ndiente se po afrohej rrebeshi,
    Nė fillim ja pa syri,
    Pastaj ja dėgjoi veshi.

    Me varkėn e tij tė vjetėr plot (v)rima,
    U drejtua andej nga vinte stuhia,
    Duke punuar mbi rre(n)(m)a.

    "Le tė shohim kush ngre mė shumė furtunė,
    Ju zotat e qiellit tė detit tė tokės,
    Apo unė."

    Atė gotė ujė vetė e deshi,
    Pėr pak u mbyt ndaj ju lutem mos qeshni,
    Ai po shkruante si mposhtej rrebeshi.

  3. #33
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Po njėlloj

    "Mos pyet mė pėr mua,
    Shijoi dy portokallet e tua!"
    Ka ikur nga krevati me natė,
    Siē i largohen marrėzisė gratė,
    Ka hapur dritaret kanat mė kanat,
    Kur unė e ėndėrroja pranė nė shtrat.
    Sa mirė, mė ka lėnė ato dy portokallet,
    Sa pėr ato rreshtat tė shohim, do tallet?
    Unė i dashuroj portokallet e Mesdheut,
    Tė mundja kokėrr s'do lija tė binte dheut,
    E kėpus nga dega, s'pres tė mė thonė merre,
    E ledhatoj lėkurėn lehtas pore mė pore,
    E kafshoj kokrrėn ngadalė m'u nė majė,
    Dhe e mbush gojėn me aromėn e saj,
    E ēvesh dalngadalė me kėto dy duar,
    Tė pėrskuqur, tė lėngėt, tė shartuar,
    E thith me endje me buzėt e thara,
    Sa mbaroj njė e nis nga e para,
    Po njėlloj,
    I shkėput degėt, i hedh tutje fletė,
    E pėrkėdhel me gishta, erė i marr vetė,
    Me drithėrimė mbi lėkurė dhėmbėt i ngul,
    Dhe ngjizen prej nepsit dhe gjuhė edhe tul,
    Pastaj cipėn bardhoshe rreth e rreth ja qėroj,
    E ėmbla brishtėsi mė pėrmend, mė kujton qė rroj,
    Se plasa, se u zhurrita, se buzėt po mė digjen zjarr,
    Se jam aq fort i dashuruar sa ē'jam dhe mėkatar.
    Aleluja, aleluja, aleulja, aleluja, aleluja, aleluja,
    Zilja e telefonit, ve bast jetėn time, ėshtė ajo,
    Se mė dashuron, se do thotė "shpejt nxito!"
    Alo, alo... po po.., si tu mbarua benzina,
    Nė rrugėn mes ullinjve ėshtė makina.
    O zot kush ka mė shumė dritė,
    Sytė e tu apo kaltėrsitė,
    Tė dashuroj,
    Tė dua,
    Mi jep zemra ime buzėt e tua,
    Se tjetėr gjė nė botė nuk dua.
    Mė puthi ajo dhe mė godiste nė shpinė,
    I marrė - mė tha - tė vjen goja era benzinė.
    A s'do bėnit dhe ju kėshtu buzė Jonit,
    Nėse portokallet si unė do dashuronit?
    Po njėlloj ...

  4. #34
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Detet

    Mbijetuam ne shekujve:
    Duke ngulitur nė mendje
    Ato tre gjėrat e thjeshta:
    Buka, kripa dhe zemra.

    Por kur na ikėn mendja,
    Buka na soset e para,
    Pastaj i ndal rrahjet zemra,
    Por nuk na humbet qėnia.

    Se nuk soset kurrė kripa,
    Me sa duket mė e shenjta.
    Pėr fat na lagin dy dete,
    Qė tresin male me derte.

  5. #35
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    KORALE

    Tė lodhur nga dita dhe nata
    Kėrkojmė pak qetėsi, pak qetėsi,
    Orėt tona tė gjata
    I shtyjmė nė agoni, nė agoni.
    Mendimet e bėra si balta
    Mėsojmė si ti pastrojmė, si ti pastrojmė,
    Me duart tona tė arta
    Punojmė qė tė jetojmė, qė tė jetojmė.
    Pėr sytė qė sot janė tė thata
    Urojmė tė mos lotojnė, tė mos lotojnė.

  6. #36
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Kutia e gjėrave tė ralla

    Mė e vogėl se ē'ėshtė vėrtet, vendlindja
    Nuk shpalos dot asnjė nga ėndrrat e arta,
    Ndaj udhėn pėr tė shkuar merr mėrgimtari,
    Ngarkuar me ėndrra dhe zhgjėndra sirtari.

    As varka e Noes s'do ti merrte brenda,
    Janė aq tė shumta, janė aq tė rėnda.
    Gjithė ē'deshte qė ditėn qė doli nė dritė,
    Nuk i pati vetė, ti kenė fėmijėt.

    Pėr zhgjėndrat e tretura flasin thinjat
    Pėr ėndrrat e plotėsuara rudhat,
    Vitet i sfidon vetėm ėndėrr - zhgjėndra mall,
    Qė fsheh kutinė e gjėrave tė rralla.

    E vogėl, shumė e vogėl kjo kutia,
    Po aq sa nė hartė ėshtė Shqipėria,
    Por brenda saj gjendet mė i shtrenjti flamur,
    Pėr ėndrrėn e fundit, ėndrrėn me qivur.

  7. #37
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Unė dhe ti

    Uėė, uėė, unė,
    unė, nėė, ėėė.
    Unė.
    Unė!
    Unė?
    Iii, iii, tii,
    Ti?
    Tii.
    Tiii!
    Unė dhe?
    Ti dhe?
    Dhe unė.
    Dhe ti.
    Dhe?
    Unė, ti.
    Ti, unė.
    Unė dhe ti?
    Unė dhe ti.
    Unė dhe ti!
    Ėėėėėėėėė...
    Iiiiiiiii...
    Unė! Unėė! Unėėė!
    Ti? Tii? Tiii?
    Ui, uii, uiii...

  8. #38
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    RIKTHIM

    Ne na vdiq babai, nėnės tonė burri,
    Nėna jonė e mirė nė varr lule shpuri,
    Nėna jonė e mirė po qan prej qėkuri:
    Kuku unė e zeza fati poshtė mė vuri.

    Tė vegjėl ishim e me thonj na rriti nėna
    Na tregonte pėrralla sapo dilte Hėna,
    Nga ajo mėsuam se si digjte e rėna,
    Tok me tė provuam si ishte e pangrėna.

    Nėna jonė e mirė burrė tjetėr s'mori,
    Nėna jonė e mirė vite vetėm shkoi,
    Nėna jonė e mirė ne na la tė lirė,
    Por nga goja e botės dėgjoi fjalėn mirė.

    Kur u bėmė burra vrapuam tek nėna,
    Si njė kurorė yjesh natėn tek Hėna,
    Ajo tė gjithėve me mall na pėrqafoi,
    Por syri i saj i bukur si dikur lotoi.

  9. #39
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    pėr fundin e jetės

    Nė ėndėrr jetėn time pashė,
    Bile ėndėrrova dhe natėn e ėndrrės nė fjalė,
    Tė njohurat me shpejt i kalova
    Tė panjohurave mė shumė vend ju lashė.

    Dija qė isha veē unė,
    Nuk dija as moshė as datė,
    Ndaj mendova: ”tė pyes pėr vete”
    Ashtu si pėr fundin e njė filmi tė gjatė.

    Por njė zė ėndrrėn e preu
    Si pritet pa takt njė film nė mesnatė...
    ...Ora shkoi shtatė...
    Qė ēuditshėm mė shėmbėlleu me:
    “...vazhdimin e filmit do ta ndiqni njė herė tjetėr...”.

    Hej ē’pėrrallė, pėrrallė me mbretėr,
    Vallė do tė kem gjumė atė
    “njė herė tjetėr”.

  10. #40
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Vjosa

    E ėma njė kurbatkė,
    Por e bija flokėverdhė ishte,
    Me sytė qiell tė kaltėr,
    Lėkurėn tė fildishtė.
    Betohej gjithė soji,
    Se s’ishte pjellė kurvėrish,
    Por vajza njė stėrgjyshe larg,
    Tė bardhė, me gjak tė pastėr kishte.

    Prej Vjose e nxorrėn Vjosėn,
    Sykaltrėn, pas gėrsheti,
    Jetė i dhanė me frymėn,
    Mes tyre Vjosa mbeti.
    Tė bardhė si vetja s’lindi,
    Por pjellėt deshi ēmėndurisht,
    Derisa mes shiut humbi,
    A u kthye nė Vjosė sėrish.

    Jo, s’di kurbati tradhėti,
    Se ėshtė rritur prej arinjsh,
    Por u kujtua ai geni,
    I lindur pėrmes dashurish.

    Prej Pindit nė tendė retė rrėzohen,
    Burrave s’di tu them se ē’ngjet,
    Kur prej shiut ujrat turbullohen,
    Dhe Vjosa, stėrmbesa e Vjosės,
    Vjosėn sheh dhe s’flet.

Faqja 4 prej 50 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Natori i persiatjeve
    Nga Diabolis nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 19-09-2008, 13:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •