Close
Faqja 27 prej 50 FillimFillim ... 17252627282937 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 261 deri 270 prej 500
  1. #261
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Pikėpyetja

    Mbi Tokė u shkrumbos njė meteorit
    Pak kush e pa, askush s'u trondit.
    Nga Toka u ngrit njė kapuē atomik
    Dikush e mati me sistemin kilik.

    Diku njė kėmbanė flet me perėndinė
    Kumbimi i saj shpejt e mbledh njerėzinė.
    Blerimit njė kėmborė pėrēori tringėllin
    Tufa e ndjek mbrapa asnjė s'pipėtin.

    Njė pikė lot u derdh me ngashėrim...
    Mbase nuk e di apo e kam gabim
    Por bota s'ka sistem pėr ndjeshmėrinė,
    Ndonėse qė tė gjithė psherėtijnė.

  2. #262
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Mė mundojnė

    Mė mundojnė sytė e tu
    Ai muzg i heshtur
    Me atė dritė tė mekur.

    Mė mundojnė sytė e tu
    Si largėsia udhėtarin
    Si terri shtegėtarin.

    Mė mundojnė sytė e tu
    Si hapi i parė vogėlushin
    Si fjala e fundit plakun.

  3. #263
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Shatrivani

    Shatrivan, shatrivan, shatrivan
    Si lule uji mes sheshit ngjan,
    Me thekėt e kuq, pistilin e verdhė,
    Nė gjethet e blerta uji ngado rrjedh.

    Shatrivan, shatrivan, shatrivan,
    Tė bukur si ty veē ujvarat janė
    Me ujin e pastėr si kristal
    I zhurmshėm si pėrrenjtė nė mal.

  4. #264
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Telepati

    Nėn tinguj tė zgavrur saksofoni
    Thyhet copash nė qiell kristali
    I kėsaj nate Korriku tė qetė,
    Dhe zverdhin yjet nėpėr blinjtė.

    Nė po atė vend mbresėlėnės jam ulur
    Qė perėndimin tė pėrcjell si dikur
    Nė gjoksin e sertė mbėshtetesh ti,
    Flokėt tė prek, e ndjen? Kam telepati.

  5. #265
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Peshkanjeri

    Peshkaqeni bėri kėrkesė
    Kėshillit Bashkiak, Kryetari:
    Mė ndroni emrin pavonesė
    Mė quani Peshkanjeri!

    Qė unė nuk jam racėqen
    Ju kėtė e dini mirė,
    Se askush s'mė ledhaton,
    S'kam qafore as zinxhirė.

    Tė kisha qėnė peshkaqen
    Sa do kisha kafshuar,
    Kur qyteti u bė liqen?
    Ju siguroj kam ndėrruar.

  6. #266
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Njė njeri

    Vazhdon e bie shi
    Siē e lėshojnė zotat
    Tė ftohtė, tė pėrhimtė,
    Kur ja bef njė korb i zi.

    Dhe krekoset korbi,
    Sikur nga dega ku qėndron
    Tė gjithė i komandon,
    Gjithēka nė botė di.

    Kėshtu ngjan njė njeri
    Nėn njė portė i pagaz
    Sa mė vjen ti bėrtas:
    Mos u ngref si korbi.

  7. #267
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Humbamenot

    Bėnė dashuri nė ēdo skaj tė shtėpisė
    Hėngrėn nga tė gjitha prodhimet e Shqipėrisė
    Por ndjenė se u velėn,
    Tė pezmatuar ngelėn.
    Shėtitėn shtėpitė e pushimit nė gjithė vendin
    Lavdėruan kur duhej e kur s'duhej rendin
    Por vonė e kuptuan
    Se e stėrmadhuan (ekzagjeruan).
    S'kėrkonin gjė se do tju mbinte mbi kokė bari
    Por dhe kjo s'ndodhi se barin e hante gomari
    Por panė se u plakėn
    E tė keqen dot se flakėn.
    Tė rinjtė pėr ndryshime nuk i lejonin
    Pėr gjėnė mė tė vogėl hesap kėrkonin,
    Por kur djemtė thanė "shėndet!"
    Humbamenot ndruan jetė.

  8. #268
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Burgosur pėr jetė

    Shoh aq pak qiell
    Prej dritares sė burgut
    Tė ndarė hekurash
    Si hijet e morgut.

    Si ėshtė i gjithi
    Kurrė nuk mund ta di
    Kėtė copė tė vogėl
    Shoh nė gjithėsi.

    Kėtu gazi i botės
    Sa shpejt hyn dhe del
    Kur mizė e zhurmshme
    Vjen edhe ma sjell.

    Mes hekurash me orė
    Ngultas rri vėshtroj
    Trumcakun e vogėl
    Me djalin krahasoj.

    Dallėndyshja plumb
    Me rrobė tė pėrhime
    Mė kujton gjithnjė
    Zinė e gruas time.

    Sytė e mi tė tharė
    Janė nxirrė steruar
    Lot qė kur s'kanė qarė
    Kanė vdekur tė harruar.

    Ēdo zhurmė hekurash
    Nė vesh mė kumbon
    Fuqinė e dikurshme
    Ngadalė ma shteron.

    Kėshtu e ngrys ditėn
    Kėshtu gėdhi natėn
    Nga dhimbjet e botės
    Pata mė tė gjatėn.

    Mbetur sipėr kresė
    Pa njė fije floku
    Prapė kam njė shpresė
    Mes erė borziloku.

    Bėj plan pėr kur tė vdes
    Qiellin pėr tė parė,
    Me sy hapur do tė mbes
    Sa ta hapin timin varr.

  9. #269
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Shume bukur paske shkruar D D. Bravo !
    Por...do doja te lexoja keto dite nga ju, nje te bukur fare. Me te bukuren !
    Kushedi.....mbase edhe e lexoj.
    Po pres njehere...

  10. #270
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Njė pasqyrė

    E gjeta ēdo nė kėtė dhomė ku kurrė njeri s'ka hyrė
    Prej vatrės deri lart nė gjithė oxhakun kjo pasqyrė.
    Qė sytė e mi bojė kėrcunjsh e gjethesh mbėshtjellė
    Tė shohin veten nė flakėt e flokėve tė tu shtjellė.

    Para argjėndit tė pasqyrės tė shoh o zjarri im,
    Unė gėrxhua trutharė pa tym si nė njė vegim,
    Dhe njė lot e le tė bjerė nė bojvajin shkrumb tė zi,
    Nė atė vatėr tė rremė ku kurrė kush zjarr s'ndezi.

    E tillė ėshtė jeta, me plot sende tė rreme e tė vėrteta.
    Pulitem me prushin por me sytė nė pasqyrė mbeta,
    Bebėzat e syve zmadhohen e gjithēka rreth e nxijnė
    Nė djegie pėrflakja e flokėve tė kthehet hi e thinjė.

    Por ti mė buzėqesh, tė shkėlqejnė dhėmbėt si fildish
    Dhe s'mundesh apo nuk e thua "Tė pres a do tė vish?"
    Paēka, unė mjerani i hipnotizuar rend matanė
    Por njė "Oh jo!" lėshoj se s'mund dhe kokėn pėrplas nė xham.

    Mos qesh as mos qaj, se nuk tė ndihmon as tė bėn mirė,
    Dhe siē e di nė dhiballlin tim tė fortė i kam dy brirė,
    Qė gjithēka copash e thyen e lanė tė qelqta dy sy,
    Pėrtej dritares tė shoh kaltrimin e qiellit qė aty.

Faqja 27 prej 50 FillimFillim ... 17252627282937 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Natori i persiatjeve
    Nga Diabolis nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 19-09-2008, 13:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •