Close
Faqja 46 prej 50 FillimFillim ... 364445464748 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 451 deri 460 prej 500
  1. #451
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    nė orėn gjashtė nė park

    kutėrbojnė 5ticidet
    9 7ores sė 7anikėve tė 3dhur
    ndaj 3mėrohen vėr8 8t 5imiste
    1sojnė 2zimin me 2shimin
    dhe pyesin 8arėt e 3mbur “pse 10?
    kėtė 4n s’ka 4ma ta mbulojė"
    nė kor pėrgjigjen 8arėt:
    "boll na bėtė numra, kishim nevojė!"

  2. #452
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    14-11-2003
    Vendndodhja
    mendt e mija fluturojne mbi dajT
    Postime
    46
    kete 4n s'ka 4ure ta duroje

    c'eshte Esenini para teje? nje hic

  3. #453
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Fillikat

    Endem rrugėve tė tua bota ime
    Duke ndjekur njė fjollė tė bardhė drite
    Qė vjen mes stinėsh,
    Shkrij akujt e dimrit, shfryj gjethet e vjeshtės
    Dhe hyj nė hapėsirėn midis.
    Jam vetėm unė aty,
    Fillikat,
    Dhe fjolla e bardhė qė hijen mė mat,
    Shkėrmoqur mbi gjethe tė thara
    Shformuar nė ujra tė akullta.
    Zgjat dorėn drejt burimit tė dritės
    Dhe nė pėllėmbė kam vetminė time,
    Qė digjet pa zjarr,
    Qė ndrit pa flakė,
    Qė lėshon atė fjollė tė paktė.
    Zgjat buzėt drejt pėllėmbės sė hapur
    Dhe fryj lehtas e gjatė,
    Fuuuuuuu,
    Tu preftė shpirti nė paqė vetmia ime.

    Nė terr dhe nė natė
    Pa fjollėn e dritės sė bardhė pėr tė ndjekur
    Fitil qė tymon i shkrumbosur,
    Fillikat,
    Ende,
    Endem rrugėve tė tua bota ime,
    Fitil kandili tė djegur,
    Dhe nėpėr tym flas:
    Drita kap qiejt, bloza ngel pas.

  4. #454
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Ndodhi me ty e mira kurvė nazike
    Si me pishtarin e Lojrave Olipmike,
    Dorė mė dorė kalove moj mike
    Shkėlqeve me ditė pastaj u fike.

    Mbas flakės tėnde kudo qė tė vejė
    Nga pas vrapojmė me lejė pa lejė
    Dhe nuk ka Komitet qė tė na rrėfejė
    Se kjo qė bėjmė nuk ėshtė Fair Play.

  5. #455
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    E pse kaq pak mundesi une kam !?
    nje vote forumi te dhuroj
    Po a ka me turp , a ka me nam !?
    kete Gjeni , kaq varfer ta vleresoj ..

    D D , rralle perqendrohem pas poezive , por keto tuajat , me rrembyen te terin dhe , kur mbarova se lexuari ..... nje pasuri nje shpirt me ishte shtuar . Te lumte mendja e dora , or plak !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DeuS : 01-01-2004 mė 23:05

  6. #456
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    14-11-2003
    Vendndodhja
    mendt e mija fluturojne mbi dajT
    Postime
    46
    D D, e paske nisur mbare poetikisht Vitin e Ri, Gezohem! Po pse pa titull (mos valle eshte i monopolizuar)?

  7. #457
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Mė ka pėlqyer qė mė parė tė shkruaj e pastaj tė mendoj pėr njė titull, jo ndonjė rregull strikt kur edhe nė kėtė faqe kisha titullin Fillikat nė kokė e bėra vargjet. Harpėn e pagėzoi Kulla, atė historinė erėkeqe pamundėsia qė gjashtėn ta futja nė vargje, e duke qėnė se ky ėshtė njė forum e jo njė botim gjithēka ėshtė e hapur.
    Faleminderit qė shfletoni nėpėr kėto vargje, e gjeni ndonjė gjė me vlerė.

  8. #458
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Kur kasapi me vare nė kokė i ra njė derri
    Ky sytė thellė i nguli e unė pyesja “Ē’ka?
    Po lutet pėr jetėn kėtė ditė me ngricė dhjetori
    Apo shan qė goditja e parė nė vend nuk e la."

    Kur lėkurėn rripnim nga shihte deri pashė larg
    Si kapuē gjumi mali Ivan, si xhufkė Hėna mbi kapė,
    Pėrskuqur mali, praruar Hėna prej perėndimit lart
    Derri shikonte mrekullinė, unė ndihja njė kasap.

  9. #459
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Vetėm tė tė mbaj nė gji,
    Mbi supin tėnd kokėn tė var,
    Si mjegulla me ledhati
    Nėn krahė kur qarkon njė mal.

    Vetėm tė tė qaj pėrmbi
    Ndėr flokėt e derdhur tė bulėzoj,
    Si vesa nga njė lule mali
    Heshtur ujė rrjedh tek kroi.

    Vetėm tė tė pėshpėrit
    Nė rrėzė tė veshit “tė dashuroj!”
    Por jehona mė kthehet nė shpirt,
    “Ishte njė lojė, ooj, oooj”.

    Atėhere kokėn var mbi gjoks
    Kujtimin e flokėve vajtoj,
    Era e harimit ma ngjesh me boks,
    Kush ishe ti po e harroj.

  10. #460
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Tufėzimin mbi leksionet

    E ruaj si sytė e ballit se e kam kujtim,
    Nga koha kur jeta mua m’u bė mėsim
    Njė fletore tė trashė me katrore a kuti
    Ku shkruaja mbrapsh kur isha student i ri.

    tufėzimin mbi leksionet mbaja tė Duhet
    planifikimin; bėja ti shkencor Revolucionit
    drejta, tė katėrcipėrisht - kėto si plot E
    rreshta. nė mbrapsh kėshtu shkruaje i Kur

Faqja 46 prej 50 FillimFillim ... 364445464748 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Natori i persiatjeve
    Nga Diabolis nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 19-09-2008, 13:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •