Close
Faqja 23 prej 50 FillimFillim ... 13212223242533 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 230 prej 500
  1. #221
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Kangjėll Hekuri Katror

    Nė vend tė fundit

    Po ėshtė more ėshtė e vėrtetė,
    Ē'tė ze dhe nuk e heq nė jetė,
    Ja mė shihni mirė, mė shihni mua,
    Murrosur me kanė kėmbė e duar,
    Mua Kangjėll Hekuri Katror,
    Dikur nderin e dheut Arbėror.

    I

    Kam lerė pėrpara ca mijrave vjet,
    Zjarr farke Ballkani, zjarr vėrtet,
    Hekur mė derdhėn, sėpatė mė bėnė,
    Pėllėmbė vend pa shkelur s'kam lėnė.
    Hej tė ndėrtuar, botėn ndryshuar,
    Pesė breza, dhjetė bishta ndėrruar.
    E qindra e qindra vite kėshtu shkuan,
    Kur ligjet dhe kohėt e vjetra ndėrruan,
    Mė shkrinė, mė rrahėn mė bėnė shpatė,
    Luftova me burrat luftova me gratė,
    Ngado fituam dhe mbrojtėm lirinė,
    Luftuam sa Hyll Drite e bėmė Ilirinė.
    Kam luftuar me trimresha e trima,
    Armiku dridhej e futej nė vrima.
    Dhe plagė tė rėnda kam marrė,
    Mė dysh jam thyer, jam prerė, e jam ēarė,
    Deri nė fund me Skėnderbeun,
    Hej ē'vite, balli i Evropės, tundėm dheun.
    Pastaj mė tretėn mė bėnė parmėndė,
    E ktheja dheu mbi dy pėllėmbė,
    Se luftrat dhe ligjet kishin ndryshuar,
    Me pushkė e penė atėhere duhej luftuar.
    Po kam punuar, oj tė punuar,
    Pyesni kėto toka, pyesni ato qe e kuaj.
    E bėja shkėmbin tė nxirrte xixa,
    E nė majė malit mbinin filiza.
    Punova nė luftė punova nė paqe,
    Djersa dhe Dielli mė shndrisnin nė faqe.
    Pastaj mė vjen turp ta them,
    Mė harruan, mė harruan ata djem,
    Qė papritur nė tė ikur u kujtuan,
    Kangjėll Hekuri Katror mė shndruan,
    Jo se druheshin nga armiqtė,
    Po nė mes tyre qenė tė liqtė.
    Ja kėshtu duarlidhur kam duruar,
    Gjithė kėto vite tė mallkuar.
    Murrosur me llaē e me gurė,
    Fatin tim mos e paēi kurrė.

    II

    Kėtu gjithė kohėn i murrosur,
    Ngrohem nė Diell si i marrosur,
    Dhe kur ka Hėnė me tė rri kuvendoj,
    Pa tė Rrugėn e Qumshtit vėshtroj.
    Nuk jam mėsuar unė, as brenda as jashtė,
    Kėshtu tė rri papunė, tė tretem si kashtė.

    Kėshtu kur sapo vjen Pranvera,
    Me lulet e kumbullės te dera,
    Ja marr me zogjtė qė cicėrojnė,
    Kur tek unė pėr pak qėndrojnė,
    Me ciu ciu e gu gu gu,
    Sa shumė duhemi ne tė dy.
    E luaj me degėn qė rreh nė xham,
    Moj shpirtja ime sa tė kam xhan,
    Me dallėndyshen lozonjare,
    Qė vjen e shkon e s'ndalet fare,
    Por ah, kur ajo nis e mėrgon,
    Foleja bosh mė pikėllon.
    Po gjithė kėto s'mė ndalin mua,
    Tė kujtoj ē'jam, tė kėrkoj ē'dua.

    Kėshtu kokulur Vera mė gjen,
    Tek shoh rrugėt e shkreta pa djem;
    Shoh nuse tė shkretėn ē'e gjeti.
    Qė pret atė tė vijė nga kurbeti,
    Se sapo erdhi ai ditėziu,
    Drejt e nė dhomė, drej e shtriu,
    Krahėt hapi ajo shqiponjė,
    E la djaloshin ta ledhatojė,
    E perdet tutje janė tutur,
    Oj ēfarė tė puthur, po tė puthur,
    S'pyesin pėr yje, s'pyesin pėr Hėnė,
    Me duart pas meje zėnė,
    E ē'dashuri qė kanė bėrė,
    Ashtu mbėrthyer natėn e tėrė.

    Kėshtu shkon djali vjen Vjeshta me stuhi,
    Mbahuni - ju them degėve - me fuqi,
    Shoh fėmijėt qė vrapojnė nė shkollė,
    Disa faqezverdhur disa faqemollė,
    E shoh dhe nusen brenda nė shtėpi,
    Me cėrre ne dorė me letra nė gji,
    E shkon dorėn lehtas tek barku,
    Jo, vetėm nuk ėshtė oxhaku.
    Jashtė fryn erė e marrė e bie shi,
    Ajo e vetme loton nė shtėpi.
    Unė me nėnė qiellit i hakrohem
    Po prej tij rrufe mė lėshohen.
    Mos u takofshim qiell njė ditė,
    Nė mos ta mban mblidh perėnditė.

    Kėshtu Dimrin me tufan pres,
    Si plakun qė radhėn ka tė vdesė,
    Ēdo gjė e ngrirė, ēdo gjė ndėr akuj,
    Po rreth shtėpisė ka ujq e ēakaj.
    Ah, qė m'u kthefshin majat brirė,
    T'ja u tregoja more faqenxirrė.
    E gjatė dhe e gjatė dhe e gjatė nata,
    Veten me dhėmbė kafshon e ngrata,
    Shpejt vjen mamia, mjekja shkund borėn,
    Pėr nė dimėr Shkurti e kishte orėn,
    Ho ho ē'buēko, ho ē'kokoroē,
    Ditė si kjo ke qejf ti shikosh.
    Paēka se janė tė ralla, eh sa tė ralla,
    Janė tė vėrteta, s'janė pėrralla.

    Po nuk mė duhen zbukurime,
    As kundrandryshk e as kostume,
    Le tė mė shkrijnė lopatė a plor,
    Mjaft mė Kangjėll Hekuri Katror.
    Po ėshtė more ėshtė e vėrtetė,
    Me punė bėn vendi pėrpjetė.

    Nė vend tė fillimit

    Po mi ē'murrosni kėto kėmbė e duar,
    O Shqiptarė, gra e burra tė bekuar,
    Mi zgjidhni shpejt nė keni besė,
    Nė ju vlon nė gjak njė shpresė.
    Tė japim krahėt, pasurinė, diturinė,
    Gjigande ta bėjmė Shqipėrinė!

  2. #222
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    VETMIA

    Sa i vetmuar ndjehem unė?
    ...
    Mendo udhėtarin e humbur nė shkretėtirė
    Me vetulla rėnduar nga rėra si duna,
    Me buzė zhuritur e tė tharė,
    Pashpresė pėr njė pikė ujė.
    Mendo se oazin e kaltėr e kaloi nė krah,
    E kaloi e s’e pa...
    Mendo se njė mirazh tė rremė po ndjek,
    Mendo se hapat zvarrė mezi hedh,
    Se fuqi mė s'ka,
    Ėshtė kapitur nėn Diell;
    Por mos kujto se mjafton ajo rėrė dhe orėt e gjata,
    Nuk matet vetmia.

    Mendo varkėn nė det pa rrema e pa velė,
    Mendo peshkatarin qė ujin me grushta jashtė nxjerr,
    Me buzė tė kripur, tė ēarė e gjak
    Qė me vete pėshpėrit tė njė kėnge tė vjetėr ca fjalė.
    Mendo qė dhe tė vetmit shkrep
    Trilli i erės i ngriti male me dallgė
    Dhe varka veē hipėn dhe zbret
    Nėn Yllin Polar;
    Por mos kujto se mjaftojnė oqeanet dhe brenga,
    Nuk matet vetmia.

    Mendo njė grimcė gjithėsie
    Hapėsirės sė pamatė pa tė tjerė pranė,
    Mendoje akullin blu tė njė natė tė paanė,
    Gjithēka lėviz,
    Gjithēka,
    E tė gjitha larg njėra-tjetrės janė.
    Mendo se iku dhe kometa e ndritshme
    E askush se di nė kthehet mė;
    Por mos kujto se mjafton largėsia dhe heshtja,
    Nuk matet vetmia.

    Mendo njė kaproll nė shelgjet mbi lumė
    Rrethuar nga langorė qė nė grykė e ēanė,
    Mendo ulėrimat shtazore tė qenve,
    Drithėrimėn e pėrvajshme tė shelgjeve,
    Vrapin e llahtarisur tė ujėrave,
    Mendo gjakun qė rrjedh,
    Mendo lotėt kristal qė prej syve ranė;
    Por mos kujto se mjaftojnė lotėt dhe dhimbja,
    Nuk matet vetmia.

    Do tė them dhe tė tjera,
    Mė shkurt, por mė shumė,
    Mė fal nė tė tremb, po deshe dėgjomė.
    Mendo eremitin nė shpellėn e lagėsht
    Qė ilaēe mbi vete provon derisa mė tė mirin gjen.
    Mendo tė burgosurin pa faj nė kėshtjellėn muretrashė
    Nė ishullin shkėmbor e tė vetmuar pa breg.
    Mendo njė tė vetėvarur nė degėn nė rrap
    Dhe erėn qė ėndrrėn ja merr e tutje ia tret .
    Mendo njė tė plagosur qė beteja e kurseu
    Por askush s'e di dhe tė gjallė e mbulojnė nė dhe.
    Mendo njė skelet zbuluar prej njė varri tė vithisur
    Ku zog s'ndalon, e s'mbin as bar e as gjėmb.
    Mendo Prometeun nga zinxhirė shtrėnguar
    Qė orėn makabre tė vuajtjes pret.
    Mendo njė foshnjė braktisur prej nėnės nė njė derė
    Qė duart e vogla zgjat drejt qiellit , e qesh.
    Mendoi mė parė kėto
    Por mos mendo asnjė "Happy end"
    Pastaj mua mes tyre ku tė duash mendomė,
    Por pėrsėri kjo s'mjafton
    Tė kuptosh SA i vetmuar ndjehem unė,
    Ėshtė e pamatshme VETMIA.

    Vėrtet unė ndjehem i vetmuar,
    I vetmuar,
    Shumė.
    Ndonėse gjithė ditėn me miq kam kaluar,
    Ndonėse shampanjė kam pirė,
    Ndonėse kam folur shumė,
    Ndonėse tė kam pranė, ... pėrsėri i vetmuar jam unė.
    ...
    E pamatshme vetmia e atyre qė guxuan,
    E udhėtarit qė me krye Diellin prek,
    E peshkatarit qė njė ofshamė urie i vjen prej detit,
    E grimcės akull tė largėt qė nga shpėrthimi u tret,
    E kaprollit qė me sy tė pėrlotur mizorisė sė botės i flet.
    A matet vetmia e eremitit
    Kur mes dhimbjesh dhe gjarpėrinjtė tremb.
    A matet vetmia e tė burgosurit pėrjetė pafaj
    Qė u thinj, u plak e qiellin i lirė kurrė se pa.
    A matet vetmia e tė vetėvarurit nė rrap
    Kur veē pak mė parė nga shokėt u nda, e njė fjalė se tha.
    A matet vetmia e tė plagosurit nė betejė,
    Mbuluar me tė rėnėt, jetėn pėr vendin kur dha.
    A matet vetmia e njė varri tė panjohur, tė vithisur
    Prej fatit tė zi mbetur emėrshuar.
    Sa shumė kuptoi Prometeu,
    Por ē'di nga bota foshnjė e mirė.

    Sa shumė guxuan nė kėtė botė,
    Mes tyre dhe unė,
    Bisku i shpirtit tim,
    Guxoi tė ngrihet mbi kėtė rasė varri tė mallkuar,
    Guxoi dhe shkroi pėr ty, pėr tė tjerė.
    Por unė ndjehem i vetmuar,
    Ē'kuptim ka fjalė tė them pėrsėri,
    Guxo ti, guxo dhe paē nder.
    Por ti hesht,
    Hesht,
    Hesht me njė buzėqeshje qė ajrin therr,
    E me frikėn qė dritėn e syve tė err,
    Dhe kur flet s'guxon atė qė ke nė mendje tė thuash.
    Atėhere unė veten shikoj nė mjegullėn e syve tė tu
    Dhe kuptova si jam,
    Thjesht: i vetmuar,
    Se as hija ime s'mė ndoqi aty,
    U tremb,
    U largua.
    E unė s'jam Dekarti, e punė s'mė bėn vetmia,
    Ndaj kur mė pyete : "Si ndjehesh?"
    T'u pėrgjigja thjesht:
    I V E T M U A R.

  3. #223
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Zbulimi

    Si Iriqi ka zbuluar
    Pse armikja e betuar
    Ėshtė kuqse e tėrbuar;
    Ishte nė tė perėnduar...

    Priti erėn tė fryjė
    Edhe dardhėn qė tė bjerė
    Pastaj doli nga driza
    Iriqi, mustaqespica.

    Por dardha ishte gungė,
    A si i thonė gollogungė,
    Dhėmbėt vrau mustaqespica
    E bėri tutje ndėr driza.

    Atje gjeti tetė gorica
    Ishin tė vogla por fica,
    Dhe brofi mustaqespica
    Ė, dinakja ngrėnka murriza!

  4. #224
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Mė doli shpirti nga hundėt

    Kishte ikur e premtja, gdhihej e shtunė,
    U ngrita nga gjumi i lebetitur
    Mu duk se nga flegra e majtė e hundės gjaku kishte buēitur,
    Dhe ashtu nė terr e errėsirė
    Hundėn zura me dorė sa gjeta shaminė,
    Kokėn ngrita lart dhe vrap nė lavaman,
    Nga njė anė me shami me ujė nga tjetra anė,
    Por gjak nuk kisha,
    As hundėt s'mė kullonin mukoza,
    Tė mė ishte krijuar psikoza?
    Por jo, njelmėsinė e ndjeu hunda dhe dora
    Pashė nė pasqyrė sa u largua avulli i bardhė
    Dy sytė e mi tė kuqe e tė plasaritura
    Si antika nė zjarr tė pėrzhitura.
    Me duar qė mė dridheshin me ujė freskova,
    Fytyrėn e verdhė, tė gjelbėr, tė ...
    Ahh, u alarmova,
    Pasqyrės ju afrova dhe njė duhmė erėkeqe e zezė mu pėrplas,
    Mė hyri nga goja nga hundėt,
    Dhe nisa tė bėrtas,
    Ahhh, rreth vetes u vėrtita,
    Shqyeja gojėn, damarėt e qafės trasha, nisa tė kollitem,
    U pėrpėlita tė vjell, dhashė e morra dhe nxorra vrer,
    Gojėn dhe grykėn lava e shpėlava,
    Ndrojtas pashė fytyrėn nė pasqyrė,
    Nė sy sikur dallova pak ngjyrė,
    U ndjeva si mė mirė,
    Dhe frymė po merrja me pak tė vėshtirė,
    Ndaj u mbysha me ajėr dhe thitha dhe nxorra,
    Pastaj njė ndjellje tė fuqishme
    Dhe nga pasqyra filloi tė shqitej avulli i bardhė
    Qė hyri nė hundė e gojė e sy,
    Dhe mua mu duk si nė ēastin kur u zgjova
    Se nga flegra e majtė e hundės gjak mė rridhte,
    Ndjeva po atė njelmėsi,
    Po as nė dorė as nė hundė
    Nuk kisha as gjak as mukoza,
    I fshiva pasqyrės njė avull tė zi
    Qė varej nga poshtė lart,
    Nga dora mė erdhi era duhmėkeqe kur thirra ahh.
    Ahh, kėsaj here nuk thirra se u tremba
    Thirra se kuptova ē'mė ngjau kur gdhihej e shtunė
    Atė natė kur rrufetė rridhinin
    E shirat shkreptinin mbi dritare,
    Tjetėr nuk kishte ēfarė tė ishte,
    Mua mė doli shpirti nga hundėt,
    Dhe nė vend tė tij mė hyri njė xhind
    Dhe akoma nuk e di nė isha i zoti
    A ishte thjesht njė rastėsi
    Qė me tė ikur e premtja,
    Unė xhindin e volla
    Dhe shpirtin e ndolla.
    Pa dėshmimtarė qė mendjen tju mbush,
    Qė edhe tė ishin, s'do ishin atje ku bėja dush.

  5. #225
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Emblema e kujtimeve

    Njė ditė do shkruaj ē'mbaj mend nga fėmijėria,
    Vargje pėr gjyshet e stėrgjyshet,
    Emblemėn e kujtimeve tė mia,
    Emblemė e reshkur,
    E reshkur si vetė historia ,
    Historia e popullit tim luftrash gjakosur.
    Do shkruaj njė ditė pėr atė emblemė
    Kalitur nė mes tė shqytės time ndėr beteja,
    Emblemė me duar nėne pėr dekstra dhe sinistra.
    Do shkruaj njė ditė pėr tė
    Se nė gjoks e mbaj,
    Nė ballė e kam vėnė
    Nė fortesėn time valon nėn Diell e Hėnė.

  6. #226
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Lufta dhe puthja

    Lufta i thotė puthjes:
    Mirėmėngjes kushėrirė,
    Trashėgimin e gjyshe paqes
    Them ta ndajmė me tė mirė.

    Ne jemi nga i njėjti soj,
    Ja si kėtė e vėrtetoj:
    Unė njerzit vras me breshėri,
    Por dhe ti i vret nji nga nji.

  7. #227
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Buzali

    Frymėmarrja artificiale dhe Buzali u martuan;
    Puthja, e dashura e Buzalit mendsh luan:
    I thotė " i dashur a nuk mė thua,
    A s'jam mė e mirė se ajo qė ke grua?"
    Mė e mire je - i thotė Buzali pa shaka,-
    Ndaj tė kam tė dashur moj sevda,
    Por ti tė mbyt me puthje e gjithēka
    Ajo veē mė shpėton nga vdekja.

  8. #228
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485

    Re: VETMIA

    Postuar mė parė nga D D
    Sa i vetmuar ndjehem unė?
    ...
    Mendo udhėtarin e humbur nė shkretėtirė
    Me vetulla rėnduar nga rėra si duna,
    Me buzė zhuritur e tė tharė,
    Pashpresė pėr njė pikė ujė.
    Mendo se oazin e kaltėr e kaloi nė krah,
    E kaloi e s’e pa...
    Mendo se njė mirazh tė rremė po ndjek,
    Mendo se hapat zvarrė mezi hedh,
    Se fuqi mė s'ka,
    Ėshtė kapitur nėn Diell;
    Por mos kujto se mjafton ajo rėrė dhe orėt e gjata,
    Nuk matet vetmia.

    Mendo varkėn nė det pa rrema e pa velė,
    Mendo peshkatarin qė ujin me grushta jashtė nxjerr,
    Me buzė tė kripur, tė ēarė e gjak
    Qė me vete pėshpėrit tė njė kėnge tė vjetėr ca fjalė.
    Mendo qė dhe tė vetmit shkrep
    Trilli i erės i ngriti male me dallgė
    Dhe varka veē hipėn dhe zbret
    Nėn Yllin Polar;
    Por mos kujto se mjaftojnė oqeanet dhe brenga,
    Nuk matet vetmia.

    Mendo njė grimcė gjithėsie
    Hapėsirės sė pamatė pa tė tjerė pranė,
    Mendoje akullin blu tė njė natė tė paanė,
    Gjithēka lėviz,
    Gjithēka,
    E tė gjitha larg njėra-tjetrės janė.
    Mendo se iku dhe kometa e ndritshme
    E askush se di nė kthehet mė;
    Por mos kujto se mjafton largėsia dhe heshtja,
    Nuk matet vetmia.

    Mendo njė kaproll nė shelgjet mbi lumė
    Rrethuar nga langorė qė nė grykė e ēanė,
    Mendo ulėrimat shtazore tė qenve,
    Drithėrimėn e pėrvajshme tė shelgjeve,
    Vrapin e llahtarisur tė ujėrave,
    Mendo gjakun qė rrjedh,
    Mendo lotėt kristal qė prej syve ranė;
    Por mos kujto se mjaftojnė lotėt dhe dhimbja,
    Nuk matet vetmia.

    Do tė them dhe tė tjera,
    Mė shkurt, por mė shumė,
    Mė fal nė tė tremb, po deshe dėgjomė.
    Mendo eremitin nė shpellėn e lagėsht
    Qė ilaēe mbi vete provon derisa mė tė mirin gjen.
    Mendo tė burgosurin pa faj nė kėshtjellėn muretrashė
    Nė ishullin shkėmbor e tė vetmuar pa breg.
    Mendo njė tė vetėvarur nė degėn nė rrap
    Dhe erėn qė ėndrrėn ja merr e tutje ia tret .
    Mendo njė tė plagosur qė beteja e kurseu
    Por askush s'e di dhe tė gjallė e mbulojnė nė dhe.
    Mendo njė skelet zbuluar prej njė varri tė vithisur
    Ku zog s'ndalon, e s'mbin as bar e as gjėmb.
    Mendo Prometeun nga zinxhirė shtrėnguar
    Qė orėn makabre tė vuajtjes pret.
    Mendo njė foshnjė braktisur prej nėnės nė njė derė
    Qė duart e vogla zgjat drejt qiellit , e qesh.
    Mendoi mė parė kėto
    Por mos mendo asnjė "Happy end"
    Pastaj mua mes tyre ku tė duash mendomė,
    Por pėrsėri kjo s'mjafton
    Tė kuptosh SA i vetmuar ndjehem unė,
    Ėshtė e pamatshme VETMIA.

    Vėrtet unė ndjehem i vetmuar,
    I vetmuar,
    Shumė.
    Ndonėse gjithė ditėn me miq kam kaluar,
    Ndonėse shampanjė kam pirė,
    Ndonėse kam folur shumė,
    Ndonėse tė kam pranė, ... pėrsėri i vetmuar jam unė.
    ...
    E pamatshme vetmia e atyre qė guxuan,
    E udhėtarit qė me krye Diellin prek,
    E peshkatarit qė njė ofshamė urie i vjen prej detit,
    E grimcės akull tė largėt qė nga shpėrthimi u tret,
    E kaprollit qė me sy tė pėrlotur mizorisė sė botės i flet.
    A matet vetmia e eremitit
    Kur mes dhimbjesh dhe gjarpėrinjtė tremb.
    A matet vetmia e tė burgosurit pėrjetė pafaj
    Qė u thinj, u plak e qiellin i lirė kurrė se pa.
    A matet vetmia e tė vetėvarurit nė rrap
    Kur veē pak mė parė nga shokėt u nda, e njė fjalė se tha.
    A matet vetmia e tė plagosurit nė betejė,
    Mbuluar me tė rėnėt, jetėn pėr vendin kur dha.
    A matet vetmia e njė varri tė panjohur, tė vithisur
    Prej fatit tė zi mbetur emėrshuar.
    Sa shumė kuptoi Prometeu,
    Por ē'di nga bota foshnjė e mirė.

    Sa shumė guxuan nė kėtė botė,
    Mes tyre dhe unė,
    Bisku i shpirtit tim,
    Guxoi tė ngrihet mbi kėtė rasė varri tė mallkuar,
    Guxoi dhe shkroi pėr ty, pėr tė tjerė.
    Por unė ndjehem i vetmuar,
    Ē'kuptim ka fjalė tė them pėrsėri,
    Guxo ti, guxo dhe paē nder.
    Por ti hesht,
    Hesht,
    Hesht me njė buzėqeshje qė ajrin therr,
    E me frikėn qė dritėn e syve tė err,
    Dhe kur flet s'guxon atė qė ke nė mendje tė thuash.
    Atėhere unė veten shikoj nė mjegullėn e syve tė tu
    Dhe kuptova si jam,
    Thjesht: i vetmuar,
    Se as hija ime s'mė ndoqi aty,
    U tremb,
    U largua.
    E unė s'jam Dekarti, e punė s'mė bėn vetmia,
    Ndaj kur mė pyete : "Si ndjehesh?"
    T'u pėrgjigja thjesht:
    I V E T M U A R.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  9. #229
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Lepur i ngrati

    Nga qė nuk shquhej pėr trimėri,
    Lepuri trilloi njė histori.
    E kafshėve nė pyll nis ju rrėfen,
    Si luftoi me njė peshkaqen.

    Qeshėn kafshėt me tė madhe,
    E foli e para njė sorkadhe,
    Po ti e bėn, tė shkojnė shtatė,
    Ha, ha, kishim kohė pa gallatė.

    E nis mbrohet lepur i ngrati,
    Ju tė gjithė e keni nga inati,
    Se kjo qė thashė ėshtė e vėrtetė,
    Por nga ta dini, ndodhi nė det.

  10. #230
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Shėėėėt

    Ti or mik qė nuk do tė heshtėsh,
    Ke provuar ndonjėherė tė presėsh,
    Reve nė pritje pantallona t’u veshėsh?
    Do vija dita ta dish,
    Do ta kėrkosh vetė mbretėreshėn,
    Pėr atėhere po tė them: durim tė kesh.

Faqja 23 prej 50 FillimFillim ... 13212223242533 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Natori i persiatjeve
    Nga Diabolis nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 19-09-2008, 13:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •