Close
Faqja 6 prej 50 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 500
  1. #51
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    I IKURI

    Kėtu ka qėnė shtėpia!?
    Vallė kėtu u linda,
    U rrita,
    U ngrita dhe ika,
    Vėrtet prej kėtu!?

    Kėtu u betova si burrė!?
    Ketu ndėr kėta gurė,
    Nėn kuqeziun flamur,
    Himnin kėnduar,
    Besėn premtuar,
    Vėrtet ketu!?

    Kėtu u tret nėna ime!?
    Vallė kėtu me thėrime,
    Me ėndrra, vegime,
    Mjerime,
    Vėrtet kėtu!?

    Kėtu nga miqtė u ndava!?
    Vallė kėtu kurrizin ktheva,
    Dhe mbarė e prapė shava,
    Vėrtet prej kėtu!?

    Vėrtet a jam kėtu,
    A jam nė tokėn time?
    O Zot, pse erdha kėtu veē tė vdes
    Veē kėtu tė kem varrezė...?

  2. #52
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    ĒASTE DASHURIE

    Kur mė puthje kudo,
    E ēelnin trėndafila,
    Kopshti jot u bėra,
    Buzė petalegjėra.

    Duart kudo futje,
    Gonxhe tė kėputje,
    Mė fryje si erė,
    Flokėfllad, pranverė.

    Bisk i mrekulluar,
    Hiqi ato duar;
    Shumė tė kam pritur
    Vesė mes lulesh rritur.

    T'a jap njė trėndafil,
    Merri erė zė bilbil,
    Por ti papritur u ēorre,
    Njė britmė shpirti nxorre.

  3. #53
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    DUET

    Dy sytė e mij
    Dy copa akulli pa jetė,
    Pikė, pikė,
    Kulluan mbi rėrėn tėnde tė nxehtė.

    Dy sytė e tu
    Dy farėza tė vogla dashurie,
    Lehtė, lehtė,
    Lėshuan dy pemė lumturie.

  4. #54
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    PEISAZH

    Dy stola pranė detit
    Dhe njė pishė pėrbri,
    Tutje qiell i kthjellėt
    Deri nė arrati.

    Valėza mitare
    Tok me bregun lot,
    Belbėzim e saj
    Ėshtė dhe gaz dhe lot.

  5. #55
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    TEKAT

    Nuk dua qė veshėt t'i ze me dyllė,
    Dua nga kufjet tė vijė muzikė,
    Nuk dua fuēi ta kem shtėpinė,
    Dua nė kade tė mbaj verėn, nė qelqe rakinė.
    Nuk dua asgjė pėr mėshirė,
    Dua nė sofėr tė shtrohem me perėndinė,
    Nuk dua tė mė grabisė bukuria,
    Dua madhėshtore tė bėhet thjeshtėsia.
    Nuk dua tė hedh fjalė nė erė,
    Dua djallin ta degdis nė ferr,
    Nuk dua nė Tokė kafaz veē gjithėsisė tė ketė,
    Dua jashtėtokėsorėt ti takoj vetė.
    Nuk dua tė gėnjehem me premtime boshe,
    Dua ē'mė takon ta marr qoshe mė qoshe,
    Nuk dua trupin e veshur e shpirtin lakuriq,
    Dua mėndjen dritėēelur mbi tė liq.
    Nuk dua seriozitete artificiale,
    Dua qoftė dhe banal, realitetin,
    Nuk dua tė mė lini kėtė natė,
    Dua me kėto fjalė hapėsirėn tė mat.
    Nuk dua,
    Dua.

  6. #56
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    ĒMĖNDU TANI!

    Ēmėndu tani,
    Pėr tė folur pastaj,
    Kėshtu mund tė shfajsosh veten
    Dhe sjelljen time prej maskaraj.

    Ēmėndu tani,
    Puthmė dhe nė ėndėrr mė mbaj,
    Se nė kėrkofsha dhe nesėr tė njėjtėn
    Do tė jem njė vogėlush pafaj.

    Ēmėndu tani,
    Se unė shkallova dhe gjithė botėn pėrlaj;
    Kush pyet pėr tė kuqin e buzėve
    Mes mirėsisė paskaj.

    Ēmėndu tani,
    Edhe shok do mė kesh paskėtaj,
    Mė pas heshtur tė qeshim me botėn,
    Tė fshehtėn me varrin e ndaj.

  7. #57
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    E Bukura e Dheut

    Nė gurin e viteve kėmba ē'ju zu,
    E Bukura e Dheut ē'u rrėzua.
    Ē'ju vra fytyrė dhe gjunjė e bėrryl,
    Fustani i bardhė ē'ju pėrbaltua.
    Ē'gjak qė i rrjedh dhe plaga dhemb,
    Ē'ecėn kokėulur deri nė krua.
    Mėndafshin ējerr, fasho e kthen,
    Por trupi ē’ju lakuriqėsua.
    Oh, nė ē'gjėndje shumėkush e pa,
    Ndaj sytė lotėsh ē’ju turbulluan.
    “Ē'ja bėmė mirė”- thanė gjuhėt ziliqare,
    “Tė virgjėrėn e ēvirgjėruam”.

  8. #58
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    janė aty

    dhe bregu dhe dallga
    dhe korani dhe alga
    dhe rema dhe varka
    dhe guri dhe kalaja

    dhe Driloni dhe Drini
    dhe Shėn Naumi dhe Lini
    dhe rosaku dhe kallami
    dhe pulbardha dhe perėndimi

    dhe shiu dhe furtuna
    dhe Dielli dhe e Shtuna
    dhe lastari dhe rrėnja
    dhe Mali i Thatė dhe shqiponja

    dhe puthja dhe kthjelltėsia
    dhe mėrmėritja dhe vetmia
    dhe Struganja dhe freskia
    dhe vera dhe rakia

    dhe vargėzimi dhe Lasgushi
    dhe Iliria dhe Mitrushi
    dhe heshtja dhe zgjimi
    dhe e djeshmja dhe agimi

  9. #59
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    GRUA

    Mezi pres Dielli tė lindė mbi majė
    Dhe nuk do ketė forcė qė tė mė mbajė,
    Fluturim mbi kalė drejt nė kėshtjellė
    Tė ēliroj princeshėn prej tė errtės qelė.

    Sa rreze parė lan pancirin e malit,
    Me sokollimė qė del veē prej djalit,
    Me shpatė nė dorė turrem pėrmbi horra:
    “Mė prisni pra, se ju ka ardh ora.”

    Po djersij e po kulloj por jo prej hallit,
    Fort pėrkrenarja mė shtrėngon pėrreth ballit,
    Hekuri i parzmores po mė kall datėn,
    Por fort e mė fort nė ajėr vėrvis shpatėn.

    Vras mė tė majtė e pres mė tė dajthtė,
    Por fatkeqsisht sa tė shumtė janė djajtė,
    Si tė ishin kuēedra me shtatė gojė,
    Oh, copė u bė e mira mburojė.

    Pėr tek princesha nėpėr shkallė ngjitem,
    Por kudo nė trup nga armiq goditem,
    Gjej forca tė godas drynin nė derė,
    Por ah, ndonse e hap vallė a ka vlerė?

    Ndjenjat humbas e bie shtrirė pėrtokė,
    Veē ndiej dikė qė mė qėndron mbi kokė,
    Qė “do tė shėrohesh” zėmbėl mė pėshpėrit,
    “Hap sytė”- thotė, buzėn mė lag mė ēelevit.

    Mes mjegulla ylberesh arrij tė shoh,
    Gruan qė e dua, aq shumė mė do,
    Dorėn i liroj e ajo qesh e loton,
    E mes lotėsh njė termometėr mė tregon.

    Unė “princi i kaltėr” veēse nė kllapi,
    Atė qė ėndėrroja e kisha nė shtėpi,
    Jo unė por ajo mė shpėtoi mua,
    Princeshė e kaltėr mund tė jetė veē grua.

  10. #60
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    BRAKTISJE

    Njė ėndėrr veē tė tjerash
    Mė shfaqet ēdo agim.
    E bardhė, e brishtė, e afėrt,
    E qeshur trėndafil.
    E thjeshtė, e ngatėruar,
    E artė e praruar,
    Si dritėz nis ndriēon...
    Unė vrapin marr drejt saj
    Ajo nga yjet mė vėshtron.
    Me mund,
    Nga pas,
    E ndjek nė fluturim,
    Nė njė fluturim pamabarim.

    Mbeta mes ėndrrash i shastisur,
    Renda mes yjesh
    Si hamshor i hasdisur,
    Por mė kot,
    Dhe sytė m'u mbushėn me lot,
    Me lotė qė tė gjitha i gryen nė letėr,
    Shtojzavallė e pikėllim.

    Ato qė mė tha me sytė e saj tė trishtuar:
    "Unė ėndrra jote
    Jam realiteti i njė tjetri,
    O ėndėrrimtari djalė."
    E grisa letrėn nė heshtje,
    Mes hidhėrimit,
    Dhe ėndrra iku u tret mes agimit.

Faqja 6 prej 50 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Natori i persiatjeve
    Nga Diabolis nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 19-09-2008, 13:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •