I dobėt ndjehem e zjarrta ime para teje,
Ashtu si njė lis i fortė ndjehet
Mbas njė shkreptime, njė goditje rrufeje
...
Nė portat qiellore.
Krahėt djalosharė shtrij drejt teje
Pėrflakur e zjarrmuar dashurie
Deri thellė nė asht deri thellė ndėr deje;
Ai shpirt rinie,
Ajo shfaqje bukurie,
Ato shėnja freskie,
Tė gjitha fillesa zie;
Pėr mua,
Dhuratė e shtrenjtė perėndie.
I fortė jam, oh sa i fortė,
Por dhe vdektar i shkretė,
Ndaj nuk mė vjen keq qė nga dashuria
Po mposhtem,
Po mundem,
Pėrhumbem;
Ndonėse desha tė tė kem pėrjetė,
Mes flakėve dhe zjarrit,
Dhe tymit dhe prushit,
Nga bubullimat e zemrės lėkundem.
Po shkoj o drita verbuese e syve tė mij,
Se m'u prenė gjunjėt,
Se m'u dogjėn buzėt,
Se m'u zhurrit shpirti,
Po shkoj se dhe tė dua nuk mundem.
Aq shumė tė donte lisi i fortė nė gji,
Sa pėr dashurinė u tret thėngjij e hi.
Krijoni Kontakt