
Postuar mė parė nga
toni77_toni
Pytja jote dhasht Zoti qe tė jetė nė ndikim te Zotit e jo te dikujt tjeter!
Ndersa sa i perker atyre dyshimeve dhe paqartesive tuaja, shkurtimisht dua te them se; i krishteri mund te jetė i krishte i mirė, fėmija i Zotit, nė pagėzimin - rilindjen shpirterore, duke e besuar dhe dashur Jezus Krishtin. Nuk eshte pytje nese eshte prift apo moter, te gjithė te krishteret janė njė trup i vetem - gjymtyat e Jezusit, dhe qe koka e ketyre gjymtyrave eshte Jezus Krishti. Por qe secila gjymtyrė e ka rrolin dhe fonlksionin e vet ashtu sikurse Zoti na cakton, ne jemi fėmijet e Tij dhe do tė sherbejmė dhe jetojmė sipas mėsimeve qe Ai na mėson pasi qe ėshtė edhe Koka e trupit - gjymtyrve.
Ndersa sa i perket marteses, apo familjes, lexo nė vijim disa rreshta se qka eshte martesa dhe familja nė krishterim dhe sipas mesimeve te Kishes sė Krishtit:
Familja ėshtė bashkim jete e dashurie!
SAKRAMENTI I MARTESĖS
Kisha na mėson dhe na i ndanė shtatė sakramentet e shenjta, tė cilat janė tė themeluar prej vetė Jezu Krishtit.
Me Pagėzim, Krishti na ndihmon qė tė lindim pėr jetėn hyjnore;
Me Krezmim, Ai e forcon atė jetė nė ne;
Me Euharisti, Ai e ushqen shpirtin tonė, duke u dhuruar krejtėsisht nė ne;
Me Rrėfim, Ai na i falė mėkatet tona, tė bėra pas pagėzimit;
Me Vojimin Shenjt, Ai e shėron trupin dhe shpirtin tonė dhe na forcon trupin tonė pėr njė jetė tė mėtejshme;
Me Meshtari, Ai e shenjtėron ipeshkvin, priftin e xhakonin, qė ti shėrben popullit tė Zotit;
Me martesė Ai i shenjtėron familjet e krishtera.
Zoti e ka krijuar njeriun si burrė dhe grua, mashkull dhe femėr, dhe iu ka besuar detyrėn, qė tė shumėzohen dhe ta sundojnė tokėn (Krhs. Zan 1,26-27; 2,18-25).
Kjo ėshtė njė thirrje e gjithmbarshme nė pjesėmarrje tė veprės krijuese tė Zotit, pikėrisht nėpėrmjet dashurisė, martesės, krijimit tė familjes, lindjes dhe edukimit tė fėmijėve. Martesa, pra, ėshtė thirrje dhe detyrė natyrore pėr njeriun. Qėllimi kryesor i kurorės sė martesės ėshtė: dashuria e ndėrsjėllėt, vazhdimi i jetės me lindjen dhe edukimin e fėmijėve, pėrsosmėria nė bashkėsinė martesore dhe marrėdhėnia burrė-grua, si pėrplotėsim nė jetė, apo si thotė Jezusi: Dy do tė bėhen njė trup i vetėm (Krhs. Mt 19,6; Zan 2,24). Sakramenti i martesės ėshtė sakrament me tė cilin para Zotit bashkohen burri e gruaja pėr tė themeluar dhe krijuar njė familje tė krishterė.
Shkrimi Shenjt na fletė se si Zoti e krijoi burrin e gruan. Ai iu dha pushtetė qė ta mbajnė dhe ta zhvollojnė jetėn. Pėr fat tė familjes por edhe pėr fat tė fėmijėve, Zoti ka dashtė qė jeta tė zhvillohet nė rrethin familjarė. Dy tė rinjėt vendosin me dėshirė qė tė jetojnė sėbashku dhe kėshtu atė dėshirė ta shprehin para dy dėshmitarėve, para famullitarit tė atij vendi ose para priftit ose xhakonit, tė cilit iu ėshtė dhėnė leja apo mundėsia pėr ta ndarė kėtė sakrament, para Zotit e mbare besimtarėve tė pranishėm, qė njėri-tjetrit do ti mbesin besnik deri nė fund tė jetės nė dashuri dhe nė besnikri. Pra, dashuria reciproke (e ndėrsjelltė), pranimi i pazgjithshėm i sakramentit tė martesės sė krishterė, vetvendosja mbi besnikėrinė e plotė nė dashuri dhe vullneti i sigurtė i pranimit tė fėmijėve, qė t“i pranojnė dhe edukojnė si dhuratė e Zotit dhe nė fe katolike. Kėto janė ndėr kushtet mė kryesore tė kėtij sakramenti pa tė cilat nuk mund tė jetė martesa e krishterė.
Martesa ka disa cilėsi dhe veēori themelore pėr tė qenė sakrament:
a) Dashuria reciproke ose Pėrgjegjsia e ndėrsjelltė:
Pėr ēdo martesė kėrkohet dashuria ndėrmjet burrit e gruas. Kjo dashuri duhet tė jetė e themeluar nė vetė Krishtin, e cila dmth. Dashuria e vėrtetė i udhėheq, qė nė jetė tė bashkohen qė tė dy sėbashku. Pėr kėtė, kėtė vendosje duhet pranuar mė njė liri krejtėsishtė tė plotė. Andaj, pėr kėtė dashuri e nevojshme do tė ishte dhe ėshtė kushtimi, i pėrbashkėt nė takimin e parė me vetė Krishtin, i cili Ai kėtė dashuri e bekon dhe i thirrė tė shkojnė me Tė gjithė jetėn e tyre. Kjo ėshtė kurora e krishtere ose dashuria e martesės sė krishterė.
b) Njėsia- apo monogamia, qė dmth. Njė burrė martohet me njė grua, e jo poligamia, njė burrė me shumė gra, apo poliandria, njė grua me shumė burra. Kjo vlente edhe nė BV. Dhe Jezusi duke u bazuar nė tė, edhe njė herė e pėrforcon kėtė tė vėrtetė. Jezusi nė Ungjill na fletė mbi pandashmėrin e martesės: Prandaj, ēka Hyu bashkoi, njeriu mos tė ndajė!
c) Martesa e pazgjithshme apo pandashmėria: Kur tė fejuarit e ri njėri-tjetrin e duan, zemra e tyre e ka njė dėshirė tė vetme, a kjo ėshtė: qė dashuria e tyre tė qėndron pėrgjithmonė e pandashme. Zoti e ka vėn kėtė dėshirė dhe vėshtėrsi qė ajo tė jetė nė jetė e realizuar. Martesa e krishterė ėshtė, pra e pandashme ajo edhe duhet tė jetė e pandashme (Mt 19.1-12; Mk 10,1-12). Martesa e krishterė nuk guxon tė jetė e shkatėrruar, siē ėshtė ajo civile, qytetare tė cilat gjygji i shpall (prokllamon si tė paligjshme).
Shėn Pali shkruan nė letrėn e parė drejtuar Korintasve (1Kor 7, 10-11) Kisha katolike e ka shpallur dhe mbrojtur gjithmonė kėtė mėsim.
d) Liria dhe aftėsia pėr jetėn bashkshortore ...!
e) Pranimi i fėmijėve:
Qė martesa tė jetė e gatshme apo mė luksoze nuk guxon tė largohet mundėsia pėr pranimin e fėmijėve. Nė martesė nuk guxon po ashtu tė vendoset qė mos tė ketė fėmijė. A sa i pėrket numrit tė fėmijėve tė krishterėt janė tė obliguar kėtė ta lenė sipas ndėrgjegjės sė tyre, e cila duhet tė mbahet (udhėhequr) sipas ligjit tė Zotit.
Kisha thotė: Linde atė ēka ėshtė zėnė
Materja e kėtij sakramenti ėshtė dhurimi i tė fėjuarve prej tė dy anėve, kurse forma ėshtė pranimi i kėtij dhurimi prej tė dy anėve. Nė Bibel bashkimi i martesės ėshtė vetė figura e Zotit nė dashurinė e vetė ndaj popullit te zgjedhur.
f) Besnikria martesore:
FAMILJA: Familja ėshtė Kisha shtėpiake. Ėshtė Kisha nė miniaturė. Kjo ėshtė ideja e krishterė mbi familjen. E Kisha ėshtė sakramenti i dashurisė sė Zotit. Ėshtė bashkim i fesė dhe jetės. Ėshtė nėnė e mėsuese. Ėshtė sherbimi i mbarė familjes njerėzore nė udhtim drejt qėllimit tė fundit.
Familja ėshtė bashkim jete e dashurie. I mėson e i prin pjesėtarėt e vet drejt pjekurisė sė plotė njerėzore. Ėshtė sherbim pėr tė mirėn e tė gjithėve gjatė udhės sė jetės. Familja ėshtė bėrthama e parė jetėdhėnėse e shoqėrisė; e ardhmja e botės dhe e Kishės, kalon nėpėr familje.
Dashuria e vėrtetė ėshtė kurdoherė plot me pėrgjegjėsi. Burri e gruaja e duan dhe duhet ta duan njėri-tjetrin, kur janė pėrgjegjės para Zotit dhe zbatojnė shestimin e Tij pėr dashurinė njerėzore dhe pėr jetėn njerėzore, Njė babė mė pėrgjegjėsi, pranon jo vetėm ardhjen e fėmijėve nė kėtė botė, por merr pjesė vetė nė rritjen dhe zhvillimin e tyre. Dashuria nė familje duhet tė jetė gjithmonė e vėrtetė dhe gjallė e themeluar ne Jezu Krishtin!
PRINDĖR E FĖMIJĖ: Fėmijėt kanė nevojė pėr prindėr, qė tu japin njė jetė tė qendrueshme. Kanė nėvojė pėr dashuri. Kėrkojnė prej prindėrve miqėsi e njė drejtim dhe rrugė tė drejt kah Zoti. Prej jush, prindėr, mėsojnė me dallue tė drejtėn nga e padrejta, tė mirėn nga e keqėja. Unė ju bėj thirrje: qė ju mos ti leni fėmijėt tuaj pa trashėgim njerėzor dhe shpirtėror. Ju flitni atyre mė tepėr pėr Zotin, pėr Jezu Krishtin, pėr dashurinė e Tij sepse vetėm Ai vet ėshtė dashuri, pėr Ungjillin e Tij. Mėsoniqė ta duan Zotin e t“i mbajnė urdhėrimet e Tija, me bindjen se janė bijtė e tij, pėrpara se tė janė tė tutė. Mėsoni qė tė luten, tė janė njerėz tė pjekur e me pėrgjegjėsi, tė janė bashkqytetarė tė ndershėm tė vendit tė vet.
DETYRA E NĖNĖS: ėshtė ė domosdoshme qė shoqėria ta rivlerėsoj detyrėn e nėnės. Kjo detyrė kėrkon zotim, kohė e dashuri tė madhe. Fėmijėt kanė nevojė pėr pėrkujdes e ndjenėsi nane. Kanė nevojė pėr vemendje tė madhė, nėse duam tė bėhemi njerėz tė vėrtetė; tė pajisur me pjekuri morale, fetare e shpirtėrore. Pėrgjegjėsia e familjes mvaret prej babės dhe nėnės, por jo mė pak edhe prej marrėdhėnjeve nanė-fėmijė.
Njė shoqėri qė u jep nėnave kohė qė tė merren me fėmijėt e vet, mund tė mburret apo tė krenohet se rritė qytetarė tė vėrtetė dhe tė ndershėm. Liria e gruas si nanė, duhet tė jetė e mbrojtur prej shoqėrisė. Gruaja s“duhet tė ketė asnjė dallim prej burrit, nuk duhet tė jetė e kufizuar financiarisht. Shoqėria duhet tė jetė e ndėrgjegjshme se nanat kryejnė ndaj saj njė shėrbim mė tė lartė.
Uroj tė jeni tė informuar
toni77
Krijoni Kontakt