Close
Faqja 44 prej 50 FillimFillim ... 344243444546 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 431 deri 440 prej 500
  1. #431
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    ka dite kur ne jemi aq plot
    sa prej cdo pori na buron gezimi rrezedrite,
    aq te mbushur dhe aq plot
    sa me plotesine tone
    mbushim plogetine e tyre;
    por keshtu nuk jemi cdo dite.
    ka dite kur ne jemi aq bosh
    sa dhe terri i nates qorrollepset ne shpirt
    aq kot dhe aq bosh
    sa me boshllekun tone
    kotesojme bollekun e tyre;
    por keshtu nuk jemi cdo dite.
    ka dite kur ne jemi njerez,
    dhe dite kur ne shtiremi si te tille.

  2. #432
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Mos e pyesni shpatarin nė ditėn e lodhshme
    nė natėn pa gjumė
    pėr betejėn e humbur
    pėr plagėt e marra,
    Mos e pyesni shpatarin si i duron dhimbjet
    si i fsheh lotėt
    kur ėshtė rrėzuar
    kur ka gabuar,
    Nuk keni pėr tė marrė mė shumė
    Se pyetjet tuaja lumė.
    Shastisur mos shihni nėn pemė
    gjumin e tij shqerė
    ēmim pėr ē’ka fituar
    melhem pėr ta shėruar.
    A nuk shquani nėn buzėt e tij gėzimin mbas dhimbjes
    qeshjen mbas lotėve
    ngritjen mbas rrėzimit
    faljen e gabimit.

    Shpatari bėn njėmijė e njė trimėrira
    Tė gjitha nga guximi dhe dėshira,
    Para shpatės sė varur mos rrini e sodisni
    Atė e rrėmbeni e si shpatarė vdisni.

  3. #433
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Pėrpara tyre shtrihet fusha
    Liumi* i qetė nė det shkon
    Tek djali mbėshtetet vasha
    Baba Tomori krahėt ju ngron.

    Prehu e dashur nė gjoksin tim
    Nėn kėtė bli, mbi kėtė tėrfil
    Rruga mė pret, edhe do tė ik
    Prehu e dashur, prehu dhe fli.

    Kur ēdo sekondė duket njė jetė
    S’bėzėn e ėmbla strukur nė gji,
    Nė rrėnjėn e blirit as qesh as flet,
    As tė thotė tė dua nuk ka fuqi.

    Mbas fushės tutje njė det i tėrė
    Qė do tė tresė dhe njė dashuri
    Si shkėmbin qė e kthen nė rėrė;
    Prehu e dashur, prehu dhe fli.

    *Liumi = Osumi kėshtu i kanė thėnė para njėmijė vjetėsh.

  4. #434
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Postuar mė parė nga D D
    Dreri

    Kur dreri ngre kokėn
    Tė tijėn ul pylli,
    Nė ēdo cep kurorėn
    Ja ndrit rreze ylli.

    Ku dreri ve thundrėn
    Mbin veē trėndelinė
    Por po ndali kėmbėn
    Gjethet s’pipėtijnė.

    Ku dreri merr vrapin
    Pemėt gjejnė blerim
    Ah, po ku derdh lotin
    Dhe guri nxjerr burim.

    Dreri dhe gjuetari
    Po shihen sy mė sy
    Njė ėshtė i vrari
    Nga ata tė dy.
    Te gjitha te bukura!
    Edi

  5. #435
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Vals

    Lart pėrmbi qiell o hėnė e bukur,
    Pėrse je mpakur pėrse je tretur,
    Moj e pagjumė me sy tė vrarė
    Mos ke marrė vesh se jemi ndarė?

    A mos e di ē’bėn ajo mė thuaj
    Mos sytė e saj mos buzėt e saj
    Kanė harruar dashurinė e parė
    Kur unė vajtoj si njė i marrė?

    Thellė e ndjej fajin ndaj edhe qaj
    Zemrėn time s’munda dot ta mbaj
    Njė thikė i ngula dashurisė tonė
    Ndėr kėmbė e shkela si njė kufomė.

    Mos ajo tani zverdhur si ti
    Nga pabesia ėshtė bėrė mehit?
    A mos deri natėn vonė lodron
    Me dikė tjetėr, dhe mė harron?

    Por hėna s’flet, u tret u tret,
    Nė shpirtin tim veē nata mbet’
    Dhe unė pėr tė i pėrmalluar,
    Agu nuk lind mbi zemrėn e perėnduar.

  6. #436
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Po ruaj durimin si ujin e pakėt,
    I ngjakam gamiles kur ecėn nė vapė,
    Djegur nga dielli i bukurisė sate
    Zhuritur nė shkretėtirėn e shpėrfilljes.

    Paguren e durimit do ta ruaj
    Deri sa tė shoh oazet e syve tuaj,
    Por dhe nė kurrė mos e gjetsha atė shteg
    Betuar jam, asnjė pikė uji nuk prek.

    Dėnuar prej vetes do tė mbetem
    Skelet a koska ashtu tė tretem,
    Paēka se mirazhndjekėsit kėtej pari,
    “Ka patur ujė” do thonė “i marri.”

  7. #437
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Kala nė rėrė
    Mbi kullat e tua shpalosin tė tėrė
    Flamujt e tyre tė lavdisė,
    Ca tė shoqatės ca tė partisė.
    Kala nė rėrė
    Prishur pa u bėrė
    Deti themelet ti pėrpin
    Era bedenat tė pėrfshin.
    Si rėra nė gishta
    Tkurur njė grusht
    Tretur vegim
    Atdheu im.

  8. #438
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-11-2002
    Vendndodhja
    athine,greqi.
    Postime
    5
    per dashni qa tju tham,se per te veq po mendoj,lot ne sy un ma nuk kam,e ket jet kot po jetoj.
    feja e shyptarit asht shyptaria.

  9. #439
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Ishte njehere qielli me re,
    "Ti i nxirre gjithmone je",
    Tha me dhembe te vene xha lisi,
    Kur rreze veshit rrufeja i krisi.

    Mori toka aq shume ndricim
    Sa xha lisi beri dhe korektim.
    Kur neper driza nje bubullime,
    "Rrufe u nxitove, bere gabim."

    E nisi bu bu bu me ushkur ne dore
    Nje analize nente pashe katrore,
    Por e qesh bota e shpotit xha lisi,
    "Citjane rene, hem vone hem derdellis."

  10. #440
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Postuar mė parė nga D D
    Po ruaj durimin si ujin e pakėt,
    I ngjakam gamiles kur ecėn nė vapė,
    Djegur nga dielli i bukurisė sate
    Zhuritur nė shkretėtirėn e shpėrfilljes.

    Paguren e durimit do ta ruaj
    Deri sa tė shoh oazet e syve tuaj,
    Por dhe nė kurrė mos e gjetsha atė shteg
    Betuar jam, asnjė pikė uji nuk prek.

    Dėnuar prej vetes do tė mbetem
    Skelet a koska ashtu tė tretem,
    Paēka se mirazhndjekėsit kėtej pari,
    “Ka patur ujė” do thonė “i marri.”

    E ke te mrekullueshem vargun, perderisa te krijon kete lloj kenaqesie.
    Where does a thought go when it's forgotten?

Faqja 44 prej 50 FillimFillim ... 344243444546 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Natori i persiatjeve
    Nga Diabolis nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 19-09-2008, 13:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •