DD-The GREAT , te lumte pena
per ēdo varg qe hedh n'forum.
.............................................
Pem'n e kalbur mė mirė preje
ēfare ke thėn ėsht SAD but TRUE !
DD-The GREAT , te lumte pena
per ēdo varg qe hedh n'forum.
.............................................
Pem'n e kalbur mė mirė preje
ēfare ke thėn ėsht SAD but TRUE !
Where does a thought go when it's forgotten?
besoni ose jo me ra rrufeja ne kompjuter
Wow
E mira nga ky lajm i keq eshte qe i zoti i kompjuterit eshte shendosh e mireShpresoj qe demi i rrufese te rregullohet sa me shpejt dhe ne te kemi perseri kenaqesine e leximit te krijimeve tuaja.
Pershendetje
Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ēka mund tė jetė ajo e pendės
Nuk thua shyqyr qe i zoti i kompjuterit ka qene ne ha*** ne ate kohe?
Ē'ndodhi DD ? A jeni mire te gjithe?
Where does a thought go when it's forgotten?
Nje cope leter mbi tavoline
Nje shenim qe qetson shtepine;
Tre fjale: Jam ne shkolle.
Justifikimi me i holle.
Shumica i ka shkruar keto fjale
Leje nga shtepia per te dale.
Per disa ore i lire vepron.
Mesimet? Sigurish i harron.
Nderkohe mund te luash rokenroll
Dikush mund te beje ndonje gol
Lejohet dhe dashuria fshehurazi
Qe per cudi gjithkush e di.
Darka te gjithe i mbledh ne shtepi
Mbas sulmit te mamase ka qetesi,
Kishim konsultim ne matematike
O hu o babi ceshte kjo frike.
Mbas darke gjumi te ze mbi fizike
Eh sikur te kishim praktike
Dhe gjithe cbere diten mendon,
E cdo te besh neser enderron.
Mengjes shkolle, mesimi fillon
Dhe zemra drithshem te pulson
Kur se pashe kete mesim dhe pak
Tani do rrija i qete pa merak.
Fjalet jane fjale e spijne uje.
Mbasdite mendjen e ke rremuje,
Pak nga te gjitha, me fund asgje,
Dhe per mesimet nje pjese le.
P.sh. kur nuk te beson njeri se te ka rene rrufeja ne kompjuter, si te te besojne po tu thuash se nga te gjitha dokumentat jane prishur vetem "365 edhe nje" dhe "365 edhe nje II", qe kishin gjithe vjershat qe jane postuar dhe te tjerat qe prisnin radhen.
Probabiliteti, qe rrufeja te bjeri e te prish vetem "365 edhe nje" eshte shume i vogel, por ja qe eshte![]()
Mireseerdhe perseri DD. Shpresoj te gjendet nje menyre qe "365 edhe nje" te vazhdoje
Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ēka mund tė jetė ajo e pendės
Kendoj nje kenge qe ka ne tekst kater vargjet me poshte. E, mendova se mund ta beja nje poeme, me ngjarje njemije vjet perpara. Po postoj kaq sa kam bere me ndrojen se mos me bie ndonje rrufe tjeter, dhe kjo ka per te shkuar me te shumtet.
Nga na vjen o ti, trim o kapedan,
Vij nga ushtria, nga malet Ballkan;
...
Kapiten i ri, porsi dėbora nė mal
Se ndroi dashurinė as me njė gjeneral;
Byzantium
...
Mara
Pranė hijes qė lėshon mali i Tomorri
Pranė tė famshmes kala tė Beratit
Prej njė soji duarartėsh piktorėsh
Njė vajzė me emrin Mara jetės i buzėqesh.
...
Marini
Nė Durrahium nė portin mė tė madh tė Illyrisė
Prej njė soji tė rreptė luftėtarėsh
Njė djalė me emrin Marin hedh shtat
I fortė dhe bukurosh i hijshėm leshragjatė.
Puntor i mbarė nė zeje dhe nė tė ngarė
Trimosh i parė nė shpatė e shigjetė tok
Dashnor i zjarrtė sa nuk i gjendet shok.
E pret njė vajzė nė Beratin mes hijeve
Ndaj kalėron i qeshur mes ullinjve.
E thėrrasin duhet tė shkoj nė ushtri
Nė luftra tė largėta qė askush nuk i di
Tė paktė tė gjallėt tė shumtė tė vdekurit
Por shkojnė luftojnė djelmoshat e hekurit.
Diku ne mbaslufte
Folė kasnec, pėr atė qiell folė njė fjalė
Ėshtė Mara nusja ime, a nėna ime Marė,
Por s'mundet kasneci mė frymė tė marrė
Gjak i rrjedh syri gjak mushkėria e ēarė
Diabolis
Dhe rend nėpėr shtigje dhe rend si i marrė
Me tė katra e ngrah pelėn Kapiteni faqeēarė,
Gjak e bėn mbi shpinė, me mamuze vrarė,
Nuk ndalet nė ditė nuk ndalon nė natė
U shofsh Diabolis me gurė emėr e farė
Nė udhkryq tė Egnatias rrugėn ke ndarė,
U haptė dheu brenda tė tė marrė,
Dhe bie pėrdhe Kapiteni faqeēarė
...
P.sh. Shigjeta si mund ti kopjoj vjershat qe jane ketu. Gjysmat nuk i kam as ne leter, as ne cd apo disktea.
Nga inati i sime vjehre
O mor krushk, o moj krushke
Si ju mban ajo mushke,
Cupa juaj la shtepine
Shkoi te fleje me mullixhine.
Goca jone Virgjinush
Eshte si nje vile rush,
Moj te zenca ne gurmaz
E te mbytsha mu ne jaz.
kaq mbaj mend, nisur per komedi ne vargje,
Vjeshta
Mbas shiut ne mbasvere
Rrjedh dhe burimi qe ka shtere;
Uji ndonese i ngrohte shume
Me vertik derdhet ne lume.
Ka ardhur vjeshta!
E grindur, me erera,
Mban iso ne zenkat
E zogjve nder ferra.
Te lodhur nga dita
Trotuaret flene
Gjethet budallaqe
Te qete nuk i lene.
Krijoni Kontakt