Close
Faqja 0 prej 23 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 222
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280

    Nënë Tereza,personaliteti më i admiruar i shek. XX-të

    Njerëzit më të admiruar të shekullit të 20-të
    "Tirana Observer"

    18 personat e zgjedhur si njerëzit më të pëlqyer të 100 vjetëve të fundit Nga Nënë Tereza, Albert Einstein, Nelson Mandela e deri tek Margaret Thatcher
    Nuk është e lehtë të përcaktohet se kush është personi më i admiruar i gjithë shekullit të 20-të. Sondazhet moderne të ditëve të sotme nuk kanë funksionuar në mënyrë të rregullt deri në vitet ’30, ndaj nuk ka të dhëna sistematike për atë që njerëzit mendonin në dekadat e para të shekullit. Në fakt, “Gallup” ka filluar të pyesë publikun në mënyrë të rregullt për të dhënë emrin e personit më të admiruar që prej vitit 1948 e këtej. Lista e pesë personave më të admiruar përmban një përzierje mjaft interesante figurash interesante. Personi më i admiruar, Nënë Tereza e kaloi gjithë jetën duke ndihmuar të varfrit e njerëzit në nevojë. Martin Luther King, Jr. është një ndër aktivistët më të famshëm në lëvizjen e të drejtave civile. Ai madje u arrestua pikërisht për sipërmarrjet e tij si aktivist. Në shkurt të vitit 1965 ai u arrestua pasi mori pjesë në bojkotin e autobusëve në Montgomeri. Fotoja e tij e arrestimit u gjet para tre vitesh rastësisht në zyrat e burgut. Presidenti amerikan John F. Kennedy mbetet një ndër figurat më të admiruara nga njerëzit. Vrasja e tij në detyrë e ktheu atë në një figurë legjendare. Figurën e tij e kompleton dhe bashkëshortja e tij Jacqueline Kennedy, e cila ishte një grua elegante dhe me stil, si dhe emri i famshëm i familjes Kennedy, familje kjo mbi të cilën kane pllakosur shumë fatkeqësi. Albert Einstein, i cili vdiq në vitin 1995 nuk është shfaqur në listën vjetore të Gallup-it për njerëzit më të admiruar, teksa ishte gjallë. Por prezenca e tij në listën e njerëzve më të admiruar të shekullit të 20-të ka ardhur si pasojë e tërheqjes që shkakton figura e tij pas vdekjes. Helen Keller është personi i parë shurdh dhe i verbër që u diplomua në një universitet. Ajo mori diplomën mes nderimeve të mëdha nga universiteti “Radcliffe College” në vitin 1904. Ajo ka shkruar 13 libra dhe ka qenë kontribuese e shpeshtë e revistave dhe gazetave, duke shkruar mbi verbërinë, shurdhërinë, çështje sociale dhe të drejtat e grave. Franklin D. Roosevelt ka dominuar skenën politike amerikane, jo vetëm gjatë 12 vjetëve të presidencës së tij, por edhe për dekada më vonë. Presidenca e tij krijoi një rikonstruktim të politikave amerikane që dominuan politikën e vendit deri në zgjedhjen e Ronald Reagan, në vitin 1980. Impakti politik i Roosevelt-it ka jehuar gjithashtu dhe në skenën botërore, për një kohë të gjatë pas vdekjes së tij. Papa Gjon Pali II ka qenë një prej liderëve botërore që kanë udhëtuar më shumë në histori, duke vizituar 129 vende, ndërkohë që ishte në krye të papatit. Ai ka lumturuar 483 njerëz dhe ka shenjtëruar 483 të tillë. Ai është i famshëm se fali personin që i bëri atentat, si dhe në vitin 2003 kërkoi falje për padrejtësitë që kishte kryer kisha katolike në dy mijë vjet. Winston Churchill vlerësohet me nota të lartë për aftësitë e tij si burrë shteti dhe orator. Nuk ka dyshime se aftësitë e tij të shkruarit të fjalimeve janë një shkallë më lart se ato të gjithë shkruesve modernë të fjalimeve. Ai është një prej burrave të shtetit më të famshëm që kanë ekzistuar në historinë e politikës moderne dhe personazh i admiruar në masë nga njerëzit.
    18 njerëzit më të admiruar të shekullit të 20-të
    1. Nënë Tereza
    2. Martin Luther King, Jr.
    3. John F. Kennedy
    4. Albert Einstein
    5. Helen Keller
    6. Franklin D. Roosevelt
    7. Billy Graham
    8. Pope John Paul II
    9. Eleanor Roosevelt
    10. Winston Churchill
    11. Dwight D. Eisenhower
    12. Jacqueline Kennedy Onassis
    13. Mohandas Gandhi
    14. Nelson Mandela
    15. Ronald Reagan
    16. Henry Ford
    17. Bill Clinton
    18. Margaret Thatcher

    1. Mother Teresa
    Njeriu më i admiruar i shekullit të 20-të, sipas sondazhit të “Gallup” është Nënë Tereza. Njerëzit kanë dhënë si arsye faktin e përzgjedhjes së murgeshës shqiptare faktin se ajo ia kushtoi jetën ndihmës ndaj të tjerëve dhe jo përpjekjeve për të fituar pasuri e pushtet personal. Nënë Tereza është përzgjedhur e para nga gjithë kategoritë demografike, përveç grupmoshës 18-29 vjeçe.
    2. Martin Luther King, Jr.
    Martin Luther King, Jr. është një ndër aktivistët më të famshëm në lëvizjen e të drejtave civile. Ai madje u arrestua pikërisht për sipërmarrjet e tij si aktivist. Në shkurt të vitit 1965 ai u arrestua pasi mori pjesë në bojkotin e autobusëve në Montgomeri. Fotoja e tij e arrestimit u gjet para tre vitesh rastësisht në zyrat e burgut.
    3. John F. Kennedy
    Presidenti amerikan John F. Kennedy mbetet një ndër figurat më të admiruara nga njerëzit. Vrasja e tij në detyrë e ktheu atë në një figurë legjendare. Figurën e tij e kompleton dhe bashkëshortja e tij Jacqueline Kennedy, e cila ishte një grua elegante dhe me stil, si dhe emri i famshëm i familjes Kennedy, familje kjo mbi të cilën kane pllakosur shumë fatkeqësi.
    4. Albert Einstein
    Albert Einstein, i cili vdiq në vitin 1995 nuk është shfaqur në listën vjetore të Gallup-it për njerëzit më të admiruar, teksa ishte gjallë. Por prezenca e tij në listën e njerëzve më të admiruar të shekullit të 20-të ka ardhur si pasojë e tërheqjes që shkakton figura e tij pas vdekjes.
    5. Helen Keller
    Helen Keller është personi i parë shurdh dhe i verbër që u diplomua në një universitet. Ajo mori diplomën mes nderimeve të mëdha nga universiteti “Radcliffe College” në vitin 1904. Ajo ka shkruar 13 libra dhe ka qenë kontribuese e shpeshtë e revistave dhe gazetave, duke shkruar mbi verbërinë, shurdhërinë, çështje sociale dhe të drejtat e grave.
    6. Franklin D. Roosevelt
    Roosevelt ka dominuar skenën politike amerikane, jo vetëm gjatë 12 vjetëve të presidencës së tij, por edhe për dekada më vonë. Presidenca e tij krijoi një rikonstruktim të politikave amerikane që dominuan politikën e vendit deri në zgjedhjen e Ronald Reagan, në vitin 1980. Impakti politik i Roosevelt-it ka jehuar gjithashtu dhe në skenën botërore, për një kohë të gjatë pas vdekjes së tij.
    7. Billy Graham
    Pastori amerikan ka qenë këshilltar shpirtëror i shumë presidentëve amerikanë dhe u bë i famshëm pasi predikimet e tij filluan të transmetohen në radio dhe televizione. Graham u ka predikuar më shumë njerëzve se çdo protestant tjetër në histori. Në vitin 2008, audienca që e ka ndjekur përgjatë gjithë jetës së tij, duke përfshirë dhe radion e televizionin numëronte 2.2 miliardë njerëz.
    8. Papa Gjon Pali II
    Papa Gjon Pali II ka qenë një prej liderëve botërore që kanë udhëtuar më shumë në histori, duke vizituar 129 vende, ndërkohë që ishte në krye të papatit. Ai ka lumturuar 483 njerëz dhe ka shenjtëruar 483 të tillë. Ai është i famshëm se fali personin që i bëri atentat, si dhe në vitin 2003 kërkoi falje për padrejtësitë që kishte kryer kisha katolike në dy mijë vjet.
    9. Eleanor Roosevelt
    Ajo nuk ka qenë thjesht një zonjë e parë. Eleanor Roosevelt është një prej grave të para presidenciale që stabilizoi një figurë krejtësisht të plotë të gruas përparimtare. Bashkëshortja e Franklin D. Roosevelt ndodhet në këtë listë sepse punoi për një sërë çështjes sociale dhe arriti të ndërtonte një karrierë të fortë ndërkombëtare pas vdekjes së bashkëshortit të saj.
    10. Winston Churchill
    Winston Churchill vlerësohet me nota të lartë për aftësitë e tij si burrë shteti dhe orator. Nuk ka dyshime se aftësitë e tij të shkruarit të fjalimeve janë një shkallë më lart se ato të gjithë shkruesve modernë të fjalimeve. Ai është një prej burrave të shtetit më të famshëm që kanë ekzistuar në historinë e politikës moderne dhe personazh i admiruar në masë nga njerëzit.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Ku kokan more talibanet qe nuk po shkrujkan kurgja kunder

  3. #3
    Mos i thirr bre!
    sikur t kisha gja ne dor
    e t u bajsha akullor
    buzt e tuja me shiju
    ne gjoks tandin me piku-Orosh

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e La_Fenice
    Anëtarësuar
    27-05-2009
    Postime
    143
    eshte nderi i kombit tone!

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-06-2009
    Postime
    782
    loOol

    Hajde genjeshtra hajde,

    Keshtu eshte kur te shkruajn gazetat lokaliste katolikocentrike.

    Un e di qe personaliteti i shekullit 2o, ishte Albert Einchtajni, e jo "mothër terrzeza" apo JFK që s'beren asnjeri e as tjetri dicka ne vecanti per njerzimin Njera ndrroj buke vs konvertim, kurse tjetri beri qe Kuba sot e kesaj dite te vuaj per nje kashore buk. Kjo nuk eshte fair, kjo eshte tmerr.

    Po ani, bejani qefin vetes.
    Ciao

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e La_Fenice
    Anëtarësuar
    27-05-2009
    Postime
    143
    Citim Postuar më parë nga r'posa Lexo Postimin
    loOol

    Hajde genjeshtra hajde,

    Keshtu eshte kur te shkruajn gazetat lokaliste katolikocentrike.

    Un e di qe personaliteti i shekullit 2o, ishte Albert Einchtajni, e jo "mothër terrzeza" apo JFK që s'beren asnjeri e as tjetri dicka ne vecanti per njerzimin Njera ndrroj buke vs konvertim, kurse tjetri beri qe Kuba sot e kesaj dite te vuaj per nje kashore buk. Kjo nuk eshte fair, kjo eshte tmerr.

    Po ani, bejani qefin vetes.
    Ciao
    Zoti te befte derman r"posa!!!

  7. #7
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,837
    Citim Postuar më parë nga r'posa Lexo Postimin
    loOol

    Hajde genjeshtra hajde,

    Keshtu eshte kur te shkruajn gazetat lokaliste katolikocentrike.

    Un e di qe personaliteti i shekullit 2o, ishte Albert Einchtajni, e jo "mothër terrzeza" apo JFK që s'beren asnjeri e as tjetri dicka ne vecanti per njerzimin Njera ndrroj buke vs konvertim, kurse tjetri beri qe Kuba sot e kesaj dite te vuaj per nje kashore buk. Kjo nuk eshte fair, kjo eshte tmerr.

    Po ani, bejani qefin vetes.
    Ciao
    Te te vije turp o r'pordha dhe e qun veten shqipatre,po Nene Terez eshte nje nga personat qe na bejne te ndihemi krenare kurse ti e peshtyn ket gje,ketu nuk ka te beje feje mor mjekrrosh por ndjenje e petriotizmit dhe respektit,urrejtjen ndaj katolikeve beje diku tjeter.......respektoje personin me human qe ke ekzistuar ndonjeher mor arab leshi,ju hoxhallaret jo vetem qe jeni antinacionalista por edhe fyeni nje figure bemirese si Nene Treza.
    Të gjitha gjërat që ne shohim apo duken, janë vetëm një ëndërr brenda një ëndrre

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-06-2009
    Postime
    782
    Citim Postuar më parë nga La_Fenice Lexo Postimin
    Zoti te befte derman r"posa!!!
    Jo tye t'beft "derr-man", dhe mos u mer me mua por me temen. E nese nuk te vie interesant si ne ket rast, kurseje kohen e humbur.

  9. #9
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,837
    Citim Postuar më parë nga r'posa Lexo Postimin
    Jo tye t'beft "derr-man", dhe mos u mer me mua por me temen. E nese nuk te vie interesant si ne ket rast, kurseje kohen e humbur.
    Po mos te kishe hapur halen nuk merrej kush me ty,mjekrrosh
    Të gjitha gjërat që ne shohim apo duken, janë vetëm një ëndërr brenda një ëndrre

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    A është Nënë Tereza ajo që asnjëherë nuk tha : " JAM SHQIPTARE " ... !!!
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

Faqja 0 prej 23 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •