Close
Faqja 35 prej 50 FillimFillim ... 25333435363745 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 341 deri 350 prej 500
  1. #341
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Mėrzi

    Si miza pa kokė jam tani
    Ē’tė bėj ku tė vete se di,
    Busulla ime nuk tregon mė veri
    Vite shkuar bosh ē’lemeri.

    Tek ndrohen stinėt shikoj
    Ēel sythi del lulja bien fletė,
    Mos vallė kėshtu do ngryset kjo jetė,
    Tė mos di ku shkoj e ē’kėrkoj?

    Pėrpėlitet hamendėsia
    Si gjahu nė kthetra shqipojnash
    Djalė duhen sjellje Gavroshash
    Dėgjoj tė mė thotė urtėsia.

  2. #342
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    I pirė

    Nė provim kam dashur
    Dhe s’kam folur dot
    Gjuha nė ato ēaste
    Mė ėshtė dukur kot.

    Sot pėrpiqem tė mos flas
    Me duket nga mllefi po pėlcas
    Por nuk do ta lė qė tė shfryjė
    Me ujra tė pista tė ndyjė.

    Jemi tė dy tė dehur
    Unė mbas heshtjes fshehur
    Ajo mbas dhėmbėve strukur;
    Nuk e bėjmė pėr tu dukur.

    Kėtė punė e menduam mirė
    Do flasim me zjarr dhe dėshirė
    Por, ndonjė maskara kur tė takojmė
    Mė dysh do ta coptojmė.

  3. #343
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Ekologjike

    Deti ne dimer
    Shfryn nga zemerimi
    Plehrat nxjerr perjashta
    Eshte kohe pastrimi.

    Lumenj pisanjose
    Perrenj ngatrestare
    Ja lene ne dere
    Dhe zhduken pa u pare.

    Dhe fshin e fshin
    Sa i soset durimi
    Nxjerr plehra ne breg
    Qe ti shohe njerzimi.

  4. #344
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Dimer vjeshte

    Si nje gune e dhirte e lagur cobenesh
    Gjethet e pashkelura me nje shtrese bore.
    Toka, si nje gjoks i leshte djali
    Thelle merr fryme (sa thelle).
    Kullojne catite deboren e shkrire
    Si turpi ne faqet e kuqe te vashes
    E marrin ujrat rrugen tatepjete
    Si zagari kur lepurin nget.
    Veriu fryn e sjell acar
    Si vogelushi qengjin manar,
    E tym e avull ne qiell ngrihen
    E zeze e bardhe ne gri perzihen.
    Mbas disa dite dimri ka vjeshte prape
    Ashtu si poshte omeletes zverdh vec gjalpe,
    Ne nje dite nentori te acarte
    Zjarri ne vater eshte gjeja me e arte.

  5. #345
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Dimer

    Debora,
    Si mbreteresha e bleteve
    Na mblodhi te gjitheve prane zjarrit.
    Ne,
    Te mardhur deri ne palce
    Ferkojme duart
    Qe te marrim prej lules se zjarrit nektarin.

  6. #346
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,261
    shume vjersha te bukura
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  7. #347
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Si nė njė bankė sperme
    Taposur e ngrirė ndėr epruveta,
    Nė njė libėr me vjersha
    Tė kallkanosurat mendime.

    Nė pritje masat pjellore
    Tė derdhen e mbarsin
    Nė mitėr e tru shterpėsinė
    E qėnieve njerėzore.

  8. #348
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    1. Si njė buzėqeshje e artė vreshtarėsh
    2. Thuaj diēka
    3. Skile e vjetėr
    4. Largim
    5. Poetėve
    6. Gjumi
    7. Arktika
    8. O zot mė fal mėkatet
    9. Qindarka e fundit
    10. Shpirti rebel
    11. Martesore
    12. Letėr
    13. Gjemia
    14. Dobėsi
    15. Konkubina
    16. Paguaj
    17. Kusarėt
    18. Monolog pėr njė qė hesht
    19. Shtrij e shkrij
    20. Punė xholash
    21. Njė vajzė flet
    22. Nė ara, nė shtigje
    23. Fjalėt
    24. Rrebeshi
    25. Po njėlloj
    26. Detet
    27. Korale
    28. Kutia e gjėrave tė ralla
    29. Unė dhe ti
    30. Rikthim
    31. Pėr fundin e jetės
    32. Vjosa
    33. A ėshtė vallė shqipnj' i lirė
    34. Mė mungon
    35. Era
    36. E pres
    37. Tymi i qirinjve
    38. Stacioni i fundit
    39. Rotterdam/Durrės
    40. Copė e trungut
    41. I ikuri
    42. Ēaste dashurie
    43. Duet
    44. Peisazh
    45. Tekat
    46. Ēmendu tani!
    47. E Bukura e Dheut
    48. janė aty
    49. Grua
    50. Braktisje
    51. Zhgėnjim
    52. Ora me qostek
    53. Pa titull
    54. Puthja e fundit
    55. unė Dashuroj
    56. Mrekullia e tetė
    57. Flutura
    58. Para vdekjes
    59. Ushtarėt e vjetėr
    60. Fshatari dhe Cari
    61. Pendim
    62. E plotė ishte Hėna
    63. Kėshtu e ka jeta
    64. Keci dhe Dritėroi
    65. Luftėtari Kombėtar
    66. Aktorėve
    68. Mikut tim
    69. Ēelėsi dhe kuēi
    70. Pėrshėndetje
    71. Frikacakut
    72. Jeni tė mirėpritur
    73. Lules
    74. Le tė bjerė ajo trumpetė!
    75. Nė bjeshkė
    76. Nga Libri i SHenjtė 1:2 (Shqiptarėve)
    77. Mė shumė se ēdo gjė nė tokėqiell
    78. Njė trillim me fakte tė vėrteta bashkuar
    79. Tapa
    80. Vajza vdiq
    81. Shėndėllia
    82. Ti do tė fluturosh e dashur
    83. Kėngė pa emėr
    84. Triolet
    85. Pritje
    86. Pazar Ballkani
    87. Unė jam ky qė jam
    88. Ustika verė '90
    89. A kam tė drejtė
    90. Pėrshpirtje
    91. Vajkali
    92. Kėrkesė
    93. Lugina
    94. Hija e mėngjesit
    95. Mėngjes nė Manhattan
    96. Kostandini dhe Doruntina
    97. Pėrrallėza e Kopshtit Shkėmbor
    98. Brenga ime
    99. Dritėroi dhe Komisari Memo
    100. U bėfsha shi
    101. Nė fillore
    102. Kėngė fati
    103. ... isht
    104. Mbi shesh tė zemrės sime tė vjetėr
    105. Vullkan
    106. Pula me emrin Sula (I)
    107. Pula me emrin Sula (II)
    108. Makinat e bardha
    109. Baladė
    110. Mendimet e bardha
    111. Sekreti i trumcakut tė vocėrr
    112. Magjia
    113. Eklips
    114. Letra
    115. Dredhėza
    116. E ndyrė, po popullore ama
    117. NJė lutje pėr tė gjithė ju
    118. Dėshpėrim
    119. Lodhje
    120. Ekscentrike
    121. Zyloja dhe Dritėroi
    122. Mbasdite
    123. Fukarallėk, maskarallėk
    124. Lule kujtimi
    125. Pafajsia
    126. Mjegulla
    127. Njeriu me raketė
    128. Mua
    129. Penellopės sime
    130. Vegim
    131. Pėrkujtim
    132. Pa vargje nė vjersha
    133. Por unė s'jam
    134. Pupėl
    135. E ardhmja ime
    136. Vetėm pėr jetė
    137. Nė gosti me Djallin
    138. Gobsek
    139. Pėrgjėrim
    140. Gur gur
    141. Ēat
    142. Mė ra rruga kėtej
    143. Vdekja e zotit Gunari
    144. Era e vendit tim
    145. Dy peshkatarėt
    146. Tė shartuar
    147. Dallga
    148. Prehjes
    149. Gomarja ime
    150. Skajim
    151. Del - tė - a Forca
    152. tre tė shkurtra
    153. Qesh
    154. Letėr pėr Parajsė
    155. Thonjtė
    156. Nderi
    157. Leksion mbi dashurinė
    158. Vetitė e lėndės
    159. E. O. E.
    160. Lojė fjalėsh
    161. Zoti u kthye nė kryeqytet
    162. Gėnjeshtra dhe Zarathustra
    163. Reklama
    164. Mi corazon
    165. Sulm
    166. Pse gjithė gomerėt...
    167. Thesar fosilet
    168. Kangjėll Hekuri Katror
    169. Vetmia
    170. Zbulimi
    171. Mė doli shpirti nga hundėt
    172. Emblema e kujtimeve
    173. Lufta dhe puthja
    174. Buzali
    175. Lepur i ngrati
    176. Shėėėt
    177. Ēdo ligj ka pėrjashtime
    178. Pėllumbat
    179. Nesėr
    180. Flamuri
    181. I harruar
    182. Pėrjashta, pėrjashta, shkėlqejnė qirinjtė
    183. Tė varfėrve
    184. Talenti
    185. Njė e vėrtetė
    186. Verė nė fushė dhe nė mal
    187. Stuhi
    188. Dhurata e tė dashurės
    189. Me gjuhėn e Ezopit
    190. Kėrcacka
    191. Bumerang
    192. Loja
    193. E Dielė
    194. Ura e dashurisė
    195. Njerėz tė munguar
    196. Tokės
    197. Jam shumė i lodhur
    198. Ajo
    199. Ē'tu kujtua
    200. Pikėpyetja
    201. Mė mundojnė
    202. Shatrivani
    203. Telepati
    204. Peshkanjeri
    205. Njė njeri
    206. Humbamenot
    207. Burgosur pėr jetė
    208. Njė pasqyrė
    209. Mendimet varr
    210. Inati im
    211. Pėrmendore
    212. Nga mėngjezi nė mbrėmje
    213. Moulin Rouge
    214. Nė njė arė me grurė
    215. Depresion
    216. Fati i kaut plak
    217. Hijet e mbrėmjes
    218. Gjyqi i kohės
    219. Prej dashurisė
    220. Pranvera
    221. Krimbat
    222. Bėrė nga prodhimi i vreshtės sė vitit 1985
    223. Jeta ime
    224. Studentėve
    225. Pemėt
    226. Zoti furxhi
    227. Zhguni
    228. Mbasdite
    229. A ishte Gaqi furxhiu Zoti
    230. E shet si Shqiptari vulėn
    231. Vargje pėr shitje
    232. Pordhiēi
    233. Beljanka - Shampinjon
    234. Vėzhgim
    235. Muret
    236. Ndrini i zbardhė
    237. Kush e gjen
    238. Kristinės
    239. Sot
    240. midis
    241. Gjyshit kėpucar
    242. Njė xhin
    243. Saharoshi dhe Sahara
    244. Pafajsi
    245. Djalli nė shishe
    246. Vjersha me kutinė e picave pėrpara
    247. Thirrje shartarėve
    248. Jam nė shkollė
    249. Kapiteni faqeēarė
    250. Nga inati i sime vjehre
    251. Vjeshta
    252. Meditim
    253. Si nis dhe mbaron njė ditė
    254. Ėndėrr
    255. Kaprollja dhe kordelja
    256. Paralele
    257. Ballkani
    258. Vaj kali
    259. Ndėrtuesve
    260. Asnjėrės
    261. Mėrzi
    262. I pirė
    263. Ekologjike
    264. Dimėr vjeshte
    265. Dimėr
    266. Vjershat
    267. Si nė njė bankė sperme


    Ėshtė koha pėr numurimin mbrapsh.

  9. #349
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Mėrzi (D D)

    Si miza pa kokė jam tani
    Ē’tė bėj ku tė vete se di,
    Busulla ime nuk tregon mė veri
    Vite shkuar bosh ē'lemeri !
    Where does a thought go when it's forgotten?

  10. #350
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Unė, njeriu, qeni, macja dhe miu

    Njeriut njė shkresė i duhej njė herė
    Kishte ajo shumė rėndėsi dhe vlerė,
    Se tregonte sekretin e pavdeksisė
    Ndaj njeriu kishte frikė mos e harronte
    Ndaj thirri qenin qė ta ndihmonte.
    “A mund tė ruash pėr pak kohė njė letėr
    Tė kujdesesh vetem ti e askush tjetėr?”
    Qeni i gatshėm qė kurrė nuk pėrtonte
    Tundi kokėn dhe pohoi se pranonte,
    Ndaj si plot herė tė tjera dhe tani
    Njeriu pėr qenin shfaqi simpati.
    Kėshtu si takohen ndahen dhe largohen
    Qeni letrėn merr dhe vrapit ja therr
    Nė kolibe letrėn e lė dhe i qetė fle.
    Por pėr letrėn me vlerė duhej dhe njė derė
    Qė as dielli as shiu dorė mos verė,
    E qeni si zgjohet nis e mendohet...
    U mendua, u mendua, e u kujtua
    “Macja mikja ime ka shume mendime
    Pėrveē kėsaj ėshtė e zgjuar dhe trime”.
    Kėrkoi sa kėrkoi macen e takoi,
    Pasi u takuan nisėn biseduan
    “Si je, si shkon, me punė si ja ēon?”
    “S’mė shkojnė mbarė por ulemi mė parė.
    Njė letėr me vlerė njeriu mė dha
    Ta ruaj me kujdes mos bėj shaka,
    Ai kėshtu tha dhe unė i premtova,
    Por, kėshtu i mbyllur nė kolibe do rri
    Qė askush mos e marrė nė pabesi.”
    “Me kujdes o mik unė ty tė dėgjova
    Dhe pėr tė vepruar ja si mendova:
    Ti letrėn ma jep se ta ruaj unė
    E eja e merr kur tė tė hyjė nė punė”.
    I gėzuar nga zgjidhja qeni se zgjati
    Kėshtu - tha me vete – kjo punė kaq e pati.
    E falenderoi, dorėn i shtrėngoi
    Nga duart e qenit nė tė maces letra shkoi
    Por macja nėn vete belbėzoi:
    Njeriu ka shumė pretendime
    Pėr ca letra tė shkruara, ca shkrime
    Ca shkrime gjoja plot me mendime,
    Qė ndonse i hedh dhe nė letėr
    Do ti harrojė si ēdo kafshė tjetėr.
    Po unė miut qė tani shkoj ja jap
    Se derėn e tij askush nuk e hap,
    Le qė ku ka miushi derė
    Ai gjithė ditėn do tė flerė.
    Thirrjet e maces e bėnė miun vrer
    Kush dreqin nga gjumi po e zgjonte,
    Me sy vrarė nga drita mezi pa
    Se para tij qėndronte njė katana
    Njė mace me pulla dhe qimen naaa.
    Sa e dėgjoi miu macen kėtė nuk e di
    Por letrėn pa fjalė e futi nė vrimėn e tij.
    Prej asaj dite ne mė nuk e dimė
    Se ēfarė u bė letra nė vrimė
    Se nuk ishte farė tė mbinte si bimė.
    Por dimė se njeriu qenit ja kėrkoi
    Dimė se qeni me vrap tek macja shkoi
    Dimė se macja miun me zor zgjoi,
    E prej asaj dite miu veē kėrkon
    Dhe macja nga pas atė e pėrgjon
    Dhe qeni macen e kafshon
    Dhe njeriu qenit drurin i tregon,
    Dhe siē e dini jeta si gjithmonė vazhdon.

Faqja 35 prej 50 FillimFillim ... 25333435363745 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Natori i persiatjeve
    Nga Diabolis nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 19-09-2008, 13:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •