Close
Faqja 3 prej 50 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 500
  1. #21
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    DOBĖSI

    I dobėt ndjehem e zjarrta ime para teje,
    Ashtu si njė lis i fortė ndjehet
    Mbas njė shkreptime, njė goditje rrufeje
    ...
    Nė portat qiellore.
    Krahėt djalosharė shtrij drejt teje
    Pėrflakur e zjarrmuar dashurie
    Deri thellė nė asht deri thellė ndėr deje;
    Ai shpirt rinie,
    Ajo shfaqje bukurie,
    Ato shėnja freskie,
    Tė gjitha fillesa zie;
    Pėr mua,
    Dhuratė e shtrenjtė perėndie.
    I fortė jam, oh sa i fortė,
    Por dhe vdektar i shkretė,
    Ndaj nuk mė vjen keq qė nga dashuria
    Po mposhtem,
    Po mundem,
    Pėrhumbem;
    Ndonėse desha tė tė kem pėrjetė,
    Mes flakėve dhe zjarrit,
    Dhe tymit dhe prushit,
    Nga bubullimat e zemrės lėkundem.
    Po shkoj o drita verbuese e syve tė mij,
    Se m'u prenė gjunjėt,
    Se m'u dogjėn buzėt,
    Se m'u zhurrit shpirti,
    Po shkoj se dhe tė dua nuk mundem.

    Aq shumė tė donte lisi i fortė nė gji,
    Sa pėr dashurinė u tret thėngjij e hi.

  2. #22
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    KONKUBINA

    Nė tė portokalltin perėndim,
    Pėrqafuar yjet prisnim ne tė dy;
    Dhe ashtu ndėnjėm deri nė agim,
    Qė syri i zjarrtė tė dilte aty.

    Nga kjo tė ardhi ai mendim,
    Po sikur tė ishim nė Kinė,
    Ta bėjmė me the njė udhėtim,
    Atje ta vazhdojmė dashurinė.

    Kėshtu vazhduam lojėn tonė,
    Unė samurai shpatė xhveshur,
    Ti kominonė me dragonė;
    Dhe diellin ndali duke qeshur.

    Pastaj unė u ngrysa si nata,
    Mė ler tė thashė vetėm tė rri,
    Merre, nuk mė duhet as shpata,
    Nuk kam ndėr mend tė bėj harakiri.

    Po si ti them o diell i artė,
    Se duhet ta ndaj dashurinė,
    Se njoha njė kineze tė zjarrtė,
    Se do tė bėhet konkubinė?

    Si ti them se jam i detyruar,
    Se mė vjen keq pėr atė zemėr,
    Se ndjehem shumė i dėshpėruar
    Por ajo tani ka njė shemėr!?

  3. #23
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    PAGUAJ

    Paguani,
    Paguani pėr shfaqjen qė vetė luani.
    Unė veē mrekullohem me atė shaka mjeshtri,
    Qė ju detyron tė paguani,
    Tė blini biletė nė shfaqjen ku vetė luani,
    Ku duartrokisni, duartrokisni,
    Pėr marshin e famshėm, pėr "Marshin Radecki".

  4. #24
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Kusarėt

    Aq shumė plaēkitėn kusarėt nė lundrim,
    Sa thanė tė ngremė Ishullin pa Kthim,
    Ta mbushim plot me ar e xhevairė,
    Tė rrojmė me tė ngrėnė e me tė pirė.

    Tregoi nė hartė me gisht kapedani,
    Kėtij ishulli nuk i njihet nishani,
    Kėtu ti derdhim thesarėt o kusarė,
    Parajsė e kaluar, me rrugėt me ar!

    E nisėn punėn kur mbaroi vjeshta,
    I flakėn tutje pisqolla dhe heshta,
    Por kur dimri i keq ishte duke dalė,
    Mes tyre vėrtitej si ėngjėll njė mall.

    Lulėzon njeriu thonė me pranverėn,
    Piratėt e detit mezi pritėn erėn,
    Dhe velat i ngritėn deri tek retė,
    Shpejt pėr nė port, me vrap nėpėr qytet.

    Shkuan kusarėt drejt e nė bujtinė,
    Jo pėr verėn e bujtineshės, as pėr gjinė,
    Por si i vetmi vend ku nuk janė kusarė,
    Ku si gjithė tė tjerėt janė bujtinarė.

  5. #25
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    MONOLOG PĖR NJĖ QĖ HESHT

    Ti ke frikė nga vetja,
    Ndaj unė tė dukem i tmerrshėm,
    Xhelat i egėr, dorėgjatė i mbrapshtė.
    Si me luanin e mbyllur nė kafaz
    Lodron si nė park njė vogėlushe,
    Dhe qesh e lot,
    E di, luani s'tė kafshon dot.
    Gjithė zemrėn do tė ta jepja,
    Tė trimėrohesh disi,
    Qė kur tė kreshpėrohem
    Mos zbrapsesh nė largėsi.
    Po vallė dorėn do t'a zgjatėsh,
    Se pėr fat tė keq,
    Nga vetja ke frikė ti.

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-11-2002
    Vendndodhja
    fl
    Postime
    93
    kendshem!!!te uroj suksese.....
    glob

  7. #27
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Shtrij e shkrij

    Deri mė dje unė isha zot,
    Isha pronar nė shtratin tim!
    Ngado ta sjellėsh ta rrotullosh
    Ku shtrij koskat ėshtė shtrati im.

    E vėrtetė kjo sa isha beqar,
    Nė shtratin tim veē shtati im,
    Sa u ēiftosa jam gjysmėtar,
    Por shkrij tani nė shtratin tim.

    Jo, kjo nuk ėshtė bujkrobėri,
    Kur mes kėnaqsisė shkrij,
    Ėshtė e maskuar kjo liri,
    Kur ma do qejfi, koskat shtrij.

  8. #28
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    PUNĖ XHOLASH

    Ē'rėndėsi ka
    Nė je xhol i kuq apo i zi.
    E njėjta maskė
    Nė po atė fytyrė,
    Buzėqeshje, temena,
    Kujtdo qė tė ka nė dorė
    Dhuroi nga ca.
    Ndodh shpesh tė tė harrojnė,
    Asgjė s'ka pėr t'u mėrzitur
    Dikur do duan tė argėtohen;
    Atėhere mos i pengo,
    Zemėrplasur nė qofsh
    Fillo lajkato.

  9. #29
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    NJĖ VAJZĖ FLET

    Mė prit i dashur, se ja, erdha,
    Nė vėndin mes grunjave tė verdha,
    Ku lukunia e qenve bredh
    Dhe jeta gjithė aromat derdh.

    Me pėllėmbė grurė shkėrmoqe
    Aq sa do mbushje njė karroqe,
    Ndėrsa nata yjet larg i heq
    Mos shohin puthje apo mė keq.

    Tė solla njė shishe me dhallė,
    Pije para puthjeve plot mall,
    Mė pas do tė shihemi rallė,
    Shtėpisė do ti vish vėrdallė.

    Hiqi ato duar si masha
    Nga shalėt e mia tė trasha!
    Betohu, ke tė tjera vasha
    Apo vetėm imi je o pasha?

    Nė gojė pėrtypja ca kokrra,
    Ti mė bluaje si grurin mokra,
    Pėrreth ca sorra bėjnė krra-krra,
    Kėto qė ju them s'janė dokra.

    Kėto nuk po i them pėr,...pėr...pėr
    Do ti sqaroj njė herė tjetėr,
    Nė trup po mė kalon njė gjarpėr
    E nesėr kėtu do vij me drapėr.

  10. #30
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    NĖ ARA, NĖ SHTIGJE.

    Si lepuri me zagarin
    Njėlloj kritiku me shkrimtarin.
    Shkrimtari si lepur nė ara
    Kritiku-zagar i del pėrpara;
    Dhe dredhon lepuri nė ferra.

    Lepuri nė shtigje vrapon,
    Zagari leh, rend dhe turfullon.
    Kur shtegut shumė lepuj shkojnė
    Kėrcimet zagarėt i hutojnė;
    Prandaj dhe fytyrėn shtrembėrojnė.

    Kur njė lepur ze papritur
    Qė kėmbėn nė pyll ka goditur,
    Pėr gryke e kap dhe e shkund fort,
    He he, ē'tu desh ty lepur ky sport;
    Pėr njė kėrcim shkon lepuri kot.

Faqja 3 prej 50 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Natori i persiatjeve
    Nga Diabolis nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 19-09-2008, 13:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •