Close
Faqja 41 prej 50 FillimFillim ... 313940414243 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 401 deri 410 prej 500
  1. #401
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Fasulja

    Prej tokės mbiu njė fasule,
    La rrėnjėt, qiellit ju sul,
    Lart i bleruan gjethet
    I lulėzuan lulet,
    Dhe atė e tėrhoqi
    Magjia e njė kollomoqi.

    Kishte qėnė pranverė,
    Kur lidhi kokrra ishte verė.
    Pastaj u vyshk, u tha
    Kishte ardhur vjeshta,
    Kohė kur e vetmja lule
    Ėshtė toka tule.

    Tė tjerat pastaj janė bla bla bla,
    Fasules i bien dhėmbėt si kokrra,
    Qė ja mbledhin fshatarkat nė shoshė,
    (Kėtyre ne ju themi groshė)
    Tė ziera nė kusi dhe tenxhere
    Mish pėr fukaranė deri nė pranverė.

  2. #402
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Qukse

    Mbi hunēkėn tėnde u ul njė flutur
    Dhe shkundi lehtas krahėt e bukur
    Ti ishe, ja, kaq e vogėl, pambukse
    Kur magjishėm u ktheve nė qukse.

    Pastaj flutura u ngrit pėr tė ikur
    Duke i lėnė pa ti stėrpikur
    Buzkat e tua qė ishin puthitur,
    Dhe syēkat nėn kapakė fikur.

    Tė mbinė ne faqka mijra lule
    Bukuri e rallė kokėn kur e ule,
    Kur nga syēkat e kaltėr rrodhi shpresė,
    E buzkat gonxhe u lagėn me vesė .

    Oh, shpirtka ime e dashur, bijė,
    Njė ditė njė princ do tė mbrijė,
    Qė do ti flakė thesare e llukse,
    Pėr mrekullinė qė fal njė qukse.

  3. #403
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Njė ag

    Njė ag, ti do tė mė kesh nė prag
    Nxito dhe derėn shpejt ma hap,
    Se ndryshe kthehem nė trumcak,
    Dhe nga dritarja tė bėj tak, tak.

    Se ndodh si nė pėrrallat e vjetra,
    Trumcaku tė bjerė nė kthetra
    Nė qiell pėrlarė nga njė skifter,
    Por mos kujto se frynte erė.

    Lehtė preke puplėn mbi parvaz
    Qė tė shpėtoj nga ai maraz,
    Sėrish nė derė tė tė trokas
    Dhe emrin tėnd tė ta thėrras.

    Njė ag, ti do tė mė kesh nė prag
    Pushtomė e dashur, mos u shtang
    Mbase atėhere do jem aq plak
    Sa torollak, por zemėr flakė .

    Kur dita e re tė zhdukė ēdo yll
    Kur gjumi sytė do tė ti mbyll,
    Dy fjalė do tė ti them nė vesh
    Dhe buza jote shpirt do qeshė.

  4. #404
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Mbi kullat e Manhatenit
    Si mbi kristalet e shndritshme nė vitrinė,
    Njė leckė me ngjyra perėndimi
    Lėshon pluhur nate.
    Poshtė qentė besnikė mė nuk lehin
    Trotuareve pėrpiqen tė mbulojnė ē’kanė bėrė,
    Por vetėm sa limojnė thonjtė nė beton.
    Dhe,
    Ngazėllim kur tė zotėt e tyre
    Jashtėqitjet ju mbledhin
    Nė qese dyqanesh ku qartė lexohet
    I love New York.
    Diku nė krah ndėr ujra prozaike
    Ura e Bruklinit pluskon

  5. #405
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Nje pallua
    u fry, u fry, u zmadhua
    dhe pyeti bilbilin "C'thua?"

    "C'bukuri per vashe,"
    tha bilbili "pashe,
    por ti me fal mua tja them ku e lashe.

  6. #406
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    teke

    Pak mish nė prush
    Raki nga rush
    Dhe seks nė dush
    Jetėn ta mbush.

    Veē ne tė dy
    Heshtur aty
    Do shkas nė ty
    Si lot nė sy.

    Mbi ty peri
    Ndezur qiri
    Do fryj veri
    Dhe dashuri.

    Gjer nė mėngjez
    Agu kur ndez
    Pastaj do vdes
    Si pikė vesė.

  7. #407
    °»¤«°mģ§§ÆŠee°»¤«° Maska e ^BabY__GirL^
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    babys heart :)
    Postime
    325
    me vertete shume te bukura vargjet te lumshi duart!
    The Heart Has Reasons That Reason Cannot Know

  8. #408
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Kurrė

    Kurrė mos e pyet tėt atė
    Armiqve ē’ju bėri, armiqtė ē’i bėnė.
    Kurrė mos e pyet tėt emė
    Me tė a me kė tė ka zėnė.
    Kurrė mos e pyet vėllanė
    Nė ėshtė burrė apo i shtėnė.
    Kurrė mos e pyet motrėn
    Nė ka sekrete pa thėnė.
    Kurrė mos pyet ē’ka yt bir
    Do tė tė bėjė bari kur tė tė ketė mbirė.
    Kurrė mos pyet nė bija
    Njė ditė do tė ikė nga shtėpia
    Mė mirė pyet veten dhe i kėrko
    Armiq tė mos bėsh,
    Tė dashura tė mos zėsh,
    Tė jesh vetė burrė,
    Tė mos gėnjesh kurrė,
    Tė groposesh pa dekė,
    Tė rrosh njėqind jetė,
    Dhe nė to,
    Tė thuash buza pa tu dredhur
    Babė e nėnė,
    Vėlla e motėr,
    Bir e bijė,
    Ju dua.

  9. #409
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Trutharėt dhe mali

    Aq shumė ju hanin trutharėve duart
    Sa shkuan malit ti shkulnin gurėt;
    Rėnkoi mali por i la.
    Turtharėt shkalluan aq keq nga mėntė
    Sa shkuan malit ti prisnin pemėt;
    Rėnkoi mali dhe tha: Mjaft!
    Por qeshėn, qeshėn me tė madhe ata,
    Mė s’foli mali, por rrėzoi gurė mbi ta.

  10. #410
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Verbuar nga qerpikė rreze drite,
    Humbur nė galaktika retinash,
    Natyrė e shkretė,
    Pa krahėt e bardha tė borės mbėshtjellė,
    Dihas e shfryj
    Si ashensorėt nė vaftin e drekės,
    Nxjerr avuj
    Si pusetat nga shirat e vjeshtės,
    Sy skuqur
    Si qielli nga rrufetė e shtrėngatės,
    Flokė shprishur
    Si yjet e paemėrt tė Kashtės,
    Tė kam humbur,
    Ti pa mė fituar.
    Nuk mundem manushaqen ta kėpus,
    Ti xhvesh ēdo gjeth,
    Ta mbaj nė buzė,
    Ti marr erė,
    E ta mbyll pėrjetė nė herbarium kujtimesh;
    Nuk mundem as ta lė mes gjėmba keqkuptimesh
    Nė mes tė heshtjes ferrė,
    Oh, mjerė unė i mjeri, mjerė,
    Jeta ē’mė ka tjerrė,
    Rrezikohen stinėt ti lė pa pranverė.

Faqja 41 prej 50 FillimFillim ... 313940414243 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Natori i persiatjeve
    Nga Diabolis nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 19-09-2008, 13:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •