Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 33
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Post Kryeministri Berisha u nderua me çmimin për paqen “Eisenhower Medallion 2009”



    Çmimi i jepet Profesor Doktor Sali Berishës për kontributin që ka dhënë në krijimin e një klime paqësore mes Shqipërisë, vendeve të rajonit dhe komunitetit global.

    Organizata "People to People International", gjatë një darke prestigjioze në Las Vegas të shtetit Nevada, kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha me çmimin ndërkombëtar “Eisenhower Medallion”. Znj . Mary Eisenhower, Presidente e kësaj organizate dhe gjithashtu mbesa e Dwight D. Eisenhower ish Presidenti i SHBA-së dhe themelues i Organizatës "People to People", përshëndeti aktivitetin duke u shprehur se, "ky çmim i jepet Profesor Doktor Sali Berishës për kontributin që ka dhënë në krijimin e një klime paqësore mes Shqipërisë, vendeve të rajonit dhe komunitetit global".
    Përmes një videoje, kryeministri Berisha falënderoi organizatën për çmimin prestigjioz, duke e vlerësuar atë si një nder jo vetëm për të por edhe për shqiptarët në të gjithë botën. Ai tha se ishte nder i veçantë që ishte zgjedhur si shqiptari i dytë, pas Nënë Terezës, të cilit i jepet ky çmim.

    Kryeministri Berisha nuk mori pjesë në këtë ceremoni për shkak të angazhimeve në formimin e qeverisë së re në Tiranë. Në emër të tij, çmimin e pranoi bashkëshortja e kryeministrit, zonja Liri Berisha e shoqëruar nga zëvendësministrja e jashtme zonja Edit Harxhi.
    Duke pranuar çmimin zonja Liri Berisha falenderoi Organizatën "People to People International" dhe Presidenten e saj zonjës Mary Eisenhower për çmimin dhënë bashkëshortit të saj, duke shtuar se Kryeministri Berisha do ta vazhdojë me përkushtim punën e tij për përmirësimin e jetës së popullit shqiptar.

    Çmimi prestigjioz "Eisenhower Medallion" është krijuar për nder të ish-presidentit të 34-t të Shteteve të Bashkuara, Dwight D. Eisenhower. Ky çmim u jepet çdo vit personaliteteve të shquara, me famë botërore, të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në procesin e paqes në botë.

    Disa prej personaliteteve që kanë fituar këtë çmim ndër vite janë: Nënë Tereza; Shkëlqesia e Tij Papa Gjon Pali i Dytë, Ish-presidentët e SHBA-ve Xhorxh Herbert Walker Bush, Jimmy Carter, Ronald Reagan etj.
    Qëllimi i "People to People International", është të promovojë mirëkuptim dhe miqësi nëpërmjet aktiviteteve edukative, kulturore dhe humanitare duke përfshirë shkëmbimin e drejtpërdrejtë të ideve dhe eksperiencave të njerëzve nga vende dhe kultura të ndryshme.
    "People to People International" ka në fokusin e vet rritjen e komunikimit ndërkulturor brenda çdo komuniteti, si dhe ndërmjet komuniteteve dhe kombeve të ndryshme. Toleranca dhe mirëkuptimi i përbashkët janë tema qendore. Edhe pse një organizatë jo-politike, "People to People International" mbështet vlerat dhe synimet bazë të themeluesit të saj, Presidentit Dwight D. Eisenhower. (A.Bajrami)

  2. #2
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,837
    eh mor Sali djali e more cmimin kshu eeeeeeeeeeee????????For me this is a miracle of freedom
    Të gjitha gjërat që ne shohim apo duken, janë vetëm një ëndërr brenda një ëndrre

  3. #3
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anëtarësuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822
    hahhahahahhahahahah Ky eshte nje cmim i nje organizate futja kot qe e japin kur te duan dhe kujt te te duan, pra nuk eshte nderkombetar. cmime te tilla te jap une sa te duash dhe te gjith antareve te forumit po deshe.

    Ore sa injorant qe jeni mer.... dilni me tituj sencacional... u shtanga kur lexova titullin.... thash se u cmend bota......

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Po edvini a ka marr ndonje qmim ndoj her?

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Po edvini a ka marr ndonje qmim ndoj her?


    Jo nuk ka marre ende , por do ta merr ne te ardhmen . Qmimin e mikut te antishqiptareve . Kete qmim e ndan Goran Bregoviq .

  6. #6
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Doktori i dashur i gjithe zemrave atdhetare shqiptare, meriton cdo cmim LIRIE , si nga nderkombtaret dhe nga ne shqiptaret meriton respekt dhe mbivleresim per te gjitha qe ka bere per popullin tone .
    Popullin tone te me kompleks te robit te perjetshem, te prirur me pesimizem ,popullit te prirur te luftoje vetveten, te mojhoje vetveten,te nencmoje vetveten, te turperohet nga vetvetja,popullit me mungese vetbesimi, nder popujt me te veshtire per te udhehequr.
    I riketheu shume dinjitet Shqiperise dhe shqiptarve z.Sali Berisha me perkushtim dhe shembull personal, me pune konkrete demantoi pesimizmin shqiptar se "Ky vend nuk behet" "Se Shqiperia nuk ka per tu bere shtet"
    E beri shtet Shqiperine, se ndryshe s'behet me shqiptaret, e beri anetare ne NATO,shpejt anetare te EU, dhe me hapa te sigurt drejt zhvillimit dhe mbijeteses se perjetshme!
    Urime ! Rrofsh i dashur Sali Berisha, jete te gjate te deshiroj jo vetem se te deshiroj vetem per ty ,por per Shqiperine dhe bashkimin modern te shqiptarve ne Ballkan.
    S'ka force qe na mban te ndare me udheheqes si Sali Berisha, s'ka force ! vec forces destruktive te mohimit te vetvetes, forces vetshkatrruese mbrendakombetare-vetvetes!

    me nderime,
    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 07-09-2009 më 12:49
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  7. #7
    Follow the Light Maska e presHeva-Lee
    Anëtarësuar
    24-11-2008
    Vendndodhja
    toka e shqiponjave
    Postime
    1,019
    Citim Postuar më parë nga Daja-GONI Lexo Postimin
    Jo nuk ka marre ende , por do ta merr ne te ardhmen . Qmimin e mikut te antishqiptareve . Kete qmim e ndan Goran Bregoviq .
    hahahaha eshe e vertet , as nuk i plas edi rames per shqiptaret deshiron vetem te bej karriere asgje tjeter .
    nuk jam kunder PS po ramen nuk e pelqej aspak sikurse fatos nanon.
    Krenohem qi jom Shqyptar e Musliman

  8. #8
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    You are the master of your fate...You are the captain of your soul...

  9. #9
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730
    Citim Postuar më parë nga bili99 Lexo Postimin
    Doktori i dashur i gjithe zemrave atdhetare shqiptare, meriton cdo cmim LIRIE , si nga nderkombtaret dhe nga ne shqiptaret meriton respekt dhe mbivleresim per te gjitha qe ka bere per popullin tone .
    Popullin tone te me kompleks te robit te perjetshem, te prirur me pesimizem ,popullit te prirur te luftoje vetveten, te mojhoje vetveten,te nencmoje vetveten, te turperohet nga vetvetja,popullit me mungese vetbesimi, nder popujt me te veshtire per te udhehequr.
    I riketheu shume dinjitet Shqiperise dhe shqiptarve z.Sali Berisha me perkushtim dhe shembull personal, me pune konkrete demantoi pesimizmin shqiptar se "Ky vend nuk behet" "Se Shqiperia nuk ka per tu bere shtet"
    E beri shtet Shqiperine, se ndryshe s'behet me shqiptaret, e beri anetare ne NATO,shpejt anetare te EU, dhe me hapa te sigurt drejt zhvillimit dhe mbijeteses se perjetshme!
    Urime ! Rrofsh i dashur Sali Berisha, jete te gjate te deshiroj jo vetem se te deshiroj vetem per ty ,por per Shqiperine dhe bashkimin modern te shqiptarve ne Ballkan.
    S'ka force qe na mban te ndare me udheheqes si Sali Berisha, s'ka force ! vec forces destruktive te mohimit te vetvetes, forces vetshkatrruese mbrendakombetare-vetvetes!

    me nderime,
    bili99
    Sali Berisha beri shtet Shqiperine? Kjo eshte idiotesia me e madhe qe kam lexuar ne FSH. Ti ke shkruajtur per Sali Berishen sikur te ishte perendia si Shen Agustini per Jezu Krishtin. Ne cfare katrahure perfundoi shqiperia ne 97, per shkak te firmave piramidale qe lejoi Sala? Trefishim varrezash, njerez te ngujuar, vjedhje dhe grabitje, sot e kesaj dite armet akoma ne duart e njerezve. Nese kete e konsideron veprimtari per te krijuar nje shtet me baza, atehere te kan rrjedhur trute. Nuk pin uje justifikimet, qe 97 e ben greket, e ben serbet etj. Viti i mbrapshte 97 erdhi si pasoje e keq qeverisjes.
    Nejse e leme 97, sepse mund te thote ndonje qe Saliun e votuan perseri ne 2005. Pikerisht kjo tregon qe ne jemi alabake dhe nuk kemi kulture politike fare. Ne cilin vend evropian do te merrte vota nje personazh politik si shembulli i Sali Berishes. Cfare justifikimi ka Sali Berisha per trazirat e 97? A i kishte freret e pushtetit ne dore? Pse lejoi nje gje te tille?!
    Ndodhi tragjedia e Gerdecit, humben jeten femije dhe gra, njerez civile qe cmontonin municione, per llogari te mafies qeveritare, gje qe doli sheshit, perseri ne si popull i keq qe jemi (sebashku me alabaket e gerdecit) ia dhame voten Sales. Flas per ata qe ja dhane.
    Ndersa ti i nderuar thua, qe Sala na ka bere te ndihemi me dinjitet. Cfare dinjiteti shikon ti ketu? Mos valle quan popull me dinjitet, qe voton Salen qe nen qeverisjen e tij ndodhi 97 dhe tragjedia e Gerdecit?

    Persa i perket temes, eshte qesharake.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  10. #10
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    nqs edi rama nuk e ka marr kte titull perpara se ta marr Zoti Berisha,,,eshte titull pavlera.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •