-
Mulla Jakup Hasipi (1951-2006)
Mexhid Yvejsi, Gjakovė
MULLA JAKUP HASIPI
(1951-2006)
Mulla Jakup Hasipi ishte njė hoxhė dijetar,
njė burrė atdhetar, njė trim luftėtar;
njė shembulltyrė pėr besimtarė,
njė pasqyrė pėr ēdo shqiptarė!
Mulla Jakup Hasipi lindi mė 2 Shkurt 1951, nė katundin Sllupēan tė Likovės, nė rrethin e Kumanovės. Rrjedh prej njė familje fshatare, bujqėsore, por besimtare e punėtore
Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje dhe posa e kreu, nė vend tė librit, i mbeti shati nė dorė, ishte dėshira e babės qė djali tė bėhėt punėtor
!
Tė bėhėt punėtor, tė bėhėt krah i tij, nė punė tė ndryshme nė bujqėsi
Ndėrsa, Jakup Hasipi, djali ri, punoi pėr disa vite me shati ndorė, por mendjėn nuk e kishte tek bujqėsia, prej sė cilės mvarej shtėpija, por gjithnjė mendonte tek libri, dituria
Kėshtu, njė ditė, kur Mulla Jakupi ishte nė shtėpi, siē kishte dėshirė, i ndodhi njė mrekulli e mirė. E zgjoi babėn nga gjumi dhe i kėrkoi do pare, pėr nė Austri me shkue, pėr me punue. Por, babai i tij, sapo u zgjue i tha: Jo biro, ti ske nevojė tė shkosh nė Austri me punue, por do tė shkosh nė Sham (Siri) pėr me mėsue, kjo asht ma mirė, kėshtu edhe zemra ka dėshirė!
Nga kėto fjalė, Mulla Jakupi jo vetėm qė u gėzue, por edhe mė shumė u befasue, qysh nė kėtė mėnyrė dėshira iu plotėsue
! Mė vonė, nana i kishte tregue, se: Kur e ke zgjue babėn prej gjumit, ai sapo e kishte pa nė andėrr Pejgamberin (a.s.), i cili i kishte thanė: Po, pse ore nuk po e lejon djalin mi vazhdue mėsimet qė i ka nė zemėr!
Nė vitin 1975, nė moshėn 24 vjeēare, shkoi nė Damask, Siri, regjistrohet nė Medresenė El-Furkan, ku diplomoi nė vitin 1980.
Posa e kreu medresenė nė Damask, Mulla Jakupi shkoi nė Kairo, Egjipt, pėr tė vazhdue studimet e larta nė teologji, ku regjistrohet nė Universitetin e famshėm El-Azhar, ku diplomoi nė vitin 1985.
Pas diplomimit nė Kairo tė Egjiptit nuk kthehet nė vendlindje, por shkoi nė Gjermani, nė qytetin Leverkuzen, ku shėrbeu pranė mėrgimtarėve, kryesisht, shqiptarė, nė xhaminė e qytetit. Shėrbeu me pėrkushtim, me devotshmėri, deri nė vitin 1990, si imam, predikues e mėsues.
Nė vitin 1990, pas 15 viteve shkollim e shėrbim nė mėrgim,
kthehet nė vendlindje plotė pėrmallim. Menjėherė, nė katundin e tij, e filloi punėn nė xhami.
Nė xhami tė katundit Sllupēan tė Likovės, me punė vetėmohuese, Mulla Jakupit i doli zani nė ēdo anė tė Kosovės. Zani i tij u pėrhapė nėpėr Maqedoni, u pėrhapė me shpejtėsi edhe nė Shqipni
Si ndodhi kjo?
Nė fillim tė vitit 1994 nė Kumanovė u hapė radioja e parė, me emėrin Radio Zėri i Kumanovės, ku Mulla Jakupi mbante predikime, fjalime, tė cilat dėgjoheshin me vėmendje.
Jo vetėm qė dėgjoheshin me vėmendje e kėnaqėsi, hytbet, predikimet, fjalimet e tij, por ato regjistroheshin nėpėr kaseta dhe u pėrhapeshin si raketa, u pėrhapeshin me shpejtėsi nėpėr Kosovė, Maqedoni e Shqipni
Mulla Jakupi ka ligjėrue, ka predikue, ka mbajtur mbi 5000 fjalime, me pėrmbajtje fetare-atdhetare, nė tė gjitha trojet shqiptare, nė njė kohė kur armiqėt donin tė na shkulnin fare
Kudo qė shkonte kudo frymėzonte
Frymėzonte nėpėr xhami, nėpėr salla tė kinemave, nėpėr pallate tė kulturės, nėpėr halla tė sporteve dhe asnjėherė mundi nuk i shkoi kot, sepse nga gėzimi e frymėzimi kishte edhe lotė, nė sallat e mbushura pėrplotė
!
Kur me 22 Janar 2001 krisi pushka e lirisė nė Tearcė tė Tetovės dhe pas dy muajve u pėrhapė edhe nė anėn e Likovės,
nė katundin Sllupēan u vendos Komandanti i lavdishėm, Fadil Nimani Tigri, me bashkėluftėtarėt e tij dhe pikėrisht nė shtėpinė e Mulla Jakupit.
Nė kėtė shtėpi u themelue Shtabi i UĒK-sė pėr komunėn e Likovės, ku Mulla Jakupi jo vetėm qė mori pjesė nė luftė, por ishte ndėr luftėtarėt mė tė dalluar, ndėr trimat mė tė shquar
Pas luftės nuk shėrbeu mė nė xhaminė e Sllupēanit tė Likovės, sepse zgjedhet Myfti i Kumanovės
Me 7 janar 2006 nė rrugėn Shkup-Kumanovė, Mulla Jakup
Hasipi, qė luftoi ditė e natė aq trimėrisht, humbi jetėn, pėr njė cast, tragjikisht
!
Siē ishte i madh nė jetėn e tij, nė shėrbim tė Zotit, nė shėrbim tė popullit, njė jetė me plotė pėrpjekje, po aq i madh ishte edhe nė vdekje. Nė varrimin e tij, nė katundin Sllupēan, ku iu bėnė shėrbimet fetare e kombėtare, morėn pjesė mijėra qytetarė nga tė gjitha trojet shqiptare
Mulla Jakupin e kam takuar disa herė, para e pas luftės, se qysh ishte ky hoxhė, ky dijetar, ky trim, ky luftėtar, se qysh ishte ky njeri e ka ka pėrshkrue poeti, Burhanudin Fili, nė kėtė poezi
:
Mulla Jakup Sllupēani
Kuj don Allahu i jep hidajet
E udhėzon, e mėson si don Vet.
Me mirėsinė e Tij gjithkah e shetit,
Me nurin e Tij rrugėn ia ndritė.
Nė jetė shumė raste i pėrjetojmė
Mulla Jakupin kėtu e kujtojmė
Hoxhė Jakupi i Sllupēanit
Brum shqiptari, fryt Imanit.
Le ta njohim vlla Jakupin:
Me davet e ngarkoi supin.
I la arat, e la shatin,
E la familjen edhe fshatin;
Kumanovė e Vilajet,
U nisė rrugės pėr gurbet;
Pėr tixharet ai asht nisė
Jo pėr marka, as devizė
Por me dritė tZotit mu pajisė.
Mbas shumė rrugė nSham arritė
Pėr tmarrė dije, qė asht dritė.
Ndej nė sofėr tė burrnisė,
Nė terbjet tė Muhamedisė.
Ditė e natė atje mėsoi
Pėr ma lart nė Misir shkoi;
Se atje, vlla, asht Ez-heri
Qe pėr dije asht muteberi.
E prej luleve tditurisė,
Mori nektarin e mirėsisė;
Edhe u kthye nė Vilajet,
Punės ju vu, ai, pėr davet
Nkrah janxhikun, ndorė qitapin,
Nrrugė tdavetit shtrini hapin:
Nė Sllupēan e Gjermani,
Nė Kosovė, ma vonė nShqipni.
Kudo qė shkoi e ke takoi,
Me davet, ai, i frymėzoi.
Allahu i dha dije dhe zell,
Qė Islamin me kėndell.
Allahu vet, ate, e nderoi,
Qė fjala e tij nzemra tpėrshkoi
Dituni, besė e bujari,
Gėrshetu bashkė me trimni,
Nė mejdan tjetės i nxorri
Kush qe i zoti, prej tyre mori.
Porse tė vehten ban exheli:
Kur ti vijė dikuj apeli,
Nuk ka shtek pėr pa u nisė
Se kėshtu Allahu e ka ujdisė.
Me shumė nderime u pėrciell
Shumė xhemat aty u mbledh:
Vilajet, Kosovė, Shqipni,
Prej vendeve tjera e Turqi.
Fort me mall e pėrcollėn,
Deri nmjekrra lottėt rrodhėn.
Por, prej Allahut tgjithė jemi,
E te Ai, sėrish kthehemi!
Vepra e tij kurr sharrohet,
Pema matet mbasi trrxohet,
E kush donė atė me nderu
Veprėn e tij me vazhdu.
Rahmet past Jakup Sllupēani,
Nė Xhennet iu baft Mekami!
Mexhid YVEJSI, Gjakovė
-
-
Shtet Islam
Largonu prej ketyre bisedave t`kota, se shtet islam me musliman bohet jo me kastraveca (:,ka thene Hoxha i madhe Jakup Hasipi r.a
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Bani gjk : 07-11-2009 mė 20:25
-
-
Allahu e shperblefte me Firdeus inshallah.
poezia e Burhanudinit shum prekese.
selam
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Abdulrrahmani : 08-11-2009 mė 08:32
-
-
i/e regjistruar
Jakup Hasipi ka qenn drita e shqiptaris
Allahu e shperbleft me te mirat e tij..
-
-
i/e regjistruar
nje nder hoxhallaret me me ndikim ne shoqeri zoti e shperblefte sepse e meriton
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt