Close
Faqja 9 prej 50 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 500
  1. #81
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Keci dhe Dritėroi
    (Nga dekalogu i fatkeqsive - I)

    Pa Keci Driteroin dhe foli:
    Vi, Dhitėvoi, po ckemi andej nga Dhevoli?
    O - ja kthen Dritėroi - Keci,
    Po qėnke shofer mercedesi.

    Jo, am tregėdhar - vazhdon Keci -
    Po am per gjiro majė mevdhedeci,
    Na eci tregėdhia, na eci,
    Shezim pėr mise pulla qymeci.

  2. #82
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    LUFTĖTARI KOMBĖTAR

    Pa emėr,
    Pa fe, me besė.
    I vjetėr,
    I ri, nė qėndresė.
    O ushtar!
    O krenar, mėmėdhetar.
    S'je i gjallė,
    S'je nė jetė, monument.
    Gunėzi,
    Syshkėndi, qeshu ti.
    Nė male,
    Nė fusha, pėr Shqipėri.
    Luftove,
    Fitove, u harrove?
    Jo, kurrė,
    Je burrė, hej ē'nur.
    Guri i rėndė nė vend tė vet
    Ku e gjet Odhiseja ku e gjet,
    Qė e vuri nėn tėnden kėmbė
    Kur ti u ndale rėndė rėndė.
    Ti luftove pėr kėtė dhe
    Vend nė zemėr tė bėmė ne,
    Tė gjithė nga pak u ashpėrsuam
    Tok me ty lirinė fituam.
    Je vetja jonė, ndaj rrofsh e qofsh,
    Nė trojet tona mbretėrofsh,
    Sa tė ketė Diell mbi tokė
    Vetėm trimat paē ti shokė.

  3. #83
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    AKTORĖVE

    Artistė tė fjalės,
    Tė quajtur thjesht: aktorė,
    Ju mbi tė gjithė jeni madhėshtorė.
    Nga vargjet e heshtura,
    Me tinguj plot jetė
    Si peshkatarėt prej perlave
    Nxirrni mrekullinė e vėrtetė.
    Nga buzėt tuaja buron melodia
    Qė e di veē poeti dhe zemra e tij.
    Ju dėgjoj me ėndje,
    Tej e hedh ēdo frikė,
    Sa mirė mė rrėmbeni
    Me shpirt, me plastikė.
    Pėr ju duart do ti bėja shollė,
    Deri nė kupė tė qiellit do thėrrisja
    Ashtu si ju,
    Me zė njerėzor,
    Me zė mbivetor,
    Me ju bashkuar nė kor
    Atdheut pėr ti kėnduar
    Strofėn e himnit madhėshtor:
    "Se zoti vetė e tha me gojė
    Se kombe shuhen pėrmbi dhe
    Por Shqipėria do tė rrojė
    Pėr tė, pėr tė luftojmė ne."

  4. #84
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Poezitė i ke shumė tė bukura D D .
    Tė falenderoj pėr kėnaqėsinė qė na sjell .
    Ēuditem me tė tjeret , qė " lajn e lyjn " shkrime idioteske e nuk shkruajnė ketu nė kėtė temė 2 fjalė inkurajuese e pėrgėzuese pėr kėtė poet(e) qe shkruan kaq thjeshte e bukur.. (perjashtoj ketu 3-4 persona)
    Where does a thought go when it's forgotten?

  5. #85
    alvi
    i/e ftuar
    Dravo DD.
    Kot me te pyt, DD jane inicale apo numri i sytjenave? (LOL)
    Shaka shoqerore, vertet poezi te bukura.
    Good luck!

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Alvi je dhe tironc e duhet me dit se DD do me than "Drup Diplomatik". lol..


    Te bukra poezite..

  7. #87
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    MIKUT TIM

    Eja miku im i mirė
    Bririt ti fryjmė,
    Malit tė ngjitemi,
    Nė shpellė tė hyjmė,
    Ujkut ti vidhemi.
    Ara tė shkundim,
    Thana tė mbledhim,
    Kėrpudha, luleshtrydhe
    Nė shportė tė hedhim.
    Tė bėjmė dru,
    Tė ecim ngarkuar,
    Ujė tė pijmė te gura e pashuar.
    E deles kėmbėthyer
    Tė lėnė azat,
    Ti rrjepim lėkurėn
    T'a shkojmė nė hell.
    Do zbresim natėn nė qytet
    Nga rruga qė tė ēonte nė kurbet,
    Me vete dėllinja do marrim
    Qė Ditėn e Verės nė mes tė sheshit
    Flakėn t'i vemė zjarrit
    Qė dimri i gjatė
    Morrot tė marrė.
    Pėr vajzat nazemadhe
    Qė s'presin mė nė dritare
    Nga njė tufė tė bardhė fare
    Lilium Albanikum...Kudo qė tė jenė
    Qofshin me tė gjyshet a me t'etrit.
    E kitara pėr ne tė kėndojė
    Fjalė tė dala nga zemra
    Tė thėna me gojė.
    Tė Dielėn atėhere, pagdhirė,
    Ngarkoju rėndė, miku im i mirė.

  8. #88
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Ēelėsi dhe kyēi

    Fjala, fjala ėshtė ēelėsi i artė
    Qė hap gjithė portat e dashurisė;
    Heshtja ėshtė kyē i vjetėr i ndryshkur,
    Qė ruan lėmsh sekretet e rinisė.

    Por kujdes ndonjė ditė tė bukur Prilli,
    Qė lėmshit tuaj mos i gjendet filli,
    Se ju hap fjala atė kyēin e vjetėr,
    Prej rinisė i mbeti ky zakon kopili.

  9. #89
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    PĖRSHĖNDETJE

    Ti je mė e madhe se unė,
    Mes nesh ishe e vetmja vajzė,
    Me djemtė rrije mė shumė,
    Tok me ne laheshe nė lumė.

    Pastaj qėndisje ulur nė gjunjė,
    Nganjėherė ngrije dhe sytė,
    Shikoje tek kridheshim pėr njė,
    S'na lejoje tė bėnim not zhyt.

    Si sot i mbaj mėnd fjalėt e tua:
    "Kapni njė flutur tė stolisur,
    Nė shami kam pėr t'a qėndisur."
    Dhe larja nė lumė u harrua.

    Tė sollėm shumė flutura,
    Por sytė e tu s'i pėlqenin,
    Sė fundi erdhi mė e bukura,
    Na the mos t'a rrėmbenim.

    Ylberė ngjyrash kishte nė tė,
    Ne shikonim tė urtė nė paqe,
    S'guxuam tė nxirrnim asnjė zė
    Kur atė qė e zuri puthe nė faqe.

    Nuk e di se ē'bėnė tė tjerėt,
    Pasi u larguam si tė mjerė;
    Unė u hakmora me lulėt
    Zhduka dhe gjėmbin qė s'shkulet.

    Eh, atė flutur tė kisha zėnė, sikur
    Qė ti tė mė puthje dikur,
    Tani kur kėmbehemi nė qytet
    Syri yt s'do pyesė: pse s'flet.

  10. #90
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    FRIKACAKUT

    Ē'shikon ashtu si begun
    i fshehur nė ferrė?
    Ke frikė se saēmat
    lepurushen do tė zenė?
    Krijesė frikacake
    trimėroju njė herė,
    Shiko si shoqja jote
    zagarin larg folesė do tė shpjerė.
    Kėrce, vrap he burrė,
    ēiftja le tė shtjerė,
    Askush s'tė qorton
    se vdiqe me nder.

Faqja 9 prej 50 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Natori i persiatjeve
    Nga Diabolis nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 19-09-2008, 13:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •