Saga vazhdon.Shqiptaret e Maqedonise akoma nuk mund te realizojne te drejten tashme ligjore per mesim ne gjuhen amtare ne nivelin e mesem.Kjo ne fakt do te thote se ky shtet dhe pushtet per shqiptaret sillet si njerka prandaj edhe faktori politik shqiptar duhet te harroje per sintagmat "Maqedonia nena ime" apo Maqedonia shtet i barabarte.Sot lexova se me vendim te Kuvendit te Shkupit eshte "prere" nje paralele te shkolles se mesme te ekonomise ne Shkup.A nuk eshte kjo sinjal per te dy kaloresit shqiptar qe ti lene menjane qejfet e tyre(lezetet e kolltuqeve te vllades makedone) dhe te bashkohen dhe te punojne per interesin kombetar.
Nė pikėpyetje 11 paralelet shqiptare
Laura Papraniku
Shkollimin e mesėm nė gjuhėn amtare, vėshtirė se do tė mund ta ndjekin kėtė vit shqiptarėt e Manastirit, Ohrit, Krushevės dhe Prilepit. Pėrfaqėsuesit komunal u janė kthyer qėndrimeve tė vjetra, pėr mos hapjen e atyre paraleleve nė kėtė pjesė tė Maqedonisė ku shqiptarėt pėrbėjnė pakicėn, ndėrsa nė krahun e tyre ėshtė pozicionuar edhe Bashkėsia e Njėsive tė Vetėadministrimit Lokal (BVNJVL) e cila akuzon Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės (MASH) se nuk ka kryer obligimet e veta. As ėshtė siguruar hapėsira nėpėr shkolla dhe as janė ndarė tė holla pėr punėsimin e kuadrit arsimor, thotė Dushica Perishiē, drejtoresha ekzekutive e BVNJL-sė. Ajo, tregon se MASH ėshtė sjellė me aq papėrgjegjėsi ndaj formimit tė atyre paraleleve, sa nė muajin maj, nuk i ėshtė pėrgjigjur as takimit tė pėrbashkėt qė ishte caktuar tė mbahet mes BVNJVL-sė, MASH-it dhe Sindikatės. Nė takimet e pėrparshme, ku BVNJVL-ja, kuptohet se mbronte qėndrimet e komunave, ēdo herė parashtronim problemin e hapėsirave, ku do tė duhet tė vendosen ato paralele si dhe mungesėn e kuadrit, thotė Perishiē, duke nėnvizuar se zgjidhja e tė dyja kėtyre problemeve ėshtė obligim i MASH-it dhe jo i komunave. Komunat, nuk do tė dalin tė lypin para pėr tė siguruar rrogat e arsimtarėve, shprehet ajo, ndėrsa thotė se nė buxhetin e shtetit nuk janė ndarė mjete financiare, me tė cilat do tė siguroheshe punėsimi i profesorėve tė rinj. Shtatori afron dhe MASH, nuk ka kryer asnjė prej obligimeve tė veta, thotė drejtoresha ekzekutive e BVNJVL-sė. Tė martėn, nė MASH, nuk pėrgjigjeshin nė thirrjet telefonike, pėr tė komentuar kėtė situatė, ndėrsa gjatė inaugurimit tė gjimnazit tė Zef Lush Markut nė Shkup, Rushiti tha se deri nė shtator do sigurohen tė gjitha kushtet, qė gjysmė maturantėt tė mund tė regjistrojnė shkollimin e mesėm. Kryetari i Komunės sė Ohrit, Aleksandėr Petrevski, pohon se i ka dėrguar me dhjetėra letra ministrit Rushiti dhe se e ka ftuar tri-katėr herė tė vizitojė komunėn pėr tė parė gjendjen e shkollave. Nga fondi i investimeve kapitale tė MASH-it, ka dy vjet qė pėr Ohrin nuk ėshtė ndarė asnjė denar, ankohet Petrevki, sipas tė cilit, shkollave tė Ohrit u mungojnė kushtet pėr paralelet ekzistuese dhe jo mė pėr paralele tė reja. Me tė njėjtat arsyetime, paralelet shqiptare, kundėrshtohen edhe nga kryetarėt e komunave tė Manastirit, Prilepit dhe Krushevės. Vetėm nė komunėn e Velesit, thonė se konkursi ėshtė i hapur edhe pėr paralelet nė gjuhėn shqipe dhe turke, mirėpo nėnvizojnė se ato do tė formohen nėse paraqiten numėr i mjaftueshėm i nxėnėsve dhe nėse sigurohet kuadri. Me konkursin plotėsues tė Rushitit, pėr shqiptarėt e kėtyre komunave janė paraparė 11 paralele, mirėpo kundėrshtohen edhe pėr faktin se nuk ishin lejuar nė Konkursin e parė. Nuk i njohim konkurset e dyta dhe tė treta, pasi janė bėrė pa konsultimin tonė, ka deklaruar Leftia Gaxhovska, kryetarja e Komunės sė Krushevės, e cila nga mediumet nė gjuhėn maqedonase ėshtė cituar tė thotė se pesė komunat e lartpėrmendura kanė bėrė marrėveshje qė tė mos i formojnė paralelet qė nė mėnyrė plotėsuese u lejuan nga Rushiti.
Nisė regjistrimi
Nėse nė tė gjitha shkollat e Maqedonisė do tė respektohej vendimi i ministrit pėr korrigjimin e Konkursit tė parė, tė mėrkurėn dhe tė enjten, gjysmė maturantėt do tė nisin garėn pėr formimin e 996 paraleleve. Me konkursin e sivjetmė janė hapur 23 mijė e 601 vende pėr maqedonasit, 9 mijė e 724 pėr shqiptarėt, 374 pėr turqit dhe 34 pėr serbėt. Pėr maqedonasit janė dhėnė 8 mijė e 518 vende mė shumė se sa ėshtė numri i tyre, kurse pėr shqiptarėt 614 vende.
Krijoni Kontakt