Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 25
  1. #1
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593

    Kafshet ne Kuranin Famelarte

    Kafshėt e pėrmendura nė Kur’anin Famėlartė Disa shtazė pėr tė cilat bėhet fjalė nė Kuran, janė tė pėrmendura pėr tė treguar ndalesat lidhur me ato (derri), disa tė tjerė pėr tė krahasuar sjelljet dhe veprimet e kėqia tė njerėzve...
    Disa shtazė pėr tė cilat bėhet fjalė nė Kuran, janė tė pėrmendura pėr tė treguar ndalesat lidhur me ato (derri), disa tė tjerė pėr tė krahasuar sjelljet dhe veprimet e kėqia tė njerėzve (gomari, qeni dhe sorra), disa janė treguar pėr tė stimuluar meditimin lidhur me argumentet pėr egzistencėn e All-llahut (devja, miza, mushkoja) e disa tjerė (kali) pėr tė lavdėruar shtazėt si dhunti e A-llllahut ndaj njerėzve.

    Disa sure tė Kuranit janė emėrtuar me emra tė shtazėve. Sureja El Bekare (kaptina e lopės) Sureja Nahl (kaptina e bletės) Sureja Ankebut (kaptina e marimangės), Sureja Neml (kaptina e bubrecės) Sureja Fil (kaptin e elefantit). Kėto sure janė emėruar kėsisoj ngase trajtojnė tema lidhur me kafshėt e pėrmendura, shembull nė suren El Bekare trajtohet lopa e prerė nga bijėt e izraelit, dhe ngjajshėm mė suret tjera.

    Njėashtu nė Kuranin famėlartė janė tė pėrmendura edhe emrat nė mėnyrė tė pėrgjithshme pėr kafshėt si Ed Dabbe (e pėrmendur 14 herė) dhe Ed Devvba (e pėrmendur 4 herė). Deba, supozohet tė pėrfshijė tė gjithė gjallesat sė bashku me njeriun ose vetėm shtazėt pa njeriun. Dabbetu'l Arz tregon insektet qė gėryejnė lisat si dhe pėrdoret pėr tė treguar kafshėn qė ėshtė shenjė paralajmėruese e Kijametit. Et-Tejr- shpend, pėrmendet 34 herė, Tair njėashtu shpend pėrmendet 5 herė duke pėrfshirė shpendėt Ebabil, shpezėn e Ibrahimit a.s. dhe shpezėn e Isait a.s. si dhe El Xhejarih qe figuron pėr qenė ose shpend. Ndėrsa fjala Es Sebu e cila pėrmendet nė Kuran tregon pėr luaj, dhelpėr, tigėr, hienė si dhe shtazėt tė egra tė ngjajshme. Ndėrsa termi Enam kalon 32 herė nė Kuran.

    Nė shumė vende nė Kuran pėrmenden edhe specifikat e shtazėve si dhe produktet tė cilat i pėrfitojmė nga ato. Ja njė krahasim interesant ; qeni pėrmendet 17 herė, majmuni 16, derri 15, gjarpėri 14, deleja 13, deveja 12, lopa dhe viqi 11, kali 10, mushka 9, gomari 8, dhelpra 7, bleta 6, bubreca 5, marimanga 4, mickoja 3 ndėrsa miza pėrmendet 2 herė.

    Edhe shtazėt janė grupe kolektive dhe ummete

    Njė detal specifik nė Kuran ėshtė shumė interesant ngase nė kėtė detal edhe shtazėt janė cilėsuar si "ummet". Shprehja ummet e cila ėshtė shumė e rėndėsishme nė Islame, ėshtė interesante tė pėrdoret edhe pėr shtazėt.

    All-llahu i Madhėruar thotė nė Ku'ran:

    "Nuk ka asnjė gjallesė nė tokė dhe as shpendė qė fluturojnė me dy krahė e qė nuk janė tė ndara nė grupe (tė ndryshme), sikurse edhe ju (Zoti i krijoi, i pajisi si juve). Asgjė nuk kemi lėnė pas dore nga evidenca. Mė nė fund te Zoti i tyre do tė tubohen" (Enam 38)


    Nė Kuran poashtu shtazėt reflektojnė forcėn absolute krijuese tė All-llahut si dhe tė mirat e ofruara nga Gjithėmėshirshmi pėr robėrit e vet; "Ju edhe nė kafshėt keni mėsim (pėrvojė). Ne nga njė pjesė e asaj qė e kanė nė barqet e tyre mes ushqimit tė tyre dhe gjakut, ju japim tė pini qumėsht tė pastėr, tė shijshėm (tė lehtė) pėr ata qė e pinė" (Nahl 66)


    Nė Kuran tregohet se kafshėt janė nė shėrbim tė njerėzve dhe janė tė dobishme pėr njerėzit;
    "A nuk e shohin ata se nga ajo qė Ne vetė e shpikėm, u krijuam atyre kafshėt. Dhe ua bėmė ato qė t'u binden atyre, e disave prej tyre u hipin, ndėrsa prej disave ushqehen. Ata kanė edhe dobi tė tjera nė to, e edhe pinė (qumėsht) prej tyre. A nuk duhet tė falėnderojnė?" (Jasin 71-73)


    Nė anėn tjetėr sipas Kuranit, All-llahu i dha njėrėzve mundėsinė dhe dijeninė qė tė zbusin dhe edukojnė kafshėt. Njerėzit pastaj kanė perceptuar se si mėsojnė kafshėt dhe i kanė zbutur ato. Nė Kuran lidhur me edukimin e shtazėve janė dhėnė shembull kafshėt e gjahut. Nė psikologjinė e edukimit bashkėkohor shumė shkenctar kanė vėrtetuar se edhe kafshėt mund tė mėsojnė. Aftėsia e edukimit tė shtazėve varet nga shkalla e kushtėzimit. Kurani pikėrisht i referohet metodės sė kushtėzimit pėr edukimin e shtazėve.


    Shtazėt nė hadithet e tė dėrguarit Muhammed a.s.

    Paralelisht me Kuranin edhe i dėrguari i All-llahut, Muhammedi (s.a.s) ka kushtuar rėndėsi tė madhe mbrojtjes sė kafshėve duke urdhėruar sjellje tė butė dhe mėshirėn ndaj tyre. Historia islame dėshmon pėr sjelljet e mira tė Pejgamberit ndaj kafshėve, ruajtjen e tyre nga dėmtimet dhe nga torturimet. I dėrguari i All-llahut kishte ndaluar qysh para 14 shekujsh keqtrajtimet dhe torturimet e shtazėve.

    Kėshtu qė Profeti Muhammed s.a.s. i ka kėshilluar besimtarėt qė tė jenė tė mėshirshėm jo vetėm ndaj njerėzve por edhe ndaj gjithė gjallesave tė tjera. "Rrahmani i mėshiron ata tė cilėt kanė mėshiruar, bėhuni tė mėshirshėm me ato nė tokė qė tė gjeni mėshirė nga engjujt nė qiell" (Tirmidhiu" B.b 16)


    "Kushdo qė e mbyt pa tė drejtė njė shpend, All-llahu nė Ditėn e Gjykimit do e llogaris atė" thotė i dėrguari i mėshirshėm. Njėashtu profeti kėshillon qė tė mos prishen foletė e shpendėve, mos tė merren vezėt dhe tė vogjlit e tyre. Tregohet se njėherė Pejgamberi e kishte qortuar njė njeri pasi ai kishte marrė tė vegjlit e shpendėve dhe kishte tentuar tė largohet. I dėrguari i All-llahut kishte urdhėruar qė menjėherrė t'i kthej ato nė vend.

    Kėshillat e Pejgamberit kanė qenė shumė ndikimlėnėse pėr muslimanėt gjatė historisė. Me njė edukatė tė tillė tė marrė nga Muhammedi a.s., muslimanėt kanė qenė tė mėshirshėm ndaj ēdo gjėje, nuk i kanė torturuar robėrit e luftės dhe pjestarėt e besimeve tė tjera qė kanė jetuar lirshėm nė mesin e muslimanėve. Nė kėtė perandori tė mėshirės edhe kafshėt kanė pasur njė pozitė shumė tė mirė. Po ashtu, Pejgamberi kėshillon qė sjellja e mirė ndaj kafshėve mund tė jetė arsye pėr tu shpėrblyer me Xhennet dhe sjellja e keqe pėr tu ndėshkuar me Xhehennem.
    "Shoku Mjekesise"

  2. #2
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Kafshėt pėr tė cilat flet Kurani

    [B]
    1. Deveja


    "Nuk ka dyshim se ata qė pėrgėnjeshtruan argumentet Tona dhe nga mendjemadhėsia u larguan prej tyre, atyre nuk u hapen dyert e qiellit dhe nuk do tė hyjnė nė xhennet deri tė pėrbirojė deveja nėpėr vrimėn e gjilpėrės. Ja, kėshtu i shpėrblejmė kriminelėt" (Araf 40)


    2. Mushkoja


    "All-llahu nuk ngurron qė tė marrė ēfarėdo shembulli, qoftė mushkojė a diēka edhe mė e imėt se ajo. Pėr sa u pėrket atyre qė besuan, ata e dinė se ai (shembull) ėshtė i vėrtetė nga Zoti i tyre, ndėrsa ata tė cilėt mohuan do tė thonė: "Ē'deshi All-llahu me kėtė si shembull?" Ai me te humb shumė, e po me te udhėzon nė rrugėn e drejtė shumė, po me pėrjashtim tė atyre qė janė jashtė rrugės, Ai me te nuk humb tjetėr" ( Bekae 26)


    3. Mushka
    [B]

    "Edhe kuajt (i krijoi), edhe mushkat edhe gomarėt, pėr t'ju hipur atyre dhe si stoli, e Ai krijon (pėr hipje) ēka ju (tash) nuk dini" (Nahl 8)
    "Shoku Mjekesise"

  3. #3
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    [/B]
    4. Viqi


    "Edhe Ibrahimit i patėn ardhur tė dėrguarit (engjėjt) tanė me myzhde dhe i thanė: "Selam". Ai u pėrgjigj: "Gjithnjė paēi selam" dhe nuk vonoi t'ju sjellė njė viē tė pjekur (tė fėrguar nė gurė)" (Hud 69)

    "E kur i premtuam Musait (t'ia japim Tevratin) dyzet net, pas tij ju (pasi shkoi ai pėr Tevrat) e adhuruat viēin, ju ishit dėmtues (tė vetes suaj)" (Bekare 51)


    5. Lopa


    "Ata thanė: "Lute Zotin tėnd pėr ne tė na sqarojė ēfarė ėshtė ajo"? Ai tha: "Ai thotė se ajo ėshtė njė lopė as e vjetėr (e moshuar) as e re (mėshqerė), ėshtė e mesme, zbatoni pra atė qė urdhėroheni"!" (Bekare 68)

    "E (posaēėrisht) ndaj atyre qė janė jehudi Ne u kemi ndaluar ēdo (kafshė) thundrake: nga lopėt dhe delet u kemi ndaluar dhjamin e tyre, pos atij (dhjami) nė shpinėn dhe nė zorrėt e tyre dhe pos atij tė pėrzier me ndonjė asht. Kėtė (masė-ndalesė) e morėm si ndėshkim ndaj mėkatit tė tyre. S'ka dyshim, Ne jemi tė vėrtetė (nė ēka ju rrėfejmė)" (Enam 146)


    6. Gjarpėri
    [B]

    "Ai (Musai) e hodhi shkopin e vet, kur ja, u shfaq gjarpėr i vėrtetė. Dhe e nxori dorėn e vet, kur qe, pėr shikuesit dritė e bardhė" (Araf 107-108)

    "Atėherė, (Musai) e hodhi shkopin e vet, i cili u shndėrrua nė gjarpėr tė vėrtetė" (Shuara 32)
    "Shoku Mjekesise"

  4. #4
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    7. Karkaleci


    "Atėherė (pėr shkak tė mohimit) Ne lėshuam kundėr tyre: vėrshimin, karkalecat, rriqėrat (insekte dėmtuese), bretkosat dhe gjakun, fakte tė qarta njėra pas tjetrės, po ata mbanin kokėfortėsi sepse ishin popull mėkatarė" (Araf 133)

    "Dalin prej varreve, e si karkaleca tė shpėrndarė e me shikim tė pėrulur" (Kamer 7)


    8. Gomari


    "Shembulli i atyre qė janė obliguar me Tevrat, dhe nuk e zbatojnė atė, ėshtė si shembulli i ndonjė gomari qė bart libra. Shembull i keq ėshtė shembulli i popullit qė i pėrgėnjeshtroi ajetet e All-llahut, e All-llahu nuk udhėzon nė rrugė tė drejtė popullin jobesimtar" (Xhuma 5)

    "Edhe kuajt (i krijoi), edhe mushkat edhe gomarėt, pėr t'ju hipur atyre dhe si stoli, e Ai krijon (pėr hipje) ēka ju (tash) nuk dini" (Nahl 8)

    "Tė jesh i matur nė ecjen tėnde, ule zėrin tėnd, se zėri mė i egėr ėshtė zėri i gomarit" (Lukman 19)


    9. Balena - peshku i madh


    "Dhe atė e kafshoi (e gėlltiti) peshku i madhė, zatėn ai ishte qė e meritoi qortimin" (Saffat 142)

    "Po ti bėhu i durueshėm ndaj caktimit tė Zotit tėnd, e mos u bė si ai i peshkut nė kohėn kur pat thirrur (Zotin) dhe ishte i mllefosur" (Kalem 48)

    "Shoku Mjekesise"

  5. #5
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    10. Derri


    "(All-llahu) Ua ndaloi juve vetėm tė ngordhtėn, gjakun, mishin e derrit dhe atė qė therret (ngrihet zėri me tė) jo nė emėr tė All-llahut. E kush shtrėngohet (tė hajė nga kėto) duke mos pasur pėr qėllim shijen dhe duke mos e tepruar, pėr tė nuk ėshtė mėkat. Vėrtet All-llahu falė, ėshtė mėshirues" (Bekare 173)

    "Thuaj: "Nė atė qė mė ėshtė shpallur mua (nė Kur'an) nuk po gjej tė ndaluar diēka nga ushqimi, pėrveē nė qoftė se ai (ushqimi) ėshtė: cofėtinė, gjak i derdhur ose mish derri, ai ėshtė i ndytė, dhe pos asaj qė ėshtė therrur jo nė emėr tė All-llahut (por tė ndonjė idhulli) e qė ėshtė mėkat. E kush detyrohet (t'i hajė kėto tė ndaluara), por duke mos pasur pėr qėllim shijen dhe duke mos e tepruar, Zoti yt ėshtė qė falė e mėshiron shumė" (En ama 145)


    11. Kali


    "Njerėzve u ėshtė zbukuruar dashuria ndaj tė kėndshmeve, ndaj grave, djemve e ndaj pasurisė sė grumbulluar nga ari e argjendi, ndaj kuajve tė stolisur, bagėtisė e bujqėsisė. Kėto janė kėnaqėsi tė kėsaj bote, po tek All-llahu ėshtė e ardhmja mė e mire" (Ali imran 14)


    12. Ujku


    "Ai tha: "Unė mallėngjehem po tė vijė me ju, e edhe kam frikė se do ta hajė ujku, kur mungon kujdesi juaj pėr tė".
    Ata thanė: "Pėr Zotin, nėse e ha ujku, e duke qenė ne grup kaq i fortė, atėherė ne mos qofshim fare!"" (Jusuf 13-14)

    "Thanė: "O babai ynė, ne shkuam tė bėjmė gara, e Jusufin e lamė te teshat tona dhe atė e kishte ngrėnė ujku. Ti nuk do tė na besosh neve, edhe po tė jemi tė vėrtetė!"." (Jusuf 17)

    "Shoku Mjekesise"

  6. #6
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    13. Miza


    "O ju njerėz, ja njė shembull, veni veshin pra: Vėrtet ata qė po i adhuroni nė vend tė All-llahut, ata nuk mund tė krijojnė asnjė mizė, edhe nėse tubohen tė gjithė pėr tė, e po ashtu, nėse miza ua rrėmben atyre ndonjė send, ata nuk do tė mund ta shpėtojnė atė prej saj. I dobėt ėshtė edhe lutėsi edhe i luturi" (Haxh 73)


    14. Shkurtėza


    "Dhe Ne bėmė qė retė t'u bėjnė e hije, ju furnizuam me rrėshirė (tė ėmbėl) dhe me shkurtėza. (Ju thamė) Hani nga tė mirat qė ju furnizuam! (Ata nuk qenė mirėnjohės). Po Neve ata nuk na bėnė kurrfarė dėmi, por ata e dėmtuan vetveten" (Bekare 57)

    O bijt e israilit, Ne ju shpėtuam prej armikut tuaj, ua pėrcaktuam anėn e djathtė tė Turit (pėr shpalljen e Tevratit), ju furnizuam me rrėshirė (si mjalti) dhe me shkurtėza" (Taha 80)


    15. Dele


    "Ai (krijoi) tetė lloje (nga kafshėt shtėpiake): prej deleve dy (dash e dele), prej dhive dy (cjap e dhi). Thuaj: "A janė tė ndaluar (haram) dy meshkuj apo dy femra apo ēka mbanė (pjell) mitra e dy (llojeve tė tyre) femrave?" Mė tregoni, pra, me fakte tė ditura (e jo me trillime) nėse jeni tė sinqertė" (Enam 143)

    "Shoku Mjekesise"

  7. #7
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    16. Bretkosa


    "Atėherė (pėr shkak tė mohimit) Ne lėshuam kundėr tyre: vėrshimin, karkalecat, rriqėrat (insekte dėmtuese), bretkosat dhe gjakun, fakte tė qarta njėra pas tjetrės, po ata mbanin kokėfortėsi sepse ishin popull mėkatarė" (El araf 133)


    17. Marimanga


    "Shembulli i atyre, tė cilėt veē All-llahut morėn mbrojtės (zota idhujsh), ėshtė si shembulli i merimangės qė thur shtėpi, e sikur ta dinin ata, mė e dobėta shtėpi ėshtė e shtėpia e merimangės" (Ankebut 41)


    18. Sorra


    "All-llahu dėrgoi njė sorrė, e cila groponte nė dhe, pėr t'i treguar atij se si ta mbulojė trupin e vėllait. E ai i tha: "I mjeri unė, a nuk qesh i aftė tė bėhem si kjo sorrė, e ta mbuloja trupin e vėllait tim?" Ashtu mbeti i penduar" (Maide 31)

    "Shoku Mjekesise"

  8. #8
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    19. Insekte - flutura


    "Ajo ėshtė ditė kur njerėzit bėhen si insekte tė shpėrndara" (Karia 4)

    20. Elefanti



    "A nuk e ke parė se ē'bėri Zoti yt me poseduesit e elefantit?" (Fil 1)


    21. Majmuni


    "Ju tanimė e keni tė njohur ēėshtjen e atyre nga mesi juaj qė nuk respektuan (urdhrin) nė tė shtunėn, e Ne u thamė: Shndėrrohuni nė majmunė tė pėrbuzur!" (Bekare 65)

    "Thuaj: "A t'ju lajmėroj pėr njė tė keqe (tė zezė) mė tė dėmshme (nga ajo e metė qė na e shihni) si dėnim nga All-llahu? (Ajo ėshtė) Mallkimi i atij qė e mallkoi All-llahu dhe hidhėrimi ndaj tij, qė disa prej tyre i shndėrroi nė majmunė e nė derra, e i bėri adhurues tė djallit. Tė tillėt janė nė pozitė mė tė keqe dhe mė tė humburit prej rrugės sė drejtė" (Maide 60)

    "Shoku Mjekesise"

  9. #9
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    22. Luani


    "Ata ishin si gomarė tė trembur (tė egėr).Qė ikin prej luanit (ose prej gjahtarit)" (Mudethir 50-51)


    23. Riqėra - mora


    'Atėherė (pėr shkak tė mohimit) Ne lėshuam kundėr tyre: vėrshimin, karkalecat, rriqėrat (insekte dėmtuese), bretkosat dhe gjakun, fakte tė qarta njėra pas tjetrės, po ata mbanin kokėfortėsi sepse ishin popull mėkatarė" (Araf 133)


    24. Qeni


    "E sikur tė donim Ne, do ta ngrenim lartė me atė (dituri), por ai nuk iu largua tokės (Dunjasė) dhe shkoi pas epshit tė vet. Shembulli i tij ėshtė si ai i qenit, tė cilin nėse e pėrzė ai e nxjerr gjuhėn, po edhe nėse nuk e pėrzė, ai sėrish e nxjerr gjuhėn. Ky ėshtė shembulli i atyre qė i konsideruan tė rreme argumentet Tona. Ti rrėfe tregimet (umetit tėnd) nė mėnyrė qė ata tė mendojnė" (Araf 176)

    "Shoku Mjekesise"

  10. #10
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    25. Dhia


    "Ai (krijoi) tetė lloje (nga kafshėt shtėpiake): prej deleve dy (dash e dele), prej dhive dy (cjap e dhi). Thuaj: "A janė tė ndaluar (haram) dy meshkuj apo dy femra apo ēka mbanė (pjell) mitra e dy (llojeve tė tyre) femrave?" Mė tregoni, pra, me fakte tė ditura (e jo me trillime) nėse jeni tė sinqertė" (Enam 143)


    26. Bubreca


    "Deri atėherė kur arritėn mbi luginėn e buburrecave, njė buburrec tha: "O ju buburreca, hyni nė vendet tuaja qė tė mos u copėtojė Sulejmani dhe ushtria e tij duke mos ju vėrejtur"" (Neml 18)


    27. Bleta


    "Zoti yt i dha instinkt bletės: "Ndėrto shtėpi nėpėr kodra (male), nėpėr drunj (pemė) dhe nėpėr kulmet qė ata (njerėzit) i ndėrtojnė" (Nahl 68)

    "Shoku Mjekesise"

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •