Close
Faqja 5 prej 50 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 500
  1. #41
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    A ĖSHTĖ VALLĖ SHQIPONJ' I LIRĖ

    Dikur kur mua mė kanė dashur,
    Ndjehesha mirė, shumė mirė,
    I lumtur po, i kėnaqur,
    Krahapur fluturoja nė hapėsirė.

    Ē'rėndėsi ka sa mė kanė dashur,
    Unė ndjehesha i lirė, i lirė,
    Plot zemra kam pėrgjakur,
    Tek ngultas godisja pa mėshirė.

    Mjerane ato qė mė kanė dashur,
    E qė pėr mua s'patėn smirė,
    E ndoshta, ndoshta mes sorrash gjendur,
    Mė buzėqeshėn, "lamtumirė".

    Sikur t'a dini sa ju kam dashur,
    Por ah, dhe sa e kisha vėshtirė,
    Nė atė gardh rregullash hekur,
    Tė hyja vetė me dėshirė.

    Me vete flas, e dashur, e dashur,
    Majė shkrepit tė viteve i ngrirė,
    Dhe vetėm sytė s'mė janė plakur,
    Dhe vetėm zemrėn kam tė dlirė.

    Por kohė pas kohe, krejt padashur,
    Njė pyetje pamjen m'a ka nxirrė:
    Teksa madhėrisht sundon ndėr shekuj,
    A ėshtė vallė shqiponj' i lirė?

  2. #42
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    te lexoj ende une ty
    !!!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  3. #43
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Mė mungon

    Sa herė mė mungon e ku tė tė gjej s'di,
    Unė zgavėr bėhem, unė vdes nga brenda,
    Por jo e dashur, pėr kėtė nuk ke faj ti,
    As rrahjet e zemrės gjithnjė e mė tė rėnda.

    Mė do e tė dua deri nė marrėzi,
    Ti sheh nga unė, unė tek ty renda,
    Mė buzėqesh e dashur me ēiltėrsi,
    Por dije se deri nė tmerr u tremba.

    Drita e syve tė ty nė sytė e mi,
    Tė betohem mė ėshtė mė e shtrenjta,
    Gjithēka tek ty e dashur ėshtė mrekulli,
    Qė unė e kam pak orė, pastaj-ėndrra.

    E di, njė ditė do mė zhduket kjo mėrzi,
    Nuk tė harroj, nė vete do ndrydh plot ndjenja,
    Mė fal pėr gjithė ato vėshtirėsi,
    Por pa ty nė mėndje njė hap nuk bėja.

    "Tė dua shumė", mė thuaj me fshehtėsi,
    Pranė teje pranverė mė ēel zemra,
    Por ngatėruar ėshtė kjo botė me djallėzi,
    Qė kur bashkė mos jemi tė vdes nga brenda.

  4. #44
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    ERA

    Qė mė e bukur tė bėhet historia,
    Mė duhet tufan dhe erė,
    Qė retė tė rendin me tė katra,
    Prej sharrės sė thėllimit tė priten degėt e thata,
    E nė qiej asgjė mos fluturojė.
    Pastaj njė lis i vetmuar mbi kodrinė,
    Mė duhet i gjatė, i lartė,
    Me lastarė deri nė re,
    I pėrkulur si harku qė hedh shigjeta,
    Dhe veē shkulma bari,
    E gurė qė frikshėm rrokullisen nė humnerė.
    Tė tjerat i gjej tek fshati nė luginė,
    Gjej bukuroshen flokėverdhė me gėrsheta,
    Dhe plot ēapkėnė qė rrotull vijnė.
    Le tė ulemi kėmbėkryq tek vatra,
    Tė bėrė e kemi historinė.


    I


    Ja shikoni shaminė e bardhė nė erė,
    Shikoni ēapkėnėt si vrapojnė,
    E lotin e flokėverdhės qė i trimėron.
    Nė kėmbė tė forta keni, vrap pas meje nė kodrinė,
    Nė mos dhe nga fshati duket lisi,
    Degėshpupurisur, mbi kodėr tek harbon.
    Nė degėn mė tė lartė ngeli shamia,
    Por s’ka erė prej saj qė e lėshon,
    Nuk di ē’tė bėjė poshtė djemuria
    Por lart nuk hipėn se veē jetėn rrezikon.
    Por fshati ka dhe njė kėsulėkuq,
    Me hundė me quka dhe veshllapush,
    Qė dy gurė bashkė kurrė s’i le,
    E lisit i kacavirret pa thėnė asgjė.
    I thėrret nga poshtė djemuria,
    “Hej zbrit, u gris shamia”
    Por atij nė veshė njė “tak-tuk” i troket
    S’dihet, zemra apo lisi kėrcet.
    Poshtė nė fshat e lemerisur njė kėmbanė
    Po parasheh mė tė zezėn, hatanė,
    E nisen burrat tė gjithė me vrap,
    Me “ah mos e zėnēa”, "veē kur t’a kap”.
    Ndėrkaq trimoshi ka arritur nė majė,
    Ngadalė zgjat dorėn drejt shamisė,
    Por...aaahhh,
    Se drejtpeshimin humbi,
    Dhe nisi kuja e grarisė,
    Prifti tre herė kryqin shpejt bėri,
    “Shpėtoje, tė jap gjithēka”
    Ju lut perėndisė.

    Hej, mos kujtoni se ka rėnė,
    Se ėshtė i zgjuar jetimi pa nėnė;
    Me rripin e mesit kyēin e dorės lidhi,
    Pas sė fortės degė lisi.
    Shaminė e futi nė gjoks, pranė zemrės nėn kėmishė,
    Dhe veē atėhere qeshi dhe pa botėn trimėrisht,
    E si tė ishte mace e egėr,
    Trungut ju afrua sėrish.


    II

    S’di nė ju pėlqeu historia,
    E kėsulėkuqit qė shaminė mori majė lisit,
    Kur frynte tufan e erė.
    Tani flokėverdha ėshtė bėrė gjyshe,
    E kėsulėkuqi plak i thinjur e i mirė.
    Por jo gjithēka shkoi mbarė atėherė,
    Ndonėse kėmbanė gėzimi dėgjoi njerėzia,
    Vėrtet i binte prifti shpirtbardhė,
    Por dhe rėnkonte...,
    Kishte rėnė nga avllia.

  5. #45
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    E PRES

    E ndiej si nėna fėmijėn e saj, erdhi Pranvera!
    Malit plak, festja e bardhė e borės mbi sy i ra,
    E mullarėt mbetėn pėrdhe si mollė tė kafshuara;
    Me tinguj tė ėmbėl, ngjyra tė ēelura u mbush natyra.

    Si grahmat e fundit le tė ikė Pranvera,
    Se njėra qė shpirti ma di sa e doja pa shpresė mė la,
    Njėlloj si manushaqen e brishtė kur e mbyt vapa,
    Dhe ndonse shumė thonė "po", tė ketė vėrtet tė tjera?

    E di si akujt e shkrirė, pėrsėri do vijė Pranvera,
    Syri tė shohė atė qė s'guxoi e kurrė se pa:
    Lotin e hidhur qė tok me vesėn mbi zambak u tha,
    Kur pėrhumbshėm mallin, burbuqet ledhatonte era.

  6. #46
    Gjithmon gjej kenaqsi kur te lexoj. . .

    Pershendetje
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  7. #47
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    TYMI I QIRINJVE

    Ka qindra vjet qė nga njerėzimi dihet
    Se e rrumbullakėt je e dashur Tokė,
    Po tė them njeriu i lodhur si ndihet
    Kur belin le e lart ngre krenaren kokė.

    Rrafsh si tepsi i duket fusha e Korēės,
    Me dorė mbuluar nga njė sferė kristali,
    Yjet lule, Dielli flutur sipėr gėmushės,
    Hėna peri qė fshehur rritet mbas mali.

    Tjetėr gjė pse duhet tė ketė nė botė,
    Kur dhe tė dashurėn nė fshat ka djali?
    Por dhe kėshtu pak i duket e tija arrė,
    Dhe pragun puth e hipėn majė njė kali.

    E mėndjen mbledh, shtrėngon dhe yzengjitė,
    Dhe rend, rend drejt tė resė, rend drejt lirisė,
    Por ē'e pėrmend ky tymi qė bėjnė qirinjtė,
    Qė rrotull botės i vjen prej Shqipėrisė.

  8. #48
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    STACIONI I FUNDIT

    Ashtu siē ndodh rėndom me njerzit e thjeshtė,
    Me ēanta ngarkuar mes mjegullės nė terr,
    Mbas shiut rrėke, i lagur deri nė palcė,
    Nxitoj qė trenin tė arrij menjėherė.

    Mos pyesni kėtu, kėshtu pse gjendem,
    As mos mė thoni: "Pse dreqin po nxiton?"
    Pėr tė gjitha kėto do t'ju jap pėrgjigjen,
    Hipur nė trenin qė drejt perėndimit shkon.

    Frikshėm sirenat kumbojnė nė errėsirė,
    Shpejt tė pres biletėn, pastaj shpejt nė peron,
    Gati si shoh pėrreth kalimtarėt e tjerė,
    Peshat pėrtokė pėrplas, biletėn tė kėrkoj...

    Jo, nuk vij nga Lindja, por andej nuk shkoj;
    Ē'tju bėj binarė pengesė fundshinash,
    Ē'tė tė bėj o dritė e mekur me neon,
    Qė njė "STOP" fosfori kah perėndimi ndriēon.

    Mė ler, pse lodhesh punonjės hekurudhe,
    Se dhe gėrvishtja e fenerit mė shqetėson,
    Unė lek kam sa pėr mė tė lirat cigare,
    Ti thua drejt perėndimit ka avion.

    Fatzinj ju njerėzit e stacionit tė fundit,
    Tė trenit pa shina qė tutje s'ka si shkon,
    Ti lypėsi qė dorėn i zgjat tė huajit,
    Dhe ti hajduti qė ēantėn time po rrėmon.

    Shtrirė padashur nė stolat e rreshtuar,
    Me njerėz tė thjeshtė si nė han kurbeti,
    Menduar me krahė mbas koke kryqėzuar,
    Njė pyetje pėrplas nė tavanin blozėzi.

    Dhe sa kohė do mė duhet o Diell,
    Tė arrij atje ku mė duket se perėndon ti,
    Se sido rreth shinash tė vėrtitet bota,
    Pėr mua zemra ėshtė Nėna Shqipėri.

  9. #49
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    1993-2003

    ROTTERDAM

    O anije qė ēan tallazin nė det
    Drejt limanit tėnd tė vogėl, tė qetė,
    Unė krahėt hapur veē pėr ty i kam,
    Besomė, jam i madhi Rotterdam.

    Pa busull e yje po mbete nė natė
    Dhe dritat e mija si gjen dot vetė,
    Unė oqeanet pėr t'i pirė kam,
    Besomė, jam i madhi Rotterdam.

    Hapėsirave shko pastaj me tė shpejtė,
    Vetė Zefiri do tė fryjė lehtė,
    Pėrjetė pėr gryke pėr t'a mbajtur kam,
    Besomė, jam i madhi Rotterdam.

    E kur velat mos i ngresh mė njė ditė,
    Se pranė tyre tė duan perėnditė,
    Unė gjoksin parajsė e ferr e kam,
    Besomė, jam i madhi Rotterdam.


    Durrės

    O anija ime qė ēan tallazin nė det
    Drejt limanit tėnd tė vogėl, tė qetė,
    Pėrherė krahėhapur unė tė pres,
    Besomė, jam madhėshtori Durrės.

    Pa busull e yje po mbete nė natė
    Dhe dritat e mija si gjen dot vetė,
    Oqeanet pėr ti pirė kam nė shterim,
    Besomė, jam madhėshtori Dyrrahium.

    Hapėsirave shko ngado me tė shpejtė,
    Vetė Zefiri pėr ty do fryjė lehtė,
    Pėrjetė pėr gryke do ta mbaj pa cak,
    Besomė, jam madhėshtori Durrah.

    E kur velat mos i ngresh mė njė ditė,
    Se pranė tyre tė duan perėnditė,
    Unė gjoksin parajsė e ferr e kam,
    Besomė, jam madhėshtori Epidam.

  10. #50
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Copė e trungut

    Copė e trungut! I pėrdalė,
    Pse i ze degėt ndėr shalė?
    Ti pres duart me sėpatė,
    Ti bėj dru o cung i thatė.

    Qeshin e harlisen degėt,
    Mes blerimit flladisin thekėt,
    Shastisėn trungun e zgavruar,
    Mbi tė kanė lulėzuar.

    Po ē'bėni o mori degė,
    Veshur me gjethe e fletė,
    Fare e keni shkalluar,
    Bukurinė duke zbuluar.

    Ju deh shpirti me aromė,
    Lulet nė sy i lodrojnė.
    Copė e trungut nė pranverė,
    A s'mė falėn kėtė herė.

Faqja 5 prej 50 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Natori i persiatjeve
    Nga Diabolis nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 19-09-2008, 13:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •