Close
Faqja 34 prej 50 FillimFillim ... 24323334353644 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 331 deri 340 prej 500
  1. #331
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Vjeshta

    Mbas shiut ne mbasvere
    Rrjedh dhe burimi qe ka shtere;
    Uji ndonese i ngrohte shume
    Me vertik derdhet ne lume.

    Ka ardhur vjeshta!
    E grindur, me erera,
    Mban iso ne zenkat
    E zogjve nder ferra.

    Te lodhur nga dita
    Trotuaret flene
    Gjethet budallaqe
    Te qete nuk i lene.

  2. #332
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Meditim

    ..................Dėshmorėve tė Shkodrės

    Mund tė me vrasin edhe mua,
    Qė tė thyejne pendėn me kė shkruaj
    Njė pupėl shkėputur nga pėllumbi i paqes
    E ngjyer nė lulegjakun mbi kodrinė.
    Po tė mė vrasin mua
    Tė tjerė do ta bėjnė demokracinė,
    E nė mė martė plumbi nė ballė a nė shpinė
    Nė dergjie dy gishtat do ngre lart pėr lirinė.
    Le tė mė vrasin edhe mua
    Tė pėrskuqet ndonjė cep dalėboje i flamurit
    Qė me vete do ta marr,
    Amanet, bashkė me kėto troje.
    Kur tė mė vrasin mua
    Ju lotėt mos i mbani nė qerpikė
    I derdhni dhe pastaj gėzoni,
    Nė gazin tuaj unė rilind pėrditė.

  3. #333
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Si nis dhe mbaron njė ditė

    Dėgjoni si nis njė ditė e zakonshme
    Me kthimin e makinės sė prishur nga rruga e gjatė,
    Me pagjumėsinė kronike dhe gulēet e njė astmatiku
    Me tė qarat e kthejllta tė njė vogėlushi.
    Dėgjoni njė ēezmė qė rrjedh me pėrtesė,
    Hapat e ushtarit nė rojė qė i duhet tė presė.
    Dhe zgjohen tė gjithė me radhė,
    Me shpejt kur dielli qiellin zbardh
    Mė vonė kur retė rėndojnė si batak
    Dhe shiu rigon asfalteve nga pak.
    Mbushet qyteti me ēdo tingėllimė
    Si nė prova pėrpara simfonisė
    Tė parėt nisin shoferėt me oboe
    Pastaj hyjnė gratė njė violinė madhėshtore,
    Shkollarėt me tunxhin mėsuesit shurdhojnė
    Gishtat e tenderistėve nė piano stonojnė.
    Pėr pleqtė, tė vetmit spektatorė,
    Dirigjenti i padukshėm shkopin mban nė dorė
    Dhe luan pa kurrfarė rregulli
    Lajme funebre, lajm azurka, la false, laj me loti,
    Deri kur me rrobėn e natės ndėron redingotėn
    Mbyll heshtur dritaren se hėna ka dalė,
    Se ju mėrzit kapriēua e njė violine
    Qė flautin e dashurisė do tė bėjė therrime.
    Ju mbyllni sytė
    Si nė njė lamtumirė;
    Nė rrugė njė i pirė fillon e kėlthet
    Njė ditė e zakonshme mbaroi mbi qytet.

  4. #334
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Ėndėrr

    Nė rrugė kalon ngadalė
    Me syze tė errėta
    Me bastun
    Me frak
    Njė krijesė e djallit shtazarak:
    Vampiri qė pi gjak.
    Te udhėkryqi ndaloi dhe pret,
    Buzeqesh lehtė;
    Unė i shoh dhėmbet e mprehtė
    Si tė panterės sė zezė
    Si tė gjarprit kur shket.
    Viktima mjerane afrohet
    Njė djalė i vogėl dhjete dymblėdhjetė vjet,
    Shkretani diē i flet
    Pastaj tė dy pėr dore
    Ecin njė rruge qė kund s’tė qet.

    O njerėz tė mirė! E pengoni!
    Unė buzėt pėrplas
    Fjalėt derdh si det
    Por zėri im s’dėgjohet
    Tingullin humbas
    Tokėn me grushta godas
    Dhe plas.

  5. #335
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Kaprollja dhe Kordelja

    Tutje andej nga Devolli,
    Nė njė rezervat kaprolli,
    E vetme mbeti kaprollja,
    Dhe nėnė dhe babė i la.

    Pėr ta qetėsuar sylarushen,
    E lanė tė luante me vogėlushen,
    Q theshte vetėm mele mele
    Po i lidhi nė qafė njė kordele.

    Kordelja i thotė: boll ke lotuar,
    Ja dhe unė jam e vetmuar.
    Ja kthen kaprollja lotgrumbulluar:
    Unė kam lindur, ti je prodhuar.

  6. #336
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Paralele

    Sa ēudi, sa ēudi,
    Unė tė marr leksione nga ti.
    Mbase nesėr, nesėr po
    Bėhesh rektor nė universitet,
    E them vėrtet,
    Por mė parė kqyr,
    Kqyr,
    Emri nė hyrje me timin sa ngjet.

  7. #337
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Ballkani

    Lamtumirė, o mori Shkodėr!
    Lamtumire, o ti Cukal!
    Zhduket Buena nėn nji kodėr,
    Zhduket Drini nėn nji mal!

    .......................................Ndre Mjeda

    Ballkani mbetet,
    Ballkan.
    I ndarė nė ngastra,
    Nė ara,
    Nė fshatra, qytete,
    Nė shtete.
    Ngėrthyer nė metastaza kancelarike,
    Vuan njė sėmundje tė rrallė
    Kancer kufijsh.
    Vetėm qielli ka mbetur i paprekur,
    Nuk kanė mundur dot ta ndajnė kancelaritė,
    Nuk kanė ngulur dot gurė sinori,
    Nuk kanė prerė dot me thikė retė e bardha,
    E shėrueshme sėmundja ballkanase,
    E keqe si emri kancer kufijsh,
    Mjafton tė presėsh metastazat malinje,
    Mjafton tė mos trokasėsh nėpėr kancelaritė,
    Mjafton qė ballkanasi tė ngrejė kokėn nga qielli,
    Tė shohė atė renė e bardhė,
    Si vjen nė tokėn e tij,
    Nga toka e tij hijen si e lė dhe mėtej ik.
    E fiton luftėn pėr jetėn me kėtė kancer kufijsh
    Veē shih pak nga qielli
    Ballkanas,
    O mik.

  8. #338
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Vaj kali

    Niku dhėndėrith i ri
    Dasmėn me luftėn e ndėrroi
    Edhe vallet me Vajkalin.

    ..................................Gavril Dara i Riu

    O s’ka mė keq se kur s’hingėllin kali
    O s’ka mė keq se kur qan kali pėr tė zonė,
    Tė vrarė
    Pa varr.
    Dėgjuar e kam me kėta veshė
    Prej pranverės e mandej nė motin 1465,
    Tė hidhurin
    Vaj kali.
    Prej Skėnerbeut u mund Ballaban Pasha,
    Por dinakėrinė nuk ja bėj dot asha,
    As trimat
    Nė kurth.
    Po si i la ajo ditė prilli Moisiun e Dibrės
    Vlladan Juricėn dhe Muzhaqin e Angjelinės,
    Pa kordhė
    Nė dorė.
    Po si ju ndanė gjallė nga ati
    O Gjon Muzhaqi e Gjon Perllati
    Ē’fat
    I zi.
    Po si ju mbeti gazi tek gryka
    O Nikolla Berisha e Gjergj Kuka
    Si milli
    Pa shpatė.
    Po si ju zunė robėr pa ju vrarė
    O Gjin Maneshi me ushtarė,
    Njė zot
    E di.
    Por Ballaban Pasha ju ēoi dhuratė
    Nė Stamboll tek Sulltan Murati II,
    Me pranga
    Nė duar.
    Pesėmbėdhjetė ditė tortura o burrat e dheut
    Qė tė kthenit kundėr Skėnderbeut
    O zemėr shqytė
    E shikim shpatė.
    O ē’qe ajo dorė qė ju ropi tė gjallė,
    O kush ju bėri copa mish e kokallė,
    Ushqim
    Pėr qentė.

    Njė fllad i lehtė lėviz mbi degė
    Me trok kuajsh dhe jele kali
    Sjell mespėrmes ushtima djali:
    O pėr kėtė vend o lypej me dekė,
    O pėr kėtė vend o ku ka zbritur vajza nga kali,
    O pėr kėtė vend o ku shtrihet gjithė Vajkali,
    O pėr kėtė vend o mbushur me vaj kali,
    O pėr kėtė vend o qė digjet nga malli,
    O pėr kėtė vend o Gavril Dara djali,
    O pėr kėtė vend o si zoti e fali,
    O pėr kėtė vend o.

  9. #339
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Ndėrtuesve

    Dhjetra puntorė ndėrtojnė njė pallat
    Dy krahė vinēash i ndihmojnė tė hedhė shtat
    Dy krahė vinēash qė shpojnė qiellin
    Dy krahė vinēash qė kryqėzojnė diellin.

    Pėr ju puntorė kėto dy vargje shkruar
    Qė diellin si Krishtin keni kryqėzuar,
    Vargje qė s’do njohin kurrė perėndim
    Pėr duart e atyre qė punojnė nė ndėrtim.

  10. #340
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Asnjėrės

    Po tė shkruaj pėr ty
    Shumė e shumė do tė mėrziten,
    Tė gjitha lulet do tė veniten
    Djemve shpresat do tju priten
    Xhakonda do tė zhduket e zėmėruar
    Bukuria do tė ikė e tėrbuar
    Bilbili mė s’ka pėr tė kėnduar
    E si mund tė shkruaj pėr ty
    Bukurinė pa ta provuar.

Faqja 34 prej 50 FillimFillim ... 24323334353644 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Natori i persiatjeve
    Nga Diabolis nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 19-09-2008, 13:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •