Dikur kur mua mė kanė dashur,
Ndjehesha mirė, shumė mirė,
I lumtur po, i kėnaqur,
Krahapur fluturoja nė hapėsirė.
Ē'rėndėsi ka sa mė kanė dashur,
Unė ndjehesha i lirė, i lirė,
Plot zemra kam pėrgjakur,
Tek ngultas godisja pa mėshirė.
Mjerane ato qė mė kanė dashur,
E qė pėr mua s'patėn smirė,
E ndoshta, ndoshta mes sorrash gjendur,
Mė buzėqeshėn, "lamtumirė".
Sikur t'a dini sa ju kam dashur,
Por ah, dhe sa e kisha vėshtirė,
Nė atė gardh rregullash hekur,
Tė hyja vetė me dėshirė.
Me vete flas, e dashur, e dashur,
Majė shkrepit tė viteve i ngrirė,
Dhe vetėm sytė s'mė janė plakur,
Dhe vetėm zemrėn kam tė dlirė.
Por kohė pas kohe, krejt padashur,
Njė pyetje pamjen m'a ka nxirrė:
Teksa madhėrisht sundon ndėr shekuj,
A ėshtė vallė shqiponj' i lirė?
Krijoni Kontakt