Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 24
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    10.DILEMAT PARADOKSALE TĖ TĖ QENĖMIT KRIJUES


    Nėpėr gjithė krajatat shekullore, ka pasur krijues. Por, njė dilemė ka egzistuar gjithmon. Kush janė krijuesit e vėrtetė ?

    Nė kėtė binarė tė kėtyre mendimeve, kanė hapur kuvendimin shumė pėrfaqėsues, qe kanė dashur tė sqarojnė se cili ėshtė krijuesi i vėrtetė. Kjo dilemė, edhe nė kohėn tone ėshtė aktuale. Sot, kur, pėrditė nė vitrinat apo tezgat e shitjes, dalin libra nga shumė autorė, me njė teknikė tė shkėlqyeshme te lidhjes, dhe tė kopertinave, por qė nuk kanė vlera. Bie fjala, sa do tė jenė nė pėrballim tė kohėrave kėta krijues qė tė pėrcjellin porosinė shekujve, me prozėn dh e me poezitė, apo nėpėr lėmitė e tjera krijuese?

    Nėse marrim shembull qė mundet shumė bindshėm tė tregojė se qėndresa e kėngėve popullore, e krijuar nga krijuesi popullor, ka arritur tė bejė mbijetesėn nėpėr shekuj , si do te arrijnė tė mbulohen ata qė sot pretendojnė me njė numėr tė madh te titujve te shkruar nėper librat e publikuar, pa kritere vlerėsimi dhe pa vlera, tė arrijnė mbijetesė.
    Nė tė kundėrtėn, thua janė mundėsi kėto qė pretenduesit e shume veprave letrare, qė bėhen trumbetues se jane produktive, pa u shkuar ndėrmend se kjo teori, edhe nė normėn e lartė tė natalitetit, ka treguar nivele tė ulėta tė mirėqenies shoqėrore, prej ku, pasojat e saj, jane kurorėzuar me shoqėri qė nuk krijonte kualitete por mjerime, siē, mund tė clėsohen veprat e tilla qe mbushin vitrinat e panairėve, dhe asnje prej tyre nuk thotė asnjė risi. Ose, nuk ka nivel as perafersisht te quhet veper qė kalon kufinjtė e veprave te shkruara mė pėrpara nga krijues qė u kanė rėnė shekujt mbi!

    Nėse duam te rikujtojme risite aktuale tė nje Homeri antik, si do tė ishte ai I krahasueshem me njė Homer te ditėve tona, qė as pėrafėrsisht nuk i afrohet ?

    Shpeshherė ka ndodhur qė krijues me vepra te vogla per nga faqet e shkruara kanė sjell kualitet me te lartė dhe jane mė tė plotė, se sa, te tjerė qė kanė vershuar mbi siperfaqet e faqeve te nxira te letres se bardhe per tė treguar boshėsinė e domethenieve. Do te theksoja, me mire njė Nonda Bulka, i cili, per aq sa ka shkruar, eshte me i perkryer se nje plejade hermetikėsh, apo nje plejade narratorėsh qė rrijnė e vrasin mendjen, apo qe rrijnė e leshojnė kukama per klithje dashuriēkash!

    Pėrfaqėsuesit e kėsaj letėrsie mulate, janė bėrė njė shtresė e gjerė qė mbulojnė gjithė horizontin krijues me nje tymnajė, qė arrin tė zhdukė nė kthina , veprat me prurje te shendetėshme ne krijimtari. Kjo i ka vėnė nė dilemė tė gjithė . Tė parėt janė lexuesit qė shijojnė njė sterkeqje dhe pėr atė, numri i tyre, po te bėjmė njė analize, ka rėnė dukshėm. Pėrse eshte krijuar kjo gjendje, akoma nuk ka as vetedie, por nuk ka as nje veshtrim. Ndersa realiteti, flet per kėtė pasojė. Sepse, lexuesi, ashtu siē ka shije tė ushqimit, tė veshjes, dhe tė ndryshimeve tė tjera, ka arritur qė nė kėtė pėrmasė , tė kerkojė diēka tė saktė nė pjatėn e krijimtarisė.

    Nėse dikur ushqimi gatuhen nėpė kazanėt e mėdhenj, dhe mbusheshin enėt e mėdha nė sofrat kolektive, per tė bėrė gėzimet familjare, sot, ajo kohė eshtė ndryshuar me ushqime tė shtruara nė restorantė qe dita ditės sjellin risi! Edhe krijimtaria, ėshtė specifika e tė kėrkuarit stil, qė shton oreksin e lexuesit, dhe atė e nxit, nga ajo qe ndjen qė ai afersisht tė bėjė edhe zė qė tė motivohet dhe njė lexues! Kjo nuk ndodh ne kėtė kohė. Por ndodh qė , nga lexuesi i cili ka arritur me mundim tė pėrfundojė njė veper te reklamuar nga tryzat e promovimeve, nga mediumet, qė tė flasė sėpaku deri tek nėntė lexues te tjerė se u ndje keq, dhe i pa plotėsuar nga ajo qė priste nga ajo veper letrare.
    Raporti i nje lexuesi qe flet mire dhe arrin tė bindė tė dytin ta lexojė atė veper, dhe i nje tjetri qė flet tek nėntė se nuk u nda i lumtur nga leximi i vepres qe lexoj, flet per nje diversitet. Por, akoma per dukuritė e tilla nuk ka hapur gojė kritika. Ajo me portalin e mbyllur pothuajse nuk ka leshuar asnje ze se ku jemi e ku po shkojmė. Ka rastisur, qė pėr shumė vepra qė nisėn tė bėhen vlerėsime, tė kishte, ose kritikė pa ekuiliber te bazuar ne kriteret shkencore, ose, vlersime kuturu, perse autori qenka i Kryeqytetit, ose qenka lider i ndonje Klanshoqate. Ose, ajo qe eshte me e keqe , se autori eshte femėr, dhe kush guxon te flasė pė letersinė mulate te krijuar nga femra krijuese.

    Si do tė ishte e udhes, nėse, sa per tė pasur njė trashėgimtar njė ēift bashkėshortėsh tė kishin femijė ose pa kėmbė, ose pa duar, ose, pa gjymtyre tė tjera, tė ndijimit, shikimit, … ! Ose, nė relacionin e arkitektures sė ndertimit, si do te ishte e udhes te ndertohej nje bina e madhe per nga pamja, pa ballkone, pa dritare, pa dyer… pa funksion!

    Kėto shembuj i mora, sepse, nė realitetin krijues, gjithcka ka. Nese lind nje veper letrare, nga vakumet e saj qė shfaqen nė pėrmbajtje, nė ide, nė strukturėn e fjalive, nė metafora, nė simbole, del se vepra i ngjan nje foshnjeje qė ose ka lindur para kohe dhe ėshtė djeg nga ikubatorėt e zhvillimit, ose, ( kete rast nga intervenimet e redaktorėve e recensentėve!), ose , nga pamundesia e lindjes nė kohė, ka pėsuar turbulence nga vonesa!

    Atėherė, si tė zgjidhen kėto dilema ?

    Jam i mendimit se kėto behen me nje arsimim shume me rregullar, ku do tė sinkronizoheshin tė gjitha mundėsitė qė ai qė do tė tregonte aftesitė e krijuesit, do tė kishte tė gjithe mundėsitė e perdorimit tė atyre elementeve krijuese. Ashtu, si nje specialist i lemise fizike qe me anen e laboratorisė do te spikase te vertetat e asaj lemie. Ose si nje njohes i matematikės qė ligjet e saj nuk do ti ndryshonte sepse nuk do te fitoje rezultatin e saktė nė llogaritje!

    Kėto dilemma i ka edhe krijimtaria, per te cilėn egzistojnė edhe mundėsitė e pėrgatitjes, sepse, nė kohėn tone, ose s'do te kete krijues popullor qe do tė mbesin gjeni, ose te gjithe do te thirren ne Vasko Pashen dhe Gorkin, autodidaktė !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    II.PERCAKTIMI I VLERAVE KRIJUESE
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    2.1.PERCAKTIMI I VLERAVE KRIJUESE


    Janė krijuar dilema se si tė pėrcaktohen krijuesit.

    Kėshtu si zhvillohet realiteti , ne mesin tone, i preferuar eshte ai krijues qe ka qenė nė pėrputhshmeri me politikėn dhe me sistemin. Kjo ka alarmuar deri ne nje shqetėsim, shtresat mė tė ndergjegjėsuara tė popullit, dhe sot hapen horizonte debatuese. Pėr atė qe zhvillohet , a ka bazė tė vėrtetė tė krijimit tė qendrave qė mund te merret me pėrgatitjen e gjeneratave. Me hapjen e mundėsive per tė krijuar vlera te verteta tė personave tė arsimuar qė, prej tyre tė pritet njė sfide krijuese.

    Kėshtu siē ishim, nuk kishte mundesi tė shenimit tė njė norme tė lartė tė arsimimit. Qendrat Universitare kishin kritere te tjera, prej ku, mė lehtė dhe mė shumė diplomoinin kinezėt se sa te merrnin diploma shqiptaret. Ishte pėr tu habitur perse gjithe ajo tendosje e madhe e strukturave tė Universitetoit shtetror nė Shkup, qė me nje sjellje aq rigjide, per nje gjysme shekull, krijoj shterngesa te ndryshme.

    Shqiptaret, ma lehte diplomonin ne Slloveni dhe Kroaci, bile dhe ne Sėrbi, se sa ne Maqedoni. Qendra universitare e kesaj republike , kishte krijuar shume strategji, qe kishin synim si te dalin me pengesėn e zhvillimit tė tyre. Kėshtu nga Akademia e shkencave te saj, u hartuan plane edhe ma ekstreme se sa Platforma e Vaso Ēubrillovicit… dhe Garashaninit. Si udheheqese, dhe si dirigjuese e zhvillimit ne republike, ajo gjithmon synoj te beje institucione te pastra maqedonase. Nė Akademine e shkencave edhe sot nuk ka te punesuar shqiptar, pos nje shqipfolesi! Nė Ohridsko leto, qė mbahet dy jave, jepen per muzikė xhez, po aq mjete sa nje Universitet shqiptare i Tetoves qe harxon per nje vit. ! Tek Mbremjet e poezise te quajtura Strushki Veceri, jane shpalle laureate te ndryshem nga gjithe shtetet e botes, nga Serbia shume here, ndersa nga Kosova nje, dhe asnje shqiptare nga Maqedonia .
    Kėto shembuj eklatantė kanė njė nevojė te analizes, per te ndricuar rrethanat perse ishin te tilla. Dhe, po ato rrethana perse ndikonin aq barbarisht ne rrudhjen e mundesive zhvillimore te krijuesėve, te cilet, duke mos pasur asnjefare mundesie per te krijuar, ngecnin te shpeshten edhe nėper pengesat e procedurave te perndjekjeve, apo te burgjeve. Pra, si mund te arrinin krijuesit tė nxierrinin ne drite veprat letrare, kur per punene e tyre asnje mundesi e pageses nuk behej.

    Po te bejme krahasime , krijimtaria e maqedonasve, gjithmone ka qene ne perkujdesje. Ndersa krijuesit shqiptare te anatemuar. Ka pasur te tille qe ne bashkepunim me sistemin, apo ne sherbim te policise letrare, nxorren ne drite veprat e tyre qe ishin te mbushura me perkushtime per Titon, vetėqeverisjen dhe deklamime te ndryshme qe i shkonin pershtati pamfletit qe e kerkonin komitetet !

    Kjo ndodhi edhe neper botimet e librave shkollore, ku emrat e fshatrave, toponimet,...,pastaj, historia, gjeografia, po edhe letersia, mbusheshin me falsifikime. Bie fjala, nxenesi mund te mesonte per Jovanoviē Zmaj, por jo per Naimin. Nxenesi mund te mesonte per Goce Delcev, por jo per Emin Durakun, apo heronj te tjerė ! Nxenesi mesonte se iliret jane barbarė, dhe se sllavet e jugut kishin arritur ketu te sjellin civilizimin! Nxenesi degjonte perbuzje per fene Islame, ndersa luftat e kryqezatave ishin shpetimtare te civilizimit!

    Gjithe keto reflekse te synimeve per te krijuar nje pamundesi krijuese, e detyruan krijuesin e vertete, qe me pak vellim te veprave, te krijonte nje domethenie te madhe. Po te shikohet Pirgu i lartė, per nga vellimi, eshte nje roman shume i vogel, por ka nje prurje te fuqishme artistike. Por, per Teki Dervishin, autorin e saj, kurre nuk u mendua per nje shperblim. Po ashtu, njeri nder poetet markant , Abdulazis Islami, nė vend qe te shperblehej, ai u ndalua, dhe iu dogjėn veprat e krijuara. Nuk do te flasim per krijuesit qe dhan vepra te krijuara nga burgjet. Edhepse ne ato rrethana te nje pamundesie, ata serish arriten te gjejne kohe, te ruajne me kujdes shkrimet e shkruara neper letra te ndryshme, dhe pastaj, pas daljes nga burgjet, te krijojne veprat, si Avni Elmazi me librin Idrizova shtepia e ferrit, apo Shaban Xheladini nje shumė i burgosur shume vjecare .

    Prej kesaj hallakame, ne preiudhen e krijuesve jane hapur kaptina te reja. Per ato, kritika letrare duhet te beje ēka mos, qe t’ua jape edhe vendin qe e meritojnė . Sepse, ndryshe krijohej nje krijues qe pa e perfunduar krijimin e merrte honorarin, ndersa tjeri, per botimin me mundim te vepres se tij, ndodhete te hyjė burgjeve. Prandaj, edhe per nga aspekti i trajtimit te veprave, edhe per nga niveli i tyre, edhe per nga vlerat qe sjellin, eshte mire, qe per kriuesit te perpilohet nje prezentim antologji, ku pos autobiografise , do te mund te paraqitej nje pjese e vepres se autorit, por e dhe vlersimi per vepren. Do te jete nje sihariq, dhe nje pune plotesuese, qe te perfaqesoje nje pjese te krijueseve te anatemuar.
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    2.2.PĖRNDJEKJA DHE BURGOSJA E KRIJUESIT

    Krijuesi shqiptar, vecmas ai qe jetoi ne kthetrat e roberise se Maqedoise, u detyrua te jete per gjithe kohen i perndjekur. Bile, dhe i burgosur. Prandaj, shkrimet per nga vellimi per krijuesin e tille mbeten te pa perfunduara. Ai i ngjante Antonia Porchias, i cili per se gjalli beri vetem nje veper te vogel te titulluar “Voce “ e cila nuk i kaloj as 100 faqe , por per realitetin e kohes mbeti nje veper e plote dhe me shume domethenie!

    Edhe krijuesi shqiptar ketu ne kete vend te roberuar, nuk arriti te dale i plote ! Jo se ai ishte si Antonio, por, se ndjenjen e tij e vrane perndjekjet. Dhe burgosjet.

    Nuk eshte i vogel ai numer krijuesish qe kaluan vite me radhe neper zendanet e krijuara te sistemit maqedonas. Po te hidhet nje sy dhe te behet drite mbi gjendjen e krijuar te ketyre viteve, do te dale, se maqedonasit me nje barbari te papare kane ditur si te veprojne kunder krijueseve shqiptare. Ata, duke angazhuar deri ne ekstrem metoden e perndjekjes, arriten te pergatisin shume skenare per krijuesit. Dhe qellimi i tille ishte si te arrijne te fusin ne rrathet e kurthave te gjithe ata qe do te guxonin te benin nje ze te artikuluar qe do te mbante jehonen e nje kushtrimi per te ndergjegjesuar masat.

    Te gjithe keta krijues qe rane nga skenaret e tille, me vone do te dalin te gjykohen si njerez me qellime shume te rrezikshme. Si njerez organizues per rrenimin e sistemit. Si njerėz kriminele! Ne varganin e tyre do te hyjne edhe prifterinj qe mbanin liturgji ne kisha. Edhe hoxhallare qe mbanin derse ne medrese. Mesues qe u shpjegonin shkronjat vogelusheve dhe kishin theksimin se gjuha shqipe kishte ca shkronja te vecanta qe gjuha e maqedonasve nuk i kish! Profesore qe kishin shpjeguar mbi bazen e veprimit te Rilindjes kombetare, e cila tok me Lidhjen shqiptare te mbajtur ne Prizren, kishte tendenca te nje shteti real shqiptar, ku gjeografia e teresise territoriale nuk i ngjante nje Shqiperie tabut, tė prere nga politika e kohes se Evropes, ne te kunderten, do te ishte nje Shqiperie etnike!

    Kishte e cka nuk kishte te burgosur! Bie fjala ēiftat e Mehmet Geges dhe Shaban Xheladinit. I pari, nje militant mesues qe fliste se nuk jemi turq qe te shperngulemi per ne Turqi. Se keto vatra te paret tane na i lane amanet ne t’i trashegojme ! Dhe, i dyti, pasi mori gradat e oficerit , nga Beogradi ku shikonte se si po behej diskriminimi shqiptare, filloj te shkruaj letrat qe kishin nje permbajtje te kerkesave per barabarėsi te shqiptareve me te tjeret. Terė kjo, kishte nje essence, se liria e shqiptareve ishte asgje, dhe se ata ma keq se ne kohen e kralit, i kalonin ditet duke rendur ne cdo kantier per te fituar kafshaten e bukes.

    Kjo perndjekje e ketyre personave nuk kishte perzgjedhje. Aty hynin dhe permbyteshin shume shtresa shqiptaresh. Edhe atė, ata tė ndershmit qe ishin barinj, bujq, shtepiake te devotshem. Qe ishin gurbetqare, zejtare e tregtare.

    Barinjtė se me tufat e veta kishin hy neper sinuret qe i ruanin njerez te armatosur maqedonas. Dhe, se nga kurdisjet apo nga kercenimet qe do t'i benin ne mbremje sapo te binte erresira, ose do te zhduknin bariun, qe pastaj te niste perndjekja kush e vrau tek vatha, ose, do t’ia dergonin policine qe ta prangoste se ai kishte demtuar pronat e sinureve te fshatrave maqedonas. E nga kjo, realizoheshin dy qellime.

    I pari , qe, do te vepronte gjykata, duke marre llojlloj vendimesh, ku bariu edhe dy tufa te tjera te shiste , nuk do te arrinte te paguaj tarifat e gjykates. Dhe, u ngritej nami sovraneve se ishin te prekrahurit e komiteteve, se u shkon fjala, dhe se kush e cenon sinurin e tyre, ashtu do te pesoje.

    Por, kjo kenge e Mukes, nuk u kendua gjate. Me 1980, mesuesi i ri, Avni Elmazi i Sermenoves, i cili, te shtunave dhe te dielave, per te dale krah i ndihmes, merrte bagetine e familjes, qe t’ua mundesoje edhe vellezerive qe te rehatoheshin, dhe te pushonin nga aktivitetet e javes. Dhe, nėper keto zigzake te jetes, ai u ndesh me banoret e Leunoves , ca komitetxhinj te njohur te asaj ane qe e dridhnin Gostivarin. Ata te armatosur , me pretekst se mesuesi Avni, duke kullotur tufen, ka bere shkelje ne territorin e tyre. E sulmojne por nuk arrijne te fitojne. Mesuesi Avni, me dy qent e tij dhe me shkopin e bariut, arrin te mposhte grupin e armatosur, prej ku nje del i vdekur dhe kater me duar e kembe te thyera e te kafshuara nga qentė.

    Jehona mori dhene. Avniu u burgos. Dhe u denua 11 vjet heqje lirie ne burgun famkeq te Idrizoves, ku njohu shume patriote te burgosur. Ai atje nuk ndejti si i burgosur. Me aq sa pati mundesi, me aq sa e mbajti elani dhe ndjenja e tij prej patrioti, krijoi vepren madhore te titulluar drizova Shtepia e ferrit . Edhe pse per nga vellimi e vogel, me nje tufe poezishe, dhe me nje tufe tregimesh, ajo ka arritur te tregoje nje realitet shume domethenes, per jeten e te burgosurve. Per rethanat e krijuara ne burg, per brutalitetin e tyre .

    Sa eshte e vlershme vepra e ketij martiri, po dhe e shpallur si e rrezikshme, flet ajo se, ai edhe pas daljes nga burgu, nuk kishte rehati. Ai perndiqej nga strukturat qe kishte instaluar pushteti ne fshatin e tij, duke ngritur nje qender policore, dhe nje Bashkesi lokale dhe ofiqari, prej ku shkonin varg informatat per cdo ndodhi.
    Ky fshat, per arsye te aktivitetit te me parme, kur vepronin me heroizem forcat e Ballit kombetar, ishte bere arena e veprimtarise se Avniut dhe Naser Veliut ! Prandaj, edhe pushteti, kishte pergatitur shume bashkepunetor,veprimtarė qe u jepnin lajme! Per, kete arsye, nga rrethanat e keqesuara te veprimit dhe te mbijetimit, edhe Avniu edhe Naseri do te braktisin vendlindjen dhe do te shkojne ne Zvocer. Atje , do te koordinojne aktivitetin per te pergatitur kryengritjen e armatosur.
    Me keto ide , ky tip i krijueseve, nuk arriten te bejne vepra madhore, por, lane gjurme te medha ne historine e lavdishme te mbrojtjes dhe clirimit te tokave te roberuara.
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    III. KRIJUESI DHE POLITIKA
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781

    3.1.RAPORTI I KRIJUESIT ME SHOQERINE DHE POLITIKEN


    Qė nga fillimi , njerėzimi ka pasur nevoje per krijues. Dhe ata nismen e tyre e kane . Sado qe veprat nuk egzistojne por krijimtaria e tyre edhe ne librat e shenjte rrefehet. Po, ta marim si shembull, njerzimi, pas Adamit dhe Eves, dhe lindjes se femijėve te tyre, e ka nismen nga krimi! Kabili njeri nder vellezerit qe ngriti doren dhe vrau Habilin, nuk ka te dhena se si dhe cka beri pastaj, Sigurisht, nisma e zgjerimit te njerzimit nis nga ai. Edhe pse ka thenie se Kabili ka qene I mallkuar, dhe tani, ne jeten e dy bashkeshorteve qe nuk arrijne te kene riprodhim, thuhet se jane nga damari I tij! Metaforikisht thonė : Kabilja e mallkuar!

    Keto parafrazime na japin mundesi te vijme tek konstatimi i Rporteve te krijuesit me shoqerine, pastam me politikėn.

    Krijuesi, gjithmon ka qene i spikatur si person unikat, dhe ndaj tij , nese nuk ka ngritur doren e krimit shoqeria, ka ngritur politika. Ose, nese ai i ka dale ne mbrojtje shoqerise, ka ngritur ballafaqimet me sistemin qe ka dominuar. Prandaj, keto raporte te ndersjella, kane krijuar nje lende te madhe te te dhenave, qe po te fillojme t’i spikasim , do te nxjerrim mijera e mijera fakte, ku deshmohet se ne variacionet e ketyre raporteve , Krijuesi gjithmon ka qene ura bartese e nje te vertete te ndaluar!

    Dukja e krijuesit ne keto rrethana ka ngritur shume epersi por edhe pasoja. Per keto gjera kaq te rendesishme, qysh ne shekullin 4 para eres sone, Greqia e ateherėshme i dha nje randesi te madhe krijuesit.Nese edhe sot verehen anashkalime te ndryshme te krijuesit nga shoqeria apo nga pushteti, ne ate kohė, pesha e tij ishte e nje vecantie te randesishme.

    Mund te theksohen dy veprat e te te madhit Homer, te cilat, jo vetem atehere qe u radhiten ne piedestalin e kryeveprave prej ku dilnin mesimet se si te behet zhvillimi, te mbrohet nderi, te mbahet mbijetesa, dhe shume gjera te tjera, por, nga tjetra ane, te ngritet deri ne kulmin me te larte, aftesia e Krijuesit, qe do te nderohet pergjithmone.

    Ky realitet i mbrojtjes se Krijuesit si qenie e vecante, nuk do te jete e serialit te nje vazhdimesie. Sepse, kete vleresim do te dalin ta nderpresin shume furtuna ideshe te shoqerive apo te pushteteve, qe do te synojne te fusin ne velin e harreses krijuesit dhe bemat e tyre.Sado e tillė, krijuesi arrin te mbroje autorsine e tij krijuese. Ai futet ne te gjitha perballjet qe te ruaj poziten e tij ne shoqeri, edhepse lufta e atij perballimi, ishte nje tendence shume delikate qe i ka lene pasoja.Sado me pasoja, krijuesi arriti te behet person i elites , i cili, ne lidhje strukturore me krijuesit, mori rolin e udheheqjes shoqerore. Keto raporte te tilla , te krijuesit dhe shoqerisė, pastaj te krijuesit dhe politikes, arriten deri tek ndertimi i metodave dhe formave qe ai do te veproje qe te udheheqe.

    Kjo dalje e ketij tipi njeriu, do te vecohet neper dialoget e Platonit, ku do te marrė rolin e nje personi qe ka aftesi te trajtoje fenomenet shoqerore me nje ton kritik . Perqendrimi i tillė per te krijuar poziten e dominimit ne shoqeri, qendrueshmerine dhe kriteret e veprimit, do te mundesojne krijimin e hallkave ku do te lidhen pastaj te gjithe mundesite e struktures krijuese qe te kene ndikim ma te madh ne shoqeri. Ajo gjendje e atehershme, eshte pothuajse e barabarte, apo identike me synimet e sotme ku tendencat e mediokriteteve, me nje shpejtesi te madhe adaptuaese turren te zejne pozicionet e tyre qe te kene frenjt e udheheqje.
    Nese ne kuadrin e krijuar te manipulimit turren te hyjne shtresa tė mediokriteteve, tanime krijuesi i vetedidshem per kete, ai synon te krijoje kuadrin psiqik dhe te ndergjegjesimit te shoqerise, se krijimi i cdo kuadri tjeter, ka per qellim perfitimet dhe me kete, synon te nenshtroje shoqerine! Te ketij sensi, apo te kesaj natyre kaq identike ishin gjithe veprat e krijuara te tragjedive dhe komedive, per te shpjeguar ate krijim te gjendjes shoqerore, ku pos traumave dhe rendimeve, pos pikellimeve, dhe plageve, nuk kane synime tjera ata qe udheheqin.
    Krijuesi i vetedishem per keto rrenime shpirterore te shoqerise, ku krijohet arena rreshqitese e nje arsyeje pa baze, perpiqet te beje nje zhvendosje te ketyre pozicioneve, qe te rikthehet gjendja e nje arsyeje me baze. Ai krijon marredhenie ne krijimet e tij per nje arsye te qarte.Keto tipe te till a te kesaj spikame, ma se miri i shpjegon mitologjia greke e cila duke mitizuar shkrimtarin, pra krijuesin, arrin deri tek shfaqja e tij si magjistar i fatit, qe ka aftesi qe te nxjerre shoqerin nga e keqja ne lumturi.
    Per kete mund te binden te gjithe ata qe e dijne mitin e Akoncios dhe Sidipes. Djaloshi i bukur dhe i pashem Akoncio, nje pasaik nga Kiosi, shkon ne Delos, te beje blate per Artemiden.Takon atje Sidipen e cila ia rremben edhe shpirtin edhe zemren. Ai e ndjek nga pas qe t’i bije ne sy! Megjithatė, nga ky rast, ai zgjedhmetoden se si ti bije ne sy, ne kohen kur Sidipa e bukur shetiste neper kopshtin e bukur, per t’i shkruar mbi lekuren e nje molle : “Te betohem per Artemiden, o Akoncio, se s’do te jem e tjeterkujt, por vetem e jotja “

    Gjithcka pastaj behet e njohur, behet nje pengese e madhe, qe sahere Sidipa synonte te martohej, I shkonte mendja tek betimi, dhe ajo pavetedishem synonte te mbahej premtimi!
    Ky rrembim I forces me ethe dhe me zjarrmi qe i shfaqej vashes Sidipa, perse hyjnesha kerkonte te mbahej premtimi, apo kjo enigma e krijuar e ketyre rrethanave, e ka shpie shoqerine e asaj kohe t’u besoje mendjeve te ndritura krijuese. I ka mitizuar ato.Dhe, sido qe te ishte, te kerkonte kush ishte dora, apo ēelesi magjik i kesaj zgjidhjeje, siē ishte rasti i zberthimit te atij misteri qe kishte aftesi ta beje vetem Akoncio, sa here Sidipa ndjehej ligsht.
    Prej kesaj ndodhie lindin dilemat . Po sikur keto gjera qe beheshin dhe vete Sidipa pesonte. Sikur ato te ishin nje kurth? Sikur te ishin magji?

    Te tilla brenga nisen te krijohen ne raportet e shoqerise me krijuesit. Mos valle ata paralajmeronin kohe shterngatash. Kohe ku do te rrenohej gjithe ajo qe ishte e bere dhe nuk do te mbeste asgje. Ne keto raporte nderhynte politika, dhe keto veprime te krijueseve filloj t’i perndjeke. Prej atehere e deri tani, sa e sa Xhordano Bruno ka pasur. Edhe tek shqiptaret te tille ka shume. Vlen te permenden Luigj Gurakuqi, Jusuf Gervalla, Rexhep Elmazi, etj…
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    3.2.KRIUESI SFIDA E SHENJTE



    Nese faktet flasin se nga koha antike, krijuesi eshte trajtuar si nje mbinjeri, sot Krijuesi eshte ai person qe di te krijoje kuptime te sakta mbi zhvillimin shoqeror. Jo rralle, mund te bijme ne konstatime, se njerėzit ne pergjithesi kane kuptime te qarta mbi jeten. Atyre u duhet pika e orientimit. Ndaj per te krijuar njerėz qe me kohen mund te ballafaqohen, shoqeria por edhe pushtetet e tyre, gjithmone kane bere perpjekje te arsimojne shoqerine. Prej kesaj del, se shoqeria ka interes te kete krijues te mprehte. Nuk eshte shume e randesishme se cilin rrjedhe te jetės do te perfaqesoje, nuk eshte e randesishme se krijuesi cka do te krijoje, eshte e randesishme, cka shkruan, dhe perse ate qe shkruan do ta jetėsojė !

    Ne keto relacione, mund te kete krijues te cilet kane vepra qe i shfrytezon njerzimi. Por, ka krijues qe mund te quhen gjeni. Gjenite e tille, shume rralle mund te lindin . Tek shqiptaret, nuk e di nese dikush eshte cilesuar gjeni. Sadoqe ka krijues qe kane arritur te bejne vepra me nivel. Bie fjala si gjenite e artit, Melville, Whitman apo Thoreao te cilesuar si gjeni te lindur.

    Ky perjashtim eshte bere nder shqiptare. Sado qe gjeni te ndryshem ka pasur. Por perse deri sot e kete dite ne cilsimet e gjenise, nuk eshte vene ndonje krijues. Perse talenti i tyre eshte perjashtuar nga ajo kala e pranimit te vlerave.Do te ndertojne ne te ardhmen sensin e tille qe te shpallin gjeni edhe shqiptaret? Kjo le te mbese nje dileme e madhe qe do te spikase origjinen e kesaj vlere. Sepse, shqiptaret per luftera kane dhane heronjt qe mund te cilesohen gjeni. Bie fjala Skenderbeu, apo Adem Jashari! Shqiptaret kane dhane edhe femra me aftesi gjeniale. Mire eshte te theksojme aftesite krijuese te Nene Terezes, qe po te ishte ne trollin e shqipeve, kushedi a do te arrinte te siguronte kafshaten e bukes, por, jo te mundej te ndihmonte skamnoret. Flasim per kohen kur ajo jetoj dhe veproj. Flasim per kohen e dominimit te atyre pushteteve, qe ma shume te shpronesonin edhe materialisht edhe shpirterisht, sepse dominonte ideologjia!

    Perse atehere mos te mundet njeriu te krijohet gjeni ne kete vend? Edhe nobelisti me prejardhje nga Gostivari, Ferid Murati, arriti te radhitet tek gjenitė. Por, nuk arriti nga ai vend , Ismail Kadare, qe te persose metodat krijuese. Atij, ne kohen e demokratizimit te vendit, me e veshtirė, dhe me e pambrojtur iu krijua situate krijuese. Dhe largimi i tij e pati po ate domethenie, se vendi i shqipeve , nuk i krijon gjenite, por i zhduk. Ai per tė mbijetuar dhe te rikthehet si nje Krisht i ringjallur, patjeter u nis rruges se arratisjes. Sepse Ballkani, ne pergjithesi, kurre nuk i ka dashur krijuesit. Keto raste egzistojne edhe tek popujt e tjere te Ballkanit. Nje nder shembujt eshte edhe Nikolla Teslla, i cili, po te mos arrinte te promovonte vlerat dhe ato t’i pranoheshin ne Amerike, ai nuk do te njihej.

    Ne kohen tone ka rastisur te degjohen edhe shkrimtare qe i ka denuar me vdekje vendlindja! Salman Ruzhdie, per Vargjet Satanike, shpetoj fal mendimit per krijuesit e botes perendimore. Apo fal botes Angleze. Ashtu si Kadare, qe u be i njohur, dhe i shpetoj cdo ndalese nga censura, vetemevetem perse kritika franceze e ngriti ne piedestalin ku e meritonte. Por, nuk mbeti pa reagime deri tek vendi ku ndahet Nobli, dhe diplomacia shqiptare nuk e perkrahu, bile e perqeshi !

    Krijuesit shqiptare nuk mund te krahasohen me Whitman dhe vepren e tij Fijet e barit. Nuk mund te krahasohen me Shakspeare. Por, nuk duhet anashkaluar deri aty qe te mos flitet se krijuesi gjeni egzistoj ne token Arberore. Ai mbeti i lavdishem me krijimtarine popullore ! Edhe me krijimtarine artistike qe neper krajatat e jetes, lirisht mund te thuhet se ishte Sfida e shenjte. Njeri nder to, Naim Frasheri, per gjithe ato qe krijoj, fal nivelit te tij intelektual, por, edhe nivelit te larte artistik, me plot goje mund te themi se sot, standardi i gjuhes shqipe, ėshte marre dhe nga krijimtaria e tij. Por, ajo qe ishte me e madherishme, ky krijues, arriti tė ngrise lart gjuhen shqipe dhe ta beje si gjuhe Perendie. Po, ēka ishin atehere njerėzit qe e flisnin ate gjuhe! Mos ishin enxhuj? Po, perse aq fushata te ashpra kunder tyre? Perse i shpallnin sikur jane djaj?

    Per keto tentime te mohimit shqiptar, per dhunen dhe terrorin qe e bene pushtuesit mbi to, krijuesi shqiptar arriti te beje veprat qe kane nje nivel te duhur ne krijimtari. Por, nuk arriti per to te beje lėvdatat. Sepse, ne mospasje te institucioneve te mirefilleta qe i deshi koha, ne mos pasje te mundesive per t’u perkushtuar per vlerat e krijuara, ne mos pasje te rehatise dhe sigurise se tokes qe gjithmon e mbanin si monedhe kusuritje ne agjenden e vendosjes, Fuqite e medha, u be e pamundur te krijohen rrethana qe do te ndriconin edhe kete ane qe ndricon si xhevahiri!

    Neper keto realitete te krijuara, po me te njejtin synim, po me te njejtat metoda, duke arsimuar shoqerine, dhe duke liberalizuar e demokratizuar marredheniet shoqerore, qe te krijohet edhe klima e nje humanizmi qe do te funksionalizonte gjithe mundesite e te shprehurit, do te arrihet , bile, shume shpejte do te arrihet qe te dale ne spikame gjithe ky vleresim. Sepse, edhe kur eshte heshtur, edhe kur ka pasur tendenca per ta zhbėre, si popullin po edhe krijuesin e vet, ai ka ditur te jape edhe heronjte, edhe kenget, edhe strategjine e luftes dhe te fitores. Poashtu ka ditur te jape edhe krijuesit qe kane qene sfida te shenjta.
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    3.3.KRIJUESIT SHQIPTARĖ SI MARLOW


    Nese bota ka arritur te hape horizonte te ndryshme per te arsimuar gjithe shoqerine, dhe per ata te krijoje kushte shume te mira, kjo gje nuk ngjet me Hapsiren shqiptare. Si ajo ka edhe shume vende ne Afrike edhe Azi. Ka edhe ne ca pjese te Evropės. Edhe ne Amerike e Australi. Por, te flasish per temperamentin e mbijeteses shqiptare, do te thote te analizosh ne hollesi gjithe rrjedhat. Edhe aty ku mendon se eshte keq, per hire te nje tradicionalizmi qe ka bazen tek nje lashtesi shume e paster dhe heroike, te shpie te analizosh gjithe segmentet e asaj, se si duhet kultivuar.

    Nese analizojme elementet krijuese te kesaj gjendjeje, ku shqiptaret nga relacione te ndryshme te perballjeve , kane ngec ne aspektin e krijimit te te mirave materiale. Edhe pse te vendosur ne nje siperfaqe me shume kilometra det, me male qe kane shumcka per karakteristike te ndihmojne zhvillimin, me fusha qe mund te japin bereqetin me forcen frytdhenese, me klimen qe eshte shume e pershtatshme, shqiptaret perjetuan shume tendenca te renieve. Po pas ketyre, ata u ndergjegjesuan te bejne ngritjen e lavdishme. Aty lindnin krijuesit. Aty lindete heroizmi. Dhe ai art i mbijeteses se tyre sot ka dhene nje spikame origjinale qe te trondise mendimet boterore. Keshtu ,po mos kishin ndodhur gjithe ato rrenoja luftrash nuk do te arrinte te behej romani Keshtjella , qe gjeniu i letrave shqipe te artit, Kadare, ka bere nje surprise ! Po e njejta ngjet me paraqitjen e romanit Gjenerali i ushtrise se vdekur .

    Kjo nuk eshte habi. Te tilla vepra qe spikasin elemete shume origjinale qe mendja e njeriut ne bote perjeton caste te gezimit, lumturise, per mbarėshtrim. Thua ka mundur te behet ndonje drame si Cuca e maleve? Po nje liber drame me ate narracion qe ka , por per qellimet qe shpreh ne perputhje te tė gjithe atyre karajatave qe dominojne, dhe del si deshire per t’u ndryshuar, si deshira , e Dijes, kur klith “ Sikur te isha djale! Keto spikama, keto klithma, keto peripeti te jetes, kane zene vend ne nje shtrese te gjere te popullit ku erresira sa vinte dhe mbulonte skajet e drites. Ne ate shtresim, keto fluska apo, keto rreze dalin sikur bejne lufte te kote. Por, ia arrijne ! Sado qe te njejtet kerkesa te shqiptareve per nje jete, per nje puls me te shendetshem, per prurje ma me vlere, jane shprehur edhe ma heret tek De Rada, tek Samiu, Naimi, tek Veēilharxhi dhe te tjere. Jane shpreh tek Vaso Pasha i cili, me nje vetmohim ka bere qe Bardha e Temalit te behet nje deshmi vezulluese se si arrin te mbroje nderin dhe trimerine qe trashegonte nga te paret!

    Me te gjithe keto, e pastaj me risite sjellese te shprehjes lirike sic bie fjala me Migjenin, nje urragan lirik, i cili per kohen qe jetoj, mbeti pothuaj edhe ne stil, edhe ne jete po aq i ri, aq energjik, aq aktual. Por, per deshiren e tij qe te kishte nje grusht e t'ia ngjese malit qe nuk bezante, dhe nuk pranonte idene per te ndryshuar gjendjen e katandisur te mireqenies se gjithe popullit, per lumturine e nje numeri te vogel pushtetaresh, qe organizonin ahengje dhe krijonin strukturat se si te shtypnin permasat e gjera te popullit!

    Krijuesi shqiptarė eshte forca origjinale qe ka interpretuar talentin e ve, dhe guximin per te gjykuar paraqitjen e atyre fenomeneve shemtake qe i binin mbi shoqerise dhe ia mbyllnin horizontin e zhvillimit. Ne kete kerkim , ne kete ndertim te kesaj Kalaje ndertuese, akoma nuk ka arritur te spikatet gjeniu krijues shqiptar. Edhe kur kane arritur te bejne nje nderim te tille, ai ka pas nje shtrirje provinciale. Ndryshe eshte nderuar krijuesi shqiptar ne Shqiperi, ndryshe ne Kosove. Nese ne Shqiperi, krijuesi duhej te pembush vlerat dhe te behej i pelqyeshmi i Biros politike, ne Kosovė, ishte po i njejti arshin qe pershtatshmeria krijuese shkonte ne perputhje me Lidhjen Komuniste. I ngrituri ne piedestal per vlerat e narracionit prozaik Sinan Hasani , ishte fituesi dhe i poerzgjedhuri i antologjive qe krijoheshin ne federalizmin titoist, per ate se ishte anetar i larte i Lidhjes .Te tille si ai kishte edhe nje varg krijuesish, qe bene perpjekje maksimale si te gjejne shprehjet , metaforat, simbolet, qe ia varnin si kurora Titos, qe te duket tribun lirie, ne kohen kur mbi shqiptaret zbatoheshin metodat e dhunes dhe terrorit.

    Por te tille nuk ishin te gjithe krijuesit . Bie fjala krijuesit shqiptare, shfaqeshin ne shume horizonte. Ata i paraprinin gjithe idese se si te arrihet deri tek liria. Organizonin aksione te ndryshme. Nje nder ta vlen te permendet Adem Demaqi i cili , duke paraqitur romanin “ Gjarpijt e gjakut” mori hijen e nje sfiduesi qe gjithe rinine e kaloj burgjeve. Kishte edhe te tjere si ai. Por , me tragjiku qe ra nga pritat dhe pergjimet ishte Jusuf Gervalla bashke me vellaun e tij Bardhoshin dhe Kadri Zeken, te vrarė ne UntergrupenBah te Gjermanise.

    Nese analizojme keta krijues, duke ua bashkangjitur dhe krijues te tjere te lemive te tjera, do te bindemi se krijuesit shqiptarė jane si Marllow...!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    3.4.SHPERDORIMI I KRIJUESEVE NGA SHOQERIA DHE POLITIKA


    Edhe pse e domosdoshme, kjo natyre e te perfillurit te krijuesit nga shoqeria, dhe nga politika ne permasen shqiptare, pothuajse ka munguar. Ka munguar per shume aspekte. Ka munguar per aq sa kane qene frenjt e dirigjimit te politikes. Por, edhe frenjte e devijimit te shoqerise.

    Ne dekadat e fundit, kur filloi nje ndryshim i shumeanshem i shoqerise, kur befas filluan te marrin jehone shume dukuri qe ose shkonin ne hap me moden, ose ishin devijimet gjigande te shoqerise, u pa se Krijuesi edhe njehere do te marre goditje! Si dhe perse ashtu do te goditej. Vlen te marrim vetem ca shembuj qe me kohen e transformimeve shoqerore, ma shume se ai qe e ndjeu asnje tjeter. Sepse, duke mos qene i lindur te luaj rolin e ndryshimit te gezofit, ai gjithmon me kriteret e tij nga nje distance , e shikoi se shoqeria, shume me lehte e ka te kenaqe ndjenjat aty per aty se sa, te krijoje sistemin afatgjate te te arriturave dhe vlerave te qendrushme.

    Nga shterngesat qe kishte bere monizmi, nga njemendesia ekstreme, gjithcka qe ishte pak me liberale, vinte e shfaqej si nje mundesi qe do te krijonte hapa te sigurte zhvillimi. Dalja ne drite e mjeteve informative, e gazetave te pavarura, apo private, qe kot e merrnin kete emer, se mvareshin nga gjithcka, nga radiot dhe televizionet qe dolen si kerpudhat ne cdo qytet, dhe ajo qe ishte me e madhja nga perhapja e shtepive botuese, qe pa asnje kriter botonin vepra letrare, vetem nese autori i paguante shpenzimet e botimit! Keshtu, doli nga mundesia edhe nje kriter qe mund te ruante dinjitetin e Krijuesit.

    Nuk ishte vetem kjo goditja e krijuesit. Per te, cdo dite dilnin ne skene bema te ambalazhuara dhe me shkelqimin pompoz per nga promovimet, e humbnin jetesisht te qenmin e vertete te vleres se krijuar dhe krijuesit qe anashkalohej! Dukuria e promovimeve letrare per cdo vlere te dyshimte, e anashkalonte vleren e mirefillte. Publikimi neper gazeta, dhe marrja neper emisione nga radiotelevizionet private, po aq e goditi nje realitet, dhe aty u promovuan te gjithe ata qe aq ma pak e meritonin , por, ja qe u ndaheshin rubrika per te bere analiza e veshtrime! Kjo ishte diktati i politikes, sepse, ata qe e promovonin veten neper keto institucione, ose ishin te preferuarit e partive apo lidereve, ose udheheqnin ne politike. Dhe, per te krijuar opinione se ja, vetem ata dijne te jene kreatoret qe masa t’ua besonte udheheqjen, benin llojlloj cirkusiadash!

    Po ky veprim ishte ne shoqeri. Ata neper vende publike . neper stadium, livadhe, restorane, organizonin tubime, dasma dhe elektorate te ndryshme. Vetem sezonat e dasmave, po te spikaten , nė sezonen e veres po edhe te dimerit, kur shume mergimtare vijne te bejne pushimet, ne trojet e vendlindjes bėhet nje rrembim i papare. Neper to marrin pjese gjithfare nivelesh. Nese kengetarit pak i vjen era, muzika eshte krejtesisht e vjedhur, dhe nuk korrespondon aspak me ate qe kishte tradita jone. Po ashtu edhe vallet qe behen pa u ndalur e kane ndryshuar pamjen. Do te verehet se ne dasmat shqiptare, mund te luhet e te sterluhet shume here Gajda, nje valle maqedonase, se sa Shota nje valle shqiptare. Po ajo qe bie ne sy , eshtė krejtesisht kopjimi i ca stileve te Evropes qe duke i pa atje te punesuarit, i bartin ne vendlindje t’i vene ne repertoarin e gezimeve ! Me kete dua te them, se gjithmone behet nje largese nga Krijimtaria e vertete dhe nga vlerat e verteta te trashegimise.

    Nese bie pyetja : Si duhet te veprojme?

    Per kete mund te kete edhe pergjigje adekuate, por ja qe per momentin perderisa vrgani i gjate i ketyre ritualeve vazhdon, eshte e pamundur te pergjigjemi. Sepse, per nje kenge qe e kendon nje kengetare qe eshte vetem 20 perqind e veshur, apo per nje valltare qe dredh belin , mund te jepen mijera euro! Per nje urim qe behet per ēiftin qe martohet mund te jepen qindra euro. Per nje loje te nuses qe ka fejuar filani per te birin, mund te derdhe dollare dhe evro duke i hedh ne ere ! Po, sa para derdhin keta njerez qe mbajne apo nuk mbajne mend nese kane blere nje liber per vitrinat qe qendrojne bosh!

    Mund te jete pak si tendencioze kjo pergjigje. Por, eshte shume reale. Mergimtaret tane, per te krijuar karakterin e njerzve qe kane kapital, e derdhin ate neper ahengje qe mund te jene te nje niveli edhe mė ndryshe po te organizohen me plan, e jo te blejnė plumba e plumba , pėr tė shkrepur qė te degjohet ne mesnate rafali i shkrepjeve nga armet qe i posedojne me leje apo i marrin nga personat qe punojne ne pushtet dhe disponojne me mundesite e paisjes se tyre!

    Si do te ndjehet krijuesi kur e shikon kete realitet se ne nje dasme ku nje i ashtuquajtur komandant lufte, me pozicion ne pushtet, dhe xhet pas xheti bashkepuntor, per fejesen e birit te tij, me suiten e gjithe njerzve me pozite ne polici, me kallash gjuan pa ndalur rafalet , per te shprehur gezimin familjar, dhe, nga tjetra ane , per te vene ne dijeni se ai posedon me mekanizma te tille te forces, qe poqese nuk i shkon per llafi te han erresira!

    Keto ēudi, i kane zhvilluar dhe i kane trashur shumica e njerzve qe kane bizneset ne Gjermani apo ne Zvicer, ne Itali dhe Amerike. Sespe, ata, kane pasur mundesine te organizojne takimet qe ben elita e pushtetareve , dhe ata kur kthehen , separi vene ne dijeni te pushtetshmit se do te vijne ne vendlindje per te manifestuar keto veprime qe tham. Bie fjala, per nismen e nje shtepie, per themelin e saj, jane djeg ne ajer shume rafale plumbash, qe po t’i krahasosh me luften e 2001 , pothuajse ma shume plumba u dogjen per nje dite, se sa per nje vit lufte. Dhe, po te merret ne menyre figurative, ma shume gjak u derdh per themelet e saj, se sa per themelet e sovranitetit te nje shteti qe duhej bere! E kjo mund te pershkruhet me therjen e 120 deshve qe duke u pjekur ne hell, perfundojne gjate nje dite bashke me shume Amstella e litra raki!

    Po perderisa ndodhin keto cudi , si nuk ndodhen mrekullite qe per nje veper te Krijuesve te mirefillte te beheshin organizime! Ne cilin promovim letrar ka pasur mijera njerez? Sa eshte shitja e librave neper panaire qe organizohen? Sa kushton vlera ma e larte e nje vepre te krijuesit qe shperblehet nga Qeveria qe ndan mjete? Ne krahasim me nje kenge qe zgjat 5 minuta dhe nje roman, vlera e pagese se kenges ne province ku kendon kengetarja paguhet shtrenjt, ndersa Krijuesit nuk i jepet mundesia as darke te haje ne ate dasme!

    Per keto dukuri, e titullova si shperdorim i krijuesve, sepse, shoqeria ka mundesi, ashtu sic ka edhe politika, te sjelle ekuilibra shume me racionale, dhe te mendoje se pa i dhene vendin e merituar krijimtarise, nuk do te arrije te kete shendet te plote te vleres dhe mireqenies se vet .
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    IV. TALENTI KRIJUES
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •