Close
Faqja 21 prej 50 FillimFillim ... 11192021222331 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 210 prej 500
  1. #201
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Qesh

    Nė fėmijėri,
    Tė parėn nga historitė para gjumit
    Qė mė mėsoi tė tregoja im atė
    Ishte ajo e Nastradinit
    Qė qante tatėpjetave nė kodrina
    E qeshte tė pėrpjetave kur i merrej fryma.
    Kur u rrita dhe ca mėsova
    Se foshnjėn e bėjnė tė qajė sapodalė,
    Pastaj thėrrasin gazit vajzė a djalė.
    E ju e dini,
    Se kur bora njė pėllėmbė mbulon grurin nė ugar
    Mė nė fund e ze gjumi ēdo fshatar.

    I lodhur jam dhe i sfilitur
    Pa gjumė nė sy i raskapitur,
    Me shpirtin nėn thinja platitur,
    Por qesh,
    Qesh majėn duke ngjitur,
    Qesh fėmijėt duke rritur,
    Qesh pėr prodhimin e pritur.
    Qesh pėr ē'vjen.

  2. #202
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    LETĖR PĖR NĖ PARAJSĖ

    Shumė e dashura dhe e shtrenjta Edit Durham!
    Me gaz ta shkruaj kėtė letėr
    Se gati po bėhem tė nisem,
    Tė udhėtoj nė ato anė,
    Qė vendlindja ime janė.
    Fort e nderuara Edit,
    Mė kanė mbetur sa gishta dhe ditė
    Pėr tė shkelur pikėrisht nė atė rrugė qė emrin tėnd mban
    Nėse tė kujtohet si ka qėnė
    Por si ėshtė nuk e di,
    Tė betohem pėr ē'kam mė tė shtrenjtė,
    Njė mrekulli!
    Nga njėra anė shatrivan,
    Nga ana tjetėr farmaci,
    Nė tė dy cepat besomė dy librari.
    E gjėrė me Diell sa lind e perėndon,
    Lulishte kuqur lulezjarri,
    Natėn e ndritur me neon.
    Dhe si pėr tė lidhur histori
    Siē e ke lėnė ėshtė pazari,
    Por aty pranė janė shtuar me dhjetra taksi.
    Aty do jem unė,
    Por ende nuk do jesh ti,
    Nuk do jetė shtatorja jote e bronztė
    Tė piqeshim e tė shuanim mallin,
    Nėn habinė e udhėtarve atypari kaluar
    Nga fjalėt e tua gdhendur
    O udhėtare e papėrtuar:
    "...Korēa ėshtė qyteti mė i pastėr i perandorisė...",
    E tė qeshnim e shtonim nėn buzė,
    Kur them perandorisė nėnkuptoj gjithėsisė.
    Deriatėherė,
    Tė puth nga larg mikja ime e ndjerė,
    Yti pėrherė,

  3. #203
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Thonjtė

    Vendosėn thonjtė njė ditė,
    "Nuk do jemi mė banditė",
    Dhe u lanė qethėn rruan
    Grisėn maskat u llakuan.

    Koka i pa tė zbukuruar,
    Nisi kritikėn pa pėrtuar:
    Tė jeni ndryshe kjo nuk mund,
    Se treguesi hyn nė hundė.

    I vogli i padjallėzuar,
    Bėn ē'bėn e veshin ma kruan;
    Se ai qė mban unazė,
    Mi shkul flokėt, mi bėn ēapraz.

    Tė madhit i pėlqen kurrizi,
    E skuq si kokėrr murizi;
    Po ē'tė them pėr maskaranė,
    Qė hyn kudo ku e gjen anėn.

    Por mbrohen thonjtė nė korr:
    Atyre ju ha, s'shkojmė me zor.
    Vazhdon koka, - qėnki tė ndyrė,
    Pse mė hidheni nė fytyrė.

    Deri mė aq thonjtė duruan,
    Harruan llustrėn dhe llakun,
    U sulėn kokėn kush tė mbytė,
    Me "Ah kur s'ti kryem sytė".

  4. #204
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    NDERI

    Njė fjalė shqipe e vjetėr
    Qė ka ndryshuar shumė herė spektėr,
    Pėrdoret nė tė gjitha gjuhėt e tjera,
    Kuptohet, ka vlera.
    Gjithēka nisi atėherė,
    Kur njė pararadhėsi ynė i lashtė
    Kasolles i vuri njė derė,
    Dhe gjindjen e la pėr mender,
    Mbas dere, pėr nder.
    Grekėt e lashtė (cilėt ishin ata burra?)
    I thanė derės "thura",
    Se dera e parė ishte me purteka,
    Kjo ėshtė e vėrteta.
    Dhe ajo fjalė qė nuk pėrdorej kurrė,
    Botės i fshehu ē'bėnte njė grua dhe njė burrė;
    Se mė pėrpara s'ishte ēudi,
    Njėra nė shpellė me katėr bėnte dashuri,
    Apo njėri nėn Hėnė
    Me shumė tė ishte i zėnė.
    Qė atėhere Princi Nder u rrit,
    Kurorėn e mbretit vuri nė kokė,
    E sot rron si gjithė mbretėrit nė Tokė:
    Kėmbėt nė dhe, kokėn mbi re,
    Por gjithsesi, fjalėn e shpikėm ne;
    Pėr nder arm! ju dera tė gjuhėve tė tjera,
    Ju rrittė ndera Mbretit tonė, Ju rrittė ndera.

  5. #205
    Cdo poezi e kesaj faqeje te jep nje kenaqesi. Po une doja te vecoja "Dallget". Me pelqen menyra se si tingellon, kur e lexon. Fjala dhe vargu "zgjatet dhe fuqizohet" e te krijon idene e krijimit te dallges.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  6. #206
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    LEKSION MBI DASHURINĖ

    Profesorit tė larė dhe tė ruar
    I thonė beqar i stazhionuar,
    Por kjo atė se pengon aspak
    Tė nisė dhe shpjegojė me merak...

    Sa lind dhe dashuron njeriu,
    Rrjedh ajo si ndėr deje gjaku,
    Tė parėn padyshim do nėnėn,
    Pastaj Diellin, pastaj Hėnėn.

    Rritet njeriu me dashurinė,
    Gjelbėrimin e kaltėrsinė,
    Dashuron ai tokėn ku jeton,
    Dashuron, dashuron, dashuron.

    Mes dashurish pa e kuptuar
    Rinia ėshtė nėnshkruar,
    Se djalin ashtu thjesht, vetiu,
    Mosha mbi buzė e nxiu.

    Mes lulesh duke qėndruar
    Vajza, ēudi, pa e kuptuar
    Nė heshtje ka pėr t'u kundruar,
    Gatitet pėr tė nusėruar?

    Vjen pastaj njė ēast i veēantė,
    Gjithė dashuritė mblidhen nė njė
    Por si ajo nuk ėshtė asnjė,
    Ndėrsa ti nga goja s'nxjerr dot zė.

    Herė tjetėr pse dashurinė
    Dhe pa fjalė e ke treguar;
    Sot duhet fjala e uruar
    Qė tė dashurosh i dashuruar.

    Pa e thėnė tė kesh guxuar
    Vajzėn t'a prekėsh dhe nė duar
    Njė drithmė ka pėr t'a pėrshkruar
    E ti do zbrapsesh i hutuar.

    Por kėshtu mos ndodhtė me asnjė,
    Ti thuaj tė dua me pak zė
    Vetėm heshtja ka pėr t'ju vėshtruar
    Puthja dashurinė ka bekuar.

    Pėrjashta ju tė dy atje nė fund,
    Kot do tju shkojė cilido mund,
    Asnjėri provimin nuk e kalon,
    S'kini turp, putheni nė leksion.

  7. #207
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    Laguna Blu

  8. #208
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Vetitė e lėndės

    Kur ja bėjnė nė rrugė
    Robi thotė: Mos, na dhieu,
    Kur ja bėjnė nė arė,
    Gojėn vesh mė vesh: Plehu.

    Por kjo ndodh dhe gjetiu,
    S'ndryshojnė vetitė e lėndės,
    Ndryshojnė vetitė tet njeriu;
    Robi i zotit ėshtė zot i fjalės.

  9. #209
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    E. O. E. (mundėsi e barabartė punėsimi)

    I verbėr tė jesh pėr dore tė tė drejtojė njė qen,
    Nė skutat e metrosė, nė rrugė dhe nė gjumė,
    Tė lexosh nė dyer atė shkrimin e gdhėndur me gishta,
    Nė Nju Jork punon, psh mund tė shesėsh nė telefon.
    Shurdh i lindur tė kesh qėnė qė zėrat e bukur
    Gjithė jetėn do tė tė duken gėrvishtje a zhurma,
    Nė Nju Jork mund tė punosh me tranxha e llamarina
    A nė paē talent mund tė pikturosh pėr revista.
    Njė fjalė mos e kesh nxjerrė, memec nė qofsh or ti
    Nė Nju Jorkun e madh pa punė nuk tė lė njeri,
    Se ja mė mirė se kushdo ti di tė komunikosh me gishta
    Me sinjale tė gjelbra tė drejtosh pilotė e makinista.
    Dhe me zemėr tė vėnė, protezė tė jesh nė kėmbė a dorė,
    Dhe lidhur gypa dializash a ngulur paralize nė karocė
    Kudo pėr ty kėta njerėz kanė bėrė rafshina e ashensorė,
    Dhe vetėm dy gisht largėsi ndan trenin nga peroni.
    Tė vlente dhe pėr mua kjo mundėsi e barabartė punėsimi
    Do paguaja dy rreshta pėr faqen e punėve nė gazeta,
    "Kėrkon punė njė poet i mbetur ēyryk nė vjersha,
    I mungon shtylla kurrizore, E O E, i mungon Atdheu."

  10. #210
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Me mallin tonė
    Blejmė mallin tuaj,
    Ju patriotė
    Ne tė huaj.


    Ky kombi ynė
    Nė kombin tuaj,
    Ju ē'doni vetė
    Ne paguaj.

Faqja 21 prej 50 FillimFillim ... 11192021222331 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Natori i persiatjeve
    Nga Diabolis nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 19-09-2008, 13:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •