Close
Faqja 12 prej 50 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 500
  1. #111
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    Me pelqejne shume poezite.
    Ku qellova pas kesaj me lepurin dhe zagarin.Apo kastile e ke lene te fundit, ose qe te pershtatet me ate qe do vije te komentoje ose qe ai qe do shkruaje i pari edhe nese do donte te merrte rrolin e zagarit ,te mos e beje me
    Nejse.Mua me pelqejne keto qe ke shkruar ketu.Une kam nje zakon, sa here lexoj ,proze ose poezi,ato fragmente apo vargje qe me pelqejne i shkruaj dhe sa here kam qef u hedh nga nje veshtrim.Me sa shoh me hape pak pune.
    Urimet e mia.
    Laguna Blu

  2. #112
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    Arktika eshte kryeveper!
    Nuk munda te rri pa e thene....
    Laguna Blu

  3. #113
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Pazar Ballkani

    Njė ditė tė bukur tė Djele,
    Shkoi mushkonja anofele,
    Nga pazari i bagėtive,
    T'ju vinte syrin dhenve, dhive.

    Gomarja theshte - unė jam kriēi,
    Ka po jam vetė - pėlliste viēi,
    Ndaj hesapin pėr ta qėruar
    Pyesin mushkonjėn e kulturuar.

    Po juve ju mungon patkoi,-
    Tha ajo, - dhe njė vithkuq shpoi.
    Por hamshori nuk ja pėrtoi,
    Njė bisht i dha, dhe e mbaroi.

    Jeta kėshtu na ka treguar
    Fjalėn e urtė pėr tė forcuar:
    Kush shkon pėr lesh del i rruar,
    Kush shkon pėr gjak ngel i harruar.

  4. #114
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    Je i madh!!!!!!!!!!
    Eshte hera e fundit qe e them. Nuk ka nevoje per komente.
    Me sa shoh nuk para te intereson cfare thone te tjeret.
    As nuk duhet .. mbaje po keshtu.
    Pershendetje.
    Laguna Blu

  5. #115
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    UNĖ JAM KY QĖ JAM

    As Kazanovė nuk jam,
    Nuk dua tė jem as Rasputin,
    As si Nostradamusi s'do flas,
    Por s'dua tė ngatėroj as perėndinė.
    Unė jam ky qė jam!
    Jam ai qė vonė po erdhe, ta dish,
    Si zor tė mė gjesh.
    Jo vrullin s'ta pres,
    Ti eja,
    Eja trokit,
    Trokit e prit,
    Prit e shko,
    Shko se nė botė ka plot dyer si kjo,
    Shko pastaj,
    Shko mos e tepro.
    Se a e di,
    Nė gėrmadhė u bėftė shtėpia,
    Dy dėrrasa tė kalbura nė pastė,
    Ato pėrsėri quhen derė,
    Dhe s'ėshtė e kėndshme t'a them,
    Do duhet tė trokasesh dhe nė to.
    Mos guxo ta shqyesh atė derė,
    Nė qofsha kėshtu shtėpia ku hyre pa lejė,
    Dhe brenda tė paēa,
    Hip mbi tra,
    Qaj,
    vajto,
    kėlthit,
    Do jesh kukumjaēka e mjerė.
    Unė jam ky qė jam!
    Jam ai qė kanatash tė hapi njė derė.

  6. #116
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    USTIKA, VERĖ '90

    Petro Markos

    Njė emėr i bukur,
    I gdhendur pėrmbi terr,
    Ky vend i zi dikur
    I mbushur plot me tmerr.

    Mbrėmja klandestine
    Qė bėhet nė ishull
    Gėrvisht kujtesėn time
    Porsi pranga e prishur.

    Ballkan! Vallė a e pe
    Tek trokisnin gotat
    Atje ku djemtė le,
    Ku t'u shėmtuan motrat.

    Thirrja qė vjen nga larg
    Ėshtė e koduar,
    Gadishullin e lag
    Mos pėr t'a qetėsuar?

  7. #117
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    a kam tė drejtė

    I mungon diēka jetės sonė,
    Mbase njeriu i pasur,
    Njeriu i ēmuar nė jetė,
    Njeriu me frak dhe me barsolinė,
    Me bastunin kokėartė,
    Me kėpucėt qė farfurijnė,
    Ai prej tė cilit bota vlerėsoi Shqipėrinė.
    I mungon dhe diēka jetės sonė,
    Mbase njė kuti boshe bonbonesh
    Qė pėr muaj tė mjaltit
    Nė gondolat e Venecias
    Tė sapomartuarit pėrpinė.
    I mungon dhe diēka jetės sonė,
    Mbase ca hi nga librat e djegur,
    Tok me gjumin e pafjetur,
    Me fjalėn e fundit nė grykė mbetur
    Qė pėr mėmėdhenė ngriti nė kėmbė
    Bij dhe etėr.
    I mungon dhe diēka jetės sonė.

  8. #118
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    PĖRSHPIRTJE

    Ej, njerėz tė mirė, kur perėndimi gjak tė skuqė,
    El Pasos dhe varrit tė kaubojit verbuar nga trishtimi
    Ti lexoni me vėmendje epitafin nga koha nxirrė
    "Ai nga plumbi jo nuk vdiq, por klithi:
    Ou, sytė e mij asaj ja jap me gjithė dėshirė."
    Nė qoftė se shkėlqimin e tyre doni tė shikoni,
    Ej njerėz, mahnituni, dy sy po fluturojnė nė errėsirė.

  9. #119
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Vajkali

    Na ishte njė djalė, na kishte njė kalė
    Njė vraē njė kuqal, si veriu nė mal.
    Na ishte njė vajzė, e brishtė si majėzė,
    Me sytė pėrdhe, nuk kishte shoqe mbi dhe.

    Na ishte njė djalė, na kishte njė kalė
    Pėr mėngjez shaluar pėr sytė e kulluar
    Tė vajzės si bora nėn lajthitė kurora
    Hingėllimė dhe trok, ah tė ishim tok.

    Na ishte njė vajzė, e brishtė si majėzė,
    Qė mbante njė shtambė e shkonte mė kėmbė,
    Shkonte faqepjeshka pėr ujė tek lajthjeshka,
    Kreshtės tek burimi, ku hidhte hijen trimi.

    Na ishte njė djalė, na kishte njė kalė
    Qė mbante bagėtinė, edhe blegtorinė
    Qė tė kishte tundė, derdhte djersė e mund
    Derisa nė fund, binte muzgu mbi katund.

    Na ishte njė vajzė, e brishtė si majėzė
    Mėkonte manaren, rudėn lozonjaren.
    I ēonte ujė nė arė tė atit fshatar,
    Qė punonte me shatė se rronin nė fshat.

    Na ishte njė djalė, na kishte njė kalė,
    I bukur si yll, flokėderdhur si pyll,
    Vajzės i doli para kur ju bė e mbara,
    Dhe u panė mu aty, tė dy sy ndėr sy.

    Na ishte njė vajzė, e brishtė si majėzė,
    Djalit ja ktheu "po", kur ky i tha "mė do?",
    Dhe u ngjit nė shalė pa thėnė njė fjalė;
    Dhe rrahėn e ndalėn nė njė va kur nata ra.

    Na ishte njė djalė, na kishte njė vajzė
    Kalin tė kulloste e la nė luadhet nė va.
    Na ishte njė vajzė, na kishte njė djalė
    Me shpirt e mėkonte dhe e dashuronte.

    Na ishte njė djalė, na ishte njė vajzė
    Kalin kishin saraje dhe gjirin pėr pajė (Kali ishte kalaja, gjiri ishte paja)
    Ashtu u ēiftuan edhe u martuan
    Ndėrtuan shtėpinė nė atė lėndinė.

    Ku bėhet pėrrua uji nga njė krua
    Atje nė njė va njė fshat shtėpitė ka
    E pat nisur njė djalė atje nė rrėzmal
    Ku zbriti vajza nga kali ngrihet Vajkali.

    Na ishte njė djalė, na kishte njė kalė
    Njė vraē njė kuqal, si veriu nė mal.
    Na ishte njė vajzė, e brishtė si majėzė,
    Me sytė pėrdhe, nuk kishte shoqe mbi dhe.

  10. #120
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    KĖRKESĖ

    Mbylli ngadalė kapakėt e syve
    Por jo si qepenat e dyqaneve nė terr,
    Si mjegulla qė ledhaton pemėt mes pyjeve
    Shtriji krahėt drejt ėndrrės dhe gjumi tė merr.

    Harroje ditėn e lodhshme qė iku
    As mos mendo pėr nesėr ē’duhet blerė,
    Njė “ooo...” lėsho dhe shtriqu,
    Veē tė lutem mos mė ėndėrro miliarder.

Faqja 12 prej 50 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Natori i persiatjeve
    Nga Diabolis nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 19-09-2008, 13:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •