Close
Faqja 25 prej 50 FillimFillim ... 15232425262735 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 241 deri 250 prej 500
  1. #241
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Tė varfėrve

    Nė terrin mė tė zi tė natės
    Kur hėnė s'ka aspak
    Hajduti bėhet gati
    Qetėsinė e lė nė prag.

    Pėrreth nuk ėshtė askush,
    Nė mes tė qetėsisė
    Hajduti thesin mbush,
    Tja hedhė varfėrisė.

    Por zemra shkon si avion
    Truri nėn zero tregon;
    Mallkuar qoftė kjo frikė
    Mė s'ndyhet me kėtė tė ligė.

    Si dhelprėn zėnė nė leqe
    E zėnė a se zėnė pėr dreq
    Njėlloj tmerrin e heq;
    Vjedhja ėshtė vesi mė i keq.

  2. #242
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Talenti

    Tė jesh talent
    Duhet ta kesh kokėn "kaaaaq" me gjėra tė bukura.
    Teksa tha kėto fjalė
    Hapi duart aq sa kungullin ajo masė
    Do ta kishte si babai
    Tė voglin djalė.

  3. #243
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Njė e vėrtetė

    Vėrtiten bletėt rreth luleve
    Dhe zbresin si nė aerodrom petaleve.
    Tė bukura lulet pėrherė
    Nė dimėr, nė verė, nė vjeshtė, nė pranverė.
    Por ka nė botė tė tilla lule nazike
    Qė mes flladeve mbeten stoike,
    Sikur pa bletėt tė gėzuara rrojnė
    Por shpirti i tyre e di si durojnė.

  4. #244
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Verė nė fushė dhe nė mal

    Bukuri e pafajshme
    Grurė, diell, lulekuqe.
    Pėrulėsi e tejskajshme
    Bar, vesė, manushaqe.

    Pothuajse tė pakapshme
    Kanė diēka tė pėrbashkėt
    Kėto grupime tė mahnitshme
    Ku asgjė nuk ėshtė e flashkėt.

  5. #245
    Gezohem qe ju lexoj perseri....
    Uroj qe te jeni duke kaluar mire ne Shqiperi!
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  6. #246
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Ishin vetėm dy javė qė mbaruan kur nisa postimet.

    Stuhi

    U takuan palėt e reve si krushqit,
    Dhe s'patėn nevojė pėr saze, etikė,
    Trokėllitėn mes vetėtimash gotat
    Nga gjokset bubulluan meloditė.

    Dhe shprazėn me fund qiellin prej shiut
    Si ndėr dolli dasme gotėn e rakisė
    Trashėgime i uruan ēiftit, mė tė riut
    Dhe begati si tė tokės ndritur me vesė.

  7. #247
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Dhurata e tė dashurės

    E lė telefonit tė bjerė pa mėshirė
    Por nė anėn tjetėr nuk pėrgjigjet njeri,
    Para syve mė del dera pėrplasur nė fytyrė
    Dhe njė "u ēmėnde" thėnė me egėrsi.

    Do pres deri sa ta kapėsh telefonin
    Ashtu si ēdo gjė tjetėr me pėrtaci,
    Tė tė kujtoj minutat qė tok numėronim
    Dhe tė tė them se e ēmendura je ti.

    Piiiiiip pip, piiiiip, pip...
    Unė e di qė tani je nė shtėpi...
    Priiiiit prit, priiiiit, prit...
    Vėrtet u ēmenda por e kam dhuratė nga ti.

  8. #248
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Me gjuhėn e Ezopit

    Kėtė e bėri farmacisti mė i mirė,
    Kėtej helm andej po aq ėmbėlsirė.
    Njė ditė iku nė njė vend tjetėr
    Peshoren ja la mikut tė vjetėr.

    Qė provoi dhe ashtu dhe kėshtu
    Por vetėm ėmbėlsirė mori aty,
    Hajde ore mik dhe gojėn e lag
    Mbas punė ndaju tė gjithėve nga pak.

    Peshorja mė s'mundi tė rrijė drejt
    E pa farmacisti dhe u vrenjt.
    Tė ėmbėl nuk shtonte dot nė peshė
    As ato tok s'i bėnte pėrshesh.

    Prandaj mė nuk dha pėr miqėsinė
    Se vetėm helm do mbetej pėr njerzinė,
    Por kėtė nuk e derdhi menjėherė
    Se prishej peshorja e mjerė.

    Filloi me pika ta boshatiste
    Ndonse nga pak pėr vete gėlltiste.
    Kėshtu u vendos sėrish barazia
    Me klientelė u mbush farmacia.

  9. #249
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Kėrcacka

    Sepse bėhej mbrėmja e poezisė,
    U mblodh njerzia si mizat nė lis,
    Tė shikonin poetėt-fizhekzjarre,
    Me shkreptima shumėngjyrshe letrare.

    Por ka ndonjė lloj qė gabimisht kėtu hyn,
    Tė shurdhojnė me zhurmė tė nxijnė me tym,
    Nga anėt tona i quajnė kėrcacka,
    Vetėm krac-kruc sa trembet dhe macka.

    Por gjithsesi ruajuni redaktorė,
    Tė bėjnė xhixh po tė plasėn nė dorė!
    Qė dritė tė bėjnė i kotė mundimi,
    Por janė pa faj, ėshtė ēėshtje tundimi.

  10. #250
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Bumerang

    Njė zot e di
    Se ē'ndiej unė pėr ty,
    Pėr mua se ē'ndien ti.
    Por kujdes,
    Kujdes kur hedh fjalė
    Se janė bumerang e tė kthehen prapė.

Faqja 25 prej 50 FillimFillim ... 15232425262735 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Natori i persiatjeve
    Nga Diabolis nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 19-09-2008, 13:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •