Close
Faqja 36 prej 50 FillimFillim ... 26343536373846 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 351 deri 360 prej 500
  1. #351
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Njėri Tėri dhe Dyti Zgjyti

    Sa nis e flet Dyti Zgjyti,
    Ja pret shpejt Njėri Tėri.

    Unė jam dorargjėndi,
    Po unė jam dorari,
    Unė jam gjoksargjėndi,
    Po unė jam gjoksari,
    Unė jam ballargjėndi,
    Po unė jam ballari,
    Unė jam kokargjendi,
    Po unė jam kokari,

    I tėri o Njėri Tėri,
    Ja kthen Dyti Zgjyti.

  2. #352
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Spiuni

    Mjeran, je si letėr karboni
    Ē’tė thotė njėri tjetrit ja tregon,
    Tė duket se mirė vepron
    Kur hundėn fut edhe pėrgjon?

    Boja ka kohė qė tė ka dalė
    Duke nxirrė njerzit me fjalė.
    Tė duan sa plehrat nė mėhallė
    Se nėpėr kėmbė vjen vėrdallė.

  3. #353
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Ferri, purgatori, parajsa

    Mė tregon shpirti se kudo nė ferr
    Njerzit vuanin, ishte tmerr.
    Por kėdo qė pyesje “si je?”
    Pėrgjigjej “mirė, ka mė keq se ne”.

    Nė purgator shkoi njė ditė shkurti
    Njerzit ishin rreth njė “kryeurti”
    Kėtė radhė nuk po e dėgjonin,
    Tė pastronin shpirtin po e rrėzonin.

    Eh, parajsa erdhi si maji,
    Gjithė shpirtrat ishin tė qetė,
    Por trupin e kishin lėnė nė ferr
    Tė hante fjalė tė bukura pa vlerė.

  4. #354
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    njė Hyll

    U fik njė Hyll lart nė qiell
    Dhe mu mbush zemra me trishtim,
    U fik njė Hyll lart nė qiell
    Njė Hyll qė mbante emrin tim.

    U fik njė Hyll lart nė qiell
    Por gazi buzėn ma liron
    U fik njė Hyll lart nė qiell
    Atje ku ndrin njė konstelacion.

    U fik njė Hyll lart nė qiell
    Ja, po ju a tregoj me gisht
    U fik njė Hyll lart nė qiell
    Pa bujėn e kometave me bisht.

    U fik njė Hyll lart nė qiell
    Por prapė ėshtė Hyll, ... i shuar
    U fik njė Hyll lart nė qiell
    Dritė, dritė duke dhuruar.

    U fik njė Hyll lart nė qiell
    Nė universin pambarim
    U fik njė Hyll lart nė qiell
    Kur nata tretej nė agim.

  5. #355
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Vjega

    Nėn rrėnjėt e njė shkurre vjegjėsi
    Poshtė andej nga vendi ku quhet Iliri,
    Kur filluan tė binin lulet e verdha
    Punuan arkeologėt deri nga vjeshta.

    E gjetėn atje me vjegėz vjeguar
    Njė vjegore me vjegė lakuar;
    Nė baltėn e vjetėr ishte pjekur
    Vjehrra nė vegjė e vjehrri duke vjelur.

    E siē e do puna vizatuan dhe skica
    E vrap frup fotografi me blica,
    U vrenjtėn arkeologėt e u lodhėn
    Se vjega nė ēdo pozė fuste kokėn.

    Po lėna tė vijojmė moj vjegė
    Se fundja ē’bėre ti sot e tremijė vjet?
    Vaj medet shkollės ku keni mėsuar
    Unė gjithė kėto vjet kam vegjetuar.

  6. #356
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Rregullat e mirėsjelljes

    Ja arriti kėsaj dite njeriu
    Flenė tok maēoku dhe miu,
    Nisėn flasin me edukatė,
    Thonė mirserdhe, tungjattė.

    Apshiu – tėshtiu miu njė ditė
    Shėndet – tha maēoku – alergjitė,
    Shėndet plaē – ja kthen shpejt miu,
    Grrr – bėri maēoku e pa nga njeriu.

  7. #357
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Makroborgjezi i flet Dritėroit
    (Dekalogu i fatkeqsive ...)

    Rrimė nė Shqipėri,
    Bie erė tendera
    Pa pare s’mbesim,
    Na pihet drogė pimė,
    Na rriten konkurentėt
    I presim.

  8. #358
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Pėr ty

    Tė dua aq shumė
    Sa nuk e teproj
    Kur tė them se pėr ty shkoj nė Ferr,
    Se nė Purgator tė ndjek pas.
    O, jo, s’mundem nė Parajsė,
    Nuk ka tė tillė,
    S’ka gjasė.

  9. #359
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Njė kaukaziane duke puthur njė afrikanoamerikan nė Nju Jork

    Ah nga tė pashė moj lule dele
    Ah nga tė pashė moj bardhėsi
    Mikloje e puthje e nuk u vele
    Ndaj mė krekosesh ti buzėzi.

    Ah qė mė mbeti goja thatė
    Vetmuar sjellė nėpėr zabele,
    Ah qė tė kisha njė ēokollatė
    Ta tresja blerimit tė kėsaj tė djele.

  10. #360
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Fshaēe

    Ra bryma e parė
    Erdhi vjeshta nė arė
    Nxitoni fshatarė
    Barin e bėni mullarė.

    Burri tė shkulė panxharin
    Gruaja tė zgjedhė farėn
    Se shkoi dhe ky behar
    Si vogėlushi me gomar.

    Pleqtė verė tė pijnė
    Tė rejat tė fshijnė,
    Tė rinjtė tė punojnė
    Tokėn tė lėrojnė.

    Se fryn erė ndėr plepa
    Vajzat s’kanė mė sklepa
    Tani s’ka mė djepa
    Nė fshat zbresin dhelpra.

    Diku tutje njė qen
    Njė koskė po bren,
    Vend si ky nuk gjen
    Kėtu dhe ujrat flenė.

Faqja 36 prej 50 FillimFillim ... 26343536373846 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Natori i persiatjeve
    Nga Diabolis nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 19-09-2008, 13:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •