4.1 Talenti krijues !
Gjithmonė shoqėria eshte ne dilemė. Edhepse ajo e ka te qarte se ne mesin e tyre lindin gjeni, sėrish, kuvendimet nuk prajnė. Tė shpeshten kuvendimet kane per objekt shoqėrinė qė perjeton ngecje te perhershme. Nuk e ka nivelin e te kaluarės qe ishte. Ka rėnė nga interesimi i asaj qe ishte solidarizim. Ėshte nėpėrkėmbur jeta e nje trashegimie ku nuk perfillen moshat, nuk ka rend nė koordinimin e punėve, nuk ka harmoni ne sjellje vendimesh.
Kjo e ka bere shoqėrinė qe te gjykojė zhvillimin ashtu si ka ndodhur gjithmonė me paraqitjen e gjeneratave. Por sot, ne kete bashkekohesi, kur mediumet , dhe interneti jane nė nje zhvillim me ndikim te madh, haptazi verehen ndryshime te rrethanave. Nese krahasojme disa dekada perpara me kete zhvillim te sotem, ku nje person disponon me dy celular apo me nje laptop qe e hap per cdo moment dhe prej te cilit krijon lidhje me nje rreth shume me te gjere, prej ku ka mundesi te marre dhe te lansoje informata per risitė. Pra, keto ndryshime kane marre perpara gjithe tradicionalizmin e shprehur tek shqiptaret, dhe tani, neper shtresa te gjeneratave , mvarėsisht ku hapen kuvendimet, te rastis te degjosh tema te ndryshme. Por, sa mund ato te behen objekt i shqyrtimeve qe te rishikojme pozicionet per te hapur nje horizont te domosdoshem ?
Cili eshte ai horizont i domosdoshem qe duhet hapur ne kete kohė ?
Ma teper se gjithcka, eshte e natyrshme te analizojme rrjedhat e zhvillimit te fshatarave. Nese para disa dekadave behej zhvendosja nga fshati ne qytet, kjo levizshmeri e tille krijoj dhe shprehinė, poashtu edhe bindjen se ata qe nuk jane ne qytet, nuk kane mundesine e zhvillimit normal. Po sot kjo bindje behet jo qellim mire, sepse, fshatrat , rikthejne ne mesin e tyre gjallerinė per jetese. Por, kane humbur qellimet dhe shprehite e punes, per te krijuar te mirat materiale. Krahas kapitalit material, qe mundet te jete nje impuls i madh qe te arrihet mireqenia shoqerore, fshatrat, nuk e kanė mundesine e perballimit te konkurrences qe del per te krijuar linjat e biznesit. Kjo disharmoni e ketij zhvillimi ketu eshte shume i theksuar, por, jo ne Evrope ku fshatrat nuk kane dallime me qytetet.
Nese ne keto relacione analizojme talentin krijues, serish nuk do te arrijme deri tek nje realitet qe zhvillohet. Sepse, ne kohen e kesaj dinamike ku perfitojne ata qe kane ma shume shpejtesi dhe guxim te rrezikojne, dalin dhe profilohen si talente ma te medhenj. Edhepse, talenti krijues nuk njeh vend apo rrjedhe ! Ai zhvillohet ! Por, serish jane rrethant qe ia mundesojne te zhvillohet. Sot, ne kete dioptri nuk mund te flasim per qytete me numer te vogel popullesie se jane ma atraktiv apo ma te zhvilluar, se sa qytetet qe kane koncentrim te banoreve. Por, bota zhvillohet ne principe te decentralizimit ! Sepse centralizimi dhe koncentrimi ne kryeqendra, krijoj dobesite e veta, dhe pikerisht per ato, u ndje shume paaftesia e rikthesave, apo e adaptimeve te shume organizmave qe krijonin prodhimin, pas saj ishin diktues direkt te adminisrtimit, dhe te politikes, e me kete edhe te komplimentaritetit informativ.
Per kete, deri tani, eshte folur per seli te fuqishme qe kane pasur frenjte e dirigjimit. Francuska 7 e Beogradit, pothuajse ka dirigjuar me gjithe rrjedhat e zhvillimit shoqeror. Por, edhe ne Shkup, pikerisht Akademi e shkencave dhe e kultures, pastaj Teatri Maqedonas, Filharmonia e Maqedonise, dhe shume institucione te tjera, pothuajse, duke perjashtuar nga mundesia e pjesemarrjes se shqiptareve ne ato vende, kane kultivuar edhe mendesine, ideologjine dhe kulturen autoqefale qe ka mundur te dirigjoje me gjithcka. Sot, nga proceset e privatizimit shoqeror, kanė rėnė nė pamundesi te krijimit te tillė te institucioneve , dhe shqiptaret, duke mos e pasur ate hekurudhe, nuk kane as trenin bartes, as lokomotiven e asaj amze qe do te kultivonte talente. Edhe pse, sa e sa gjeni lindin qe te shuhen pastaj nga pamundesia e zhvillimit. Kur nuk ndodhi kėshtu me shqiptaret. Talenti krijues i tyre, disa dekada perpara pėrmbytej nga skemat rigjide te pranimit ne shkollim. Shqiptaret nuk kishin mundesi te regjistrohen nėper shkolla te mesme. Ato mezi i regjistronin, e pastaj, mezi se kalonin neper lendet ku dilte si dhemb i rinoqerontit profesori maqedonas e qe shkaterronte suksesin, shkaterronte klasat duke i perseritur dhe duke i vrare talentet.
Vitet e mepastajme, u bene nje jehone e madhe se si do te hapen institucionet. Nje nder jehonat me sublime ishte hapja e Universitetit ne Tetove. Kur behej kjo kerkese, sa e sa bashkepunetore te ambalazhuar me dukje intelektuali, flisnin dhe publikonin shkrimet e tyre ne gazeta dhe televizione. Akoma egzistojne elaboratet qe binin ndesh me kerkesen per hapjen e Universitetit te Tetoves, ku mesimi do te mbahej ne gjuhen shqipe dhe maqedonisht. Ata nxjerrnin si ajo turma e ferrave ne mes te livadhit qe pamundesonte rriten e barit, Fakultetin Pedagogjik ne Shkup. Apo me nje shpejtesi marramendase ndertonin dhe adaptonin hapjen e fakultetit te shkencave Islame. Gjithe kjo ne dukje ishte e ambalazhuar si nje pako e nje dhurate me vlere, por brendia e saj ishte nje kuterbim ! Ishte riperseritja e disa dekadave, kur nxenesit maqedonas ndiqnin shkollimin neper shkollat teknike, ne medicine, ne gjimnaz, ndersa shqiptaret ne shkollen Normale per mesues, dhe ne medrese per hoxhe!
Keto pikenisje te kesaj turbine qe perpinte me nje siguri te madhe gjithe elanin dhe pastaj vriste me nje saktesi gjithe talentin krijues per jo pershtatshmeri adekuate te kerkesave qe kishte sistemi, ishin strategji te planifikuara mire dhe me doza kapilare si te ngecin shqiptaret! Ose, ishin parashikime per te hapur shtigjet e mergimit se ketu nuk ka jete, por atje ku do te shkonin shqiptaret, eshte ma mire, dhe kurre te mos kthehen, pos kapitalin qe duhet ta sjellin ketu, se do tu duhet per intervenime te nxjerrjes se lejeve, dokumentave te udhetimit, certifikatave, apo procedura te tjera qe neper dekada u bene vetem me dhenie te sasive te parave.
Kush do ti bente keto shemti nese nuk arrihej sigurte te vritej talenti krijues?
Krijoni Kontakt