MREKULLIA E TETE ... mrekullisht e bukur...
Urime
MREKULLIA E TETE ... mrekullisht e bukur...
Urime
Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ēka mund tė jetė ajo e pendės
Njė flutur e bukur
flatradėrrmuar
pėrmbys mbi gur
fuqishteruar.
Po shuhet njė jetė
qetė, sa qetė,
para se tė mbarojė
do tė fluturojė.
Para skuadrės sė pushkatimit
Mbrapa njė muri vrimashpuar
Qėndroj siē i ka hije trimit
Me gjoks plumbin pėr tė duruar.
I shikoj nė sy pushkatarėt,
Vallė qelqe kanė nė ballė,
Sikur ju ka ikur tė parėt
Apo nė shtėpi tė kenė halle.
Unė ndjehem shumė i shpenguar,
I qetė rri, me ta dua tė flas,
Por oficeri pas takave ngurtėsuar
Fjalėn "gati" nė qiell pėrplas.
Zjarri u hap kudo mbi trupin tim
Ndaj bie pėrdhe, fuqia mė le,
Dy fjalė nxjerr me zor si kujtim:
"O njerėz, ju bėtė shumė zhzhzh...pėr...sgjė.
USHTARĖT E VJETĖR
Si gėzhojat e harruara mbas luftės,
Mbetur kudo nėpėr llogore,
Ushtarėt e vjetėr,
Fatlumur, shokvrarė.
Si gėzhojat ēakėrdisur mbas breshėrisė,
Rėnė mes shiut nė baltė,
Ushtarėt e vjetėr,
Fytyrprerė, zemėrēarė.
Si gėzhojat me ish emra predhash,
Nė vite njė emėr kanė marrė,
Ushtarėt e vjetėr,
Veteranė, luftėtarė.
Si gėzhojat me erė baruti tė tharė,
Pėrzhitur e djegur nė zjarr,
Ushtarėt e vjetėr,
Pėrkulur mbi varret e tė rinjve ushtarė.
The old soldiers
Like shells forgotten after the war,
Left everywhere through the trenches,
The old soldiers,
Fortunate, friends of killed.
Like shells disbanded after a volley of shots
Downfallen in the middle of rain into the mud,
The old soldiers,
Dark faced, heartbroken.
Like shells with ex name of bullets,
In the years one name is given,
The old soldiers,
Veterans, fighters.
Like shells with fragrance of dry powder,
Parched and burned into the fire,
The old soldiers,
Bending over the graves of the young
soldiers.
Dikur nė Rusinė e largėt,
Martohej njė Car qė me vite e quajtėn "I Madh",
Nė Shqipėri martohej njė bir fshatari,
Qė jetėn e kaloi mes kullotave me bar.
Nė dasma gati njėlloj pinė e u dehėn dasmorėt,
Nė Rusi me vodkė,
Nė Shqipėri me raki Skrapari;
Njėlloj shtynė dhe dhėndurėt,
Qė pranė nuseve tė shuanin zjarrin.
Hyri Shqiptari te nusja e bardhė,
E kapi me dorėn e fortė,
Hoqi tė tijin jelek e kėmishė,
Ja hoqi dhe nuses qė s'bėnte zė,
Hodhi opingat me xhufka tė kuqe
E flaku fustanellėn si tė mos bėnte mė.
Pastaj i uli nuses dhe rrobėn e fundit,
I zgjidhi dhe gjalmin e ēorapeve mbi gju...
U panė nė sytė e kthjellėt si deti me qiellin,
E mė nuk duruan,
U kapėrthyen, u shtrėnguan, u puthėn,
E nga gjaku i virgjėrisė njė shėnjė u dallua.
Po Cari ndėrkohė? Eh Cari.
Prej trupit tė nuses egėr e morri mėndafshin,
Se Caresha i tha se nderin i cėnonte,
Tė tijėn dorė preu me thikė
Dhe doli mes dasmorve,
Me shpirt tė vrarė, me nder "tė panjollosur".
Pastaj u vodh heshtur,
Mbi tavolinėn e njė mejhane,
Me njė tjetėr.
Fshatari mes gazit i la fustanellat,
Qė vallen hidhnin valė-valė,
U kthye pranė nuses i lumtur e tha:
"Ky i pari tė jetė djalė";
Se nė vite i rrojtėn njėmbėdhjetė.
Ndėrsa nė Rusi njihnin vetėm njė bir Cari,
Por Cari i Madh e dinte qė s'e kishte bėrė vetė.
Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ēka mund tė jetė ajo e pendės
U ndamė si dy qorrė
Se ashtu ishim vėrtet,
Ti mbaje syze,
Unė sshihja mė larg se hunda ime e pėrpjet.
Njė fjalė si thamė njėri-tjetrit,
Tė paktėn ti uronim suksese nė jetė,
Ti rrije e heshtur nė dritare,
Unė disa hapa mė larg flisja si profet.
Po sot pėr shokun tėnd kujtohesh ti?
Nuk e di...nuk e di...
Ti shoqja ime plot ėmbėlsi,
Portreti yt qė e priste njė fjalė tė mirė,
Njė fjalė tė vetme,
Mes dėrdėllitjeve tė njė profeti.
E plotė ishte Hėna,
Por s'mendova pėr ty,
Si pėr gjėra tė paqėna
Ti kam harruar dhe vetull dhe sy.
Se larg jemi gati njė ditė,
Kaq vite rresht qė s'tė kam parė
Dhe nuk besoj se mrekullitė
Do bashkojnė dy prej kohėsh ndarė.
Nuk ka mė histori rinore gravurash,
Se ndoshta, mbase, mundet,
Nė krahė tė madhėrishme fluturash,
Bukuria jote pėrkundet.
Kėto dy vargje nuk i kam pėr ndjesė,
E di qė mirė mė kupton,
Jo, pėr gjė tjetėr nuk ka shpresė,
Se jo ēdo gonxhe lulėzon.
Nė njė bryl jete u takuam tė dy
Unė lumė i vjetėr
Burim i kthjellėt ti.
Dredhat e jetės na ndanė pėrsėri,
Unė mbeta lumė ujėpakėt,
Kanal i turbullt ti,
Si rezistoi dot pėrplasjes
Durimi im i vonė,
E hershmja jotja marrėzi.
Kot thua "ku tė mbytem tani",
I dėgjon klithmat e detit,
Atje do mbytem unė,
Tė pres sa tė vish ti.
Eh mor shoke dhe ju poeta
ne Shqiperi te iken mendja,
nje karroce dhe dy benca
karambol atje te kthesa.
Del nje gango nga nje der
ja dhe tjetri me hunde te thyer,
me zvarritje e kolovitje
duken sikur po vijne prej lufte.
Berrtasin sa kane ne koke
ē`mu prisht benzi prej 20 miljon,
tip i fundit , sa ka dale
si ky tip nuk as ne Tirane
Fjin kush ta kete ne kete mes?
Patjeter kjo dreq kthese,
pa vija fare , as ne mes
apo kjo karroce plehere
Policia vjen nga mbas
jane te dehur, jane bere tap.
Fillojne e masin asfaltin veē me hap
ti shikosh, ecin zigzag
Me ne fund policia vendos,
fajin e ka kjo dreq karroce.
Me shpejtesi u bencave eshte afruar
ka dashur per ti parakaluar.
Krijoni Kontakt