Close
Faqja 11 prej 50 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 500
  1. #101
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Mė shumė se ēdo gjė nė tokėqiell

    Mė shumė se ēdo gjė nė tokėqiell

    Tė mrekullueshme lulet ditėn
    Por natėn janė terr nė terr;
    Tė shkėlqyeshėm yjet natėn
    Por ditėn s'ke ku i gjen;
    Nė qarkun e ditės dhe natės shoh Hėnėn
    Por ajo ndron ngjyrė e formė e rren.
    Atėhere tė them ty me plot gojėn:
    Tė dua mė shumė se ēdo gjė nė tokėqiell!
    Se ti m'i lehton ditėnetėt,
    Se ti m'i gazton netėditėt,
    Se mrekullinė tėnde erėmirė s'ka terr qė e merr,
    Se shkėlqimin e syve tė tua s'ka Diell qė e terr,
    Se mė e plota nė njėzetekatėr orėshat e mia
    Nė ngjyrė e formė e zė e gjė ėshtė bukuria,
    E jotja,
    Pėr mua.

  2. #102
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    NJĖ TRILLIM ME FAKTE TĖ VĖRTETA BASHKUAR

    Do doja tė shkruaja diēka tė mirė
    Nė kėtė orė, nė kėtė ēast,
    Por pėrreth ėshtė errėsirė,
    Dhe kam ngrėnė bukė papjekur mirė nė saē.

    Kėrceu furrtari pėrpjetė
    Kur dėgjoi gruan qė fliste me fqinjėn
    Pėr njerėz qė u shtynė pėr bukė
    E nga njė qese miell morėn nė duar,
    Se pėr nesėr vetėm njė furrė dru kishte
    Pėr ato pak tepsi me byrek e lakror.
    Gjumi i'u zhduk si nata qė ra,
    U ngrit si i shkalluar,
    Me vrap shkoi te karocieri mė lart,
    Gazetėn ja hoqi nga duart.
    Nė do tė hash ngrihu or mik,
    Nė do jot shoqe mos pjekė kulaē,
    S'kam zjarr pėr atė tė uruar,
    Nė lėnēa dhe njė pa bukė -tha-
    M'u thafshin kėto duar.
    U ngrit ngadalė karrocieri plak
    Mėnjanė kapelėn e arnuar,
    Hajt - tha - tė mprehim pelėn
    Tallash pėr tė ngarkuar.
    Trok i lehtė i pelės hidhet gėzuar,
    Por burrat janė duke turfulluar,
    ... Hyaaa - por pela kokėn ngjesh
    Mbas hekurash nė errėsirė,
    Krifė e saj seē u pataks,
    Ē'i mbeti syri i ngrirė.
    Roja derėn hap me zor e thotė:
    Kjo qė po bėjmė ėshtė e ndaluar,
    Por kam njė nip qė sot nė shkollė
    Pa ngrėnė e kanė dėrguar,
    Mallkuar qofsh furrė e vdekjes, mallkuar.
    Tė nesėrmen shkoi furrtari
    Karrocėn me tallash pėr tė paguar,
    E mbas dy ditėsh...
    Kronikė e zezė nė njė gazetė
    Tre emra pleqsh i ka rreshtuar:
    Njė natė njė karrocė mbushėn plot,
    ... krim i organizuar.

    Kjo ishte njė natė e gjatė
    Pa ujė, pa dritė, pa bukė,
    Njė natė me ajėr tė rralluar,
    Qė pėr ēudi gjithēka qe mbrapsh,
    Pėr sytė tanė tė mjegulluar.

  3. #103
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Tapa

    Nė kapėrcyell tė viteve,
    Njerzia sipas riteve,
    Hapin shishe me shampanjė,
    E nisin bėjnė hatanė.

    Puuuffff, nė tavan tapa.
    "U hapa, gėzuar, u hapa,
    Qiellin me dorė e kapa."
    Dhe nis e bie mbrapa...

    Por kėnga nuk ka pushuar:
    "Oh, jam shumė e gazuar,
    Oh, jam shumė e gėzuar,
    Oh, jam duke fluturuar."

    E pret koshi i pezmatuar:
    "Ē'ka kėtu pėr t'u gėzuar,
    Nuk e sheh moj e shkretuar,
    Tok me gazin ke mbaruar."

  4. #104
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    VAJZA VDIQ

    I ēoni nė varr njė trėndafil,
    Si hiret e saj...
    Tė freskėt, tė kuq,
    Ja ēoni me vesėn e mėngjesit
    Me njė gonxhe tė paēelur
    Dhe ikni, tė qarėt nuk ju bėn mirė,
    Ikni pėrpara se tė bjerė nata.
    ... Nesėr do tė shkoj vetė
    Qė tė pyes time bijė
    Jo, trėndafilin ... gonxhėn mė mirė
    Nė e prekėn duar djali
    A mbeti vetė nė errėsirė.
    Ikni, i shpini jetėn e tharrė,
    I shpini dashurinė e parė
    Njė trėndafil dhe njė gonxhe.
    ...
    Nė agim gonxhja kishte ēelur
    Nga vaji i njė bilbili tė marrė.

  5. #105
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    SHĖNDĖLLIA

    Sikur sot t'a kaloje kėtė prag
    Unė do thesha: "Mė e bukur nuk bėhet!"
    Oh, zonja Shėn Mari, e ka hak.
    Dikur kėtu mė kanė pagėzuar,
    Fshehtas nga vrulli i egėr apash,
    Nė duar mė mbante ndrikulla e uruar,
    Kur isha i vogėl, gati motak.
    Sot shoh shpirtra tė ēelur si drita,
    Ndaj unė do tė thesha nėn zė:
    "Jezui u flijua pėr ne,
    Po ti mos mė bėj qė tė vuaj,
    Mbaj fjalėn qė vetė e the,
    Vėrtet do tė jesh mėkatare,
    Po dhe kėshtu e tillė je."
    Por vetėm isha nė kishė,
    Po e them ē'u luta pėr ty qė t'a dish:
    "O zot jepi ē'do, punė mos i prish,
    Nė u dashtė dhe mua mė zhduk prej dashurisė."
    Ti aty nuk kalove,
    Mbase s'tė pashė, ku t'a dish,
    Por unė pėrsėri thashė:
    "Mė e bukur nuk bėhet!"
    Nga Shėndėllia ku jam pagėzuar betohem:
    Pėr Krisht.

  6. #106
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    TI DO TĖ FLUTUROSH E DASHUR

    Ti do tė fluturosh e dashur
    Unė nuk e di me se dhe kur,
    Mbase si nė ėndrra njerėzish,
    Mbase me avionė kompanish.

    Do tė fluturosh e dashurar
    Mbi qiellin botės sė kaltruar,
    Kėtė mos e merr si marrėzi,
    Se kjo e kalon ēdo profeci.

    Ti do tė fluturosh e dashur
    Ulur nė ndonjė metalveshur
    Ku stjuardesat thonė "dakort”
    E pėrreth ndihet ndonjė akord.

    Do tė fluturosh e dashuruar
    Prej nga u ngrite e ēliruar,
    Kujtimet fije merimage
    Hapėsira do t'i heqė koke.

    Ti do tė fluturosh e dashur,
    O zemėr fluturimthi shqitur.
    Do tė fluturosh e dashuruar
    Larg kėtij vargu tė mallkuar.

  7. #107
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    KĖNGĖ PA EMĖR

    Vallė ē'ndjen ajo kur i thonė:
    Prostitutė.
    Ē'ngjyrė i marrin sytė,
    Sytė e saj tė butė.
    Zemra ē'i kėrkon,
    Kur punėn mbaron.
    Tė ardhmen a e sheh,
    Tė tashmen kur rron.

    Rini e tejflakur,
    Ndėr epshe hajdute,
    Trupi ngjalė e gjallė
    Tek kėnaq harbutė,
    Dora paret merr
    Alkool, drogė...vrer.

  8. #108
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    TRIOLET

    A e shikoni kėtė grua?
    Dikur folėn shumė keq pėr tė,
    Thanė se flirtonte me mua,
    Se me burrin zihej pėrnatė.

    Ata tė dy shpejt u ndanė
    Dhe sot rrojnė tė vetmuar,
    Ajo mbeti grua pa burrė,
    Ai mbeti burrė pa grua.

    U shpif ngjarja e poshtėr dikur
    As nuk lidhej fare me mua,
    Ai ėshtė burrė me karakter,
    Ajo e pastėr si krua.

    Dashuria u shqye mė dysh,
    Miqėsia mė tresh u coptua,
    Ata u ndanė nė mes tyre
    Asnjėri nuk mė flet mua.

    Tė tre ishim shokė nė rini
    Pleqėria tani po na rrėzon;
    Ah, ah moj e poshtra pabesi
    Njėlloj goja jonė tė mallkon.

  9. #109
    Tashme vleresimin tim per vargjet tuaja e kam dhene, po perseris vetveten...shume te bukura poezite...
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  10. #110
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    PRITJE

    Siē iku Dielli, pa dalė dita
    U shfaq nė qiell Afėrdita;
    Ndėrkohė unė prita, prita, prita,
    Sa kėndoi qyqja, sa u mėrzita.

    Tė prita atje ku s’mund tė vije
    Nė atė humbtirė qė ti se dije
    Me mua pranė nė natė tė rrije
    Tė pėshpėrisnim fjalė dashurie.

Faqja 11 prej 50 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Natori i persiatjeve
    Nga Diabolis nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 19-09-2008, 13:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •