Close
Faqja 32 prej 50 FillimFillim ... 22303132333442 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 311 deri 320 prej 500
  1. #311
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Gjyshit kėpucar

    Kur zeshkanet e botės shkonin tė bėheshin bjondina
    Dhe flokėt tė dridhinin nė bikutina,
    Kėpucėt e bardha tė nusėrisė tė flokartave shqiptare,
    Lyheshin me bojė tė zezė kėpucėsh,
    Se ju kishin hedhur nga njė palė shoje e maja tė reja
    Qepur me tė njėjtat tė vjetra mbrapshtina.
    Hapu dhe tė futem, gjyshi im kėpucar,
    Por ti mbase e dije, dhe kishe hyrė qė mė parė.

  2. #312
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Njė Xhin

    Njė Xhin mė ra nė dorė nė rini
    Por nuk i kėrkova ar dhe flori,
    Veē tė puthja mu nė faqėzė
    Atė vajzė erė manushaqezė.

    Mirė - tha Xhini - po njė shkoi.
    Tė dytėn dėshirė kėrko.
    Atė vajzė ta kem pėr grua,
    Xhini fap, ēifti ynė u martua.

    Xhin - i thashė - tani gjė s'dua,
    U zhduk kur tha: t'u plotėsua.
    E kėrkova mbas nja dhjetė vjet
    Radha zgjatej nėpėr yjet.

  3. #313
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Saharoshi dhe Sahara

    Sarahoshi rri e dėgjon kur ajo pėr veten i tregon.
    Dhe kėshtu i pėlqen por blerimin e dikurshėm i ėndėrron.

    Nė sytė e saj plot dritė nėn diellin e mbasditės
    Pasqyrohen dhe tė tijtė ngacmues dhe soditės.

    E prek ashtu siē ėshtė e shkreta kuarc ngado
    Dhe nuk ēuditet, se, kanė ndodhur kėto.

    Ndodhur kanė vite mė parė, faqe tė gjithėve
    Tani gjithēka ėshtė tharė si vragat e lotėve.

    Lotėt nė qetėsinė e gjumit askush s'ja ka parė
    Pėr ta nuk di asgjė Nili, burri i saj i marrė.

    E shkretuara Saharė Saharoshin nė gji tret
    Hakmarrėse ndaj atij qė i derdh fuqitė nė det.

    Pėr sa ta kesh atė nuk je e shkretė, fare
    Ndaj falja gjithė bukuritė moj e Diellit manare.

    Nėn kancerogjenin zhuritur me sytė skuqur gjak
    Dashuria e tij e artė me oaze buzėqeshjesh e lag.

  4. #314
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Pafajsi

    Me shpirt i thira Zotit nėn shi:
    Pse, pse, pse, ma thuaj ta di
    Mė solle pranė njė mrekulli
    Qė mė buzėqesh me mirėsi?

    Tu luta vėrtet me pėrulėsi
    Por jo me rengje e djallėzi,
    Ajo dashuron tjetėr njeri,
    Mė ler tė kthehem nė vetmi.

    Veten e mbaj me vėshtirėsi
    Aq pranė kėtij trėndafili
    Nė u bėftė o Zot siē do ti,
    Tok me mua vajto pėr zi.

    E ke blatuar me aq ėmbėlsi
    Sa tė mos vuaj s'kam se si,
    Mė kullon gjak gjėmbi i perisė
    Qė nuk loton por vargjet gris.

  5. #315
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Djalli nė shishe

    U menduan zonjat u menduan,
    Ky Djalli si shumė po e kruan,
    Ti bėjmė njė reng a njė lojė.
    Ta mbyllim nė shishe, ta provojė.

    E zgjidhėn dhe punė tė rėnda,
    Se si ta mbyllnin Djallin brenda,
    Si tapėn ta vinin me nxitim,
    Ca shty e ca tėrhiq nė vrimė.

    E ndodhi ajo qė s'ta pret mendja,
    U mbyll Djalli me ē'ja kishte ėnda.
    Se vėrtet u mbyll Djalli nė shishe,
    Por tok me zonjėzat lakuriqe.

  6. #316
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-03-2003
    Vendndodhja
    gjenev
    Postime
    43
    zotri DD ju pershendes dhe ju uroje te gjitha te mirat e jetes ,poezi te mrekullueshme ju lumte .
    fytyrat jane hapur

  7. #317
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485

    Re: Djalli nė shishe

    Postuar mė parė nga D D
    U menduan zonjat u menduan,
    Ky Djalli si shumė po e kruan,
    Ti bėjmė njė reng a njė lojė.
    Ta mbyllim nė shishe, ta provojė.

    E zgjidhėn dhe punė tė rėnda,
    Se si ta mbyllnin Djallin brenda,
    Si tapėn ta vinin me nxitim,
    Ca shty e ca tėrhiq nė vrimė.

    E ndodhi ajo qė s'ta pret mendja,
    U mbyll Djalli me ē'ja kishte ėnda.
    Se vėrtet u mbyll Djalli nė shishe,
    Por tok me zonjėzat lakuriqe.
    Ato qė mbetėn nė shishe brėnda,
    kanė qenė bjonde ma merr mėndja,
    se duhet ta dinin kundėrshtaret e djallit,
    qė mbyllja e tapės ishte thelbi i hallit.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  8. #318

    Re: Re: Djalli nė shishe

    Te dinin femrat si vihet tapa
    Eh sa bote me e mire qe do ish
    Po thoni "te rroje menopauza"
    Qe na i ben bjondet e brunet plaka.
    (I ve vet natyra njato tapa)
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  9. #319
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Vjersha me kutinė e picave pėrpara

    Pepperoni

    Shkrin e kullon mbi mua
    Si pepperoni nė pica;
    Ah, pasha qiellin sa dua
    Tė ti kafshoj rrotėzat nė cica.

    Onion

    Njėra qė mu ul pranė nė vagon,
    Hundėt zė dhe shtrembėr mė shikon
    Se djersa ime e ndershme kutėrbon.
    Hej, kam ngrėnė pica me onion.

    Mushroom

    Dum, dum,
    Mushrum!
    Dudum,
    Mbush rum!

    Extra cheese

    S'kam ē'ta bėj njė gjysėm dollari,
    Ndaj kėrkoj picė me ekstra ēizė,
    Eh, nė Shqipėri tė dilja nga pazari,
    Do tė kisha blerė njė kile me gjizė.

    Meat Balls

    Dikur njė picė me mitbolls
    Ka qėnė mė e mira pėr dolls.
    Por miset tani gati fluide
    I duan mitbollsat likuide.

    Cheese

    Do ulem me bjonden qė ha picė me ēiz,
    Ėmbėlsoj zėrin e i flas mbrapa nė kurriz,
    A mund ti shijoj peperonit tek ju Mis?
    Shaka, shaka zonja (bjonde) e zotit Idris.

    Proshutė

    Po si e hėngrė o i lėnė nga trutė
    Ajo nuk ishte njė picė me proshutė,
    Nuk dallon dot as njė parashutė,
    Qen bir qeni, do tė lidh nė drutė.

  10. #320
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Thirrje shartarėve

    Njė pemė e lartė u tha nė lėndinė
    Zogjve ju prishėn ēerdhet, mbetėn jetimė,
    Gjethet e rėna ta shtojnė bezdinė
    Pema ulėt i shikon dhe kujton rininė.

    Frynte erė nga lart ato fėshfėrinin
    Mes hijes sė tyre bilbilat kėndonin
    Njerzit nėn pemė ulur pushonin qetė,
    Pemėn e gėzonin, si ti jepnin jetė.

    Tani mbi trupin e saj thatim sorra ka
    Do ti largojė pema por fuqia e la
    Bari rretheqark filloi tė venitet
    Dielli i fortė se lė qė tė rritet.

    Trupin e krahėt e saj krimbat pushtuan
    Drejt zemrės egėr nė marshim kafshuan,
    Hej shartarė, ju lutem dėgjomėni njė fjalė
    Mos lini pemė qė shpirti kėshtu t'ju dalė.

Faqja 32 prej 50 FillimFillim ... 22303132333442 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Natori i persiatjeve
    Nga Diabolis nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 19-09-2008, 13:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •