Close
Faqja 50 prej 50 FillimFillim ... 40484950
Duke shfaqur rezultatin 491 deri 500 prej 500
  1. #491
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Viktima

    Ato sy bojė gri qė mė zunė nė rrjetė,
    Bubureci unė, viktimė e shkretė,
    Nėn kėmbėt tėnde jam njė pre
    As qė shikoj mbi ato ē’ke.

    S’kam nga shkoj veē pėrpėlitem,
    Kur dhėmbėt e tua mė aviten
    Se kėmbė e duar mė ke pranguar,
    Dhe... ah! nė qafė mė ke kafshuar
    wrong verb

  2. #492
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Pėrse

    Pėrse tė them shpirt dhe zemėr,
    Kur shpirti im rrugėt ka marrė,
    Kur zemra ime plagėsh ėshtė ēarė?
    Pėrse tė them drita e syve tė mi,

    Nė jam i verbėr ku gjendesh ti?
    Pėrse tė them tė dua shumė,
    A s’tė do Zoti mė shumė se unė?
    Pėrse tė vė ėmbėl nė gjumė,

    Nė jetė tė kam, nė ėndrra je vetė,
    Kush ėshtė gėnjeshtėr kush realitet?
    Pėrse tė puth me afsh e zjarr,
    Ndez flakė qė shuhet veē me tė qarė?

    Pėrse tė blatoj ty me premtime,
    Pėrse zhbiroj gjithė kėto mendime?
    Vallė nuk e di se kot rrah dhenė
    E kurrė nuk do ta gjej pėrsenė!?
    wrong verb

  3. #493
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    "Vallė nuk e di se kot rrah dhenė
    E kurrė nuk do ta gjej pėrsenė!?"

    Summertime, and the livin' is easy...

  4. #494
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Sipas meje "Pėrse" ėshtė e 367-a, gjė pa shumė rėndėsi pasi njė pjesė tė tyre do ta prishja pa m'u dridhur dora e njė pjesė tjetėr ėshtė e pambaruar.
    Gjithsesi, nėse nga 100gr qumėsht bėjmė 4gr gjalpė, krahasimisht, nėse nga 367 postimet e mia vlerėsoni 3.67 prej tyre ju jam mirėnjohės.
    Faleminderit qė mė dhuruat kohėn tuaj tė ēmuar duke klikuar, lexuar, postuar, kritikuar, lavduar, yjėzuar, ēyjėzuar, nė kėmbim jo tė barsvlefshėm tė fjalės sime tė lirė (me tė dy kuptimet).
    Falmėni kusuret.
    Pėr mua tema ėshtė e mbyllur e nė mundsha do postoj dhe njė (tė vetme) vjershė pėrcjellėse.

    Ju uroj tė gjithėve: Ditė tė Bardha,

    Diabolis Dassaretis
    wrong verb

  5. #495
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    Dd-

    There is no end to perfection!!!!

    Nuk kam nder mend te te pyes "Perse" nuk do te postosh me ketu; pasi askush nuk ja ka gjetur fundin "perse-ve." Ajo qe jam e bindur eshte se, ne rradhe te pare, njeriu shkruan per veten, pastaj per te tjeret. (ketu edhe mund te mos bini dakort por s'ka gje)

    edhe te faleminderit TY

    Dite te bardha gjithashtu,
    Summertime, and the livin' is easy...

  6. #496
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Tė Falem Nderit pėr poezitė e bukura qė na solle kėtu, dhe tė uroj e shpresoj akoma sa mė tė mira. Po tė lė kėtė thėnie:

    "Nė ēdo fund ka njė fillim tė ri."

    Duke tė uruar qė tė jetosh ditė nė jetė, e duke i shėnuar to si njė fillim (cikėl) edhe mė tė bukur!...

    Qofsh sa mė mirė nė ditėt e jetės tėnde.

    Sinqerisht,
    Drini.

  7. #497
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Me besimin se megjithe mbylljen e ketij cikli ne forum, do ta vazhdosh krijimtarine lirike, ne rolin e lexueses te falenderoj e te uroj frymezim driteplote edhe ne vazhdim.

    Si i thone (apo po e bej me ze une e para kete urim?!):

    Me nje muze te magjishme D D!

  8. #498
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Sipas pershkrimit tend ai Bardhi e ka shpine nga Vehbi Skenderi..
    Ku te gjejme ca poezi te Poetit e ti lexojme qetesisht ketu..?

    DaDush.. ke shkruar gjera te bukura..

    Po ate taks-marresin e edvinit pse e ke bere Omer?

    Sikur nuk shkon kur dime se ka nje Omer te Madh sikurse Khajami..
    Ta kishe bere Sotiraq ose Qani .. me mire..lol.

    Vazhdo shkruaj a derbardhe e leri shifrat se nuk kan rendesi..

    A po je supersticioz..

    Suksese !

  9. #499
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    pėrcjellja:

    vargje pėr shitje

    I
    Poeti ka dalė nė trotuar
    Dhe pret tė ndalet ndonjė kalimtar,
    Nė vendin ku libri shitet sa peshon
    Letėr me kile dhe kile me karton.

    Vargje, vargje pėr shitje...
    Nė dimrin e shpirtit dremitje.
    Shikimi yt nė zemėr mė therr,
    Mos mė shiko ashtu Homer.

    II
    Viu, viu, viu, ja bef policia,
    Poeti s’ka Lejė Ambulanti nga bashkia!?
    Mbledh vargjet e si hajn ja therr vrapit
    Ti shesė mbi sustat ke tregu i gabit.

    Hajde vargje, vargje ... tė vjetra...
    ‘Qind lek poema, ‘qind lek tre vjersha.
    “Bjer taksėn e tregut ktu mer’,”
    Dhe qindshen grap pėrgjegjsi Omer.

    III
    Dhe vargjet si njerzit njė ditė vdesin
    Ndaj poeti pėr gryke lidh thesin,
    Pėr njė kupė verė kthen nė mejhane,
    Njė krodhė buke e buzėt e njė zane.

    M'i mbush plot e plot i vogli saki,
    Me njėqind e njė do tė ngre dolli.
    Kėtė..., pėr varret qė u mbaruan nė Sharrė,
    Tė kam gjetur! Me fund! Bardi Omar.
    wrong verb

  10. #500
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Kjo me poshte per te pershendetur poetin e ulur ne trotuar dhe ate qe ka ndermend seriozisht qe te na percjelle. Mezi e gjeta faqen ku ishte "Rilindja".... poezia mund te jete me se miri pjese e nje rrefimi ne proze. Pajk (kur shkruan Brari ndonjehere)


    (nga "Rilindja" e Dites)

    Krijuesi dhe Nxėnėsi


    Mendjekrisur ngrihet krijuesi nga varri i tė vėrtetės
    e nis arien nė varrezėn e operave tragjike tė kohės
    pėr t’i zgjuar zėrat nė korin e zbuar prej lėndės sė jetės.
    Lėkundet dheu nga tėrbimi i tė vėrtetės mendjekrisur.

    Mendjegrisur pėrulet krijuesi para mallit tė shpirtit;
    Hiri i zemrės nė flakė sitet mbi vetullat e dashurisė,
    mirazhit qė nė pambarim endet syve babaxhanė tė jetės.
    Gdhendet fytyra me tiparet e dashurisė mendjegrisur.

    Mendjeligur grihet krijuesi nėn tehun e plakur;
    Tė copėzuar e pjekin nė hellin e vullnetit tė pushtetit
    pėr tė ndalur gjakun nė arteriet e kėngės sė jetės.
    Madhėshtohet natyra me vuajtjet nėn floknajėn mendjeligur.

    Mendjendritur zgjohet nxėnėsi para portės sė artit tė “vėrtetė”;
    Sheh afrimin e krijuesit tė dėrrmuar nė rrugėtimin pėrvėlues
    e i lumtur pėr mosvdekjen e shpirtit tė dhunuar i thėrret:
    “Mos e shkelni pragun zoti mėsues! Pėrtej tij pėr vdekje ju urrejnė.”

Faqja 50 prej 50 FillimFillim ... 40484950

Tema tė Ngjashme

  1. Natori i persiatjeve
    Nga Diabolis nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 19-09-2008, 13:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •