S'mė duhet fare Babilonia fjalėshumė
kur pėrpara mė rri Voskopoja gjuhėprerė,
gėrmadhash heshtur,
e trishtė, e tretur, pagojė,
atje ku u lind, u rrit, u shua,
njė flakėz diturie,
nga ku u ndezėn dhe shkuan
mijra pishtarė lirie.
S'mė duhet fare Babilonia fjalėshumė
kur pėrpara mė rri Voskopoja gjuhėprerė,
gėrmadhash heshtur,
e trishtė, e tretur, pagojė,
atje ku u lind, u rrit, u shua,
njė flakėz diturie,
nga ku u ndezėn dhe shkuan
mijra pishtarė lirie.
Sikur Voskopoja te ishte "njeri", duke lexuar keto vargje, do fillonte te fliste...
Pershendetje
Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ēka mund tė jetė ajo e pendės
Voskopojė e shkretė mbuluar me plloēa
Vijnė nga Tirana, vijnė dhe nga Korēa.
...............................................Las gush Poradeci
Me vargjet me Voskopojėn mė ndodh si me lekurėn e shagrenit, mė tkuret e mė tkuret. Sa herė e ze me dorė i heq ndonjė varg.
As qė bėhet fjalė tė flasė, tė paktėn dy herė e djegur, ėshtė si puna e atyre kokave nė bastun pa sy, pa veshė, pa gojė, vetėm se kėto kohėt e fundit kanė nisur po i gryejnė dhe skeletin.
Gjithsesi nė botė ka dhe fantazma.
Pa vargje nė vjersha
Me janė shtuar veset kėto kohė,
Kam nisur luaj kumar kohėn e lirė,
Po tė bjerė kokė shkruaj poezi,
Po tė bjerė pil ulem shikoj DiViDi.
Ra skiē ndaj monedhėn hedh pėrsėri,
Ra kokė, shkruaj kėto rreshta tani,
E pastaj nė kolltuk nis shoh dividi,
Mbeta pa vargje nė vjersha, jam kumarxhi .
U ula te lexoj ndonje nga poezite e nuk u shkeputa dot derisa i mbarova te gjitha se lexuari.
Shume te bukura.Urime!
sinqerisht
hope31
Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
:^proton
Sikur unė tė isha vetė Zoti
Ai do tė zvarritej me zinxhirė skllavi,
Sikur tė isha njė degė e blertė
Ti do tė ishe zogu kėngėtar nėn fletė,
Sikur ti kisha supet shkėmbinj tė ēarė
Flokėt e tua do tė mė binin ujvarė,
Sikur tė isha det i kaltėr me valė
Ti e qeshur do tė kridheshe delfin nė tė,
Sikur tė isha era qė largon retė
Ti do tė ishe nata e qetė,
Sikur tė isha dimėr i egėr me borė
Ti do tė ishe dielli pranveror,
Sikur kėto rreshta ti shndroja nė gishta
Do tė tė shkisnin prej tėmthave tek gusha,
Sikur tė isha fjala tė dashuroj
Nė veshin tėnd si flutura tė qėndroj,
Por unė s'jam;
Sikur ti tė ishe e tmerrshmja shtrėngatė
Pėrmes do tė shpėrtheja rrufe e zjarrtė,
Sikur ti tė ishe dita mbas shiut rebesh
Unė do mbėshtetesha ylber mes kodrash,
Sikur ti tė ishe trėndafil i bardhė
Do mė mjaftonte tė isha gjėmbi nė tė,
Sikur ti tė ishe sy i gėzuar
Unė nė tė do tė isha lot i kulluar,
Sikur ti tė ishe qepallė e lodhur
Unė do tė isha gjumi i ėmbėl pėrmbi,
Sikur tė ishe e verbėr pa ndihmė
Nė duar do mė kishe si shkop a qen,
Sikur ti tė ishe bisku nė pranverė
Unė do tė isha plehu yt nė rrėnjė,
Sikur ti tė ishe jeta e vyer
Unė do tė isha vdekja qė vjen tė merr,
Por ti s'je;
Sikur bashkė tė rronim tė njėqind jetėt nga njėmijė vjet
Atėhere po, as djall s'doja tė isha, pėr besė as poet.
Sikur te kishte halla qershija
Ti patjeter do ishe tepsia
Sikur te kishte Mana te daja
Cdo dite do shkoja tek nandaja
Sikur te isha kasap mishi
Do vinte cdo dit per dark dervishi
DD, Poezite tuaja jane shume te bukura ndonse bera pak humor me kete te fundit.
shifi punen e jo gunen
Peng ngelur me sytė nė dritare
I ngrehur me veshėt nga zilja nė derė,
Shikoj sa shkujdesur njė pupėl
Vėrtitet nė erė.
Do bjerė, do bjerė,
Patjetėr do bjerė,
Por minutat ikin e pezull mbetet pupla nė erė.
Do bjerė, do bjerė,
Patjetėr do bjerė,
Por orėt ikin pa lajmin e mirė.
Mbase mė dėrgon njė imeil,
Mbase njė letėr poston,
Mbase tani po telefonon,
Mbase vjen vetė.
Por jashtė u err,
E s'duken e s'ndihen as pupėl as erė,
As kokėn s'e solli qafthyeri postier,
Vetėm nė ekranin e kompjuterit sillet e shtillet emri i saj,
Nga t'ja mbaj?
Heq zilen nga dera,
Stakoj telefonin,
Ndėroj skrinsaverin,
Dhe bie nė shtrat, plandosem krahapur
E thėrres, thėrres
Me zėrin mė therės
S'do bjerė, s'do bjerė,
Patjetėr s'do bjerė.
Por bie, por bie
I hidhur loti i mjerė.
Ē'ka kurkush nė jetė s'ti jep nė rruzullim
E ardhmja ime i shkula dhe t'i dhashė,
Tė dhurova krahėt time pėr fluturim
Jo tė dyllta si tė Ikarisit tė lashtė.
Pėr vete mė mbeti vetėm zemra
Qė goditur kullonte gjak mbi supe
Por dhe ashtu nisa tė ēapitesha
Kur ti vrullshėm mes reve bėje tutje.
Nuk pata frikė mos lodheshe e bije
Shkretive tė shpirtit, xhunglave tė mendimit,
Dhe qė pas mė kishe doja qė ta dije
Porse kokėn s'e ktheve ti prej fluturimit.
Nuk tė kam parė mė qė atė ditė
Ndonse kam pyetur plot zogj e shtegtarė
Mė thonė nė kafaz tė mbyllėn perėnditė
Se ju errje qiellin kur shkoje aq krenare.
Ashtu kam mbetur nė majėn mė tė lartė
Me krahėt drejt qiellit si pisha flamur
Ngulur me rrėnjė gjaku ndėr shkėmbinjtė
Me bindjen se s'do tė takohemi mė kurrė.
Vetėm pėr jetė
Peshkatari i thjeshtė i perlave
Hyn thellėsive tė detit
Me zemėr, me mushkėri.
Nė dritė mes koralesh
Nė t'errėt mes rrezikut
Pėr jetė, vetėm pėr jetė.
Brenda guaskave tė molusqeve zinxhir
Ndrydhur mes tė ashėprit pancir,
Rrallė gjendet perla e mirė.
E syri i mprehtė i peshkatarit
Qė njėherė po gaboi e pėson,
Vetėm perla kėrkon
Tek hap butakun e mefshtė
Me thikė tė pėrvėluar.
O perlė qė del me vėshtirėsi,
Nė tule butakėsh fshehur,
Peshkatari tek ty do vijė gjithnjė,
Nuk ėshtė oktapod,
Ėshtė mė i thjeshti njeri
Qė tek ti varet shpresa e tij;
Peshkatari u zhyt pėrsėri.
Nė gosti me Djallin
U mblodhėm ne me shoqėri
Nė majė tė malit shkuam,
Pimė verė dhe pimė raki
Nė hell dashin e kulluam.
Hė - e pyesim Djallin - ē'thua?
Prej tij zė shpelle u dėgjua:
Ngrihu, ngrihu o i vdekur,
Ngrihu tė hash mish tė pjekur!
Papritur andej matanė
U hap dheu nė ēdo anė,
Njė i vdekur ėshtė ēuar
Dhe drejt nesh ėshtė afruar.
Thotė Djalli: Dreq o punė
Gjithė fajin e kam unė,
Po i vdekur eja dhe ti
Ngrije me ne njė dolli.
Kthen i vdekuri: po mirė
Meqė dashki mysafirė.
Pėr tė ngrėnė ēdo - i themi -
Mos ki ndrojė se, na, kemi.
Thotė djalli: kam njė fjalė
Se qėnka me turp ku djalė:
Nė mė parė s'e ke provuar
Bile dashi kam gatuar.
Ja kėrcet i vdekmi lotit
Sa gjithė zjarrin e shojti.
Mosni bre dhe nė kėtė jetė
Do mė lini byrė pėrpjetė?
Lexoni gurin e varrit
Ē'mė gjetet mua tė vrarit,
Ē'ju kam bėrė as mė thoni
Qė nga varri po mė zgjoni?
Afrohet Djalli tek varri
Dhe lexon pa ju ēarė cari:
U ēive e dorė nuk hoqe
Gurėt e varrit paē pėr loēe!
Mos ē'ke hequr, mos bre burrė,
I ke tretur kėta gurė,
Sytė i hedh ku s'thuhet kurrė
Veē njė vrimė e ca lėkurė.
Medet Djallo shih ē'na gjeti
Shpejto, nxirrna nga sikleti.
Thotė Djalli me shpoti
Vihuni nė radhė pėr nji,
Edhe nisni e kėndoni
Deri mė tre tė numuroni
Mishi tretet koska mbetet,
Mishi tretet koska mbetet.
Rrethin mirė pa mbaruar
I vdekuri nė varr ka shkuar.
Hani pini dhe kėndoni
Ju zė pija mė kujtoni.
Krijoni Kontakt